Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 118
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    GSH: Shkolla greke në Korçë, leksione anti-shqiptare historie

    Në Korçë nxënësit mësojnë se Jugu i Shqipërisë është Greqi



    • Në qytetin ku 120 vjet më parë u çel Mësonjëtorja e Parë Shqipe këta fëmijë, falë liçencës që “Omiros” ka marrë nga Ministria jonë e Arsimit, e nisin ditën me mësimin: “Vorio-Epiri iu bashkua padrejtësisht shtetit shqiptar


    Fëmijët shqiptarë të fshatrave përreth Korçës, Boboshticë e Drenovë po mësojnë një “të vërtetë” të hidhur: që toka ku ata u lindën e po rriten është greke. Janë rreth 180 nxënës, bijë e bija shqiptarësh që po u mësohet falas nga shkolla jopublike greke “Omiros” një histori e shtrembëruar që i paraqet stërgjyshërit e tyre si pushtues të Vorio-Epirit. Është një brez fëmijësh, i ciklit fillor që A-në e lexon alfa, që gdhihet çdo mëngjez me hymin grek dhe që nuk di asnjë varg të atij shqiptar, që thotë “Kalimera” e jo “Mirëmengjez” që kërcen “zeivefiko” dhe nuk di ç’është pogonishtja.

    Në qytetin ku 120 vjet më parë u çel Mësonjëtorja e Parë Shqipe këta fëmijë, falë liçencës që “Omiros” ka marrë nga Ministria jonë e Arsimit, e nisin ditën me mësimin: “Vorio-Epiri iu bashkua padrejtësisht shtetit shqiptar. Banorët grekë të zonës nuk e pranuan këtë vendim dhe organizuan grupe ushtarake për të siguruar pavarësinë e tyre”.

    Është pikërisht një mësues grek që ua mëson këto fëmijëve tanë gjatë orës së historisë. “Më 9 Nëntor 1921, ministrat e jashtëm të Fuqive të Mëdha vendosën në Paris se cilat do të ishin përfundimisht kufijtë e Shqipërisë. Sipas këtij vendimi Greqisë i merreshin territoret që kishte çliruar gjatë Luftës së Parë Botërore”, vijon më tej mësuesi. Ai sillet mirë me fëmijët e shqiptarëve megjithëse me historinë që u mëson i konsideron si bij “pushtuesisht”.
    Ja si e shpjegon ai Luftën e Dytë e Botërore: “Edhe pse forcat ushtarake greke ishin të pakta para superfuqisë së Italisë dhe ndihmës së aleatit të vogël (Shqipërisë), ushtria greke mundi të frenojë ushtrinë italiane në kufirin me Shqipërinë (28 tetor – 14 nëntor 1940). Në vazhdimësi ushtria greke kaloi në mësymje të përgjithshme në Epir dhe në veriperëndim të Maqedonisë (14 nëntor 1940 – 6 janar 1941)”. Tashmë në mbyllje të vitit shkollor, këta 180 fëmijë shqiptarësh e kanë mësuar në shkollë atë që deri dje thuhej lartë e poshtë: “nga Pogradeci në Himarë, toka është greke”.

    Si u mor licensa

    Licensa për çeljen e një shkolle 9 vjeçare greke në Korçë është lëshuar nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë, rreth dy vjet më parë. Në bazë të ligjit për arsimin është kjo ministri që kontrollon kurrikulat mësimore e që rrjedhimisht është institucioni që ka legalizuar dhe vazhdon të heshtë përballë këtij skandali. Ndaj dhe nuk është aspak faji i drejtoreshës greke të “Omiros”, Vasiliki Baraki që përballë kësaj “dashamirësie” të qeverisë shqiptare të deklarojë: “Çdo vit ngjitim nga një shkallë. Perspektiva jonë është që të plotësojmë një sistem të plotë të shkollës së mesme e t´i përgatisim nxënësit për të vazhduar shkollën e lartë kudo që ata do të dëshirojnë, në universitetet shqiptare, greke apo ato evropiane”.

    Nga i dërguari ynë në Korçë Tedi Blushi

    Balkanweb..

    Turp i madh :-(
    Nuk kemi shtet...
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Saladin
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Postime
    39
    Fajin e ka shteti Shqiptar qe flen e lejon te ndodhin kesi raste, kurse politika kryesore eshte qysh me e mar pushtetin tu i'a bo t'keqen tjetrit.

    mushuni men

  3. #3
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Cilët ishin patriotët e kush janë tradhëtarët e kombit?

    Mërgim Korça

    Shkolla greke në Korçe...sa e sinqertë, me rrënjë të thella dhe tradicionale është miqësia shqiptaro-greke që po e farkëtojnë sot udhëheqësit tanë të nderuar...?!

    Në Zanamarja/Letërsi mund të lexoni per Papa Kristo Negovanin. "Dhurata" e shkollës greke vjen pikrisht në 100 vjetorin e vrasjes.

    ___________________________________________







    CILET ISHIN PATRIOTËT E KUSH JANË
    TRADHËTARËT E KOMBIT ?





    Shkruar nga : Mërgim Korça


    Një njoftim i shkurtër i Macedonian Press Agency u bë shkak që të shpërthejë fuqishëm një valë indinjate këtu, në Diasporën Shqiptare të Amerikës. Lajmin e kishte lexuar z.Gary Q.Kokalari i cili menjëherë e shpërndau në të katrat pika të horizontit. Njoftimi vinte në dukje se me 17 prill 2005 do të përurohej në Korçë hapja e një shkolle greke. I lexuar në mënyrë sipërfaqësore, ky lajm nuk ka aspak përse të krijojë shqetësim përkundrazi, sheqeri i cili e mbështjell kininën, e kryen funksionin e tij mjaftueshëm. Po kur vijmë pastaj tek pohimet tamam dramatike të personaliteteve që morën pjesë në takimin e datës 17prill në Korçë me rastin e përurimit të shkollës greke Omiros, edhe më naivi i lexuesve, edhe më i pavëmëndëshmi i tyre, qëndron, mendon dhe një rrëqethje ia përshkon shtatin !
    Ministri L.Memushi deklamon me pathos ... I uroj udhë të mbarë shkollës greke "Omiros" ...
    Kurse ministrja e Arsimit dhe Féve e Greqisë znj. Marieta Janaku shprehet gjithë rrëmbim : S'ka ditë më të lumtur për një ministër Arsimi se sa ajo e inagurimit të një shkolle të tillë ...
    Ndërsa “Fortlumturía” Peshkopi Janullatos, shprehet akoma më i gëzuar, doemos falë dashurisë që ai ndjen për atdhén’e tij të dytë, Shqipërinë :
    Në vitin 1991 dukej si një ëndërr edhe për më të guximshmit se do të funksiononte një shkollë e tillë. Jam mëse i sigurt se në të ardhmen do të na presin surpriza të tjera më të guximshme dhe më të këndshme.
    I analizojmë tashti këto si vijim të asaj që u përplasi në fytyrë në mes të Tiranës Presidenti Grek të nderuarve Presidentit si edhe Kryeministrit tonë duke pohuar se nuk ekziston problem çam, e ne nuk na mbetet gjë tjetër veç të marrim shamitë e t’ia nisim kujës me ulërima!
    I referohemi tashti mendimtarit dhe artistit gjenial Rabindraneth Tagorës fjalët e të cilit tingëllojnë tejet aktuale tek pohon : Ai komb i cili nuk i ndreq gabimet e kaluara duke e ndërtuar të tashmen, nuk ka se si të ketë të ardhme. Ai ësht’i destinuar të zhduket.
    E po t’a kthejmë shikimin tonë me syt’e mëndjes tek vitet e stuhishme kur patriotët idealistë rilindas po e sendërtonin Shqipërinë, cili është kuadri që na paraqitet në zonën e Korçës ? Zjarr, tym, krime të llahtarëshme të andartëve grekë ! E mes asaj hekatombe të shkaktuar nga bandat famëkeqe të emërtuara “Kompanit’e Shënjta” ose hierolohitët (sipas gjuhës së mësuesve pararendës të Fortlumturisë Janullatos), Venizellosi kryeministër e më vonë Zografosi, organizatorët e inkuadrimit të këtij llumi të shoqërisë greke në falanga kriminale, në sy e faqe t’Europës me 6 korrik 1914 mundoheshin gjoja legalisht t’a rishikonin Protokollin e Korfuzit sa i takonte kufirit tonë jugor, nga ana tjetër hierolohitët e tyre vazhdonin e bënin gjenocid të mirëfilltë ndaj shqiptarëve ! Dhe e gjitha kjo nën pretendimin se duam t’i shpëtojmë të krishterët grekë nga sulmet e muslimanëve (???) 314 fshatra muslimane u shkrumbuan ! Kish’e Hormovës është dëshmitare e krimit të përbindshëm ku brënda saj u therën 198 burra, gra e fëmijë muslimanë pa lënë gjallë asnjë prej fëmijëve që u gjëndën atje me prindët e tyre ! Po viktimat e Panaritit q’u kthye në thertore nga Kompanit’e Shënjta sa ishin ? Ishin jo pak por 374 fatkëqinj !
    Në Dhomën e Lordëve të Londrës akoma jehon mbase zëri i Markezit Lansdowne që tërë mllef e paditi Greqinë për mizorít’e saja ndaj shqiptarëve ! Po ashtu në Dhomën e Komuneve e tundi sallën dhe e përloti Sir Aubrey Herberti tek dëshmoi mizorít’e përbindëshme ndaj burrave, grave edhe fëmijëve në Korçë e rrethinat e saj. Por ministri i Jashtëm i Anglisë Sir Edward Grey mjaftohej dhe i vinin mbarë deklaratat e Elefteri Venizellosit dhe nuk donte telashe me shqiptarët e për shqiptarët.
    Po kështu edhe Franca, armikja tradicionale e shqiptarëve edhe mikja e sllavëve edhe grekëve. E arrestuan forcat franceze halën q’e kishin në sy grekët, viganin Themistokli Gërmenji dhe e dënuan me vdekje ! E kur e pushkatuan, sipas dëshmisë vetë francezëve, ai shkoi i veshur me kostumin kombëtar e pa iu dridhur qepalla i denoncoi francezët para se të jepej urdhëri “zjarr” !

    I solla këta pak shëmbuj, por shëmbuj tejet të trishtë, sa për të rikujtuar sadopak disa grimca historie që dëshmojnë se sa e sinqertë, me rrënjë të thella dhe tradicionale është miqësia shqiptaro-greke që po e farkëtojnë sot udhëheqësit tanë të nderuar, (ndërsa Greqia vazhdon e ruan gjëndjen e luftës me ne) !
    Nuk mundem t’i mbyll këto radhë pa bërë edhe nja dy krahasime mes njerëzish të së kaluarës historike si edhe homologëve të tyre aktualë. A nuk do t’a çojmë deri në fund analizën që këshillon Tagora ? Ku ishim ? Ç’po bëjmë ? Ku vemi ?
    Do te shikoni iniciativa dhe surpriza te tjera ne te ardhmen nga te dy palet, shprehet ministrja greke e Arësimit dhe Féve, znj. Marjeta Janaku !
    A ka pohim më të sinqertë se ky ? Ky është kulmi i patriotizmit të saj helen : asnjë shkollë shqipe, as për bé në Greqin’e gjysëm miljon shqiptarëve dhe ja, shkolla greqishte në Korçë si edhe premtimi se surprizat do pasojnë njeratjetrën ! Kush do të rrojë do të shikojë !
    Ndërsa zoti Luan Memushi, ministri i Arësimit dhe Shkencës, i uron mbarësí të ardhëshme shkollës greke, në gropën e panjohur rrëzë mureve të famëkeqit burg të Burrelit ku i prehen eshtrat Xhevat Korçës(foto), luftëtarit të çetës Themistokli Gërmenjit, skeleti i Tij dridhet ! Dridhet Ai se diktatura e quajti tradhëtar, kurse Memushi e çpërfill si anëtar i qeverisë laké të grekut. Por n’Arkivin e Shtetit dokumentat janë e ato dokumenta tregojnë se si Xhevat Korça, nuk e pranoi portofolin e Dikasterit t’Arësimit pa u plotësuar kushtet që gjuha italishte të hiqej nga të gjitha shkollat fillore të Shqipërisë si edhe të liroheshin nga internimi n’ishujt e Italisë edhe nga burgjet të gjithë arsimtarët e dënuar si antifashistë ! Dhe italishtja u hoq ! Edhe arsimtarët u liruan ! Këta janë fakte të historisë së kaluar.
    E në një kohë kur Fortlumturia e Tij Janullatosi premton se ne na presin surpriza më të guximëshme e më të këndëshme, jo që unë e besoj plotësisht, por kam bindjen se edhe populli ynë e beson. Sa për të këndëshme e vërtetoi Papa Jani se si përpiqen klerikët grekë për ne. Kurse lidhur me guximin e surprizave të mëtejshme, ishalla qeveritarët tanë do t’a kuptojnë leverdin’e tyre dhe do t’i shijojnë.
    I referohemi tashti edhe klerikut tjetër tonë, tradhëtarit Patër Gjergj Fishta të cilit diktatura edhe eshtrat ia treti në Drî. Ai sa pati në dorë, bëri: e hoqi gjuhën italishte nga shkolla fillore e Seminarit ku qe drejtor. Por nga ana tjetër mllefin e Tij e shprehu ashpër e shquar ndaj atyre që shkelnin interesat tona kombëtare duke vargëzuar :


    Uh! Europë ti kurva e motit / Që i rae mohit besës e Zotit
    ..............
    Shqyptar a ndiet ? Europa mrrutë e ndytë,
    Shkërdhye me evrej t’Parisit e t’Londonit,
    (S’cillës dreqi ia plasi të dy sytë e mârren mâ s’e shef
    njitash n’e s’vonit).


    E përshkruam të kaluarën historike si edhe bëmat e së shkuarës shkurtimisht, aq sa na e lejon përkatësisht tema që trajtojmë. U njoftuam rreth së tashmes, vepër e qeverisë, miqësore deri në dhimbje ndaj Greqisë. E tashti e ftojmë lexuesin t’i mbajë parasysh këto fakte ... e të votojë për t’ardhmen e tij duke e patur mirë parasysh pohimin madhor të mendimtarit indian Tagora!

    ==================================

    Ky artikull eshte shkruajtur ne 24 prill te vitit 2005 dhe sot kuptojme qe autori i tij Mergim Korca ka pasur shume te drejte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga FLORIRI : 29-05-2007 më 05:04

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Shkolla greke në Korcë, reagon ministri i Arsimit, Pollo: Te kryhen inspektime
    Ministria e Arsimit ka reaguar sot pas skandalit te botuar ne Gazeta Shqiptare per historine qe u mesohet nxenesve shqiptare te shkolles private greke Omiros ne Korce. Kreu i kesaj ministrie Genc Pollo ka urdheruar kryerjen e inspektimeve ne shkollen greke te Korces dhe nxjerrjen me pas te konkluzioneve per historine qe u mesohet femijeve shqiptare. “Nese ka probleme ne nje shkolle ne do bejme inspektimet perkatese dhe do te nxjerrim konkluzionet e duhura. Ne bejme inspektime per cdo rast, perfshi edhe kete” tha Pollo.
    Gazeta Shqiptare publikoi sot pjese nga teksti i historise qe mesohet ne shkollen Omiros e cila ndryshon dukshem nga versioni qe mesohet ne shkollat e tjera te republikes. Sipas tekstit te historise ne shkollen greke Omiros, popullsia greke ne territoret qe iu dhane Shqiperise krijoi grupe te armatosura per te kundershtuar kete padrejtesi dhe per te siguruar pavaresine e tyre. Ne qytetin ku 120 vjet me pare u cel Mesonjetorja e pare shqipe, femijet shqiptare e nisin diten me himnin grek, me pershendetjen Kalimera dhe mesojne se si Shqiperia mori padrejtesisht tokat greke.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    ky Pollo po qe se eshte burre i vertete le tia heqe liçensen dhe ti perzere nga vendi keto rriqnat e felliqura greke.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    sa per shkollen qe eshte hap ne korc nese qeveria e ka len te hapet edhe ajo ehste e regullt neve skemi cthemi se fundifundit qeveria nukdegjon as ty as mua por interesat e saja
    pastaj mos haro sic hapim ne shqiptaret shkoll shqipe ne greqi italy germanu usa etj
    ku jane keto shkolla ne amerik gjermani itali etj qe te huajt mesojne SHQIP se na çudite?????mund te kete per nxenes SHQIPTAR dhe jo per vendalinjte kurse kjo ketu eshte hapur ne nje zone ku njerezit nuk jane minoritet jevgogrek a kupton. dhe problemi nuk eshte te shkolla por ke lenda e historise qe eshte anti shqiptare dhe po pregatit ate qe po flitet prej kohesh greqizimin e jugut (aneksimin) dhe kjo eshte e verteta.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  7. #7
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Mua nje gje me ben pershtypje,
    Keta prinder qe dergojne falas femijet ne shkolle , nuk e kane idene se cfare u mesojne greket?!

    E si thoni ju ? Nuk e kane?

    Ec mo, se cudia me e madhe 3 dite zgjat

  8. #8
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Per mua, Qeveria duhet te kontrolloje programin mesimor, ate qe u mesojne femijeve, dhe te mos bejne te tilla "Intriga" per te marre Epirin grekite..

    Ne te kundert t'a mbyllin fare si shkolle! Aty eshte Shqiperi dhe Jo GREQI! Turp qe shteti i lejon kto gjera..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #9
    femmedecarriere Maska e Visage
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    LarG ... aty ke veriu i veriut
    Postime
    588
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson
    ej, o lale, po te duash te besh nje sy qorr beje ok.

    Meqe dole ke historia, Verioret apo geget e kane majt Shqiperine, qe nga Lidhja e Prizrenit qe ishin pothuajse me pjesemarres nga Veriu, qe nga kryenngritje para pavaresise 1910-11-12 qe u bene te gjitha ne veri. ja se fundi kemi Kosoven qe u cu ne lufte, apo edhe shqiptaret e maqedonise.

    Shumica e jugut nuk eshte aspak nacionaliste, skane ndjejne kombetare, dhe kete spo e them un se kshu mu dha, po e kam te faktuar nga pervoja. pyet ke te duash, veriu eshte me atdhetar se jugu.

    un s'genjej, un them vetem ate qe shoh.
    Po ti e quan veten atdhetar meqe po flet me kete menyre dhe e percan Shqiperine ne Gege e Toske sikur jane dy shtete te vecanta e jo pjese e nje shteti? Bravo, se keto mendime pikerisht jane ato qe e kane shkaterruar ate vend. Me shume se c'e percajme ne ate vend s'e kane percaret te jashmit! ... dhe pastaj flisni per atdhetarizem
    Ndryshuar për herë të fundit nga Visage : 29-05-2007 më 14:55
    There is no reply to the ignorant like keeping silence!

  10. #10
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Spo e di si dikushi mundohet me then se edhe Shqiptaret hapin shkolla ne Greqi,Usa apo ku ta di une hmmm interesante,gjersa kta qe mesojn sa e di une jan Shqiptar dmth e njejta eshte ne analizen tende cka e ker bere edhe pse te bona pyetje po perseri jam duke te pritur ti te tregojsh Mario_Kingu.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  11. #11
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Visage, Kur ska mace, hedhin valle minjte.. E di kete besoj.. Edhe shqiptaret, kur s'ka shtet grekite hedhin valle ne tokat tone, edhe shqipot vet humbasin "vleren e tyre si shqiptare" sepse se shpejti po vazhdoi keshtu, Grekite kane per ta marre Jugun, dhe Qeverise as qe do i behet vone.. TURP!!
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  12. #12
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Visage, Kur ska mace, hedhin valle minjte.. E di kete besoj.. Edhe shqiptaret, kur s'ka shtet grekite hedhin valle ne tokat tone, edhe shqipot vet humbasin "vleren e tyre si shqiptare" sepse se shpejti po vazhdoi keshtu, Grekite kane per ta marre Jugun, dhe Qeverise as qe do i behet vone.. TURP!!



    Zemrushja mir e ke edhe ti,po cka jemi na Shqiptart mundohemi te tregohemi per vendin ton kinse jemi "Patriota"po ne anen tjeter ja japim edhe at qe e kemi dhe me ne fund hmm i huaji i ka fajet jojo nuk eshte e vertet,vet na e bejme kete gje dhe ishalla Shipet folin dhe veprojn pasi te ken menduar mireee,jo tja rasin kot na jemi patriot e na jemi per vendin ton pst ne fakt shumica e patrioteve ka dalur Falcooooooooooooooooo.

    Respekte.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Turp i madh! Nuk e di si e quajne veten shqiptare keto qe i marin ne qafe nje popull te tere.. dhe rinin shqiptare qe u mesojne te tilla gjera!
    Ndryshuar për herë të fundit nga no name : 29-05-2007 më 14:51
    #VamosArgentina

  14. #14
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar më parë nga ximi_Te
    Zemrushja mir e ke edhe ti,po cka jemi na Shqiptart mundohemi te tregohemi per vendin ton kinse jemi "Patriota"po ne anen tjeter ja japim edhe at qe e kemi dhe me ne fund hmm i huaji i ka fajet jojo nuk eshte e vertet,vet na e bejme kete gje dhe ishalla Shipet folin dhe veprojn pasi te ken menduar mireee,jo tja rasin kot na jemi patriot e na jemi per vendin ton pst ne fakt shumica e patrioteve ka dalur Falcooooooooooooooooo.

    Respekte.

    Lexoje mire se c'fare kam shkruar.. "lum ne per politikanet tane".. qe per mua shumica perfaqesojne "llumin" e shoqerise.. jo "Eliten Kombetare"... Me pak fjale treguan se shiten per Eurot e grekive.. pupupu kush i degjon se si e shesin vendin per "xhepin personal"
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Paskemi Mbaruar Si Kombe Cfare Ben Shteti Si i Lejone Keto Gjera Duan Qe Ta Ndryshojne Historin E Shqiperise Po Keta Prinder Perse I Cojne Femijet Ne 1 Shkolle Greke Ne Shqiperi Apo Servila Se Mbase Ju Jep Pension Greku

  16. #16
    femmedecarriere Maska e Visage
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    LarG ... aty ke veriu i veriut
    Postime
    588
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Lexoje mire se c'fare kam shkruar.. "lum ne per politikanet tane".. qe per mua shumica perfaqesojne "llumin" e shoqerise.. jo "Eliten Kombetare"... Me pak fjale treguan se shiten per Eurot e grekive.. pupupu kush i degjon se si e shesin vendin per "xhepin personal"
    Zemrushja normale qe kur s'ka mace hedhin valle minjte, por sido qe t'a kthesh keto macet kush i ka zgjedhur? Ku jane keta atdhetaret e medhenj qe flasin lart e poshte per atdhetarizem te bashkohen te gjithe e te vene rregull e t'a bashkojne ate shtet? Aman se me llafe i bejme te gjithe punet ne, po veprat ku jane!

    Dhe dicka tjeter, as Greku, as Serbi as nga hena po te vinin nuk e percanin dot Shqiperine e nuk e humbnin identitetin Shqiptaret nese me te vertet ishim te bashkuar dhe besonim ne ato qe mundohemi te predikojme lart e poshte per veten tone!

    S'ka perse te jete kaq kercenim hapja e nje shkolle Greke ne Korce, pervecse ngaqe e dime sa te dobet jemi ne identitetin tone!
    There is no reply to the ignorant like keeping silence!

  17. #17
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Sa me nge jeni ju mo amani, vertet besoni pacavuret e gazetave?!

  18. #18
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si eshte e mundur kjo... ? Sme besohet fare ndoshta jan thashetheme gazetash sic bejn shpesh here..
    Sui generis

  19. #19
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Nje dite do te zgjohemi! por se kur nuk e di! Por jam i bindur qe greket do ta paguajne shume shtrejnte me kto dobiclleqet e tyre.

    Dhe mos ia fusni pordhes kot me hamendesimet qe jugu nuk eshte patriot! Turp kush na degjon!

  20. #20
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ju lumte. Shume teater te bukur luani trecereku. Korcarin sidomos mezi e kemi ose nje fare Jack Watson-i. Komplemetoni njeri tjetrin ju te dy, vec per keq kuptohet.

    Ju te tjeret, mbajini pishtarin se Tannhauseri tek forumiorthodoks(mesaduket toke qe nuk mund te preket nga njeri) me gjithe seriozitetin e tij prej minoritari deklaron se edhe pogonishtja na qenka greke.

    Amo ju lumsha, andeja fillon me Krisine e mbarone me MAVI-te(ku Janullatosi ben pjese), ndersa tek ne fillon tek x lokal e mbaron tek y lokal. Dikush ka MAVi-te dikush Berretat e Kuqe, duhet dhe dikush qe keto te dy ti shurrosin siper. Mesaduket qenkeni ju qe rrini flini.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •