Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 118 prej 118
  1. #101
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga qorrbiba
    Albo, eshte Greqia qe duhet te rishikoje librat, kurse perpara librave te rishikoje Ligjin e Luftes qe eshte akoma ne fuqi. Keta te ministrise se aresimit jane delfinat e nje qeverie qe ka per vizion "ishalla greku me ha te fundit".
    Lufta italo-greke dhe implikimi i shqiptareve ne te eshte nje nga momentet me te erreta te historise shqiptare dhe nje nga shkaqet kryesore qe solli vendosjen e atij ligjit te luftes me Shqiperine.

    Po te lexosh librat e historise shqiptare sot, lufta pasqyrohet si nje lufte "italo-greke" dhe anashkalohen me dashje shume fakte historike qe do te implikonin njerezit qe italianet vendosen ne krye te shtetit shqiptar, per ti shpallu lufte Greqise, apo implikimin e cameve dhe disa shqiptareve ne jug te vendit ne kete lufte, apo implikimin e Faik Konices ne kete lufte qe shkroi nje artikull ne NYT qe me pak fjale e perligjte luften e italianeve kunder Greqise per gjoja "Clirimin e Camerise".

    Po te lexosh librat e historise greke per kete ceshtje, jam i bindur qe ata e portretizojne luften si nje "lufte italo-shqiptaro-greke", pasi pushtimi Greqise i erdhi nga fqinji i vete verior, Shqiperia. Edhe pse e verteta historike eshte qe Shqiperia ishte e pushtuar dhe implikimi i shqiptareve ne ate lufte ne dem te fqinjit jugor ishte minimal.

    Te dy palet duhet te pranojne te vertetat e historise dhe te gjithe popujt ne kete kohe paqeje qe jetojme duhet ta shkruajne e lexojne historine jo per te perligjur paragjykimet dhe urrejtjen nder-etnike, por per te njohur te verteten historike. Dhe pasi ta njohesh kete te vertete historike, e rendesishme nuk eshte qe te gjykosh popujt, kohen apo personazhet, e rendesishme eshte qe te nxjerresh mesimet e duhura nga historia e shkuar, qe ato gabime te mos ndodhin ne te ardhmen.

    Albo

  2. #102
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Po ta perseris edhe nje here.

    Historia nuk eshte objekt negocimesh. Eshte fakt.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #103
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga drity
    Po ta perseris edhe nje here.

    Historia nuk eshte objekt negocimesh. Eshte fakt.
    Historia nuk eshte fakt por SHKENCE dhe mos kembengul ne paditurine tende.

    Albo

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Lufta italo-greke dhe implikimi i shqiptareve ne te eshte nje nga momentet me te erreta te historise shqiptare dhe nje nga shkaqet kryesore qe solli vendosjen e atij ligjit te luftes me Shqiperine.

    Po te lexosh librat e historise shqiptare sot, lufta pasqyrohet si nje lufte "italo-greke" dhe anashkalohen me dashje shume fakte historike qe do te implikonin njerezit qe italianet vendosen ne krye te shtetit shqiptar, per ti shpallu lufte Greqise, apo implikimin e cameve dhe disa shqiptareve ne jug te vendit ne kete lufte, apo implikimin e Faik Konices ne kete lufte qe shkroi nje artikull ne NYT qe me pak fjale e perligjte luften e italianeve kunder Greqise per gjoja "Clirimin e Camerise".
    Albo
    Lufta ishte italo-greke. Italia pushtoi Shqiperine dhe Shqiperia asokohe s'kishte ushtri. Si mund te kete pushtuar Shqiperia Greqine? Nese Greqia mban ligj lufte me Shqiperine, duhet ta mbaje sidomos edhe me Italine, po s'ia mban s.. Nuk ka c't'i beje gomarit dhe i bie samarit (shqiptarit).

    Sa shqiptare kane shkuar te luftojne ne Greqi bashke me italianet? Ne ate kohe, shqiptaret s'kishin as pashaporte italiane, pra s'kishin as te drejtat e njejta te italianeve. Qeveria ishte nje qeveri kukull e aprovuar nga Partia Fashiste Italiane dhe zevendesi i mbretit. Faik Konica mund te thoshte c'te donte, po Shqiperia atehere ishte nje shtet i pushtuar nga Italia. Nuk kishte zgjedhje te lira, pasi ishte pushtim i plote nga nje shtet diktatorial fashist. Nuk mund te behet fajtor populli shqiptar dhe kombi shqiptar per nje agresion fashist te bera nga Republika fashiste Italiane.

    Librat e historise shqiptare jane shume te sakta dhe shume me afer historiografise asnjanese boterore (qofte kjo sovjetike, angleze, gjermane, franceze, apo kineze), sesa jane librat greke. Une nuk kam lexuar ne asnje liber historie ne cdo gjuhe (perjashtuar greqisht) qe Shqiperia paska sulmuar Greqine. Lexuesi i kultivuar do qeshte. Po shume lexuese greke e perpijne kete perralle me kenaqesi dhe ajo vazhdon t'u serviret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga qorrbiba : 07-06-2007 më 13:44

  5. #105
    Citim Postuar më parë nga Albo
    apo implikimin e cameve dhe disa shqiptareve ne jug te vendit ne kete lufte...


    Te dy palet duhet te pranojne te vertetat e historise dhe te gjithe popujt ne kete kohe paqeje qe jetojme duhet ta shkruajne e lexojne historine jo per te perligjur paragjykimet dhe urrejtjen nder-etnike, por per te njohur te verteten historike. Dhe pasi ta njohesh kete te vertete historike, e rendesishme nuk eshte qe te gjykosh popujt, kohen apo personazhet, e rendesishme eshte qe te nxjerresh mesimet e duhura nga historia e shkuar, qe ato gabime te mos ndodhin ne te ardhmen.

    Albo
    Albo implikimi i cameve eshte nje perralle qe nuk pi me uje (dhe ne fakt ska pire uje ndonjehere). Nese pati 200 apo 2000 came qe bashkepunuan gjoja me gjermanin, vete Zerva hengri dhe piu sa u fry me nazistet madje ju la dhe zone te lire veprimi. Shprehja qe Cameria u ndeshkua per bashkepunim me okupatorin ka qene dhe do mbetet nje propagande e ulet e Greqise dhe nuk perkon aspak me te verteten historike. Tek tema Dosja Antishqiptare e Greqise ka material me bollek (te shoqeruar me foto) per bashkepunimin e Zerves me nazitet dhe zullumet e tija me camet.

    Per paragrafin tjeter: e verteta historike eshte nje fjale qe bazohet ne faktet historike dhe jo nje shprehje qe mund te pertypet si chewingum. Dhe kjo e vertete historike flet shume ndryshe.

    Por jam jashtezakonisht dakort kur thua qe duhen nxjerre mesimet e duhura nga historia e shkuar dhe qe te mos ndodhin perseri gabimet e te djeshmes atehere e nesermja duhet pritur duke korrigjuar te kaluaren.

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Do te shtoja dicka per implikimin e cameve. Neqoftese greket vune ligjin e luftes per camet qe luftuan bashke me italianet kunder grekeve, atehere greket nga ana politike i bejne hesapet pa hanxhine.

    Camet, ne fakt, ishin shtetas greke. Neqoftese Greqia shpall luften me Shqiperine pasi disa shtetas greke jane te implikuar thjesht pranon de facto qe Cameria eshte pjese e Shqiperise. Ndryshe ligji i luftes nuk mund te mendohet ndryshe vetem si nje akt ekspansioni i Greqise ne dem te Shqiperise.

  7. #107
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Ministri i Arsimit, Genc Pollo ishte thirrur ne interpelance nga parlamenti per çeshtjen e shkolles per te cilen ne po bisdojme. Ai ne interpelance sqaroi qe do te behen inspektimet e duhura por nuk tha nese do te meret ndonje mase apo jo ndaj shkolles jopublike ne fjale.

    Gjithashtu ai sqaroi se te gjitha tekstet shkollore te vendeve te ballkanit kane shtremberime historike ne lidhje me vendet qe kane qene ne konflikt. Pra ketu sqaroi se ne me greqine kemi qene dhe jemi akoma ne konflikt perderisa ka shtremberime te shumta te historise, gje te cilen disa ketu nuk e pranojne. Gjithashtu ai beri te ditur se do te kete nje angazhim dypalesh midis dy qeverive per te rregulluar shtremberimet qe iu jane bere teksteve shkollore te historise ne menyre qe mos kete vend per konflikte te tjera dhe te gjithe te mesojne te drejten.

    Gjithashtu nga pamjet filmike qe pashe ne te gjitha televizionet sot, te vinte shume keq kur shikoje femijet duke kenduar himnin e Greqise ne vend te himnit tone te bukur.

    Imperator
    Albanian Perandory

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Pra Genc kuqi tha qe ndoshta e kemi ne shqiptaret gabimin.

    As nuk e vuri zjarrin te rishikoje licensen e shkolles, e cila nuk eshte fare konforme mesimdhenies ne baze te ligjeve shqiptare.

    Po te isha rektor do perjashtoja ne universitet pranimin e nxenesve nga kjo shkolle. Do vija kusht dhenien e provimeve te matures ne shkolla shqiptare.

  9. #109
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Po te isha rektor do perjashtoja ne universitet pranimin e nxenesve nga kjo shkolle. Do vija kusht dhenien e provimeve te matures ne shkolla shqiptare.
    A pika ty.... e ka menduar greku dhe ate pune , mos u bej merak.

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1
    A pika ty.... e ka menduar greku dhe ate pune , mos u bej merak.
    çe ke mire bre lalke aq mire e ka menduar sa qe edhe ketu ne forum na ka sjelle ca mustafa nano qe deklarojne qe sjane aspak patriote dhe e thote mu ne mes te ekranit te top çenit.dhe dihet qe jane te pllenuarit e grekut dhe na çajne k..oken me idiotesira qe nuk i ha as nje femije 3 veç.keto si puna albos nuk shofin me larg se hunda vet ose jane te paguar.pse ti djege ***** kaq shume per grekun valle kur e di shum mire qe ja ka perdhunuar gjyshen ne kohe te pavaresise dhe nji here tjeter ne luften e pare boterore.
    do jene rritur çunat????? ndoshta.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  11. #111
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    doja te shtoja dhe nje gje,pse grekeve (e kam fjalen per kelyshet e vegjel) u mesohet te jene patriote kurse neve na kerkohet e kunderta???hajde politike hajde
    Sharl De Gol ka thene qe kombet me te medha mbeshteten ke patriotizmi ose atdhedashuria gje qe eshte shume e vertete kurse neve na kerkohet e kunderta,
    serbia pranon te mos hyje ne evrope per hir te kosoves maqedonia sleshon pe per emrin kur dihet se dy milion jane dhe gjysmat jane Shqiptare kurse neve na vjen greku na hap shkollen dhe genc pallo me ate fytyre si qen bore slevis as gishtin por del dhe deklaron se do rishofin historine me grekun dhe turkun!!!
    kurse ne ketu ne forum nuk jemi ne nje mendje qe duhet hequr liçensa me gjith minister apo jo.me vjen keq qe neve(qeveria jone) jemi ne kete gjendje kaq mjerane por ndoshta dhe e meritojme se kot nuk thone çdo popull ka ate qeveri qe meriton.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  12. #112
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    me vjen keq qe neve(qeveria jone) jemi ne kete gjendje kaq mjerane por ndoshta dhe e meritojme se kot nuk thone çdo popull ka ate qeveri qe meriton.
    E shikon qe kot lodhesh (qe shkruan me kaq zell e kam fjalen)?! Cdo njeri mund te beje per atdheun e tij ate qe mundet, me vepra dhe jo me bla-bla. Me thuaj skampin, sa veta ke pare ti gjate gjithe kohes se qendrimit tend ne forum, te kene ndryshuar opinion nga faktet/analizat/mendimet qe jane sjelle ketu??

  13. #113
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    turpi vazhdon....
    ju ankoheni nga efendikoi i ketushem. Shiko c minister ka Shqiperia. Me mire te kishim ndonje te komunitetit rom se do kendonim e do qeshnim tere diten...se me keta te vjen vetem per te psh||**ur

    ---------------------------------------------------------

    Pollo i dredhon skandalit “OMIROS”

    08/06/2007 - gazeta shqiptare
    • Tedi Blushi

    Ministri i Arsimit, Genc Pollo u mundua dje nëpërmjet një interpelance qesharake të zhvishet nga përgjegjësia direkte për skandalin “Omiros”. Falë një seance të sajuar pyetje-përgjigje, e bërë me kërkesë të deputetit Mehmet Hoxha, që synon të shmangë raportimin e tij për këtë çështje në komisionin kuvendor të arsimit, Pollo e ka konsideruar këtë skandal si “një shtrembërim të së vërtetës” duke mos dhënë në fakt asnjë sqarim konkret se si qëndron realisht e vërteta. Në shpjegimet e tij 3 faqëshe Pollo, është mjaftuar vetëm duke kritikuar gazetën për arsyen e vetme se publikoi lajmin që në shkollën private greke “Omiros” fëmijëve shqiptarë u mësohet se “jugu I Shqipërisë është Greqi”. Ndërkohë që nuk tha asgjë më shumë sesa ka deklaruar kohë më parë drejtoresha greke e kësaj shkolle, Vasiliki Barakli si edhe Drejtori Rajonal i Arsimit të Korçës, Aldo Mano, i “greqizuar” sëfundmi në Andreas Manos. Sinqeriteti i Pollos u shpalos vetëm për një moment kur pranoi një të vërtetë që “në tekstet zyrtare të Greqisë ka një frymë shqiptarofobe”. Por në vend që të angazhohej para Parlamentit se do t’i kërkonte fqinjit tonë jugor t’i pastronte këto tekste nga kjo frymë anti-shqiptare ai u angazhua për të kundërtën. Për çudinë e të gjithë ministri ynë i Arsimit bëri me dije që në respekt të një kërkese të kryeministrit grek, Karamanlis i takon Shqipërisë së parës që të fillojë procesin e pastrimit të librave të saj nga fryma grekofobe. E si për të lënë mënjanë debatin “e para e dyta” të paktën Ministri duhet të ketë guxim të pohojë se librat tanë të historisë në asnjë rresht të vetëm nuk flasin për pretendime territoriale ndaj Greqisë ndërkohë që “Omiros” na mëson se gjysma e Shqipërisë është Vorio-Epir. Ndërkaq në sqarimet e dhëna para legjislativit ai pretendoi se “nxënësit e ‘Omiros’ nuk mësojnë me tekste zyrtare grek” në një kohë që gazeta disponon ekskluzivisht tekstin e historisë me përmbajtje anti-shqiptare dhe kur vetë fëmijët shqiptarë të kësaj shkolle pohojnë se e studiojnë atë. Dje ai foli edhe për shkollën shqipe të Boboshticës që është e hapur dhe në të cilën sipas tij mësojnë 4 nxënës. Megjithatë Pollo nuk bëri të ditur se për çfarë arsyesh gjatë dy viteve të qënit të tij si ministër i Arsimit në këtë shkollë 100 vjeçare nuk është kryer asnjë investim duke e lënë atë në degradim të plotë. Mandjen ai pretendoi se “në shkollat e arsimit parauniversitar publik këndohet himni kombëtar shqiptar, dhe nuk ka ndonjë provë që në këtë shkollë këndohet himni grek”. Madje ai nuk harroi të shtojë se “nuk mund të quhet provë të paraqesësh 3 fëmijë që këndojnë në rrugë himnin grek”. Por tërheqim vëmendjen se për rastin në fjalë Pollo ka bërë dy “gafa” të pafalshme për një ministër Arsimi. E para se e quan shkollën greke “publike” kur ajo është “jo publike”. E dyta që 5 fëmijët të cilët kënduan para kamerave himnin grek, nuk vinin nga rruga por nga ambientet e brendshme të “Omiros”-it, të cilët pyetjes se ku e kanë mësuar këtë himn, ata i janë përgjigjur prerë: “në shkollë”.

    -----------------------------------

    jeni ne rregull me qirjet grek mo? rishikim histori
    Hajt te na rroje Jorgosi nipi i Jaoanosit Kastriotis

    dhe prisni...se do kete cudira akoma...

  14. #114
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Komisioni i Arsimit: Pollo në raport, pavarësisht interpelancës

    08/06/2007 - gazeta shqiptare



    Komisioni parlamentar i Arsimit nuk tërhiqet nga vendimi i dy ditëve me parë për të dëgjuar në datën 20 qershor sqarimet e Ministrit të Arsimit, Genc Pollo lidhur me skandalin “Omiros” si edhe për situatën në sistemin privat parauniversitar në Shqipëri. Megjithëse për këtë çështje, Pollo, raportoi dje në Parlament për përfaqësuesit e mazhorancës dhe të opozitës në këtë komision, shpjegimet e dhëna prej tij nuk kanë qenë aspak të mjaftueshme. “Ministri nuk mund të përgjigjet vetëm për një pyetje që i bëhet nga një deputet. Ai duhet të japë sqarime të plota dhe të detajuara qoftë për “Omiros”-in ashtu edhe për sistemin parauniversitar në vend. Interpelanca nuk ka për të shmangur llogari-dhënien”, u shpreh dje për gazetën kryetarja socialiste e këtij komisioni, Valentina Leskaj. Të njëjtin qëndrim shprehu dje edhe nënkryetari demokrat i komisionit kuvendor të Arsimit, Gëzim Karapici. “Ne kemi marrë një vendim që nuk ka lidhje me interpelancën e ministrit, i cili duhet të na përgjigjet në komision për të gjitha pyetjet dhe shqetësimet tona qoftë për shkollën greke ashtu edhe për sistemin parauniversitar”, tha Karapici. Ndërkohë bëjmë me dije se falë një seance të sajuar pyetje-përgjigje, Pollo u mundua të paraqiste “të vërtetat” sipas tij në lidhje me skandalin “Omiros”. Themi se ishte një interpelancë e sajuar dhe qesharake pasi kërkuesi i saj, deputeti, Mehmet Hoxha fill pasi Pollo përfundoi sqarimet u shpreh se edhe ai ishte në një mendje me të dhe se e kërkoi këtë seancë për t’u mbushur mendjen të tjerëve.

  15. #115
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Kesaj i thone qe me qe Gjermania e sulmoi Angline nga Franca dhe me ndihmen e mijra francezve te cuar ne pune neper aeroportet e bombarduesve, Anglia ti kishte deklaruar luften Frances dhe jo Gjermanise, se fundi fundi nga gjermani konkret nuk u nis as nje sulm.

    Eh kjo eshte te vesh duart ne koke o per koken time.

    Ore dakort jam une qe i keni bere emrat me qis ne fund dhe kujtoni se keni arriturr majat e olimpit, por qe filloni e deklaroni dhe veten njekohesisht dhe per te zgjuar, kjo nuk hahet fare.

    Nejse.

    FILLONI TE HARRONI TE NDERUAR SHQIPTARE QE FAJET UA KA QEVERIA. FAJET JA KEMI VETES, SE NUK NGREME KOKEN E TE BEJM TE DRIDHEN KETA *qisat POR RRIME URTE SI DELE E ANKOHEMI NEPER KAFENE.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  16. #116
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Qeveria Berisha hesht dhe ministri s’e pranon skandalin Kali i Trojës nuk mund të mbulohet me gjethe fiku, zoti Ministër!


    Nga Fatmir Hoxha

    Para pak ditësh në gazetën “Ndryshe” u botua për skandalin e shkollës “Omiros”, në një shkrim me titull: “Ëndrra e Stefanaq Pollos, bëhet realitet”. Shkolla greke është po me atë infrastrukturë që ka edhe godina e Parlamentit grek: Kali i Odiseut dhe Homeri i Drenovës, por menjëherë Ministri i Arsimit dhe Shkencës zoti Pollo reagoi në parlamentin shqiptar, duke u shprehur, se: “Ngjarja e shkollës “Omiros” është shtrembëruar”. Ministri ka hedhur poshtë versionin e botuar edhe tek “Gazeta Shqiptare”, ai shkon më larg duke akuzuar, se gazetari ka gënjyer hapur, etj, etj... Atëherë, për hir të kësaj të vërtete të madhe dhe të hidhur, po vazhdojmë të shkruajmë për shkollën “Omiro” si skandal i paprecedentë. Qeveria Berisha hesht dhe Ministri s’e pranon këtë skandal.

    Është e habitshme dhe shumë e vështirë, që me ministra sharlatanë të pamoralshëm që gjykojnë historinë e patriotëve të mëdhenj, që iu përkushtuan, që i dhanë edhe jetën dhe vdiqën në varfëri të plotë, duke shkrirë pasuritë e tyre, për t’i dhënë dije popullit shqiptar, i cili i ka mbrojtur dhe i ka shkruar gërmat e abetares shqipe me gjakun e tyre. Por, Ju zoti Ministër u janë errur sytë nga tenderat, nga licencat e universiteteve private, ku të cilët po shkatërrojnë universitetet shqiptare, ose kulturën kombëtare, ku është mbrojtur me pushkë dhe penë, për të mos krijuar një kulturë që bie ndesh me kulturën e popullit shqiptar, e cila e injoron atë që mbollën rilindasit, të cilët i cituam më sipër.

    Për t’ju kujtuar, zoti Ministër, që Ju e shmangni Homerin e Drenovës me emrin “Omiros”, që ju personalisht e dini shumë mirë nga të parët tuaj se ç’do të thotë kjo fjalë. Megjithatë, është në nderin tonë t’ua kujtojmë se një dhuratë si kjo, kur thotë Virgjili i madh thotë: -Çdo dhuratë e grekut është për t’ia pasur frikën. Këtë fakt po iua ilustroj me këtë foto, dokument.

    Unë duhet të theksoj, zoti Ministër se Ju duhet të njiheni me Kushtetutën dhe ligjet shqiptare, ku ndalohet kategorikisht blerja e korpuseve diplomatike, dhe unë bashkë me shumë shqiptarë të tjerë, dhe për Ju, nëse kini pak moral, të cilin nuk e shoh tek Ju, do të ishte në nderin Tuaj ta quani një skandal diplomatik, ku përgjegjësinë më të madhe duhet ta mbani Ju dhe stafi Juaj. Juve duhet të dilnit në një protestë dhe jo në mbrojtjen e një realiteti që, siç e thashë, bie ndesh me të vërtetën e shkollës greke, ku fatmirësisht nuk ka asnjë familje me kombësi greke në atë fshat.

    Ëndrrat e të parëve tuaj, të mos i mendojë zoti Pollo, se do të bëhen realitet. Mos vallë nuk shikon nga sytë se, në Sauk të Tiranës po ndërtohet në gjigand dhe kjo është një “dhuratë” e qeverisë greke!? Kjo nuk e ka emrin “Omerus” i Drenovës, por Kali i Trojës-Sauk. Por vallë, kjo a nuk është përgjegjësia Juaj si ministër dhe e zotit Berisha si kryeministër i popullit shqiptar?

    Ju i vutë kryqin varreve të popullit shqiptar, por kurrsesi nuk do të arrini të shkatërroni universitetet shqiptare, duke lënë paranë për të mbajtur pushtetin, duke u pasuruar nëpërmjet pazareve të fëlliqura, duke u puthur me antishqiptarët, siç janë: Nikolas Geixh, Janullatos, Bollano, duke bërë allishverishe me emigrantë shqiptarë dhe me fëmijët e shqiptarizmës dhe të fëmijëve tuaj.

    Në vërtetim si më sipër, u paraqesim një faksimile ku pasqyrohet tradhtia kombëtare, jo vetëm si kulturë, por edhe si shitje trojesh.

    Në gazetën “Ekspres” të datës 15 gusht 2005, faqe 15, në momentin më kritik që kalonin emigrantët shqiptarë nga torturuesit grekë, ku mbaheshin me orë të tëra fëmijë, gra, burra, në këto momente prihej shiriti i inaugurimit të “dhuratës” së qeverisë greke për popullin shqiptar.

    I bëj thirrje politikës shqiptare dhe gjithë shqiptarëve, të mos bien pré e politikave të ndyra të antishqiptarizmës, të cilët kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë në momentin më historik të ardhjes se presidentit Xhorxh Bush, i cili mbështeti aspiratat me dashuri shekullore të një populli fisnik, ku gjithmonë e ka treguar se, asnjëherë dhe kurrë nuk ka qenë pushtues dhe keqbërës i një fqinjësie të mirë me kulturat e popujve miq.

    Sa sipër, faksimilen e kartelës së pasurive të paluajtshme të hipotekës Korçë, në zonën kadastrale Nr.15-38, me numër pasurie 121/38 dt. 17.01.2005 Drenovë-Korçë, shitur Konsullatës greke me numër dokumentesh Nr. Dok. 03.96. dat. 3.02.2005, 40 000 euro (dyzetë mijë euro).

    Ky është një dokument i identifikuar, po dhe sa të tilla ka greku në Shqipëri!

    Dhe në fund do t’iu thosha zoti Ministër: Përse investoni kaq shumë për tenderat dhe nuk investoni për plotësimin e kuadrit akademik që i mungojnë sistemit universitar në Shqipëri? Ju pyes për këtë shqetësim, pasi për skandalin e shkollës greke “Omiros”, në Drenovë, ju na thoni se na qenka “gënjeshtër”!...

    E Premte, 15 Qershor 2007-gazeta ndryshe

  17. #117
    i/e regjistruar Maska e CRASH
    Anëtarësuar
    30-12-2012
    Postime
    92

    Për: GSH: Shkolla greke në Korçë, leksione anti-shqiptare historie

    Hmmm cne me kete shkollen e vjeter shqipe? u ndalua anti-shqiptarizmi? Nese jo Berisha, pritet nga Rama ndonje veprim apo thjesht fjale kishte partia e tij?!



  18. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Për: GSH: Shkolla greke në Korçë, leksione anti-shqiptare historie

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Lufta italo-greke dhe implikimi i shqiptareve ne te eshte nje nga momentet me te erreta te historise shqiptare dhe nje nga shkaqet kryesore qe solli vendosjen e atij ligjit te luftes me Shqiperine.

    Po te lexosh librat e historise shqiptare sot, lufta pasqyrohet si nje lufte "italo-greke" dhe anashkalohen me dashje shume fakte historike qe do te implikonin njerezit qe italianet vendosen ne krye te shtetit shqiptar, per ti shpallu lufte Greqise, apo implikimin e cameve dhe disa shqiptareve ne jug te vendit ne kete lufte, apo implikimin e Faik Konices ne kete lufte qe shkroi nje artikull ne NYT qe me pak fjale e perligjte luften e italianeve kunder Greqise per gjoja "Clirimin e Camerise".

    Po te lexosh librat e historise greke per kete ceshtje, jam i bindur qe ata e portretizojne luften si nje "lufte italo-shqiptaro-greke", pasi pushtimi Greqise i erdhi nga fqinji i vete verior, Shqiperia. Edhe pse e verteta historike eshte qe Shqiperia ishte e pushtuar dhe implikimi i shqiptareve ne ate lufte ne dem te fqinjit jugor ishte minimal.

    Te dy palet duhet te pranojne te vertetat e historise dhe te gjithe popujt ne kete kohe paqeje qe jetojme duhet ta shkruajne e lexojne historine jo per te perligjur paragjykimet dhe urrejtjen nder-etnike, por per te njohur te verteten historike. Dhe pasi ta njohesh kete te vertete historike, e rendesishme nuk eshte qe te gjykosh popujt, kohen apo personazhet, e rendesishme eshte qe te nxjerresh mesimet e duhura nga historia e shkuar, qe ato gabime te mos ndodhin ne te ardhmen.

    Albo
    Sipas kesaj logjike tuqit paskan patur 100% te drejt ne invadimin e qipros veriore,pak histori te errret greke

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •