Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Vrasje per hakmarrje ne Tirane

    Artan Cena

    E Marte, 29 Maj 2007


    TIRANE- Nuk ka mundur te hape dot as deren e makines se tij te parkuar ne magazinen afer shtepise, kur nje bresheri e zbrazur nga "Kallashnikovi" i hasmit, i ka marre jeten. Durim Kusi u ekzekutua rreth ores 08:40 te mengjesit te djeshem ne afersi te baneses, rruga e "Qelqit", Kombinat, nderkohe qe autori i kishte zene prite qe pa gdhire, pasi kishte udhetuar mbi 30 kilometra nga Shijaku per ne Tirane. Policia arrestoi pak minuta pas krimit, ne dalje te lagjes, te dyshuarin Shkelqim Avdyli, pasi nje patrulle uniformash blu eshte gjendur shume prane vendngjarjes. Burime te policise, thane se Avdyli ka kundershtuar uniformat blu gjate rrethimit, por nuk ka qelluar, duke pranuar vetedorezimin. Viktima ishte akuzuar per dy vrasje ne 1995 e 1997, njera prej te cilave i kishte kushtuar burgim jeteshkurter, ndersa gjate vitit 2004, se bashku me te vellane, u hetuan per nje plagosje ne Kombinat. Familjaret nuk pranuan te flisnin per kete ngjarje, kurse burime zyrtare te policise, deklaruan se motivet e krimit jane ato te hakmarrjes. Autori i dyshuar, Shkelqim Avdyli, ka marre hak per vrasjen e vellait te tij Dritanit me 27 prill te vitit 1995 ne Shijak, per te cilen fajesonte Durim Kusin. Por viktima ishte akuzuar edhe per vrasjen e Artur Sules ne vitin 1997, per te cilen nuk eshte denuar ne rrethana ende te paqarta, edhe pse u arrestua.

    Banoret e Kombinatit jane tmerruar nga bresherite e nje automatiku qe ka shkrehur oret e para te mengjesit ne rrugen e "Qelqit". Te trembur, shume prej tyre jane larguar me vrap, kurse deshmitare okulare te tjere, pane me nje cante ne njeren dore dhe armen ne tjetren, nje person te dyshuar qe eshte larguar me vrap drejt periferise. I pergjakur prane nje makine me dere gjysme te hapur, eshte pare nje tjeter person, qe ka qene 38-vjecari Durim Kusi. Nje patrulle policie e postes se Kombinatit eshte gjendur shume prane vendngjarjes dhe e orientuar nga deshmitaret, ka ndjekur rrugen nga u largua i dyshuari Shkelqim Avdyli. Ndjekja nuk ka zgjatur me shume se 15 minuta dhe 38-vjecari eshte shoqeruar ne komisariat. Ne cante jane zbuluar dy krehra me fisheke dhe ne cilesine e proves, u kap automatiku kallashnikov me disa fisheke 7.62 milimetersh. Menjehere ne vendngjarje ka shkuar edhe nje grup hetimor, ndersa gjate deshmise, i ndaluari Avdyli, ka akuzuar shtetin per lirimin e Durim Kusit, te cilin e fajesonte si ekzekutorin e vellait te tij, Dritanit, ne vitin 1995 ne Shijak, pas nje konflikti per motive te dobeta. Policia deklaroi se motivi eshte hakmarrja per vrasjen e ndodhur 12 vjet me pare ne "Kater Rruget" e Shijakut, per te cilen viktima Kusi, baba i tre femijeve ishte akuzuar, por nuk kishte pasur prova.

    Shkelqim Avdyli ishte nisur qe heret ne mengjes nga shtepia e tij ne Shijak ne drejtim te Tiranes, per te marre gjakun e vellait. E ka pritur per disa ore viktimen dhe me pas, kur e ka pare qe e kishte zene ne prite, i ka thirrur ne emer. Durim Kusi sapo kishte hapur deren e makines, kur ka degjuar se dikush po e therriste dhe ka kthyer koken, por ka pare gryken e nje arme dhe fytyren e vrasesit. Plumbat e kane rrezuar pertoke 38-vjecarin duke e lene te vdekur ne vend. Gjate hetimit te policise dhe marrjes ne pyetje, ka rezultuar se 38-vjecari nga Shijaku, ka mbledhur informacione per Kusin dhe levizjet qe ky kryente. Avdyli pas krimit, eshte larguar me shpejtesi, per t'u kapur pas nje ndjekjeje te patrullave te komisariatit nr. 6 ne dalje te Kombinatit. Sipas deshmitareve okulare qe rrefyen per "Koha Jone", te dyshuarit i eshte bere thirrje per dorezim, ndersa ka hezituar dhe madje drejtuar nje kercenim drejt uniformave blu. Por thirrjes se dyte, i eshte pergjigjur pozitivisht, duke ulur armen pertoke dhe ngritur duart lart, per t'u derguar me pas ne paraburgimin e komisariatit.

    Akuza per dy vrasje dhe nje plagosje

    Viktima Durim Kusi nuk ishte i panjohur per policine. Burimet zyrtare nga drejtoria e Policise se Tiranes, bejne te ditur se 38-vjecari Kusi, ishte i akuzuar per dy vrasje. Burime zyrtare thane per "KJ", se Kusi ne 27 prill te vitit 1995, akuzohej se kishte vrare ne Shijak, Dritan Riza Avdylin, ngjarje per te cilen i ishin vene prangat. Por nje vendim gjyqesor e ka nxjerre jashte hekurave, per shkak se sipas policise, Kusi vuante nga nje semundje e rende. Por ne vitin 1997, 38-vjecari nga Kombinati, do akuzohej per nje tjeter vrasje. Ai dyshohet se ka ekzekutuar Artur Sulen, ngjarje per te cilen eshte ndaluar ne flagrance, por nuk jane bere te qarta arsyet e lirimit. Po keshtu, gjate vitit 2004, Kusi u akuzua per nje plagosje per motive te dobeta dhe pas hetimeve ishte arrestuar i vellai. Policia ka bllokuar ne cilesine e provave armen e krimit se bashku me dy krehra fisheke, qe i kishte ne canten qe mbante ne dore.



    I dyshuari:

    Emri: Shkelqim

    Mbiemri: Avdyli

    Atesia: Riza

    Mosha: 38 vjec

    Vendbanimi: Shijak

    Precedente: S'ka

    Viktima:

    Emri: Durim

    Mbiemri: Kusi

    Mosha: 38 vjec

    Vendbanimi: Kombinat, Tirane

    Precedente: akuza per 2 vrasje e nje plagosje
    #VamosArgentina

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Prap se prap hakmarrja mbetet per shqiptaret denimi me i drejt pasi ligji ben leshime duke mos respektu zemren e atyre qe humbin te dashurin e tyre .
    Me vu doren ne zemer nuk harrohet vrasja e vllaut pse je me i fort apo ke krah te gjetź deri ne gjygj .Nuk na ka mesu askush ket por kemi zemren e drejt e drejtesia flet shpesh per shqiptarin..
    .Nuk ka drejtesi askund ne Botź ...edhe avokati po ta nxin ymrin po ta rjep likuren e po ti len eshrat ne dorź ...por a ke ma forcź ????per me punu per mish per ti mvesh keta estra te shkreta ....
    ah te kishin 12 pleqt per te shu zjarin kur ndizet mos te vjen deri te vrasja ...
    Vrasja lendon shum kendź ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #3
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Gjera qe ndodhin,kanuni i ka pasur dhe vazhdone ta mbaj ende gjall kete gje.
    Feel the pump √

  4. #4
    life is a flower Maska e maryp
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    derisa te mos kete ligje te verteta ne shqiperi e njerez qe zbatojne keto ligje, keto gjera do te vazhdojne te ndodhin.E derisa shqiperia voazhdon te jete akoma xhungel, per shqiptaret dhe shqiperine nuk do te kete as perparim e as te ardhur....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Jo vetem ne Shqiperi po ne Boten demokrate ashtu asht ...mos mendoni qe Shqiperia asht e fundit jo ka ma zi .....

    nga vjen fjala populore:qypi i dheut kunder qupit t'hekurt ,i forti e ka ligjin ne dorź i ligu duhet ta mbron veten si ka mundesi. ne vende Perendimore populli asht ba i fort i dishem nga padrejtsit e shumta, pervoja meson.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #6
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    Po normale qe do hakmerret se shteti si ben gje atij se fut brenda ne burg po i merr leket dhe e nxjerr prap kshu qe ai hakmerret vete
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Aty ku nuk arrin drejtesia e semure e ligji i korruptuar heret a vone arrin plumbi.
    Nuk gjykohet kush ka marre gjakun e te vellait.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    valla i lumt kallashi kti djalit..

    po sa te shkathet policat..

    e kapen kte te ngratin qe vrau nje serial killer.. me arsye madhore .. kurse serial killerat tip arapo nerjak meazallah se i kapin..
    aty para hundes u kalojn ata e polot i buze-bith qeshin..


    ..

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 348
    Postimi i Fundit: 21-01-2012, 08:10
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Aktakuza e tribunalit tė Hagės pėr Haradinaj
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •