Shumekush mund te thote qe kjo teme e ka vendin tek nenforumi i Gjuhes Shqipe por duke qene se po flasim per Arberishten dhe elementat e shumte qe ajo percjell nga gjuha e lashte shqipe mendoj se mund te trajtohet me mire ketu tek Arkeologjia.
Hasa ne disa materiale nga arbereshet e Italise, fabula, perralla dhe legjenda te shkruara ne arberisht dhe me mrekulloi pasuria dhe sidomos tingellimi kur u perpoqa ta lexoj me ze te larte. Ndjesia qe te vjen direkt kur lexon eshte ajo e nje vjetersie dhe gjuhe tejet dominuese per nga tingujt dhe pasuria e fjaleve. Ndofta isha dhe disi i sugjestionuar por sa fillova te lexoj nuk e di fillova te imagjonioje kohe shume te lashta dhe komunikimin e njerezve te asaj kohe nepermjet kesaj gjuhe. Kur lexon arberishten ska sesi mos mendosh te kaluaren e popullit tone dhe ska sesi mos ndihesh krenar per nje gjuhe te tille kaq muzikale. Me ka rene disa here rasti te komunikoj me arbereshe te cilet jetojne ne Canada. Ndonjehere komunikimi ishte i veshtire ndonjehere me i lehte dhe i kuptueshem (ne varesi te pastertise se gjuhes se folur). Po ashtu dhe per te lexuar kam lexuar por fjale apo fraza te shkeputura. Asnjehere me pare nuk me kishte rene ne dore nje material kaq i plote ne arberishte. Dhe me shume se kurre mu kujtuan fjalet e profesor Cabej kur u ndodh ne San Marzano ne Itali midis arberesheve dhe ndjesine qe provoi kur degjonte kete gjuhe kaq te bukur larg vendit te tij te lindjes:

... Shqipja, nuk me eshte dukur asnjehere aq e embel sa ato dite. Kur gjendesha mes san marzanezeve, njerezve te mire te qytetit kryesor me shqiptare te vjeter ne Puglia te Italise, San Marzano.
Dhe kjo jo sepse arberishtja e vjeter e folur prej tyre, ishte aq e rende sa shqipja e sotme te me dukej shume here me e mire. Perkundrazi. Ngjasimi mjaft i madh mes dy gjuheve dhe konotacioni i embel qe rridhte nga shqiptimi i fjaleve te vjetra te shqipes arkaike, me bente ta ndieja me te afert gjuhen time ne ate toke te huaj.


Jane mbi 119 faqe me histori te shkruara ne gjuhen arbereshe dhe me pas jane te shoqeruara me versionin italian. Ne shprehje here pas here gjehen dhe fjale te shkeputura ne italisht por qe eshte normale. Po ta marresh sipas vendit ku flitet gjuha do thoja se arbereshet e Italise flasin nje shqipe te paster dhe ndonese ne Itali prej 5 shekujsh shqipja e tyre ka shume me pak huazime sec ka shqipja jone sot.

Po ju postoj historine e pare qe quhet (po ju ndihmoj ) Si behej buka njehere e nje kohe.

Si bóheχ buka njy heer Puherí

Njy heer buka boheχ akyshtú : mirrijum gkrurt e véjum e e mbiúajum te mbughiri, pra mirrijum míahyt e bíjum mbroonda, vojum mágjen sipprhy tríesses e shóshium míahyt me sítin, pra mírrium e bojum brúmin e kkuur ísh boon brúmi trazhójum karvellet...i mbillójum me dromidhín e "kuverta".
Kkur brumi ísh ngkretu, ngkrejum karvellet, i vójum te durrassat e kkuur íshin boon i kjéghijum te furri e vijin ty mpurnissura te furri me lupaten.


Dhe nje pjese tjeter te shkurter qe quhet Tek Mulliri


Te mbughiri

Njy heer vejum e mbiúajum gkrurt te mbughíri ççy biúaχ me újit. Njy mbughír gjóndeχ te njy dhee kjy kjúheχ "Purtuni" e ísh údha kjy vejin te Ghámpysi.
Kjéghijum gkrurt e na e biúaχ e na jípyχ míahyt, mbughinári pagkuheχ me míahyt e ngka "tuman" gkruur miiryχ di "kile" míah.
Pra ka dal "makina" kjy ngky veχ me úi, se veχ me "nafty".
Míahyt viχ mo ty miir te mbughiri se te "makina".
Puherí íshin di "makina" e njy mbughir. Njy "makin" ísh ka Juseppa i ferrarit te Ghághuri, njetrhy ísh ka Françishku i murellit e mbughíri íshy ka " mastru" Juseppa.
Kitonja se mbughíri ka roon njér te njy miχ nondykjít e tre dhiét viét : kuur ka deku mbughinari piákky.


Nuk dua t'i shkruaj ne shqipen e sotme pasi ja vlen te lexohet ne origjinal dhe te behet perqasja me gjuhen e sotme si dhe te krahasohet pasuria e te shprehurit.