Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Geri Kokalari, letër të hapur institutit greko-amerikan në Washington

    Një letër z.Rossides...


    Geri Kokalari*



    I dashur Z. Rossides: Komentet tuaja në Deklaratën e Politikës Greko-Amerikane në IGA 2007 (http://www.ahiworld.com/2007_policy_statements.html#1) përmbajnë pohimet e mëposhtme për Shqipërinë:
    “Mbi minoritetin Grek të Epirit të Veriut, IGA i bën thirrje qeverisë amerikane, në të mirë të interesave të saj dhe të qëllimit të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkanin jugor, të ndërmarri dialog diplomatik intensiv me qeverinë shqiptare për të siguruar shtetin ligjor dhe të drejtat themelore të njeriut, për këtë minoritet. SHBA duhet ta bëjë të qartë se, Shqipëria duhet t’i trajtojë minoritetet e saj në mënyrë të drejtë dhe humane, ashtu siç kërkon që të trajtohen minoritetet shqiptare të ndodhura në vendet fqinjë”.

    Me këto fjalë ju sërish ia keni arritur të ndotni atmosferën, me mitet absurde greke të urrejtjes. Jo vetëm që shqetësimet e ngritura janë të pabaza, por agjentët e shovinizmit grek, si IGA, Federata Pan Epirote e Nik Keixh dhe organizata të tjera luftënxitëse që mbështesin deklaratat tuaja, nuk janë të kualifikuara për të dhënë këshilla mbi të drejtat e minoriteteve dhe stabilitetin rajonal. Për ta theksuar këtë pikë, dua t’ju rikujtoj një artikull opinioni të botuar në “Jewish Daily Forward” (http://www.forward.com/articles/gree...y-in-the-shoa/) me autor Endrju Apostolu, të titulluar “Greqia duhet të njohë bashkëpunimin e vet në Shoah”. Z.Apostolu thotë: “Në mars 1943, pushtuesit nazistë gjermanë, të ndihmuar në mënyrë të vullnetshme nga zyrtarë grekë të të gjitha niveleve, si dhe nga vetë policia greke, nisën të internonin çifutë nga Salonika, drejt kampeve të shfarosjes së Aushvic-Birkenau. Ata jo-çifutë, sipas deklaratave të dëshmitarëve, nuk shfaqën asnjë interesim për fatin e bashkëkombësve çifutë dhe mbas dëbimeve masive, qytetarët jo-çifutë nisëm grabitje në shkallë të gjerë të pronave çifute. Vetëm 2000 persona të komuniteti çifut mbijetuan, në krahasim me 47.000 që ishin në 1943.

    Asnjë nga zyrtarët dhe policët grekë që morën pjesë në internimet e çifutëve drejt kampeve të vdekjes, nuk janë dënuar për këtë krim. Shumë nga pronat çifute ende nuk u janë kthyer pronarëve të ligjshëm”. Fatkeqësisht, shifra që paraqet z.Apostolu rreth numrit të viktimave të Holokaustit me kombësi greke, mund të jetë më e ulët sesa shifra reale. Sipas të ndjerit Harvi Sarner, autori amerikano-hebre i librit “Shpëtim në Shqipëri” (http://blog.aacl.com/rescue-in-albania/), numri total i çifutëve të internuar nga Greqia ishte afro 60.000. Gjithsesi, pavarësisht nga numri i saktë, këto krime janë tragjike në çdo lloj shkalle, por janë bëhen akoma më shqetësuese kur merret parasysh fakti se grekët nuk vepruar as për ta parandaluar këtë gjenocid.

    Pasiviteti grek ndaj Holokaustit e bën akoma më revoltues pohimin tuaj antishqiptar, nëse shihen edhe aktet heroike të shqiptarëve. Ky kapitull historik është përjetësuar në “Shpëtim në Shqipëri”, ku Z.Sarner pohon, “Shqipëria është i vetmi vend në Evropë, ku çifutët nuk kanë rënë viktima të makinës vrasëse naziste... i vetmi vend i pushtuar, që e shmangu persekutimin nazist të çifutëve dhe ku 100% të çifutëve mbijetuan. Ishte i vetmi vend i pushtuar ku, pas Luftës së Dytë Botërore, popullata çifute ishte më e shumtë në numër në krahasim me përpara saj”. Gjatë pushtimit nazist, shqiptarët e vunë veten në rrezik të madh, si rrjedhojë e strehimit të çifutëve. Në shumë raste, fshatra të tëra shqiptare ishin në dijeni të çifutëve, që fshiheshin nga kriminelët nazistë. Këta çifutë merrnin identitete shqiptare dhe jetonin me familjet shqiptare, shumica e të cilave ishin të fesë myslimane. Në rastet kur vendndodhja e tyre mund të zbulohej, shqiptarët i lëviznin çifutët nga një familje në tjetrën, për t’i ndihmuar t’i shpëtonin kapjes.

    Pse ky ndryshim radikal i fatit të çifutëve në Shqipëri, në krahasim me ata në Greqi? Sepse virtytet shqiptare të trimërisë, dhembshurisë, nderit, tolerancës dhe sakrificës, ishin më të forta sesa faktorët motivues për grekët: ruajtja e vetes dhe mungesa e tolerancës për persona me prejardhje të ndryshme etnike apo fetare. Meqë z.Sarner nuk është më mes nesh që të më mbështesë, mjafton të pyesni Abraham Foksman, drejtori i Ligës Anti-Shpifje, i cili ka qenë në krye të shumë ceremonive në nder të Shqiptarëve të Drejtë.

    Zotin Foksman, mund edhe ta pyesni se çfarë mendon ai rreth përpjekjeve greke për të mbrojtur “të drejtat themelore të njeriut”, të 60.000 çifutëve, që paraardhësit tuaj ua dhuruan “Makinës Vrasëse Naziste”. Fatkeqësisht, shqiptarët e njohin mirë mirësjelljen greke në lidhje me minoritetet dhe “të drejtave themelore të njeriut”. Sepse ngjarjet që rrodhën gjatë shpërbërjes së pjesës ballkanike të Perandorisë Osmane, e tregojnë qartë se si Greqia aneksoi territore. E mbajmë mend shumë mirë se si në 1913, ushtarët grekë u tërbuan përgjatë jugut të Shqipërisë, duke vrarë burra, gra dhe fëmijë. Në disa raste, i mblidhnin burrat shqiptarë si të ishin kafshë, i fusnin në xhamitë e fshatrave dhe i vinin zjarrin ndërtesave, me banorët akoma të gjallë. Ulërimat e tmerrshme të atyre burrave i kanë përndjekur nënat, gratë dhe bijat, përgjatë jetës së tyre. Për më tepër, disa nga këto gra janë përdhunuar nga grupe ushtarësh grekë, duke mbartur kështu përveç dhimbjes, edhe turpin. Më thoni ju lutem, Z.Rosides, çfarë ndodhi me “të drejtat e tyre themelore”?

    Shqiptarët kurrë nuk do t’i harrojnë ngjarjet e përshkruara nga Xhozef Xhakobs, Shefi i Misionit Amerikan në Shqipëri në 1945, i cili thotë: “Në vjeshtë të 1944 dhe gjatë muajve të parë të 1945, autoritetet (greke) në veri-perëndim të Greqisë, kryen akte të egra dhune ndaj 25 mijë çamëve (shqiptarë) banorë të Çamërisë, dhe i dëbuan nga shtëpitë e tyre”. Grekët më tej, vranë mbi 5 mijë burra, gra dhe fëmijë çamë, dhe dukej qartë se kjo ishte përpjekje për të krijuar një rajon kufitar me Shqipërinë të pastër etnikisht. Këto pogrome (masakra) ishin pika kulmore e spastrimeve etnike dhe gjenocidit që grekët ultra-nacionalistë e kishin nisur që në 1913. Në 1945, nacionalistët grekë e kishin spastruar atë zonë nga shqiptarët etnikë dhe kishin zhvatur pronat e tyre, që sot arrijnë vlerën prej rreth 4 miliardë dollarësh amerikanë. Dhjetëra-mijëra çamë shqiptarë jetuan në azil që prej asaj kohe dhe ndërkohë, Greqia nuk ka bërë asnjë përpjekje për të vënë në vend drejtësinë. Pyes veten, çfarë mendoni ju për “të drejtat themelore” të çamëve?

    Marsin e kaluar është shfaqur një video në YouTube, (http://www.youtube.com/watch?v=LX9zt9CnKPY) ku tregohet se si ushtarët grekë, gjatë ushtrimeve këndojnë në kor: “Do përdorim lëkurën e turqve, për të bërë çizmet tona, dhe zorrët e shqiptarëve, për të bërë lidhëset.” Fakti që edhe një njësi e vogël e ushtarëve grekë bënë komente të tilla raciste është i dënueshëm, njësoj si veprimet e dënueshme të një grupi të vogël ushtarësh amerikanë në burgun famëkeq të Abu Graib në Irak. Por, fakti është se, këto lloj këngësh raciste janë institucionalizuar dhe mbështeten nga e gjithë struktura ushtarake greke. Akoma më shqetësues është fakti se, shfaqjet e racizmit nuk janë të izoluara vetëm brenda ushtrisë greke dhe ky fakt është një tjetër tregues i rrënjëve të thella të ksenofobisë dhe racizmit antishqiptar në Greqi. Kjo video gjithashtu, na kujton rrezikun që paraqesin ultra-nacionalistët grekë, ndaj, siç e quajtët edhe ju, “paqes dhe stabilitetit në Ballkanin jugor”.

    Duke pasur parasysh se Greqia është vend anëtar i NATO-s dhe BE-së, këto organizma (sidomos SHBA, si një anëtar kyç i NATO-s) duhet t’i bëjnë presion qeverisë greke, që kjo ta hetojë këtë çështje thellësisht dhe të kërkojë veprime korrigjuese, me qëllim, që kjo sjellje të parandalohet në të ardhmen.
    Nëse Shqipëria do të kishte në krye udhëheqës kompetentë, të fortë dhe patriotikë, qeveria e saj duhet t’i kishte kërkuar qeverisë greke marrjen e masave disiplinore ndaj ushtarëve që shfaqeshin në video, duke kënduar slogane raciste antishqiptare. Fatkeqësisht, Shqipëria po mban mbi kurriz “udhëheqës” të korruptuar, egoistë dhe pa karakter, si Sali Berisha dhe Fatos Nano, të cilëve u interesojnë më shumë ambiciet personale sesa mirëqenia e shqiptarëve. Për këtë arsye, “ish” komunistët Nano dhe Berisha, janë kthyer në shërbëtorë të interesave ekonomike greke dhe të makinacioneve vulgare të agjentëve shovinistë grekë, të udhëhequr nga Koloneli Anastas Janullatos. Sa i përket shpifjeve tuaja rreth situatës së popullatës minoritare greke në Shqipëri, të cilët janë rreth 30 mijë në numër, as qeveria amerikane, as ndonjë organizatë e njohur ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, nuk i ka mbështetur pretendimet tuaja revoltuese.

    Kjo, për arsye se është fakt që minoriteti grek jeton krah për krah me shqiptarët, kanë disa burime mediatike që komunikojnë dhe botojnë vetëm në gjuhën greke, kanë një proporcion tri herë më të mirë nxënës/mësues në shkollat e tyre në krahasim me shqiptarët, gëzojnë një sistem që mundëson edukimin në gjuhen greke, nga shkolla fillore deri në universitet, si dhe kanë një përfaqësi më të lartë në qeverinë shqiptare, në krahasim me numrin e popullsisë.

    Në të kundërt, qindra-mijëra shqiptarët etnikë që jetojnë në Greqi sot, janë viktima të “Helenizimit”, forma greke e spastrimit etnik dhe aparteidit, që përfshin diskriminim të rëndë shoqëror dhe institucional. Si pjesë kryesore të spastrimit etnik, shqiptarët detyrohen të ndërrojnë emrat e tyre në emra grekë, të konvertohen në fenë ortodokse dhe të flasin vetëm greqisht; dhe kjo u mundëson vetëm nivelin më të ulët të mundshëm ekonomik. Këto mund të quhen hapur shkelje të të drejtave të njeriut, ndërkohë që ju sfidoj të tregoni me fakte se grekët etnikë në Shqipëri, po trajtohen në ndonjë mënyrë që i ngjan sado pak këtij trajtimi të tmerrshëm.

    Dhe ju dhe mbështetësit tuaj, keni pafytyrësinë të predikoni “të drejtat themelore të njeriut dhe të minoriteteve”? Kjo pozë e paturpshme i ka dhënë një kuptim të ri hipokrizisë (një fjalë me origjinë greke), që, sipas mendimit tim, duket se përkufizon një nga cilësitë më jetëgjata të karakterit tuaj. Nëse kihet parasysh e kaluara, grekët e kanë treguar me kohë mungesën e kredencialeve të duhura, për të këshilluar të tjerët mbi të drejtat e minoriteteve dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Përsa i përket emërtimit të gabuar të pjesës jugore të Shqipërisë, si “Epiri i Veriut” dhe shqetësimin tuaj fals, për “paqen dhe stabilitetin në Ballkanin jugor”, unë dua t’ju drejtoj një pyetje: Si është e mundur që ju jeni kaq të shqetësuar për “paqe dhe stabilitet” kur emërtimi që përdorni, “Epiri i Veriut”, është një pretendim i mbuluar dhe luftënxitës mbi territorin e një vendi tjetër të pavarur?

    Në vend që të vazhdoni të hidhni gurë nga shtëpia juaj e xhamtë, ju sugjeroj të merrni hapat e mëposhtëm, me qëllim vënien në vend të drejtësisë: 1. Njihni bashkëpunimin grek me Holokaustin, lutuni që populli Hebre t’ju falë dhe njihni bëmat fisnike të “Të Drejtëve Shqiptarë”; 2. Spastrimin etnik dhe gjenocidin, që grekët kanë ushtruar kundër shqiptarëve dhe mbështesni një program për kthimin e pronave; 3. Nxisni qeverinë greke të ndalë abuzimet e të drejtave të njeriut të shqiptarëve; 4. Kërkoni hetim të plotë të çështjes së racizmit brenda rangjeve të ushtrisë greke dhe kërkoni të merren masa disiplinore kundër ushtarëve në video, që këndonin slogane raciste antishqiptare; 5. Mos i fryni më zjarrit të tensioneve etnike në Ballkan, duke e paraqitur në mënyrë të gabuar statusin e grekëve në Shqipëri; 6. Braktisni ambiciet tuaja luftarake për aneksimin e pjesës jugore të Shqipërisë.

    Kuptohet, që shqiptarët nuk janë të përkryer dhe Shqipëria ka shumë probleme; ndërkohë që pesë dekada komunizmi dhe shtypjeje brutale, të kombinuar me konflikte rajonale të nxitura nga fqinjët e saj dhe nga udhëheqësit e saj të korruptuar, nuk e kanë përmirësuar gjendjen. Por, pavarësisht gjithë të metave të tyre, për një gjë populli shqiptar mund të krenohet, ndryshe nga grekët, historia e tyre e tolerancës ndaj të tjerëve. Në deklaratat tuaja, ju i bëni thirrje Amerikës të veprojë “në të mirë të interesave të saj”.

    Kuptohet, që ka disa fusha me rëndësi strategjike, ku vetëm SHBA mund të ushtrojë presion ndaj qeverisë shqiptare dhe, çuditërisht, një nga këto fusha, ku biem të gjitha palët dakord, është respektimi i shtetit ligjor. Gjithsesi, është qesharake t’i kërkosh qeverisë amerikane të harxhojë kohën e saj për t’u marrë me një problem të paqenë, si minoriteti grek. Sa për sqarim, shqiptarët janë mbështetësit më të mëdhenj të SHBA-së; siç e tregon fakti që ushtarët shqiptarë po luftojnë përkrah ushtarëve amerikanë në Afganistan dhe Irak, madje, nuk është për t’u çuditur nëse flamuri amerikan valëvitet krah për krah flamurit shqiptar në çatitë e shtëpive shqiptare.

    Kjo situatë është shumë ndryshe në Greqi, ku ka anti-amerikanizëm të fortë dhe vendi i vetëm ku valëvitet një flamur amerikan është ambasada e SHBA-së. Pendesa nuk mund të pritet nga ata që kanë praktikuar në mënyrë të vazhdueshme spastrime etnike dhe kanë ndihmuar apo kanë kryer gjenocid. Por gjithsesi, nuk është kurrë shumë vonë për të marrë një drejtim të ri, në interes të “paqes dhe stabilitetit në Ballkanin jugor”. Kështu, duke pasur parasysh edhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe pavarësinë e shpejtë të Kosovës, do të ishte mirë sikur në këtë periudhë të mundoheshit të zbatonit këshillën e ministrit të Jashtëm Maqedonas, i cili tha: “Lobi Greko-Amerikan bën mirë ta përqendrojë vëmendjen dhe energjitë e veta, për përmirësimin e situatës në vendin e tyre dhe për mbështetjen e stabilizimit të Ballkanit, brenda kuadrit unifikues të NATO-s”.
    Sinqerisht, Gary Q. Kokalari

    *Artikulli është një letër e hapur e z.Kokalari për z.Gene Rossides, President i Instituti Greko-Amerikan, Washington. Përktheu nga anglishtja, Borana LUSHAJ

  2. #2
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    ...Z.Kokalari eshte nje aktivist i njohur..nder te rrallet qe ka bere vete sa nje institucion...si per Ceshtjen e Kosoves...ashtu edhe ceshtjen shqiptare ne pergjithesi...eshte nje intelektual atdhetar i shkelqyer... I Lumt..dhe lum ne qe kemi njerez te tille...Sigurisht qe ka qeliza gjaku si te Musine Kokalarit...

    Me nderime per z.G.Kokalari dhe atdhedashurine...,
    bili99,USA

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Personalisht e vleresoj shume z. Kokalari. Eshte me te vertet nje patriot me vlera te medha atdhetare.

    Qe nga Washington deri ne Tirane apo Prishtine e ngre zerin per kombin shqiptar. Nuk do tja dije as per Nano as Berisha as grek as per serb nuk i bene syri terrr fare per funderrinat shqipo-greke.

    Zotesine intelektuale qe ka perzier me patriotizem e bene te jete me te vertet shume njeri me vlere per kombin shqiptar.

    Eshte per tu theksuar se vepra dhe puna e Gary Kokalarit per kombin shqiptar i verben disa pseudo patriote. Shqeteson greket se Kokalari shkruan ne New York Times dhe u nxjerr te pa larrat dhe dinakerine greke kunder Shqiperise . Shqeteson Fatos Nanon se i shkruan letra qe i thote o hajdut ku i gjete milliona dollar. Shqeteson Sali Berishen se i kerko hesap per te bijen qe i eshte muli millionere.

    Bravo i qofte asaj NENE qe e ka rritur.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    bili99
    ...Z.Kokalari eshte nje aktivist i njohur..nder te rrallet qe ka bere vete sa nje institucion...si per Ceshtjen e Kosoves...ashtu edhe ceshtjen shqiptare ne pergjithesi...eshte nje intelektual atdhetar i shkelqyer... I Lumt..dhe lum ne qe kemi njerez te tille...Sigurisht qe ka qeliza gjaku si te Musine Kokalarit...
    Dera nga e cila ka dale Geri Kokalari

    ---------------------------------------------------------------------------

    Musineja, shkrimtarja rebele e totalitarizmit

    Entela Bani
    20-05-2007-shekulli


    Musine Kokalari
    Historia e njërës nga më përfaqësueset e familjes. Kujtimet e nipit të saj, gjatë vizitës në burgun e Burrelit


    Tajari: Kisha nun babën e Enverit, por mbi 10 anëtarë të familjes u burgosun e u internuan. Të tjerë, u pushkatuan

    Gjirokastër- Familje tipike qytetare, me viktima të regjimit. Kështu e quan pas kaq vitesh familjen Kokalari një nga trashëgimtarët. Mbi 10 anëtarë të familjes u burgosën dhe u internuan, ndërsa shumë të tjerë u pushkatuan. Të njëjtin fat pati një nga më të njohurat e familjes, Musine Kokalari, e para shkrimtare shqiptare dhe gjithashtu e para grua që kundërshtoi regjimin totalitar.

    Regjimi

    “Babai im me babain e Enverit kishin miqësi dhe emrat e tre prej ne vëllezërve na i ka vënë Mulla Halili. Pra, unë kam pasur nun babanë e Enver Hoxhës”,- thotë Tajar Kokalari. Sipas tij, familjen e tyre Enveri e njihte personalisht. Ai tregon se me dy vëllezërit e Musinesë dhe veçanërisht me Hamitin, ata kanë qenë bashkëstudentë në Francë. “Por, shpata e Demokleut ra pa mëshirë mbi familjen tonë, duke pasur shumë të pushkatuar e të dënuar. Dy vëllezërit e Musinesë, Muntazi dhe Vesimi u pushkatuan pa gjyq. Po kështu u pushkatua edhe Salim Kokalari, bashkë me grupin e deputetëve”,- thotë ai. Ndërkohë, Musineja nga ana tjetër u burgos dhe më pas u internua. Mbi 10 anëtarë të tjerë të familjes, sipas Tajarit, u burgosën dhe u internuan gjithashtu.

    “Rebelja”

    Lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adana, të Turqisë, studioi në Itali, por shpirtin e kishte në Gjirokastër, aty ku të parët e saj kishin jetuar prej shekujsh. Trashëgimtarja më e njohur e familjes gjirokastrite Kokalari ndihej mjaft krenare për origjinën e saj, ashtu sikurse edhe të gjithë ata që e mbajnë këtë mbiemër. Në vitin 1921, familja kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë. Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme "Nëna Mbretëreshë" dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm me një temë për Nasim Frashërin në vitin 1941. Është anëtare nderi në Akademinë Italiane bashkë me Gjergj Fishtën. Emri i saj ndodhet në enciklopedi të huaja italiane, franceze dhe së fundi në një libër bibliografik të Robert Elsies në Gjermani. Ëndrra e saj për bashkimin mbarëkombëtar gjeti mbështetje të plotë nga familja e saj, i ati, Reshat Kokalari, gjykatës i njohur, dhe nga vëllezërit Vesim, Muntaz dhe Hamit, me profesione, profesor, jurist dhe përkthyes. Këta ishin dhe njëkohësisht shokë të saj, me të cilët konsultohej.

    Krijimtaria dhe arrestimi

    Librin e parë "Seç më thotë nënua plakë" e botoi në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës "Zëri i Lirisë".Një vit më pas, boton librin e dytë "Rreth vatrës". Në të njëjtin vit, në 12 nëntor, u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari, ndërsa vëllai tjetër Hamiti (autor i librit ‘Kosova, djep i shqiptarizmit’) shpëtoi rastësisht, pasi ishte sëmurë me tifo. Katër ditë më vonë, e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit "Sa u tund jeta".Më 23 janar të vitit 1946, u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Kur kjo po gjykohej, babai i saj erdhi nga Italia ku po kurohej dhe sa mori vesh lajmet për fatin e fëmijëve, mbylli sytë përgjithmonë. Këtë, Musineja e mësoi në kohën kur ishte në burg, ndaj dhe ajo vendosi të mos flasë se pasoja do të binin mbi nënën, nuset e vëllezërve të pushkatuar apo dhe fëmijët e tyre.

    Internimi

    “Kujtdo i dhimbset tragjedia e vajzës së re. Më kujtohet sesi një ditë, nënua plakë e heshtur, e përlotur dhe e thinjur, si e dalë nga legjendat më mori me vete për të parë në burg Musinenë, vajzën e saj të vetme. Kisha në duart e mia fëminore një tufë zambakësh të bardhë, të cilave u ranë petalet nga era e ftohtë e Burrelit dhe nuk arritën kurrë te halla ime e burgosur, e vetmja femër në atë ferr”. Kështu shprehet nipi i saj, Artemis Kokalari, në parathënien e librit “Sa u tund jeta”. Vitet e burgut u pasuan nga internimi, në vitin 1961. U dërgua në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Plot 20 vjet më vonë, sëmuret me kancer dhe pas dy vjetësh u nda nga jeta. Arkivolin e transportoi një kamion zhavorri. U varros pa pasur pranë të afërmit e saj. Më vonë, me kujdesin e nipit të saj, Hektor Kokalari, bëhet rivarrimi i saj pranë familjarëve në Tiranë.Në vitin 1993 Musine Kokalari shpallet “Martire e Demokracisë”.

    Qyteti i gurtë në penën e Musine Kokalarit

    Kjo është gjirokastra ime

    “Gjirokastra, botë e madhe pa fund e që s’kish shoqe për moshën time të parë. Gjirokastra trime, anë mb’anë me shkëmbinj e udhët plot gurë. Gjirokastra e përpjetëlave dhe e tatëpjetëlave. Gjirokastra plakë e regjur në mjerime e varfëri, në ditët e nxehta të verës që afshi i ngrohtë del nga dërrasat e çative e djersa kullon nga balli i tij që me torvë në kraha ngjitet për në shtëpi, në netët e ftohta të dimrit rreth zjarrit e që nga jashtë dëgjohet fërshëllima e erës së tërbuar që thyen degë e pemë bashkë e gjëmon nëpër mazgalle e baxhara, ndjekur nga prapa nga oshëtima e bubullimave e drita e vetëtimave dhe shiut të madh që bie I paprerë. Gjirokastra e kujove dhe e këngëve që buçitnin një herë e një kohë nga dritaret e mëdha të shtëpive, buzë përronjve, ndënë hien e rëndë të kalasë së Ali Pashës, anës e anës udhëve të shtrembëta me një mijë të hyra e të dala, rrëzë kodrave shtëpi që ngjajnë njëra mbi tjetërn, shkalla-shkalla nga maja e shkëmbinjve të Këcullës, që duket sikur e mban qytetin në pëllëmbë të dorës dhe q’andej përshëndet malet e Lunxhërisë, në mëngjes kur lind dielli dhe në mbrëmje kur perëndon me rrezet e fundit sa humbasin fare”.

    Familja sot

    Anëtarët e familjes së madhe Kokalari, që numëron më shumë se 15 breza janë shpërndarë sot në të gjitha anët e globit. Në Gjirokastër ata jetojnë në lagjen “Palorto”, ndërsa janë vendosur në Tiranë, Durrës, Berat, Vlorë, Shkodër, por edhe jashtë Shqipërisë si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Japoni, Irlandë e Gjermani. Shtëpia e madhe dhe e vjetër e familjes vazhdon të jetë aty ku u ndërtua 250 vjet më parë, duke e patur Gjirokastrën si në pëllëmbë të dorës, ndërsa ka pësuar ndryshime në fasadën e jashtme.

    Rrëfimi i Tajar Kokalarit, një nga të vjetrit e mbetur në Gjirokastër: Krushqitë dhe pasuritë e familjes

    Familja Kokalari, një histori 250- vjeçare

    Nga mbajtja e mbiemrit Hoxha, deri në regjistrimin e kohës së Zogut, në 1930, kur u njohën përfundimisht, Kokalarë



    GJIROKASTËR- Më shumë se 15 breza ngritën historinë e njërës prej familjeve më të vjetra e të njohura, jo vetëm në Gjirokastër. Me një histori të lashtë, Kokalarajt kanë jetuar përgjatë më shumë se 250 viteve në lagjen “Palorto” të qytetit të gurtë. Lagjja, e cila njihet gjithashtu edhe si më e vjetra e qytetit e ka zanafillën, fill pas daljes së banorëve nga kalaja e përhapja e tyre fillimisht rreth saj. Shtëpia e ngritur aso kohe e tashmë e rikonstruktuar, ruan elementët më të realizuar të një banese karakteristike gjirokastrite. Njëherësh të një dere të fisme e të pasur.

    Nuk ka asnjë dyshim për rrënjët. Puro shqiptarë. Tajar Kokalari, ish-mësues në gjimnazin “Asim Zeneli”, njëri prej trashëgimtarëve të familjes së vjetër, rrëfen gjithë krenari historinë e të parëve, që nga koha kur strëgjyshërit mbanin mbiemrin Hoxha, ngritjen e shtëpisë, intelektualët e fisit dhe dhembjen për pronat që nuk po arrijnë t’i marrin. Për origjinën e mbiemrit, ai pranon se janë hedhur hipoteza të ndryshme. Gjë që faktohet edhe në arkiva. “Kokë e pastër, kokë e larë” është një interpretim i mbiemrit, ndërsa mund të interpretohet edhe si ‘kokë me dafina”, pasi në latinisht “laura” quhet dafina. “Ka pasur një rast kur një gazetar grek e nxirrte familjen tonë greke, duke qenë se e lidhte me fjalën “kokalla” që në shqip përkthehet kockë. Shkrimin e tij të përkthyer në shqip e botoi edhe një e përditshme shqiptare”,- thotë Tajari, duke e kundërshtuar ashpër një gjë të tillë. Duke iu referuar këtij shkrimi, ai citon: “Gjirokastra është Epir dhe i përket Greqisë, se në të ekzistojnë edhe familje greke si Kallapodhatët (që janë nga Delvina dhe puro shqiptarë) dhe Kokalarajt, thuhej në këtë shkrim. E kam kundërshtuar, pasi ne jemi shqiptarë”,-ngul këmbë ai.

    ***

    Dekada më parë, mbiemri i vërtetë i Kokalarjave ishte Hoxha dhe janë i njëjti trung edhe me Hoxhatët. “Një stërgjyshi ynë, që u rrit jetim te Kokalarajt e parë, e ndërroi mbiemrin dhe mbajti atë të familjes që e rriti. Për një kohë të gjatë familja jonë njihej me të dy mbiemrat, ndërsa kur u bë regjistrimi i popullsisë në kohën e Zogut, në vitin 1930, ne morëm përfundimisht mbiemrin Kokalari”- rrëfen Tajar Kokalari.Megjithatë, sipas tij, në regjistrin themeltar të gjendjes civile ekziston edhe mbiemri Hoxha. Si të gjithë familjet e njohura, edhe Kokalarajt për lidhjen e krushqive kanë respektuarë sërën. Aq sa kujton Tajari, krushqitë bëheshin vetëm brenda qytetit dhe me familje që kishin nivel të njëjtë me të tyrin. Ai tregon se kanë bërë krushqi me Budajt, Kallajxhinjtë (prej nga kishte gjyshen), Emiratët, Kashahajt, Çënajt, Karagjozatët, Çipatët, Selfatët, Xhaxhiajt, Kukaj, Babametot, Zazanaj e deri te Kallapodhatët e Delvinës, që kanë qenë të njohur që nga Koha e Tanzimatit, e të cilëve edhe Enver Hoxha në një vizitë në Gjirokastër këndoi këngën e tyre.

    Pasuria

    Shumë prona. Shumica të shkatërruara e të lëna në harresë, të tjera të rimarra. Ashtu sikurse të gjitha familjet e mëdha, edhe Kokalarajt shquheshin për potencialin ekonomik, kulturor e patriotik. “Kemi pasur çiflig në Palokastër, toka në Dropull, në fund të fshatit të tanishëm “Asim Zeneli” në një zonë të quajtur Gjirofshat. Mbi 15 dyqane në Pazar kanë qenë të familjes sonë, prej të cilave 5-6 u shkatërruan kur u bë zgjerimi i rrugës”- tregon ai, duke numëruar pronat e Kokalarajve. Sipas tij, një banesë dhe një hotel kanë qenë pronat të tyre, të cilat gjithashtu u sekuestruan. Tashmë u janë kthyer vetëm dyqanet e mbetura pa prishur në Pazar, se për prona të tjera nuk bëhet fjalë. “Tre vëllezër të mi nuk jetojnë më dhe nuk arritën t’i merrnin pronat e babait. Them se as unë nuk do të arrij t’i shoh ato”,- thotë ai, ndërsa shton se Kokalarajt kanë prona edhe në Greqi. Tajari thotë se një degë e trungut të tyre është shkëputur edhe është vendosur në shtetin grek dhe atje vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jetojnë njerëz të fisit Kokalari.

    Shtëpia

    Një tregues mjaft i qartë i ekonomisë mjaft të mirë që kishte familja e tregon edhe ndërtimi madhështor i shtëpisë, që ruan të gjithë elementët më të realizuar të një banese karakteristike gjirokastrite. Banesa që shquan për kompozimin e hedhur në lartësi, pamjen kryesore monumentale dhe karakterin e dalluar mbrojtës është ndërtuar më shumë se 250 vjet më parë dhe ndodhet pikërisht pas gjimnazit “Asim Zeneli”. “Ja përpara syve kemi një udhë të ngushtë. Në fund të saj hapet një shesh i vogël. Në anë të djathtë është një portë e madhe me dy sufa dhe në të mëngjert një tjetër. Aty afër një fik i vogël. Mure të larta rrethojnë shtëpinë me dy kate. Ballët e ture bien në avlli me penxheret veshur me kafaze”. Kështu e përshkruan Musine Kokalari, një nga emrat e shquar të kësaj dere, në librin e saj “Sa u tunt jeta” shtëpinë e familjes, e cila tashmë është rikonstruktuar. Pas zgjerimit të familjeve, në vitin 1936 vëllezëria u nda dhe u ndërtuan edhe shtëpi të tjera, pjesa më e konsiderueshme e të cilave në lagjen “Palorto”.

    Intelektualët

    «Xhaxhi im priti Hysni Kapon në vizitën e parë në SHBA»

    Investimi intelektual duket se ka qenë një motiv për Kokalarajt, të cilët janë shquar për trashëgimtarë të denjë, duke filluar nga Sami Kokalari, kryetar bashkie i Gjirokastrës, te Musine Kokalari, shkrimtarja dhe disidentja e njohur e deri të Geri Kokalari, biznesmeni shqiptaro-amerikan. Familja e Reshat Kokalarit, (që njihet si më intelektualja ndër Kokalarajt) themeloi të parën shtëpi botuese të tipit europian, të quajtur “Menagjeritë shqiptare”, ku u botuan veprat e Gëtes, Shilerit, Shekspirit, Servantesit etj. Edhe botimi i parë i librit “Sa u tund jeta” i Musine Kokalarit u bë nga kjo shtëpi botuese. “Xhaxhai im, Miko Kokalari, i cili emigroi në SHBA ka pasur ortakëri me Karagjozatët në tregtinë e djathit “Delja”. Madje në vitin 1946 kur delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Hysni Kapo vajtën në vizitën e parë në SHBA ishte Miko Kokalari bashkë me shqiptarë të tjerë ata që i pritën. Ndërsa edhe Geri Kokalari rrjedh nga familja jonë. Unë dhe babai i Gerit jemi kushërinj të dytë”, rrëfen më tej Tajari.

    Kokalarajt pas luftës

    Tajari: Kam pasur nun babanë e Enverit

    Ashtu sikurse të gjitha familjeve të pasura, edhe familjes Kokalari iu sekuestruan të gjitha pasuritë. Por sikur sekuestrimi i pasurive të mos mjaftonin, mjaft anëtarë të familjes, u pushkatuan, burgosën e internuan. “Babai im me babain e Enverit kishin miqësi dhe emrat e tre prej në vëllezërve na i ka vënë Mulla Halili. Pra, unë kam pasur nun babanë e Enver Hoxhës. Ndërsa familjen tonë Enveri e njihte personalisht. Me dy vëllezërit e Musinesë dhe veçanërisht me Hamitin kanë qenë bashkëstudentë në Francë. Por, shpata e Demokleut ra pa mëshirë mbi familjen tonë, duke patur shumë të pushkatuar e të dënuar. Dy vëllezërit e Musinesë, Muntazi dhe Vesimi u pushkatuan pa gjyq. Po kështu u pushkatua edhe Salim Kokalari u pushkatua bashkë me grupin e deputetëve. Musineja nga ana tjetër u burgos dhe më pas u intenrua. Mbi 10 anëtarë të tjerë të familjes u burgosën dhe u internuan gjithashtu. Familja jonë është një familje tipike qytetare, me viktima të regjimit”,- shprehet Tajar Kokalari.

    --------------------------
    foto: Musine Kokalari
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Une kam respekt per Gary Kokalarin, por njekohesisht edhe disa rezerva kur bie fjala tek njohja me historine shqiptare. Gjithesesi, sa me siper nuk eshte letra e tij e pare dhe s'do te jete e fundit ne favor te kombit tone. Kete e them me siguri, sepse gjate nje vizite time ne Boston (MA), kam qendruar ne nje familje shqiptare te lidhur me Kokalarin dhe kam kuptuar aktivizimin e tij dhe shqiptareve apo shqiptaro-amerikaneve te tjereve (te cilet nuk duhen perjashtuar) ne favor te ceshtjes shqiptare.

    E pergezoj per keto nisma, sepse ne fund te fundit e ngre zerin ashtu sic shteti yne nuk e ka ngritur asnjehere. Ketu del ne pah edhe niveli kulturor i secilit...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #6
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Historia.......

    Citim Postuar më parë nga Borix
    Une kam respekt per Gary Kokalarin, por njekohesisht edhe disa rezerva kur bie fjala tek njohja me historine shqiptare. Gjithesesi, sa me siper nuk eshte letra e tij e pare dhe s'do te jete e fundit ne favor te kombit tone. Kete e them me siguri, sepse gjate nje vizite time ne Boston (MA), kam qendruar ne nje familje shqiptare te lidhur me Kokalarin dhe kam kuptuar aktivizimin e tij dhe shqiptareve apo shqiptaro-amerikaneve te tjereve (te cilet nuk duhen perjashtuar) ne favor te ceshtjes shqiptare.

    E pergezoj per keto nisma, sepse ne fund te fundit e ngre zerin ashtu sic shteti yne nuk e ka ngritur asnjehere. Ketu del ne pah edhe niveli kulturor i secilit...
    .................................................. .................

    I dashur Borix,
    Sa per historine eshte e vertete qe ne relativisht te gjithe kemi note te dobet..por, ama vullneti per te mesuar eshte tek ne.Te jetosh ne Amerike..ne kete dinamike te shpejte do te them as mbinjeriu nuk do te arrinte te mesoje sa duhet histori..nga e tanishmja shume e pasur dhe aktualitete..dhe duke marre pjese ,dhe duke qene aktor ne berjen e historise ...Te lindesh ne Amerike te jetosh gjithe jeten ketu dhe te punosh per vendin dhe popullin e origjines me aq dashuri e zell,do tia kish zili gjithe bota..kjo eshte idealja...e rralla....e jashtzakonshmja....
    Me vjen mire qe vlerson..respekton nje pune ..dhe nje atdhetar....nje njeri qe ben histori per vehten dhe vendin e vet.......

    Sa per Geri Kokalari,une personalisht nuk e njoh...e kam pare ne demostrata te medha per Kosoven ne vitet '90ta ..Por, kam percjelle aktivitetin atdhetar te tij...ne mediat me prestigjioze ketu ne Amerike ishte kenaqesi kur ai merrte pjese ne debate perballe ..kundershtarve,serb,grek..dhe miq te tyre....ne CNN,MSNBC etj...

    Dhe BARAT...s'di si te te falenderoj ...je Ti ne ate zinxhirin e te rralleve.....Kam lexuar me perpara per Musine Kokalarin nga S.Repishti..dhe kam qare ateher dhe tash tek ky shkrim me i gjate.....tek shihnje ato petale trendafili qe i mbarti era e Burrelit dhe nuk mberrine ne dore te halles Musine............
    Nuk e di me te vertete ne ka me mire se te jeshe shqiptar...?
    Falemnderit

    O , SA MIRE ME QENE SHQIPTARE.....dua te bertas ne kupe te qiellit..........


    Me nderime per BARAT, Borix dhe atdhedashurine,
    bili99,USA
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 25-05-2007 më 09:09

Tema të Ngjashme

  1. Arvanitasit, të parët tanë që emigruan në Greqi ne Mesjete!
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 07-09-2010, 13:43
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •