Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3

Tema: Zgėrdheshi

  1. #1
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Zgėrdheshi

    megjithate ka edhe dyshime mbi vendndodhjen e tij, por deri tani ai eshte aty ku thuhet (shenim imi-BARAT)
    ------------------------------------------------------------------------------------
    ZGĖRDHESHI


    Vėshtrim arkeologjik mbi qytetin e Krujės


    Nga: Rexhep HALILI
    E-mail autorin: rexheph@hotmail.com



    Gjeneza e Krujės mesjetare duhet kėrkuar edhe mė thellė, nė shekujt para Krishtit, nė qytetin e Zgėrdheshit. Kėtu mendohet tė shtrihen edhe rrėnjėt e qytetit tė Krujės. Pėr tė mbushur boshllėkun e krijuar nga mungesa e burimeve tė shkruara, njė ndihmesė jashtėzakonisht tė ēmuar, jep materiali arkeologjik. Roli i tij ėshtė parėsor edhe nė ēėshtjen e rėndėsishme tė vazhdimėsisė iliro-arbėrore, proces i cili ėshtė errėsuar nga hiatusi i tė dhėnave historike pėr shekujt VII-XI. Zgjedhja e njė teme tė tillė, nuk lidhet vetėm me origjinėn time dhe vendin qė Kruja zė nė Historinė e Shqipėrisė, sidomos gjatė shek. XV. Kontakti tashmė 5 vjeēar me arkeologjinė, ndikoi nė realizimin e kėsaj teme sipas njė kėndvėshtrimi tė ri, atij arkeologjik.


    "Kapitujt e kėsaj teme janė njė pėrpjekje pėr tė grumbulluar e paraqitur njė sintezė tė materialit historik, dhe aty ku ai mungon, atij arkeologjik, pėr qytetin mesjetar tė Krujės dhe mbi tė gjitha pėr tė hedhur dritė mbi zanafillėn e kėtij qyteti." Rexhep Halili


    Qyteti antik nė Zgėrdhesh

    I-I. Pozicioni gjeografik i zonės ku shtrihet Zgėrdheshi
    Rrėnojat e qytetit antik tė Zgėrdheshit gjenden nė jug-perėndim tė Krujės, pranė vendit tė quajtur Halilaj. Njė rrugė automobilistike fshati, qė kthehet djathtas nė gjysmėn e rrugės FushėKrujė - Krujė, tė ēon pas pak minutash nė rrėzė tė rrėnojave tė Zgėrdheshit. Faqja e kodrės nė tė cilėn shtrihej qyteti, ka formėn e njė trekėndėshi dybrinjėsh me kulmin nga lindja. Nga kjo anė qyteti lidhet me vargun e kodrave qė zbresin nga mali i Krujės. Nė veri, kodra kufizohet nga pėrroi i Ēinarit, kurse nė jug prej atij tė Lanės. Tė dy kėta pėrrenj tė vegjėl kanė krijuar nė kėto anė pjerrėsi dhe buzė tė thepisura shkėmbore, tė cilat formojnė njė mbrojtje tė mirė natyrore pėr njė vendbanim tė hershėm. Ndėrsa drejt perėndimit kodra zbriste ėmbėl duke pėrfunduar nga kjo anė me njė terren tė sheshtė. Kodra mbi tė cilėn u ngrit qyteti i Zgėrdheshit kishte njė pozitė dominuese mbi gjithė hapėsirėn qė shtrihej para saj; ajo u pėrgjigjej nė njė farė mase kėrkesave tė mbrojtjes dhe kishte nė vend gurin pėr nevojat e fortifikimit dhe ndėrtimet e qytetit. Nga ana tjetėr pika e zgjedhur ishte pranė rrugėve qė pėrshkronin krahinėn nga bregdeti nė thellėsi tė vendit dhe nga jugu nė veri e anasjelltas . Kėta faktorė pėrcaktuan zgjedhjen e vendit, por edhe faktorėt e karakterit gjeografik-ekonomik luajtėn rol vendimtar nė lindjen dhe zhvillimin e kėtij qyteti antik.

    I-2. Burimet antike dhe gėrmimet arkeologjike tė ndėrmarra nė tė
    Pėr herė tė parė kėtė pikė arkeologjike e ka vizituar J. G. Han nė vitin 1854 dhe ai hodhi mendimin se te rrėnojat e Zgėrdheshit duhet tė kėrkohet Albanopoli i vjetėr. Hipoteza e Hanit bazohet tek thėnia e Ptolemeut, i cili nė zonėn midis Matit dhe Shkumbinit vendos Albanopolin . Kėtė gjė ai e pėrmend tek vepra e tij e madhe “Geographia” (Gjeografia), qė pėrbėhet kryesisht nga tabela, ku shėnohen dhe pėrcaktohen pozitat e vendbanimeve tė botės antike sipas gradave tė gjatėsisė dhe gjerėsisė gjeografike. Gjeografia e Ptolemeut ka qenė ilustruar edhe me harta. Nė veprėn e Ptolemeut citohen edhe shumė qytete dhe vendbanime tė Ilirisė, Maqedonisė dhe tė Epirit. Ndėr to ka edhe emra tė tillė qė i hasim pėr herė tė parė tek Ptolemeu, siē ėshtė edhe emri i fisit ilir Albanoi dhe i qytetit Albanopolis. Pozicioni gjeografik qė jepet nė tė e lehtėson pėrcaktimin me afėrsi se ku duhet lokalizur vendbanimi . Hipoteza e Hanit mbetet njė hipotezė me shumė vlerė, sepse akoma nuk njohim njė qendėr tjetėr mė tė madhe antike se sa Zgėrdheshin nė zonėn e pėrmendur mė sipėr. Pastaj Zgėrdheshin e vizitoi gjatė luftės sė parė botėrore edhe K. Prashniker, prej te cilit trashėgojmė njė pėrshkrim tė shkurtėr dhe njė plan-skicė. Nė krahasim me dy autorėt e pėrmendur, shėnimet e arkeologut italian P. Sestieri nuk sollėn ndonjė gjė tė re. Nga arkeologėt shqiptarė u ndėrmorėn dy ekspedita gėrmimi nė vitet 1969 dhe 1973 nė qytetin antik tė Zgėrdheshit. Gėrmimet u bėnė nėn drejtimin e prof. S. Islamit dhe nė to morėn pjesė restauratorė, topografė, studentė. Rezultatet historiko-arkeologjike tė arritura prej tyre do ti pėrshkruaj mė poshtė.

    I-3. Pėrshkrimi i rrėnojave antike tė qytetit ilir tė Zgėrdheshit
    Qyteti antik zinte njė sipėrfaqe rreth 10 ha. Nga tė gjitha anėt ai ishte i rrethuar nga mure tė fuqishme, sidomos nga ana lindore e perėndimore qė ishin mė tė kėrcėnuara nga rreziqet e jashtme. Muri rrethues i qytetit nė anėn perėndimore mbyllte bazėn e trekėndėshit nė pjesėt skajore tė dy lumenjve tė pėrmendur mė sipėr. Prej ketij muri ėshtė ruajtur vetėm njė trakt i gjatė rreth 90 m, nė tė janė tė vendosura tri kulla katėrkėndėshe nė intervale tė barabarta njėra prej tjetrės. Ky sistem kullash mendohet tė jetė ndjekur nė tė gjithė gjatėsinė e murit. Duke ndjekur skajin veri-perėndimor mund tė shihen me ndėrprerje gjurmėt e murit qė ngjitej pėrpjetė kodrės pėr tė mbrojtur anėn veriore tė qytetit. Nė kėtė anė pėrdoret edhe njė buzė shkėmbi e cila ėshtė kthyer nė pjesė pėrbėrėse e sistemit tė mbrojtjes tė qytetit. Edhe sot vėrejmė buzė shkėmbit, blloqe tė murit rrethues qė lartėsohej mbi tė dhe gjurmė kullash katėrkėndėshe, qė e pėrforconin kėtė mbrojtje. Mendohet se qyteti ka qenė i ndarė nė tri pjesė si ēdo qytet tjetėr antik. Njė mur i tėrthortė ndante qytetin e sipėrm, akropolin, nga qyteti i poshtėm. Muri ėshtė pėrforcuar nga njė numėr i konsiderueshėm kullash nga tė cilat duken qartė tre. Ka tė ngjarė qė qyteti tė ketė pasur edhe njė mur mbrojtės tė dytė tė brendshėm, qė kalonte nėpėr vijėn R-R’-D’-D. Kėshtu vihet re njė ndarje e qytetit nė tre pjesė dhe vija e pėrshkruar do tė kufizonte qytetin e mesėm.

    Duke u nisur nga kėto tė dhėna tė pakta mund tė thuhet se ky qytet ėshtė ndėrtuar sipas modeleve tė qyteteve bashkėkohore nė Greqi, Maqedoni, Epir, nė bazė tė parimeve urbanistike tė njohura qė nė kohėn helenistike . Pėrveē ndarjeve tė mėdha akropolit, qytetit te mesėm dhe tė vogėl nė Zgėrdhesh dallojmė edhe pjesėn ku ndodheshin sheshi publik dhe tregu i qytetit. Nė Zgėrdhesh ky shesh ishte nė kėmbėn e kodrės, nė njė taracė tė krijuar buzė murit tė jashtėm rrethues. Pėr tu pėrmendur janė edhe rrugėt qė lidhnin hyrjet kryesore ose tė dyta tė cilat e pėrshkronin qytetin nė drejtime tė ndryshme dhe lidhnin nė mėnyrė organike pjesėt pėrbėrėse tė tij. Kėshtu, nė Zgėrdhesh njohim tri rrugė tė tilla qė lidhin qytetin e sipėrm me tė poshtmin; dy prej tyre kishin shkallė tė gdhendura nė shkėmb qė lehtėsonin ngjitjen atje ku terreni ishte i thyer.

    Sipas njė klasifikimi pėr qytetet antikė nė vendin tonė duke u nisur nga vendosja e akropolit nė planimetrinė e tij dallojmė 3 nėntipa qytetesh:

    * Nėntipin pa akropol
    * Nėntipin me akropol nė mes
    * Nėntipin me akropol nė anė


    Duke parė me vėmendje dhe planimetrinė e qytetit themi qė Zgėrdheshi hyn nė nėntipin e tretė . Deri tani njohim tri porta tė qytetit. Njėra gjendet nė anėn jugperėndimore dhe shėrbente si hyrje nė akropol. Kjo ėshtė njė portė e vogėl me njė korridor tė harkuar dhe mbrohej nga njė kullė e jashtme katėrkėndėshe. Porta e dytė gjendet nė anėn veriore nėn murin e brendshėm tė akropolit. Nė anėn e majtė tė saj ndėrtuesit kanė shfrytėzuar si mur shkėmbin, kurse nė anėn e djathtė ėshtė ruajtur muri anėsor dhe gjurmėt e njė kulle katėrkėndėshe. Gjatė gėrmimeve tė ndėrmarra kėtu u gjend edhe njėri prej blloqeve tė pragut me dy gropėza pėr fiksimin e kasave tė portės. Kjo portė me korridorin 2.90 m. tė gjerė dhe rreth 6 m. tė gjatė, duhet tė ketė qenė njė nga portat e mėdha tė qytetit. Porta e tretė gjendet nė anėn perėndimore. Kjo portė ėshtė e vogėl me njė korridor sa gjerėsia e murit rrethues dhe ėshtė shtruar me rrasa guri. Nuk dihet akoma porta kryesore e qytetit, por ka tė ngjarė qė ajo tė ketė qenė nga ana perėndimore, ndoshta aty ku sot gjenden shtėpi banimi. Kėtė mendim qė na e sugjeron konfiguracioni i terrenit na e pėrforcojnė edhe shkallėt e gdhendura nė shkėmb, tė cilat me drejtimin e tyre tė ēojnė nė hapėsirėn e pėrmendur . Brenda mureve rrethues qyteti ėshtė zhvilluar nė pėrputhje me kushtet e terrenit. Meqė terreni ishte i pjerrėt ai ishte sistemuar me anė tarracash pėr nevoja te ndėrtimeve qytetare. Kėshtu njė radhė muresh tarracimi kanė shėrbyer pėr pėrshtatjen e kėtij terreni tė pjerrėt nevojave tė ndėrtimeve publike e private tė qytetit. Furnizimi me ujė tė pijshėm mbėshtetej kryesisht nė sterat dhe rezervuaret qė ndėrtoheshin brenda qytetit ose duke shfrytėzuar trashėsinė e mureve rrethuese. Burime brenda territorit tė rrethuar duket se nuk ka pasur, kėshtu furnizimi me ujė ėshtė bėrė me anė tė sterave.

    Vendet mė tė dukshme janė pėrdorur pėr ndėrtimin e godinave tė rėndėsishme shoqėrore. Gjatė gėrmimeve janė vėnė re gjurmė muresh godinash. Gjetjet arkeologjike tregojnė nga ana tjetėr se qyteti ka qenė shtrirė edhe jashtė mureve rrethuese. Nė njė kodėr tė vogėl, nga ana jugore, qė gjendet pėrtej pėrroit tė Lanės, duken gjurmėt e njė godine ka shumė tė ngjarė, tė njė tempulli. Duke gjurmuar murin rrethues dhe gjithė sistemin fortifikues tė kėtij qyteti, dallohen nė tė disa duar ndėrtimi qė i pėrgjigjen periudhave tė ndryshme tė veprimtarisė ndėrtuese dhe tė historisė sė qytetit. Gjurmėt mė tė hershme tė ndėrtimit i ndeshim nė akropol. Kėto janė mė tė dukshme nė murin rrethues nga ana veriore e tij dhe gjithashtu nė gjurmėt e njė kulle katėrkėndėshe para murit lindor. Kėto mure janė ndėrtuar me blloqe tė papunuar ose paksa te punuar. Tek kulla blloqet janė tė papunuar, me forma tė parregullta dhe ndonjėherė masivė. Pėrkundrazi, nė disa trakte tė tjera, vihet re njė pėrpjekje pėr t’u dhėnė blloqeve forma pak a shumė kuadratike. Vihet re edhe njė tendencė pėr ti vendosur ata nė radhė horizontale. Periudha e dytė e ndėrtimit pėrfaqesohet mirė tek muri rrethues i anės perėndimore tė sistemit fortifikues tė qytetit. Ky mur i trashė 2.70 m. formohet nga dy parete dhe mbushja midis tyre. Si themel pėr tė ėshtė pėrdorur shkėmbi jashtė murit, por ka dhe raste kur muri ėshtė vendosur mbi njė shtresė ēakėlli. Paretet janė tė ndėrtuara me blloqe kuadrate, tė punuara me faqe tė rrafshta dhe tė skuadruara me kujdes. Blloqet janė tė vendosura nė rradhė horizontale me njė pėrputhje tė pėrsosur tė fugaturave. Nė disa raste vėrejmė edhe blloqe tė shkallėzuara. Kjo ndodh kur kėto blloqe qėllojnė mė tė mėdha se gurėt e tjerė tė radhės sė tyre ose kur janė pėrdorur nė radhėn e fundit nė njė terren tė thyer. Kėtu sistemi i shkallėzimit ėshtė pėrdorur pėr tė kursyer materialin ose pėr tė zgjidhur problemin e pjerrėsisė sė terrenit. Bėrthama e murit ėshtė mbushur me gurė tė mėdhenj e tė vegjėl tė papunuar. Gjurmė tė tjera tė kėsaj periudhe ndėrtimi ndeshen gjatė gjithė vijės sė murit rrethues. Mė qartė kėto duken tek muri i portės veriore. Te ky mur ėshtė ruajtur edhe njė element konstruktiv shumė i rėndėsishėm, blloqet transversale, qė lidhin paretet me bėrthamėn e murit, element qė nuk e vėmė re tek muri i anės perėndimore. Gjithashtu edhe njė pjesė e madhe e kullave katėrkėndėshe janė ndėrtuar me kėtė teknikė ndėrtimi. Tė gjitha kėto tė dhėna tregojnė se mbeturinat e tipit tė murit tė pėrshkruar zėnė vendin mė tė rėndėsishėm midis rrėnojave tė qytetit; duket se ato lidhen me njė periudhė lulėzimi tė ndėrtimeve, gjatė sė cilės u ndėrmorėn punime tė mėdha fortifikimi dhe u ndėrtuan godinat mė tė rėndėsishme tė qytetit . Periudha e tretė tė ndėrtimit konstatohet tek pjesa e murit perėndimor dhe tek kulla e tij. Duke ruajtur nė pėrgjithėsi zgjidhjet konstruktive tė murit tė mėparshėm dhe parimet e vjetra tė sistemit tė fortifikimit, ndėrtuesit e kėtij muri tė ripėrtėritur, e kanė veshur me elementė tė reja stilistikė, qė e dallojnė prej mureve tė mėparshėm. Kėshtu, duke realizuar ndėrtimin e tij pėrsėri me blloqe kuadrate, tė vendosura nė radhė horizontale, kėsaj here ata i kanė punuar blloqet me faqe tė gufmuara (rustika) dhe rrethuar anash me njė shirit 7-8 cm tė ngushtė. Sipėrfaqja e gufmuar del mjaft nė reliev dhe nuk paraqitet uniforme; ajo ka gropėzime dhe tė dalura tė theksuara tė shkaktuara gjatė skalitjes. Ndryshe prej murit tė periudhės sė dytė, ku blloqet e pareteve janė punuar me tė njėjtin kujdes, nė ndėrtimin e kėtij muri blloqet e paretit tė brendshėm janė lėnė pothuajse tė papunuar. Ndėrtimi ėshtė i tipit kuadrat pseudo-isodomik nė stilin rustika me shirit anėsor. Ndėrtimet e periudhės sė tretė zėnė nė vetvete njė vend tė rėndėsishėm nė vėllimin e pėrgjithshėm tė ndėrtimeve tė qytetit, por ato nuk mund tė maten pėr nga cilėsia dhe vėllimi me ndėrtimet e periudhės sė mėparshme. Kėto ndėrtime duket se janė bėrė pas njė dėmtimi tė rėndė, qė kanė pėsuar muret rrethues tė qytetit, duke prekur sidomos pikat mė nevralgjike tė sistemit mbrojtės: nė qendėr tė murit perėndimor, mesa duket pranė portės kryesore dhe tek muri i brendshėm i akropolit. Njė pjesė e murit lindor dhe njė kullė e rrumbullakėt e kėsaj ane duket se ruan edhe gjurmėt e njė periudhe tė katėrt ndėrtimi. Kėtu blloqet janė mė masivė, tė punuar me trashė dhe me njė lidhje mė tė keqe se pjesa tjetėr e murit . Kėshtu muri lindor dhe kulla i takojnė dy periudhave tė ndryshme ndėrtimi.

    Si pėrfundim, nė qytet dallojmė katėr duar tė ndryshme ndėrtimi:
    tė parėn me blloqe tė papunuara ose paksa tė punuar, tė dytėn me blloqe kuadrate e faqe tė rrafshėt, tė tretėn me blloqe kuadrate, zbatuar nė stilin rustika me shirit anėsor dhe tė katėrtėn me blloqe kuadrate masivė tė punuara trashė, herė-herė tė ripėrdorur, dhe me lidhje tė keqe. Pėr nga teknika e ndėrtimit kemi muraturė me gurė tė bashkuar nė tė thatė qė ndahet nė tre grupe kryesore: a) me gurė tė thyer, b) me blloqe tė latuar nė vend dhe c) me blloqe tė parapregatitur .

    I-4. Qeramika ilire e zbuluar gjatė gėrmimeve
    Pas klasifikimit tė mureve rrethuese dhe caktimit tė njė kronologjie relative lidhur me tipet e ndryshme tė konstruksioneve qė ndeshėm nė Zgėrdhesh, duke pėrdorur materialet arkeologjike tė zbuluara nė tė do veēojmė disa etapa tė rėndėsishme tė historisė sė kėtij qyteti. Tė dhėnat stratigrafike, qė u pėrfituan gjatė gėrmimeve nė anėn perėndimore tė murit rrethues na ndihmojnė tė japim njė mendim mė tė bazuar rreth themelimit dhe historisė sė kėtij qyteti. Gėrmimet vėrtetuan kėtu ekzistencėn e tri shtresave kulturale: njėrėn qė i referohet njė vendbanimi tė hershėm nė kėtė qendėr, dhe dy tė tjerat qė lidhen me zhvillimin e mėtejshėm tė vendbanimit, tė transformimit nė njė qendėr urbane dhe me periudhėn e fundit tė jetės sė tij. Qeramika ilire pėrbėn pjesėn kryesore tė shtresės sė parė, e cila nė pėrgjithėsi ėshtė e varfėr. Qeramika ėshtė e fėrkuar dhe shumė e copėtuar, duket se ėshtė depozituar kėtu pasi ka bėrė njė rrugė tė gjatė duke u rrokullisur nga njė pikė mė e lartė. Atė mund ta ndajmė nė dy grupe: grupin e parė e pėrbėn qeramika e njohur ilire me ngjyrėn e saj gri tė errėt apo tė kuqėrreme, punuar me dorė prej balte tė ashpėr e tė pėrzier me kokrriza rėre. Ajo pėrfaqesohet nė shtresė nga fragmente tasash e kupash me vegjat e tyre veshore ose nė formė gjuhe. Grupin e dytė e formon njė numėr mė i vogėl fragmentesh, qė dallojnė nga qeramika e pėrmendur mė lart pėr baltėn e imėt ngjyrė gri tė ēelėt, me tė cilėn janė punuar enėt. Fragmente tė kėsaj qeramike janė vetėm disa buzė tasash; ato nuk flasin qartė edhe pėr teknikėn e punimit, megjithėse duket qė janė punuar me dorė. Nė kėtė shtresė u gjenden edhe dy copa metalesh, tė cilat dėshmojnė pėr prezencėn e ndonjė punishteje metalesh. Materialin e shtresės sė parė mund ta datojmė si tė periudhės sė parė tė hekurit. Ky mbetet njė datim i pėrgjithshėm meqė materiali i kėsaj shtrese ėshtė i varfėr dhe pėrpjekja pėr njė datim mė tė imėt ėshtė i pamundur. Por pėrsėritja identike e formave tė qeramikės sė kėsaj shtrese nė shtresėn pasuese, e lejon mbase edhe mundėsinė e zbritjes sė kėtij datimi drejt shekujve tė fundit (VI-V p.e.s) tė periudhės sė parė tė hekurit. Midis kėsaj shtrese arkeologjike dhe mureve tė hershme qė ndeshėm nė akropol shohim njė lidhje tė drejtėpėrdrejtė, qė gjen pėrputhje edhe nga pikpamja kohore. Kėto mure, tė cilat nga pikpamja tipologjike na kujtojnė Gajtanin apo na paraqiten mė tė pėrparuara si nė Lis II gjejnė mbėshtetje edhe nė tė dhėnat statigrafike qė na jep shtresa e parė e Zgėrdheshit. Pėr nga hapėsira mendohet qė ky vendbanim i hershėm nė Zgėrdhesh tė ketė zėnė majėn e kodrės, atė qė mė vonė do ta zėrė akropoli i qytetit. Shtresa e dytė pėrmban materiale tė kohės helenistike. Ajo veēohet prej shtresės sė parė nga njė shtresė e hollė ēakėlli, qė ėshtė formuar kėtu nga mbeturinat e grumbulluara gjatė punimeve pėr ndėrtimin e murit rrethues. Shtresa me materiale tė kohės helenistike, qė vjen mbi tė, ėshtė rreth 20-30 cm dhe me pėrmbajtje tė varfėr. Duke shėrbyer si shesh publik kjo pjesė e qytetit duket se ėshtė mbajtur e pastėr, prandaj nuk janė krijuar depozitime tė pasura. Si element datues pėr fillimin e saj na shėrben qeramika apule e fundit tė shekullit IV dhe fillimit tė shekullit III p.e.s, tė cilėn e ndeshim menjėherė sa mbaron shtresa sterile e ēakėllit . Jeta e qytetit na paraqitet me tėrė larminė e saj nė shtresėn e tretė, qė pėrmban material tė pėrzier helenistiko-romak. Kjo shtresė ėshtė krijuar nga depozitimet e bėra nė dy anėt e murit rrethues dhe nė mėnyrė tė veēantė nga ana e jashtme e tij. Duke parė me vėmendje objektet e kėsaj shtrese mund tė krijojmė njė ide mė tė qartė pėr historinė e kėsaj qendre. Me elementėt e saj ajo pėrcakton mė mirė fizionominė e shtresės sė dytė, cakton si kufi tė saj shekullin e II p.e.s dhe zbulon nė mėnyrė mė tė qartė faktin se nė shekullin III-II p.e.s, qyteti ka jetuar periudhėn e tij tė lulėzimit. Kėtė periudhė e karakterizon njė veprimtari e gjerė ndėrtuese dhe njė jetė e gjallė dhe e pasur ekonomike-kulturale. Me fillimet e saj lidhen muret rrethuese tė fazės sė dytė tė ndėrtimit, tė cilat pushtojnė gjithė hapėsirėn maksimale tė pėrfshirė ndonjėherė nga qyteti brenda sistemit tė fortifikimit tė vet. Kėsaj periudhe i pėrkasin edhe ndėrtimet kryesore brenda qytetit. Mendohet se gjatė kėsaj periudhe ndėrtimet arkitekturore tė qytetit i janė nėnshtruar njė ideje urbanistike. Nė fushėn e prodhimit kjo periudhė shėnon pėrparime tė dukshme, qė e dallon krejtėsisht qendrėn e re tė zmadhuar nga vendbanimi i fortifikuar i majės sė kodrės. Mbeturinat e farkave, zgjyrave, tė cilat janė gjetje tė zakonshme nė kėtė shtresė, dėshmojnė qartė se punishte metalesh funksiononin nė qytet. Zhvillim tė madh mori edhe zejtaria e prodhimeve qeramike. Enėt prej balte qė dalin tani nga punishtet e qytetit janė tė punuara me ēarkun e poēarit, kurse sasia e atyre tė punuara me dorė ėshtė tepėr e kufizuar. Kalimi nė teknikėn e re tė prodhimit tė enėve u shoqėrua me largimin nga format tradicionale dhe adaptimin e formave greke . Mendohet tė kenė qenė tė paktėn tri punishte qeramike nė qytet, kjo bėhet e mundur duke gjykuar nga vulat e gjetura mbi tjegulla. Punishtet prodhonin enė tė shumta balte, duke filluar nga pitosat e amforat deri tek enėt e luksit dhe tė pėrdorimit tė gjerė. Veēanti e tyre ėshtė se ato janė punuar me njė baltė gri tė ēelėt, qė ndryshon nga balta ngjyrė okėr e nuancave tė ndryshme tė enėve tė importuara. Nė enėt e luksit dhe tė tryezės sė kėtij grupi, brumi ėshtė pregatitur prej njė balte tė imėt qė jep prodhime me parete tė holla dhe tė njė cilėsie shumė tė mirė. Njė pjesė janė tė mbuluara me vernik te zi tė dobėt qė shkėputet lehtė; kurse shumica e tyre janė lyer me njė lymė, qė pas pjekjes i jep faqes sė enės njė ngjyrė tė kuqe tė ēelėt. Tek enėt e mėdha, pitosa, amfora, kjo baltė ėshtė mė e ashpėr dhe e pėrzier me njė sasi rėre. Midis kėtyre prodhimeve bien nė sy amforat me vegjė nė trajtė kurrizore, qė kanė nė fund si vulė njė palmetė. Kėtu , nė Zgėrdhesh, kjo vulė pėrsėritet shumė herė dhe nė njė rast mbi palmetė kishte tė shkruar gėrmėn A. Tė gjitha kėto enė tė pėrmendura kanė ngjashmėri tipologjike me enėt e pėrmendura nė grupin e dytė tė Xibrit . Pėrveē Xibrit, Gajtanit kjo qeramikė ėshtė vėrtetuar edhe mė nė veri nė tumat e Ēinamakut (Kukės). Si pika mė jugore tė shtrirjes sė saj janė Selca e Poshtme dhe Apollonia.

    Interes tė veēantė paraqet problemi i identifikimit tė punishtes ku prodhohej kjo lloj qeramike. Nga prodhimet e importit ajo ndryshon krejtėsisht, nuk pėrputhet as me prodhimet qeramike tė Dyrrahut e Apollonisė dhe as me tė ndonjė qendre tjetėr nė jug tė Shkumbinit, kėshtu pėrjashtohet mundėsia e njė punishteje nė kėto zona. Ndėrsa nė veri pritej tė ishte Lisi, por nga kėrkimet qė janė bėrė nė kėtė pikė akoma nuk janė gjetur gjurmėt e kėsaj qeramike. Zgėrdheshi ėshtė i vetmi qė na jep pėrgjigje pėr kėtė problem deri tani. Me baltėn gri tė ēelur, qė ėshtė grupi kryesor i qeramikės, nė Zgėrdhesh ėshtė punuar njė pjesė e qeramikės ilire tė shtresės sė parė. Nė shtresėn e dytė kjo qeramikė paraqitet me prodhime tė njė cilėsie tė lartė dhe me format mė tė zhvilluara tė kohės, duke zėnė vendin mė tė rėndėsishėm tė gjetjeve. Ajo vihet re edhe nė gjetjet e shtresės sė tretė, por nė mėnyrė mė tė kufizuar. E kėsaj shtrese ėshtė edhe njė terrakotė e kohės sė Antoninėve (fund shek.I - fillim shek.II tė e.sonė). Nė keto rrethana kemi arsye tė mendojmė se Zgėrdheshi, duke na dhėnė elementė tė zanafillės sė kėsaj qeramike dhe tė vazhdimėsisė sė saj, mund tė konsiderohet edhe si qendra e punishteve qė prodhonin enėt me baltėn karakteristike ngjyrė gri, dhe amforat qė mbajnė nė vegjė vulėn me palmetė. Por problemi nuk ėshtė se ėshtė zgjidhur me kėtė arsyetim, nuk pėrjashtohet mundėsia e ekzistencės sė punishteve tė tilla edhe nė ndonjė qendėr tjetėr arkeologjike. Kjo shpjegohet edhe me rritjen e prodhimit zejtar nė kėtė kohė qė i dha hov qarkullimit mė tė dendur tė mallrave dhe zgjerimit te tregtisė. Prodhimet e zejtarisė sė qyteteve ilire mbulojnė tani rrethin e tyre tė ngushtė dhe lėvizin nė drejtimet mė tė ndryshme pėr tė ushqyer reciprokisht tregjet e njėri tjetrit. I tillė ėshtė edhe rasti i qeramikės me baltėn karakteristike gri, e cila sipas tė gjitha shenjave dilte nga punishtet e qytetit ilir nė Zgėrdhesh dhe arrinte nėpėrmjet shkėmbimeve tregtare deri nė viset e thella malore tė veriut pirust e labeat . Siē e pėrmendėm mė lart prodhimet qeramike tė Zgėrdheshit arrinin nė veri deri ne Gajtan, Rosujė dhe Ēinamak; nė lindje nė Xibėr dhe Selcė e Poshtme, kurse nė jug zbresin deri nė Apolloni. Marrėdhėniet e botės ilire me Dyrrahun e Apolloninė bėhen mė intesive nė kėtė periudhė. Megjithėse kėto nuk janė mė qendrat e vetme qė furnizojnė tregun ilir, prapėseprapė vazhdojnė tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm. Midis tyre duket se ka njė ndarje tė qartė tė zonave tė tregėtimit: ndėrsa Dyrrahu e shtrinte veprimtarinė e tij kryesisht mbi krahinat nė veri tė lumit Shkumbin, nėn influencėn e Apollonisė hyjnė qytetet nė jug tė kėtij lumi. Pėrmes kėtyre dy qendrave pėrhapen gjerėsisht nė Iliri edhe prodhimet e qyteteve apule . Ndėr prodhimet qė vijnė nė Zgėrdhesh nga qendrat e tjera ilire nuk janė tė rralla gjetjet qė pėrfaqėsojnė qeramikėn e Dyrrahut dhe tė Lisit. Ndėrsa i pari pėrfaqesohet me enėt e tavolinės, tė stolisura me breza dhe tė lyera me vernik te zi ose kafe, i dyti pėrfaqesohet me njė tip amfore. Rrugėt kryesore nėpėr tė cilat lėviznin mallrat dhe zhvillohej tregėtia ishin luginat e lumenjve. Mė tė pėrmendurat janė luginat e Drinit, Shkumbinit, Devollit, Osumit dhe Vjosės, tė cilat formonin arteriet mė tė rėndėsishme . Rrugė tė tjera tė dorės sė dytė pėrshkonin grykat e ngushta dhe qafat e maleve pėr tė lidhur krahinat me njėra tjetrėn. Kėshtu asnjė krahinė e Ilirisė, pėrfshirė edhe Zgėrdheshin, nuk ėshtė e izoluar nė kėtė kohė dhe jashtė ndikimit tė marrėdhėnieve tregtare me botėn qytetare. Mė e rėndėsishmja ėshtė se nė tregun e brendshėm mbizotėrojnė prodhimet lokale, tė cilat i kundėrvihen me sukses si atyre qė vijnė nga Dyrrahu e Apollonia, ashtu edhe atyre tė importit qė janė kryesisht sende luksi. Nga mallrat e importit qė vinin nė Zgėrdhesh nėpėrmjet Dyrrahut, mbizotėrojnė prodhimet apule tė fund shekullit IV dhe sidomos ato tė shekullit III-II p.e.s, midis tė cilave bien nė sy enėt qė kanė tė aplikuar figurat me reliev. Ndeshen edhe fragmente tė enėve tė Megarės, por duket se tregtia me bregun italik jugor kishte dėbuar nga Iliria gjithė konkurentėt e tjerė. Nga ana tjetėr gjurmėt e shumta te zgjyrave tregojnė se qyteti i Zgėrdheshit kishte edhe njė numėr tė konsiderueshėm punishtesh tė metaleve, tė cilat farkėtonin veglat e punės dhe armėt e qytetarėve. Njė ekzemplar i njė pėrkrenareje ilire gjetur rastėsisht nga fshatarėt nė njė tumė poshtė qytetit, ka tė ngjarė tė jetė gjithashtu prodhimi i njė punishteje lokale. Pėrveē armėve dhe veglave tė punės nė to punoheshin stolitė dhe enėt metalike qė u nevojiteshin qytetarėve dhe banorėve tė zonės pėrreth nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Gjetja me shumicė e kėtyre sendeve dėshmon per karakterin intensiv tė prodhimit zejtar dhe pėr konsumin e gjerė tė kėtyre mallrave. Nė kėtė shtresė kemi edhe material tė bollshėm numizmatik. Pjesa dėrrmuese janė prerje tė Dyrrahut, kemi dy nga Apollonia, njė nga Lisi, njė nga Isa, njė e Korkyrės sė Zezė, dy maqedonase dhe tre tė paidentifikuara, gjithsej 220 . Kėto monedha tregojnė se vendin kryesor nė marrėdhėniet ekonomike tė qytetit e zinte Dyrrahu. Midis monedhave gjejmė tė tilla me Herakli-armė, qė Dyrrahu i hedh nė qarkullim qysh nga gjysma e dytė e shekullit IV p.e.s dhe tė tjera me Zeus-trekėmbėsh dhe Helios-anije, qė i pėrkasin shekujve III-II p.e.s. por Zgėrdheshi gjithashtu kishte lidhje ekonomike edhe me qendra tė tjera tė rėndėsishme si Lisi, Isa, Korkyra e Zezė, etj. Por gjatė kėsaj periudhe, Zgėrdheshi ka jetuar edhe ēaste tė rėnda tė historisė sė vet. Muret e periudhės sė tretė tė ndėrtimit me blloqe kuadrate tė punuara nė stilin rustika me shirit anėsor, janė dėshmi e njė shkatėrrimi tė rėndė qė ka pėsuar qyteti. Kjo mendohet tė ketė ndodhur gjatė periudhės sė luftrave iliro-romake. Kėtu duhet tė kemi parasysh luftėn e parė dhe jo tė fundit, ndryshe nuk mund tė shpjegohet njė veprimtari e tillė rindėrtuese. Kjo periudhė e dytė e historisė sė Zgėrdheshit merr fund me pushtimin romak. Ndėrsa materialet qė lidhen me shtresėn e tretė tė kohės romake, nė pėrgjithesi janė tė varfėra. Nė qeramikė shfaqen elementė tė rinj tė kohės dhe nė tjegullat romake gjejmė njė vulė tė re MIM. Ajo qė tėrheq vėmendjen pėr kėtė periudhė ėshtė pėrsėritja e qeramikės helenistike, megjithėse nė njė masė mė tė kufizuar. Serisė sė prodhimeve qeramike, me baltėn gri te ēelėt, i shtohen edhe terrakotat, bashkė me kallėpin pėr prodhimin e tyre. Interes tė veēantė paraqesin tjegullat solene tė tipit helenistik, qė mbajnė nė shpinė njė shenjė nė formė fjongoje tė thelluar me gishta. Njė ekzemplar i kėtij lloji ėshtė gjetur i plotė, i shtruar nė njė varr tė shekullit IV e.s, krahas tjegullave tė tjera romake. Kjo tregon se kėto tjegulla helenistike kanė vazhduar tė prodhohen krahas atyre tė tipit romak deri nė kohet e vona antike. Pėrsa i pėrket qytetit nė tėrėsi, gjatė kėsaj periudhe, ai duket se humbet rėndėsinė e tij tė dikurshme. Nuk vėrejmė mė asnjė ndėrtim tė rėndėsishėm dhe as ndonjė jetė ekonomike tė gjallė. Gjetjet qė u bėnė nė nekropolin buzė murit rrethues tė anės perėndimore tregojnė se aty nga shekulli IV e.s, muret rrethues kanė humbur rėndėsinė dhe funksionet e dikurshme, pėrderisa buzė tyre vendoset njė varrezė. Pėr vendosjen e varrezės, arkitekturėn e varreve dhe materialin arkeologjik tė gjetur nė tė do flas mė poshtė.

    I-5. Nekropoli i Zgėrdheshit
    Gjatė fushatave tė gėrmimit nė vitet ’69 dhe ’73 nė qytetin ilir tė Zgėrdheshit u zbulua edhe njė varrezė e vogėl qė i pėrkiste shekujve III-IV e.s. Varreza u zbulua bri faqes sė brendshme tė murit rrethues ku u gjurmua njė sipėrfaqe prej 72 m dhe numri i varreve arriti nė dymbėdhjetė . Shumica e varreve tė zbuluara nė kėtė nekropol ishin tė ndėrtuar me tjegulla. Varret me tjegulla na paraqiten nė disa variante, nga tė cilėt mė i rėndomti ėshtė ai ku si shtresė pėrdoren tjegulla solene, tek koka, kėmbėt dhe anash vendosen vertikalisht fragmente, ndėrsa mbulesa pėrbėhej nga nga dy solene tė vendosura nė formė ēatie. Tė pakta ishin rastet kur kufoma vendosej nė tokė ose vendoseshin mbi njė shtresė ēakėlli dhe mbuloheshin me fragmente ose tjegulla tė plota. Nje variant tė veēantė na paraqet njė varr nė formė arke. Si shtresė kanė shėrbyer tjegulla solene, tek koka, kėmbėt dhe anash janė vendosur tjegulla nė pozicion vertikal, ndėrsa mbulesa ėshtė bėrė me tjegulla solene tė vendosura sheshas; tėrthor skeletit dhe nė anėt e bashkimit tė tyre janė mbivendosur kaliptere. Nuk ka pasur ndonjė rregull rigoroz nė orientimin e varreve, megjithate mbizotėron orientimi lindje-perėndim me shmangie nė drejtim tė jugut dhe veriut. Pėrsa i pėrket ritit tė varrimit dallojmė dy tipe kryesore, me vendosje trupi dhe me djegie. Nė rastin e parė trupi vendoset nė shpinė, me duar tė kryqėzuara mbi bark ose tė mbėshtetura nė kofshė. Nė dy varre pranė kėmbėve tė skeletit, ėshtė gjetur edhe njė kafkė e dytė. Nė ritin me djegie kufoma digjej mbi njė turrė drush nė vendin e varrimit dhe mbeturinat e djegies mbuloheshin me tjegulla te vendosura sheshas. Nė njė varr kufoma ėshtė djegur sėbashku me njė enė, ndėrsa njė kanė balte e vendosur pas kryerjes sė kėsaj ceremonie ėshtė mbushur me njė pjesė tė hirit.

    Gjetjet
    Objekte zbukurimi. Objektet e zbukurimit tė gjetura nė nekropolin e Zgėrdheshit janė kryesisht prej bronzi. Ato pėrbėhen nga fibula, rrathė, sumbulla, rruaza etj.

    Fibulat. Midis stolive prej bronzi u gjetėn edhe dy fibula nė dy varre tė ndryshme. Njėra prej tyre ruhet e plotė dhe ėshtė mjaft masive. Ajo ka nje gjatėsi 13.5 cm dhe lartėsi 3.5 cm. Trupi i fibulės pėrbėhet nga njė pllakė bronzi e pėrkulur e cila, nė pjesėn e kokės zgjerohet nė formė drejtėkėndėshi qė del nė tė dy krahėt e trupit nė trajtėn e shkronjės T; nė pjesėn e sipėrme tė saj ėshtė krijuar ulluku pėr vendosjen e boshtit tė gjilpėrės. Kėmba e fibulės krijohet nga njė pllakė nė formė trapezoidale e cila, nė pjesėn e poshtme , pėrfundon me njė ulluk pėr kapjen e gjilpėrės. Trupi i fibulės zbukurohet me teknikėn e gėrvishtjes dhe shtypjes nga breza trekėndėshash dhe rrathėsh te vendosur nė drejtim gjatėsor dhe tėrthor, tė ndarė midis tyre me vija paralele, nga rombe tė pėrmasave tė ndryshme. Ndėrsa pjesa e poshtme e trupit tė fibulės e cila ka formėn e njė trekėndėshi, zbukurohet nga vija dyshe qė bashkohen nė kulmin e kėtij tė fundit. Kjo fibul i pėrket njė varianti tė vonė tė tipit “Aucissa”. Kėto lloj fibulash janė pėrdorur nė Panoni nė periudhėn e hershme perandorake, me njė pėrhapje mė tė madhe nė kohėn e Flavėve. Nė vendin tonė njė fibulė e kėtij tipi ėshtė gjendur nė Apolloni me monedhėn e Trajanit . Fibula e Zgėrdheshit zė njė vend ndėrmjetės midis tyre dhe fibulave nė formė kryqi me mbaresa nė trajtė kokė qepe, duke pėrfaqesuar kėshtu ndoshta variantin mė tė vonė tė tipit “Aucissa” qė qe ndikuar shumė nga kėto tė fundit. Njė fibul e ngjashme me tė ėshtė zbuluar nė krahinėn e Matit dhe duke u bazuar tek materialet e tjera dhe monedhat datohet nė gjysmėn e dytė tė shekullit IV e.s. Ajo ka tė pėrbashkėt me fibulėn tonė, kėmbėn masive trapezoidale, daljen e theksuar katėrkėndėshe, pjesėn e kokės dhe dekoracionin. Duke u nisur nga kėto faza evolucioni tė tipit “Aucissa”, do ta datonim fibulėn tonė nė shekullin III, datim qė mbėshtetet edhe nga materiale tė tjera tė nekropolit . Fibula tjetėr e zbuluar nė varret e Zgėrdheshit i pėrket tipit nė trajtė kryqi me mbaresa nė formė kokė qepe. Fibula ėshtė prej bronzi, trupin e ka te pėrkulur fort, me seksion trekėndėsh dhe pa dekoracione; nė pjesėn e sipėrme pėrfundon me kokė ne trajtėn e qepės, krahėt e kryqit janė dekoruar me vija paralele nė drejtim tėrthor, me teknikėn e gėrvishtjes. Gjithashtu kėmba e fibulės eshtė dekoruar me dy vija paralele qė e pėrshkojnė nė drejtim gjatėsor me tė njėjtėn teknikė. Fibula ka njė gjatėsi tė pėrgjithshme 5.5 cm. Fibula tė kėtij tipi janė zbuluar nė vendin tonė si nė Apolloni, gjithashtu kėto fibula janė ruajtur si relike edhe nė mesjetėn e hershme. Fibula jonė paraqet njė variant mė tė vonė nga ajo e gjetur nė nekropolin e Apollonisė. Ajo ngjan mė tepėr me njė fibul panone qė datohet sipas monedhave nė shekullin IV. Objekte tė tjera zbukurimi prej bronzi i pėrkasin kryesisht njė varrit tė njė gruaje.
    Tokėza e gjetur nė tė pėrbėhet nga njė pllakė e vetme metalike e punuar me derdhje. Nė pjesėn e poshtme ajo ka njė prerje nė formėn e gėrmės T, pėr vendosjen e rripit, ndėrsa pjesa e lirė ka trajtė rrethore, nė qendėr ruhen gjurmėt e njė thumbi prej hekuri qė shėrbente me sa duket pėr fiksimin e rripit. Kjo tokėz ngjan me njė tė tillė tė zbuluar nė akropolin e Apollonisė e gjetur sė bashku me monedhėn e Julia Mameas (235) si dhe me dy tokėza qė vijnė nga tuma e Burrelit ,tė cilat datohen nė gjysmėn e dytė tė shekullit IV. Nė dallim nga kėto dy tė fundit, tokėza e Zgėrdheshit dhe e Apollonise nuk janė tė dekoruara.
    Kopsa bronzi. U gjet vetėm nje kopsė bronzi e punuar me derdhje dhe pėrbėhet nga dy pllaka metalike tė lidhura me njė bosht me prerje rrethore. Bashkė me materialet e tjera tė gjetura nė varrin e pėrmendur mė sipėr datohet nė shekullin III
    Rrathe bronzi. Nė nekropol u zbuluan gjithsej katėr rrathė bronzi nė dy varre tė ndryshme. Rrathėt janė tė punuar me teknikėn e derdhjes. Njėri nga rrathėt ka formė mjaft tė rregullt, me diametėr 2.7 cm. Rrethi tjetėr ka formė elipsi. Teli ka prerje rrethore dhe ėshtė zbukuruar nė anėn e jashtme me kanale gjatėsore. Dy rrathėt e gjetur nė varrin tjetėr kanė formė rrethore tė ērregullta dhe seksione tė deformuara tė telit.
    Rruaza. U zbulua vetėm njė rruazė qelqi me diametėr 10 mm e shpuar tejpėrtej nga njė kanal rrethor. Rruaza ėshtė punuar me faqe prizmatike. Qelqi ka ngjyrė tė verdhė tė tejdukshme.

    Objekte hekuri. Objektet prej hekuri pėrbėhen nga tri thika dhe njė sėpatė. Sėpata ėshtė e tipit me ēekan. Nė pjesėn e sipėrme ajo ka njė linjė horizontale, nė pjesėn qėndrore ka njė tė dalė nė trajtė paralelopipedi, tė pėrshkruar nga njė vrimė me seksion katėrkėndėsh pėr vendosjen e bishtit. Pjesa e pasme ka formėn e njė ēekiēi qė vjen duke u trashur nė fund dhe pėrfundon me seksion katror. Ajo datohet nga fibula nė trajtė kryqi nė shekullin IV. Tė tria thikat e zbuluara nė kėtė varrezė janė tė tipeve tė ndryshėm. Njėra pėrbėhet nga tehu dhe njė bisht pėr mbajtjen e dorezės, i cili nė pjesėn fundore ėshtė rrahur pėr fiksimin e kėsaj tė fundit. Tehu nga ana e prefėses pėrfundon me njė kubaturė tė lehtė qė theksohet kundrejt majės. Nė pjesėn e sipėrme tehu ka linjė horizontale dhe pėson njė pėrkulje tė theksuar nė anėn e majės. Ajo datohet nga fibula e gjetur me tė nė shekullin IV. Thika tjetėr ka tehun nė formė shigjete tė pėrkulur lehtė nga ana e prefėses, ndėrsa nė pjesėn e sipėrme pėrfundon nė njė bisht tė hollė qė futej nė dorezėn prej druri. Ajo datohet nga fibula qė ėshtė gjetur pranė saj nė shekullin III. Thika e tretė ėshtė gjetur jashtė varreve. Ajo ka njė bisht tė shkurtėr nė trajtė pllake qė zgjerohet nė pjesėn e sipėrme ku nuk ruhen gjurmė per mbėrthimin e dorezės me pėrēina. Pjesa e tehut ka ngjashmėri me atė tė thikės qė pėrshkruam mė siper. Nga gjetjet e tjera tė varrezės datohet nė shekullin III-IV .

    Enė balte. Inventari i pėrgjithshėm i nekropolit pėrbėhet nga gjashtė enė tė plota prej balte.

    Tas balte. Ky tas i plotė u gjend brenda njė varri. Ai ka buzė tė mprehta tė pėrkulura lehtė nga ana e brendshme dhe fund tė lartė, tė profiluar nė formė unaze. Brumi pas pjekjes, kishte marrė njė ngjyrė tė kuqe tulle dhe sipėrfaqe tė ashpėr. Njolla tė zeza dhe gri vėrtetojnė qė brumi nuk ka qenė i paster, por me mbeturina bimėsie.
    Kupė balte e zbukuruar me figura nė relief. Kupa ka trup cilindrik, buzė tė drejta tė trashuara lehtė nė anėn e jashtme, dhe kėmbė tė ulėt nė trajtė unazore. Figurat nė relief zbukurojnė rreth e qark gjithė trupin e enės. Figurat nė relief nuk janė tė qarta. Brumi ėshtė i pastėr dhe ka marrė nga pjekja ngjyrė okėr tė ēelėt. Kjo kupė ngjan sė tepėrmi si nga brumi, pėrmasat dhe dekoracioni me njė kupė tė zbuluar nė nekropolin e dystė tė Apollonisė, me materiale qė datohen nė fillim tė shekullit III e.s .
    Kanė balte. Nė njė varr u zbulua njė kanė balte e plotė. Ajo ka njė trup cilindrik, pak tė pėrkulur nga brenda nė pjesėn qendrore, qafė tė gjatė, grykė tė ngushtė dhe njė vegjė qė bashkon buzėn me shpatullat e enės. Buzėt kanė seksion trekėndėsh qė projektohet nė anėn e jashtme, ndėrsa fundi ėshtė profiluar nė formė unazore me njė pullė rrethore tė dalė nė relief nė qendėr. Ena ėshtė e pjekur mirė dhe brumi ka marrė ngjyrė tė kuqe tulle. Brenda ajo ishte e mbushur me mbeturina djegie tė skeletit.
    Enė balte me grykė tė gjerė. Njė enė balte me grykė tė gjerė u zbulua gjithashtu nė varrin ku u gjend edhe kana. Ena ruhej e dėmtuar pasi ishte djegur bashkė me skeletin, por nga pjesėt e ruajtura u arrit rikonstruksioni i saj. Ajo ka trajtėn e njė broke me qafė cilindrike, grykė te gjerė, buzė tė shpėrvjela lehtė nė anėn e jashtme dhe trup sferik. Njė vegjė me seksion rrethor qė ėshtė vazhdim i buzės e lidh kėtė tė fundit me trupin e enės. Fundi ėshtė paksa i lartė, i profiluar nė trajtė unaze. Ena ka pasur ngjyrė okėr tė ēelėt, por ėshtė nxirė nga djegia. Sipėrfaqen e jashtme e ka tė lėmuar, ndėrsa nga brenda dallohen qartė vijat e ēarkut.
    Enė balte me grykė tė ngushtė. Njė enė balte me grykė tė ngushtė pa vegjė u zbulua nė njė varr tjetėr, pjesa e buzėve nuk ruhej. Ena ka trup sferik, fund tė gjerė tė shtypur nga brenda nė pjesėn qendrore. Balta ėshtė e pastėr dhe nga pjekja ka marrė ngjyrė okėr tė ēelėt. Ajo datohet nga fibula e gjetur nė varr bashkė me tė nė shekullin IV e.s. Njė enė tjetėr e zbuluar ka formėn e njė katruveje, grykė tė ngushtė nė formė hinke qė pėrfundon me buzė tė drejta, bark tė fryrė dhe fund tė gjerė, tė shtypur nga ana e brendshme nė pjesėn qendrore. Balta nga pjekja ka marrė njė ngjyrė tė kuqe tulle. Ajo ka ngjashmėri me enėn qė pėrshkruam mė sipėr, funde tė tilla kanė qenė karakteristike pėr shekullin IV. Me pėrjashtim tė kėtyre dy enėve tė fundit enėt e tjera prej balte mund tė datohen nė shekullin e III tė e.s, nė tė cilin datohen edhe njė pjesė e objekteve tė gjetura nė nekropol, siē janė ena me figura nė relief, dhe objektet e varrit tė gjetura me tė.

    Qeramika e ndėrtimit. Interes tė veēantė duhet ti kushtojmė edhe qeramikės qė pėrbėnte ndėrtimin e varreve. Ajo pėrfaqesohet kryesisht nga tjegulla solene dhe kaliptere tė shekullit III-IV, rrallėherė ka qenė pėrdorur ndonjė tjegull e fragmentuar helenistike dhe vetėm njė prej tyre ėshtė e plotė. Sidomos tjegullat qė janė ruajtur tė plota, paraqesin interes pėr faktin se i pėrkasin pak a shumė periudhės sė varrimeve. Tjegullat solene kanė njė gjerėsi qė shkon nga 37-42 cm dhe gjatėsi 66-90 cm, trashėsia e tjegullės ėshtė pėrgjithėsisht 2 cm. Vetėm njė tjegull ka trashėsine 3 cm; ndėrsa lartėsia e kubaturės nė tė shumtėn e rasteve ėshtė 5 cm. Brumi i tyre ėshtė i pjekur mirė dhe ka zakonisht ngjyrė tė kuqe, tė pakta janė tjegullat qė kanė marrė nga pjekja ngjyrė okėr tė ēelėt. Profilet e tyre janė tė ndryshme, ndėrmjet tyre mund tė dallojmė kėto tipe kryesore:

    * Solene me buzė tė drejta
    * Me buzė tė pėrkulura nė anėn e jashtme nė trajtė sqepi
    * Me buzė tė profiluara nė pjesėn e brendshme
    * Me buzė tė kthyer


    Njė tjegull e veēantė solene u gjet nė njė varr dhe shėrbente si shtresė me profil karakteristik pėr periudhėn helenistike. Duke gjykuar nga buzėt e ngushta me prerje trekėndėshe, ajo i takon njė tipi tė vonė tė kėsaj periudhe. Tjegulla ėshtė punuar nga njė brumė i pastėr qė mbas pjekjes ka marrė ngjyrė okėr te ēelėt. Nė pjesėn e mbrapme tė tjegullės ėshtė inicizuar, me anėn e njė kunji tė drunjtė me dy maja, njė shenjė qė i afrohet numrit 8. Shenja tė tilla, tė bėra me gishta apo me ndonjė vegėl tjetėr, nuk ndeshen nė qeramikėn e ndėrtimit tė periudhės helenistike. Prandaj, nė kėtė rast, mund te kemi njė vazhdim tė traditės helenistike nė prodhimin e tjegullave . Nga kalipteret janė ruajtur pak tjegulla tė plota. Ndėr kėto dallojmė nga profili dy tipe me bark tė shtrirė dhe me bark qė pėrfundon nė kulm me kėnd. Po tė gjykojmė nga disa fragmente tė gjetura nė varre tė ndryshme, mund tė themi se kalipteret kanė pasur njė gjerėsi nga 13-25 cm, lartėsi 2-4 cm, trashėsi 1.5-2 cm. Nė njė rast kalipteret janė vizatuar me gishta vija tė valėzuara nė pjesėn e kurrizit, nė drejtim gjatėsor. Nė nekropolin e Zgėrdheshit u zbuluan edhe gjashtė monedha. Dy monedha romake qė u gjetėn ishin shumė tė dėmtuara dhe tė palexueshme. Katėr monedhat e tjera i pėrkasin periudhės helenistike dhe janė prerje tė Dyrrahut. Monedhat helenistike nuk lidhen me kohėn e varrimit, ato janė gjetje nga qyteti antik i Zgėrdheshit, tė pėrdorura nė varret e periudhės sė vonė romake. Emrave tė nėpunėsve tė shėnuar nė monedhat e zbuluara nė Zgėrdhesh u shtohet edhe njė emėr i ri: EOPTA/IOY/ .

    I-6. Pėrmbledhje
    Duke u nisur nga gėrmimet e bėra dhe materialet arkeologjike tė mbledhura nė Zgėrdhesh arrihet nė pėrfundimin se qyteti kishte lindur aty nga fundi i shekullit IV p.e.s mbi bazėn e njė vendbanimi te fortifikuar ilir tė periudhės sė parė tė hekurit (tipit Gajtan), gjurmėt e tė cilit vėrtetohen qartė nė pjesėn e sipėrme tė qytetit, nė akropol. Sipas tė gjitha tė dhėnave gjatė gėrmimeve jeta e qytetit na paraqitet me tėrė larminė e saj gjatė shekujve III-II p.e.s. Nė kėtė kohė qyteti ka jetuar periudhėn e tij tė lulėzimit. Kėtė periudhė lulėzimi e karakterizon njė veprimtari e gjerė ndėrtuese dhe njė jetė e gjallė dhe e pasur ekonomike, shoqėrore dhe kulturore. Nė fushėn e prodhimit, kjo kohė shėnon njė hap pėrpara, qė e dallon krejtėsisht qendrėn e re qytetare nga vendbanimi i fortifikuar i majės sė kodrės. Ndėrsa nga tė dhėnat e nekropolit vėrtetohet se rėnia e qytetit fillon qysh nė shekujt I-II e.s. Zbulimi i kėsaj varreze brenda mureve mbrojtėse tė qytetit, nė njė zonė mjaft tė pėrshtatshme pėr banim, dėshmon pėr njė rėnie pėrfundimtare tė tij si njė qendėr urbane. Objektet e qeramikės qė datohen nga shekulli IV e mė vonė janė fare tė pakta, ndėrsa nga 220 monedhat e gjetura gjatė gėrmimeve nė kėtė vendbanim, vetėm njėra i pėrket periudhės sė vonė antike. Kėto tė dhėna dėshmojnė jo vetėm njė rėnie ekonomike tė Zgėrdheshit mbas pushtimit romak, por edhe largimin gradual tė popullsisė sė tij qė duhet tė ketė filluar gjithashtu nga shekujt I-II. Qyteti fillon tė braktiset dhe banorėt e tij duken se shpėrngulen nė njė qendėr tjetėr. Ka shumė tė ngjarė qė kjo tė ketė qenė Kruja e ardhshme, por kėtė ēėshtje do ta trajtoj nė kapitullin tjetėr.

    Shkaqet e rėnies dhe braktisjes sė qytetit ilir tė Zgėrdheshit duhet t’i shohim edhe nė kuadrin e pėrgjithshėm historik. Sundimi romak solli si pasojė ndėrprerjen e procesit tė zhvillimit tė jetės ekonomike nė shumė qendra urbane ilire. Nė pėrgjithėsi kemi njė ruralizėm tė jetės dhe spostim tė vendbanimeve nga zonat malore dhe kodrinore nė ato fushore tė qendrave urbane tė vjetra qė u gjykuan si tė dorės sė dyte nga pikpamja strategjike dhe administrative. Gjatė kėsaj periudhe qendrat e fortifikuara reduktohen nė maksimum. Nė mjaft qendra tė vjetra urbane ilire vihet re njė rėnie e jetės. Por pa u zhdukur krejtėsisht ato rifortifikohen nė prag tė dyndjes sė popujve. Ndryshe ndodh me disa qytete qė nė kapėrcyellin e erės sonė fituan rėndėsi administrative-ushtarake, si Lisi ku u ndėrmoren punime tė mėdha fortifikuese, Dyrrahu, Bylisi, Butrinti . Pra, nė zonat e Ilirise Jugore mbartja e popullatės nė kėtė kohė bėhet nė drejtim tė zgjerimit tė disa qyteteve tė rėndėsishme qė mbeten nga e kaluara si dhe nė krijimin e disa qendrave tė reja urbane qė ishin mė tė pakta nė numėr nga pararendėset. I gjithė ky proces shoqėrohet me njė shtim tė popullsisė fshatare ilire qė del nė dukje nga gjurmimet e vendbanimeve tė antikitetit tė vonė. Nė kėtė periudhė si rezultat i krizės se rendit skllavopronar dhe sulmeve gote ndryshon pėrsėri tabloja e shpėrndarjes sė vendbanimeve, kėrkohen edhe njėherė kėshtjellat e vjetra ose ngrihen qyteza tė reja. Por Zgėrdheshi nuk e pati atė tė drejtė pėr shkak tė kushteve natyrore jo aq tė pėrshtatshme pėr mbrojtje.


    (Kapitulli 2)
    Qyteti i Krujės dhe monumentet e tij

    II-I. Shtrirja gjeografike e qytetit tė Krujės
    Kruja ėshtė njė qytet i vogėl nė Shqipėrinė e Mesme, i vendosur nė shpatin e malit Sarisalltik, nė njė lartėsi 600 m mbi nivelin e detit. Pjesa e sipėrme e malit ėshtė shkėmbore e rrėpirėt dhe njėkohėsisht e zhveshur; pjesa e poshtme e tij dhe nė mėnyrė tė veēantė zona ku shtrihen lagjet e qytetit, formohen disa tarraca tė vogla tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e njė vendbanimi tė vogėl. Nėn kėmbėt e malit, qė mbaron nė shkembinj masivė gėlqerorė, shtirhet njė fushė mjaft e gjerė, e cila ka emrin e qytetit Fushė-Krujė. Nga lart qyteti ka njė pamje mjaft tė gjerė ku pėrfshihen: nė jugperėndim fusha e Tiranės, nė perėndim deti Adriatik dhe qyteti i Durrėsit dhe nė veriperėndim fusha e Breg-Matit. Kėto fusha pėrshkohen nga lumenjtė e Erzenit, Ishtmit dhe Matit tė cilėt derdhen nė detin Adriatik.

    Disa qindra metra larg, nė jug tė qendrės sė qytetit, mbi njė kodėr shkėmbore tė vetmuar ngrihet kalaja legjendare e Krujės, e cila nė shekullin XV, pėr 25 vjet rrjesht ishte qendra e rezistencės sė popullit shqiptar nė luftėn kundėr pushtuesve turq. Pėrshkrimin dhe studimin e kėtij monumenti, qė ėshtė nga mė kryesorėt nė periudhėn e mesjetės do mundohem ta analizoj mė poshtė.

    Nė pjesėn e sipėrme tė qytetit tė Krujės, aty ku sot ngrihen godinat administrative, formohet njė pllajė deri diku jo aq e pjerrėt. Kjo pllajė ka qenė pėrdorur nė mesjetėn e hershme si varrezė. Edhe pėr kėtė varrezė dhe gjetjet qė janė bėrė nė tė do tė flas mė poshtė.

    II-2. Kruja nė burimet historike
    Emri i Krujės nuk ėshtė i njohur prej gjeografėve dhe historianėve tė lashtė. Ka shumė tė ngjarė te ketė preardhje nga fjala shqipe krue – burim; kjo pėr arsye se Kruja ėshtė vend i pasur me kroje e burime natyrore, sidomos nėn kėmbėt e kalasė, tė cilėt kanė luajtur njė rol me rėndėsi pėr tė. Pėr Krujėn ėshtė shkruar mjaft. Ne trashėgojmė njė numėr pėrshkrimesh, qė na janė lėnė qysh nga shekulli XV prej Barletit dhe Justinianit, nė shekullin XVII nga Bolica, ndėrsa gjatė dy shekujve tė fundit nga historianė si Myler, Hani, Ipeni, Jireceku, Shuflai etj. Por duhet theksuar se burimet historike kanė mė tepėr karakter pėrshkrimor, shpesh tė nisura nga pozita prej njė vizitori tė zakonshėm.

    Nė dokumentat historike Kruja pėrmendet pėr herė tė parė me emrin e saj shqip nė aktet kishtare tė shekullit IX si njė qendėr peshkopate. Sipas njė tradite tė shekullit XV, tė ruajtur nė njė letėr tė Gjon Kastriotit, tė dhėnat e shpien themelimin e peshkopatės sė Krujės qysh nga fillimi i shekullit VII, ndėrsa nė kronologjinė shqiptare qė boton Kersopulos jepet viti 449 . Nė periudhėn bizantine kalon njė kohė e gjatė pa tė dhėna dokumentare mbi krahinėn e Krujės, ndėrsa nė shekujt e mėvonshėm ato shtohen. Nė kėtė periudhė nė Krujė qėndrojnė garnizone dhe guvernatorė bizantinė, nėn sundimin e tė cilėve ajo ndodhej gjer nė fund tė shekullit XII. Sipas Shuflait ndoshta nė fillim tė mesjetės dhe gjer nė mesin e shekullit XII, qyteti mbante dy emra, duke u quajtur sidomos nga ana e romakėve, edhe me emrin Arbanum.

    Burime historike tė kohės sė mesme ripohojnė se Kruja ėshtė vazhdim i njė qyteti tė hershėm dhe se gjatė gjithė shekujve tė kohės se mesme ajo ka qenė e lidhur me Durrėsin dhe e varur administravisht prej tij. Kruja duhet tė ketė bėrė pjesė nė sistemin e kalave qė sinjalizonin dhe mbronin nė raste rreziku, Durrėsin. Ėshtė kjo arsyeja qė nga fundi i shekullit XV senati i Venedikut vendosi tė marrė nėn sundimin e vet, bashkė me kėshtjellėn e Lezhės, edhe atė tė Krujės qė kishte rėndėsi shumė tė madhe, si pararojė, pėr Durrėsin. Hani, Prashniker etj kanė shfaqur mendimin se qendra e fisit te albanėve duhet kėrkuar nėn kėmbėt e Krujės, nė fshatin e sotėm Zgėrdhesh. Nė kėtė vend ndodhen rrėnojat e njė qyteti ilir dhe janė zbuluar materiale arkeologjike me vlerė. Ky mendim gjen mbėshtetje edhe nė disa toponime tė lashta. Aty nga shekulli IV ky qytet u braktis dhe popullsia e tij duhet tė jetė vendosur nė njė vend mė tė mbrojtur aty afėr. Mundėsia mė e madhe ėshtė tė jenė shpėrngulur nė truallin mė tė afėrt dhe mė tė mbrojtur tė Krujės. Kjo pėrkon edhe me gojėdhėnėn qė thotė se “u ngritėn gurėt e Zgėrdheshit dhe zunė vend nė Krujė”. Ka mundėsi qė Kruja ta ketė zanafillėn nė rrethana tė tilla.

    II-3. Kalaja e Krujės, historiku dhe arkitektura e saj
    Kalaja e Krujės ngrihet mbi njė kreshtė shkėmbore, e cila ndodhet e veēuar nga ambienti pėrreth, nė pjesėn mė tė lartė, nga ana juglindore e qytetit. Duke qenė me mbrojtje tė favorshme natyrale e rrethuar thuajse nga tė katėr anėt, sidomos nė anėn lindore, me shkėmbinj tė thepisur, kjo kodėr shkėmbore pėrbėn nė vetvete njė fortesė natyrale. Ajo ka njė pozicion qė mbizotėron mbi tė gjithė fushėn dhe malet pėrqark. Kėto na bėjnė tė mendojmė qė kjo kodėr duhet tė jetė shfrytėzuar prej kohe nga tė parėt tanė pėr vendbanim dhe mbrojtje. Veē kėsaj natyra e ka pajisur kreshtėn shkėmbore me dy burime uji tė pishėm, njė ēėshtje aq jetike pėr njė kala sa edhe pozita strategjike .

    Si kala Kruja pėrmendet pėr herė te parė nė shekullin XIII. Gjergj Akropoliti, qeveritari bizantin, qė i njihte mirė kėto zona, nė njė kronikė tė tij pėrmend kalanė me emrin Kroas, si posedim te Gulamit, zotėrues tė Albanonit mė 1254 . Kruja nė kohėn e mesjetės duhet tė ketė qenė njė kala e rėndėsishme dhe qendra e krahinės Arbanum, bėrthama e Arbėrit, shtetit te parė feudal shqiptar, qė formohet rreth vitit 1190 me nė krye sundimtarin vendas, arbėreshin Progon. Nė vitin 1253 sunduesi i Epirit, Mihaili II i lėshoi me traktat perandorit bizantin Joan Vataces, ndėr tė tjera edhe kalanė e Krojės, qė gjendej nė Arbėri. Nė vitin 1255 perandori bizantin Theodor Laskari II u njeh banorėve tė kalasė sė Krujės privilegjin qė pasuritė e tyre qė kanė ose do tė kenė si brenda ashtu edhe jashtė kalasė t’i gėzojne lirisht. Nė shekujt e mėvonshėm Krujėn e shohim si kryeqendėr tė dinastive tė fuqishme shqiptare.

    Planimetria e kalasė ka formėn e njė elipsoidi me perimetėr rreth 800 m. Muret me trashėsi 0.8-1.5 m ndjekin konturet e kreshtės shkėmbore mbi tė cilėn janė vendosur, duke u ndėrprerė nė anėn lindore, perėndimore dhe jugore nė disa vende. Muret e anės veriore dhe lindore, qė ruhen mė mire, janė tė pajisur me frėngji pėr armė zjarri. Muret rrethuese tė kalasė janė pėrforcuar nga 9 kulla me formė tė rrumbullaket, katrore ose poligonale. Dy kulla ndodhen nė dy krahėt e hyrjes, nė mbrojtje tė hyrjes kryesore. Kulla nė tė majtė tė hyrjes ka formė poligonale tė ērregullt dhe ka qenė pėrdorur edhe pėr vendbanim; kulla e krahut tė djathtė ėshtė e rrumbullakėt dhe ka njė perimetėr 27 m. Konstruksioni i saj tregon se pjesa qendrore e saj ka qenė pėrdorur si sterė pėr depozitimin e ujit te shiut. Me interes nė kalanė e Krujės ėshtė kulla katėrkėndėshe nė anėn veriore. Kjo kullė ėshtė mė e vjetra nga ato qė ruhen sot, e ndėrtuar XI-XII, si pikė vrojtimi. Lartėsia e saj ėshtė rreth 16m, fillon piramidale dhe vazhdon prizmatike me bazė katrore. Kolona guri qė mbajnė sipėr ēatinė e drunjtė e mbyllin kėtė kompozim. Nė tė dallohen dy faza ndėrtimi, faza mė e hershme me breza tullash, faza mė e vonė me teknikėn klausonazh (gurė rrethuar me tulla). Ajo ka funksionuar edhe si kullė sahati .

    Pėrveē hyrjes kryesore, tė vendosur nė anėn veriperėndimore, ka dhe njė hyrje tjetėr nė skajin jugperėndimor, qė komunikon me kalanė nėpėrmjet njė tuneli. Porta e jashtme e hyrjes mbulohet prej njė arkitrau, mbi tė cilin ngarkesa e mureve shkarkohet me anė tė njė harku tullash. Ėshtė mė se e qartė se kjo teknikė i pėrket kohės sė para pushtimit turk . Nėpėrmjet kėsaj hyrje dilet tek dy krojet, qė burojnė nė rrėzė tė shkėmbit, jashtė mureve tė kalasė, tė cilėt dikur mbroheshin me mure tė dyta tė fuqishme, qė i lidhnin me kalanė. Pėr arkitekturėn e kėsaj pjese do flas mė poshtė. Nė hyrjen kryesore tė kėsaj kalaje kanė qenė vendosur tre porta nė periudha tė ndryshme kohore, nė mėnyrė qė hyrja nė kala tė ishte e kontrolluar dhe e mbrojtur sa mė mirė nė rast tė njė mėsymje tė armatosur. Porta e parė ka qenė njėfletėshe dhe ulej e ngrihej nė drejtimin vertikal, duke rrėshqitur nėpėrmjet dy kanaleve tė ndėrtuar qėllimisht nė muret anėsore tė hyrjes. Gjurmėt e kėtyre kanaleve i gjejmė edhe sot nė murin e krahut te majtė. Porta e dytė ka qenė e vendosur afėrsisht aty ku eshtė porta e sotme. Porta ekzistuese ėshtė ndėrtuar me gurė tė daltur dhe dallohet si njė ndėrtim i kohės sė vonė. Porta e tretė duhet tė ketė qenė nė fund tė korridorit dhe duhet tė nxirrte direkt nė oborrin e kalasė. Korridori me gjatėsi 22 m, ndahet nga porta e dytė nė dy pjesė tė pabarabarta. Nė tė dy anėt e korridorit te pjesės sė parė janė ndėrtuar me tulla, nė thellėsi tė murit, dy kamare tė mėdha (nike) tė mbuluara me qemere cilindrike. Kėto ambjente tė njohura nė forma tė ndryshme edhe nė kala tė tjera mesjetare, kanė shėrbyer si vendroje. Nė pjesėn e dytė tė korridorit ruhen edhe dy galeri tė vogla pėr ēdo anė, tė mbuluara edhe kėto me qemere tė ndėrtuara me gurė dhe qė kanė qenė pėrdorur pėr strehimin e trupit tė rojes. Teknika e ndėrtimit dhe materiali i perdorur nė pjesėn e dytė tė korridorit, tregojnė pėr njė shtesė tė mėvonshme nė krahasim me pjesėn e parė tė korridorit .

    Nė tė djathtė tė portes sė tretė qė tė nxjerr nė oborrin e kalasė, dallohet njė ambient qė mund tė ketė qenė pėrdorur si depo baruti. Ky ambient ka njė planimetri nė formė kryqi. Pjesa qendrore e tij mbulohej me njė kupolė sferike, kurse pjesėt e tjera me qemer gjysėm cilindrik. Duke gjykuar nga teknika e ndėrtimit mund tė kuptojmė se ėshtė i njėkohshėm me galeritė e pjesės sė dytė tė korridorit dhe pėrbėn njė kompleks tė pėrbashkėt me to. Nė krahun e majtė tė kėtij ambienti ndodhen gjurmėt e njė palė shkallėve qė komunikonin me ambientet e katit tė dytė. Ky kat ishte i ndėrtuar sipėr korridorit tė hyrjes, kullės sė rrumbullakėt dhe depos sė barutit. Duke u nisur nga kjo lidhje e ndėrsjelltė midis tyre, mund tė themi se tė gjitha kėto ambiente pėrbėnin njė kompleks tė rėndėsishėm. Nė kėtė kompleks bėnin pjesė ambiente me karakter mbrojtės tė hyrjes kryesore tė kalasė, si dhe ambiente banimi. Kėtij kompleksi duhet ti shėrbente edhe stera, qė ka qenė ndėrtuar nė qendėr tė kullės sė rrumbullakėt. Ajo ka njė trajtė cilindrike me diametėr 3 m dhe ka qenė e mbuluar me njė kupolė gjysėm sferike tė ndėrtuar me gurė llaē dhe gėlqere. Nė pjesėn e sipėrme, aty ku fillon kurbėzimi i kupolės, ėshtė murosur njė tub qeramike, nėpėrmjet tė cilit furnizohej stera me uje.

    Njė nga komponentėt e rėndėsishėm tė kalasė sė Krujės ėshtė edhe oborri i fortifikuar brenda tė cilit ndodhen dy krojet qė pėrmenda mė lart. Tė dy burimet ndodhen nė kuota mė tė ulėta se sipėrfaqja e kreshtės. Burimi i parė ndonėse pranė hyrjes sė kalasė, ka mbetur gjithmonė jashtė mureve rrethues. Edhe burimi i dytė sot ndodhet jashtė mureve rrethues nė vendin qė vendasit e quajnė “Taslloje”, nga turqishtja “tas” (kupė metalike), ndoshta nga se ky burim nė kohėn e sundimit osman ka qenė pajisur me kupė metalike. Me muret rrethuese tė kalasė nė shpinė e rrethuar dikur me mure tė forta nė anėn e jashtme, Taslloja ka qenė dikur kėshtu njė lloj oborri i fortifikuar. I mbrojtur kėshtu brenda kėtij oborri, burimi i Tasllojės i ka shėrbyer kalasė nė ēdo kohė. Nga kjo mendohet se nė muret e jashtme tė oborrit nuk ka pasur hyrje dhe se tuneli qė lidh sot Tasllojėn me kalanė shėrbente si hyrje e brendshme. Tuneli ėshtė tepėr i ngushtė dhe e bėnte tė pamundur hyrjen nė kala, nė rast se oborri binte nė duart e armikut.

    Oborri i fortifikuar i krojeve ka pamjen e njė kalaje me pėrmasa tė vogla, aneks i kalasė sė mirėfilltė. Nga ana e jashtme oborri mbrohej me anė tė njė muri i cili duke ndjekur buzėn e sheshores pėrpara burimeve, na paraqitet nė formė tė harkuar. Muri i jashtėm ėshtė i pajisur me tre kulla dhe nė tė vihen re edhe gjurmėt e mureve ndėrlidhese. Muri i brendshėm, pjesa qė i korrespondon oborrit tė fortifikuar, ėshtė i pajisur me katėr kulla. Funksioni i tij i dyfishtė, si mur i kalasė sė mirėfilltė dhe si mur i brendshėm i oborrit, ėshtė me vlerė tė veēantė kompozicionale.

    Nė kullėn qė ndodhet nė anėn veriore tė oborrit vihen re tri ndėrhyrje tė cilat ja kanė ndryshuar planimetrinė fillestare. Pjesa e poshtme me gurė porozė, pak a shumė katėrkėndėshe, lidhur me llaē shumė tė fortė dhe me fuga te thelluara, duket se i takon shekujve XI-XII. Gjatė rindėrtimit ajo ka pėsuar devijim duke marrė formėn katrore qė ka sot. Nė kėtė rindėrtim dallohet qartė teknika e njohur e periudhės bizantine, gur me tulla tė holla qė rrethohen dhe me fuga shtresė-rrafshta llaēi, qė e shohim tė jetė pėrdorur nė shekujt XIII-XIV. Kulla nėn tė cilėn ndodhen krojet ka qenė e pėrbėrė nga dy ambiente. Ėshtė e tė njėtės fazė ndėrtimi me kullėn qė pėrmendėm mė sipėr. Dy kullat me planimetri gjysmė rrethore janė vendosur nė terrenin mė tė ulėt tė kreshtės dhe janė konceptuar pėr mbrojtjen e hyrjes sė tunelit. Tuneli eshtė i njė natyre me qemeret e nikeve tė hyrjes sė kalasė. Ai pėrbėn njė aspekt origjinal pėr monumentin dhe flet pėr traditėn e pasur ndėrtimore vendase . Pėr tė zbuluar zanafillėn e kalasė sė Krujės dhe procesin e zhvillimit historik tė saj ėshtė ndėrmarre njė fushatė gėrmimi nė vitin 1978. Gėrmimet nė tė u pėrqėndruan nė anėn veriore tė saj, pranė murit rrethues, nė krahun e majtė tė hyrjes kryesore, pikėrisht nė atė zonė ku sot ngrihet Muzeu “Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu”. Gėrmimet u caktuan nė tri pika pėr tė arritur tė grumbullohej njė material i mjaftueshėm arkeologjik. Gjatė gėrmimit nė pikėn A, nė thellėsinė 1.40-1.50 m, u ndesh njė shtresė e hollė dheu, e pėrbėrė prej argjili ngjyrė kafe, pėrzier me guraleca dhe fragmente qeramike, qė u takojnė shekujve III-II p.e.s. Qeramika pėrbėhet prej copash tė ndryshme dhe kryesisht buzė, funde dhe njė kapak qė perfaqėsojnė enė shtėpiake: amfora, pjata etj. Kėto enė prej brumi tė pastėr kanė ngjyrė rozė ose tė murme, pėrveē buzės sė amforės, e cila ėshtė nė ngjyrė rozė nė tė verdhė. Midis gjetjeve ka edhe njė pullė plumbi nė madhėsinė e njė monedhe, nė njėrėn faqe tė sė cilės ėshtė stampuar koka e Athinasė. Stampimi ėshtė bėrė nga njė stater korintik (shekulli IV p.e.s).

    Objektet qė lidhen me periudhėn tjetėr me atė tė antikitetit tė vonė dhe tė mesjetės sė hershme (shekulli IV-VIII), vijnė kryesisht nga gėrmimet nė piken C. Qeramika e gjetur nė shtresėn e poshtme pėrbėhej prej copa enėsh si: buzė, vegja, parete funde amforash dhe qypash, qė janė tipike pėr shekujt IV-VI e.s. Nė kėto enė ėshtė karakteristike se buzėt janė tė profiluara dhe shpesh ato tė qypave kanė njė kanelyrė qė shėrben pėr vendosjen e kapakut, ndėrsa si motive qė zbukurojnė paretet e tyre janė vijat horizontale tė bėra me krehėr ose vija tė valėzuara. Brumi i tyre ėshtė i pastėr, por ka raste edhe tė pėrzierjes me kokrriza rėre dhe grimca kuarci. Pas pjekjes brumi ka marrė ngjyrė tė verdhė nė gri tė hapėt, kurse nė thyerje ngjyrė tė kuqėrremtė. Enė tė ngjashme nga pikpamja tipologjike kanė dalė edhe nga gėrmimet nė Lezhė, Shkodėr apo edhe jashtė vendit tonė.

    Tė kėsaj periudhe janė edhe dy varre tė zbuluara kėtu dhe tė vendosura rreth njė metėr larg murit rrethues. Nga kėto varre nė trajtė arke, njėri ėshtė ndėrtuar me tulla, ndėrsa tjetri me tjegulla. Nė kėto dy varre u gjetėn skelete por pa inventar. Po nė kėtė pikė u ndeshėn edhe dy varre tė tjerė, pa konstruksion, por skeletet e tyre shoqėroheshin nga njė katruve, njė ojnohe, njė fibul bronzi, njė broshe dhe njė aplikė rripi qė datohet mirė nė shekullin VI-VII e.s. Dy varret e fundit ngjasojnė si nga riti i varrimit, ashtu edhe nga inventari, me varret qė janė zbuluar nė varrezėn arbėrore jashtė kalasė . Kėsaj kohe i pėrket edhe njė pjesė e murit rrethues i zbuluar nė kėtė zonė, qė ėshtė i ndėrtuar prej gurėsh mesatarė me faqe tė rrafshėt. Nė faqen e brendshme tė ketij muri ėshtė pėrdorur llaē qė mbush fugaturat, nga dystimi i tij tė krijohet pėrshtypja e njė lloj suvaje, e cila le tė zbuluar vetėm njė pjesė tė faqes sė gurit. Kjo veēanti ėshtė vėnė re edhe nė muret e kalave tė Pogradecit dhe tė Kaninės, qė datohen nė antikitetin e vonė ilir dhe nė mesjetėn e hershme.

    Depozitimi mė i madh i shtresės kulturore i pėrket periudhės mesjetare (shekulli XII e mė pas), gjė qė ėshtė vėrejtur nė tė tri pikat e gėrmimit. Nė pikėn B, pėr kėtė periudhe janė zbuluar rrėnoja muresh dhe dyshemesh tė shtėpive mesjetare, mbeturinat e dy ujėsjellėsave dhe njė sasi relativisht e madhe qeramike qė pėrfaqesohet prej copa enėsh tė pėrdorimit shtėpiak. Nė kėtė shtresė ėshtė gjetur edhe qeramikė ndėrtimi e pėrfaqesuar prej tjegullash tė pėrkulura. Muret e kėtyre shtėpive ishin ngritur me mure mesatarė tė papunuar ku si lidhės shėrbente llaēi i gelqeres. Nė mure u vu re edhe pėrdorimi i trarėve prej druri. Pėrsa u pėrket dy dyshemeve tė zbuluara kėtu nė vende tė ndryshme, ato pėrbėhen prej njė shtresė gurėsh, mbi tė cilėn ėshtė hedhur njė shtresė llaē gėlqereje. Nė dyshemenė e dytė janė ndeshur gjurmė djegie, gjė qė duhet lidhur edhe me qėnien diku afėr tė njė punishteje pėr pėrpunimin e metaleve .

    Tė dy ujėsjellėsit e zbuluar kėtu kanė drejtim veri-jug dhe ndodhen rreth 10 metra larg njėri-tjetrit. Tė dy ujėsjellesat pėrbėhen prej qyngjesh balte qė lidhen nė mes tyre me llaē gėlqereje. Ēdo qyngj ėshtė i gjatė 19 cm dhe pėrbėhet prej pjesės me trajtė cilindrike 11 cm tė gjatė dhe asaj konike 8 cm.

    Ujėsjellėsi qė vjen mė poshtė i zbuluar nė dyshemenė e dytė, nė anėn e sipėrme tė tij pėr t’u siguruar dhe mbrojtur mė mirė, mbulohej nga njė radhė tjegullash tė pėrkulura. Siē shihet nga drejtimi dhe pozicioni i kėtyre ujėsjellėsave, uji merrej nga burimet ekzistuese tė atėhershme rrėzė malit tė Krujės. Tubacioni prej qyngjesh i kėtyre ujėsjellesve, pasi dilte jashtė mureve rrethuese tė anės veriore, ndiqte faqen e jashtme tė tij. Pėr tė caktuar datėn e vendosjes sė ujėsjellėsve duhet tė mbėshtetemi nė gjetjet e imėta arkeologjike, tė gjetura nė nivelet e ujėsjellėsve, si edhe nė teknikėn e ndėrtimit tė tyre. Kėshtu mund tė thuhet se ujėsjellėsi i zbuluar nė pjesėn e sipėrme duhet tė lidhet me shekullin XVII dhe ka mundėsi tė ketė shėrbyer pėr tė furnizuar me ujė edhe banjat (hamamet) e anės perėndimore tė kalasė, kurse ujėsjellėsin qė vendoset mė poshtė mund ta lidhim me kompleksin e rrėnojave qė pėrmendėm mė lart. Ky ujėsjellės mund tė jetė i njėkohshėm me kėto rrėnoja dhe i pėrket periudhės sė para pushtimit osman ( shekujt XII-XV). Bashkė me gjetjet arkeologjike tė kėsaj periudhe ėshtė edhe njė monedhė bronzi e shekullit XIII-XV. Mė i hershmi i kėtyre rrėnojave duhet konsideruar themeli i njė muri qė u gjet nėn konstruksionet e mureve tė tjera dhe tė dyshemeve. Duhet theksuar se pranė kėtij muri u gjendėn dy varre pa konstruksion me orientim veriperėndim – juglindje . Nė njėrin nga kėto varre koka e tė vdekurit mbulohej nga copa tjegullash tė tipit solen, kurse nėn tė ishin vendosur si jastėk tri copė tjegullash. Skeletet nė pėrgjithėsi ruheshin mirė dhe ishin vendosur drejt nė tokė. Kėto varre si kohė duhen lidhur me shekujt XII-XIII.

    Gjetje e rėndėsishme nė pikėn B ėshtė njė sasi qeramike e pėrbėrė prej copa enėsh me ose pa smalt si: buzė, vegja, gryka, parete, funde, etj. Kėto u takojnė enėve tė pėrdorimit shtėpiak dhe nė radhė tė parė grupit te enėve dekorative tė tryezės si: kotruve, pjata, tasa, kupave, grupit tė enėve tė zjarrit kryesisht vorbave si edhe enė tė mėdha pėr ruajtjen e rezervave ushqimore . Nė enėt e lyera me smalt vėmė re se janė pėrdorur mė tepėr ngjyra kafe, e verdhė, e gjelbėr dhe blu, tė cilat janė ngjyra karakteristike pėr periudhėn pas shekullit XIV, gjatė gjithė mesjetės sė zhvilluar. Sė bashku me kėto gjetje kanė dalė edhe tri monedha, dy prej tė cilave janė aspra turke tė shekullit XVII dhe tjetra e gjysmės sė parė tė shekullit XIX. Buzėt, paretet dhe faqet e brendshme tė pjatave janė tė pikturuara, zakonisht me zbukurime tė thjeshta gjeometrike si: shirita horizontalė ose tė valėzuar, pika apo njolla amorfe, rrathė koncentrikė, etj. Nė enėt e thjeshta tė pėrdorura pėr zjarr mund tė pėrfshihen enėt vorbat me njė dhe dy vegja, me buzė tė profiluara dhe me brumė me ngjyrė tė kuqėrremtė. Brumi i kėtyre enėve ka tė ngjarė tė jetė pregatitur nga lėnda e marrė nė vend, gjė qė tregon pėr qėnien e punishteve lokale pėr qeramikėn.

    Lėnda arkeologjike e mbledhur gjatė kėtij gėrmimi ėshtė me rėndėsi sepse tregon pėr njė banim qė nga lashtėsia e truallit tė kėshtjellės mesjetare dhe pėr lidhjen e kėshtjellės me varrezat e mesjetės sė hershme. Nga tė dhėnat qė pėrmendėm mė sipėr del se kalaja e Krujės ka filluar tė banohet qysh nė shekullin III p.e.s. Aty ka qenė ngritur njė vendbanim i vogėl nė periferinė e qytetit ilir tė Zgėrdheshit. Nė antikitetin e vonė, kodra u pajis me mure mbrojtėse, tė cilat u zbuluan nė anėn veriore tė kalasė. Gjatė mesjetės sė hershme Kruja bėhet njė qendėr e rėndėsishme dhe me njė jetė intensive. Kėtė gjė na e vėrteton edhe qėnia e njė varreze relativisht te madhe pranė kalasė.

    II-4. Varreza e mesjetės sė hershme nė Krujė
    Pėr ekzistencėn e njė varreze tė tillė i pari qė shkroi ishte konsulli austriak Th. Ipen. Nė fillim te shekullit tė kaluar u zbuluan varret e para. Sipas Ipenit, varret u zbuluan rastėsisht duke nxjerrė gurė pėr tė ndėrtuar njė kazermė ushtarake. Ai mbajti njė kumtesė pėr disa objekte tė gjetura atje qė ishin: njė latushė hekuri, dy fibula bronzi, dy fibula broshe bronzi, njė byzylyk dhe njė rreth i vogėl bronzi. Ai vuri re se me pėrjashtim tė fibulave broshe, objektet e gjetura nė atė kohė ishin tė njohura nė Shqipėri, duke pasur parasysh gjetjet e mėdha tė kalasė sė Dalmaces.

    Me gjetjet e Krujės dhe zbulime tė tjera nė Shqipėri u muar edhe F. Nopēa. Sendet e zbuluara nė Krujė u shqyrtuan nga pikėpamja tipologjike, sė bashku me objektet analoge tė varrezės sė kalasė sė Dalmaces. Kėshtu me kėtė ēėshtje janė marrė edhe disa studiues tė tjerė si Rei, Verner, Treger, etj. Tė dhėnat qė janė mbledhur pėr kėtė varrezė tregojnė se ajo nuk ka qenė e vogėl. Ajo pėrfshinte pllajėn qė shtrihej nė rrėzė tė malit Sarisalltėk. Pllaja kufizohet nga veriu dhe jugu nga dy rrėke uji qė zbresin poshtė nga mali. Kėto mendohen tė jenė skajet e varrezės nė kėto drejtime. Ndėrsa ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktohen skajet lindore e perėndimore tė saj, sepse ato janė tė zėna me godina administrative. Gėrmime nė kėtė varrezė janė bėrė nė dy pika tė ndryshme, njėra pika A nė vendin e quajtur Kumlluk, tjetra pika B prapa godinės sė gjimnazit tė sotėm. Nė pikėn A u hapėn 6 varre, kurse nė pikėn B, 8 varre. Nė ndėrtimin e tyre varret nė pėrgjithėsi paraqesin uniformitet. Ata kanė trajtė katėrkėndėshi. Nė varret e pikės A trajta katėrkėndėshe ėshtė e rregullt, ndėrsa nė pikėn B ato janė pak tė deformuara dhe kanė mesin e fryre. Varret nė pjesėn e poshtme janė ndėrtuar me gurė gėlqerorė. Gurėt janė vendosur njėri mbi tjetrin si mur. Gurėt janė tė lidhur me llaē ngjyrė tė verdhė. Ka edhe raste kur gurėt janė bashkuar pa ndonjė mjet lidhės. Mbi kėtė arkė, tė formuar prej muri guri vinte mbulesa nė formė ēatie. Zakonisht mbulesa ishte prej pllakash gurė shtufi; disa herė sė bashku me ta gjenden edhe pllaka gėlqerore. Kulmi ku bashkoheshin pllakat mbyllej nė disa varre po me atė llaē gėlqereje me tė cilin janė lidhur gurėt.

    Nėqoftė se varret nė mėnyrėn e ndėrtimit janė pak a shumė tė njėllojta, pėrmasat e tyre jane tė ndryshme. Gjatėsia e varreve shkon deri nė 2 – 2.10 m. Gjerėsia mesatare e varreve ėshtė deri nė 0.70 m.. edhe thellėsitė e varreve ndryshojnė; ato arrijnė deri nė 0.60 – 0.70 m. Orientimi i varreve ka qenė i ndryshėm. Orientimi qė mbizotėron nė varret e hapura ėshtė veri – jug, me shmangie tė lehta deri nga lindja, herė nga perėndimi. Tetė varre kishin orientim veriperėndim – juglindje. Nė disa varre pėr shkak tė prishjes sė konstruksionit tė varrit dhe skeletit, nuk qe e mundur tė njihej orientimi . Nė vendosjen e kufomave nė varre ka qenė ndjekur njė rregull. Kufomat kanė qenė vendosur drejt nė tokė, nė shpinė. Ndryshon qėndrimi i krahėve. Nė disa varre krahėt janė tė shtrirė, kurse nė disa tė tjerė krahėt janė tė mbledhur nė gjoks. Nė njė varr vetėm krahu i djathtė ėshtė mbėshtetur nė gjoks.

    Nė njė varr ku u gjetėn dy skelete, kufoma e djathtė ishte e shtrirė me dy krahėt e nderė, ndėrsa e majta vinte si nė ije, me krahun e majtė tė mbėshtetur nė gjoks. Shumica e varreve mbante nga njė skelet, por u gjetėn edhe varre me dy ose tri skelete dhe njė varr me katėr skelete. Varret e zbuluara ne Krujė kanė dhėnė njė inventar tė pasur dhe tė shumėllojshėm. Ai pėrbėhet nė pėrgjithėsi nga objekte tė pėrdorura prej banorėve tė zonės, te burrat veglat e punės dhe te gratė stolitė. Duke u nisur nga gjetjet qė janė bėrė nėpėr varre nuk ėshtė e vėshtirė tė dallohen varret e burrave nga ato tė grave. Nė varret e burrave janė tė zakonshme latushat, majat e shigjetave, ndėrsa tek varret e grave gjejmė stoli karakteristike tė tyre si: rruaza, vathė, byzylykė, etj. Duke u nisur nga inventari i varreve mund tė zbulojmė edhe gjendjen ekonomike e shoqėrore tė tė varrosurit: nė varret e tė pasurve janė tė zakonshme rruazat e shumta ,vathė argjendi dhe fibulat broshe; mė tė varfėrit kanė mė tepėr sende hekuri, duke pėrfshirė kėtu edhe fibulat, rrathėt byzylykėt, etj.

    Tė gjithė materialin e zbuluar nė varrezė do ta ndajmė nė katėr grupe:

    * Veglat e punės dhe armėt

    * Qeramika

    * Stolitė

    * Objekte tė tjera


    Veglat e punės dhe armė
    Latushat. Varreza ka dhėnė deri tani njė numėr tė vogėl latushash, po t’i krahasojmė ato me objekte tė tjera. Midis latushave tė varrezės sė Krujės mbizotėron latusha me prefėse deri diku tė gjerė (9 – 11 cm), me qafė tė hollė deri nė 1.5 cm, me vrimėn e tunit tė rrumbullakėt, tė rrethuar anash me dy veshėza me majė dhe ēekan me kėsulė mjaft tė zgjeruar. Prefėsja eshtė herė e drejtė, herė e lakuar, nė pėrgjithėsi me majė, ajo nuk zgjerohet me shumė se 5 cm. Njė tip tjetėr latushe ėshtė ajo me trajtėn e shkronjės T. Kjo latushė ka tė gjitha pjesėt e trupit tė latushave tė mėsipėrme; ndryshon vetėm nė prefėsen e gjerė 15 cm dhe tė harkuar. Nė njė latushė tė ruajtur mirė tė kėtij tipi, gjatėsia e trupit ėshtė 16cm. Latushat e varrezės sė Krujės nuk janė trajta tė panjohura pėr ne. Vegla tė tilla tė ngjashme janė gjetur me shumicė nė varrezėn e kalasė sė Dalmaces. Nė lidhje me kėtė duhet tė theksojmė se i vetmi ndryshim midis tyre ėshtė kėsula e theksuar mbi ēekanin e latushave tė Krujės, e cila duhet tė jetė formuar nga farkėtari.

    Latushat e Krujės janė prodhime tė farkėtarėve vendas. Ato, si vegla pune i gjejmė tė pėrdorura nė vendin tonė shumė nė shekujt e parė tė erės sonė. Ato i ndeshim nė varret e Malit te Robit (Kavajė), tumat e Matit, Selcė e Poshtme, etj. Por ka njė ndryshim midis tyre dhe latushave tė Krujės. Ndryshimi qėndron nė radhė tė parė nė pėrmasat e tyre. Sėpatat e shekujve tė parė tė erės sonė kanė qenė mė masive, kanė tehun e gjerė dhe largėsine midis ēekanit dhe tunit mė tė madhe. Me kalimin e kohės ato e humbėn masivitetin e tyre, largėsia midis ēekanit dhe tunit u zvogėlua dhe tuni u pajis me dy veshėza anėsore. Ky ndryshim u bė qė fshatari ta pėrdorte atė si armė dhe vegėl pune. Prandaj prejardhja e latushave tė Krujės vendoset duke parė sėpatat dhe latushat e pėrdorura nė vendin tonė nė shekujt III-IV tė erės sonė. Mendohet se ato janė tė zhvilluara drejtpėrdrejt nga tipi i sėpatės shkodrane i kohės sė fundit tė bronzit .

    Thikat. Keto hyjnė nė objektet qė janė gjetur me shumicė nė varrezėn e Krujės. Gjithsej janė mbledhur rreth 50 copė thika prej hekuri. Ato janė gjetur pothuajse nė tė gjitha varret, si nė varret e burrave dhe ato tė grave. Thikat e varrezės sė Krujės kanė zakonisht pėrmasa tė vogla dhe mund ti klasifikojmė nė dy grupe, nė thika me gjatėsi deri nė 15 cm, dhe nė thika tė vogla ose mė mirė biēakė deri nė 6 – 10 cm. Nga pikėpamja tipologjike thikat janė punuar njėsoj: trupi dhe doreza pėrbėhen nga njė copė metal, ato ndryshojnė vetėm nga mėnyra e bashkimit tė tehut me dorezėn. Si thikat e mėdha, ashtu edhe biēakėt e vegjėl kanė pasur doreza druri dhe kanė qenė vendosur nė kėllėfė druri, tė cilat gjatė kohės u prishėn.

    Pėr sa i pėrket analogjisė, ashtu si edhe objekte tė tjera, ato i shohim nė lėndėn e kalasė sė Dalmaces, ku thikat janė po aq tė rėndomta sa nė Krujė. Duke u nisur nga numri i shumtė i tyre, fare mirė ato mund tė konsiderohen prodhime lokale qė u pėrdorėn gjatė kohės qė u pėrdor edh varreza.

    Shpatat. Nė varrezėn e Krujės u gjet vetėm njė shpatė hekuri. Ajo kishte njė trup tė gjatė dhe tė drejtė, me dy prefėse dhe njė majė jo aq tė mprehtė. Trupi i shpatės ėshtė i dystė, pa ndonjė zbukurim dhe pa kurrizin e mesit tė ngritur. Shpata e plotė ėshtė 86 cm e gjatė, kurse gjerėsia e tehut ėshtė sipėr tek doreza 4 cm, dhe poshtė 3 cm. Shpata afėrsisht tė njėjta janė gjetur nė Elbasan dhe njė tjetėr nė Kalanė e Dalmaces, por gjithashtu shihen edhe ndryshime tek to. Kėshtu shpata e Krujės paraqet njė ekzemplar tė rrallė pėr vendin tonė. Ajo pėrsėrit njė trajtė tė njohur nė Evropėn Qėndrore, shpatėn kelte. Si e tillė ajo duhet marrė si objekt i ardhur. Rrugėt e ardhjes sė saj nė vendin tonė mund tė kenė qenė tė ndryshme. Por varianti mė i pranuar ėshtė ta kenė sjellė me vete fiset gjermane qė u dyndėn nė Ballkan dhe nė Shqipėri nė shekujt V – VI.

    Majat e shigjetave. Kryesisht keto janė gjetur nė varre burrash dhe nė sasi tė vogėl. Majat e shigjetave janė prej hekuri dhe si tė tilla janė ruajtur keq. Midis majave tė shigjetave dallojmė dy tipe: tipi i parė, i thjeshtė ka tehun nė trajtė gjethi me majė dhe pėrshkohet nė mes nga njė kurriz i ngritur. Tehu i kėsaj maje vjen i stėrzgjatur. Njė trajtė tjetėr ka tipi i dytė. Karakteristikė pėr kėtė majė shigjete ėshtė tehu, i cili nė dy anėt ka dy si krahė qė shkėputen nga trupi. Kjo majė shigjete ėshtė mė e madhe se tė tjerat. Sikurse thikat ashtu edhe majat e shigjetave pėrsėrisin forma tė njohura nė varrezėn e Kalasė sė Dalmaces. Kjo do tė thotė se kanė njė prejardhje tė pėrbashkėt dhe janė tė njėkohshme me objektet e tjera.

    Qeramika
    Ojnohetė. Gjithsej janė gjetur 17 copė. Kanė njė trup jo uniform, nė disa ėshtė sferik, nė tė tjera vjen pak i zgjatur vezak ose nė trajtė dardhe. Qafa herė ėshtė e hollė dhe cilindrike, herė e shkurtėr. Balta ėshtė e pastėr me ngjyrė kafe nė tė verdhė dhe nė ndonjė rast me nuanca tė kuqe. Kėto enė kanė sipėrfaqe tė lėmuar dhe mbi tė janė pikturuar shirita vertikalė ose tė drejtė nė ngjyrė kafe dhe tė kuqe. Ojnohetė kanė pėrmasa tė ndryshme, lartėsia e tyre lėviz midis 13 – 22.5 cm.

    Kotruvet. Gjatė gėrmimeve janė gjetur 8 copė. Ato kanė njė trup sferik ose cilindrik. Nė tė gjitha aspektet tipologjike kanė ngjashmėri me ojnohetė. Nė pėrgjithėsi mbi sipėrfaqen e lėmuar tė kėtyre enėve janė pikturuar shirita vertikale ngjyrė kafe dhe tė pėrdredhur nė ngjyrė tė kuqe. Lartėsia e kotruveve lėviz nga 14 deri nė 21 cm.

    Enėt dyvegjake. Ky grup pėrfaqėsohet nga njė kotruve me trup sferik, qafė tė hollė dhe vegja me prerje elipsoidale. Ka ngjyrė kafe tė verdhė. Mbi sipėrfaqen e lėmuar tė enės shihen shiritat vertikalė tė pikturuar nė ngjyrė kafe. Dy vegjakja tjetėr ėshtė njė amforė me trup sferik dhe vegja me prerje petullice. Ka po tė njėjtat karakteristika si ena e parė. Lartėsia e tyre varion nga 16 – 19.5 cm. Duke parė nė tėrėsi materialin qeramik tė varrezės dalim nė pėrfundimin se trajtat e enėve janė mjaft tė kufizuara. Pėrsa i pėrket pėrbėrjes sė baltės enėt ndahen nė dy grupe. Nė grupin e parė, balta ėshtė e pastėr, e situr pa ndonjė pėrzierje. Ndryshim kanė vetėm dy enė ku balta ėshtė e pėrzier me rėrė dhe guraleca. Veēanti e kėtyre dy enėve janė njollat e zeza mbi sipėrfaqe; kėto njolla mund tė jenė krijuar nga tymi i futur nė furrė gjatė pjekjes sė enėve ose nga pėrdorimi i tyre nė zjarr. Enėt nė pėrgjithėsi janė tė pjekura mirė. Karakteristikat e pėrbashkėta tė enėve nė trajtat e tyre, nė pėrbėrjen e baltės, nė ngjyrėn qė ajo ka marrė mbas pjekjes, tregojnė se ato kanė dalė nga punishte lokale. Kjo duket edhe nga ruajtja e traditave tė prodhimit tė enėve deri sot nė qytetin e Krujės . Pėr mė tepėr balta e enėve tė varrezės me ato tė rejat ndryshon fare pak.

    Nė enėt e Krujės interesante janė edhe zbukurimet qė mbajnė mbi faqet e pareteve. Zbukurimet janė dy llojesh: tė pikturuara dhe tė ngulitura. Mė tė shumta janė enėt qė mbajnė zbukurime tė pikturuara. Motivi i vetėm janė shiritat vertikalė, nė ngjyrė kafe ose tė kuqe. Mė tė pakėta janė zbukurimet e ngulitura; nė njė ekzemplar ato janė dy vija tė valėzuara mbi shpatulla dhe njė nė qafė, kurse nė njė enė tjetėr ka rrathė dhe rrypa vijash tė shkurtėra, qė shkojnė nga poshtė lart. Enėt e Krujės paraqesin trajta tė njohura. Ato ndeshen nė pėrgjithėsi nė lėndėn e kohės sė vonė antike. Materiale tė vlefshme nė lidhje me kėtė qeramikė japin gjetjet nė Hungari dhe nė vise tė tjera tė Evropės Juglindore. Ėshtė e qartė se enėt prej balte tė varrezės sė Krujės i pėrkasin asaj qeramike qė duket nė kohėt e vona antike dhe vazhdon nė periudhėn e hershme mesjetare.

    Stolitė
    Fibula me kėmbė tė pėrthyera. Midis stolive tė gjetura nė varrezė, fibulat janė mė tė shpeshtat. Ato janė gjetur thuajse nė ēdo varr, qoftė prej bronzi, qoftė prej hekuri. Fibulat janė tė punuara me anė tė rrahjes nga njė copė e vetme metali. Vetėm gjilpėra ka qenė e veēuar. Mesi i saj pėrshkohet pėr sė gjati nga njė kurriz i ngritur me prerje tė rrumbullakėt. Si vazhdim i kurrizit tė mesit nga njėra anė formohet koka e fibulės, nga tjetra kėmba. Koka ka trajtėn e njė pllakėze vezake tė kurorėzuar, me majė piramidale dhe tė pajisur me njė vrimė, nė tė cilėn kapej spiralja e gjilpėrės.

    Nė rreth 30 copė fibula tė zbuluara nė Krujė, qofshin ato prej bronzi ose hekuri, gjilpėra ka qenė gjithmonė hekuri. Nė ndėrtimin e tyre fibulat me kėmbė tė pėrthyera tė varrezės nuk kanė ndonjė ndryshim; ndryshojnė vetėm pėrmasat e tyre, gjatėsia nga 8 – 15 cm dhe gjerėsia nga 1 – 5 cm. Karakteristikė pėr kėto fibula janė zbukurimet mbi trupin e tyre. Kjo vihet re vetėm tek fibulat prej bronzi, ndėrsa ato prej hekuri kanė trup tė deformuar, oksiduar dhe natyrisht pa zbukurime. Motivet e zbukurimet e tyre janė tė shumėllojshme. Nė radhė tė parė janė vijat e formuara prej pikash tė vogla, tė cilat rrethojnė kurrizin e ngritur nė mes dhe anėt e petės. Brenda hapėsirave tė rrethuara gjenden zbukurime tė tjera; rrathė tė vegjėl me nga njė pikė nė mes, tė shpėrndarė njė poshtė dhe njė lart. Nė njė fibul vendin e rrathėve e kanė zėnė tri pika. Tė gjitha kėto motive janė tė ngulitura: me njė majė tė mprehtė pikat, dhe me njė thikė tė vogėl vijat. Midis fibulave tė zbuluara nė varrezė, interes tė veēantė paraqesin katėr prej tyre. Ato nuk ndryshojnė nga fibulat e tjera nga ana tipologjike, por mbajnė gjurmė ripunimi. Fibula e parė ka qenė thyer nė pjesėn ku pėrthyhej kėmba. Mbas thyerjes, dy pjesėt e kėputura janė rrahur petė dhe tė vėna njėra mbi tjetrėn janė kapur me njė thumb bronzi. Tek fibula e dytė maja e kėmbės sė thyer ėshtė holluar pak dhe mbi tė ėshtė vendosur copa tjetėr me prerje pete. Nė njė fibul tjetėr ėshtė punuar rishtas koka e fibulės. Kėto lloj fibulash, motivet dhe zbukurimet e tyre, i ndeshim edhe nė stolitė e zbuluara nė kalanė e Dalmaces . Kjo tregon se ato mund tė kenė njė origjinė tė pėrbashkėt.

    Tė gjitha kėto fibula kanė tė pėrbashkėt kėmbėn e pėrthyer. Duhet theksuar se fibulat e gjetura nė Krujė kanė pėrmasa mė tė mėdha dhe janė mė masive. E ngjashme me fibulat e Krujės ėshtė njė fibul e gjetur nė varrezėn e Malit tė Robit. Ka njė trup tė harkuar, tė pajisur nė mes me kurrizin e ngritur dhe buzėt e pėrveshura. Fibula ka gjithashtu kokėn me pllakėzėn vezake pėr kapjen e gjilpėrės, kėmba ėshtė e thyer. I vetmi ornament nė trupine fibulės janė dy vija paralele prej pikash tė ngulitura. Duke u bazuar tek materialet e tjera tė gjetura nė varrezė, fibula i pėrket shekullit III e. s. Ajo tre shekuj mė vonė pati njė pėrhapje mė tė gjerė. Kėshtu mund tė themi se kėto fibula janė prodhuar dhe pėrdorur nė Krujė rreth shekujve VI – VIII.

    Fibulat broshė. Varreza e Krujės ka dhėnė njė numėr fibulash broshe, tė cilat janė pa dyshim nga objektet mė tė bukura tė zbuluara atje dhe qė meritojnė njė vėmendje tė veēantė. Ato janė tė shumėllojshme dhe dallojnė midis tyre nga trajta, punimi, zbukurimi dhe nga metali i pėrdorur. Prandaj ato janė ndarė nė disa grupe. Grupin e parė tė fibulave broshe e pėrbėjnė shtatė copė tė punuara thjesht. Pjesa kryesore e tyre ėshtė njė petėz bronzi e rrumbullakėt e hollė nė tė cilėn kapeshin mbėrtheckat, ku dilte dhe mbyllej gjilpėra e hekurt. Njė ekzemplar tjetėr ka faqen e sipėrme tė larė me argjend. Nė njė fibul broshe janė hapur katėr vrima tė vogla nėpėr tė cilat kalonin fije teli, tė cilat mbanin tė ngjitur me petėzėn lėkurėn apo stofin qė aplikohej mbi tė.

    Grupin e dytė e pėrfaqėsojnė broshet e punuara prej njė petė bronzi masive nė trajtė disku, tė rrethuara me buzė tė profiluara. Njė rreth tjetėr tė profiluar ka nė mesin e diskut. Si zbukurim ka tė vendosur nė qendėr njė figurė katėrkėndėshe. Gjilpėra ka qenė prej hekuri. Ajo vendosej nė mesin e faqes sė prapme tė fibulės. Kėto fibula broshe kanė njė diametėr prej 4 – 4.5 cm. Kėto fibula janė tė derdhura nė kallėpe. Ka edhe fibula tė tjera me zbukurime nė sipėrfaqe e cila ėshtė e mbushur me rrathė tė vegjėl me pika nė mes, tė ngulitura . Njė variant tjetėr tė fibulave broshė nė trajtė disku tė grupit tė dytė formojnė tre ekzemplarė tė tejshpuar. Edhe kėta janė tė punuar me derdhje. Kanė profilim anėsor dhe njė rreth tė brendshėm, gjithashtu tė profiluar. Tek ky rreth bashkohen brinjėt e njė kryqi, tė cilat kanė trajtėn e njė trekėndėshi dhe buzėt e profiluara. Nga prapa edhe tek keto broshe kapej gjilpėra prej hekuri nė dy gjuhėza. Fibula tė ngjashme me kėto qė pėrmendėm mė lart, gjejmė edhe nė lėndėn e varrezės sė kalasė sė Dalmaces.

    Njė grup mė vete formojnė dy fibula broshe me figura kafshėsh. E para ka trajtėn e njė disku tė tejshpuar; njė rreth i trashė pėrbėn kornizėn, me tė cilėn kapet figura e njė kali. Ndėrsa rrethi ėshtė i zbukururar me vija zigzage tė profiluara, trupi i kalit ka rrathė tė vegjėl tė ngulitura me pika nė mes. Ekzemplari i dytė nuk ka trajtė disku, por vetėm atė tė njė kafshe me katėr kėmbė. Mbi trupin e kafshės janė ngulitur rrathė tė vegjėl me pika nė mes, qė pėrbėjnė zbukurimin e vetėm tė saj. Tė dy fibulat janė tė punuara me derdhje. Fibula broshe tė ngjashme me tė parėn, janė gjetur nė varrezėn e hershme mesjetare nė Kesthejt (Hungari).

    Njė zbukurim tė veēantė ka njė fibul broshe e cila u gjet e plotė. Faqja e sipėrme e saj ka vija radiale tė gėrricura lehtė (me tė njėjtėn teknikė si nė fibulat me kėmbė tė pėrthyera). Nė qendėr dhe nė katėr anėt ka tė ngjitura gjysmėrruzuj prej petash argjendi, tė cilėt do t’i shohim shumė tė pėrdorur tek vathėt. Si zbukurime janė gėrricur rrathė tė vegjėl me pika nė mes, qė shkojnė nga njė gjysmėrruzull nė tjetrin. Duke i shikuar nė tėrėsi tė gjitha broshet e varrezės sė Krujės, nė pjesėn mė tė madhe tė tyre spikatin elementėt e pėrbashkėt. Kėshtu kemi dy gjuhėzat ku dilte dhe mbėrthehej gjilpėra ose gjilpėrėn me spiralen bilaterale. E njėjtė pėr shumė fibula ėshtė edhe teknika e punimit tė tyre: petėza tė rrumbullakėta, tė bashkuara me njė rryp tė hollė. Edhe zbukurimet e faqes sė sipėrme, megjithėse tė ndryshme, janė punuar me tė njėjtėn teknikė. Mjeshtrat qė kanė prodhuar kėto fibula, nė zbukurimin e tyre kanė pėrdorur kryesisht maja apo biza tė ndryshme. Me kėto maja duke rrahur petėn nga prapa, sipas modeleve tė caktuara, krijohen me anė kokrrizash tė ngritura figura tė ndryshme. Nė fibulat broshe prej petash masive bronzi, tė prodhuara me anė tė derdhjes, ndeshim si motiv tė vetėm zbukurimin prej rrathėsh tė vegjėl me pika nė mes. Kjo vihet re si nė lėndėn e varrezės sė Krujės ashtu edhe nė atė tė Kalasė sė Dalmaces. Kėto karakteristika qė shihen nė fibulat broshe nuk lejojnė tė kėrkojmė shumė larg vendin e prodhimit tė tyre. Nė fibulat broshe, punimi i tyre nuk ishte aq i vėshtirė sa tė mendojmė se ato janė tė importuara.

    Nė se fibulat broshe tė Krujės u prodhuan nė vend, ekzemplarėt qė u shėrbyen atyre si modele erdhėn nga jashtė. Pėrafėrsia e disa fibulave broshe me ekzemplarė nga lėnda e kulturės Kesthej (Hungari) tregon se burimi pėr tė dy ka qenė i pėrbashkėt. Kjo ka qenė lėnda e varrezave tė vona perandorake romake. Fibulat tona prej argjendi dhe ari, nga konstruksioni janė tė njėllojta me disa fibula broshe nė trajtė disku nga Panonia (Hungari) tė shekujve V – VI e.s. Tė gjitha kėto na detyrojnė tė pranojmė si kohė pėr punimin e fibulave broshe shekullin VI dhe ndoshta edhe fillimin e shekullit VII .

    Vathėt. Edhe vathėt janė gjetje interesante dhe tė rėndėsishme nė varrezėn e Krujės, sidomos vathėt prej argjendi. Nga mėnyra e punimit, nga trajta dhe materiali i pėrdorur vathėt e Krujės i kemi ndarė nė tre grupe: nė dy tė parėt hyjnė vathėt prej argjendi dhe nė tė tretin ato prej bronzi. Tipi mė i rėndomtė i vathėve prej argjendi ėshtė ai nė trajtė drapri hėne. Pjesėt pėrbėrėse kryesore tė tyre janė: gjysmėrrethi i sipėrm prej teli me prerje tė rrumbullakėt, njėri skaj i tė cilit pėrfundon me gremēin e mbėrtheckės, peta nė trajtė drapri hėne me vrimėn e mbėrtheckės nė njė skaj dhe me njė faqe tė zbukuruar me filigranė dhe varėsja e pėrbėrė prej njė pete tė hollė qė kapet nė faqen e prapme tė draprit tė hėnės.

    Peta si drapėr hėne pėrbėn pjesėn mė tė zbukuruar tė vathit. Asaj i pėrkasin dy rruzuj tė vegjėl prej petėze tė hollė tė vendosur nė dy skajet. Faqja e sipėrme e draprit tė hėnės ėshtė zbukuruar me filigranė sipas njė rregulli. Ajo ka sė pari njė kornizė qė e rrethon. Ajo ėshtė e hollė dhe e trashė. Nė kornizėn e hollė pėrdoret vetėm njė fije rreth sė cilės pėrdridhet njė fije shumė e hollė qė ngjitet nė buzėt e draprit tė hėnės. Korniza e trashė pėrveē kėsaj fije ka njė tel tė pėrdredhur nė vetvete, njė tel tė dyfishtė si kurriz peshku, tė gjitha tė salduara. Varėsja ka kalotėn tė zbukuruar herė me dy vija paralele qė kryqėzohen, herė me njė figurė rozete tė punuar prej njė teli tė hollė. Nė kėtė mėnyrė janė tė punuar nė pėrgjithėsi vathėt nė trajtė drapri hėne. Por midis tyre ka variante, tė cilet dallojnė pėr elemente tė tjera nė zbukurimin e tyre. Nė krahasim me vathėt prej argjendi, ato prej bronzi janė tė pakėt. Nė varret e Krujės mungojnė tipat e ndryshme prej bronzi qė janė karakteristikė pėr varrezėn e kalasė sė Dalmaces. Pėrmendim njė palė vathė bronzi, tė pėrbėrė prej njė rreth teli me prerje tė rrumbullakėt, tek i cili ishte ngjitur njė yll pesė cepash jo i rregullt.

    Vathėt e varrezės sė Krujės, janė njė material me vlerė pėr kulturėn, sė cilės ata i pėrkasin. Procesi i punimit tė vathėve prej argjendi ka qenė mjaft i ndėrlikuar. Duke parė edhe lėndėn e varrezės sė kalasė sė Dalmaces, vathėt e Krujės mund ti datojmė rreth shekullit VIII. Argjendarėt vendas qė prodhuan vathėt prej argjendi kanė njohur modele tė ardhura nga Bizanti, por nuk qenė vetėm imitues. Ata ditėn tė krijojnė tipe vathėsh tė tillė, tė cilėt i ndėrtuan dhe zbukuruan sipas shijeve tė vendit duke krijuar ekzemplarė qė nuk i shohim nė kulturat e tjera tė Evropės Juglindore tė kėsaj kohe.

    Byzylykėt. Nė krahasim me stolitė e tjera, byzylykėt e gjetur nė varre nuk janė tė shumtė. Pėrveē ekzemplarėve tė tipit tė njohur tė kalasė sė Dalmaces, u zbulua njė tip byzylyku i ri, tė cilin e ndeshim pėr herė tė parė nė vendin tonė. Ky lloj byzylyku pėrbėhet prej njė teli bronzi me prerje tė rrumbullakėt, ekstremitetet e tė cilit, kapen me njėri tjetrin duke formuar njė syth dhe pastaj pėrdridhen pėrreth vetė telit nė drejtime tė kundėrta. Byzylykėt e kėtij tip pėrbėhen prej njė ose dy rrathėsh. Diametri i kėtyre byzylykėve lėviz nga 6 – 7 cm, kurse trashėsia e telit 0.2-0.3 cm. Ekzemplarė tė ngjashėm me kėto byzylyqe janė tė njohura edhe nė viset fqinje tė Ilirisė Veriore, nė Panoni dhe Daki. Nė pėrgjithėsi ata bėjnė pjesė nė inventarin e varrezave tė shekujve tė parė tė erės sonė. Byzylykėt qė janė tė ngjashėm me ato tė kalasė sė Dalmaces, origjina e tyre duhet kėrkuar nė kulturėn e hershme mesjetare shqiptare.

    Varėset. Nė varrezėn e Krujės varėset mė tė shumtėn janė gjetje tė rastit dhe ekzemplarė unikė. Kemi gjithsej tri varėse. Varėsja e parė ėshtė e punuar prej pete bronzi dhe ka trajtėn e dy kokave tė stilizuara kuajsh, tė bashkuara nė fundin e qafave tė tyre tė gjata. Aty ku bashkohen qafat ka njė vrimė, e cila shėrbente pėr t’u varur. Varėsja ėshtė mjaft e zbukuruar. Sytė janė shėnuar me nga njė pikė tė thelluar dhe njė rreth tė ngulitur. Zbukurimi pėrsėritet nė tė dy faqet e varėses. Kjo varėse ka pėrmasa mė tė mėdha se dy tė tjerat, 5-6 cm e gjatė. Varėsja e dytė, me pėrmasa mė tė vogla pėrfytyron edhe ajo dy koka tė stilizuara kuajsh tė bashkuara nė fundin e qafave tė tyre tė shkurtėra. Varėsja nuk ka ndonjė zbukurim. Varėsja e tretė ėshtė e pėrbėrė edhe ajo prej dy kokash, por qė mė tepėr janė koka zogjsh tė bashkuar. Kjo ėshtė shumė e ngjashme me njė varėse tė zbuluar nė varrezėn e kalasė sė Dalmaces. Shumė mirė ato mund tė datohen me objektet e tjera.

    Tokėzat. Ato janė pėrgjithėsisht prej bronzi dhe ndryshojnė nga trajtat e tyre. Nė pėrshkrimin e tyre i ndajmė nė dy grupe: tė thjeshta dhe tė zbukuruara. Tokėza tė thjeshta kemi gjithsej rreth 13 copė. Ato pothuajse kanė tė gjitha njė trajtė katėrkėndėshe. Njė ekzemplar ka katėr skajet e rrumbullakėta dhe brinjėt e lakuara. Thumbet e kėtyre tokėzave kanė qenė prej hekuri dhe janė ruajtur gjurmėt e oksidimit tė tyre. Mėnyra e punimit tė tokėzave tė thjeshta ėshtė ajo e zakonshmja, ato janė tė derdhura nė kallėpe. Fundi i tokėzave ėshtė i dystė. Kėto lloj tokėzash ndeshen edhe nė varreza tė tjera, si brenda ashtu dhe jashtė vendit tonė, dhe datohen nga shekujt VII – VIII.

    Mė interesante janė tokėzat e zbukuruara. Ato pėrbėhen prej dy pjesėsh: pjesės ku mbėrthehej rripi, rrethi i tokėzės, dhe pjesės tjetėr qė nuk kryente ndonjė punė, por qė kishte karakter thjeshtė zbukurues. Variantin e parė tė kėtyre tokėzave e kemi nė tė quajturėn tokėza me trajtė maske njeriu. Ato janė fikse dhe tė lėvizshme. Njė variant interesant ėshtė njė tokėz lėvizėse e pėrbėrė prej dy pjesėsh. Rrethi ka trajtė eliptike tė shtypur nė mes dhe tė pajisur me lugun pėr mbėshtetjen e thumbit. Ai lidhej me pjesėn tjetėr nė trajtė maske njeriu me anė tė njė thumbi hekuri. Pjesa nė trajtė maske njeriu pėrshkohet nė sipėrfaqe nga brazda tė ulėta . Kėto lloje tokėzash kanė qenė mjaft tė pėrhapura nė Evropėn Juglilndore dhe deri diku nė Evropėn Qendrore. Nė vendin tonė tokėza tė tilla janė gjetur nė varrezėn e kalasė sė Dalmaces. Kėto tokėza janė tė datuara nė pėrgjithėsi nė shekullin e VII, qė i pėrgjigjet plotėsisht varrezės sė Krujės.

    Rruazat. Gjerdanė rruazash janė zbuluar thuajse nė tė gjitha varret e grave. Pėrgjithėsisht nė varrezėn e Krujės janė mbledhur gati 2000 copė rruaza. Ato janė tė shumėllojshme. Ata dallojnė midis tyre nga brumi, trajta, ngjyra dhe menyra e prodhimit tė tyre. Kemi kėto grupe kryesore nė varrezėn e Krujės: -Rruaza tė vogla prej brumi qelqi poroz tė verdhė. -Rruazat nė trajtė bėrthame shalqiri. Ky tip rruazash ka qenė mjaft i pėrhapur dhe gjendet dendur nė gjerdanėt e zbuluar nė varrezė. Ato janė zakonisht prej qelqi mjaft transparent tė gjelbėr dhe blu. -Rruaza tė tipit “millefiori”. Edhe kėto janė tė pėrdorura gjerėsisht. Janė tė punuara prej njė brumi ngjyrash tė ndryshme (tė kuqe, tė gjelber, blu, tė bardhė). Kėto rruaza kanė trajtė cilindrike.

    Kėto janė tipet mė tė zakonshme tė rruazave tė gjetura nė varrezėn e Krujės. Varret e Krujės edhe te rruazat kanė dhėnė tipe tė njohura dhe tė gjetura mė parė nė varrezėn e kalasė sė Dalmaces. Rruazat prej qelqi dhe prej brumi qelqi ndeshen qysh nė kohė tė lashta, por ato janė mė tepėr karakteristike pėr shekujt e parė tė erės sonė. Njė shembull tė tillė nė Ilirinė e veriut kemi nė varrezėn e Jezerinės (Jugosllavi). Nė mesjetėn e hershme rruazat ndeshen me shumicė nė varrezat e Evropės Qėndrore, nė trajta e tipe tė ngjashme me rruazat tona. Pėr sa i pėrket vendit tė prodhimit ato mund tė vijnė nga punishte jo lokale; ka mundėsi se qendra qė furnizonte banorėt e Krujės me kėto rruaza tė ketė qenė Durrėsi.

    II-5. Pėrmbledhje
    Duke u nisur nga materiali i mbledhur nė varrezėn e Krujės, mund tė pėrcaktojmė moshėn e varrezės sė Krujės. E shikuar si njė tėrėsi organike lėnda e mbledhur nė tė i pėrket nė pėrgjithėsi shekujve VI - VIII. Por ka edhe objekte tė cilat ndeshen qysh nė kohėt e vona antike. Nė lėndėn e varrezės sė Krujės, veēanėrisht nė masėn e stolive janė ndeshur trajta tė njohura dhe njėkohėsisht tė lashta. Midis tyre fare mirė shquhen varėset e ndryshme, thikat, byzylykėt, etj. Tė gjitha keto tregojnė se nuk mund tė bėhet fjalė pėr njė kulturė materiale tė huaj, por pėr njė kulturė vendase. Popullsia qė pėrdori varrezėn, nuk janė tjetėr veēse pasardhėsit e banorėve tė vjetėr ilirė, tė cilėt nė mesjetėn e hershme njiheshin me emrin arbėr. Gjatė pushtimit romak dhe bizantin ata ruajtėn gjuhėn, zakonet dhe kulturėn materiale.

    Por nė kontakt me kėto kultura tė huaja, banorėt e kėsaj zone u ndikuan prej tyre. Kjo ndodhi me prodhimet e qeramikės dhe me disa stoli, vegla pune dhe armė. Objektet qė huazoheshin iu nėnshtruan njė pėrpunimi krijues, duke dalė me trajta karakteristike, siē ngjau me fibulat me kėmbė tė pėrthyera, vathėt, etj. Sasia e madhe e objekteve metalike tregon pėr njė veprimtari tė gjallė tė metalpunuesve vendas nė shekujt VI- VIII, qoftė nė shfrytėzimin e metaleve, qoftė nė punimin e tyre. Nė varret e Krujės ėshtė shikuar njė pabarazi nė pėrmbajtjen e inventarit. Ky ndryshim i inventarit tė varreve pasqyron pabarazinė e pasurisė, pra diferencimin social tė popullsisė qė pėrdori varrezėn. Duke parė afėrsinė e varrezės sė Krujės me atė tė kalasė sė Dalmaces, nė mbyllje mund tė themi se tė gjitha tė dhėnat tregojnė se ka qenė e njėjta popullsi qė ka pėrdorur tė dy varrezat.

    Pėrfundime

    Siē shihet pra, nga burimet kryesore historike dhe gėrmimet arkeologjike tė ndėrmarra nė qytetin e Krujės mund tė arrijmė nė disa pėrfundime. Nga tė dhėnat qė vijnė nga gėrmimet e ndėrmarra nė kala, dalim nė pėrfundimin se ky vend ka filluar tė banohet qysh nė shekullin III p.e.s. Aty ka pasur njė vendbanim tė vogėl, i cili nė periudhėn e vonė antike u pajis me mure mbrojtėse, nga tė cilat ėshtė ruajtur njė pjesė e vogėl, qė u zbulua nė anėn veriore tė kalasė. Duke filluar nga mesjeta e hershme, Kruja bėhet njė qendėr e rėndėsishme, me njė jetė intensive. Kėtė e vėrteton edhe qėnia e njė varreze relativisht tė madhe pranė kalasė. Zbulimi i kėsaj varreze na lejon tė mendojmė edhe pėr kalanė tė njėjtėn moshė domethėnė ndėrtimin e saj nė fillim tė mesjetės sė hershme. Gjurmimi i varrezės ka rėndėsi tė madhe pėr kohėn kur u pėrdor ajo, pėr mesjetėn e hershme shqiptare, mbasi na ka lejuar tė shkojmė mė afėr kuptimit tė zakoneve tė popullsisė, duke sqaruar pėrbėrjen etnike dhe lidhjet kulturore. Kėshtu nė shekujt VII - VIII Kruja bėhet njė vendbanim i rėndėsishėm dhe kėtu kemi tė bėjmė me njė popullsi jo tė ardhur por vendase dhe se bartėsit e kėsaj kulture tė mesjetės sė hershme nė Krujė, janė pasardhėsit e ilirėve, shqiptarėt. Kruja mbetet njė qendėrbanim i fortifikuar i rėndėsishėm i arbėrve gjatė gjithė mesjetės, sikurse e tregojnė rindėrtimet e bėra nė muret e kalasė sė saj. E tillė ajo mbeti deri nė vitin 1478, kur u pushtua nga osmanėt. Gjetjet qė i pėrkasin periudhės sė para pushtimit osman, tregojnė se kjo popullsi kishte arritur njė shkallė tė lartė zhvillimi ekonomiko-shoqėror dhe politik. Kėshtu Kruja duke u gjykuar nga lėnda arkeologjike e gjetur nė tė, ėshtė njė nga qendrat mė tė rėndėsishme tė kulturės mesjetare tė hershme.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ZGERDHESHI ANTIK

    Qyteti Ilir i Zgerdheshit nuk permendet si i tille ne ndonje dokument historik, megjithese shume dijetare besojne se ishte qyteti i ALBANOPOLIS i permendur nga Plini. Kerkimet arkeologjike kane treguar se vendosjet ne kete vend filluan ne shekujt e VII dhe VI para Krishtit, ku nje zone prej 1.3 ha u rrethua me mure. Ne nje faze te dyte ndertimesh, ne shekujt IV ose III para Krishtit, u rrethua nje zone shume me e madhe duke mbuluatr mbi 8 ha, dhe me nje gjatesi te mureve 1350m. Ne kete faze u ndertuan nje varg kullash mbrojtese gjithashtu.

    Qyteti mendohet te kete lulezuar per 300 - 400 vjet perpara se te braktisej masivisht ne shekullin e II pas Krishtit, dhe banoret u vendosen ne Dyrrah (Durres) dhe Lisus (Lezhe). Disa deshmi te ketyre vendosjeve jane gjetur ne shekullin e VI, kur Kruja dominonte kompletesisht te gjithe rajonin.

    Nje vizite ne Zgerdheshin Antik eshte mjaft e kendeshme dhe ofron pamje nga ultesirat bregdetare drejt Adriatikut, gjithashtu rrenojat impresionuese te mureve Ilire te qytetit antik te Albanopolit. Ne nje dite te qete mund te shikohet nje pamje e qarte e detit.

    Duke u afruar nga pjesa e ulet e kodres, fillimisht shikohen themelet masive dhe muret e tre kullave Ilire, qe mendohet se jane ndertuar ne shekullin IV pas Krishtit. Jashte mureve, nje mase dheje eshte hedhur per te ndihmuar ne mbrojtjen e forteses. Duke ndjekur rrugen per ne majen e kodres, ne anen e djathte ndodhet nje kamp ushtarak dhe nje qender stervitjeje. Gjate rruges, rreth 500m larg hyrjes, ne qender te forteses, ndodhet nje shtrat fosilesh ku mund te shikohen dhe te mblidhen shume prej tyre.


    Pas kullave jane dy mure mbrojtese te mbushura me dhe ne mes tyre. Keto mure mbrojtes te jashtem vazhdojne perreth akropolit deri ne fundin me te ulet rreth 300m nga maja. Duke u ngjitur, kalohet pergjate pjeses me te ulet te qytetit me themele te ndertesave te ndryshme te cilave nuk u dihet funksioni, pastaj ngjitesh drejt mureve mbrojtese te brendshem te qytetit antik. Ne te majte eshte nje kulle e forte rrethore dhe nje mur i brendshem, me nje hyrje ku mund te kete qene nje porte e brendeshme. Ky mur eshte rreth 150m i gjate dhe ka tre kulla mbrojtese ne pjesen e jashtme.

    Brenda hyrjes jane themelet e nje kishe te hershme kristiane, nje ndertese shume e vogel qe tregon okupimin e vazhdueshem te vendit ne antikitet.

    Nga rrenojat e qytetit origjinal ka mbetur shume pak per tu pare, pervec disa mureve mbrojtes, me nje kulle ne cepin veri-lindor. Gjithsesi, eshte nje vend i bukur, me shume lule dhe zogj, dhe i pershtatshem per te reflektuar mbi boten e Ilireve te lashte dhe, cfare vizitoret gjejne ne Shqiperi eshte misteri qe rrethon banoret e ketij territori.

    UDHEZIME PER TE SHKUAR NE ZGERDHESHIN ANTIK: Ne Fushe Kruje, merrni rrugen nga lindja, kaloni shtepite dhe nje zone te vogel industriale. Ndiqni kete rruge per rreth 4km derisa kaloni ne nje rruge tjeter ne te djathte te se pares. Mund te udhetohet me makine rreth 1km ne kete rruge, me pas te ecni drejt vendit. Eshte e mundur te kthehesh ne Kruje, qe zgjat rreth nje ore e gjysem, ne rruge kembesore.

    BIBLIOGRAFI

    ZGERDHESHI ANTIK, KESHTJELLA E KRUJES, HISTORIA E SEKTIT BEKTASHIAN dhe MUZEU KOMBETAR GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU
    Pettifer, James. Blue Guide: Albania & Kosovo A & C Black, Londer & WW Norton, Nju-Jork: 2001


    HISTORIA E KRUJES
    UNOPS liber udhezues per Kruje & Cortona


    HISTORIA E SKENDERBEUT
    Logoreci, Anton. The Albanians Londer: 1977
    Noli, Fan S. George Castrioti Scanderbeg Nju-Jork: 1947

    HISTORIA E SEKTIT BEKTASHIAN
    Dollma, Baki. Pak te dhena per Bektashizhmin, Sarisalltekun e Teqene e Dollmes 2004

    marre nga: AGJENSIA RAJONALE E ZHVILLIMIT KRUJE
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kalaja E Zgerdheshit Paraqet Interes Per Ekspeditat Franceze

    KRUJE- Ne fshatin Zgerdhesh te Krujes gjendet nje vendbanim i kahershen ilir me emrin domethenes Albanopoli. Ne kete vend piktoresk ndodhet dhe nje kala, e cila mban te njejtin emer me ate te fshatit piktoresk Zgerdhesh dhe qe lidh banoret e kesaj treve me epoken e te pareve tane, iliret, por njekohesisht sherben edhe per te zhvilluar turizmin kulturoro-arkeologjik, per te cilin ministri Leskaj ka paraqitur nje platforme konkrete para pak ditesh. Nisur nga rendesia qe ka Zgerdheshi, jo vetem ekspedita shqiptare arkeologjike te drejtuara nga arkeologu i mirenjohur durrsak Afrim Hoti, kane pare ne vend vlerat qe ka kjo kala dhe vete fshati i Zgerdheshit, por per te kane paraqitur interes dhe studiues franceze. Nje nder te paret ka qene vete drejtori i pergjithshem i muzeve te Frances, z. Paskual Amon. I pasionuar pas vlerave te trashgimise kulturore te kesaj treve, ardhja e Pascual Amon u inicua nga ish-diplomati nga Kruja, Haxhi Taga. Ambiciet per kete vendbanim ilir jane kurajoze, se pari per ta kthyer ate ne identitet sic ka qene para viteve (90. Duke u hapur rruge germimeve te metejshme arkeologjike, ky vend synohet te kthehet ne nje park arkeologjik per turiste te huaj e vendas, studiues, etj. Kjo do te mundesoje qe kjo qender te paraqese interes gjithashtu edhe per turizem familjar, per vete anen piktoreske dhe ate te trashegimise kulturore qe ajo zoteron. "Prane rrenojave te qytetit ilir,- shton me tej ish-diplomati i apasionuar pas trashegimise kulturore, Taga,- po leviz dhe ideja per te mbjelle nga nje peme cdo i ri, me qellim qe pylli prane ketyre rrenojave te zgjerohet. Ne muajin maj, kete qender te Ilirise do ta vizitoje dhe zevendesrektori per arkeologjine ne Lille teFrances, si dhe drejtori i shkolles franceze te arkeologjise ne Selanik. Ardhja e tyre do kete si qellim dhe vendosjen e bashkepunimit me ekspeditat shqiptare arkeologjike fillimisht per rivelimin dhe me pas germimet arkeologjike. Ndersa nje muaj me vone nje grup nxenesish nga Marseja do zbresin prane kalase se Zgerdheshit, ku do ngrejne nje atelie. Bashke me ta do vijne dhe 3 fotografe, nje skulptor e 3 muziciene franceze qe do zhvillojne ketu 10 dite kurse. Edhe per kete ka ndihmuar bashkepunimi me Ambasaden Franceze i ish-diplomatit Taga, qe i adhuron vlerat e trashegimise kulturore dhe ruajtjen e tyre, ne vecanti ate te zones se Zgerdheshit, si nje qender ilire e rendesishme qe eshte dhe qe rrezaton kulture per brezat me te rinj. Per here te pare muret antike te kalase ilire ne fshatin Zgerdhesh, i ka vizituar 140 vjet me pare, studiuesi austriak Georg Han, i cili hodhi idene e guximshme se pikerisht ne vendin e quajtur kodra e Kakariqit duhej te kerkohej per gjurmet e Albanopolit te vjeter.

    Garip Troci - Koha Jone

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •