Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anëtarësuar
    10-11-2005
    Postime
    162

    Apolonia, në mes të ditës vidhen varret 3 mijë vjeçare

    Apolonia, në mes të ditës vidhen varret 3 mijë vjeçare



    Derguar me: 21/05/2007 - 08:05
    • Admirina Peçi



    U përcoll në heshtje grabitja dhe shkatërrimi i një grup varresh antike në Parkun Kombëtar të Apolonisë. Dhunimi rezulton të jetë i përmasave alarmuese. Në mes të ditës, disa grabitës, kanë rrëmuar dhe kanë nxjedhur nga nëntoka arkeologjike, gjithë ç'kanë dashur. Sigurisht kanë shkatërruar gjithçka përreth, gjurmët historike, dhe hapësirat përreth. Pastaj të qetë janë larguar. Policia edhe këtë herë është prononcuar, "Persona të paidentifikuar" dhe "janë larguar në drejtim të paditur". Ata që hapin një varr prehistorik në një qendër madhështore arkeologjike, s'mund të jenë udhëtarë të zakonshëm që kalojnë andej pari rastësisht. Ata janë gjuetarë të përhershëm të relikeve që fshihen prej mijëra vitesh nën tokë. Janë persona të mirëinformuar, "mjeshtra" që njohin çdo koordinatë me saktësi gati të habitshme. Kjo e shpjegon faktin, pse këta persona nuk dalin kurrë duarbosh. Pse gjithmonë aksionet e tyre janë të suksesshme dhe arrijnë t'ia mbathin, pa u dënuar nga organet shtetërore.

    Lajmi
    Para pak ditësh u grabit nekropoli tumolar, quajtur me gjuhën e specialistëve tuma në Parkun Kombëtar të Apolonisë. Varret e dhunuara nga persona ende të paidentifikuar, sipas shpjegimeve të specialistëve datojnë nga shekulli i shtatë para Krishtit deri në shekullin e tretë para Krishtit. Alarmin e këtij shkatërrimi e kanë dhënë drejtuesit e Parkut Kombëtar të Apolonisë si dhe grupi arkeologjik i shpëtimit që vepron në këtë zonë. Sipas tyre, dëmi i shkaktuar është i madh. Nisur nga përcaktimi arkeologjik, përveç vlerës materiale, dëmi ka një vlerë të madhe të trashëgimisë historike e kulturore.
    Gërmimet e jashtëligjshme, dhe grabitjet janë kryer në zonën që përfshin grykën midis kodrave të Apolonisë si qytet dhe Kryegjatës si zone. Për shkak të mundësive thuajse zero, për të mbykqyrur me roja gjithë Parkun Arkeologjik, i cili ka një shtrirje rreth 250 ha, "gjuetarët e nëntokës" punojnë thuajse të qetë, pa u shqetësuar prej askujt. Tashmë në të gjithë luginën ka gjurmë të freskëta të gërmimeve. Në shumë prej këtyre gjurmëve dallohen shkatërrimet e elementëve historikë. Në qendër të kodrës, që mban brenda vetes më shumë se njëmijë varre antike, gërmimeve të viteve të shkuara ua kanë zënë vendin gërmimet e reja, të cilat kanë nxjerrë në sipërfaqe gjurmë të qeramikave të ndryshme si dhe të mbulesave të varreve.

    Dëshmi
    Nga fillimi i javës e deri në fund të saj, në këtë zona vijnë shumë vizitorë. Banorët pohojnë se në këtë varrezë antike vijnë edhe turistë të ndryshëm të shoqëruar nga shqiptarë. Madje ata dëshmojnë se shpesh herë kanë parë të huaj të shoqëruar nga shqiptarë me aparate të posaçme kërkimi, duke rendur pas gjurmëve të thesareve të nëntokës së kësaj zone. Por nga dëshmitë e banorëve mësohet se një arsye tjetër e këtij gjahu të vazhdueshëm ajnë objeket e florinjta. Ata bësojnë se në ato varre ka shumë prej tyre.

    Reagimi i specialistëve
    Menjëherë pas publikimit të këtij skandali, kanë mbërritur edhe reagimet shqetësuese të specialistëve. Drejtori i Grupit Arkeologjik të Shpëtimit, Lorenc Bejko, thotë me shqetësim se "Në këtë rast kemi të bëjmë me një grup njerëzish që merren me tregtinë e vlerave antike dhe shteti në këtë rast nuk mund të bëjë rolin e shurdhit apo të memecit". Sipas tij, Nekropoli tumolar i Apolonisë është një nga burimet dhe pasuritë më të rëndësishme të botës mesdhetare arkeologjike. "Padyshim që vendosja e parkut arkeologjik këtu, pavarësisht nga masat që janë marrë, ka një specifikë të veçantë, ka në administrim një territor të madh, nga më të mëdhenjtë e parqeve të Mesdheut", - thotë Bejko, duke shtuar se "kjo fushtaë, nxitet edhe nga ekzistenca e një rrjeti të trafikimit të këtyre vlerave dhe veprave. Gjatë ditëve të fundit, këtu janë vërejtur ndërhyrje të shtetasve shqiptarë dhe joshqiptarë, për identifikimin e pasurisë arkeologjike. Por kjo ndikohet edhe nga vështirësitë ekonomike të banorëve të zonës. Ka ardhur koha që banorët të jenë pjesë e zhvillimit dhe jo dëmtimit të vlerave tona kulturore".

    Një tjetër reagim ka mbërritur edhe nga drejtori i parkut, Marin Haxhimihali. Që prej më shumë se një viti, Haxhimihali ka dhënë sinjalin SOS duke kërkuar ndihmë nga strukturat përkatëse. "Parku Arkeologjik Apolonia ka një sipërfaqe prej 250 ha si territor dhe kjo do të thotë se ai është një nga parqet më të mëdha në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe një nga më të mëdhenjtë në Ballkan", - thotë haxhimihali, duke theksuar se në territorin e parkut përfshihen edhe rrethinat e këtij qyteti. Ai thotë se "zyra që unë drejtoj ka nisur punën për evidentimin e monumenteve dhe shenjave të trashëgimisë kulturore të dëmtuara në këtë territor, por, për fat të keq, ndihemi të pafuqishëm për shkak të madhësisë së territorit dhe mjeteve tona të kufizuara. Ndaj kërkojmë një bashkëpunim me organet e rendit në zonë dhe që puna të jetë e koordinuar, sepse nuk ia dalim të ruajmë një hapësirë kaq të madhe, ashtu siç do ta meritonte një territor i rëndësisë dhe përmasave të Apolonisë".

    Ndërhyrja e munguar
    Kjo pjesë e Parkut Kombëtar të Apolonisë përfshin më shumë se një mijë varre antike, që e bëjnë këtë tumë më të madhen në historinë e botës antike jo vetëm në Shqipëri, por edhe më tej. Ato shtrihen në Luginën e Kryegjatës, përballë Manastirit të Apolonisë, në vendin ku dikur ka kaluar Via Egnatia. E megjithë vlerat që mbart, ky Park Arkeologjik më i madhi në Shqipëri dhe në Ballkan, është përballë rrezikut të shkatërrimit të plotë.
    Një pjesë të mirë të vitit të shkuar e kaloi në errësirë të plotë. Netëve të errëta dhe pa roje, gjithkush mund të grabiste në çdo cep të Apollonisë. Rastet e këtyre vjedhjeve nuk kanë munguar. Grabitja dhe shkatërrimi i varreve në tumën e madhe të Apollonisë, ëhstë veç një prej sinjaleve Sos, që s'ka gjetyr asnjë përgjigje. Grabitësit gjithmonë marrin çfarë duan dhe ikin "në drejtim të paditur".

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Ata qe po germonin aty per te bere "Zbulimin" ata dhe i kane vjedhur! Kushedi c'fare kane zbuluar dhe e lene mister perseri! Qe ne fillim te germimeve s'kam qene dakort pse nje grup i huaj duhet te studionte ato gjera? Mos valle na mungojne arkeologet tane per ti bere keto kerkime? Apo mos valle dolen dhe kto ne Ankand?!
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    IceMAN Maska e luli_bori
    Anëtarësuar
    14-03-2005
    Vendndodhja
    outside.......
    Postime
    53
    krim i rende quhet kjo.
    If u don't kill me,u r stupid.
    If I'll see u after that, I'll kill u.

  4. #4
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Kush tha qe barbarizmi eshte zhdukur?!

    Ptuu, fare e keqe, kushdo qofte ... !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 24-05-2007 më 00:43

  5. #5
    Vazhdon seria e vjedhjeve dhe e dhunimeve. Slane gje pa i grabitur atij vendi. Ja dine sa te vlefshme e ka nentoken dhe ca thesaresh mund te dalin qe aty.
    Deri sa te jete ajo fare e keqe ne drejtim kjo eshte me e pakta qe mund te pritet te ndodhi.

    Ca mallkimi o zot...

  6. #6
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Cdo deputet me CV qesharake i parlamentit te ndritur ka ne dispozicion nje automjet dhe nje shofer.
    Per nje automjet dhe nje polic te vije verdalle mjedisit arkeologjik, nuk dalin leket....
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  7. #7
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Jo re si do dalin leket?

    Pastaj qeveria si lejon te behen germime dhe mos ruaje "thesarin" e vetem qe kane..

    Sigurisht qe xhepat e tyre tani do jene plot e perplot..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    4/18/2007 10:44:19 AM DITA E MONUMENTEVE TE KULTURES-vizion plus

    700 ESHTE NUMRI I MONUMENTEVE TE KULTURES NE VEND QE RREZIKOJNE SHKATERRIMIN. ALARMIN E JEP MINISTRI I KULTURES YLLI PANGO NE DITEN NDERKOMBETARE TE MONUMENTEVE DHE PARQEVE ARKEOLOGJIKE. EDHE KETE VIT TRASHEGIMIA MBETET PRIORITET KRYESOR QE DO TE SYNOJE DHE AFRIMIN E TURISTEVE. NE DITEN E KETYRE OBJEKTEVE ME RENDESI KOMBETARE INSTITUTI I MONUMENTEVE KA DEKLARUAR SE GJATE VITIT 2006 JANE SHPETUAR RRETH 150 MONUMENTE NGA 2 MIJE QE NDODHEN NE TE GJITHE VENDIN. EKSPOZITA E HAPUR NE KETE DITE KA SJELLE EDHE IMAZHE TE BANESA KARAKTERISTIKE TE KRYEQYTETIT. SIPAS SPECILASITEVE, MONUMENTET E TIRANES JANE MOMENTALISHT OBJEKTET ME TE RREZIKUARA PER SHKAK TE NDERTIMEVE PA KRITER DHE PRISHJES SE ARKITEKTURES.FONDI PREJ 1 MILION DOLLARESH, I AKORDUAR NGA SHTETI SHQIPATR PER RESTAURIMIN E GJIROKATRES DO TE FILLOJE TE APLIKOHET NE FUND TE MUAJIT PRILL. SIPASA BORDIT PER MBROJTJEN E QYTETIT TE GURTE, PAZARI DO TE JETE PIKNISJA E RESTUAURIMIT.DISA MUAJ ME PARE QEVERIA MIRATOI LEVRIMIN E KETIJ FONDI NGA BUXHETI I EMERGJENCAVE DUKE IU BASHKANGJITUR FONDEVE TE UNESKOS.

    ---------------------

    Ore po keta thone qe po punojme. Pa thone qe do bejme turizem kulturor, pa thone qe e kemi prioritet, pa thone qe kemi edhe projekte eee...
    Thone thone e vetem thone, por nderkohe vjedhjet vazhdojne. Si thote kjo Admirina ne shkrim?
    Qe eshte nje tume me rendesi per tere boten antike?
    Po muri i amforave i Apollonise, edhe ky unikal ne boten antike dhe i vetmi ruajtur, po orakulli i Apollonise....
    Tani kam filluar ta besoj ate thenien qe thonin aty nga 96

    Shqiperia eshte vendi me i pasur i botes sepse ka gjithe jeten qe e vjedhin dhe nuk i del fundi

    Interesante eshte menyra e datimeve te objekteve tona, te cilat o jane greke o latine.
    Po intersante eshte edhe vjedhja e seteve te monedhave ne 97, ku "hajduti ordiner" ka vjedhur copet unikale qe bejne lidhjen e kalimit nga nje periudhe ne tjetren.
    Shqiperia?
    Edhe sikur te gjitha ti'a vjedhin do dije perseri te habise .
    Kjo eshte e sigurt sepse edhe me ketu therrime qe kemi jemi perseri qartesisht te dallueshem si autoktone qe nga periudhat me te hershme dhe kemi shtresa arkeologjike qe eshte pak te thuash te pasura.

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    S'dua te shkoj me larg, por po sjell nje shembull konkret:
    Sikur ta kishte Austria ate te shkuare qe ka Shqiperia, te fiksuar ne mrekulli arkeologjike, e vej bast me cdo njeri ne bote me nje shume sa GDP e SHBA, qe nuk do kish mbetur njeri me kulture ne bote pa e vizituar. Ia doli mbane instituti i arkeologjise se universitetit te Vjenes te sillte ca eshtra e objekte ilire para pak vitesh ne Austri e ekspozita qe aq e suksesshme sa e eksportuan edhe ne Gjermani.
    Mos vazhdoj me tej se c'do te kish bere po ky shtet i vogel sikur te kish nje cope bregdet si ai qe e kemi ne me kilometra, e tere ata pyje e kullota alpine e male e liqene.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    S'dua te shkoj me larg, por po sjell nje shembull konkret:
    Sikur ta kishte Austria ate te shkuare qe ka Shqiperia, te fiksuar ne mrekulli arkeologjike, e vej bast me cdo njeri ne bote me nje shume sa GDP e SHBA, qe nuk do kish mbetur njeri me kulture ne bote pa e vizituar. Ia doli mbane instituti i arkeologjise se universitetit te Vjenes te sillte ca eshtra e objekte ilire para pak vitesh ne Austri e ekspozita qe aq e suksesshme sa e eksportuan edhe ne Gjermani.
    Mos vazhdoj me tej se c'do te kish bere po ky shtet i vogel sikur te kish nje cope bregdet si ai qe e kemi ne me kilometra, e tere ata pyje e kullota alpine e male e liqene.
    O Dita, sikur te kishim edhe ne komshij gjermane ashtu do beni me sikure nuk shkohet larg.
    Problemin ne e shohim gjithmone fatkeqsisht te vetja (dhe e verteta eshte se shpesh here aty ka qene), por mos harro se ka 20 vjet qe po kryhet nje politike totalisht jo zhvilluese, per te mos thene anti shqiptare ne themel.

    Pastaj austriket nuk kane vetem histori te bukura me ne , pasi edhe ata i kane futur duart nen nentoken tone goxha mire.

  11. #11
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ose e ke kuptuar gabim ti Barat, ose une jam shprehur jo qarte ne postimin me lart.
    Nuk ishte per te thene qe t'i jepet austriakeve mundesia te rregullojne ate qe ka per detyre ta rregulloje shteti shqiptar, ishte per te treguar se nje shtet tjeter me permasa te vogla, te perafrueshme me te Shqiperise eshte ne gjendje qe dhe vetem me disa eshtra e objekte ilire te huazuara nga Shqiperia te beje ekspozite e te terheqe vemendjen e publikut. Lere me c'do te ishin ne gjendje te benin sikur te kishin me shume nga keto pasuri e te kishin nje te shkuare te lashte si e jona.

    Aftesia per te shfrytezuar pasuri te kesaj natyre per sherbime turizmi tek ne mungon thuajse fare, austriaket qe i solla si shembull jane mjeshtra. Arrijne te terheqin turiste dhe neper qytete te rendesise se dyte ose te trete me ca objekte fetare dhe qeveritare nga koha e perandorise, te cilat po t'i krahasosh me cka ka Shqiperia te lashte te bejne te qeshesh. E megjithate turistet vijne e shohin keto qytete te rendesise se dyte e per Shqiperine ... eshte ceshtje marketingu turistik!!!
    Me tej puna per t'i mbrojtur pasurite arkeologjike tek ne eshte ne nje nivel qe te ben te qash.

    Postuar me pare nga Barat

    Problemin ne e shohim gjithmone fatkeqsisht te vetja (dhe e verteta eshte se shpesh here aty ka qene), por mos harro se ka 20 vjet qe po kryhet nje politike totalisht jo zhvilluese, per te mos thene anti shqiptare ne themel.
    Barat, po kush e ka bere politiken jo zhvilluese, per te mos thene antishqiptare?

  12. #12
    Jam dakort me ate qe thua ti Dita por qe te realizohet ajo ne rradhe te pare duhet te kesh politikane qe mbi te gjitha duan vendin e tyre. Eshte kjo dashuri per token tende qe te ben te perkushtohesh dhe te mundohesh me cdo kusht te vesh ne pah vlerat dhe thesaret e vendit tend.
    Fatkeqesisht tek ne si me blu si me te kuqe e kane mendjen ose te vjedhin dhe te perfitojne sa me shume ose te shesin copa copa Shqiperine qe te rrine me shume ne pushtet.
    Tek ne jo vetem qe nuk mbrohet pasuria arkeologjike por vidhet perdite. Askush nuk e di se cfare zbulojne ekspeditat e huaja dhe as qe e can koken njeri nese ndonjera prej tyre nxjerr kontrabande nga Shqiperia ndonje thesar arkeologjik. Eshte per te qare dhe ironike po nuk ka asnje ndryshim nga koha kur Ugolinit i jepej Koka e Deas por te pakten ai la mbrapa nje thesar te vertete studimor qe po ta kishim sot do mbyllnim shume goje corape qe llomotisin kunder vjetersise tone.

  13. #13
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    James Wm. Pandeli thote: "Trashegimia e Ilireve - shqiptare eshte aq e vyer sa dhe nga nje shenje e vogel mund te nxjerresh kuptimin se per c'fare eshte trajtuar ne ate kohe. Historia e tyre nuk ka pasur nevoje te shkruhej per arsye se ishin shum te bindur ne ekzistencen e tyre. Iliret ishin Civilizimi qe nuk la shenja te shkruarash"

    E cuditshme, shumica e te huajve e kane interesin e tyre ne zbulimet qe mund te behen ne Shqiperi, dergojne ekspedita te dites dhe te "nates" vetem e vetem per te zbuluar se kush ka qene njeriu i pare ne toke. Dhe nese doni ta dini Shqiptaret (heret apo vone e verteta do dale ne drite) do te prezantohen si populli me i vjeter ne bote. Uroj qe ky arkeolog ne fjale te beje te tjera studime ashtu si beri dhe per "Iliria -Shqiperia Toka meme" ku ne te cilen jepet kuptimi se vet Zoti lindi nga Toka Shqiperi. Duket e cuditshme por do ua perkthej tek tema tjeter permbledhjen qe gjendet ne internet dhe ishalla e gjej kete liber per ta zhbiruar vet.

    I vetmi fakt qe me shqeteson eshte se Qeveria Ka Fjetur dhe Flen Gjume dhe Vazhdon Te Mos Interesohet Asnjehere per keto gjera
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Tema të Ngjashme

  1. Vepra te Munch-it vidhen ne Norvegji.
    Nga kolombi në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-05-2012, 18:55
  2. Rrethi çiklistik i Shqiperisë ndër më të vjetrit në Evropë!
    Nga Omari në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-08-2007, 04:39
  3. Teori te besimit per bektashijte
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 13:34
  4. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •