Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Ekspozita "Jehona Kosovare" ne tablote e piktoreve kosovare te Tiranes

    E Merkure, 23 Maj 2007


    Nje ekspozite tematike, kushtuar Kosoves, ka tubuar diten e hene ne Muzeun Historik Kombetar, nje grup piktoresh kosovare ose me origjine nga Kosova. Ne ceremonine e celjes se kesaj ekspozite, ka qene edhe Kryeministri, Sali Berisha, i cili ka pershendetur artistet pjesemarres per kontributin qe ata kane dhene ne zhvillimin e arteve pamore shqiptare, vecanerisht ata qe perbejne disa breza artistesh.

    Ekspozita eshte hapur me punimet retrospektive te nente piktoreve, qe perfaqesojne tre breza artistesh. Ata jane paraqitur me tablote e tyre me te mira nder vite, kryesisht me motive kosovare. Krahas punimeve te piktoreve te njohur, si: Abdurrahim Buza dhe Qamil Grezda, ne kete ekspozite vijne me punimet e tyre piktoret: Agim Zajmi, Kujtim Buza, Bujar Zajmi, Ermir Grezda (skulptor), Arben Morina, Anila Zajmi dhe Sokol Buza. Ka prej atyre qe jane te nje familjeje, si Agim Zajmi me te vellane, Bujar Zajmin dhe ky i fundit me te bijen, Anila Zajmi. Por, nje treshe piktoresh me mbiemrin Buza, perbejne tre breza piktoresh ne nje shtepie: Buza (plaku) ose Abdurrahim Buza, Buza (biri) ose Kujtim Buza dhe Buza (i riu) ose Sokol Buza, djali i Kujtimit dhe nip i Abdurrahimit. Sado qe shumica e tyre kane lindur dhe jane rritur ne Tirane, origjina e prinderve te tyre ose e gjysherve te tyre, i ka mbajtur lidhur me ate pjese te Shqiperise, e cila dhimbshem mbeti jashte kufijve shteterore te shtetit shqiptar. Ndoshta per kete arsye, ne krijimtarine e tyre figurative ka zene vend here pas here Kosova me peizazhet e saj dhe portretet me qeleshe te bardha mbi sy. Theksimi i elementeve "kosovare", drita dhe ngjyrat e ndezura, nuk kane qene vetem nostalgji e origjines, por edhe nje qendrim ideo-emocional i vemendshem qytetar per fatet e nje popullsie ne qender te Evropes, i cili perjetoi nje gjenocid etnik te pashembullt ne kontinentin plak. Kete qendrim, autoret e shprehin edhe ne percjelljen qe i bene kesaj ekspozite: "Ne pritje te ngjarjes me te rendesishme ne historine shumeshekullore te Kosoves dhe te mbare kombit shqiptar, ne artistet kosovare te Tiranes, percjellim permes brezash mesazhin tone te paqes dhe bashkejeteses, percojme urimin tone te ardhmerise evropiane shumekombase dhe shumekulturore me gjuhen shpirterore te daltes dhe penelit". Ne promovimin e kesaj ekspozite, kishin ardhur shume artiste dhe personalitete te artit dhe kultures, shkrimtari Dritero Agolli, zvministrja e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Suzana Turku etj.

    Tonin Cobani
    #VamosArgentina

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Nesėr hapet nė Paris Ekspozita kolektive e artistėve nga TSH (trojet shqiptare) organizuar nga Instituti i Arteve " Profondiste -ETI" me Galerin Kristia Sire(Christian Siret) nė Jardins du Palais Royal, 134/137 Galerie de Valois 75001 Paris

    Ekspozita kolektive hapet tė marten 29 Korrikė deri mė 14 Gushtė 2007


    Pjesmarrja e Artisteve;

    Jetulla Haliti- ETI
    Lekė Rrotani
    Luan Hila
    Afeida Meta
    Avni Spahiu
    Ali Bekteshi

  3. #3
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ku janė pikturat bre?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Pikturat jan ne galeri

    Free Image Hosting at www.ImageShack.us

Tema tė Ngjashme

  1. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  2. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  3. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisė sė Tiranės
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08
  4. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •