Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e UniversalScope
    Anėtarėsuar
    19-05-2007
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    4
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Gjeniu Letrar - Lorik Hasangjekaj

    Autori dhe fituesi i dyfishte i cmimit te pare ne konkursin letrar "Pena Shqiptare", Lorik Hasangjekaj, eshte cilesuar nga publicisti dhe shkrimtari i njohur kanadez James Anderson, si figure profilike e literatures "underground", i njohur per poezine dhe fiksionin permes se cilave ai nuancohet gjurmeve te shrimeve te filozofeve, duke shfrytezuar talentin dhe aftesine krijuese si fushe hulumtimi, duke thelluar ate ne disa shtresa qe perbejne ndergjegjen njerezore dhe qe mbajne ate ne raport me boten dhe rrjedhen e kohes. Ne strukturen e perbere, permes shumezimit te detajeve nga jeta e shoqerise, duke paraqitur nje lloj te ri te artit, mbi subjektiven. Gjurmeve te interesimit poetik, autori ne fjale, u jep shume shembuj eksperimentimi, sic jane trazirat poetike te Artur Shnicler, apo trashegimia e intimizmit, hulumtimi i fshehtesive te individit, me perfaqesues kryesor Henri Miller. Rrefimet e tij jane te pajisura me nje aparat te pasur didaktik, te cilat ndonese te pershkruara nga metaforat dhe inkursioni i drejtperdrejte, bejne qe lexuesi t'i hulumtoje ato ne thellesi, duke ndjere veten brenda personazheve dhe esences se rrefimit. Vete autori, ne veten e pare apo te trete, ka si qellim te mbaje lexuesin ne inercionin dhe automatizimin e perditshmerise. Dhe dihet se letersia e mirefillte, e shqeteson lexuesin dhe shtyn ate te mendoje mbi boten dhe veten, por qe gjithashtu hap edhe mundesi per t'ndier kenaqesi, qe gje me sukses realizon ky autor. Ne poezite dhe rrefimet e tij, secili njeri mund te gjeje veten, qofte nese behet fjale per njerez te rendomte, lexues te pasionuar apo krijues te devotshem. Preokupimi i tij, me mekanizmat e coroditur te botes, haset ne forma te ndryshme tek krijimet e tij. Nga koha e luftes, tranzicionit e deri tek problemet socio-ekonomike te shoqerise se shekullit 21, motivi qendror eshte gjithnje veshtiresia e te kuptuarit ndermjet individuales dhe shoqerores, jetes dhe vdekjes, roberise dhe lirise. Jane njesoj interesante edhe qasjet kritike ndaj dehumanizmit, labirintet burokratike dhe persekutimet e padrejta qe i jane bere popullit te tij, te cilat ai i shpreh me nje revolte te vecante, duke mos pasur frike nga mendimi dhe censura. Pas suksesit me poezine "Au Revoar" e cila shperblehet me vendin e pare, ne mesin e nje konkurrence te perbere nga mjeshter dhe autore te medhenj te letersise shqipe, Lorik Hasangjekaj vazhdon aktivitetin e tij krijues edhe ne gazeta te ndryshme.

    UniversalScope UK
    (Review Shqip: Edmond Memo)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga UniversalScope : 20-05-2007 mė 12:14

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Faleminderit
    0
    45 falenderime nė 45 postime
    A ka mundesi te sillet ndonje krijim nga ky autor?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e UniversalScope
    Anėtarėsuar
    19-05-2007
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    4
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Dita
    A ka mundesi te sillet ndonje krijim nga ky autor?
    Pershendetje Dita! Personalisht, per kete autor kam lexuar ne nje reviste dijesh ketu ne Londer, dhe ky shkrim ka qene ne gjuhen angleze. Gjithashtu kam lexuar edhe disa nga shkrimet e tij te perkthyera ne anglisht, dhe me kane pelqyer shume. Ne shqip, ato mund ti gjesh ne disa nga edicionet e serise
    se librave "Arbania" te botuara nga "Pena Shqiptare".

Tema tė Ngjashme

  1. Konkursi letrar 2
    Nga ajzberg nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-12-2008, 12:20
  2. Kėndi Letrar
    Nga Fiori nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-02-2008, 13:12
  3. Workshop letrar nė distancė
    Nga Dita nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 09:00
  4. Konkursi letrar “Ernest Koliqi” 2004
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 23:21
  5. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 14:56

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •