Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348

    Peripecite e nje koke.....

    E vjedhur gjate trazirave te vitit 1991, koka e hyut te mjekesise nxorri krye ne ankandin e "Christie-s" ne Londer; u ble nga nje italiane, eshte kapur nga autoritetet, por nuk kthehet ne Shqiperi. sipas Richard Hodges, Butrinti, i lashti Buthrotum ne Jug te Shqiperise, kishte nje sanktuar(tempull) te famshem e te degjuar qe i dedikohej Asklepit(Eskulapit), hyut te mjekesise ne periudhen helenistike dhe ate romake. Pjese te ketij sanktuari u germuan gjate viteve 1928-36, ne kohen kur u gjet edhe nje koke e vete perendise Asklep. Portreti i tij datohet ne shekullin I-re pas Krishtit, ne kohen kur Butrinti, nen patronazhin perandorak, mburrej me statujat e cilesise se shkelqyer. Finiturat, sidomos tek syte ne forme bajame te portretit si dhe qepallat e vetullat, mungojne. Fatkeqesisht portreti u vodh nga Muzeu Arkeologjik i Butrintit gjate trazirave te vitit 1991, se bashku me disa skulptura te tjera. Koka e Livias, bashkeshortes se perandorit August, u kap ne Shtetet e Bashkuara dhe ju kthye Butrintit, sikunder edhe pese skulptura te tjera te gjetura ne Greqi, ku perfshiheshin portreti i Agripes etj. Perpjekjet e bera nga Fondacioni Butrinti si dhe Qendra Nderkombetare per Arkeologjine Shqiptare per tes identifikuar objektet e humbura cuan edhe ne identifikimin e Asklepit te gjetur ne Itali. Megjithate, autoritetet italiane po zvarrisin kthimin e kokes ne Shqiperi si dhe nderhyrjen ligjore per shitjen e tij. Koka e Asklepit duket se ishte ekspozuar ne ankandin e "Christie's" ne Londer, ne vitin 1996, e ndaj kerkohen disa shpjegime. Portreti prej mermeri iu shit per nje vlere rreth 17. 000 euro nje italianeje nga Roma. Gjate nje kontrolli ne shtepine e qytetares, forcat e karabinierise italiane e sekuestruan koken dhe informuan Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise e Sporteve. Pasketaj filluan perpjekjet per riatdhesimin e skultpures. Ne te njejten kohe, Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Qendra e Inventarizimit te Pasurive Kulturore, UNESCO dhe Interpoli e ngriten ceshjen ne nje konference nderkombetare mbi trafikun e paligjshem te objekteve kulturore. Por duket se kthimi i vepres ne atdhe ka mbetur i ngrire per arsye preokupuese. Te shtyre nga personi qe bleu skulpturen prej "Christie's", autoritetet italiane kerkojne te obligojne shtetin shqiptar ne menyre qe skulptura te kthehet ne Shqiperi, per kompensimin e italianes me 17.000 euro. E kjo perkon ne kohe me aksionet ligjore qe ndermerr qeveria italiane ndaj "J. Paul Getty Museum" dhe "Metropolitan Museum of Art" ne Nju Jork (per kthimin e objekteve italiane nga muzete e SHBA-se). Duket paksa e cuditshme sesi megjithe sokellimat ne kerkim te pronesise per disa vepra arti ne keto muze, Italia detyron Shqiperine, nje nga shtetet e varfra te Europes, te paguaje per te pasur perseri kete objekt talismanik te kthyer ne vendin ku i takon te jete.
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  2. #2
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068

    Thumbs down

    Mekat!
    Nuk na mjaftuan pushtimet (vjedhjet,djegjet,shkaterimet e objekteve kulturoro-historike) e huaja dhe vete (ata persona)u themi pushtuesve:- Merrini dhe keto qe keni harruar .
    E imagjinoj c'eshte bere kur nuk kishim fare(fare-fare)shtet.
    Per mendimin tim , jo vetem qe nuk do shperblyer italiania,por do gjykuar si bashkepuntore ne grabitjen e objekteve te kultures se nje shteti te huaj dhe gjyqi do te ish mire te behej pas ekzekutimit te atyre qe i vodhen ne Shqiperi qe besoj se nuk jane vec te varfer ,shume shqiptare te varfer dhe dyshoj nese jane shqiptare.Turp 1
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  3. #3
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Daleni nje here ju nacionaliste te pandreqshem. Getty Museum ka blere vetem artifakte nga nje turist shoqerues, i cili i gjente pa asnje lloj veshtiresis, vit pas viti ne te njejten rrethine te paidentifikuar te Romes.

    Keshtu qe kjo koka Eskulapit duhet te jete gjendur ja Butrint te Romes ose Apenineve. Lope ka plot.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 18-05-2007 mė 20:37
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga Styx
    Keshtu qe kjo koka Eskulapit duhet te jete gjendur ja Butrint te Romes ose Apenineve. Lope ka plot.
    .......

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    .......

    loooool darius ca ishte kjo pergjigje mer hahahah

    ja dhe une po pergjigjem shkurt dhe qart

  6. #6
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga Styx
    Daleni nje here ju nacionaliste te pandreqshem

    Keshtu qe kjo koka Eskulapit duhet te jete gjendur JA Butrint te Romes ose Apenineve. Lope ka plot.
    ...........................
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-07-2006, 00:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •