Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 36

Tema: Turizmi!!

  1. #1
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Turizmi!!

    Pershendetje te gjith lexuesve dhe pjesemareseve te ketije nen Forumi.

    Ne kete teme do sillen informacione mbi Turizmin ne vend dhe me ndodhit me te reja. Ketu do kemi mundesi diskutimi, te japim mendime, sugjerime, te sjellim artikuj ku mund te kemi mundesi te diskutojme.

    Ju uroje te kaloni sa me kendshem ne kete teme.


    Vazhdon...
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #2
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Turizmi, industria qe do sjelle 4 miliarde USD

    Rritje domethenese parashikohet ne turizmin shqiptar pergjate dekades se ardhshme. Vleresimin bazohet ne studimin me te fundit te realizuar nga Keshilli Boteror per Udhetime dhe Turizem (KBUT) ne bashkepunim me "Oxford Economics". Nga studimi i kryer, rezulton se nga viti 2008 deri ne 2017 ekonomia shqiptare projektohet te njohe dyfishim sasior te elementeve te tille si kerkesa per turizem, kontributi i turizmit ne prodhimin e brendshem bruto, eksporti i vizitoreve, shpenzimet qeveritare per turizem, punesimi etj. Mjafton te permendim vetem se ne vitin 2017, kerkesa per turizem do te shkoje ne 4,19 miliarde USD, nga 2,24 miliarde USD qe eshte aktualisht. Perfundimet e ketij kerkimi te KBUT-se hedhin drite mbi ate cka perfaqeson aktualisht turizmi ne ekonomine shqiptare, cfare peshe do te mbaje ky sektor ne dekaden e ardhshme etj., te gjitha keto te krahasuara edhe me tregun rajonal turistik dhe me gjere.

    Nga 176 shtete te mara ne analize, vendi yne renditet i 33 per sa i perket ritmit te rritjes vjetore, i 59-ti per kontributin relativ ne ekonomine vendase dhe i 103-ti ne vlere absolute. Kjo analize profesionale hap nje vizion me te qarte per te pare se ku pritet te shkoje turizmi dhe sesa do te ndikoje ai ne ekonomine tone. Aktoret private dhe publike te turizmit shqiptar duhen te nxjerrin perfundime nga ky raport.

    Kerkesa per turizem, 4,19 miliarde USD ne 2017

    Kerkesa totale per udhetime dhe turizem ne vendin tone, si rezultat i aktivitetit ekonomik, parashikohet qe gjate vitit 2007 te arrije ne 223,6 miliarde leke (apo rreth 2,24 miliarde USD). Gjate ketij viti, rritja vjetore e kerkeses do jete 5,1%, shifer e cila e rendit vendin tone te 63 ne listen me 176 vende te marra ne analize nga KBUT-ja (Mali i Zi ne vend te 6, Kroacia e 27-a, Bosnje Hercegovina e 60-a). Nderkaq, ne 10 vitet e ardhshme, kjo kerkese mendohet te vazhdoje te rritet me nje mesatare vjetore prej 5,7% ne terma reale, duke na pozicionuar ne vend te 33 (ne vend te pare eshte Mali i Zi me 10,1%, Kroacia e 4-a, Turqia e 59-a me 4,9%). Ne kete menyre, ne vitin 2017 kerkesa per turizem do preke per here te pare shumen e 531 miliarde lekeve (apo 4,19 miliarde USD)

    Megjithese kerkesa per turizmin shqiptar do te dyfishohet ne dekaden e ardhshme, kjo kerkese ze nje pjese fare te paperfillshme ne tregun global te turizmit (0,03%). Gjithashtu e njejta situate paraqitet edhe per tregun turistik ne Evropen qendrore dhe ate lindore, ku Shqiperia ze vetem 0,6 per qind te kerkeses totale per turizem.

    Viti ne vazhdim, turizmi kontribuon me 13,8% ne ekonomi

    Kontributi i pritur per kete vit ne Prodhimin e Brendshem Bruto (PBB) nga industria e udhetimit dhe turizmit mendohet te kape shifren e 4,5%, shprehur ndryshe 45,2 miliarde leke (apo 454 milione USD). Deri ne vitin 2017, kjo industri do te perforcoje kontributin e vet ne PPB-ne, duke shkuar ne 4,8% apo 104,2 miliarde leke.

    Ndersa kontributi total (direkt dhe indirekt) qe sektori i udhetimit dhe turizmit do t'i jape ekonomise shqiptare, mendohet qe kete vit te rritet nga 13,8% (139,4 miliarde leke apo 1,4 miliarde USD) deri ne 15% (325,8 miliarde leke 2,57 miliarde USD) per te njejten periudhe. Keshtu, turizmi shqiptar e kalon mesataren boterore te peshes se turizmit ne ekonomi ne vlere 10,4%.

    Keshtu, ne krahasim me vendet e tjera, per kete vit Shqiperia pozicionohet e 107-a ne bote per sa i perket sasise se kontributit te turizmit ne PBB, me 1,4 miliarde USD (Mali i Zi renditet ne vend te 142-te me 408 milione USD, Bosnje Hercegovina e 104-a me 1,42 miliarde USD, Turqia e 18-a me 50,9 miliarde USD). Me mire paraqitet renditja e Shqiperise ne rritjen vjetore te projektuar deri ne 2017, ku ritmi prej 5,5% ne vit na rendit ne vend te 31-te (ne vend te pare Kroacia 8,9%, ne vend te trete Mali i Zi me 8,2%).

    Eksporti i vizitoreve, 50% te eksporteve shqiptare

    Eksporti i vizitoreve luan nje rol te rendesishem ne ekonomine shqiptare. Keshtu, per kete vit pritet qe me teper se gjysma e totalit te eksporteve (50,2%) te gjenerohen nga sektori i udhetimeve dhe turizmit, apo thene ndryshe 110 miliarde leke. Keto shifra na pozicionojne ne vendin e 82 ne bote, duke lene prapa Malin e Zi (vendi i 114 me 432 milione USD).

    Sipas parashikimeve, ne vitin 2017 eksportet e vizitoreve ne vendin tone do te rriten me me shume se dyfishi i vleres aktuale, duke shkuar ne 261,2 miliarde leke (apo 2 miliarde USD). Sektori i udhetimeve dhe turizmit eshte eksportuesi me i madh, ne shkalle boterore. Per kete vit, ne Evropen qendrore dhe ate lindore, ky sektor perfaqeson 10,1% te totalit te eksporteve.

    Investimet kapitale

    Investimet kapitale ne sektorin e turizmit per kete vit jane vleresuar ne shumen e 17,5 miliarde lekeve. Kjo shifer perben 6,4% te totalit te investimeve per vitin 2007. Ne baze te ketyre vleresimeve, Shqiperia eshte renditur keqas, ne vend te 157 per sa i perket rritjes vjetore, ne tabelen me 176 vende te mara ne analize nga KBUT-ja. Ne vitin 2017, investimet kapitale do te arrijne vleren e 44 miliarde lekeve, apo 7,1% te totalit te investimeve kapitale ne vend.

    Turizmi konsiderohet si nje katalizator i konsumit dhe prodhimit. Ne 2007-en, sektori privat se bashku me ate publik ne rang boteror pritet te shpenzojne shifren astronomike prej 1,15 trilione USD ne investime te reja kapitale.

    Punesimi, nje ne 9 shqiptare i punesuar ne turizem

    Turizmi shqiptar do te ofroje kete vit 137 mije vende pune, duke perfaqesuar nje raport punesimi 1 per cdo 9 vende pune te ofruara. (apo 11,2% te totalit te punesimit). Nga ky total, 44 mije vende pune i takojne direkt industrise se udhetimit dhe turizmit dhe pjesa tjeter lidhet indirekt me kete sektor. Ne vitin 2017, punesimi nga sektori i turizmit do te shkoje ne 12,1% te totalit te punesimit, duke krijuar mundesine per punesimin e 173 mije personave. Specialistet theksojne se turizmi eshte nje burim i fuqishem i hapjes se vendeve te punes.

    Qeveria, 3,5 miliarde leke per turizmin shqiptar
    Shpenzimet e qeverise shqiptare per vitin 2007 ne favor te turizmit perllogariten te shkojne 3,5 miliarde leke, apo vetem 3,8% te totalit te shpenzimeve qeveritare. Ne vitin 2017, parashikohet qe qeveria te shpenzoje nje total prej 7,8 miliarde lekesh, apo 4% te totalit te shpenzimeve qeveritare.

    Industria e turizmit dhe udhetimeve eshte njekohesisht gjenerues dhe perfitues i fondeve qeveritare.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Agjencite turistike, te licencuara 100

    Numri i operatoreve shqiptare ne sektorin e udhetimeve turistike, ne rregull me ligjin, per here te pare ka prekur nje numer treshifror. Sipas te dhenave te marra nga Ministria e Turizmit mesohet se, ne shkalle vendi, deri ne fund te prillit, numeroheshin gati 100 agjenci turistike te pajisura me licence per ushtrim te veprimtarise turistike. Nderkohe qe kjo shifer rezulton te jete gati 35 per qind me e larte se ajo e vitit 2006. Keshtu, sipas te njejtave burime, per vitin 2005 ne vendin tone operuan 74 agjenci te licencuara per turizem dhe per transport turistik te marra se bashku. Nga shoqata e operatoreve turistike, ky konsiderohet si nje lajm i mire, pasi eshte nje shenje e uljes se informalitetit ne kete treg.

    Pajisja me licence njevjecare u ka kushtuar agjencive turistike deri me tani 25 mije leke, ndersa licenca trevjecare 60 mije leke. Megjithate, ne ligjin e ri per turizmin, te miratuar disa dite me pare, ka nje paqartesi ne lidhje me menyren e dhenies se licences, e cila pritet te rregullohet me akte nenligjore.

    F. Zguro
    #VamosArgentina

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Turizem, monitorim imazhit te Shqiperise

    Fjoraldi Zguro

    Pervoja e turisteve te huaj gjate qendrimit ne vendin tone po monitorohet. Vetem prej disa javesh, vizitoreve qe hyjne e dalin ne vendin tone nga aeroporti ne Rinas, po ju kerkohet te plotesojne nje sondazh qe mat pervojen e tyre, gje e cila do te sherbeje ne orientimin e marketingut dhe investimeve ne sektorin e turizmit shqiptar. Eshte pikerisht zyra e Kombeve te Bashkuara per Zhvillim (PNUD) ne Tirane, e cila po zbaton kete projekt. "Ky sondazh do te zgjase nje vit dhe, nepermjet tij, ne do te marrim perceptimet e turisteve qe na vizitojne, do kuptojme profilin social-ekonomik te tyre, sa ata shpenzojne gjate qendrimit ne vendin tone, cili eshte opinioni i tyre per Shqiperine etj.", tregoi per "Koha Jone" koordinatorja e projektit, Dasara Dizdari. Eshte kjo perpjekja e pare dhe sistematike per te kuptuar me mire kush jane turistet qe na vizitojne dhe pse ata zgjedhin Shqiperine. Nderkohe qe grumbullimi i te dhenave ne zonen e transitit ne Aeroportin "Nene Tereza" vazhdon ne menyre javore, "analiza e pjesshme e te dhenave pritet te dale ne mbyllje te ketij sezoni turistik", shpjegon Dizdari. Gjithashtu, grupi i punes do te paraqese nje raport perfundimtar me gjetjet dhe rekomandimet per politikat, ne fillim te vitit 2008.

    Deri me tani ne vendin tone ka munguar nje "database" me te dhena te sakta mbi profilin social-ekonomik te vizitoreve aktuale, shkallen e kenaqesise, shpenzimet qe ata bejne ne vend, aktivitetet qe perzgjedhin, pritshmerite e vizitoreve etj. Vitin e kaluar ne Shqiperi jane regjistruar rreth 560 mije turiste, por pak informacion ka mbi qellimin e vizites, shpenzimet, menyren e akomodimit apo natyren e ketyre turisteve. Projekti "Imazhi i Shqiperise" synon te mbushe kete boshllek informativ, duke ofruar nje analize te plote dhe duke gjeneruar te dhena qe do te jene te dobishme ne fushatat e marketingut qe do te ndermarre vendi, si edhe per investimet e ardhshme ne fushen e turizmit mjedisor dhe kulturor.

    Sondazhi do te permbaje rreth dymije pyetesore dhe per te do te punojne nje grup studentesh nga Fakulteti i Shkencave Shoqerore ne Tirane.

    Pyetje te sondazhit

    Sa kohe zgjat udhetimi juaj?

    Cili ishte qellimi kryesor i udhetimit tuaj?

    Sa here e keni vizituar Shqiperine gjate 12 muajve te fundit?

    Ku (dhe per sa kohe) e vizituat Shqiperine gjate udhetimit tuaj?

    Duke perfshire edhe veten, sa veta ishit ne kete udhetim?

    Me se erdhet ne Shqiperi? (zgjidh njeren)

    Me cilen linje ajrore do te largoheni nga Shqiperia?

    Si u informuat per turizmin ne Shqiperi?

    Ku fjetet gjate qendrimit tuaj ne Shqiperi dhe si do ta klasifikonit cilesine e eksperiences suaj (karakteristikat fizike dhe sherbimet e ofruara) ne nje shkallezim nga 1-5

    Mbeshtetur ne pervojen tuaj nga ky udhetim, sa mundesi ka qe ta vizitoni Shqiperine perseri? T'u rekomandoni miqve ta vizitojne?

    Sa ishte kostoja totale e udhetimit duke perfshire hotelin, ushqimin dhe pijet, zbavitjen dhe turet?

    A e blete paketen turistike ne agjenci ne vendin tuaj apo ne internet?

    Sic e dini, disa prej kostove te udhetimit jane rritur (Cmimet e karburantit, tarifat, taksat). Sa eshte rritja maksimale e kostos totale per person qe do te paguanit per te ndermarre udhetimin ne Shqiperi?
    #VamosArgentina

  5. #5
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Tė gjitha licencat nė turizėm do tė rishikohen brenda dy muajve

    Brenda muajit korrik do tė pėrfundojė rishikimi i tė gjitha licencave dhe lejeve pėr biznes tė fushėn e turizmit. Tė dhėnė nga Ministria e Ekonomisė bėnė me dije dje se, deri nė muajin korrik, grupi i punės, i ngritur pėr rishikimin e lejeve dhe licencave nė Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės, do tė pėrfundojė punėn pėr rishikimin e licencave nė Ministrinė e Turizmit si dhe nė Ministrinė e Punės. Sipas kėtyre tė dhėnave, puna ėshtė nė vijim tė verifikimit qė po bėn ky grup pune nė tė gjithė sektorėt dhe ministritė, ku veprojnė lejet dhe licencat pėr fusha tė ndryshme me pėrfitim ekonomik. Tė gjitha rishikimet pėr lejet dhe licencat lidhen me fenomenin e pengesave tė ndryshme administrative qė vihen re nė sektorėt e ndryshėm ekonomikė. Pra, siē shihet, qėllimi i kėsaj pune ėshtė lehtėsimi i veprimatrisė sė biznesit qė vepron nė kėtė fushė, tė gjithė reformės pėr pėrmirėsimin e klimės dhe pėr gjetjen e mundėsive lehtėsuese pėr biznesin. Para pak kohėsh, Ministria e Ekonomisė bėri me dije se, ajo ka rishikuar mbi dyzet licenca nė fushėn e minierave dhe nė fushėn e pėrpunimit. Rishikimi ka tė bėjė kryesisht me heqjen e tė gjitha klauzolave qė rėndojnė biznesin si pėr nga koha, ashtu edhe pėr nga kostoja financiare. Reforma nė biznes ka nisur qė para njė viti dhe ėshtė shtrirė nė disa plane, qė nga lehtėsimi i procedurave deri tek ulja e taksave. Siē dihet, janė ulur njė sėrė taksash pėrfshirė tatimin mbi fitim, taksėn e punės apo siē quhet kontributi i sigurimeve. Po ashtu, edhe tatimi i biznesit tė vogėl ėshtė pėrgjysmuar. Fitimi i riinvestuar nuk tatohet mė. Nėpėr dogana, ēdo biznes importues nuk e paguan tatimin mbi vlerėn e shtuar pėr makineritė dhe pajisjet pėr linja prodhimi nė momentin kur kalon doganėn, por nė ēastin kur ai e ka vėnė nė punė makinerinė apo linjėn e prodhimit. Gjithsesi, rishikimi i licencave ėshtė njė nga detajet mė tė rėndėsishme tė reformės, pasi pėr njė gjė tė tillė, njė biznes ka nevojė tė sigurojė pa mbarim dokumente dhe pėr kėtė i duhet kohė dhe para. Aktualisht, njė leje pėr biznes merret nė dhjetė ditė, ndėrkohė qė dikur duheshin dyzet ditė. Brenda kėtij viti, tė gjitha bizneset do tė kenė mundėsinė tė regjistrohen nė njė sportel tė vetėm brenda njė dite, nė kuadėr tė njė projekti tė finacuar nga qeveria amerikane prej shtatėmbėdhjetė milionė dollarėsh.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #6
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Plazhet, ē’tė bėjmė?


    Fatos Ēoēoli
    Njė studim i kohėve tė fundit i Institutit tė Shėndetit Publik nxorri nė pah gjendjen e rėndė e problematike tė plazheve tona. Kėtij kapitali tė jashtėzakonshėm e tė ruajtur kaq pak nga ne, nga ku nxjerrim tė paktėn 450-500 milionė euro nė vit me sezonin veror turistik. Nėse do tė kishim ditur vetėm t’i mirėmbanim sadopak, mund tė arrinim tė nxirrnim dyfishin e kėtyre parave nė vit. Tani kemi mė shumė hotele e restorante luksoze anės detit, por vijojmė t’i mbajmė aq pis e me hedhurina plazhet publike, tė cilat zėnė 90 pėrqind tė bregdetit. Divjaka ka njė gjerėsi plazhi nė disa pika(deri nė 2 km), qė mund t’ia kishte zili dhe plazhi mė i madh i botės, ai i Rio de Zhaneiros nė Brazil. Mirėpo nė Divjakė kjo hapėsirė e jashtėzakonshme rėre ėshtė e mbushur me hedhurina gjithfarėsh. Kurse plazhet mė tė ndotura janė ai i Currilave, nė Durrės tek hotel Vollga, nė Golem tek Shkėmbi i Kavajės, si dhe plazhi i Vlorės. Shėngjini dhe Saranda janė tė pastėr si ujra, por bregdeti ėshtė i mbushur me hedhurina edhe atje. Ē’tė bėjmė? Tė presim qė qeveria tė livrojė disa miliona euro pėr tė pastruar plazhet tona? Edhe sikur ta bėjė, ėshtė kaq vonė dhe sezoni veror turistik po troket nė derė, sa si zor tė bėhet gjė me fondet qeveritare. Nga ana tjetėr, si zor po ashtu qė qeveria tė livrojė fonde pėr kėtė punė. Pastrimi i plazheve nuk hyn nė aktivitetet me rėndėsi tė veēantė fitimi pikėsh politike dhe zgjedhore. Edhe pse nga pikėvėshtrimi i tė ardhurave, plazhet mė tė pastra pa dyshim mund t’ia shtojnė tė paktėn me 50-60 milionė euro fluksin turistik dhe tė aktivitetit pėr kėtė vit. Pra, investimi publik do tė kishte efekt gati njėzet herė nė tė ardhurat e sektorit. Mirėpo pėr kėtė duhej menduar qė ne janar dhe nė atė kohė, qeveria jonė qėndrore ishte e zėnė me halle tė tjera. Pastaj erdhėn zgjedhjet vendore dhe edhe bashkitė e komunat ku sezoni turistik ėshtė aktiviteti kryesor i sigurimit tė tė ardhurave, nuk e vunė shumė ujin nė zjarr. Pastaj dyluftimet politike dhe hatėrmbetjet e garės zgjedhore. Kėshtu qė tani gjithshka ngelet vetėm tek vullneti i mirė i kryetarėve tė rinj tė bashkive apo komunave bregdetare, qė tė mund tė bėhet diēka pėr pastrimin e plazheve tona. Njė ide jo tė keqe ka edhe Ministria e Bujqėsisė, qė kėrkon tė shpėtojė Durrėsin dhe siujdhezėn plazhore tė tij nga era e rėndė e ujrave tė ndenjura. Arėsyeja kryesore e ndotjes ėshtė ujėndenja nė tė gjithė zonėn e plazhit dhe Kėneta e Durrėsit. Edhe pse ėshtė ndėrtuar njė hidrovor(sistem qė thith ujin e tepėrt me pompa), ai nuk funksionon. Nuk ka kanal qė hidrovori tė derdhė ujrat qė thith nė det. Pėr ta ndėrtuar njė kanal tė tillė 13 kilometra tė gjatė, duhet gėrmuar dheu dhe pushtetet vendore duhet tė bashkėpunojnė. Dhe bashkėpunimi mes bashkėsisė sė Durrėsit, komunave pėrreth dhe ministrive pėrgjegjėse ėshtė njė ekuacion me shumė tė panjohura dhe pyetje pa pėrgjigje. Nė mes tė kėtij mishmashi, ministria ofrohet ta bėjė kanalin me rreth 30 eskavatorėt krahėgjatė qė ajo ka nė dispozicion. Por tė tjerė nė qeveri duan t’ja japin privatėve kėtė punė, tė humbasin ndoshta tri herė mė shumė kohė dhe tė harxhojnė tetė herė mė shumė para(bėhet fjalė pėr 2-3 milionė euro). Ndėrkohė edhe pėr kėtė sezon, pushuesit nė plazh do tė vijojnė tė ndjejnė erėn e rėndė tė kėnetės. Ndėrkohė, era e rėndė tė plehrave nė breg tė liqenit tė Pogradecit, apo plazheve tė Durrėsit, Vlorės e Shėngjinit mund tė zhduket njė herė e pėrgjithmonė me pak para e ndoshta thjesht vetėm vullnet e mund organizativ. Bregdeti, qytetet dhe fshatrat rreth tij kanė mbi 15 shkolla tė mesme e mbi 120 tetėvjeēare. Janė ndoshta mbi 4-5 mijė nxėnės qė kėto ditė tė fundit tė mėsimeve mund tė organizojnė, me mėsuesit e tyre dhe tė nxitur e koordinuar nga bashkitė e komunat pėrkatėse, pastrime e heqje hedhurinash nė plazhet tona. E nisi diēka tė tillė nė njė territor tė kufizuar tė Durrėsit kryetari i ri i Bashkisė sė kėtij qyteti bregdetar. Kaq e rėndė e qė kėrkon fonde ėshtė ta vazhdojnė kryetarėt e tjerė tė qyteteve e komunave bregdetare tė Shqipėrisė? Sigurisht qė jo, por duhet mė shumė dėshirė e mirė dhe organizim. A do ta kemi diēka tė tillė? Sigurisht qė nuk duhet tė presim nga qeveria jonė qėndrore. Apo ende mund tė dyshojmė(pozitivisht) qė do tė na ndihmojė?

    gazeta-albania

  7. #7
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Ēelet sezoni i ri turistik nė Durrės



    Dje ėshtė shpallur zyrtarisht ēelja e sezonit tė ri turistik nė qytetin e Durrėsit. Pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė Ministrisė sė Turizmit dhe Kulturės, Bashkisė, por edhe Prefekturės sė qytetit bregdetar, kanė mbajtur fjalėn e tyre mė ketė rast e, natyrisht, si gjithmonė, premtimet pėr kushte e komoditete pėr turistėt dhe njė sezon ndryshe nga tė tjerėt nuk kanė munguar.
    Me rastin e shpalljes tė kėtij sezoni turistik tė hapur pėr Durrėsin, dje janė zhvilluar njė sėrė aktivitetesh, duke nisur qė nga mėngjesi me koncerte, ekspozita, fjalime, e deri nė darkė, kur tė rinjtė e “Rin Fest”-it kanė dhėnė njė koncert duke krijuar njėfarė atmosfere, natyrisht, mė energjike dhe rinore. Nė ceremoninė e hapjes tė sezonit turistik kanė qenė tė pranishėm, krahas pėrfaqėsuesve tė qeverisė, edhe drejtuesit e disa prej institucioneve kryesore artistike tė vendit, si Teatri Kombėtar i Operas dhe Baletit, Ansambli i Kėngėve dhe Valleve Popullore, Teatri i Kukullave pėr Fėmijė, Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, Qendra Kombėtare e Fėmijėve, Muzeu Arkeologjik Durrės, Enti i Turizmit, por edhe operatorė tė ndryshėm turistikė. Koncerte, atmosferė festive, dhurime librash, ekspozita tė ndryshme arkeologjike, por edhe artizanale do tė jenė ato qė do tė ofrojė, veē plazhit, qyteti bregdetar pėr kėtė sezon turistik.


    Sarandė, bashkia apel restoranteve pėr ēmimet nė sezon



    SARANDĖ - Bashkia e Sarandės kėrkon nga pronarėt e hoteleve dhe restoranteve qė kėtė sezon turistik tė aplikojnė ēmime tė arsyeshme pėr pushuesit. Nė lidhje me kėtė ēeshtje dhe ofrimin e shėrbimeve pėr turistėt, kėtė sezon ėshtė zhvilluar njė takim nga bashkia e qytetit bregdetar me pjesėmarrjen e Shoqatės sė Hotelierėve. Drejtuesit vendorė kėrkuan nga pronarėt qė gjatė sezonit tė ri turistik veror 2007 tė aplikohen ēmime sa mė tė arsyeshme, nė tė kundėrt tė imazhit tė “ēmimeve tė larta” qė mund tė jenė aplikuar gjatė viteve tė kaluara. Burime tė Drejtorisė sė Turizmit thanė pėr “Albania”-n: “Vlerėsimi i disa anketave bashkiake nė vitin 2006 me pushues nė sezonin e kaluar tregon se shumė prej qytetarėve, qė kanė frekuentuar Sarandėn pėr 10 ditė apo dy javė akomodim, flasin pėr nevojėn e uljes sė ēmimeve.

  8. #8
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Autoritetet shqiptare presin njė milionė turistė tė huaj

    Planet dhe shpresat e Qeverisė konservative shqiptare pėr sezonin e tanishėm turistik veror janė ambicioze. Ministri i Turizmit, Ylli Pango deklaroi se njė milion turistė tė huaj, 100 mijė mė shumė se nė vitin 2006 pritet pėr herė tė parė tė arrijnė nė bregdetin shqiptar. Shqipėria u hap pėr tė huajt nga mesi i viteve tė nėntėdhjeta, pas pesė dekadash izolim nga regjimi komunist. Nė pėrpjekje tė tėrheqė mė shumė turistė, autoritetet shqiptare miratuan ligj pėr shėrbimet turistike nė qendrat si Durrėsi, Vlora, Saranda, dhe kanė ndėrmend edhe ta heqin taksėn pėr kalimin e kufirit prej 20 eurove.Duke folur pėr aranzhmanet e propozuara turistike nė Durrės tė enjten, presidenti Alfred Moisiu deklaroi se Shqipėria planifikon tė ardhura prej 800 milionė dollarėve, edhe pse pranoi se duhet tė bėhet shumė pėr pėrmirėsimin e shėrbimeve.Autoritetet lokale shpesh duken tė painteresuara pėr biznesin turistik. Edhe pse po pėrpiqet me vite, "Klub mediterane" francez ende nuk ka arritur tė ndėrtojė lagje nė brigjet jugore tė Shqipėrisė, e transemton BTA analizėn e DPA-sė gjermane.
    Niveli i pėrgjithshėm i cilėsisė sė shėrbimeve ėshtė shumė i ulėt, por nuk ėshtė e kuptueshme, si vetėm 36 nga 666 hotele kanė licenca, ndėrsa mezi 31 janė nė kategorinė me yje. Mysafiri uhet tė pėrballet me ndaljen e rrymės dhe tė ujit pėr shkak tė problemeve infrastrukturore, por megjithatė do tė paguajė 50-60 euro pėr njė natė, theksohet nė analizė.Madje edhe nė vendet ku ka disponim pėr pėrmirėsim tė kushteve, mijėra kėrkesa pėr kthim tė tokės, tė denacionalizuara nga komunistėt pas Luftės sė Dytė Botėrore, mund t'i bllokojnė investimet dhe zhvillimin.
    Pėrveē kėsaj situate tė rėndė, kėtu ėshtė edhe moskujdesi ndaj mjedisit, qė ēon deri te kėrcėnimi i shėndetit. Nė Durrės, qyteti i dytė pėr nga madhėsia nė Shqipėri, porti mė i rėndėsishėm, ndotjet e kanalizimeve derdhen pa kaluar nėpėr filtra, nė det, edhe pse nė afėrsi tė plazheve, ku popullata lokale freskohet gjatė stinės sė verės.Shqipėria, e cila ėshtė njė ndėr vendet mė tė varfėra nė Evropė, ende nuk ka mjete pėr ta financuar ndėrtimin e objekteve pastruese tė kanalizimeve.Edhe pse autoritetet zyrtare flasin pėr zhvillim tė turizmit, numėr gjithnjė e mė i madh i turistėve vendorė preferojnė tė udhėtojnė nė Mal tė Zi apo nė Greqi, nė vend qė t'i vizitojnė plazhet nė vendin e tyre, theksohet nė komentin tė cilin e botoi BTA.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shqiperia turistike, pritet lancimi ne internet

    E Diele, 10 Qershor 2007


    Brenda javes se ardhshme portali i ri ne internet i promovimit te turizmit shqiptar www.albaniantourism.com, behet funksional ne sherbim te turisteve

    Fjoraldi Zguro

    Interneti eshte vendi i radhes per promovimin e Shqiperise turistike. Na ndajne vetem pak dite nga lancimi i uebsitit zyrtar te turizmit shqiptar, i cili megjithese do vazhdoje te mbaje "domain"-in e vjeter www.albaniantourism.com, do te kete nje strukturim te ri. Nga ministria e Turizmit, pohohet se brenda javes se ardhshme, do te nise nga funksionimi, pikerisht ky portal i ri i turizmit shqiptar ne internet. Rimodelimi i ketij uebsiti do te siguroje informacionin e pare dhe te nevojshem per turistet e huaj, qe planifikojne per te na vizituar. Portali do te jete fillimisht ne dy gjuhe, shqip dhe anglisht. Do te kete informacion te bollshem mbi te gjitha vendet me interes, per t'u vizituar ne te gjithe territorin e vendit. Gjithashtu, krijimi i nje faqeje te tille ne Internet duhet te percjelle imazhin se vendi eshte i "hapur per biznesin", thuhet ne projektin e Ministrise se Turizmit, te asistuar nga PNUD-i.

    Ne kete faqe do te perfshihen shpjegime te hollesishme dhe informuese per rruget e lidhjes me kompanite turistike shqiptare te licencuara dhe me portalin e tyre privat. Keshtu, "link"-e (adresa) te ndryshme do te mundesojne kalimin nga ky portal direkt ne uebsitet e agjencive turistike, hoteleve, restoranteve apo organizatave te tjera qe kane lidhje me turizmin shqiptar. Vizitoret do te kene mundesi qe nepermjet numrave te telefonit apo adresave te postes elektronike te komunikojne me personat pergjegjes prane entit te turizmit per shpjegime te metejshme rreth turizmit ne vendin tone.

    Dizenjimi dhe ndertimi i ketij portali eshte financuar nga PNUD. Per kete qellim jane dhene 64 300 USD dhe projekti eshte marre persiper nga firma kosovare Fornax Company, e cila u shpall si kompania fituese per rimodelimin e portalit zyrtar te turizmit shqiptar ne Internet vitin e kaluar.

    Ne nje kohe kur interneti eshte bere mjeti me i fuqishem per vjelljen e informacionit turistik, mungesa e nje faqeje atraktive per turizmin shqiptar ne internet ka qene nje minus i madh. Aktualisht turizmit shqiptar i ka munguar nje faqe interneti terheqese, me informacion te bollshem dhe te rifreskuar, kohe mbas kohe, ne varesi te politikave te marketingut dhe te promocionit. Perpjekjet me serioze ne kete aspekt kane mberritur nga kompanite private te sektorit te turizmit. Madje shume prej tyre, pervecse kane krijuar uebsite te kendshme dhe plot me informacion, kane shpenzuar edhe per reklamimin ne motoret e kerkimit ne internet.
    #VamosArgentina

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Vlore: plazhi i vjeter, banoret ankohen per papastertite


    Mbeturina inerte hidhen nga firmat e ndertimit. Banoret i kerkojne bashkise te vere dore ne pastrimin e saj



    Zona e plazhit te vjeter ne Vlore vazhdon te jete nje problem serioz edhe per kete sezon veror. E uzurpuar nga mbeturinat inerte dhe urbane eshte jashte cdo standardi qe e ben ate te frekuentueshme nga plazhistet. Prej kohesh qe perflitet per rehabilitimin e zones se plazhit te vjeter, e cila do te fillonte me heqjen e mbeturinave inerte te cilat jane te grumbulluara aty prej kohesh, ndersa ju jane shtuar edhe mbeturinat e prishjes se kabinave jo me larg se nje muaj me pare.

    Banoret e zones shprehen se kjo zone eshte mjaft problematike dhe i kerkojne bashkise, te vere dore ne pastrimin e saj, duke filluar nga mbeturinat inerte e deri te kanalizimet e ujerave te zeza, te cilat ende jane te pasistemuara dhe jane burim infeksionesh, sidomos me rritjen e temperaturave. Nga ana e tyre ata pak pushues qe e frekuentojne zonen e plazhit te vjeter, shprehen se ky eshte nje plazh i pershtatshem per femijet, per shkak te ceketines qe ka, por qe realisht mungesa e investimeve dhe papastertia e tepert ne zone, e ben plazhin problematik dhe te rrezikshem per ta.

    "U beme 17 vjet qe jetojme ne kete zone, dhe kjo situate ka qene perhere. Shume papasterti, kanalet e ujerave te zeza jane sheshit e nuk e dime se si do te vazhdoje. Bashkia e Vlores duhet te vere dore, pasi edhe inertet jane nje problem i madh per ne. Ketu nuk mund te behet plazh, eshte e pamundur me kete pisllek, ketu mezi jetohet e jo me te vish te pushosh, shprehet Asliu, banor i zones.

    Ndersa nje plazhiste e ardhur me femijet e vegjel, thote se vetem takti qe eshte deti i ceket e ka breg, vijme ketu, pasi eshte e pershtatshme per femijet e vegjel. Por ketu eshte shume merak te vish e te besh plazh. Ne vijme vetem nje here ne jave ketu sa per femijet, po ketu eshte infeksion i gjalle te vish perdite.

    Rehabilitimi i plazhit te vjeter u trumbetua qysh nje vit me pare, ndersa investimi prej 50 milion lekesh te vjetra sherbeu per ndertimin e nje lulishteje, dhe nje pjese se rruges hyrese per ne plazh, kete vit thane burimet nga Bashkia e Vlores, eshte programuar nje fond prej 100 milion lekesh te cilat do te vihen ne dispozicion te plazhit. Ende nuk ka nje drite jeshile per investimin, ndersa zona cdo dite mbushet me mbeturina inerte, te cilat hidhen aty nga firma te ndryshme ndertimi, duke e kthyer zonen ne fjale, jo me ne nje plazh, por nje kosh te madh plehrash inerte.
    #VamosArgentina

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Kam ndegju ne Tv nji te ftuar Hoxha quhej e pyeti spikerja kend pritni dhe qfar musafiresh do kerkoni ?...Ai tha , musafiret qe sollin lek jan ruset te interesuar ...
    kam mendu qe mendon pak per diaporen shqiptare ...

    bajshi me shnet ruset !.... e idhruar ....

    une dot shkoj ne famile shqiptare hotelet mbani per RUS !
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  12. #12
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Can Bush Lead a Tourism Wave to Albania?

    http://thelede.blogs.nytimes.com/200...ve-to-albania/

    me mend ne koke kete vere (ēmime te arsyeshme dhe sherbim cilesor), e jo me babezine e veres se shkuar
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Cne e paskemi ne per zakon the head rub??

  14. #14
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Turizmi ne Shqiperi mund te jete lulezimi ekonomik i se ardhmes nese i kushtohet pak me shume rendesi se sa tani. Duhen mirembajtur plazhet e gjithashtu duhet bere kujdes me ndertimet buze detit.

    Me te vertete nese ndiqen politika te mira ne drejtim te turizmit, Shqiperia do kishte perfitime marramendese.

    Imperator
    Albanian Perandory

  15. #15
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Albania is the new jewel of the Mediterranean

    http://travelvideo.tv/news/more.php?id=11675_0_1_0_M
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  16. #16
    En el nombre del dios Maska e qorri_30
    Anėtarėsuar
    31-08-2006
    Vendndodhja
    MADE IN ALBANIA
    Postime
    180

    Shqipetaret kunder Shqipetareve

    Si cdo fillim sezoni turistik mediaat shqipetare udhehequr nga trusti lule lakres TOP CHANNEL ...... mendojne me se miri per mbaarvajtjen e sezonit turistik Maalazez Turk & Grek , duke filluar si fillim me "peshkaqeno-fobine" ( une ka 4 ore qe kam daale nga deti , ju betohem qe kam bere mbi 3000 metra not ....por me kot peshkaqenet kishin orarin e pjanos lol ) dhe duke perfunduar me ndotjen e ujit dhe infeksionet .......Tuuuuuuuuuuuuurp
    ''Nėse puna ju shkakton lodhje ,atėher pasiviteti ju shkaton kalbje.''

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga qorri_30
    Si cdo fillim sezoni turistik mediaat shqipetare udhehequr nga trusti lule lakres TOP CHANNEL ...... mendojne me se miri per mbaarvajtjen e sezonit turistik Maalazez Turk & Grek , duke filluar si fillim me "peshkaqeno-fobine" ( une ka 4 ore qe kam daale nga deti , ju betohem qe kam bere mbi 3000 metra not ....por me kot peshkaqenet kishin orarin e pjanos lol ) dhe duke perfunduar me ndotjen e ujit dhe infeksionet .......Tuuuuuuuuuuuuurp
    Ndotja e ujit dhe infeksionet nuk jane te paqena. Mali i Robit psh ku isha vjet e kishte detin o zot o zot. Me beri alergji dhe m'u be lekura si asnjehere ne jeten time. Si duket shqiptaret qe jane atje jane imunizuar

  18. #18
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine
    Mali i Robit psh ku isha vjet e kishte detin o zot o zot.
    Edhe une atje isha vjet.
    Kete vit Qeparo
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga drity
    Edhe une atje isha vjet.
    Kete vit Qeparo
    Vetem 3 dite ndejta, pastaj beme turne ne jug nga Qeparoi deri ne Butrint Tema e pushimeve vjet ishte "te njohim memedheun"

  20. #20
    Wćy ųf tħé Šąwņ Maska e _Elena_
    Anėtarėsuar
    06-02-2006
    Postime
    975
    Citim Postuar mė parė nga drity
    Edhe une atje isha vjet.
    Kete vit Qeparo
    Kam qen dhe une para disa vitesh dhe kam kaluar shume shume bukure
    Flije dhe zgjuheshe me zhurmen e dallgeve te detit
    Ti ku ke ndermend te rrish aty?
    Ľųšŧ ļŋ Ťħųūġħŧ

    나는 당신이 정말 싫어

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Turizmi Bregdetar Mbareshqiptar
    Nga angeldust nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-08-2012, 17:24
  2. Greqi, turizmi ne krize
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 12:16
  3. Turizmi seksual vazhdon tė rritet !
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 19:30
  4. Turizmi shqiptar (?)
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 01-09-2007, 08:58
  5. A rrezikohet valle turizmi ne Shqiperi nga grabitjet?!
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 06:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •