Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 36 prej 36

Tema: Turizmi!!

  1. #21
    En el nombre del dios Maska e qorri_30
    Anėtarėsuar
    31-08-2006
    Vendndodhja
    MADE IN ALBANIA
    Postime
    180
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine
    Ndotja e ujit dhe infeksionet nuk jane te paqena. Mali i Robit psh ku isha vjet e kishte detin o zot o zot. Me beri alergji dhe m'u be lekura si asnjehere ne jeten time. Si duket shqiptaret qe jane atje jane imunizuar

    Po u lave ne breg normal qe do maressh infeksion LoooooooL


    Po ta sjell pak ne memorje malin e robit ......


    ''Nėse puna ju shkakton lodhje ,atėher pasiviteti ju shkaton kalbje.''

  2. #22
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar mė parė nga qorri_30
    Po u lave ne breg normal qe do maressh infeksion LoooooooL


    Po ta sjell pak ne memorje malin e robit ......


    Ku eshte ky vend saktesisht ?

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Ndermjet Durresit dhe Kavajes

  4. #24
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine
    Vetem 3 dite ndejta, pastaj beme turne ne jug nga Qeparoi deri ne Butrint Tema e pushimeve vjet ishte "te njohim memedheun"
    A me ben dot nje liste me ato vendet qe "duhet me i pa patjeter"? Ki parasysh, qe perveē vlerave historike, jam i pasionuar edhe pas vlerave kulinare te memedheut
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Nese kjo industri do te zhvillohet ne Shqiperi athere avantazhet po i permend me poshte!

    **Papunesise do ti themi mirupafshim!!!
    Mendoni qe ne nje hotel me 5 yje do te punesohen 200 deri ne 300 vete flas per nje hotel standart 5 yjesh dhe nga keto do te kete vende pune ne pastrim (Housekeeping) , vende pune per Teknike, vende pune per Security, vende pune per bahcevan, vende pune per te gjithe ato qe studjojne hoteleri si p.sh : per recepsion , rezervime, kontabilitet, vende pune per shofere, vende pune per ata qe bejne Pastrimin kimik, vende pune per barman dhe kamarjere, vende pune per artiste e sportiste qe merren me zbavitjen e klienteve e shume e shume vende pune qe tani po ti permend te gjitha zejne gjithe faqen.
    Tani mendoni se me kaq vende pune qe hapen ne kete industri sikur ne Shqiperi te hapen brenda 10 vjeteve 30 hotele te tilla gjate bregdetit athere me te veretete se Shqiperia nuk do te vuante me per problemin e papunesise.

    **Disa prej nesh mund te thone po Fshatarsia cfare do te bej? Me hapjen e turizmit ne bregdet fshataret do te jene njerzit me te lumtur!! Pse?
    Nje hoteli nuk i leverdis qe ta marri domaten ke tregu i shtrenjte ose ta porosisi nga Maqedonia ose diku, por do jete fshatari qe do coj me gomar domaten ose kastravecin deri ke hoteli. Tashme Fshatari e sheh qe hotelet sa vijne e po shtohen athere fillojne te gjithe marrin shembullın e njerit dhe hapin serat me shumice afer zonave te hoteleve. Me vone duke pare se gomari ja con sallaten me vonese hoteleve dhe menageri i hotelit me te drejte nxehet athere fshatari thote:Ore me mire po blej nje kamion te vogel une qe tja coj pak me shpejt ketyre ndryshe me perjashtuan nga pazari. Ketu fillon dhe konkurenca e cila do te japi frytet e veta ne arritjen e kualitetit. ok mbaruam dhe me fshatarin !!! Megjithse nuk ka mbaruar se po te permend ketu qe ato do fillojne te shesin dhe punimet artizanale direkt te klienti, po me mire e lejme per nje here tjeter!!!

    **Nje tjeter avantazh me zhvillimin e turizmit eshte se te gjithe investitoreve te Hoteleve kur u jepet e drejta per ndertimin e hotelit duhet tju vihet nje kriter per shtrimin e nje pjese rruge nga hoteli deri ke rruga kryesore dhe kjo do te hyj ne shpenzimet e hoteleve keshtu qe duam apo sduam ne infrastuktura do krijohet prej vete atyre. Edhe ketij problemi ja hodhem!!!

    **Avantazhi tjeter eshte se me ne fund turizmi i brendshem do zhvillohet brenda per brenda dhe shqiptaret gjithashtu edhe ata te Kosoves nuk do ikin me ne Turqi e Mal te Zi per te kaluar pushimet dhe per te shpenzuar parate e dynjase por do ti hypin makines dhe do te jene ne destinacjon maksimumi per 1 ore. Sa qef

    Ka dhe shume avantazhe te tjera por keto jana me kryesoret per mendimin tim dhe nese keto zbatohen athere burimi i vetem i ekonomise shqiptare do te jete TURİZMİ dhe asnje industri tjeter.
    Panvarsisht se po ecet me hapa te vogla une prap kam besim!!!

    Ju pershendes

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga drity
    A me ben dot nje liste me ato vendet qe "duhet me i pa patjeter"? Ki parasysh, qe perveē vlerave historike, jam i pasionuar edhe pas vlerave kulinare te memedheut
    Drity, nuk jam ndonje njohese e mire e asaj zone. Ne thjesht morem rrugen nga Vlora per ne Llogara, Himare e deri ne Butrint kur vajtem dhe u kthyem nga autostrada nga ana e Gjirokastres dhe Tepelenes, duke kaluar Syrin e kalter kuptohet. Nga ana kulinare lene shume per te deshiruar, mgjs ushqimet kane shije, po freskia dhe pastertia si duket s'ishin sic jemi mesuar ketej se ...... Megjithate nje restorant ne Sarande qe kishte muzike live me pelqeu (duhet te shof fotografite qe te kujtohem per emrin), peshk te fresket zgare qe kam ngrene ne Divjake ta mbaj mend, ishte nje vend rruges per Himare me ca ujevara (qe prape s'e mbaj mend emrin ) dhe nje restorant qe kemi heng te Mali i Robit qe kam heng supe peshku me te miren ndonjehere (me teme anije brenda dhe pronari ishte (a kishte qene) kapiten anije po prape emer s'mbaj mend. Do pyes dhe do te them. Me gjithe te keqijat prape ishte nje eksperience e paharrueshme. Natyra shqiptare nuk ka te krahasuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D&G Feminine : 18-06-2007 mė 13:50

  7. #27
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551
    V E N D I M

    Nr.517, datė 3.7.2003



    Pėr miratimin e strategjisė sė zhvillimit tė turizmit nė Shqipėri

    deri nė vitin 2012



    Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė nenit 2 tė ligjit nr.7665, datė 21.1.1993 "Pėr zhvillimin e zonave qė kanė pėrparėsi turizmin" i ndryshuar, me propozimin e Ministrit tė Rregullimit tė Territorit dhe tė Turizmit, Kėshilli i Ministrave



    V E N D O S I:



    1. Miratimin e strategjisė sė zhvillimit tė turizmit nė Shqipėri deri nė vitin 2012, e cila i bashkėlidhet kėtij vendimi.

    2. Vendimi nr.90, datė 13.3.1993 i Kėshillit tė Ministrave "Pėr miratimin e strategjisė sė zhvillimit tė turizmit nė Shqipėri", shfuqizohet.

    Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

    KRYEMINISTRI

    Fatos Nano

    Strategjia e Zhvillimit tė Turizmit nė Shqipėri deri Nė vitin 2012

    1. HYRJA

    Kjo strategji e sektorit tė turizmit u realizua me mbėshtetjen teknike dhe financiare tė Republikės Federale tė Gjermanisė, e pėrfaqėsuar nga Ministria e Bashkėpunimit dhe e Zhvillimit Ekonomik. Ajo hartua nė bashkėpunim ndėrmjet Ministrisė sė Rregullimit tė Territorit dhe tė Turizmit dhe organizmave konsulente Agjencia Gjermane e Bashkėpunimit Teknik (GTZ) dhe ghh consult ltd. (Wiesbadsen, Gjermani) .

    Shqipėria mund ta zhvillojė imazhin e saj si njė destinacion i ri turistik. Shembuj tė zhvillimit pėr kėtė qėllim tė logove me sllogane mund tė jenė:

    “Shqipėria – sekreti i fundit i Europės!”

    “Shqipėria – E juaja pėr t'u zbuluar!”

    Analiza e potencialeve tregoi se Shqipėria mund tė pėrdorė burimet e saj nė interes tė turizmit shumė mė tepėr sesa aktualisht.

    Strategjia e sektorit pėrshkruan konceptin strategjik tė zhvillimit tė turizmit duke dhėnė drejtimet strategjike dhe zhvillimin e produkteve turistike qė Shqipėria tė jetė njė destinacion turistik i ardhshėm nė tregun turistik ndėrkombėtar nė sjelljen e turistėve tė huaj. Tėrheqja e turistėve tė huaj do tė influencojė qė Shqipėria tė shfrytėzojė kapacitetet turistike pėr tė garantuar njė pėrfitim maksimal nga futja e valutės sė huaj dhe do tė ndikojė nė funksionimin e sektorit tė turizmit nė Shqipėri me tė njėjtat parime me tė cilat funksionon industria e turizmit nė botė.

    Referuar analizės sė gjendjes, struktura e hoteleve ekzistuese nė Shqipėri (sidomos nė zonėn bregdetare) kryesisht i korrespondon kapacitetit deri nė 20 dhoma. Nga kėndvėshtrimi i marketingut tė turizmit ėshtė e pamundur qė ato tė tėrheqin grupe tė mėdha turistėsh tė organizuar nė paketa turistike nga operatorėt perėndimorė. Kapacitetet e kėtyre bizneseve kryesisht i pėrgjigjen kėrkesės sė njė klientele individuale ose tė grupeve tė vogla tė turistėve. Kapacitetet e reja tė akomodimit tė rekomanduara pėr zhvillim janė kalkuluar pėr tė plotėsuar kėrkesėn e tregjeve tė huaja (pa kėrkesėn e shqiptarėve etnikė) sipas parashikimit tė netėqėndrimeve si nė numrin e shtretėrve pėr strukturė akomoduese, ashtu dhe standardet ndėrkombėtare tė kėrkuara nga kėto tregje. Gjithashtu edhe zonat e sugjeruara pėr zhvillim tė strukturave turistike i referohen kushteve qė plotėsojnė kėto zona pėr kėto tregje dhe segmente turistike.

    Kėrkesa e turistėve vendas dhe e shqiptarėve etnikė (me banim jashtė Shqipėrisė) do tė plotėsohet nga kapacitetet ekzistuese dhe kapacitete tė tjera tė reja qė do tė pėrcaktohen mė tej dhe zhvillohen pėr plotėsimin e kėsaj kėrkese.

    Pėr kėtė qėllim drejtimet e parashtruara nė strategji kėrkojnė tė sigurojnė qė Shqipėria do tė rrisė nė maksimum potencialin e sektorėve dhe do tė zhvillojė turizmin nė njė mėnyrė qė tė jetė i qėndrueshėm nė kohė nga ana kulturore, sociale, mjedisore dhe ekonomike.

    Nė kėtė mėnyrė strategjia e turizmit:

    - do tė ndihmojė sektorin tė menaxhojė rritjen nė njė mėnyrė qė tė sigurohet qėndrueshmėria afatgjate;

    - do tė japė mėnyrat e menaxhimit tė konflikteve nėpėrmjet rritjes sė zhvillimit tė turizmit dhe vlerave mjedisore, sociale dhe kulturore qė janė tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė dhe vizitorėt e saj;

    - do tė japė strukturėn e pėrshtatshme brenda sė cilės investimet dhe pėrfitueshmėria e industrisė mund tė lehtėsohen dhe tė rriten nė maksimum (pėrgjegjėsi dhe bashkėpunim i qartė);

    - do tė reduktojė mbivendosjet dhe boshllėqet brenda sektorit;

    - do tė sigurojė angazhim dhe financim pėr turizmin nga qeverisja qendrore dhe vendore;

    - do tė bėjė mė tė lehtė veprimin e operatorėve pėr tė kryer biznes nė kėtė sektor;

    - do tė sigurojė integritet tė drejtimeve strategjike dhe strategjive.

    Ky koncept strategjik do tė zhvillohet mė tej nė njė proces diskutimi ndėrmjet sektorėve pėrgjegjės tė ēėshtjeve tė turizmit dhe hartimit nga ana e tyre tė planit tė veprimit.

    Plani i veprimit do tė plotėsohet nė terma tė pėrgjegjėsisė, kohėzgjatjes, vlerėsimeve tė pėrafėrta tė kostove dhe burimeve tė financimit.

    Ēėshtje tė ndryshme do tė zhvillohen mė tej, si p.sh. pėrshkrimi i detajuar i strategjive pėr grupet e synuara tė tregut turistik si ai i turizmit vendas ose turizmit tė biznesit.

    Pjesa mė e madhe e masave dhe veprimeve tė nevojshme do tė zhvillohen nė vazhdimėsi pėrgjatė disa viteve me qėllim qė tė vlerėsohet rezultati i dėshiruar. Tė punuarit sė bashku i pjesėmarrėsve tė ndryshėm nė sektorin e turizmit pėr tė gjeneruar rezultat nė procesin e zbatimit, vlerėsohet si vendimtar pėr rezultatin e zhvillimit. Ndryshimet dhe zhvillimi i pritshėm duhet tė sigurojnė qė shėrbimet dhe produktet cilėsore tė kėrkuara nga turistėt ofrohen nė interes tė tė gjithėve.

    2. PARAKUSHTET PĖR ZHVILLIMIN E TURIZMIT

    Me qėllim qė tė arrihen objektivat dhe tė realizohet aplikimi i strategjive tė nevojshme para-kushtet e mėtejshme janė tė nevojshme tė plotėsohen:

    1. Principet e zhvillimit tė qėndrueshėm tė turizmit tė pranohen nė tė gjitha nivelet.

    Qėndrueshmėria nė kohė ėshtė njė faktor kryesor pėr zhvillimin e turizmit nė Shqipėri. Vetėm njė proces zhvillimi miqėsor ndaj mjedisit do tė jetė baza pėr njė zhvillim tė suksesshėm ekonomik tė turizmit.

    2. Infrastruktura bazė

    Infrastruktura e kufizuar paraqet problem madhor pėr zhvillimin e shpejtė tė turizmit nė shumicėn e rajoneve tė Shqipėrisė.

    Aeroporti kryesor ndėrkombėtar i Rinasit pranė Tiranės dhe Durrėsit duhet tė ballafaqohet me standardet ndėrkombėtare. Ėshtė e nevojshme ngritja nė tė ardhmen e njė aeroporti nė pjesėn jugore tė Shqipėrisė pėr pėrdorim civil tė fluturimeve charter. Fluturimet charter vlerėsohen tė njė rėndėsie tė pakrahasueshme pėr zhvillimin e tregut tė turizmit ndėrkombėtar nė tė ardhmen.

    Zhvillimi i njė sistemi efiēient i trajtimit tė ujėrave tė zeza dhe mbeturinave ėshtė i domosdoshėm pėr tė mbajtur tė pastėrta dhe atraktive zonat me interes turistik dhe duke siguruar kėshtu njė zhvillim tė qėndrueshėm tė turizmit. Gjithashtu duhet pėrmirėsuar menaxhimi i mbeturinave tė krijuara gjatė procesit ndėrtimor.

    Lidhja me rrugė, furnizimi me ujė dhe energji elektrike vlerėsohen gjithashtu ēėshtje tė rėndėsishme me ndikim nė zhvillimin e turizmit.

    3. Sqarimi i pronėsisė mbi tokėn dhe ndėrtimet

    Sqarimi sa mė shpejt tė jetė e mundur i zgjidhjes ligjore tė pronėsisė mbi tokėn dhe objektet ndėrtimore.

    4. Ligji dhe rregullore tė turizmit nė nivel kombėtar dhe rajonal

    Hartimi i njė ligji bashkėkohor tė turizmit dhe rregulloreve shtesė pėr zhvillimin e turizmit nga organizmat shtetėrorė pėrgjegjės.

    5. Zbatimi i detyruar i ligjit

    Zbatimi i ligjit ekzistues ėshtė themelor pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm tė turizmit, veēanėrisht nė fushėn e ndėrtimit nė ēėshtje si ato tė rregulloreve, lejeve tė ndėrtimit apo atė tė ndotjeve.

    6. Pėrgjegjėsi tė qarta nė tė gjitha nivelet pėr zhvillimin e turizmit

    Pėrcaktimi i qartė i pėrgjegjėsive pėr drejtoritė e turizmit brenda ministrisė, si dhe tė ministrive dhe institucioneve tė tjera qė kanė lidhje me fushėn e turizmit.

    7. Stabilitet rajonal dhe kombėtar

    8. Sistemi i pėrmirėsuar i informacionit

    Zhvillimi efektiv i turizmit kėrkon bazė tė plotė informacioni tė zhvillimit tė ofertės dhe kėrkesės. Ėshtė e nevojshme organizimi i mbledhjes dhe analizimit efiēient i tė dhėnave tė nevojshme sipas standardeve ndėrkombėtare nė nivel kombėtar, rajonal dhe lokal.

    9. Angazhimi i sektorit publik (shtetėror)/privat

    Zhvillimi i sektorit tė turizmit duhet promovuar nėpėrmjet sektorit shtetėror, veēanėrisht nė fazėn fillestare. Vlerėsohet i rėndėsishėm koncentrimi i burimeve tė kufizuara nė disa zona tė pėrzgjedhura me potencialet mė tė mėdha turistike dhe qė kanė raportin mė tė mirė kosto/pėrfitime.

    Gjithashtu sektori privat do tė ketė nevojė tė angazhojė financime, nėse do tė realizohen pėrfitimet kryesore tė turizmit. Ky financim do tė ketė nevojė mė shume se njė vit cikle financimi dhe do tė kėrkohen partneritete mė tė forta shtet/privat, nėse financimi shtetėror do tė jetė efektivisht superior.

    3. STRATEGJIA AFATGJATE E TURIZMIT

    Pėr tė pritur rezultate konkrete ėshtė vlerėsuar qė drejtimet dhe veprimet e paraqitura nė kėtė strategji tė mbulojnė periudhėn deri nė vitin 2012, periudhė e vlerėsuar afatgjate pėr ndėrmarrjen e masave tė nevojshme dhe arritjen e rezultateve.

    3.1 Deklarimi i politikės dhe vizioni 2012

    Objektivat kryesore makro-ekonomike tė zhvillimit tė sektorit tė turizmit janė:

    - tė gjenerohen vende pune dhe tė ardhura;

    - tė pėrshpejtohet zhvillimi ekonomik dhe social kudo nė vend;

    - tė pėrmirėsohen kushtet e jetesės nė Shqipėri;

    - tė iniciohen aktivitete ekonomike;

    - tė krijohet njė imazh pozitiv i vendit nė arenėn ndėrkombėtare si destinacion turistik;

    - tė rriten fitimet pėr shtetin nė monedhat e huaja dhe nga taksa e hyrjes;

    - tė zhvillohet njė turizėm i qėndrueshėn nė kohė dhe miqėsor me mjedisin.

    Turizmi posedon potencial tė shkėlqyer si njė katalizator pėr rritje ekonomike dhe prandaj ėshtė njė sektor kyē nė nivelin makro-ekonomik. Industria ėshtė intensive nė krijimin e fuqisė punėtore dhe njė burim kryesor i tė ardhurave tė qeverisė. Ekzistojnė rezultate tė rėndėsishme lidhjeje me sektorėt e tjerė, si ndėrtimin, transportin, furnizimet, bujqėsinė, industrinė ushqimore dhe atė tė suvenireve.

    Vizioni i mėposhtėm formulon arritjet e dėshiruara tė sė ardhmes sė turizmit nė Shqipėri. Ai ėshtė i orientuar nė vitin 2012 pėr tė sjellė nė kohėn e tashme rezultatet e dėshiruara, shprehje tė arritjes sė objektivave tė vėna nė strategji.

    Vizioni 2012

    Shqipėria njihet si njė destinacion turistik nė bregdetin Mesdhe dhe ka njė pozicion konkurrues nė tregun ndėrkombėtar tė turizmit.

    Kontributi i sektorit tė turizmit nė GDP ėshtė i konsiderueshėm.

    Qėndrueshmėria dhe ndėrgjegjėsimi pėr ēėshtjet mjedisore janė pjesa kryesore e strategjisė sė zhvillimit tė turizmit.

    Pėr tė realizuar misionin pėr arritjen e vizionit tė mėsipėrm, suksesi i kėsaj strategjie bazohet nė partneritetin e aktorėve tė sektorit tė turizmit.

    Misioni i partnerėve tė turizmit pėrshkruhet si mė poshtė:

    - U krijon mikpritje turistėve dhe pėr kėtė arsye e kupton mikpritjen dhe cilėsinė e lartė tė shėrbimit si elementet mė tė rėndėsishme brenda produktit turistik.

    - Mbron dhe madje zhvillon mjedisin nė mėnyrė aktive.

    - Mbėshtet trashėgiminė kulturore.

    Deklarimi i misionit duhet tė shėrbejė si njė udhėrrėfyes dhe inspirim pėr masat nė kėtė sektor. Partnerėt e sektorit tė turizmit duhet tė sigurohen qė vizioni do tė realizohet nėpėrmjet koordinimit tė strategjive individuale tė biznesit.

    Nga vėzhgimi dhe analiza e bėrė potencialit turistik tė vendit dhe faktorėve tė tjerė me ndikim nė zhvillimin e turizmit nė Shqipėri, produktet kryesore turistike tė Shqipėrisė janė tipet e mėposhtme tė turizmit:

    1. Turizmi i diellit dhe i plazhit

    2. Turizmi i interesit tė veēantė

    3. Turizmi i qendrave urbane/Turizmi i biznesit dhe i konferencave

    Pėr realizimin e strategjisė vlerėsohen tre principe udhėrrėfyese:

    Partneritetet

    Nė kushtet e ndryshimeve tė shpejta tė tregut, partneritetet nė nivelet kombėtare dhe ndėrkombėtare janė tė nevojshme tė jenė tė suksesshme me synimin pėr tė qenė konkurruese (“bashkėpuno pėr tė konkurruar”). Kėto partneritete rezultojnė me pėrfitim pėr tė gjithė pjesėmarrėsit e pėrfshirė.

    Cilėsia

    Vetėm duke ofruar nė mėnyrė tė vazhdueshme produktet e duhura tė vlerės dhe cilėsisė sė kėrkuar pėr tė plotėsuar kėrkesat e grupeve tė synuar, Shqipėria mund tė konkurrojė nė mėnyrė tė sukseseshme nė tregjet ndėrkombėtare.

    Burimet njerėzore

    Njerėzit (punonjėsit dhe sipėrmarrėsit) realizojnė ndryshimin. Ata janė burimi mė i vlefshėm, me qėllim qė tė kėnaqin kėrkesat e miqve (turistėve). Vetėm sipėrmarrėsit e mirėtrajnuar, tė cilėt ngrejnė struktura atraktive dhe pėrgatisin personel tė aftė, qė janė tė orientuar drejt shėrbimit dhe qė dėshirojnė qė tė jenė pėrgjegjės pėr veprimet e tyre, do tė jenė nė gjendje tė kėnaqin kėrkesat nė rritje tė turistėve vendas dhe atyre ndėrkombėtarė.

    3.2 Objektivat qė lidhen me tregun

    3.2.1 Objektivat cilėsore

    1. Sigurimi dhe ruajtja e njė zhvillimi afatgjatė

    2. Marketimi dhe menaxhimi i eksperiencės konkurruese tė vizitorit

    3. Pėrmirėsimi i cilėsisė sė produkteve dhe shėrbimeve

    4. Krijimi i produktit tė promovueshėm me ēmim tė leverdisshėm

    5. Krijimi i njė imazhi pozitiv

    3.2.2 Objektivat ekonomike

    Nė vitin 2012 aktivitetet e turizmit tė realizuara nga vizitorėt vendas dhe tė huaj janė rritur nė mėnyrė tė konsiderueshme. Synimet janė:

    - 1,25 milionė mbėrritje

    - 6,4 milionė netėqėndrime

    - 464 milionė USD tė ardhurat e turizmit

    - 100.000 vende tė reja pune

    - tė ardhurat e turizmit ndėrkombėtar janė 15% nė GDP

    Shifrat e dhėna pėrfshijnė turizmin vendas dhe atė tė huaj me netėqėndrimet. Tė ardhurat e turizmit pėrfshijnė shpenzimet direkte si akomodim, ushqim dhe pije, suvenire/dhurata.

    Rritja e numrit tė netėqėndrimeve nuk ėshtė e shpėrndarė nė mėnyrė tė barabartė pėrgjatė viteve. Rritja do tė jetė e ngadaltė nė periudhėn afatshkurtėr dhe afatmesme dhe mė e lartė nė periudhėn afatgjate. Pjesa mė e madhe e rritjes sė netėqėndrimeve do tė realizohet nė periudhėn afatgjate nga turistėt e huaj nga Europa Perėndimore dhe Jugore dhe vendet e tjera.






    3.2.3 Objektivat strukturore

    3.2.3.1 Vizitorėt

    Turistėt vendas (biznes dhe kohė e lirė)

    AFATSHKURTĖR
    AFATMESĖM
    AFATGJATĖ

    Turistėt vendas


    mbėrritjet
    395.000
    430.000
    515.000

    netėqėndrime
    2.834.000
    2.825.000
    2.875.000

    pjesa nė pėrqindje e tė gjitha mbėrritjeve
    54%
    51%
    38%

    pjesa nė pėrqindje e gjithė netėqėndrimeve
    63%
    57%
    45%




    Shqiptarėt etnikė me nėnshtetėsi tė huaj (tė kohės sė lirė)


    AFATSHKURTĖR
    AFATMESĖM
    AFATGJATĖ

    Shqiptarėt etnike




    mbėrritjet
    200.000*
    210.000
    230.000

    netėqėndrime
    1.345.000
    1.330.000
    1.380.000

    pjesa nė pėrqindje e tė gjitha mbėrritjeve
    93%
    11%
    42%

    pjesa nė pėrqindja e gjithė netėqėndrimeve
    94%
    77%
    46%




    Turistėt e tjerė tė Huaj (tė kohės sė lirė)


    AFATSHKURTĖR
    AFATMESĖM
    AFATGJATĖ

    Turistėt e huaj




    mbėrritjet
    15.000
    69.000
    313.000

    netėqėndrime
    80.000
    400.000
    1.640.000

    pjesa nė pėrqindje e tė gjitha mbėrritjeve
    7%
    25%
    58%

    pjesa nė pėrqindje e gjithė netėqėndrimeve
    6%
    23%
    54%




    Vizitorėt e huaj ditorė


    AFATSHKURTĖR
    AFATMESĖM
    AFATGJATĖ

    Vizitorėt e huaj ditorė
    30.000
    40.000
    80.000


    3.2.3.2 Netėqėndrimet e turizmit tė huaj

    (Netėqėndrimet e turistėve tė huaj pa shqiptarėt etnikė)

    NETĖQĖNDRIMET
    AFATSHKURTĖR
    AFATMESĖM
    AFATGJATĖ


    1. Det dhe plazh
    4%
    13.200
    12%
    92.500
    50%
    1.089.500

    2. Interes i veēantė:

    - ekoturizėm

    - turizmi rural

    - varka me vela/jahte

    turizmi i aveturės (shėtitje, ekskursione nė natyrė, hecje me kalė, vozitje me varkė nė lumenj tė rrėmbyer- river rafting, hedhje me parashutė sportive, biēikleta malore, zhytje me bombula, vozitje me kanoe)

    turizmi kulturor (qytetet historike, qendrat arkeologjike etj.)

    turizmi ndėrkufitar
    66.300
    13.200
    16.500
    6.600
    6.600
    16.500
    6.600
    308.000
    46.000
    46.000
    61.000
    77.000
    61.500
    15.400
    544.700
    108.900
    108.900
    87.200
    109.000
    43.500

    3. Turizmi i biznesit dhe kongrese/konferenca
    251.900
    369.800
    544.700

    3.2.3.3 Tregjet origjine tė huaj (Netėqėndrimet) pa shqiptarėt etnikė

    RAJONET, VENDET
    AFATSHKURTĖR
    AFATMESĖM
    AFATGJATĖ

    1. Europa Perėndimore

    Skandinavia

    Britania e Madhe

    Gjermania

    Franca

    Belgjika, Hollanda

    Austria
    115.000

    e rėndėsishme
    320.000

    e rėndėsishme
    870.000


    2. Europa Jugore

    Italia

    Greqia

    Turqia

    Maqedonia

    Bosnja Hercegovina

    Kosova

    Serbia
    102.500

    e rėndėsishme
    230.000

    3. Europa Lindore

    Polonia

    Hungaria

    Rusia

    Republika Ēeke
    72.000


    4. Vendet e Amerikės
    20.500
    42.000
    104.000

    5. Azia
    9.500
    20.500
    62.000

    6. Tė tjerė
    12.000
    18.000
    36.000

    Totali
    331.500
    770.500
    2.179.000


    * Tregje origjine shumė tė rėndėsishme me shqiptarėt etnikė





    3.2.3.4 Zhvillimi rajonal i hoteleve

    RAJONET
    AFATSHKURTĖR
    AFATMESĖM
    AFATGJATĖ



    Bregdeti Adriatik:

    Hotele

    Shtretėr

    Nr. mesatar shtrat/hotel

    Bregdeti Jon:

    Hotele

    Shtreter

    Nr. mesatar shtrat/hotel

    Zonat malore:

    Hotele

    Shtretėr

    Nr. mesatar shtrat/hotel

    Liqenet:

    Hotele

    Shtretėr

    Nr. mesatar shtrat/hotel

    Totali

    Hotele

    Shtretėr

    Nr. mesatar shtrat/hotel


    Strukturat akomoduese


    % PĖRQINDJA NGA 2000 NĖ 2012
    NUMRI I GJITHĖ SHTRETĖRVE 2012
    PJESA

    A. Dhoma private
    16.500 34%

    B. Hotele

    kategoria 1- dhe 2- yje
    7.300 15%

    kategoria 3- yje

    12.100 25%

    kategoria 4- yje
    9.700 20%

    kategoria 5- yje
    2.900 6%

    Totali

    48.500 100%

    C. fshatra turistike/klube

    (4 yje)





    3.3 Drejtimet strategjike

    -Zhvillimi

    1. Strukturimi, organizimi dhe zhvillimi i turizmit vendas dhe produkteve tė tij janė prioritete afatshkurtėr dhe afatmesme. Ndėrtimet e pakontrolluara tė kohėve tė fundit tė hoteleve dhe restoranteve do tė kontrollohen nė lidhje me pėrputhshmėrinė e tyre me ligjet dhe rregulloret ekzistuese. Sheshe tė rėndėsishme pėr ndėrtimin e strukturave akomoduese mė tė mėdha caktohen pėr investime tė konsiderueshme.

    Partnerė tė rėndėsishme pėr periudhėn afatshkurtėr pėr pėrmirėsimet e produktit turistik janė kompanitė e vogla dhe tė mesme (SME).

    Koncentrimi i pėrpjekjeve tė menjėhershme qėndron nė pėrmirėsimin e produktit turistik, tė lokalizuar nė rajonet me potencial mė tė madh pėr zhvillim.

    Projekte pilot (“Flagships”) zhvillohen nė bregdetin Adriatik dhe atė Jon dhe nė liqenet. Pastaj konceptet e tyre do tė vlerėsohen dhe kopjohen nė zonat e tjera.

    - Konkurrenca

    1. Duke qenė tė rinj nė treg, shmangen strategjitė agresive nė drejtim tė konkurrencės. Aktivitetet turistike dypalėshe (p.sh. turizmi ndėrkufitar) me vendet fqinje mbėshteten fuqishėm. Njė strategji ēmimesh tė konsideruar me leverdi (value-for-money) mbėshtet tėrheqjen e tregjeve tė huaja.

    2. Potenciali i turizmit bėhet i arritshėm nėpėrmjet njė kombinimi tė turizmit tė detit dhe plazhit, atij tė interesit tė veēantė dhe atij tė konferencave tė qendrave urbane, me rėndėsinė e tyre tė tregut qė ndryshon gjatė viteve. Nė periudhėn afatshkurtėr, fokusimi i huaj drejtohet nė tregjet nike (niche), me qėllim qė tė krijohet ndėrgjegjėsim nė tregjet e rėndėsishėm origjine (gjeneruese). Nė periudhėn afatgjate, me koncentrimin nė turizmin e detit dhe plazhit, tėrhiqet njė numėr i konsiderueshėm turistėsh ndėrkombėtarė, kryesisht nga Europa. Nė periudhėn afatshkurtėr dhe afatmesėm, koncentrimi nė turizmin e interesit tė veēantė dhe atij tė promovueshėm tė biznesit (tė konferencave etj.) ka pėr qėllim tė tėrheqė turistėt ndėrkombėtarė.

    3. Konkurrentėt e drejtpėrdrejtė janė Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia dhe Turqia, por gjithashtu dhe “destinacionet e pritshėm” si Qipro. Zhvillimi turistik dhe aktivitetet e tyre tė marketingut monitorohen nė mėnyrė konstante.

    Klienti

    1. Periudha afatshkurtėr, tregjet origjinė (gjeneruese) kryesore mbeten nė nivel rajonal dhe kombėtar. Shqiptarėt etnikė qė jetojnė jashtė dhe vizitojnė miqtė dhe tė afėrmit janė vizitorėt mė tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė. Periudha afatmesme dhe afatgjate, tregjet bazė kryesore janė si nė vazhdim:

    Rajoni A: Europa Perendimore dhe Skandinavia, Britania e Madhe, Gjermania, Hollanda, Belgjika, Austria.

    Rajoni B: Europa Jugore me Italinė dhe Greqinė dhe vendet dhe rajonet fqinje (Kosova, Bosnja-Hercegovina, Serbia, Maqedonia, Bullgaria).

    Rajoni C: Europa Lindore me Poloninė, Republikėn Ēeke, Hungarinė, Rusinė.

    Rajoni D: Amerika me SHBA

    Rajoni E: Azia me Korenė dhe Japoninė

    Zhvillimet e tregjeve nė krijim nė Kinė dhe Indi monitorohen rregullisht.

    2. Tregjet e synuar tė periudhės afatgjate janė si nė vazhdim:

    - familjet me fėmijė tė orientuara nga ēmimi, tė moshave ndėrmjet 28 dhe 45 vjeē

    - ēiftet e rinj tė orientuar nga ēmimi

    - beqarė tė orientuar nga aventuara dhe sportet

    - persona aktivė, pensionistė

    Pozicionimi

    1. Nga kėndvėshtrimi i klientit, Shqipėria njihet si njė destinacion i ri turistik nė pellgun e Mesdheut me paketa me ēmime tė konsideruara me leverdi (value-for-money).

    4. POZICIONIMI I SEKTORIT

    Pjesėmarrja e fuqishme e ardhshme dhe rolet e agjencive kryesore tė reja dhe ekzistuese qė krijojnė strukturėn pėrshkruhen si mė poshtė.

    1. Organizmi ministerial i turizmit

    Ėshtė njė nevojė urgjente pėr tė forcuar ndėrgjegjėsimin e politikės pėr zhvillimin e turizmit. Pėr kėtė kėrkohet qė roli i institucionit shtetėror pėrgjegjės pėr zhvillimin e turizmit tė forcohet. Kjo do tė kėrkojė njė institucion (ministri ose agjenci) tė fortė tė politikės drejtuese qė tė bashkėpunojė ngushtėsisht me institucionet ose agjencitė e tjera shtetėrore. Ky institucion ėshtė institucioni shtetėror pėrgjegjės si pėr hartimin e politikave dhe strategjive tė turizmit, ashtu dhe zbatimin e planeve tė zhvillimit nė nivel kombėtar. Tė gjithė institucionet e tjera shtetėrore, veprimtaria e tė cilave ndėrthuret me aktivitete tė turizmit, koordinojnė planet e tyre tė veprimit me institucionin shtetėror pėrgjegjės pėr turizmin sipas dispozitave tė caktuara nė legjislacion. Ėshtė e nevojshme qė tė besohet qė kėshilla qė ajo siguron ėshtė e pavarur nga ēdo interes i veēantė ministerial ose i shėrbimeve tė turizmit. Bashkėpunim dhe marrėdhėnie tė ngushta pune janė tė nevojshme me Ministrinė e Financave, Ministrinė e Pushtetit Vendor dhe tė Decentralizimit, Ministrinė e Mjedisit, Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ministrinė e Bujqėsisė dhe tė Ushqimit, Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Pyjeve dhe Kullotave, Ministrinė e Arsimit dhe tė Shkencės, etj. Ėshtė e nevojshme tė bihet dakord me strukturat (institucionet/ministritė) e tjera pėr njė proces efektiv tė pėrfshirjes qysh nė fillim nė ēėshtje tė politikės qė ndikojnė turizmin.

    Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e organizmit ministror tė turizmit:

    Planifikimi dhe zhvillimi

    - parashtrimi dhe realizimi i politikės sė turizmit

    - strategjia e turizmit vendas: hartim, zbatim dhe monitorim

    - koordinim dhe zbatim i niveleve tė ndryshme tė planifikimit

    - hartimi i ligjit tė turizmit (rregulloret, standardet, certifikimi, licencimi etj.)

    - licencimi i personave dhe bizneseve tė tillė, si turoperatore, agjenci udhėtimi, hotele, restorante, guida turistike etj.

    - mbėshtetje tė administratės rajonale nė zhvillimin e turizmit

    - mbėshtetje tė strukturave tė turizmit nė nivel nacional, rajonal dhe lokal

    - ngritja e njė strukture adekuate pėr SME nė sektorin e turizmit (SME-politikė mbėshtetėse)

    - koordinim dhe zbatim i niveleve tė ndyshme tė planifikimit

    Arsimimi dhe trajnimi

    - planifikimi i fuqisė punėtore

    - krijimi dhe administrimi i standardeve tė trajnimit

    - operimi i programeve tė trajnimit dhe institucionet

    Statistikat dhe kėrkimi

    -mbledhja e statistikave, pėrpilimi dhe raportimi

    - udhėzues dhe mbėshtetje pėr nivelin lokal

    -zhvillimi i studimeve tė kėrkimit

    Marketing

    - marketingu nė nivel nacional

    - koordinim dhe mbėshtetje tė aktiviteteve rajonale tė marketingut

    - periudha afatmesme/afatgjatė: ngritja e njė enti kombėtar tė promovimit tė turizmit

    Administrimi i pėrgjithshėm i turizmit

    - legjislacioni

    - identifikimi dhe pėrdorimi i burimeve tė financimit

    - nxitėsit e investimit dhe mbėshtetja e inverstitorėve

    2. Enti Shpiptar i Promovimit Turistik

    Me qėllim rritjen e promovimit tė Shqipėrisė si destinacion turistik dhe marketingut tė produktit turistik shqiptar nė periudhėn afatshkurtėr krijohet Enti Shqiptar i Promovimit sipas modelit perėndimor. Respektivisht nė periudhėn afatmesme dhe afatgjate njė Ent Shqiptar i Promovimit tė Turizmit si njė model i partneritetit tė sektorit privat – publik duhet tė promovojė Shqipėrinė jashtė shtetit dhe tė ketė detyrat dhe pėrgjegjėsitė e mėposhtme:

    - Koordinim tė aktiviteteve tė marketingut dhe masave pėr krijimin e imazhit pėr destinacionin Shqipėri.

    - Inkurajim ndaj mbėshtetjes dhe kooperimit tė sektorit privat nė aktivitetet promovuese dhe pjesėmarrje nė formimin e politikave dhe praktikave kombėtare tė turizmit

    - Pėrfaqėsimin e vendit nė panaire dhe ekspozita tė turizmit

    - Prodhimin dhe shpėrndarjen e broshurave, videove dhe materialeve dhe masave tė tjera nė fushėn e marketingut (internet etj)

    - Koordinim me zyrat rajonale turistike

    - Kryerjen e kėrkimit dhe analizave tė tregut

    - Financime bazė nga qeveria dhe industria, gjithashtu dhe nga donatorėt ndėrkombėtarė

    3. Komiteti Kėshillimor i Turizmit (“Tavolinė e Rrumbullakėt”)

    Turizmi ėshtė njė aktivitet qė pėrfshin sektorė tė tjerė tė ndryshėm. Prandaj koordinimi dhe komunikimi nė maksimum ndėrmjet organizatave publike dhe private tė ndryshme ėshtė i domosdoshėm. Kjo mund tė arrihet mė sė miri nėpėrmjet njė organizmi kėshillimor qė takohet rregullisht me pėrfaqėsuesit shtetėrore, me qėllim qė tė vlerėsojė dhe tė komentojė qysh nė njė fazė fillestare mbi ēėshtje tė veēanta tė sektorit. Ai pėrbėhet nga pėrfaqėsues tė shoqatave dhe operatorėve tė sektorit privat.

    Detyrat dhe pėrgjegjėsitė:

    - Monitorim dhe oponencė kritike tė ēėshtjeve tė turizmit me interes tė pėrbashkėt

    - Prezantim i koncepteve dhe ideve individuale

    - Shkėmbim tė ideve dhe informacionit

    - Kėshillim pėr autoritetet pėrgjegjėse pėr tė ndėrmarrė veprimet e duhura

    4. Qeverisja vendore

    Pushtetet vendore do tė vazhdojnė tė jenė bile edhe mė shumė tė pėrfshira nė pėrcaktimin e politikave, nė planifikim dhe zhvillim turizmi, menaxhim mjedisor dhe menaxhim tė destinacionit, tė adoptuara kėto pėr kėrkesat e tyre vendore. Roli dhe angazhimi i tyre do tė rritet pėr tė reflektuar kėrkesat dhe domethėnien e turizmit nė ekonominė lokale. Nė zhvillimin e zonave turistike qeveria duhet tė adoptojė njė rol tė fortė nė menaxhimin e turizmit edhe pse sektori privat pritet tė zhvillojė strukturat dhe shėrbimet komerciale tė turizmit.

    Objektivi kryesor: krijimi i njė rajoni ose qyteti si njė produkt turistik tėrheqės dhe i promovueshėm.

    Detyrat dhe pėrgjegjėsitė:

    - Kontroll tė procesit tė zhvillimit tė tokės, pėrfshirė ligjin e urbanistikės, miratim tė projektit ndėrtimor dhe lejes sė ndėrtimit

    - Futjen nė fuqi tė ligjeve dhe rregulloreve qė lidhen me shėndetin, sigurinė, cilėsinė dhe punėsimin, tė tilla si standardet e higjienės sanitare, proces tė sigurt nė punishtet ushqimore, shėrbimit tė pijeve alkoolike dhe kushteve tė punės

    - Menaxhim i destinacionit turistik nė drejtim tė pastrimit tė plazheve dhe territoreve, grumbullimit, evadimit dhe trajtimit tė mbeturinave tė ngurta, evadimit tė ujėrave tė zeza nga qendrat turistike tė zgjidhura me gropa septike dhe trajtimit tė tyre.

    - Lehtėsimin e lėvizjes dhe orientimit nė destinacion nėpėrmjet zbatimit dhe plotėsimit tė shenjave rrugore dhe shenjimin e vendeve tė interesit turistik.

    ·- Mbėshtetje tė aktiviteteve lokale tė tilla si aktivitetet kulturore dhe sportive

    ·- Pėrgatitjen e strategjive rajonale dhe lokale tė turizmit dhe zbatimin e tyre

    ·- Planifikimi dhe ngritja e infrastrukturės sė nevojitur

    ·- Politika rajonale tė mbėshtetjes sė SME-ve, mbėshtetje pėr investitorėt

    ·- Koordinim dhe zbatim

    ·- Mbėshtetje tė qendrave lokale tė informacionit turistik dhe aktiviteteve tė marketingut

    ·- Programe tė ndėrgjegjėsimit turistik dhe informim tė turistėve pėr zakonet vendase

    ·- Monitorim i zhvillimit tė turizmit dhe aktivitete kėrkimi tė tjera duke ngritur dhe mirėmbajtur njė sistem informacioni tė menaxhimit tė turizmit

    5. Qendrat rajonale tė informacionit turistik

    Qėllimi kryesor i qendrave tė informacionit turistik ėshtė marketingu. Organizatat rajonale mundėsojnė destinacionet tė promovojnė burimet e tyre.

    Detyrat dhe pėrgjegjėsitė:

    - Informacion i plotė i vizitorėve

    - Prodhim i materialeve tė marketingut (broshura, fletėpalosje, harta qyteti)

    - Shitje librash, kartolina dhe dhurata

    - Organizim dhe mbėshtetje tė aktiviteteve tė veēanta

    - Sigurim i guidave tė tureve

    - Realizim i shėrbimeve tė rezervimit etj.

    - Kooperim me agjencitė vendase tė sjelljes sė turistėve tė huaj

    6. Shoqatat e industrisė sė turizmit

    Shoqatat janė OJQ qė sigurojnė njė forum pėr anėtarėt e tyre pėr tė identifikuar dhe diskutuar ēėshtje tė rėndėsishme pėr to dhe industrite e tyre. Ato mund t'i prezantojnė kėto ēėshtje duke krijuar standarde dhe udhėzues dhe duke influencuar nėpėrmjet anėtarėve tė qeverisė me interesa pėr turizmin. Nė mjaft raste ata informojnė hollėsisht rreth ndryshimit tė ligjeve dhe rregulloreve qė ndikojnė bizneset e tyre. Kėto shoqata financohen nga kuotat e anėtarėsimit.

    Detyrat dhe pėrgjegjėsitė:

    - Promovim tė interesave tė industrisė

    - Sigurim tė dhėnash dhe kėshillime

    - Organizim tė tavolinave tė diskutimit dhe seminareve

    - Monitorim tė ligjeve dhe rregulloreve

    - Vendosje tė standardeve tė cilėsisė pėr aspekte tė ndryshme nė industri (operimet, raportimin financiar, statistikat, trajnimet)

    - Siguron njė ambient pėr diskutimin dhe zgjidhjen e problemeve tė zakonshme

    - I bėn rekomandime ministrisė pėr pėrmirėsimet

    - Realizim trajnimi dhe kėrkimi

    - Aktivitete marketingu: mbėshtetje tė aktiviteteve kombėtare dhe lokale tė marketingut si broshura, panaire, internet, mbėshtetje tė qendrave tė informacionit turistik, mbėshtetje tė aktiviteteve lokale

    7. Organizatat e tjera joqeveritare (OJQ-tė)

    Gjithnjė e mė shumė OJQ-tė pėrfshihen nė aspektet e turizmit, tė tilla si burimet natyrore, historike dhe kulturore tė cilat mund t'i pėrdorė turizmi. Ato janė tė pėrfshira nė zhvillimin e ekoturizmit dhe projekteve tė bazuara nė komunitet dhe ofrojnė prodhimin dhe shitjet e prodhimeve artizanale. OJQ-tė shpesh mund tė kryejnė njė rol tė vlefshėm nė zhvillimin e turizmit, veēanėrisht nė fshat dhe nivel rural.

    8. Operatorėt e sektorit privat

    Operatorėt e sektorit privat marrin drejtimin nė zhvillimin e produktit dhe menaxhimin e destinacionit nė termat e iniciativės private. Ata janė pėrgjegjės pėr zhvillimin e akomodimit, strukturave tė katėringut, operimeve tė tureve dhe udhėtimeve, infrastrukturėn brenda sheshit, tė disa atraksioneve turistike dhe aktivitete marketingu.

    - Detyrat dhe pėrgjegjėsitė:

    - Zhvillim partneriteti nė drejtim tė kooperimit nė tė gjitha nivelet

    - Adoptim tė teknikave tė provuara tė menaxhimit

    - Respektim dhe mbrojtje tė mjedisit si baza pėr zhvillimin e turizmit

    - Realizimin e proceseve ndėrtimore nė pėrputhje strikte me legjislacionin dhe rregulloret

    5. STRATEGJITĖ PĖR PRODUKTET TURISTIKE

    Ekziston njė numėr i madh i tipeve tė turizmit tė karakterizuar nga aktivitetet (sport, biznes), motivimi (pushim, trajtim shendetėsor), cmimi (elit, masiv) dhe tė tjera. Duke qenė ende nė njė fazė fillestare tė zhvillimit tė turizmit vendas dhe atij tė huaj, duhet tė krijohet njė base e fuqishme e tipeve tė pėrshtatėshme tė turizmit. Tipet mė tė pėrshtatėshme janė ato tė dhėna me poshtė dhe tė gjitha aktivitetet dhe financimet duhet tė koncentrohen pėr tė rritur nė maksimum zhvillimin e tyre.

    Duke ndjekur tė njėjtėn mėnyrė (objektivin, potencialin, kėrcėnimet, strukturat, shpėrndarjen dhe marketingun) detajet duhet tė shtjellohen pėr grupet e tjerė tė turizmit p.sh. shqiptarėt etnikė, turizmi vendas, turizmi i biznesit dhe kongreseve/konferencave etj.

    5.1 Turizmi i diellit dhe i plazhit

    Objektivi

    Shqipėria ėshtė e pozicionuar nė tregun vendas dhe ndėrkombėtar si njė destinacion pushimi me ēmim tė konsideruar me leverdi (value-for-money) konkurrues nė detin Mesdhe.

    Potenciali i zhvillimit

    - njė bregdet tėrheqės, i cili ėshtė pjesė e anės lindore tė detit Adriatik, me breza tė gjatė tė gjireve me rėrė dhe ujė tė pastėr

    - sezon veror i gjatė, i nxehtė dhe me diell

    - afėrsi me qytetet kryesore europiane me anė tė linjave ajrore

    - turizmi i diellit dhe i plazhit pėrbėn deri tani grupin mė tė rėndėsishėm tė kėrkesės turistike nė mbarė botėn

    Kėrcėnimet

    - Planifikimi pėr zonat tėrheqėse bregdetare nuk kėnaq kėrkesėn turistike tė viteve nė vazhdim (tipet e strukturave, madhėsia, atmosfera etj.).

    - Problemet mjedisore tė krijuara (mbeturina, ujėrat e zeza, mjedise jotėrheqėse etj.).

    5.1.1 Produkti turistik

    Zhvillimi rajonal dhe akomodimi

    Bregdeti Adriatik:

    - Gjiri i Lalėzit: hotele plazhi tė kategorisė me tre dhe katėr yje, tė mėdhenj, tė paktėn njė hotel pilot – probleme ekzistuese: investimi nė skema ndėrto e shit rezidenca

    - Spille: hotele plazhi, tė kategorisė me tre dhe katėr yje, tė mėdhenj

    - Specifikime tė mėtejshme destinacionesh (Velipojė, Shėngjin, Gjiri Vlorės)

    Bregdeti Jon:

    Pėrgjithėsisht struktura mė tė vogla pranė fshatrave ekzistuese

    - Dhėrmi: hotele dhe fshatra rizort, tė madhėsisė sė vogėl e tė mesme, lartėsi e ulėt

    - Qeparo, Borsh: hotele dhe fshatra rizort, tė madhėsisė sė vogėl e tė mesme, njė hotel pilot, lartėsi e ulėt

    - Saranda (nė jug): hotele rizort, tė madhėsisė sė vogėl e tė mesme

    - Specifikime tė mėtejshme destionacionesh (Kepi i Stillos, Ksamil, Himarė etj.)

    - Zhvillim i marinave nė gjirin e Lalzit, nė jug tė Vlorės (Orikum) dhe specifikime tė mėtejshme marinash (Velipojė, Porto Palermo, Ksamil)

    - Struktura pėr aktivitete me bazė ujin (zhytje, varka me vela, serf, ski uji)

    Turoperatori

    - turoperatorėt vendas ofrojnė paketa turistike

    - nė periudhėn afatmesme – afatgjate, turoperatorėt e huaj ofrojnė pushime nė Shqipėri nė katalogėt e tyre

    - operimi i fluturimeve direkte charter nga turoperatorėt e mėdhenj

    - organizimi i programeve tė paketave turistike gjithshka e pėrfshirė

    - pėrpilimi i paketave atraktive: ture gjysėm dhe njė ditore, nė zonat e interesit

    - organizimi i shėrbimit mikrobus nė zonat e interesit

    - ture kruiz pėrgjatė bregdetit nė anije tė vogla

    - shėrbim transporti pėr nė aeroport/direkt (shėrbim shuttle)

    - udhėtime ditore pėr pasagjerė tė anijeve kruiz

    Transporti

    - mundėsi tė shėrbimit tė makinave me qira (veēanėrisht fuoristrada)

    - ngritja e aeroporteve rajonale nė afėrsi tė zonave turistike prioritare

    - zgjerimi i aktivitetit tė Albanian Airways si njė linjė ajrore kombėtare fluturimi me standardet ndėrkombėtare

    - pėrmirėsimi dhe zgjerimi i shėrbimeve nė portet

    Komunitet/Qeverisje vendore

    - zhvillimi, mbrojtja dhe pėrkujdesja e qendrave kulturale, qendrave arkeologjike, qyteteve dhe fshatrave historike, muzeumeve

    - shėnimi i vendeve tė interesit

    - tabela shpjeguese me informacion mbi vendin dhe rregullat e sjelljes

    - sigurimi i guidave tė tureve

    - ngritja e zyrave tė informacionit turistik

    - organizimi i aktiviteteve sportive (kampionati i volejbollit nė rėrė)

    - organizimi i aktiviteteve kulturale (shfaqje, koncerte me kėngėtarė tė huaj pop)

    - parqe atraktive dhe sheshe publike

    - shtigje shėtitjesh me kalė dhe shėtitje nė kėmbė

    5.1.2 Lėvrimi i produktit

    - shpėrndarja indirekte nėpėrmjet turoperatorėve nė Shqipėri, vendet ballkanike dhe tregjet kryesore origjinė (gjenerues)

    - kooperim me operatorėt e vegjėl vendas tė tipit specialist nė tregjet kryesore origjinė (gjenerues)

    - zgjerimi dhe azhurnimi i faqes sė internetit me mundėsitė e kontaktit direkt tė partnerėve turistikė

    - zyra turistike pėrfaqėsimi nė tregjet kryesore origjinė (gjeneruese)

    - marrėveshje ndėrkombėtare shitjeje ndėrmjet hoteleve dhe operatorėve tė mėdhenj

    - lidhja me sistemet e rezervimit qendror (CRS)

    5.1.3 Transmetimi i ideve

    Identiteti i biznesit:



    Zhvillimi i logos me diciturėn (p.sh."Shqipėria: sekreti i fundit i Europės. Zbuloje atė tani!”)

    Promovim i shitjeve:

    - vizita familjarizuese me agjencitė e udhėtimit dhe turoperatorėt vendas dhe tė huaj

    - vizita familjarizuese me gazetarė vendas dhe tė huaj tė turizmit

    - pjesėmarrje aktive nė panairet e turizmit

    - aktivitete tė kulinarisė (tė kuzhinės) nė tregjet kryesore

    - dėrgim direkt i postės

    - suplemente nė revistat e udhėtimit

    - tavolinė informacioni nė zyrat turistike

    - guida udhėtimi nė anglisht dhe gjermanisht (p.sh. Apa Guides, Lonely Planet)

    Publiciteti:

    - vendodhja e produktit (vendi i xhirimit pėr filmat ndėrkombėtarė)

    - broshura imazh, fletėpalosje

    - postera

    - faqe interneti tėrheqėse dhe tė pėrdorshme lehtė pėr turizmin shqiptar

    - revista turizmi

    - kalendarė aktivitetesh, gazetė

    - video rreth plazheve pėrgjatė bregdetit dhe brigjeve tė liqeneve

    - suvenirė, dhurata

    Marrėdhėniet me publikun:

    - organizim konkursesh me pjesėmarrės publikun e gjerė me dhėnie ēmimesh (fotografi, histori tė shkurtra, receta gatimi)

    - prononcime tė rregullta nė shtyp

    - tavolina diskutimi rreth turizmit nė Shqipėri

    - raporte mbi qendra interesante turistike nė gazeta dhe revista dhe pėrpjekjet e tyre tė vazhdueshme drejt turizmit tė qėndrueshėm nė kohė (sustainable)

    - pjesėmarrje nė konkurrime ndėrkombėtare (kulinari, shėrbime)

    5.1.4 Tregjet origjinė

    - periudha afatshkurtėr: vendet fqinjė, shqiptarėt etnikė, tė cilėt vizitojnė miqtė dhe tė afėrmit

    - periudha afatmesme: vendet fqinje, shqiptarėt etnikė, tė cilėt vizitojnė miqtė dhe tė afėrmit, Europa Lindore, udhėtimet e para nga Europa Perėndimore

    - periudha afatgjate: vendet fqinjė, shqiptarėt etnike, tė cilėt vizitojnė miqtė dhe tė afėrmit, Europa Lindore, Europa Perėndimore, Europa Jugore

    5.1.5 Tregjet e synuar

    Karakteristikat pėrfshijnė:

    - moshat e reja dhe tė mesme me tė ardhura tė mesme

    - beqarėt dhe familjet e reja

    - pushues tė orientuar nga dielli, plazhi dhe aktivitete ujore

    5.2 Turizmi i interesit tė veēantė

    Objektivi

    Shqipėria njihet qė ėshtė destinacioni i fundit i pazbuluar nė Europė, nė tė cilėn akoma mund tė zbulohen sekrete tė ēmuara dhe tė rralla tė natyrės dhe tė trashėgimisė kulturore.

    Potenciali i zhvillimit

    - biodiversitet i pasur nė lagunat, liqenet dhe zonat malore me florė dhe faunė unike

    - natyrė e pandotur dhe bukuri natyrore nė disa rajone

    - qendra historike dhe kulturore prej shumė shekujsh

    - akoma mėnyrė jetese tradicionale aktive

    Kėrcėnimet

    - mjaft plehra nė ambiente (nė rrugė, lumenj, fshatra, nė zonat rurale etj.)

    - hapėsira tė mėdha tė shpyllėzuara

    - probleme tė ujėrave tė zeza (liqeni i Ohrit, zona tė ndryshme bregdetare)

    - mjaft lumenj janė tė ndotur

    - fshatrat dhe qytetet kryesore historike kėrcėnohen nga ndėrtimet e pakontrolluara

    5.2.1 Produkti turistik

    Zhvillimi rajonal

    - shtim dhe zgjerim tė zonave tė mbrojtura (p.sh. parqet kombėtare, rezervate biosferė)

    - gėrmime tė mėtejshme dhe mirėmbajtje tė qendrave arkeologjike nė Apolloni, Butrint dhe zona tė tjera

    - ngritje e qendrave tė reja historike

    - vazhdimi i zhvillimit tė Beratit dhe Gjirokastrės si “qytete muze”

    - zhvillimi i rajonit tė liqeneve tė Ohrit dhe Prespės pėr turizėm rural dhe ekologjik

    - zhvillimi i parqeve kombėtare pėr turizėm ekologjik dhe natyror

    - caktimi dhe zhvillimi i qendrave shtesė tė interesit historik dhe kulturor

    - caktimi i rajoneve me fshatra tradicionale

    Turoperatori

    - pėrpilimi i paketave atraktive: ture gjysėm dhe njė ditore nė qendrat e interesit (histori, kulturė, trashėgimi)

    - pėrpilimi i paketave mbi disa ditė duke fokusuar aktivitetet e turizmit tė interesit tė veēantė

    - turizmi rural (mėnyra e tyre e jetesės, prodhimi tradicional i ushqimeve dhe pijeve, ruajtja e zahireve)

    - ekoturizėm (i orientuar nė natyrė)

    - turizėm kulturor nė qendrat arkeologjike dhe qytetet dhe fshatrat historike

    - vozitje me varkė nė lumenjtė e rrėmbyer (rafting)

    - hedhje me parashutė sportive (paragliding)

    - biēikleta malore (mountain biking)

    - peshkim (fishing)

    - ekskursione tė gjata (treking)

    - ngjitje (climbing)

    - shėtitje me kėmbė (hiking)

    - ecje me kalė (horseback riding)

    - ture studimore (me theksim nė kulturė dhe besimi fetar)

    - ture nė zonat kufitare p.sh. nė kooperim me Maqedoninė dhe Greqinė nė liqenet e Ohrit dhe tė Prespės

    Transporti

    - gadishmėri mikrobuzėsh

    - kuajsh

    - anijesh tė vogla

    - biēikletash

    Komuniteti

    - qendra kulturore, muzeume me interpretime tė mira nė gjuhė tė huaja

    - shenjėzimi i vendeve tė interesit

    - sigurimi i guidave tė tureve

    - mirėmbajtja e qendrave historike dhe kulturore

    - zyra tė informacionit turistik

    - shtigje pėr eskursione nė natyrė (hiking) dhe shėtitje me kėmbė (walking)

    5.2.2 Lėvrimi i produktit

    - shpėrdarje indirekte nėpėrmjet turoperatorėve tė vegjėl nė tregjet kryesore origjinė

    - kooperim me operatorėt specialistė tė vegjėl vendas

    - zgjerimi dhe azhurnimi i faqes sė internetit me mundėsitė e kontaktit direkt tė partnerėve turistikė pėr aktivitete tė interesit tė veēantė

    5.2.3 Transmetimi i ideve

    Identiteti i biznesit:

    - Zhvillimi i logos me diciturė (“Shqipėria: e juaja pėr t’u zbuluar")

    Promovimi i shitjeve:

    - vizita familjarizuese me agjencitė e udhėtimit dhe turoperatorėt vendas dhe tė huaj

    - vizita familjarizuese me gazetarė vendas dhe tė huaj tė udhėtimeve

    - pjesėmarrje aktive nė panairet e turizmit

    - dėrgim direkt i postės

    - raporte mbi situatėn turistike nė revistat dhe gazetat ndėrkombėtare tė udhėtimit

    - guida turistike nė anglisht dhe gjermanisht (p.sh. Apa Guides, Lonely Planet)

    Publiciteti:

    - broshurė imazh

    - revistė turistike

    - video rreth vendeve dhe aktiviteteve pėr turizmin e interesit tė veēantė

    Marrėdhėniet me publikun:

    - konkurse fotografish me dhėnie ēmimesh

    - prononcime nė shtyp

    - raporte tė plota mbi gjendjen e turizmit nė revistat e udhėtimit dhe revistat e linjave ajrore etj.

    - diskutime nė tavolina rreth mjedisit dhe turizmit nė Shqipėri

    5.2.4 Tregjet origjinė

    - periudha afatshkurtėr: Britania e Madhe, Gjermania, Skandinavia, Austria

    - periudha afatmesme: Britania e Madhe, Gjermania, Skandinavia, Austria

    - periudha afatgjate: vendet fqinje, Europa Lindore, Europa Perėndimore, Europa Jugore

    5.2.5 Tregjet e synuar

    Karakteristikat pėrfshijnė:

    - tė rinj tė dhėnė pas turizmit tė aventurės, interes nė aktivitete sportive nė natyrė

    - udhėtarė (turistė) tė moshuar me eksperiencė

    - me tė ardhura mesatare deri tė larta

    - tė tolerueshėm

    - interes nė arsimim, histori dhe civilizim

    5.3 Turizmi i biznesit dhe kongreseve/konferencave

    Objektivi

    Turistėve tė biznesit ju ofrohen produkte turistike, tė cilat e bėjnė qėndrimin e tyre interesant, tė kėnaqshėm, produktiv dhe efiēient. Ofrohen struktura kongresuale tė standardit modern.

    Potenciali i zhvillimit

    - zhvillim ekonomik me shtim tė aktiviteteve turistike

    - shtim i aktiviteteve tė organizmave dhe projekteve tė huaja

    - histori e vjetėr shekullore

    - monumente tė dukshėm tė kulturės dhe trashėgimisė

    - mundėsi tė mėdha biznesi dhe investimesh

    5.3.1 Produkti Turistik

    Zhvillimi rajonal

    Qytetet e mėdha dhe rrethinat e tyre: Tiranė, Durrės, Fier, Vlorė, Shkodėr

    Akomodimi

    - hotele nga tre deri nė pesė yje me standarde ndėrkombėtare (p.sh. qendėr biznesi)

    - rritje e pėrqindjes sė fudjavave atraktive

    - video tė shėrbyera nė banesė rreth vendeve mė tė spikatura tė qytetit

    - qendėr tė trajtimit tė trupit (fitness)

    - struktura konferencash tė pėrmasave tė vogla, tė mesme dhe tė mėdha

    - lidhje interneti nė dhomėn e hotelit

    - kontrata ndėrkombėtare shitjesh tė hoteleve

    - lidhje me sistemin qendror tė rezervimit (CRS)

    Turoperatori

    - pėrpilimi i paketave atraktive tė fundjavės: ture gjysėm dhe njė ditor, nė vende tė interesit

    - organizim i tureve me autobuzė dhe anije kruizer pėrgjatė bregdetit

    - transport nė drejtim tė aeroportit/shėrbim direkt (shuttle)

    - udhėtime ditore pėr pasagjerė tė anijeve shėtitėse kruiz

    Transporti

    - struktura tė dhėnies sė makinave me qira

    - aeroporte rajonale

    - pėrmirėsim dhe zgjerim i shėrbimeve tė porteve

    - taksi tė rregullta dhe tė sigurta

    Komuniteti

    - ngritja e strukturave tė mėdha takimesh dhe konferencash me pajisje profesionale

    - sigurim i guidave tė tureve

    - ngritja e qendrave tė informacionit turistik

    - sigurim mbrojtje

    - mirėmbajtje tė parqeve atraktive dhe vendeve publike

    - ngritje e qendrave tė tregtimit tė mallrave

    - inkurajim dhe mbėshtetje e restoranteve me gatim tradicional me shfaqje kulturore

    - nkurajim dhe mbėshtetje e restoranteve cilėsore

    5.3.2 Lėvrimi i produktit

    - zgjerim dhe azhurnim i faqes sė interentit me mundėsitė e kontaktit direkt tė partenerėve turistike

    5.3.3 Transmetimi i ideve

    Promovimi i shitjeve:

    - vizita familjarizuese me agjencitė e udhėtimit dhe turoperatorėt vendas dhe tė huaj

    - vizita familjarizuese me gazetarė vendas dhe tė huaj tė udhėtimeve

    - pjesėmarrje aktive nė panairet e turizmit

    - dėrgim direkt i postės

    - raporte mbi situatėn turistike nė revistat dhe gazetat e huaja tė udhėtimit

    - suplemente nė revistat e udhėtimit dhe gazetat e biznesit

    Publiciteti:

    - broshurė imazh

    - revistė turistike

    - kalendar aktivitetesh, gazetė

    - video mbi gjiret pėrgjatė bregdetit dhe liqeneve

    - video tė shėrbyer nė avion rreth vendeve qė mund tė shohėsh

    - suvenirė, dhurata

    5.3.4 Tregjet origjinė

    - periudha afatshkurter: Gjermania, Italia, Austria, Greqia, Turqia

    - periudha afatmesme: vendet fqinje tė Europės Juglindore, Gjermania, Italia, Greqia, Turqia, Europa Lindore

    - periudha afatgjate: vendet fqinjė tė Europės Juglindore, Europa Perėndimore, Europa Lindore, Europa Jugore

    5.3.5 Tregjet e synuar

    Gjatė fazave fillestare tė zhvillimit tė turizmit, grupet kryesore tė synuar janė gjithashtu njerėzit e biznesit. Nė kundėrshtim me turizmin diell & plazh dhe tė interesit tė veēantė, turizmi i biznesit nė vetvete nuk ėshtė i promovueshėm. Ai zhvillohet sipas mundėsive tė biznesit nė rajonet e ndryshme dhe tė klimės sė pėrgjithshme tė investimeve nė vend. Turizmi i konferencave, megjithatė mund tė promovohet nė mėnyrė aktive.

    Megjithatė, fasilitetet dhe aktivitetet e rėndėsisė pėr turistėt e biznesit mund tė rrisin tė ardhurat e turizmin nė mėnyrė tė konsiderueshme.

    Karakteristikat e turistėve tė biznesit pėrfshijnė:

    - tė ardhura nga ato mesatare nė tė larta

    - moshė mesatare, tė moshuar aktive

    - interes nė kulturė dhe histori

    - pjesėmarrje nė jetėn sociale, tė tolerueshme

    6. Mbėshtetja institucionale

    6.1 INSTITUCIONET NĖ FUSHĖN E TURIZMIT

    Objektivi

    Organizma aktive tė strukturave tė ndryshme ndjekin dhe menaxhojnė vlerat dhe qėllimet e politikės nacionale tė turizmit nė tė gjitha nivelet.

    Drejtimet e zhvillimit

    1. Krijimi i marrėdhėnieve tė balancuara tė organizatave aktive publike, private dhe publike/private

    Treguesit:

    - themelohet njė ent (agjenci/zyrė) kombėtar i promocionit turistik

    - ēėshtjet e turizmit trajtohen nga njė organizėm pėrgjegjės ministror

    - krijohet njė komitet kombėtar kėshillimor i turizmit

    - ngrihen zyrat e informacionit turistik nė vendet e huaja

    - komuniteti lokal pėrfshihet fuqishėm nė ēėshtjet e turizmit dhe vendimmarrjes

    - shoqatat e industrisė (hotelet, kateringut, turoperatorėve) janė ngritur dhe operojnė

    - partneritetet e sektorėve publik/privat themelohen nė nivelet lokale

    2. Fokusim i organizatave drejt mėnyrės sė tė menduarit nė drejtim tė tregut dhe aktiviteteve

    Treguesit:

    - organizatat kanė pėrgatitur planet e biznesit pėrfshirė planet e veprimit tė detajuara

    - janė pėrpiluar planet rajonale tė zhvillimit tė turizmit

    - aktivitete promocionale tė veēanta organizohen nė mėnyrė tė rregullt

    - organizatat janė anėtare tė shoqatave ndėrkombėtare

    3. Decentralizimi i organizatave

    Treguesit:

    - ngrihen degėt rajonale tė zyrės (entit) kombėtare tė turizmit nė zonat kryesore turistike

    - shoqatat e industrisė kanė ngritur zyrat rajonale dhe ose/lokale nė zonat e rėndėsishme pėr turizmin

    4. Futjen nė fuqi tė organizatave publike

    Treguesit:

    - organizatat e turizmit janė tė mirėstrukturuara dhe eficente

    - stafi ėshtė i mirėarsimuar dhe me eksperiencė

    6.2 Arsimimi dhe trajnimi

    Objektivi

    Aftėsitė profesionale dhe profesionet, gjithashtu dhe mentalitetet e shėrbimit kanė arritur nivele tė kompetencave tė krahasueshme me destinacionet turistike tradicionale dhe tė suksesshme.

    Drejtimet e zhvillimit

    1. Rishikim i programit mėsimor (curricula)

    Treguesi:

    -Programi mėsimor nė institucionet ėshtė i orientuar nė drejtim tė standardeve ndėrkombėtare

    - krahasim dhe vlerėsim i programit mėsimor (curricula) perėndimor

    - ēėshtjet e turizmit janė pjesė e programit mėsimor (curricula) nė shkollat fillore

    2. Rritje e nivelit tė ekspertizės profesionale dhe menaxheriale

    Treguesi:

    - tavolina bashkėbisedimi dhe seminare organizohen rregullisht

    - planet e biznesit janė pėrgatitur

    3. Theksim i fortė nė eksperiencėn praktike

    Treguesi:

    - pjesėmarrje e partnerėve tė industrisė nė sigurimin e mundėsive tė trajnimit tė paguar

    - pjesė e konsiderueshme e programit mėsimor caktohet pėr kurset praktike

    - kurset praktike nė kompanitė e partnerėve tė industrisė janė pjesė e programit mėsimor (curricula)

    - kurse tė gjera tė gjuhėve tė huaja (anglisht, italisht)

    4. Kualifikim i vazhdueshėm i personelit mėsimdhėnės (metodologjitė, ēėshtje didaktike)

    Treguesi:

    - profesorė vizitorė qė japin leksione bazė

    - trajnim profesional

    - tavolina bashkėbisedimi me pjesėmarrje ndėrkombėtare

    - ture studimore nė institucionet e vendeve fqinje

    5. Pėrmirėsimi dhe zgjerimi i pajisjeve dhe fasiliteteve tė mėsimdhėnies

    Treguesi:

    - strukturat ndėrtimore rinovohen dhe/ose zgjerohen

    - guzhinat dhe restorantet rinovohen

    - klasat e mėsimit azhurnohen

    - libra tė rinj mėsimore prezantohen

    6. Pėrfshirja e sektorit privat

    Treguesi:

    - shkollat (kurset) e gjuhėve tė huaja certifikohen dhe janė operuese

    - qendrat lokale tė trajnimit pėr kuzhinierė dhe kamarierė certifikohen dhe janė operuese

    7. Centralizimi i institucioneve tė mėsimdhėnies dhe trajnimit

    Treguesi:

    - institucionet publike tė mėsimdhėnies dhe trajnimit koncentrohen nė rajonet me tė ardhura tė larta tė turizmit

    - njė qendėr kombėtare e mėsimdhėnies dhe trajnimit shėrben si qendėr pilot

    8. Krijimi i mundėsive tė kualifikimit tė mėtejshėm individual

    Treguesi:

    - Seleksionimi i kurseve tė specializuara (kurset master, kurse menaxhimi)

    Pėr tė arritur kėto objektiva njė bashkėpunim i ngushtė nevojitet ndėrmjet Ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencės, organizmit ministror pėr turizmin dhe strukturave ndihmėse (shkolla, universitete etj.).

    6.3 Legjislacioni dhe rregulloret

    Objektivi

    Njė strukturė e plotė dhe specifike legale dhe rregullatore u siguron udhėrrėfim normal tė gjithė partnerėve nė industrinė e turizmit.

    Drejtimet e zhvillimit

    1. Azhurnim i ligjeve dhe rregulloreve ekzistuese

    Treguesi:

    - ligjet dhe rregulloret ekzistuese qė kanė lidhje me sektorin e turizmit rishikohen nė mėnyrė kritike

    - identifikohen difektet ekzistuese

    - rregullore tė reja dhe/ose shtesė formulohen pėr standardet e strukturave dhe shėrbimeve turistike, tė urbanistikės, mbrotjes sė mjedisit, standardeve tė zhvillimit dhe drejtimeve tė projektimit.

    - rishikohet dhe ridizenjohet broshura mbi investimet nė Shqipėri

    2. Adoptimi i praktikave mė tė mira

    Treguesi:

    - Mblidhen dhe analizohen ligjet dhe rregulloret e turizmit tė vendeve me tė ardhuara tė konsiderueshme tė industrisė sė turizmit.

    3. Bashkėngjitja e standardeve tė sigurisė dhe sigurimit (mbrojtjes)

    Treguesi:

    - ekziston njė plan dhe njė program i turizmit dhe i sigurisė, qė parashtron ēėshtje tė shėndetit publik, vjedhjes, higjienės sanitare, rregullave kundėr zjarrit dhe parandalimin e tyre, mbrojtjen e turistėve dhe standarde tė sigurisė sė ndėrtimeve.

    - informacioni i pėrgjithshėm ėshtė i vlefshėm pėr turistėt nė hotelet dhe qendrat e informacionit turistik

    - njė strukturė e “policisė turistike” organizohet nė zonat kryesore turistike

    7. ZBATIMI

    Tė punuarit sė bashku

    Zbatimi efektiv i strategjisė sė turizmit pėr Shqipėrinė do tė kėrkojė mbėshtetje dhe veprim nė shkallė tė gjerė nga tė gjithė pjesėmarrėsit nė sektorėt privat, shtetėrorė dhe atė vullnetar me interes nė turizėm ose tė ndikuar nga ai.

    Ana mė e rėndėsishme ėshtė ngritja e njė strukture shtetėrore organizative operuese dhe efektive, me funksione, detyra dhe pėrgjegjėsi tė qarta nė nivelin ministror pėrgjegjės pėr sektorin e turizmit.

    Organizmi ministror duhet tė jetė institucioni qendror i tė gjitha aktiviteteve qė kanė lidhje me sektorin e turizmit. Njė bashkėpunim i ngushtė nė ēėshtjet qė kanė lidhje me turizmin tė tė gjitha palėve tė tjera me organizmin ministror pėrgjegjės pėr turizmin ėshtė i domosdoshėm.

    Aktorėt kryesorė pėrfshijnė:

    - Organizmin ministror pėrgjegjės pėr turizmin

    - Ministrin e Mjedisit

    - Ministrin e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve

    - Ministrin e Bujqėsisė dhe tė Ushqimit

    - Drejtoria e Pėrgjithshme e Pyjeve dhe tė Kullotave

    - Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike

    - Autoritetet e qeverisjes vendore dhe komunitetet

    - Shoqatat private tė turizmit (dhoma e tregtisė, shoqata hoteliere, shoqata e restorante, shoqatat e agjencive turistike) dhe organizma tė ngjashme nė nivel nacional dhe lokal

    - Drejtorinė e parqeve kombėtare

    - OJQ qė prekin sektorin e turizmit

    - Institucionet arsimore profesionale, tė larta dhe mė tej

    - Kompanitė e transportit (makinat me qira, mikrobuzėt, taksitė)

    - Furnizuesit e shėrbimeve utilitare

    - Bizneset individuale nė sektorin e turizmit

    Burime tė kapitaleve tė sigurta

    Vėnia nė jetė e kėsaj strategjie do tė pėrfshijė shpenzime tė konsiderueshme gjatė viteve tė ardhshėm nė zhvillimin dhe pėrmirėsimin e produktit turistik dhe nė ndėrmarrjen e iniciativave tė reja nė shėrbimet kėshillimore, tė informacionit, marketingut dhe projekteve tė komunitetit.

    a) Mbėshtetje e qeverisė me buxhet tė mjaftueshėm.

    b) Do tė krijohen mundėsi pėr organizatat private nė sigurimin e burimeve nėpėrmjet kuotave tė anėtarėsimit.

    c) Vetė vizitorėt gjithashtu mund tė kontribuojnė nėpėrmjet pagesės sė hyrjes (tė atraksioneve qė vizitojnė) dhe taksave turistike, mundėsisht me njė strukturė pagese tė dyfishtė (vendasit paguajnė mė pak se tė huajt).

    d) Qeveria do tė ketė njė rol kyē qė tė sigurojė se Shqipėria siguron pėrqindjen e saj tė plotė nga ēdo burim ekzistues ose tė ri tė dhėnė nėpėrmjet organizatave ndėrkombėtare donatore ose ndihmė bilaterale. Tė gjitha projektet tė iniciuara nga nisma rajonale, ndihma tė marrėdhėnieve bilaterale ose donacione tė shteteve, organizmave apo institucioneve financiare pėr Shqipėrinė nė fushėn e turizmit ose tė fushave mė lidhje direkte me tė, do tė jenė nė funksion tė realizimit tė projekteve specifike ose komponentėve tė kėsaj strategjie dhe planit tė veprimit.

    Ndėrmarrja e veprimit

    Veprimi i dalė nga strategjia do tė ketė nevojė tė aplikohet nė bizneset individuale, nė hapėsirat e nivelit lokal, si dhe gjithashtu nė nivel rajonal dhe nacional.

    Bizneset individuale duhet tė zhvillojnė planet e biznesit, tė cilėt evidentojnė objektivat dhe veprimet pėr pėrmirėsim tė cilėsisė dhe realizimin e strukturave tė tyre, pėrfshirė aktivitetin e marketingut, zhvillimin profesional tė stafit dhe lidhjet me komunitetin lokal.

    Planet lokale tė veprimit aplikohen nga autoritetet lokale shpesh duke punuar nė partneritet me komunitetin e biznesit. Plane tė tilla kanė nevojė tė adresojnė aktivitete tė marketingut dhe informacion lokal, menaxhim tė vizitorėve, mbrojtje tė natyrės, plane transporti dhe iniciativa tė komunitetit.

    Njė funksion i pėrbashkėt i tė gjitha niveleve ėshtė nevoja qė tė sigurohet kudo nė Shqipėri njohja e rėndėsisė sė turizmit pėr vendin nė termat e mirėqėnies ekonomike dhe sociale.

    Monitorimi i progresit

    Pėr tė realizuar vizionin e strategjisė propozohet qė njė “Grup i zbatimit tė strategjisė sė turizmit”, i pėrbėrė nga anėtarė tė sektorit privat dhe publik tė themelohet pėr tė mbikėqyrur zhvillimin e zbatimit dhe tė monitorojė progresin drejt pikave kyēe. Grupi takohet njė herė nė vit. Gjetjet dhe propozimet e tyre pėrpilohen nė njė raport tė shkruar dhe u shpėrndahen tė gjithė pjesėmarrėsve tė industrisė.

    8.2 Pėrkufizim i termave tė rėndėsishme

    Turizmi i qėndrueshėm

    “Turizmi i qėndrueshėm plotėson nevojat e turistėve dhe banorėve tė tashėm, ndėrsa mbrohet dhe pėrmirėsohet mundėsia pėr tė ardhmen.”

    (Organizata Botėrore e Turizmit)

    “Turizmi i qėndrueshėm ka pėr qėllim tė sigurojė njė operim qė ėshtė i qėndrueshėm nga ana ekologjike, ekonomike dhe social-kulturore nė ēdo nivel nė termat si nė kėrkesat e brendshme, ashtu dhe tė jashtme”.

    (Komisioni Europian)

    Ekoturizmi

    “Ekoturizmi ėshtė udhėtimi dhe vizitimi i pėrgjegjshėm mjedisor nė zonat natyrore relativisht tė pashqetėsuara, me qėllim pėr tė shijuar dhe admiruar natyrėn (dhe ēdo element shoqėrues kulturor) qė promovon mbrojtjen, ka impakt tė ulėt negativ tė vizitorit dhe siguron pėrfshirje aktive socio-ekonomike me pėrfitim tė popullsisė lokale”

    (IUCN 1996)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gerrard : 24-06-2007 mė 16:35
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  8. #28
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Turizmi i Sarandės nė krizė, nuk ka prenotime

    Pronarėt dhe menaxherėt e hoteleve: Jemi mė keq se ēdo vit tjetėr

    Prognoza e pushimeve tė kėsaj vere ėshtė mjaft dėshpėruese pėr hotelet e Sarandės. Duke nisur nga “gjigandi” turistik, siē quhet ndryshe hoteli me 5 yje “Butrinti” e duke vazhduar me rrjetin e hoteleve tė tjerė, me oferta dhe klientelė mė modeste, prenotimet janė nė minimumin e tyre. Nė njė radhė hotelesh, qė gjenden nė rrugėn e parė ose drejtpėrdrejt mbi shėtitore, pronarėt dhe administratorėt ankohen nga mungesa e klientelės sė javėve tė qershorit. Llambro Nesturi, pronar i hotel “Palma” nė afėrsi tė portit, tha pėr “Shqip” se njė largim i tillė i vizitorėve si kėtė verė nuk ėshtė parė. Ai e shpjegon kėtė jo me menaxhimin e keq, por me pėrkeqėsimin e kushteve qė ofron Saranda kėtė verė si nė infrastrukturė, ashtu edhe nė furnizimin me ujė, gjė qė me sa duket u ka rėnė nė sy atyre qė kanė ardhur si vizitorė nė muajt prill e maj. Gjatė javėve tė qershorit ka pasur shumė mė pak fluks vizitorėsh, krahasuar me dy muajt e kaluar. Dita e djeshme ka treguar se edhe kjo fundjavė ka qenė mė pak e ngarkuar me shkollarė e kolektiva qė vizitojnė Sarandėn. Vetėm hotel “Pini” dhe “Eulona” janė frekuentuar nga nxėnės kryeqytetas dhe nga shkollat e Elbasanit, ndėrkohė qė hotelet e tjerė mė kot kanė qenė nė pritje. Ajo qė ėshtė edhe mė e frikshme ėshtė mungesa e prenotimeve pėr 15-ditorin e dytė tė qershorit e madje edhe pėr 15-ditorin e parė tė muajit korrik nė shumicėn e hoteleve. Prenotimi on-line qė ka nisur tė aplikohet nė disa prej tyre dy vjet mė parė, nuk ka sjellė asgjė tė re pėr ndryshimin e situatės, ndėrkohė qė edhe telefonatat pėr prenotime ende janė tė munguara. Tė njėjtėn gjė pėr pushuesit e huaj e pohon edhe Meri Lepuri, administratore e hotel “Butrintit”. Ajo tha dje pėr “Shqip” se “pushuesit vendas janė tė paktė nė mėnyrė tė pakrahasueshme me vite mė parė”. Ndėrkohė, nė hotel “Butrinti” ka njė tjetėr marrėdhėnie me turistė tė huaj qė akomodohen atje nga 1 deri nė 3 ditė. Prej muajit prill deri mė 15 qershor, sipas zonjės Lepuri, janė regjistruar mbi 1600 turistė tė huaj, numėr ky qė ėshtė 40 pėr qind mė i lartė se i njė viti mė parė. Tė huajt qė kanė frekuentuar hotelin e standardeve evropiane, “Butrinti”, kanė qenė finlandezė, japonezė, gjermanė, austriakė e sllovenė.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  9. #29
    Biznesmen i ardhshem Maska e Tepelenas_nr_1
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    Athina fck city
    Postime
    202
    Tourism
    Croatia was visited by 10 million tourists in 2005.
    Popullesia e Kroacise rreth 4.5 milion.
    Popullesia e shqiperise 3.5 milion...turistat qe viziotojen shqiperine rreth 1 milion ( ne kete milion qyhem edhe une ..mergimtari qe vizitoje fshatin tim..qe takoje gjyshen time bej nje xhiro ne qytetin tim dhe kthehem ne vendin e huaj)
    Ne jemi ber turista ne vendin tone!!!
    Te tjeret bejen hapa gjigande ...kurse ne mezi po ecim si breshka.
    Dhe kjo do vazdhoje te behet deri sa tek kemi udheheqesa karagjoza si Sali Berisha!!!
    Mind is like a parachute it works best when it is open
    Dalai Lama

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Sezoni, sa kushtojne hotelet shqiptare

    E Enjte, 28 Qershor 2007

    Hotelieret shqiptare nuk kane ulur cmimet. Edhe kete vere te pushosh ne bregdetin shqiptar kushton pak a shume po aq sa edhe nje vit me pare. Cmimet me te "nxehta" gjenden pergjate rivieres shqiptare, vendi me i lakmuar nga shqiptaret. Kjo eshte arsyeja, qe hotelet prane bregut me uje te kripur kushtojne me shtrenjte sesa hotelet liqenore. Por, edhe ndermjet hoteleve buze detit verehen luhatje ne cmime, kjo e ndikuar nga zona ku gjendet hoteli, nga kategoria e hotelit, kushtet dhe sherbimet te cilat ofron. Gjate nje survejimi te kryer nga gazeta "Koha Jone" kete jave, ne rreth 50 hotele pushimi me kushte dhe sherbime qe luhaten nga 1 ne 3 yje, te shtrira nga veriu ne jug te vendit, u vu re se tarifat per akomodim "notojne" ne te njejtat ujera sikunderse edhe veren e kaluar.

    Keshtu, nje nate fjetjeje ne hotelet pergjate bregdetit te Jonit kushton mesatarisht 2500 leke per person, per akomodim ne dhome dyshe. Por cmimi per nje dhome dyshe mund te shkoje edhe ne 90 euro nata, tarife e ofruar per pushime ne muajin gushtit ne nje hotel ne Himare. Ne pergjithesi hotelet joniane kane ne dispozicion te pushuesve edhe plazhe private, kuptohet siperfaqe te kufizuara per vete terrenin shkembor. Shezloni dhe cadra ofrohen falas sikunderse edhe parkimi. Disa prej tyre kane ngritur edhe pishina me uje te embel. Nuk mungon ajri i kondicionuar dhe televizori ne dhome, madje nje pjese e mire e hoteleve mundesojne edhe kanale satelitore.

    Interesant eshte fakti se nga hoteli ne hotel lista e cmimeve jepet e shprehur here ne monedhen vendase dhe here ne ate te perbashket evropiane. Mund te mos vihet re ne pamje te pare, por holle-holle pronaret e ketyre hoteleve me ane te vleresimit te dhomave te tyre me euro, duan te komunikojne idene se jane hotele te rangut te turisteve te huaj.

    Hotelet qe lagen nga Adriatiku jane kuotuar disi me lire ne krahasim me strukturat akomoduese ne jug te vendit. Bregu ranor ju pershtatet me shume familjeve me femije, kjo per shkak te siperfaqeve te gjera qe ofron ky lloj plazhi. Ne Durres cmimet variojne nga 30 deri ne 60 euro nata, per nje dhome per dy persona. Ne Shengjin hotelet kushtojne disi me lire, ne 2500 leke dhoma. Akoma me ne veri, ne Velipoje, cmimet per periudhen korrik-gusht jane akoma me ekonomike deri ne 2 mije leke dhoma per nje nate. Nderkaq, per pushime ne liqenin e Pogradecit, cmimi per dhome dyshe shkon ne rreth 2500 leke nata.

    Per t'u vleresuar eshte fakti se pjesa dermuese e hoteleve te pyetur, ofronin se bashku me dhomen e hotelit edhe mengjesin ne restorant. Nje shenje kjo, e cila tregon se hotelet e kane kuptuar formulen "bed & breakfast", perhapur ne mbare boten.

    Megjithese pjesa me e madhe e hoteleve te pyetura nuk kishin me shume se 30 dhoma ne dispozicion, ne asnje rast nuk u konstatua mungese vendesh per muajt korrik apo gusht. Kjo tregon se shqiptaret nuk i rezervojne pushimet e tyre ne avance. Por nga ana tjeter, kjo mund te jete nje shenje qe kete vere mund te kete nje renie te punes per keto hotele, te cilat nuk po tregohen atraktive me cmimet e ofruara; cmime te cilat konkurrohen lehtesisht nga hotelet malazeze apo turke.

    BOX

    Tarifat ne leke, te dhomave per dy persona, nga 1 korrik deri 31 gusht, perfshire mengjesin:

    Ne Velipoje

    2 000 leke

    Ne Shengjin

    3 000 leke

    Ne Durres

    Nga 4 000 deri 7 000 leke

    Ne Golem

    Nga 2 000 deri 8 000 leke

    Ne Divjake

    Nga 2 000 deri 5 000 leke

    Ne Vlore

    Nga 3 500 deri 7 000 leke

    Ne Radhime

    Nga 3 500 deri 7 000 leke

    Ne Himare

    Nga 3 000 deri 10 000 leke

    Ne Sarande

    Nga 3 000 deri 7 000 leke

    Ne Pogradec

    Nga 2 000 deri 2 500 leke

    #Shqiperia krahasohet me Kroacine e viteve '90

    Operatoret turistike italiane kane hedhur syte ndaj bregut tjeter te Adriatikut, drejt Shqiperise. Te bindur per resurset turistike te vendit tone, profesionistet e turizmit nga shteti fqinj, kane vene ne shenjester te tyre brigjet shqiptare, ne te cilat kane parashikuar nje rritje te tille te krahasuar me Kroacine e viteve '90. Keshtu, se fundmi nje prej tour-operatoreve me te medhenj italiane te turizmit, Itermar, ka pershire vendin tone ne listen e destinacioneve turistike qe u servir klienteve te saj ne Itali.

    "Perfshirja e Shqiperise si destinacion per kalimin e pushimeve eshte tregues i bindjes tone, se ky vend mund te konsiderohet Kroacia e 15 viteve me pare. Nje treg i ri dhe premtues per hapesira te frytshme biznesi", eshte shprehur Gabriel Pesaresi, drejtori i shitjeve i Itermar. Krahas vendit tone, kompania u ka dedikuar katalog dhe ka zgjeruar oferten e vet edhe per Malin e Zi, Sllovenine dhe Kroacine. Permiresimi i infrastruktures turistike ne vend, rritja e cilesise se sherbimit dhe larmise se ofertes per pushime, duke mbajtur nivele te arsyeshme cmimesh, do te ndikonin pozitivisht ne thithjen e turisteve italiane ne brigjet shqiptare. F.Zguro



    #Dyndja, vijne 300 mije turiste te huaj

    Rritet numri i vizitoreve te huaj qe hyne ne Shqiperi per periudhen janar-maj 2007

    Gjate 5 muajve te pare te ketij viti, ne vendin tone jane regjistruar plot 291759 vizitore te huaj. Kjo shifer rezulton pozitive e krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2006, me nje rritje prej 22,8 per qind apo 54 mije shtetas te huaj me shume. Shifrat jane bere publike nga Ministria e Turizmit. Po nga i njejti burim rezulton se 3 ne 4 vizitore qe kane hyre ne vendin tone kane pasur qellime pushimi. Nderkaq, sipas menyres se udhetimit, numri i vizitoreve qe kane hyre ne Shqiperi me rruge tokesore ka zene pjese e luanit------- me gati 70% te mberritjeve, i ndjekur nga vizitoret e hyre me rruge ajrore ato detare. Sipas pikave kufitare te hyrjes, fluksi me i madh i vizitoreve eshte ne pikat kufitare te Qafe Thanes, ne aeroportin ne Rinas dhe ne piken kufitare Muriqan.

    Vetem gjate muajit te kaluar, ne Shqiperi kane hyre 77577 shtetas te huaj, nje rritje prej rreth 16,3 per qind e krahasuar me periudhen respektive te vitit te kaluar. Nderkohe, interesant eshte fakti se nje pjese e konsiderueshme e tyre jane vizitore ditore, te cilet nuk mund te perfshihen ne kategorine "turiste", pasi qendrojne me pak se 24 ore ne vend.

    Po gjate muajit maj, vizitoret nga Maqedonia kane kryesuar mberritjet ne vendin tone, me pas vizitoret nga Kosova dhe ata nga Mali i Zi. Gati 90 per qind e vizitoreve te huaj te hyre ne vendin tone muajin e kaluar i takojne kontinentit evropian. F.Zguro



    Portali zyrtar i turizmit shqiptar ne internet vazhdon te jete "under construction". Nese klikoni domain-in www.albaniantourism.com do te perballeni me foton e mesiperme dhe asgje me teper. Ky uebsajt, qe prej disa muajsh me pare duhet te ishte funksional per turistet ne dy gjuhe, shqip dhe anglisht. Nga Agjencia e Zhvillimit te Turizmit (ish-Enti i Turizmit) nuk ka nje pergjigje per daten e lancimit te ketij portali, ndersa koordinatorja e PNUD ne Tirane, Lauren Bohatka, tha per "KJ" se nga 1 korriku do te filloje prezantimi "soft" i portalit, apo thene ndryshe do te behet testimi teknik i tij.
    #VamosArgentina

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2007
    Vendndodhja
    uK
    Postime
    103
    se mor vesh ca shkruni 1 km artikull kur se lexon njeri...

    Persa i perket Turizmit, mendoj qe osh nje nga pasurirat qe ne kemi, por qe nuk dim sesi ta shfrytezojm..
    duhet then qe leket nuk kam munguar asnjiher per te investuar neper vende bregdetare, por menyra sesi jane hedhur ato lek le per te deshiruar, pasi prishen rruge e boen hotele, kto gjona per mu jan non-sens, dhe behet tamom sikur jeton ne xhungel, ketej hoteli ketej balta, ketej makinat, nje shembell konkret, SARANDA ku po prishen MALET per tu bo hotele lol imagjino ca boet...

    menouni njerez menouni.. lol

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Durres, Fluks emigrantesh. Rriten cmimet e biletave

    Derguar me: 07/07/2007
    • Nga ana e tyre kompanite e lundrimit te cilet operojne ne linjat me portin e Durresit me daten 14 korrik do te aplikojne tarifa te reja per cmimet e biletave

    Nisin shenjat e para te fluskit te emigranteve ne portin e Durresit. Sot ne portin e Durresit u ankoruan 4 tragete prej te cileve zbarkuan 1234 pasagjere duke shenuar nje shifer te njejte pothuajse sa ajo e arritur gjate diteve te pashkeve. Nga ana e tyre kompanite e lundrimit te cilet operojne ne linjat me portin e Durresit me daten 14 korrik do te aplikojne tarifa te reja per cmimet e biletave te cilat natyrisht do te pesojne rritje te ndjeshme. Edhe pse kompanite detare ende nuk i kane sjelle tarifat e reja te cilat do te aplikohen gjate veres,duke u nisur nga eksperienca e vitete te kaluara ato rriten nga 25%deri 30% te vleres jashte sezonit turistik veror. Nderkohe nga ana e saj policia e portit ka marre masa shtese per te perballuar ngarkesen e pasagjereve i cili eshte ne prga te deres. Sipas drejtueseve te policise jane kryer instruktazhe me personelin qe do te sherbeje direkt ne sheshin e trageteve. Jane shtuar kabinat e perpunimit te dokumentave si dhe jane freskuar te dhenat neper kompjutera per personat qe kerkohen nga drejtesisa ne menyre qe ata te mos perfitojne nga fluksi dhe te depertojne ne brendesi.Per kete qellim eshte rene dakort me palen italiane qe ata nga ana e tyre nje dite me pare te nisin listen e pasagjereve duke i dhene mundesi policise sone qe te beje verifikimin e pasagjereve sipas listave te saj.



    balkanweb
    #VamosArgentina

  13. #33
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga Shekulli

    Turizmi, shqiptarėt braktisin plazhet e vendit

    Shqipėria turistike jo vetėm qė nuk po tėrheq dot turistė tė huaj, por edhe kėrkesat nė rritje pėr pushime tė vendasve nuk po arrijnė qė tė plotėsohen. Ēmimet e larta, kufizimet nė rritje tė energjisė si edhe pastėrtia e plazheve qė lė shumė pėr tė dėshiruar, mbeten disa nga faktorėt qė po largojnė pushuesit nga brigjet shqiptare. Kufizimet e energjisė nė bregdet shkojnė nė 5 deri nė 6 orė nė Durrės dhe Vlorė ndėrsa nė Sarandė kufizimet janė mė tė pakta, vetėm njė orė nė ditė.

    Nė njė kohė qė nė Shqipėri dihet varėsia e ngushtė e ujit me energjinė, njė situatė e tillė ka sjellė vėshtirėsi tė mėdha edhe nė furnizimin me ujė. Biznese tė ndryshme tė fushės sė hotelerisė dhe turizmit janė duke u pėrballur me kosto shtesė, qė vijnė nga pėrdorimi i rritur i kondicionerėve. Por edhe gjeneratorėt duket se nuk janė zgjidhja e duhur. Nė kushtet kur temperaturat janė tepėr tė larta, pushimet tashmė pėr njė pjesė tė mirė tė popullatės nuk mund tė mendohen mė pa ajėr tė kondicionuar dhe me dushe me orare sipas dėshirės sė energjisė. Kjo ka bėrė qė njė pjesė e mirė e pushuesve tė mendojnė si alternativė mė tė mirė vendet fqinjė, qė paraqesin ēmime konkuruese por nė radhė tė parė ato nuk kanė probleme tė furnizimit me energji apo tė furnizimit me ujė. Destinacionet kryesore mbeten Mali i Zi, Maqedonia, Turqia dhe Kroacia, vende nė tė cilat edhe qarkullimi i qytetarėve ėshtė I lirė dhe me pak burokraci pėr viza apo leje kalimi. Ndėrsa destinacionet e tjera mbeten pėr njė pjesė mė elitare tė pushuesve tė cilat kanė muindėsi tė marrin viza Shengen apo i zotėrojnė ato qė mė parė.

    Bien tė ardhurat nga turizmi

    Megjithėse krahasuar me eksportet, turizmi ėshtė njė burim i konsiderueshėm i furnizimit tė vendit me valutė, gjatė tre muajve tė parė tė kėtij viti kemi njė rėnie tė tė ardhurave. Sipas vlerėsimeve tė Bankės sė Shqipėrisė, eksporti i turizmit ka sjellė 170 milionė euro tė ardhura, njė shifėr 15 pėr qind mė e ulėt se ajo e njė viti mė parė. Nga ana tjetėr kemi njė rritje tė shpenzimeve tė shqiptarėve jashtė, pėr udhėtime dhe pėr turizėm. Sipas Bankės sė Shqipėrisė, rezidentėt shqiptarė kanė shpenzuar nė udhėtimet e tyre jashtė shtetit rreth 177 milionė euro, ose sa 62 pėr qind tė totalit tė dėrgesave nga emigrantėt. Tashmė ėshtė vėnė re edhe njė fenomen i ri, gjatė periudhės sė pushimve tė verės ku Shqipėria pėrdoret si vend tranzit pėr tė shkuar drejt fqinjėve sidomos nga emigrantėt.

    Duke shfrytėzuar muajt e pushimeve emigrantėt vijnė drejt familjeve tė tyre, ndėrkohė qė pushimet i kalojnė nė vendet fqinjė. Njė fenomen i tillė ėshtė vėrejtur nė rritje gjatė viteve tė fundit. Ky ėshtė edhe njė nga faktorėt kryesorė qė me rritjen e numrit tė vizitorėve qė hyjnė nė vend, kemi njė rėnie nė tė ardhura nga turizmi. Vėllimi i shpenzimeve pėr udhėtime, pėr tremujorin e parė 2007, vlerėsohet rreth 6 pėr qind mė i vogėl, krahasuar me njė vit mė parė, si pasojė e rėnies sė koeficientėve vlerėsues tė ditė-qėndrimit (27 pėr qind) pavarėsisht rritjes sė lehtė tė shpenzimeve ditore dhe numrit tė udhėtarėve (9 pėr qind). Turizmi gjatė viteve tė fundit, ka qenė njė sektorėt qė ka zėnė vendin e dytė pas remitancave, pėrsa i pėrket furnizimit tė vendit me valutė dhe njėkohėsisht mbylljes sė deficitit korrent. Tė ardhurat nga turizmi nė njė vit, janė rreth 2 herė mė ta larta se ato tė eksporteve, duke treguar se ky shėrbim mbetet ende konkurrues, nėse krahasohet me mallrat qė prodhohen nė vend.

    Rruga qė pėrshkojnė turistėt

    Sipas pikave kufitare tė hyrjes, fluksi mė i madh i vizitorėve ėshtė nė pikat kufitare tė Qafė Thanės (22.3%), Aeroporti Ndėrkombėtar "Nėnė Tereza", (18.5%), dhe pika kufitare Muriqan (15.2%). Nėse i hreferohemi vizitorėve qė kanė hyrė sipas nėnshtetėsisė, numrin mė tė madh e kanė vizitorėt e ardhur nga Evropa, 71242 persona, ose 90%; Amerika, 4 871 persona, ose 6% dhe Azia, 2 271 persona, ose 3%. Nė vizitorėt e ardhur nga Evropa, numrin mė tė madh e kanė vizitorėt e ardhur nga Maqedonia, me 15 111 persona, ose 21.2%; vizitorėt nga Kosova, me 17.2% dhe Mali i Zi, me 14.7%.

    Qafė Thanė, 7 500 pushues drejt Maqedonisė

    Qafė Thanė – Njė fluks i madh pushuesish vendas kalojnė kufirin duke i'u drejtuar plazheve tė shteteve fqinjė si Turqi, Bullgari apo edhe nė Maqedoni. Sipas evidencės zyrtare nė doganėn e Qafė Thanės vetėm kėto 24 orėt e fundit e kanė kaluar kufirin 7 500 pushues shqiptarė qė preferojnė plazhet e fqinjėve duke braktisur turizmin vendas. Radha e veturave dje nė Qafė Thanė shkonte deri nė 3 km gjatėsi. Njė familje nga Elbasani pėr ka thėnė se gjthmonė i ka bėrė pushimet nė Pogradec por kėtė vit po i bėjmė nė Maqedoni nė brigjet e liqenit tė Ohrit, sepse nuk mund tė ketė turizėm me qiri siē po ndodh tek ne me kufizime drastike madje edhe pėr qytetet turistike nuk janė kursyer nga kėto kufizime. Shumė vetura dhe autobuza kishin destinacion Turqinė. Mungesa e energjisė dhe e ujit tė pijshėm nė disa qytete turistike po i largon ēdo ditė e mė tepėr pushuesit vendas nė drejtim tė plazheve tė fqinjėve ku nuk mungon asgjė dhe ēmimet janė shumė tė arsyeshme. Edhe qyteti i Pogradecit qė vitet e tjera kishte njė numėr tė madh pushuesish vendas dhe tė huaj kėtė vit duket mė i zymtė se asnjėherė tjetėr. Nė qytet kufizimet shkojnė deri nė 4 orė ndėrsa nė fshatrat turistike nė breg tė liqenit energjia mungon deri nė 8 orė nė ditė. Shumė pronarė lokalesh luksoze dhe biznese janė tė dėshpėruar sepse po falimentojnė pėrpara kėsaj situate katastrofike siē e quajnė ata.

    Numri i vizitorėve pėr 5 mujorin

    Sipas Ministrisė sė Turizmit, numri i vizitorėve tė huaj tė hyrė nė Shqipėri pėr periudhėn janar-maj 2007 ėshtė 291.759 persona. Sipas kėtyre shifrave, kemi njė rritje prej 54 258 persona, ose 22.8% krahasuar me numrin e vizitorėve tė hyrė pėr tė njėjtėn periudhė tė vitit 2006. 76% e tyre kanė vizituar vendin pėr qėllim pushimi. Numri i vizitorėve tė huaj qė kanė hyrė nė Shqipėri pėr muajin maj 2007, ėshtė 77 577 persona. Njė pjesė e konsiderueshme e tyre janė vizitorė ditorė. Kemi njė rritje tė numrit tė vizitorėve prej (16.3%) nė muajin maj 2007, krahasuar me periudhėn respektive tė vitit 2006 dhe krahasuar me vitin 2005, kemi rritje prej 57%. Sipas mėnyrės sė udhėtimit, numri i vizitorėve qė kanė hyrė nė Shqipėri, me rrugė tokėsore ėshtė 52 875 persona (69%), e ndjekur nga vizitorėt e hyrė me rrugė ajrore 18%.

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    ISHP: Plazhet e jugut, te zhytura ne pisllek
    Sonila Isaku
    E Hene, 16 Korrik 2007

    Plazhet e Shqiperise kete sezon kane dhe me teper probleme se gjate viteve te kaluara dhe kjo sepse ne listen e zeze futen edhe emra te rinj pervec Durresit. Kete e ka vertetuar studimi me i fundit i bere nga Instituti i Shendetit Publik ne 70 pika te ndryshme te plazheve. Ky studim ka nxjerre edhe zonat qe jane me problematike per sa i perket ndotjes se bakteriale te ujit per kete periudhe plazhi. “Zonat qe kane ndotje mbi normen e lejuar eshte plazhi Zhiron, ne Durres (te Berryli), ne drejtim te Perroit te Agait, pra ne Golem, ka ndotje mbi norme. Dhe po keshtu edhe ne Vlore, te Plazhi i Vjeter dhe prane Shkolles se Marines. Kurse plazhi jugor ka probleme vetem te Perroi i Cukes ne Sarande”, pohon zv/ministri Aleksander Garuli. Zonat e ndotura kapin nje hapesire prej 150 metra dhe nuk jane te keshillueshme te frekuentohen nga pushuesit, pasi mund te shfaqen nje sere infeksionesh.

    Ndotja organike, sipas interpretimit te te dhenave organike, eshte e pranishme gjithmone aty ku ka derdhje te kanaleve te ujerave te zeza, zone e cila nuk rekomandohet per plazh. Po keshtu, studimi i ISHP-se nuk le pa permendur edhe zonat ku vihen re edhe zona me mbushje me materiale inerte. Por, ndonese, sipas te dhenave, ndotja paraqitet me e ulet se gjate viteve te kaluara, perseri ata qe ankohen nga infeksionet e marra ne plazh jane te shumte. Keshtu, vetem tek okulisti paraqiten te pakten 30 persona ne dite, te cilet kane dhimbje dhe skuqje te syve. Po keshtu, nje numer i madh personash kane shfaqur probleme edhe me lekuren, ku, sipas specialisteve, infeksionet shkaktohen nga uji i ndotur ne plazhe dhe pishina.

    Po sipas ketyre te dhenave, qe behen te ditura nga Ministria e Mjedisit, kane rezultuar te pastra plazhet e Velipojes, Shengjinit, Dhermiut dhe Himares. Kurse per sa u perket atyre me te ndoturave jane nje pjese e Durresit, Golemi, Kanali i Cukes ne Sarande dhe Plazhi i Vjeter ne Vlore, si dhe prane Shkolles se Marines. “Nje nga elementet kryesore qe maten jane koliforni dhe streptokoku. Keto rezultojne nen norme. Keshtu, ne plazhin e Velipojes jane 7-8 here nen normen e lejuar nga Organizata Boterore e Shendetesise. Ne Shengjin, rreth 10 here me mire, ne zonen tradicionale te plazhit te Durresit, nga Ura e Dajlanit deri te Plepat, rezultojne 4-5 here me mire se norma e lejuar”, pohon zv/ministri Garuli. Sipas tij, aktualisht eshte duke u punuar per nje sere projektesh per thithjen e investimeve per pastrimin e ujerave te zeza. Nga te dhenat rezulton se ka filluar puna per impiantin e perpunimit te ujerave te zeza ne Durres, me vone ne Shengjin dhe ne Vlore. Nderkohe qe brenda ketij viti do te perfundoje ngritja e nje kolektori per perpunimin e ujerave te zeza nga plazhi i Durresit deri ne Kavaje.

    Plazhet e ndotura

    Plazhi Zhiron, Durres

    Plazhi te Perroit te Agait, Golem

    Plazhi i Vjeter, Vlore

    Prane Shkolles se Marines, Vlore

    Perroi i Cukes, Sarande






    kohajone
    #VamosArgentina

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shqipėria, 17 miliardė USD nga turizmi?!


    Sipas njė vlerėsimi tė kohėve tė fundit tė revistės (ndoshta
    jo dhe aq) prestigjioze "The Economist", njė turist i huaj
    shpenzon mesatarisht nė Shqipėri mbi 17 mijė dollarė. Kjo do
    tė thotė se totali i arkėtimeve nga turizmi qė vendi parashikon
    tė presė brenda kėtij viti, arrin mbi 17 miliardė dollarė. Kjo nėse
    merret parasysh vendosmėria e qeverisė pėr tė pritur mė
    shumė se 1 milion turistė kėtė vit. Ministri i Turizmit, Kulturės,
    Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango, deklaroi para pak kohėsh se
    kėtė vit statistikat dhe parashikimet flisnin se vendin do ta
    vizitonin mė shumė se 1 milion turistė. Duke qenė se njė turist
    shpenzon mesatarisht mė shumė se 17 mijė dollarė dhe vendin
    do e vizitojnė mė shumė se 1 milion turistė, do tė thotė se
    nė fund tė kėtij viti buxheti i shtetit do tė ketė mbledhur mė
    shumė se 17 miliardė dollarė. Shifėr kjo qė tejkalon tė ardhurat
    vjetore tė Turqisė nga turizmi. Por qė njė turist tė shpenzojė
    mbi 17 mijė dollarė
    nė Shqipėri ėshtė e pamundur
    pėr vetė faktin se
    nuk ka ku t‘i shpenzojė. A
    mundet vendi tė presė 1
    milion turistė? Por
    1000000 turistė nuk do tė
    thotė domosdoshmėrish
    1 milion shtretėr. Njė milion
    turistė nuk do tė thotė
    domosdoshmėrish
    1000000 turistė nė fund tė fundit. Prej kohėsh, qeveria regjistron
    si turistė edhe vizitorėt njė-ditorė, edhe ata qė vijnė nė
    Shqipėri pėr arsye biznesi, apo emigrantėt qė kthehen 2 javė
    pėr tė takuar familjet. Nė fakt, ēdo person jo rezident qė kalon
    kufirin shqiptar, cilado qoftė arsyeja qė e sjell nė kėtė vend dhe
    koha qė ai shpenzon kėtu, konsiderohet automatikisht turist.
    Por, pėrveē turistėve fiktivė, ekzistojnė edhe ata, turistėt e
    vėrtetė. Kryesisht turistė vendas, por edhe nga trojet shqipfolėse
    tė Ballkanit. E nė fund fare edhe turistė tė huaj. A mjaftojnė
    kapacitetet mikpritėse tė Shqipėrisė pėr tė akomoduar
    qoftė edhe kėta turistė? Ndonėse qeveria ndihet e gatshme dhe
    optimiste pėr tė pėrballuar njė fluks tė hatashėm vizitorėsh,
    burime tė tjera vėrejnė se kapacitetet turistike nė vend janė tė
    mjerueshme. Nė fakt, sipas njė vlerėsimi konfidencial tė vetė
    qeverisė, nga rreth 900 objekte akomoduese private, minoranca
    e tyre ka mjaftueshėm dhoma pėr t‘i shėrbyer njė grupi turistėsh
    prej 100 vetash (apo dy autobusėsh) njėkohėsisht. Kjo
    ėshtė edhe njė nga arsyet qė turizmi shqiptar ka marrė njė pjesė
    tė vogėl tė shpenzimeve tė turistėve perėndimorė dhe lindorė
    qė kanė pushuar nė Malin e Zi dhe kanė vizituar vetėm pėr njė
    pasdite Sarandėn, Shkodrėn, maksimumi edhe Tiranėn.


    Shqip
    #VamosArgentina

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Per bes Shqiperia eshte vend i mrekullueshem !
    Vitin e ardhshem e kam ndermend te instalohem atje, aty diku afer Vlores apo Sarandes, s'ka rendesi kryesore jam aty ne trojet shqiptare se mjaft u be ne shtete te huaja...
    Veres do rrezitem aty ne plazh e dimrit do pastroja plazhin qe kur te vijne te huajt te na ken lakmi se edhe ne dijmi te mbajmi pasterti e rregull.
    Ama e urrej betonin !
    Dua nje shtepi te vogel sa per veti dhe evenuale per nje mikesh qe do ta gjeje ndoshta deri ne vitin e ardhshem.
    Dua qe edhe tjeret te perfitojne nga une e jo vetem une te perfitoje nga vendasit.
    Pra duhet pervilen manget e te punohet se te gjitha na i ka dhuruar natyra.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Turizmi Bregdetar Mbareshqiptar
    Nga angeldust nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-08-2012, 17:24
  2. Greqi, turizmi ne krize
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 12:16
  3. Turizmi seksual vazhdon tė rritet !
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 19:30
  4. Turizmi shqiptar (?)
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 01-09-2007, 08:58
  5. A rrezikohet valle turizmi ne Shqiperi nga grabitjet?!
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 06:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •