Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Post "Nje Reforme, Shume Mite"

    Shkrimin e meposhtem sapo e shkeputa nga gazeta Shekulli. Ashtu si pothuaj cdo shkrim tjeter i Cates, shkrimi i meposhtem eshte objektiv dhe pasqyron qarte realitetin 'e cuditshem' shqiptar per sa i perket arsimit ne vendin tone.


    Njė Reformė, shume Mite!

    Edmond Ēata
    16-05-2007


    Ti lexues mund tė ēuditesh pėr ē’mite bėhet fjalė dhe ē’lidhje kanė me reformėn. Por siē kanė ardhur punėt e po bėhen gjėrat, sa i takon arsimit tė lartė, mė shumė se pėr reformė mund tė flitet pėr mite. Mitet janė tė interpretuarit dhe justifikuarit e gjėrave tė ndryshme, pa u mbėshtetur nė realitete tė vėrteta. Kur vėshtron ē’bėhet me arsimin e lartė, nuk mund tė mos shohėsh se mitet jo vetėm kanė karakterizuar debatin pėr arsimin e lartė, por edhe kanė shėrbyer si justifikim dhe udhėheqje pėr ēdo hap politikė-bėrės pėr pesė elementė tė reformės: kuptimin e autonomisė si koncept e praktikė; kostumin ligjor qė i nevojitet reformės; reformėn si politikė-bėrje; rolin Qeveri-Ministri e Arsimit; dhe pozicionimin e universiteteve dhe pėrfaqėsuesve tė tyre.

    Miti 1 - Kuptimi i Autonomisė - Miti i parė, ka tė bėjė me kuptimin qė ekziston pėr autonominė institucionale tė universitetit, ndėr tė gjithė ata qė flasin pėr tė. Pėr autonominė nuk ka ngelur njeri pa folur, qė nga Kryeministri, ministri i Arsimit, krerėt e partive, rektorėt e dekanėt e universiteteve e deri tek individė apo grupe, si pedagogė, “MJAFT!”-i apo gazetarė, aq sa fjala “autonomi” ėshtė bėrė modė. Pavarėsisht nėse autonomia interpretohet mbi intuitėn personale apo terma perėndimorė, miti qė ėshtė krijuar ėshtė: “Autonomia? E dimė se ē’ėshtė!”. Kėtė e thonė politikanėt, kėtė e dėgjon edhe nga universitetet. Dhe gjullurdia vazhdon. Askush nuk ndalon tė vėrė pikat mbi “i” dhe tė pyesė nėse ajo autonomi qė ofron politika apo universitetet, ėshtė vėrtet ajo autonomi qė gėzon njė universitet perėndimor?

    Nė Perėndim, autonomi institucionale e njė universiteti, do tė thotė qė universiteti dhe vetėm ai e ka fjalėn e fundit nė vendimmarrjen pėr aspektet burokratiko-financiare, akademiko-shkencore, strukturoro-organizative tė funksionimit tė tij. Nėse kjo ėshtė autonomia e vėrtetė dhe perėndimore, atėherė si mund tė flitet pėr kuptim tė drejtė tė kėsaj autonomie nė Shqipėri, kur nė aspektin akademiko-shkencor nuk ėshtė universiteti ai qė vendos pėr politikat e pranimeve, programeve, kurrikulave, diplomave, niveleve tė shkollimit, aktivitetit akademiko-shkencor, kritereve tė rekrutimit, pagesės, ngarkesės mėsimore, titujve shkencorė, publikimeve, e sa e sa elementėve tė tjerė, por ėshtė njė Kryeministėr, njė ministėr, njė MASH me ca zyrtarucė qė vendosin? Kur nė aspektin burokratiko-financiar nuk ėshtė universiteti ai qė vendos si tė menaxhojė financat e veta, por ėshtė ministri dhe MASH qė duhet tė japin vulėn qoftė edhe pėr gjėnė mė tė vogėl? Kur nė aspektin strukturoro-organizativ nuk ėshtė universiteti ai qė vendos mbi strukturat e veta akademiko-burokratike, por kėtė gjė e bėn ministri dhe MASH? Kur marrėdhėniet brenda universitetit si institucion nė vend, tė definohen dhe rregullohen pėrmes dokumenteve tė formuluara dhe aprovuara nga vetė strukturat e universitetit, imponohen tė gatshme nga qeveria, ministri apo MASH?

    Kam lexuar prononcime nga mė tė ndryshmet, por nuk kam parė njeri ta shohė autonominė e krahasojė realitetin shqiptar me atė perėndimor mbi bazėn e kėtyre pyetjeve, jo mė nga kampi i politikės, por as edhe nga universiteti apo zėrat e tjerė. Tė gjithė duan tė sqarojnė, por tė vėsh pikat mbi “i” do tė thotė tė bėsh pyetje tė sakta, tė krahasosh! Pėr sa kohė qė tė folurit pėr reformėn do tė mbetet vetėm njė kakofoni zėrash, e udhėhequr nga intuitat individuale a kolektive, por jo pyetjet e krahasime tė sakta, tė folurit do pėrfundojė thjesht nė njė llomotitje, intuita nuk do ta kapėrcejė dot pragun e mitit, politikė-bėrja do jetė deficente dhe realiteti do mbetet po ai qė ka qenė!

    Miti 2 – Vullneti Politik - Miti i dytė, me tė cilin duhet tė pėrballet reforma, ka tė bėjė me idenė se reformimit tė arsimit tė lartė i mjafton vetėm tė pasurit e vullnetit politik. Ideja ka marrė pėrmasat e mitit nėn qeverinė “Berisha-Pollo”. Pėr paraardhėsit e tyre Nano-Memushi, tani ndoshta ka pak rėndėsi, nėse ata nuk bėnė ndonjė gjė se nuk dinin apo se nuk donin. Por, pėr njerėzit, rėndėsi kish fakti qė ata nuk treguan as vullnet intelektual, as politik, tė nevojshėm pėr njė politikė-bėrje tė suksesshme reformiste. Dyshes Berisha-Pollo do t’ju duhej t’i tregonin pra njerėzve se ishin tė ndryshėm nga Nano-Memushi: se politikisht nuk do t’ju mungonte vullneti; se intelektualisht do tė kishin referim know-how, praktikat, realitetet dhe modelin e suksesshėm perėndimor. Por nėse mund tė thuhet se dyshja Berisha-Pollo e ka kaluar klasėn nga pikėpamja e shprehjes sė vullnetit politik, nuk mund tė thuhet e njėjta gjė pėrsa i pėrket know-how dhe modelit qė i kanė atashuar kėtij vullneti. Puna ka ardhur aty sa vringėllimi i vullnetit politik, sillet si mė i rėndėsishėm se know-how qė qėndron nė bazė tė reformės. Kjo ka arsyet e veta.

    Brenda KOP-it tė Berishės, arsimi nė pėrgjithėsi dhe ai i larti nė veēanti, ka patur vėmendjen mė periferike qė bėhej. Ėshtė e vėrtetė qė ish-ministrit tė PD-sė pėr arsimin, Myqerem Tafaj, i prononcuar disa herė nė media, iu besua marrja me arsimin e lartė, por “vizioni dhe forcat” e PD-sė nisnin dhe mbaronin me tė. Kjo shpjegon, pėrse Berisha nuk e pati aspak tė vėshtirė t’ia lėshonte portofolin e MASH-it, PDR-sė. Pėrse z.Pollo pranoi karrigen e MASH-it nuk lidhet me ndonjė ekspertizė tė tij apo tė PDR-sė, pėr arsimin. Z.Pollo u vu nė krye tė MASH, jo pse i njihte problemet e arsimit, jo sepse ai dhe PDR-ja kishin pėrpunuar prej kohėsh njė ide e vizion se ku duhej tė shkonte arsimi, por nga dėshtimi pėr tė marrė portofolin e MPJ-sė dhe dėshira-ngulm pėr tė marrė njė portofol ministror.

    Ekspertiza e PDR-sė pėr arsimin, nuk shkonte mė larg se ndonjė prononcim tek-tuk nė media i ndonjė anėtari tė saj, i cili mė vonė u angazhua si zv/ministėr nė sektor, qė veē me arsimin nuk kish tė bėnte. Ky kontekst mund tė shpjegojė jo vetėm pėrse know-how mbi tė cilėn z.Pollo ka ngritur konceptin e reformės sė tij nuk ėshtė i besueshėm, por edhe pėrse projekti Berisha-Pollo pėr arsimin e lartė nuk i prek problemet e arsimit tė lartė nė njė mėnyrė tė tillė, qė tė thuash se ai sjell njė realitet krejt tė ndryshėm nga ai nėn dyshen Nano-Memushi. Nė mungesė tė mbėshtetjes tek njė know-how i vėrtetė, z.Pollo ka pėrdorur pa kursim emra nga institucione tė huaja pėr tė bindur publikun dhe zėrat kundėr, pėr besueshmėrinė e projektit tė tij. Nė mungesė tė mbėshtetjes tek njė know-how i vėrtetė, z.Pollo nuk ka lėnė moment pa theksuar faktin qė projekti i tij, politikisht i ka vullnetin dhe numrat pėr t’i dhėnė forcė ligjore: “Ju thoni ē’doni, unė do bėj ē’dua e pranoni me ose pa dėshirė kėtė!”.

    Pėrse z.Pollo thekson me tė madhe vullnetin politik, shpjegohet me nevojėn pėr tė shitur nė tregun elektoral: “E shikoni, unė bėj vepra, nuk mbetem tek llafet!”. Nuk ka nevojė tė thuhet se, kjo nevojė ėshtė pėr z.Pollo dhe PDR-nė e tij shumė mė e madhe se pėr z. Berisha, duke marrė parasysh peshėn e tyre elektorale. Por, ē’drejtim do tė marrė reforma nė arsimin e lartė, kjo nuk mund tė formėsohet nga nevojat elektorale tė z.Pollo. Siē e kam thėnė edhe mė parė, ēėshtja nuk mund tė shtrohet nėse Berisha-Pollo kanė apo jo numrat pėr tė kaluar projektin e tyre. Ēėshtja qė shtrohet ėshtė sa projekti i tyre i hap horizonte zhvillimit e konsolidimit tė universiteteve shqiptare, si institucione tė pavarura. Mund tė ngresh mit mbi rėndėsinė e vullnetit politik. Por vullneti politik humbet rėndėsinė kur i atashohet pseudo-dijes. Ajo qė mund tė garantojė vullneti politik ėshtė vetėm nisja. Bitisjen dhe suksesin e garanton vetėm dija e saktė!

    Universiteti i Nebraskas, SHBA

    -- FUND --
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 16-05-2007 mė 11:08
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu: Nevojitet reformė e thellė nė drejtėsi
    Nga Alda1 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 22:36
  2. Del nė shitje "Njė dosje pėr Kadarenė"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  3. Kushtet investuese per nismen "nje euro"
    Nga shigjeta nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-08-2006, 23:31
  4. cfare e zgjat "nje lidhje"??
    Nga simply_me nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 19:19
  5. Berisha: Reformė institucionale, jo gjueti kundėr institucionve
    Nga Blendi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2002, 23:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •