Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    29 falenderime nė 21 postime

    Bij Cobanesh neve jemi...

    ...po ne duar Rollexa kemi..

    dhe deri taulanti i balles se quksit te librazhdit me pak vite militanto m.utoiste ne sherbim te PS na benet me or dore 3000 euroshe..
    Kurse cobani Ruc nuk e ha thate.. dhe ai me sahat 3000 eurosh ne dore..

    Kulmi..




    tIrana observer

    ---

    Ēfarė markash "rrotullohen" nė kyēet e deputetėve dhe sa kushtojnė ato


    Orėt qė masin "floririn" e politikanėve






    Altin sinani
    Dorina topollaj
    Eriona ymeri

    Nėse themi se koha ėshtė flori, atėherė me ēfarė e masin kėtė flori politikanėt? Pjesa mė e madhe e tė intervistuarve nga "Tirana Observer" e masin me orėt zvicerane, "Rado" e "Rolex". Kėshtu tek "Rado" "rreshtohet" Gramoz Ruēi, Sokol Olldashi, Bashkim Fino, Ylli Pango e Blendi Klosi. Ndėrsa "Rolex" pėrdorin Pandeli Majko, Musa Ulqini, Bamir Topi e Paskal Milo. Por nė duart e politikanėve nuk mungojnė edhe marka si "Tissot", "Maurice Lacroix", "Tommy Hilfiger", "Breitling", "Montblanc", "Zenith", etj. Ndėrkohė, pjesa tjetėr e mat kohėn me celular. Kreu i PS-sė, Edi Rama, deputeti i PD-sė, Spartak Ngjela, apo dhe kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, preferojnė ta shohin orėn nė celular. Shumė prej politikanėve janė tė pasionuar pas orėve, tė tjerė nuk dinė as se ēfarė marke janė ato qė mbajnė nė dorė. Njė prej tyre ėshtė Valentina Leskaj. "S'jam e sigurt pėr markėn dhe ēmimin e orės, pasi s'jam fare tifoze e orėve", thotė ajo. Ndėrkohė “rekordin” pėr ēmimin mė tė lirė tė orės, e mban deputeti socialist, Ndriēim Hysa, me njė “Shangai” 12 mijė lekėsh tė vjetra. Mė pas e ndjek Leskaj dhe kreu i Aleancės Demokratike, Neritan Ceka. Njėri 3 mijė lekė tė rinj, e tjetri 30 dollarė. Ndėrsa orėt mė tė shtrenjta kapin ēmimin 2500 euro.
    Tė apasionuarit pas orėve
    Nga 30 politikanėt qė pyetėm, mė e apasionuara duket se ėshtė Lajla Pėrnaska. Deputetja e Partisė Republikane ėshtė njė "koleksioniste" modeste e matėseve tė kohės. Nė sirtarėt e saj, gjendjen 8 orė tė blera nė shumė vende tė ndryshme, tė cilat pėrdoren nė funksion tė veshjes sė Pėrnaskės. "Shfrytėzoj rastin nė udhėtimet e mia, tė blej atėherė kur ka skonto apo nėpėr aeroporte tek duty free shop-et dhe s'blej shtrenjtė", tregon politikania me pasion. "Tommy Hilfiger", qė mban nė dorė ka kushtuar 130 dollarė. Por, me tjetėr shifėr e mat pasionin pėr orėt, Taulant Balla, deputet i Partisė Socialiste. Ora qė ka aktualisht ėshtė e markės "MontBlanc" dhe i ka kushtuar 2 mijė euro. Ai tregon se i ndėrron shpesh orėt dhe se preferon ato elektroniket. Blendi Klosi dhe Arben Malaj, i shtohen radhės sė tė pasionuarve, konkretisht me "Rado" 2500-euroshe dhe "Zenith" po me tė njėjtin ēmim.
    Besnikėt e orėve tė vjetra
    "Nė jetė kam njė parim: Ora e vjetėr, vera e vjetėr dhe miqėsia e vjetėr ruhen", thotė pėr "Tirana Observer", Kosta Barka, ministėr i Punėve dhe Ēėshtjeve Sociale, i cili mban njė "Longines" prej 15 vitesh. Ai kujton se orėn e parė e ka vėnė nė dorė pas mbarimit tė studimeve tė larta dhe ka pasur markėn "Raketa". Ndėrsa Pal Dajēi ka njė parim tjetėr. "I qėndroj besnik orės dhe gruas", thotė ai me humor pėr orėn e tij "Breitling", tė cilėn e mban prej kohėsh. Por "besniku" mė i madh ėshtė deputeti i Partisė Socialiste, Ndriēim Hysa. Ai mban njė orė tė markės "Shangai" dhe e ka blerė qė kur ka qenė kryeagronom nė Belsh tė Elbasanit. "Mė ka kushtuar 12 mijė lekė tė vjetra, sa pėr rrogėn e dy muajve nė atė kohė. S'kam ndėrmend tė blej tjetėr", thotė Hysa. Sa pėr ndėrrimin, deputeti i LSI-sė, Pėllumb Xhufi, na thotė me shaka se do ta ndėrronte "Swatch"-in e tij, nėse "Tirana Observer" do t'i blejė njė tjetėr.

    Lista

    Alfred Moisiu, President
    Kreu i shtetit shqiptar mė shumė se njė orė tė ēmuar, ka njė kujtim tė tillė. Ora qė mban nė dorė, ėshtė njė dhuratė nga ish-kryeministri i Italisė, Berluskoni. Burime nga presidenca, na tregojnė se kėtė dhuratė kavalieri italian ia ka dhėnė Presidentit tonė, nė vitin 2002 gjatė njė takimi. Vlera e saj monetare nuk dihet, por mė i rėndėsishėm sigurisht ėshtė vlerėsimi qė njė ish-kryeministėr i bėn Presidentit tė vendit fqinj. Po sipas kėtyre burimeve, kreu i shtetit e mban orėn pikėrisht pėr kėtė vlerėsim.

    Kosta Barka, ministėr i Punės dhe Ccėshtjeve Sociale
    Marka e orės: Longines
    Dhuratė
    Koha e mbajtjes: 15 vjet
    “Tė mbash orė nuk ėshtė as luks dhe as hobi, ėshtė mėnyra mė racionale pėr tė monitoruar kohėn. Ora qė mbaj aktualisht ėshtė e markės “Longines”. Kėtė orė e mbaj prej pesėmbėdhjetė vjetėsh dhe ėshtė njė dhuratė miqėsore. Nė jetė kam njė parim: ora e vjetėr, vera e vjetėr dhe miqėsia e vjetėr ruhen. Orėn e parė e kam qė nga mbarimi i studimeve tė larta. Diku aty nga viti i katėrt i fakultetit, kam vėnė pėr herė tė parė orė. Nė mos gaboj, ora ime e parė ka qenė e markės “Raketa”. Nė tė vėrtetė, nuk mund tė them se orėt janė pasioni im dhe nuk kam ndonjė preferencė tė caktuar pėr to. Ora tashmė ėshtė bėrė pjesė e pandarė e ritualit tė ditės dhe programimit tė kohės”.

    Lajla Pernaska, deputete e Partisė Republikane
    Marka e orės: Tommy Hilfiger”
    Ēmimi: 130 dollarė
    Numri i orave: 8
    “Unė jam e apasionuar pas orėve. Mė keni prekur nė njė nga hobet e mia. Mund tė kem gjithsej nja 8 orė. Pėrgjithėsisht mundohem qė orėt tė mė pėrshtaten me veshjet qė mbaj. Jam e dhėnė mė shumė pas stilit sportiv sesa atij klasik. Orėt i blej gjithmonė vetė. Ora qė mbaj nė kėto momente nė dorė ėshtė e markės “Tom Hilfiger” dhe ka kushtuar rreth 130 dollarė. E kam blerė nė Nju Jork. Pėrgjithėsisth nė udhėtimet e mia tė shpeshta e shfrytėzoj shumė skontot qė mund tė ketė si dhe duty free shop-et”

    Lufter Xhuveli, ministėr i Mjedisit
    Marka e orės: Tissot
    Dhuratė
    “Unė mbaj orė tė tipit Tissot. Ėshtė njė dhuratė nga fėmijėt e mi pėr ditėlindje. Historikisht kam mbajtur orė tė kėsaj marke. Nuk jam shumė i apasionuar pas orėve, por pėr nga markat, jam i apasionuar pas “Tissotit”. Kėtė markė e mban edhe bashkėshortja ime madje. Orėn e parė e kam mbajtur nė moshėn 21-vjeccare. Nuk e kujtoj se ccfarė marke ka pasur, por jam i sigurt se ka qenė zviceriane”

    Ilir Dashi, politikan
    Marka e orės: Maurice Lacroix
    “Mė pėlqejnė orėt, por nuk jam ndonjė i apasionuar pas tyre. Orėt mė pėlqejnė qė tė jenė njė ndėrthurje e klasikes me modernen. Fushat tė mos jenė tė ngarkuara, me akrepa elegantė, dhe tek tuk me ndonjė mekanizėm. Pra edhe klasike edhe moderne. Ora qė mbaj tani ėshtė “Maurice Lacroix” dhe e kam blerė vetė”

    Spartak Ngjela, deputet i partisė Demokratike
    “Unė kam kohė qė nuk mbaj orė. Kam dy celularė dhe nuk mė shėrben fare ora. Mė pėrpara kam pas mbajtur por tani s’mė hyn nė punė”

    Preē Zogaj, deputet i Partisw Demokratike
    Marka e orės: Bulgari
    Dhuratė
    “Ora qė mbaj aktualisht ėshtė e markės “Bulgari”. Nuk e kam blerė vetė, por ėshtė dhuratė nga njė mik i imi i cili ma bėri me rastin e fitores nė Njėsinė numėr 4. Zakonisht mbaj orė, por s’jam i apasionuar pas tyre. Madje, ndodh qė kur mė bie bateria rri disa ditė pa e ndėrruar fare. S’jam i vėmendshėm shumė ndaj orėve”

    Ylli Pango, ministėr i Turizmit, Kultures dhe Sporteve
    Marka e orės: Rado
    “Ora qė mbaj ėshtė e tipit “Rado”. Ėshtė njė orė e thjeshtė qė s’ka kushtuar shumė. Nuk hyj tek njerėzit qė shpenzojnė shumė pėr tė matur kohėn. Mė duket se e kam blerė rreth 120 euro. E kam blerė tek njė dyqan tek “Blloku” kėtu nė Tiranė. Nuk jam shumė i dhėnė pas orėve. Edhe kjo ėshtė shumė e zakonshme”

    Majlinda Bregu, ministre e Integrimit
    Marka: Fiesta
    “Orėt i pėrshtas me veshjen dhe aktivitetet nė tė cilat marr pjesė. Nė kėtė moment qė ju po mė pyesni kam dy orė. Njėrėn s’ua tregoj (qesh). Ndėrsa tjetra ėshtė e markės “Fiesta”. Nuk ėshtė orė e shtrenjtė, ėshtė orė sportive. E kam blerė vetė dhe s’ka kushtuar shumė”.

    Pal Dajēi, deputet i Partisė Demokratike
    “Mbaj njė orė me markė “Breitling”. Nuk jam i pasionuar pas orėve. Por jam besnik. Jam besnik i orėve dhe i gruas (qesh). Kam disa kohė qė mbaj kėtė orė, nuk para i ndėrroj shpesh”

    Taulant Balla, deputet i Partisė Socialiste
    Marka e orės: “MontBlanc”
    Ēmimi: 2000 euro
    “Jam i apasionuar pas elektronikės, normalisht edhe pas orėve, marka e orės sime ėshtė “MontBlanc” dhe para kėsaj kam pasur edhe disa tė tjera. Ora qė mbaj aktualisht mė ka kushtuar 2000 euro dhe e kam blerė vetė”.

    Bashkim Fino, deputet i Partisė Socialiste
    Marka e orės: “Breitling” dhe “RADO”
    Ēmimi: 2500 euro
    Sekretari organizativ i PS-sė ka dy orė. Njėra me markėn “Breitling” dhe tjetra “RADO”. Fino mė shpesh mban orėn me markė “RADO”. Tė dyja orėt i kanė kushtuar nga 2500 euro dhe i ka blerė qė tė dyja vetė.

    Gramoz Ruēi, deputet i Partisė Socialiste
    Marka e orės: “RADO”
    Ēmimi: 2500 euro
    Ish-sekretari i PS-sė mban njė orė tė markės “RADO”, e cila i ka kushtuar 2500 euro. Ruēi e ka blerė vetė orėn nė Tiranė. Nuk ėshtė shumė i pasionuar pas tyre. Megjithatė kjo nuk ėshtė ora e parė pėr tė.

    Blendi Klosi, deputet i Partisė Socialiste
    Marka e orės: “RADO”
    Ēmimi: 2500 euro
    Klosi mban njė orė tė markės “RADO”, e cila i ka kushtuar 2500 euro dhe ai e ka blerė vetė orėn. Klosi ėshtė tepėr i apasionuar pas elektronikės, normalisht edhe pas orėve. Para kėsaj ore sekretari i Burimeve Njerėzore nė PS ka pasur edhe disa orė tė tjera.

    Arben Malaj, deputet i Partisė Socialiste
    Marka e orės: “Zenith”
    Ēmimi: 2500 euro
    Arben Malaj ėshtė tepėr i apasionuar pas orėve. Deputeti i PS tashmė i ka ndėrruar disa tė tilla. Aktualisht mban njė orė tė veēantė tė markės “Zenith”, e cila kushton 2500 euro. Malaj e ka blerė vetė kėtė orė.

    Kastriot Islami, deputet i Partisė Socialiste
    Marka e orės: “RADO”
    Ēmimi: 2500 euro
    Ashtu si pjesa mė e madhe e deputetėve tė PS edhe Islami mban njė orė tė markės “RADO”, e cila i ka kushtuar 2500 euro. Islami e ka blerė vetė orėn, por ai nuk ėshtė edhe aq a apasionuar pas orėve. Megjithėse kjo pėr tė nuk ėshtė ora e parė.

    Pandeli Majko, deputet i Partisė Socialiste
    Marka e orės: “Rolex”
    Ēmimi: 150 dollarė
    Ish-sekretari i Pėrgjithshėm i selisė rozė mban njė orė tė thjeshtė tė markės “Rolex”. Majko e ka blerė vetė orėn me njė ēmim pėr 150 euro nė Tiranė. Ish-kryeministri nuk tregon ndonjė interes tė veēantė rreth orėve.

    Musa Ulqini, deputet i Partisė Socialiste
    Marka e orės: “Rolex”
    Ēmimi: -
    “Mbaj njė orė qė kur kam qenė ministėr i Informacionit. Atė ma ka dhuruar njė shok i ngushtė, i cili ėshtė emigrant nė Greqi. Mė duket se marka e orės ėshtė “Rolex”, por nuk di tė them se sa mund tė ketė kushtuar. Nuk jam fare i apasionuar pas orėve, dhe s’kam shumė informacion pėr to”.

    Rajmonda Stefa, deputete e Partisė Socialiste
    Marka e orės: “Rolex”
    Ēmimi: -
    “Pėr momentin nuk mbaj orė fare. Mė parė kam pasur njė orė tė markės “Rolex” qė as ia mbaj mend ēmimin, tė cilės para njė muaji iu thye xhami. Tani nuk kam blerė mė dhe s’e di nėse do blej. Pėr mua, orėn e zėvendėson shumė mirė celulari”.

    Valentina Leskaj, deputete e Partisė Socialiste
    Marka e orės: “Tissot”
    Ēmimi: 3.000 lekė
    “Kam njė orė shumė tė thjeshtė, tė cilėn ma kanė dhuruar tė afėrmit. Marka e orės mė duket se ėshtė “Tissot” dhe ka kushtuar 3 mijė lekė tė reja, por nė fakt nuk jam e sigurt pėr markėn dhe ēmimin e orės, pasi nuk jam interesuar pėr tė. S’jam fare tifoze e orėve dhe aq mė tepėr as qė kam ndėrmend t’i ndėrroj”.

    Neritan Ceka, kryetar i Partisė Aleanca Demokratike
    Marka e orės "Devils"
    Ēmimi: 30 dollarė
    “Mbaj njė orė tė markės "Devils", e cila mė ka kushtuar vetėm 30 dollarė. Kėtė orė kam vite qė e mbaj, pasi e kam blerė qė nė vitin 1997. Orėn s’e kam blerė nė Shqipėri, por nė Austri, kur kam qenė nė njė vizitė nė Vjenė”.

    12. Petro Koēi deputet i PS-sė
    Marka e orės: “Tissot”
    Ēmimi: 35.000 lekė
    “Unė mbaj njė orė tė markės “Tissot”, tė cilėn e kam blerė vetė para shumė kohėsh dhe mė ka kushtuar 35 mijė lekė tė reja nė Tiranė. Kam shtatė vjet qė e mbaj kėtė orė dhe as qė kam ndėrmend ta ndėrroj”.

    13. Pėllumb Xhufi, deputet dhe zėvendėskryetar i LSI-sėMarka e orės: “Swatch”
    Ēmimi: 80 dollarė
    “Mbaj njė orė te lezetshme tė markės “Swatch”, tė cilėn e kam blerė vetė nė Roma tė Italisė qė kur kam qenė ambasador para katėr vjetėsh. Mė ka kushtuar 80 dollarė dhe do ta ndėrroj vetėm nėse mė blini ju njė tjetėr”!

    14. Ndriēim Hysa, deputet i Partisė Socialiste
    Marka e orės: “Shangai”
    Ēmimi: 1200 lekė
    “Mbaj njė orė kineze tė tė markės “Shangai”. Kėtė orė e kam blerė qė nė kohėn Enverit Hoxhės. Kėtė orė e kam blerė kur kam qenė kryeagronom nė Belsh dhe mė ka kushtuar 12 mijė lekė tė vjetra, sa rroga e dy muajve nė atė kohė. S’kam ndėrmend tė blej tjetėr”.

    15. Fatos Nano, deputet i Partisė Socialiste
    Marka e orės: “Omega” dhe “MontBlanc”
    Ēmimi: 2000 euro dhe 3000 mijė euro
    Ish-kryeministri Fatos Nano mban aktualisht dy orė. Njėra e markės “Omega” dhe tjetra “MontBlanc”. Nė mė tė shumtėn rasteve Nano mban nė dorė orėn “MontBlanc”, ndėrsa “Omegėn” rrallė. Ēmimet e tė dyjave orėve variojnė nga 2000 euro deri nė tre mijė euro.

    Paskal Milo, kryetar i Partisė Demokracia Sociale
    Marka e orės: “Rolex”
    Ēmimi: 150 euro
    Kreu i PDS-sė pėr momentin nuk mban orė. Mė parė ka pasur njė orė tė markės “Rolex”, e cila i ėshtė prishur. Milo e ka blerė vetė nė Tiranė pėr 150 euro. Milo nuk ėshtė dhe aq i pasionuar pas orėve dhe nuk kam ndėrmend tė blejė tjetėr pėr momentin.

    Edi Rama
    Kryetari i Partisė Socialiste nuk mban asnjė orė nė dorė. Rama nuk ėshtė aspak tifoz i orėve. Por nė vend tė orės kryebashkiaku i Tiranės mban dy unaza, njėra nga ato ka simbol bashkinė e Tiranės. Rama ėshtė tepėr i dhėnė pas celularėve, ndaj dhe nuk ua ndjen mungesėn orėve.

    Shaban Memia, politikan
    Marka e orės: Bulgari
    Ccmimi: 100 euro
    “Kam njė ore tė thjesht e cila quhet “Bulgari”. Kėtė ore e kam blere vete dhe ka kushtuar vetėm 100 euro. Nuk jam shumė i pasionuar pas orėve. Pėr mua nuk ka shumė rėndesi ccfarė marke ėshtė, por e rėndėsishme ėshtė qė ajo tė jete praktike”.

    Bamir Topi, deputet i PD-sė
    Marka e orės: Rolex
    Miqtė e nėnkryetarit tė PD-sė, na thonė se Topi ėshtė njė tip qė i ndryshon shpesh orėt, pasi ėshtė shumė i pasionuar pas tyre. Aktualisht ai mban njė orė Rolex. Sipas miqve tė Topit, kėtė orė deputeti i PD-sė e ka blerė vetė, por nuk e dinė se sa ka kushtuar ajo.

    Sokol Olldashi, ministėr i Transporteve dhe Telekomunikacionit
    Marka e orės: Rado
    Ministri i sapoemėruar i Transporteve, i ndryshon shpesh orėt. Sipas tė afėrmve tė tij, aktualisht Olldashi nė pėrdorim ka njė orė tė markės sė njohur “Rado”. Ata nuk dinė tė na thonė se sa ka kushtuar kjo orė, por tregojnė se Ollashi i zgjedh orėt me sqimė.

    Jemin Gjana, ministri i Bujqėsisė
    Marka e orės: RAdo
    Ccmimi: 120 dollarė
    “Nė dorė mbaj njė ore e cila kushton vetėm 120 dollarė. Ėshtė e markės sė njohur “Rado”. Nuk i kushtoj shumė vemendje kėtyr detajeve. Gjithashtu nuk ėshtė njė mjet i domosdoshėm gjatė ditės sime pasi kėtė funksion e kryen mjafte mirė tashme edhe celulari. Orėt e dorės nuk i ndryshoj shpesh”.


    ---------

  2. #2
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    teme e zgjedhur Brari.
    Po ta pasuroj

    “Nė polici ikin tė trajnuarit, vijnė individė pa arsim”
    Trazhgim Sokolaj

    Shkarkime, abuzime nė Policinė e Shtetit. Dhjetėra ish-policė janė larguar nga detyra me motivacione fiktive. Ky ėshtė termi i ashpėr i pėrdorur nė raportin e fundit tė Avokatit tė Popullit pėr ndryshimet nė policinė shqiptare. Verifikimi i shkarkimeve dhe emėrimeve nė strukturat e rendit dhe argumenteve me tė cilat janė bėrė kėto lėvizje ėshtė bėrė nga inspektorė dhe specialistė tė Avokatit tė Popullit, pas ankesave tė shumta tė mbėrritura aty nga ish-efektivė policie tė larguar nga puna. Akuza e radhės pėr shkarkimet abuzive nė polici, vjen pas kritikave tė ashpra tė raportit tė misionit tė asistencės policore evropiane nė Tiranė, PAMECA, dhe "dėnimit" nga presidenti Alfred Moisiu tė lėvizjeve qė janė bėrė kohėt e fundit nė policinė shqiptare. Alarmi qė jepet nė raportin e Avokatit tė Popullit, sinjalizon largimin nga policia tė punonjėsve me arsim tė mirėfilltė, me karrierė, specializime dhe kontribute nė radhėt e efektivave blu. Raporti i Dobjanit mbetet nė termin e emėrimit nė polici tė punonjėsve pa arsimin pėrkatės, por historia ka treguar se pas ēdo rotacioni politik, militantėt e partive qė vijnė nė pushtet, zėnė vendet e profesionistėve qė shkarkohen nga puna. Ana tjetėr e medaljes ėshtė se nė vend tė atyre qė po largohen nga policia janė emėruar individė pa arsimin pėrkatės, qė kanė si formim profesional kurse 4-mujore pėr policinė. Kritika kryesore e bėrė nga Avokati i Popullit ėshtė se pjesa mė e madhe e shkarkimeve janė bėrė me argumentin e shkurtimit tė funksionit organik, por inspektorėt e Avokatit tė Popullit kanė zbuluar se funksionet nuk janė shkurtuar realisht, madje se nė vend tė ish-policėve tė shkarkuar janė emėruar individė tė tjerė. Raporti i Avokatit tė Popullit ėshtė i detajuar dhe tregon dy anėt e problematikės.

    Avokati i Popullit ka bėrė njė rekomandim nė adresė tė drejtorit tė Pėrgjithshėm tė policisė, Ahmet Prenēi, dhe pėr dijeni tė ministrit tė Brendshėm, Bujar Nishani. Ai kėrkon qė strukturat vendimmarrėse tė zbatojnė kėrkesat e ligjit pėr lėvizjet nė polici, si nė rastin e shkarkimeve ashtu edhe pėr emėrimet, ngritjen nė detyrė apo veprime tė tjera.

    Nė rekomandim kėrkohet gjithashtu tė rishikohen emėrimet e fundit tė bėra nė polici, pasi sipas raportit nuk janė nė pėrputhje me kėrkesat e ligjit. Mė poshtė gazeta “Panorama” publikon tė plotė rekomandimin e dėrguar nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė policisė nga Avokati i Popullit.

    Zoti drejtor!
    Gjatė muajve tė fundit nė institucionin tonė kanė ardhur njė numėr i konsiderueshėm ankesash nga ish-punonjės tė Policisė sė Shtetit, tė larguar nė fund tė vitit 2006. Sipas tyre, motivacioni i largimit, “pėr shkak tė shkurtimit tė funksionit organik” ka qenė i pavėrtetė sepse nė fakt nuk janė shkurtuar funksionet ku ata kanė qenė, por nė vend tė tyre janė emėruar persona tė tjerė. Gjithashtu, ata kanė ngritur edhe problemin se gjatė kryerjes sė reformės dhe ndryshimeve strukturore nė Policinė e Shtetit, nga strukturat pėrkatėse emėruese nuk janė mbajtur parasysh kriteret profesionale, arsimi, aftėsitė, vlerėsimet e punės dhe mosha si pėr ata qė janė larguar, ashtu edhe pėr ata qė janė mbajtur e riemėruar nė polici. Meqenėse nga ish-punonjės tė policisė, efektivė tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Vlorė na erdhėn 23 ankesa pėr verifikimin e pretendimeve tė tyre njė ekip i Avokatit tė Popullit, nė datat 5-7 shkurt 2007 dhe 20-24 mars 2007 shkoi nė kėtė drejtori dhe nė komisariatet nė varėsi tė saj. Nga kėqyrja e dokumentacionit, si organigramat dhe dosjet e ankuesve dhe tė punonjėsve tė policisė pėr tė cilėt u informuan se ishin marrė apo mbajtur jashtė kritereve ligjore e profesionale, rezultoi se: I. Motivacioni i largimit, “shkurtim tė funksionit organik” pėr dhjetė punonjės policie tė rolit tė mesėm nuk ishte i vėrtetė sepse nė fakt nuk kishte shkurtim tė funksionit organik, nė strukturėn e re tė kėsaj drejtorie. Kėshtu mund tė pėrmendim ish-punonjėsit e policisė:
    1. Shpėtim Hasanaliaj, ish-specialist i kėrkimit nė Komisariatin e Policisė Vlorė. Nė momentin e largimit, kishte qenė njė funksion dhe ngelej njė nė organigramėn e re. Ky ankues ėshtė me arsim tė lartė, ka mbaruar Akademinė e Policisė, mė 1987 kishte kryer detyra tė ndryshme drejtuese nė polici, i trajnuar disa herė brenda vendit dhe me vlerėsime pune tė mira.
    2. Andon Marko, ish-specialist i luftės kundėr drogės nė Drejtorinė e Policisė Vlorė. Nė momentin e largimit tė tij, kishin qenė pesė funksione dhe ngeleshin pesė nė organigramėn e re. Ky ankues ėshtė me arsim tė lartė Akademia e Policisė, mbaruar mė 1989, kishte kryer detyra tė ndryshme drejtuese, me vlerėsime pune shumė tė mira, shpėrblyer disa herė, si dhe trajnuar disa herė jashtė dhe brenda vendit.
    3. Nikolin Begvarfi, ish-specialist i policisė sė zonės (qytet) nė Komisariatin e Policisė Vlorė. Nė momentin e largimit kishin qenė pesė funksione dhe ngeleshin pesė nė organigramėn e re. Ky ankues ėshtė me arsim tė lartė Matematikė-Fizikė, mbaruar mė 1997, ka kryer dhe Akademinė e Policisė, mbaruar mė 2001, emėruar nė polici mė 1998, kishte punuar nė detyra tė ndryshme, me vlerėsime pune tė mira.
    4. Haredin Janushaj, ish-specialist i policisė sė zonės (qytet) nė Komisariatin e Policisė Vlorė. Nė momentin e largimit kishin qenė pesė funksione dhe ngeleshin pesė nė organigramėn e re. Ky ankues ėshtė me arsim tė lartė Akademia e Policisė, emėruar fillimisht si polic nė vitin 1986 dhe pas mbarimit tė shkollės sė lartė, mė 1998 ishte titulluar oficer, kishte kryer detyra tė ndryshme, vlerėsime pune tė mira dhe ishte trajnuar disa herė jashtė dhe brenda vendit.
    5. Feriat Myrtaj, ish-specialist i policisė sė zonės (qytet). Nė momentin e largimit nė Komisariatin e Policisė Vlorė kishin qenė pesė funksione dhe ngeleshin pesė nė organigramėn e re. Ky ankues ishte emėruar si polic nė vitin 1989, kishte mbaruar Akademinė e Policisė nė vitin 2001 dhe ishte titulluar oficer, kishte kryer detyra tė ndryshme dhe kishte vlerėsime pune tė mira. Duhet tė theksojmė se nė tė njėjtėn kohė mbahen nė polici Vullnet Silaj, Arqile Gjikondi dhe Bardhosh Gjondeda me shumė shkelje disiplinore, apo ripranohem e emėrohen Fiqiri Shahllari, Fitim Veizaj, Luēie Gjergo etj.
    6. Mazar Qejvani, ish-specialist i policisė sė zonės nė rajonin e policisė tė Portit Vlorė. Nė momentin e largimit kishte qenė njė funksion dhe ngelej njė nė organigramėn e re. Ky ankues fillimisht e kishte filluar karrierėn si polic dhe nė vitin 2001 kishte pėrfunduar arsimin e lartė Akademinė e Policisė dhe ishte titulluar oficer, kishte vlerėsime pune tė mira dhe ishte trajnuar disa herė.
    7. Ilirjan Llanaj, ish-specialist i luftės kundėr drogės nė Drejtorinė e Policisė Vlorė, pėr Komisariatin e Policisė Sarandė. Nė momentin e largimit tė tij kishin qenė pesė funksione dhe ngeleshin pesė nė organigramėn e re. Ky ankues ishte me arsim tė lartė Ekonomik dhe Akademinė e Policisė kishte punuar nė detyra tė ndryshme drejtuese, kishte vlerėsime pune tė mira, ishte shpėrblyer dhe kishte bėrė disa trajnime.
    8. Fadil Veli, ish-komandant i PKK Rrips Sarandė. Nė momentin e largimit kishte qenė njė funksion dhe ngelej njė nė organigramėn e re. Ky ankues ishte me arsim tė lartė ushtarak, mbaruar nė vitin 1990, kishte punuar nė repartet e M. Mbrojtjes deri nė vitin 1994 dhe mė pas kishte kaluar nė M. R. Publik dhe kishte kryer detyra tė ndryshme, me vlerėsime pune tė mira dhe kishte kryer disa trajnime policore.
    9. Agim Ēumani, ish-kontrollor dhe pėrgjegjės turni nė PKK Rrips Sarandė. Nė momentin e largimit kishin qenė dy funksione dhe ngelej njė nė organigramėn e re. Sqarojmė se nė momentin e ardhjes sė organigramės sė re, kolegu i tij ishte larguar me kėrkesėn e vet dhe pėr rrjedhojė kishte ngelur vetėm ai. Ky ankues ishte me arsim tė lartė ushtarak, mbaruar nė vitin 1988 dhe kishte punuar nė repartet e M. Mbrojtjes deri nė vitin 1993 dhe pas kėsaj kishte kaluar nė M. R. Publik, kishte kryer detyra tė ndryshme, me vlerėsime pune tė mira dhe kishte kryer disa trajnime. Meqenėse Fadil Veliu dhe Agim Ēumani ishin zėvendėsuar nga punonjėsi i policisė Pandeli Kushta, me arsim tė lartė, Akademia e Policisė, mbaruar nė vitin 1985, me vlerėsime pune shumė tė mira, i trajnuar disa herė dhe me njė karrierė tė pasur nė strukturat e policisė kufitare, dhe nga punonjėsi i policisė Ferit Lame, me arsim tė lartė, Akademia e Policisė, mbaruar mė 2001, me vlerėsime pune tė mira, trajnuar disa herė dhe me karriere normale nė sektorin e policisė, por siē do tė theksojmė mė poshtė janė marrė njerėz pa arsim dhe pa pėrvojė. Pėr kėta tė dy vlerėsohet se lėvizja mund tė konsiderohet e ligjshme por jo largimi i tyre nga policia.
    10. Lesko Beqo, ish-kontrollor dhe pėrgjegjės nėngrupi nė Livadhja. Ishin katėr funksione nė organigramėn e vjetėr dhe ngelen dy. Sqarojmė se tė katėr ata qė ishin mė parė ishin larguar dhe dy tė riemėruarit janė sjellė nga vende tė tjera pune.
    Pra konkludojmė se janė larguar nga puna, me tė vėrtetė pa motivim e shkak ligjor 10 ankuesit e mėsipėrm.
    II. Nga verifikimi i emėrimeve dhe riemėrimeve tė fundit konstatuam se shumica e tyre ishin pa arsimin policor, me arsim civil ose ushtarak dhe vetėm disa prej tyre kishin kryer kursin 4-mujor tė policisė, qė kurrsesi nuk mund tė zėvendėsojė arsimin policor. Ēuditėrisht disa prej kėtyre, duke mos pasur arsimin, pėrvojėn dhe kualifikimin e duhur ishin emėruar edhe nė funksione drejtuese nė kėtė drejtori. Kėshtu mund tė pėrmendim:
    1. Enver Meēe, me arsim tė lartė ushtarak (ish-Shkolla e Bashkuar e Oficerėve), mbaruar nė vitin 1980 dhe deri nė vitin 1993 kishte punuar nė repartet e M. Mbrojtjes. Pas kėsaj kishte kaluar nė M. R. Publik dhe nė vitin 1997 ishte liruar. Mė 01.03.2006 ishte riemėruar nė polici shef i rendit dhe sigurisė publike nė Komisariatin e Policisė Vlorė. Kishte marrė njė masė disiplinore nė vitin 2006, nuk ka arsim policor por vetėm kurse dy-tre ditore.
    2. Ali Yzeiri, me arsim tė lartė ushtarak (ish-Shkolla e Bashkuar e Oficerėve), mbaruar nė vitin 1990 ishte emėruar nė polici nė vitin 2006 dhe nė dhjetor 2006 riemėruar shef i rajonit tė policisė nė Portin e Vlorės. Kishte bėrė dy kurse trajnimi policore nga njė muaj nė Poloni dhe nė Egjipt gjatė vitit 2006 pas emėrimit.
    3. Altin Zeka, me arsim tė lartė mėsuesi mbaruar nė vitin 1993. Nė vitin 1994 ishte titulluar oficer dhe ishte emėruar nė Komisariatin e Policisė Gjirokastėr. Nė vitin 1995 kishte filluar Akademinė e Rendit (pa shkėputje nga puna) dhe ka shlyer vetėm 6 lėndė. Mė 04.11.1997 del nė lirim pėr cenim tė figurės sė ushtarakut. Mė 29.09.2006 ėshtė ripranuar nė polici dhe emėruar shef i rajonit tė policisė Himarė. Nuk ka asnjė kualifikim policor.
    4. Fitim Veizi, me arsim tė lartė juridik mbaruar nė vitin 2004. Nė vitin 1993 ėshtė emėruar polic nė Komisariatin e Policisė Vlorė. Nė vitin 1997 ėshtė liruar si i papėrshtatshėm. Mė 18.01.2007 ėshtė ripranuar nė polici dhe ėshtė emėruar nė detyrėn specialist nė seksionin e gjurmimit teknik nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Vlorė. Nuk ka asnjė trajnim policor. Sqarojmė se ripranimi i tij nė polici ėshtė bėrė nė kundėrshtim me urdhėr-shėrbimin e drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit nr. 689/1, dt. 25.10.2006, me lėndė “Dėrgohet struktura organike dhe urdhėrshėrbimi pėr miratimin e saj”. Sipas kėtij urdhėrshėrbimi, nuk duhet tė bėhet asnjė propozim pėr pranim ose ripranim nė polici nė plotėsimin e funksioneve tė lira organike, pa u sistemuar mė parė punonjėsit qė ju shkurtohet vendi i punės. Pra nė vend qė tė sistemoheshin dhjetėra tė larguar pėr shkurtim tė funksionit organik merren dhe emėrohen nė polici persona nga jeta civile dhe pa arsimin pėrkatės.
    5. Alton Brahimi, me arsim tė lartė pėr Gjeologji-Miniera, mbaruar nė vitin 1994 dhe fakultetin e Marinės, mbaruar nė vitin 2002. Nė vitin 1993 ėshtė emėruar polic nė forcat speciale tė Renea-s. Nė vitin 1994 ėshtė titulluar oficer dhe ėshtė emėruar shef i Policisė Kriminale nė Komisariatin e Policisė Vlorė, ndėrsa nė vitin 1995 ėshtė emėruar instruktor i pėrgatitjes fizike nė Rep. 751 Vlorė. Mė 01.09.1997 del nė lirim pėr shkak tė mosparaqitjes nė detyrė. Mė 05.09.2006 ėshtė ripranuar nė polici dhe ėshtė emėruar nė detyrėn shef seksioni dhe specialist i Policisė Kriminale nė Komisariatin e Policisė Vlorė. Gjatė vitit 2006 kishte kryer kursin 4-mujor nė Akademinė e Policisė.
    6. Shahin Muhaj, me arsim tė lartė ushtarak (ish-Shkolla e Bashkuar e Oficerėve) mbaruar nė vitin 1973 dhe kishte punuar nė repartet e M. Mbrojtjes deri nė vitin 2002. Ai ishte emėruar nė polici mė 5.02.2006 nė detyrėn e komandantit tė PKK nė rajonin e Portit tė Vlorės, ndėrsa nė dhjetor 2006 ishte emėruar komandant i GOS (grup operativ i specializuar), nė sektorin e Policisė Kufitare. Ky nuk ka asnjė trajnim policor.
    7. Rezarta Bejkosala, me arsim tė lartė, dega Anglisht emėruar nė polici nė vitin 2006 nė sektorin e marrėdhėnieve me publikun, meqenėse u shkurtua funksioni, nė dhjetor 2006 ishte riemėruar kontrollore dhe pėrgjegjėse turni nė PKK nė Portin e Vlorės. Nuk ka asnjė trajnim policor.
    8. Pėrparim Malaj, me arsim tė lartė Inxhinieri Minierash ėshtė rimarrė nė polici mė 05.05.2006 dhe emėruar specialist i Policisė Rrugore nė Komisariatin e Policisė Vlorė. Nuk kishte kryer asnjė trajnim policor.
    9. Vladimir Sadikaj, me arsim tė lartė dega veterinari, ėshtė emėruar nė polici nė vitin 2006 dhe gjatė kėtij viti ka kryer njė kurs 4-mujor nė Akademinė e Policisė, ishte emėruar shef i luftės kundėr drogės nė Drejtorinė e Policisė Vlorė.
    10. Ilir Nuraj, me arsim tė lartė dega Zooteknik, emėruar nė polici nė vitin 1993, nė vitin 1997 ishte larguar me kėrkesėn e tij, rimarrė mė 18.02.2006 dhe gjatė kėtij viti kishte kryer njė kurs 4-mujor nė Akademinė e Policisė, ishte emėruar shef i rendit dhe sigurisė publike nė Drejtorinė e Policisė Vlorė. Nė vitin 2007 kishte marrė njė masė disiplinore.
    11. Vullnet Silaj, me arsim tė lartė Akademia e Policisė, mbaruar nė vitin 2001, kishte qenė punonjės policie dhe nė dhjetor 2006 ishte emėruar nė detyrėn e specialistit tė policisė zonės nė Komisariatin e Policisė Vlorė, pas largimit tė disa tė tjerėve tė pėrmendur mė sipėr. Nga studimi i dosjes sė tij rezultoi se ai ishte ndėshkuar me disa masa disiplinore, mė 29.03.2006 ishte propozuar pėr t’u emėruar nė njė detyrė tjetėr pėr pune jo tė mirė, mė 23.08.2006 ėshtė ndėshkuar me masė disiplinore “vėrejtje me paralajmėrim” pėr moskryerje tė detyrės dhe pėrsėri nė shtator 2006 ishte ndėshkuar me po tė njėjtėn masė disiplinore “vėrejtje me paralajmėrim”. Megjithė kėto masa disiplinore tė marra radhė dhe tė pashlyera ai mbahet nė polici dhe riemėrohet.
    12. Arqile Gjikondi, me arsim tė lartė Akademia e Policisė, riemėruar nė dhjetor 2006 nė detyrėn komandant i ruajtjes sė objekteve nė Komisariatin e Policisė Vlorė. Nga studimi i dosjes sė tij rezultoi se ai ishte ndėshkuar me disa masa disiplinore si, mė 04.05.2006 “vėrejtje me paralajmėrim” pėr mungesė korrektesė nė kryerjen e detyrės, mė 23.08.2006 “vėrejtje me paralajmėrim” pėr mungese korrektese nė kryerjen e detyrės dhe nė shtator 2006 “vėrejtje me paralajmėrim” pėr mungese korrektese nė kryerjen e detyrės. Megjithė kėto masa disiplinore tė marra radhė dhe pa u shlyer asnjėra ai mbahet dhe riemėrohet nė polici.
    13. Bardhosh Gjondeda, me arsim tė lartė ushtarak, nė vitin 2006 ka kryer njė kurs katėrmujor nė Akademinė e Policisė, ishte emėruar nė detyrėn komandant grupi nė repartin e rendit. Nga studimi i dosjes sė tij rezultoi se ai ishte ndėshkuar me dy masa disiplinore si, mė 23.08.2006 “vėrejtje me paralajmėrim” pėr mungese korrektese nė kryerjen e detyrės dhe nė shtator 2006 “vėrejtje me paralajmėrim” pėr mungesė korrektese nė kryerjen e detyrės. Megjithė masat disiplinore tė marra radhė dhe pa u shlyer asnjėra ai mbahet dhe riemėrohet nė polici.
    14. Fiqiri Shahllari, me arsim tė lartė ushtarak, nė vitin 2006 ka kryer njė kurs katėrmujor nė Akademinė e Policisė dhe ishte emėruar nė detyrėn e specialistit nė Policinė e Rendit.
    15. Luēie Gjergo ishte emėruar punonjėse policie nė rolin bazė mė 15.02.2006. Emėrimi i saj ishte bėrė jashtė kritereve ligjore, sepse nuk kishte arsimin policor dhe moshėn deri nė 30 vjeē, ajo ishte me profesion parukiere dhe me moshė 41 vjeēe nė kohėn e emėrimit. III. Pėr dy punonjės policie konstatuam se ndonėse ishin larguar me kėrkesėn e tyre, ata pretendonin se shkak pėr bėrjen e kėrkesės ishin bėrė transferimet nė mėnyrė tė padrejtė. Kėtu mund tė pėrmendim:
    1. Ardi Veliu, ish-shefi i rendit dhe i sigurisė publike nė Drejtorinė e Policisė Vlorė, i cili ishte me arsim tė lartė ushtarak, Akademinė e Forcave Tokėsore, mbaruar nė vitin 1993 dhe Akademinė e Policisė, mbaruar nė vitin 1998 nė Turqi, kishte kryer disa kurse trajnimi dhe kishte njė karrierė tė mirė policore, me vlerėsime shumė tė mira pune. Meqenėse nė vitin 2006 ishte transferuar nė Komisariatin e Policisė Tropojė dhe nė njė detyrė tė ulėt, ai bėri kėrkesė pėr t’u larguar. Nė vend tė tij ėshtė emėruar Ilir Nuraj me arsim zooteknik e kurs policie 4- mujor.
    2. Vladimir Peēi, ishte me arsim policor dhe kishte punuar 30 vjet nė polici nė detyra tė ndryshme. Nė vitin 2006 ishte transferuar nė Komisariatin e Policisė Tropojė nė detyrėn e komandantit tė ruajtjes sė objekteve. Pasi punoi pėr rreth njė vit nė Tropojė dhe ndėrkohė nuk e rikthyen nė Sarandė, ai bėri kėrkesė pėr t’u larguar. Dosjen e tij nuk e pamė sepse e kishte nė Tropojė.IV. Tė larguarit nga policia trajtoheshin me pagesė kalimtare, tė cilėn e kishin marrė disa muaj me vonesė, por disa prej tyre pretendonin se nuk ju ishin dhėnė dy pagat mujore qė nė bazė tė ligjit duhet t’i kishin marrė menjėherė pas largimit. Pėr kėtė problem mund tė pėrmendim:
    1. Ferjat Myrtaj, ish-efektiv nė Komisariatin e Policisė Vlorė.
    2. Minella Balliu, ish-efektiv nė Komisariatin e Policisė Vlorė.
    3. Haredin Janushaj, ish-efektiv nė Komisariatin e Policisė Vlorė.
    4. Nikolin Begvarfaj, ish-efektiv nė Komisariatin e Policisė Vlorė.
    V. Nga hetimi i ankesave pėr largimet nga puna nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Vlorė nė tė cilėn janė larguar 152 punonjės, si dhe i disa ankesave tė ish-punonjėsve tė policisė nė Drejtoritė Qendrore tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė dhe nė disa drejtori qarqesh si, nė Fier, Durrės, Kukės etj, kemi konstatuar se largimet nga policia nė fund tė vitit 2006 janė kryer nė kuadrin e shkurtimeve tė numrit tė punonjėsve tė Ministrisė sė Brendshme dhe tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit. Kėto shkurtime janė bėrė nė bazė dhe nė zbatim tė VKM nr. 551, dt. 2.8.2006 “Pėr caktimin e numrit tė punonjėsve buxhetore pėr vitin 2006 nė ministritė dhe institucionet qendrore”. Nė vijim tė kėtij vendimi ka dalė urdhri i ministrit tė Brendshėm nr. 1442, dt. 25.8.2006 “Pėr ngritjen e grupit tė punės pėr hartimin e projektit tė ristrukturimit tė Policisė sė Shtetit”, Urdhėrshėrbimi i drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit nr. 689, dt. 25.10.2006 “Pėr strukturėn dhe pėrbėrjen organike tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut” dhe urdhėrshėrbimi i drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit nr. 689/1, dt. 25.10.2006 me lėndė “Dėrgohet struktura organike dhe urdhėrshėrbimi pėr miratimin e saj”. Gjatė procesit tė propozimeve dhe emėrimeve tė punonjėsve tė policisė, nuk ėshtė mbajtur qėndrim korrekt dhe objektiv nga strukturat emėruese pėrkatėse sepse largimet dhe riemėrimet e punonjėsve tė policisė nuk janė bėrė nė bazė tė kritereve ligjore dhe profesionale tė pėrcaktuara nė ligjin “Pėr Policinė e Shtetit” dhe nė rregulloren e personelit tė Policisė sė Shtetit. Ato janė bėrė nė kundėrshtim edhe me vetė urdhėrshėrbimin nr. 689/1, dt. 25.10.2006, nė tė cilin urdhėrohet qė nė propozimet pėr emėrim nė detyrė tė punonjėsve tė policisė tė rolit tė mesėm dhe tė lartė tė kihen parasysh kriteret e mėposhtme si; vlerėsimi i punės, vlerėsimi i personalitetit, aftėsitė fizike dhe shėndetėsore, formimi dhe kualifikimi profesional dhe grada. Kryerja e kėtyre veprimeve, nė kundėrshtim me kriteret ligjore ėshtė bėrė shkak pėr shkeljen e tė drejtave tė njė numri tė konsiderueshėm tė ish-punonjėsve tė policisė. Pėr kėtė arsye nga ana jonė do tė bėhen rekomandime individuale pėr rikthimin nė punė pėr ēdo punonjės policie tė larguar padrejtėsisht. Nė tė njėjtėn kohė duhet tė theksojmė, se ky proces i padrejtė ka sjellė si pasojė edhe uljen e nivelit profesional tė efektivit tė policisė.
    Pėr sa mė sipėr, bazuar nė nenin 63/3 tė Kushtetutės dhe nė nenin 21/b tė ligjit nr. 8454, dt. 04.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit” ju
    R E K O M A N D O J M Ė :
    1. Qė gjatė procesit tė reformės nė strukturat e Policisė sė Shtetit nga strukturat emėruese tė mbahet njė qėndrim korrekt ligjor e profesional nė riemėrimet, largimet dhe ngritjen nė detyrė tė punonjėsve tė policisė, duke pėrzgjedhur ata qė janė mė tė kualifikuarit, me arsimin pėrkatės e tė trajnuar, mė tė mirėt, mė tė aftėt dhe mė rezultativėt nė punė.
    2. T’i jepet fund praktikės abuzive, tė largimit nga policia tė punonjėsve me motivacione fiktive, siē ėshtė bėrė nė rastet e parashtruara.
    3. Tė rishikohen emėrimet e bėra kohėt e fundit nė organet e policisė dhe ata qė nuk plotėsojnė kriteret ligjore e profesionale tė largohen nga Policia e Shtetit.
    4. Pėr tė larguarit nga policia tė zbatohen tė gjitha detyrimet ligjore dhe t’ju respektohen tė drejtat e tyre si, dhėnia e pagesės kalimtare nė kohė dhe dhėnia e dy pagave tė menjėhershme.
    Pėr masat qė do tė merrni nė zbatim tė kėtij rekomandimi, lutemi qė tė na ktheni pėrgjigje brenda afatit ligjor prej 30 ditėsh tė parashikuar nė nenin 22 tė ligjit “Pėr Avokatin e Popullit”.
    Duke besuar nė mirėkuptimin tuaj,
    Avokati i Popullit
    Ermir DOBJANI



    reagimet

    PAMECA, kritika lėvizjeve nė polici
    TIRANE – Misioni asistencės policore evropiane nė Tiranė, nė njė raport tė publikuar pak ditė mė parė nė faqen zyrtare tė internetit ka bėrė kritika tė forta pėr shkarkimet dhe emėrimet nė policinė shqiptare. Sipas kritikave tė bėra nga PAMECA, policia shqiptare ndodhet para rrezikut pėr tė humbur elementėt profesionistė, pasi ata po largohen nga puna dhe nė vend tė tyre po emėrohen nė detyre persona qė nuk kanė arsimimin dhe formimin e duhur pėr tė dhėnė kontribut nė sigurimin e rendit dhe luftėn ndaj kriminalitetit. Nė Policinė Kufitare, sipas raportit tė PAMECA-s janė larguar rreth gjysma e punonjėsve tė trajnuar nga misionet ndėrkombėtare. Shkarkimi i tyre ėshtė bėrė nė emėr tė reformės nė polici tė premtuar qė nė vitin e kaluar.

    Nishani: Ikin edhe tė trajnuarit
    TIRANE – Ministri i Brendshėm, Bujar Nishani, pak ditė pasi ishte publikuar raporti i misionit PAMECA, nė njė konferencė shtypi iu pėrgjigj interesimit tė medias pėr lėvizjet nė polici. Nishani konfirmoi se do tė largoheshin nga radhėt e Policisė sė Shtetit edhe ata punonjės tė trajnuar, tė cilėt rezultonin se nuk kishin pėrmbushur detyrimet ligjore dhe etike nė detyrė. Kreu i Ministrisė sė Brendshme, gjithashtu deklaroi se efektivat e policisė, qė rezultojnė tė inkriminuar apo tė lidhur me fenomene tė ndryshme tė paligjshme do tė largohen menjėherė nga puna edhe nėse janė tė trajnuar apo tė specializuar nė fusha tė ndryshme tė policimit. Ministri nuk ka preferuar tė komentojė drejtpėrdrejt raportin e hartuar nga PAMECA, por ka thėnė se tė inkriminuarit nuk kanė vend nė polici.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata: Djali i Gramoz Ruēit, i pafajshėm
    Nga inter_forever nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-05-2005, 12:08

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •