Close
Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 285
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cka je tranue or prenga i sali veselit..

    leni shifrat te flasin e tjerat ma von i diskutojm..

    pse po trembesh pi shifrave or enverist..

    pra sipas prenges.. msusi kosovar ne kosov ne koh te titos.. e blejke televizorin me 3-4 rroga mujore..

    sipas brarit..msusi shqiptar i shqiprise se enverit.. ne se mujke me marr autorizim komiteti.. e blejke televizorin me 9 rroga mujore..

    pra po del ma i mir tito per msusin shqiptar te kosoves se enveri per msusin shqiptar te shqipris..

    e i bjen sipas llogaris.. 3 her ma i mir tito se enveri.. per te njejtin objekt.. per mesuesin shqiptar..

    kush asht kunder..me shifra le ta hjedhi posht perfundimin..

    sipas ali bubit..

    nji msus shqiptar kosov iliride.. me nji rrog te veten.. i mbajke 10 pjestar te familjes me buk..

    sipas brarit.. tiki le te me kundershtoj..

    nji msus shqipnije.. vetem me rrog te tijen.. nuk mujke me mbajt me buk as veten e jo ma dhe 3 femij tijet me gjith grue..

    nejse vazhdojme me metoden e krahasimit..

    ne cilen ore te mjesit.. cohej nji msues i kosov ilirides me marr nji kille qumesh ( tambel) me shitore..?

    nji msues i kohes se enverit cohej ne 3 te mjesit e ne 4 te mjesit duhej te ish ne shitore e mbante radh der ne 6 te mjesit e merrte as merrte nuk ish e sigurt..

    po ne kosov ilirid?

    flisni..

  2. #22
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    tito ka qen burrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrreeee ene kosovaret ti falen not ene dit.

    ne '99 kur erdhen kosovaret m'tiron shtremonin turinjt ka ushqimi ene kushtet qi skishte uj ene drita. mka thon i shoku jem qi kishte mur ca ka kta kosovaret mshpi. ishin njerez shum te edukum thote ene shum te civilizum ene kerkojshin kushte
    Ndryshuar për herë të fundit nga TikTak : 27-10-2008 më 16:10
    no glove no love

  3. #23
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Une di psh qe nje super nacionalist serb eshte gati ti shurroje varrit te Titos.

  4. #24
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga TikTak Lexo Postimin
    tito ka qen burrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrreeee ene kosovaret ti falen not ene dit.

    ne '99 kur erdhen kosovaret m'tiron shtremonin turinjt ka ushqimi ene kushtet qi skishte uj ene drita. mka thon i shoku jem qi kishte mur ca ka kta kosovaret mshpi. ishin njerez shum te edukum thote ene shum te civilizum ene kerkojshin kushte
    Mund ti thuash te njëjtat fjalë edhe njehere ne shqip?
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  5. #25
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin
    ti brari njeriu i shkolles së kumrovecit dhe mesimeve të titos,
    Ti lere Shqiperin por pasi që po fletë për ish- Jugoslalvin ti merr si shembull Sllovenin, serbin, kroacin dhe trego se sa rroga u duhej atyre për me blerë Tv e mos bë propagand Jugosllave ketu dhe pro kriminelit tito!
    Ti trego se pse shqiptarët shkonin nga kosova pper me gjet punë në Serbi, pse shiptarët shkonin nga Kosova për me gjetë punë në Slloveni kur jetonin ne shtetin e njejtë.
    pse s'paskan qenë kushtet dhe rrogat e njejta a?
    Ti keto trego sepse për përgjigje more që kerkove që fabrika e TV-es në Jugosllavi ishte ne Serbi dhe ajo u jepte punetoreve kredi per me mujtë me ble TV- dhe të cilin pastaj ata e pagonin me Kiste të medha sa që në fundë i binte dyfish.
    pastaj nuk tregove që gjerë në vitin 1075 e ketej rrallë dikush nga shqiptaret e Kosoves ka pas TV-e ose ma mirë me thanë hiq!
    pyetjen e more por une po të them që mos u merr me propagand titiste si titist që je sepse ketu e urrejmë ne titizmin dhe ATA SI TITIZMI.
    SA PËR XHEMEN QË PO E PERMEND DISA HERË MA KUJTON ATË PROVERBIN " RREJ SHUMË SE MBETET DIçKA" kestu që ti brar titisti vrasesi nëse nuk je ti at'her"ai gjendet ne shoqeri me ty.
    S'ka mu tranue krejt bota tjeter gje!
    sepse ti shkolle udebeje je dhe e tregove me kete afishimin per nostalgjin që ke per JU- që u cof dhe kurr ma nuk ngjallet!
    Jugosllavia e Titos ka qene nje shtet artificial dhe i mbajtur ne kembe nga konjukturat nderkombetare gjate kohes se Luftes se Ftohte.
    Zhvillimi i saj ka qene nje zhvillim i stimuluar vetem e vetem qe ajo te sherbente si vitrine per te shtuar lakmine e vendeve te Europes Lindore komuniste.
    Jugosllavia dhe bashke me te dhe SHBA e Europa ja arriten qellimit.
    Pas renjes se Murit te Berlinit ne vitin 1989, nisi dhe cmontimi i Jugosllavise, sepse ajo nuk perbente me asnje vlere qe ti tregohej dikujt si shembull.

    Mirepo marre praktikisht, duke u bazuar ne pyetjet e Brarit, duhet marre guximi dhe duhet thene e verteta.
    Shqiperia ka qene e ndervarur ne masen 90% nga eksportet jugosllave.
    Nga Jugosllavia eshte eksportuar gjithcka qe eshte nevojitur per ekonomine e varfer shqiptare, duke nisur nga metalet e duke perfudnuar tek pajisjet elektroshtepiake (ne fakt vetem frigoriferat e Obod te Cetinjes).

    Ne Shqiperi ka ekzistuar gjithmone nje xhelozi ndaj epersise ekonomike te Jugosllavise, sepse ne te vertete diferenca ishte shume e madhe.

    Kosova qe ishte nje nder zonat me te varfera te Jugosllavise, kishte nje nivel jetese, nivel infrastrukture etj ku e ku ne krahasim me Shqiperine.
    Duhet thene se pas viteve 1970, klasa politike shqiptare mberriti qe te perparoje nivelin ekonomik te shqiptareve dhe qe nga ajo kohe ne Kosove u kryen investime gjigante ekonomike. Ato ishin nje burim i madh zhvillimi, ndersa emigracioni ka qene me i perhapur ne zonat rurale te Kosoves e zonave te tjera te banuara me shqiptare.

    Preng ndoshta ke ardhur ne Shqiperi para viteve'90 se ju therriste "sherbimi" per t'ju treguar "perparimet" e vendit te udhehequr nga Hoxha dhe qe ju pasi hanit e pinit neper hotele e ne zona turistike, ktheheshit me pas neper Europe duke perrallisur per "cudite" e Hoxhes.

    Ndoshta nga naiviteti ose ndoshta dhe nga frika, nuk ke arritur te shohesh realitetin (ndonese kjo ka qene e dhimbshme dhe per ju) dhe sot me kembengule mbron nje epoke te cmendur.

    Me kete nuk dua te lavderoj Titon e Jugosllavine, sepse atje jetonin shqiptare te shtypur ne te gjitha drejtimet qe nga viti 1912, mirepo e verteta duhet thene ashtu sic eshte.

    Ti citon se TV prodhoheshin ne Nish, mirepo dhe ne Durres prodhoheshin TV, mirepo qe ta bleje nje te tille duhet te kishe nje leje (qe ndoshta nuk e kupton) dhe para. Nuk ekzsitonte asnje mundesi tjeter.

    Ka shume e shume gjera per te treguar por kjo kerkon kohe dhe mbi te gjitha duhet dhe deshire per ta mesuar te verteten!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2007
    Postime
    99
    ju pershendes juve te gjitheve!
    kesai radhe do mirem me Brarin.
    Brari, u mundova ti lexoja te gjitha shkrimet qe i kishe shkru... dhe disa krahesime nees shqiperije dhe jugosllavise se neofashistit, gjelatit, racistit tito. pa deshte qe te ofendoj Brahi. pa as nji te keqe, thjeshte vetem bindjet e mija per at kohe.
    ne shqiptaret ne jugosllavi jetonim nen nji presion diktatorjal kombetare. shqiptarte ne jugosllavine e titos ju kishin nenshtruar nji asimilimishum dinak qe iste rjedhoje e magjes shekullore te magjes pan sllaviste qe rrenjet i kishte ne rusi... dhe egzekutohej prej titizmit, ku edhe per ndihem kishin disa lakmiqare shqiptare qe para hundeve kishin vetem parane.
    ne te vertete keta shqiptare qe parane e kishin komb, gjuhe, trdite e shka mos tjeter.. per fat ishin te pakt. keta shqiptare ne te vertete ishin te pakt... por kesai pjese te kombit te vet (shqiptar) i sillnin vetem te zeza ne te gjiha lamite e jetes. keta shqiptare, jo vetem qe ishin lak,ues te pasurise... por edhe ishin nji lloj brumi i keq qe mund ti quaj karnibalist. masa dermuese shqiptare mbi 95% ne viset e veta ne jugosllavine titiste siq qe e pershkrova edhe ma larte ju kishin nenshtruar nji varferije te skajshme. eshte e sigurte qe ky 5% shqiptare "karnibalist benin nji jete shum te mire ku per at kohe ishte ede shum lokzoze per rajonin, ne te vertete se ky 5% kohe pas kohe edhe shkonte duke u rrite.. por edhe dhuna nder shqiptare shkonte duke u bere e pa durueshme... keshtu si mbas kesai dhune edhe ndodhen gjera te ndrashme ku sot jan edhe historike. inteligjenca shqiptare neviset e ekupuera prej jugosllavise titiste shkoi duke e marre situaten ne duart e vete. keshtu qe prej gjendjes te pa durueshme qe kishte populli i kesai ane ne jugosllavi organizoj demonstratat e para ndoshta netere bllokun e lindjes ne vitin 68. demonstratat e vitit 68. u shtypen me dhune dhe u lane me xhak prej forcave policore dhe ushtarake jugosllave. por inteligjenca shqiptare nuk ju termb forcavee unifomuera (ushtarake policore) jugosllave, por vazhdoj luften deri ne vitin 1981... pastaj ngjarjet e vitit "81" ndryshuan gjendjen ne pergjethesi. populli shqiptare ne kt treve kosove) dhe me gjere vetem mure rrugen e vet deri ne clirim.
    nji eshte mase e sigurte qe edhe titoja dhe pushteti jugosllav edhe kishte mjaft njerz te "verbuar" shqiptar q

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    burim fare nuk po te lexoj..

    komente e debate do bejme ma von.. tash do flasin shifrat ekonomike..

    pytja eshte..

    me sa rroga mujore mesuesi shqiptar i nje shkolle te kosoves ne vitet 1970-80 e blente nji televizion apo fishider a makin larese..?

    ne se sdini pyesni prinderit..

    po nji puntor elektrane apo vozites autobusi.. po nji infermiere spitali.. me sa rroga mujore e blente tv-ne a makinen larese a fishiderin.. ne kosoven e viteve 70-80 -te..

    ne shqiperi nje puntor e blente.. televizorin.. ne se ja jepte lejen komiteti.. apo drejtoria.. me rrogat e 10 muajve.. kurse nje kooperativist me rrogat e 15 muajve..

    bujrum..mos u trembni nga shifrat se shifra vec te kjarteson mendimet..

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ti brari se je shume me i afert me serbse sa me shqiptar te tregoin edhe postimet tiera ska nevoj te na argumentosh me shum ne ket tem per kriminelin tito

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    burim fare nuk po te lexoj..

    komente e debate do bejme ma von.. tash do flasin shifrat ekonomike..

    pytja eshte..

    me sa rroga mujore mesuesi shqiptar i nje shkolle te kosoves ne vitet 1970-80 e blente nji televizion apo fishider a makin larese..?

    ne se sdini pyesni prinderit..

    po nji puntor elektrane apo vozites autobusi.. po nji infermiere spitali.. me sa rroga mujore e blente tv-ne a makinen larese a fishiderin.. ne kosoven e viteve 70-80 -te..

    ne shqiperi nje puntor e blente.. televizorin.. ne se ja jepte lejen komiteti.. apo drejtoria.. me rrogat e 10 muajve.. kurse nje kooperativist me rrogat e 15 muajve..

    bujrum..mos u trembni nga shifrat se shifra vec te kjarteson mendimet..
    Mbasi po don shifra dhe ekonomi at'herë na trego^ ti neve:
    me sa rroga mësuesi serbë e blente një TV në kohën e Millosheviqit dhe me sa rroga e blente një TV në kohën e Rugovës ose të berishës?
    Lëre ti po bejmë matematik sepse edhe me matematik s'je gjekundi!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Është evidente që duke dashtë të bëhen paralelizma me qeverisjen e Enver Hoxhës në Shqipëri dhe të kriminelit dhe siç e kishte quajtë Burimix NEOFASHISTIT Tito disa duan të bëjnë atë që asnjë shqiptarë nuk do ta bënte.
    Por këta njerëz duhet kuptuar sepse vetëm idetë e tyre të djalezuara nëse përqafohen nga të tjerët do t'u sjellin atyre shpëtimin!
    Këta duke dashtë që të bëjnë sa më shumë ithtarë që do të flasin Zi e terrë në njërën anë për Shqiperinë e Enver Hoxhës dhe sa më mirë dhe butë për shtetin çetniko-partizan të Titos qëllim parësor pastaj e kanë që të thonë:
    " E shihni që ne që kemi qenë kundër Enverit dhe me Titon e kemi pas mirë ngaqë Enverin po e kritikojnë ndersa Titon jo"!
    Ky është qëllimi i këtyre njerëzve!

    Por të merremi me realitetin

    U tha më lartë që në Shqipëri pritej në radhë për " qumështin" " për mishin " e për të tjera gjëra.
    Në Kosovë s'pritej në radhë ngaqë shqiptarët s'kishin me çka ta blinin qumeshtin apo edhe MISHIn! Sipas asaj që thanë më lartë po i bje që në Shqiperi sikur të kishte me bollëk QUMESHT dhe MISH kishin se me çka ta blinin ndersa në KOsovë edhe po të kishte me bollëk s'kishin se me çka ta blinin!
    NËNA IME së paku mua dhe vëllain tim dhe motren e madhe - pas shterjes së gjirit- duke mos pas para për t'na blerë qumeshtë na ka ushqyer me UJË DHE ME SHEQER duke e trazuar këtë në po atë UJË!

    PO bëjmë edhe krahasimin e mësuesit shqipetarë në Kosovë dhe atij në Shqiperi!
    E para nuk është fare e vërtetë që me dy rroga ai mund të blente një TV sepse rrallë ndonjeri në Kosovë ka ble TV pa KREDI por megithatë duhet të bëjmë krahasime

    Mësuesi në Kosovë:

    Në Kosovë kishte dy lloj mësuesish!

    Mësues të partisë dhe mësues të popullit!
    Këta mësuesit e partisë që kryenin edhe punën e agjentëve të UDB-es merrnin dy rroga ( ndoshta për këta ka menduar BRARI) dhe të cilët nxënësve u mësonin për SHkrimtarë SERBë, Histori Serbe,për Kryengritjet Serbe kundër Turqisë etj etj. Pra çdo gjë që kishte të bënte me Jugosllavinë.
    Këta njihnin si ZOT paran, sherbertllakun dhe Titon!

    Kategoria e dytë e mësuesve ishin ata të popullit!
    Këta mësues nuk merrnin Tri Rroga për të blerë TV-en ( të Brarit) por në vend të TV-es merrnin nga 5 vjet burgë, Merrnin nga 10 vjet burgë e qe BESA ishte nga ata që i mbytshin në burgë! Këta mësues të fvetmin gabim që kishin bërë ishte: Në vendë që të beheshin mesues Jugoslalv dhe të blenin TV-en e BRARIT - ATA nxënësve u kishin mësuar NAIMIn, Migjenin, Historin e Skenderbeut, Shqiperinë, Kosovën..

    Për ata që nuk e dinë vetëm një sqarim:

    Në Kosovë gjerë në vitin 1970 nga Titoja ka qenë e ndaluar të mësohet Naimi, Samiu, Migjeni! Mësuesit që e kanë bërë këtë gjë s'kanë blerë TELEVIZOR por e kanë marrë si dhuratë një QELI BURGU për 10 VITE!
    Nën Titon ka qenë vështirë të jesh mësues ngaqë: o është dashtë të jesh i xhveshur totalisht Kombetarishtë o të ushtrosh detyren tënde me nderë dhe në sherbim të popullit por duke rrezikuar kokën!
    Edhe Diçka

    Gjerë në vitin 1967 Jugosllavia ka qenë e izoluar! Gjerë këtë vit, TV-e kishin vetëm udhëheqesit e Komitetit dhe Shefat e UDB-es.
    Gjatë viteve të 70-ta, Pushteti i Titos u kujtua që do të ishte mirë që shqiptarëve tu jepte TV-e të shumta me KREDI ngaqë e kuptuan që Ai do të sherbente më së mirti për të bë PROPAGAND Jugosllave!
    Dua të themë që, edhe pse jepeshin TV-e me kredi me qindra mijera familje shqiptare s'kanë pas mundesi të kenë një TV-e!
    E, qe besa edhe sot ka aKOMA Familje Shqiptare në kOSOVË QË S'KANË TV e në mesin e tyre edhe mësues!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Preng Sherri : 28-10-2008 më 07:30

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit!



    Ndjekjet, burgosjet dhe persekutimi i shqiptarëve nga regjimi i Titos,

    gjatë viteve 1948 – 1968



    - Këtu mund të vizitoni faqen “Goli Otok”

    - Foto: nga burgu famekeq ne Goli Otok

    - Foto: “Burgu në Stara Gradishk” + 1

    - Foto: “Burgu në Lepogllavë”



    Shkruan: Sheradin BERISHA / 02. 05. 2008



    * * *



    Në qershor të vitit 1948, pas acarimit të raporteve politike në mes të Beogradit dhe Moskës, PK e Jugosllavisë u përjashtua nga organizata e partive të shteteve komuniste ”Informbyro” dhe me këtë rast prishen marrëdhëniet e BRSS dhe aleatëve të saj, me Jugosllavinë e AVNOJ-it. Në këtë situatë Shqipëria mbajti anën e organizatës: informbyro, dhe mbetja e saj në pozitat pro-sovjetike bëri që t´i prish marrëdhëniet e “mira”që kishte me RFPJ-në nga viti 1945.



    Ndonëse gjatë periudhës 1945-1948 pozita e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset tjeta etnike ishte e keqe, prishja e marrëdhënieve Jugosllavi-Shqipëri, vetëm sa e ka nxitur edhe më shumë përkeqësimin e pozitës së tyre. Regjimi jugosllavë i drejtuar nga binomi Tito - Rankoviq, duke e shfrytëzuar këtë situatë, riaktualizoi projektet antishqiptare të Vasa Çubrilloviçit (të marsit 1937 dhe fillimnëntorit 1944) për asgjësimin, asimilimin apo shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.



    Kjo politikë antishqiptare shetërore që kishte nisur akoma pa përfunduar mirë lufta e dytë botërore (1944), në këtë periudhë mori përmasa të reja gjenocidale. Vetëm në vitin 1948 regjimi komunist, arrestoi dhe nxori përpara gjyqit 306 shqiptarë, të akuzuar për vepra penale kundër shtetit. (1)



    * * *



    Pasi që Shqipëria u përcaktua për ”informbyronë”, regjimi i Tito-Rankoviqit të gjitha kuadrot shqiptare në Kosovë, që konsideroheshin si armiqë të Jugosllavisë, i cilësonte si ”informbyroistë”. OZNA-a / UDB-a famëkeqe përmes bashkëpunëtorëve të saj shqipfolës, me kohë kishte krijuar një dosje të veçantë, duke i vënë në syrin e përgjimit rreth 120 000 shqiptarë.



    Një dosje të tillë UDB-a kishte hapur edhe për Xheladin Shyqyri Hanën, luftëtarin e orëve të para kundër nazifashizmit, ish-anëtarin e KNÇK-së, njëri nga bashkëautorët e hartimit të dokumenteve bazë të Konferencës së Bujanit dhe së fundi drejtor i gazetës “Rilindja”. Atdhetari Xheladin Hana, u arrestua në mënyrë sekrete, kinse po dërgohej me shërbim diku, ndërsa brenda mureve të OZN-së/UDB-së i bëhej presion që të tradhëtonte bashkëveprimtarët e tij të idealit. (2) Mirëpo Xheladini nuk u gjunjëzua për anjë moment para presioneve dhe torturave çnjerëzore të kriminelëve udbash. Meqë Xheladini i qëndroi torturave mizore, xhelatët e Tito-Rankoviqit, më 15.12.1948 ia shuan jetën mizorisht.



    Më 15 prill 1949 arrestohet nënkryetari i qeverisë së Maqedonisë Nexhat Agolli nga Dibra e Madhe dhe pas dy javësh (saktësisht në natën e 27-28 prillit 1949) mbytet nga torturat mizore të UDB-ës.



    * * *



    Ndërsa përndjkeja dhe numri i të persekutuarve shqiptarë shtohej pamëshirshëm gjithandej viseve etnike shqiptare, të mbetura padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, në maj 1949 në një ekspeditë ushtarake-policore të drejtuar nga udbashët: Çedo Topalloviç dhe Çedo Mijoviç, synohej arrestimi i Kryetarit të Frontit Popullor krahinor: Rifat Latif Berisha, nga fshati Berishë, i njohur për urtësi e qëndresë kombëtare. (3) por në atë moment nuk arritën ta kapin dot Rifatin. (Rifati ishte njëri nga organizatorët e Konferencës së Bujanit, në të cilën u zgjodh edhe nënkryetar. Nuk u pajtua kurrë me tradhëtinë që iu bë vendimeve të Konferencës së Bujanit - që pas LDB-së Kosova t´i bashkohet Shqipërisë. Për këtë edhe Rifati u vu në shënjestër të OZN-ës/UDB-së.).



    Rifat Berisha meqë nuk pranoi t´i binte në dorë regjimit gjakatar të Titos, zgjodhi qëndresën deri në vdekje. Në këtë situatë Rifatit iu bashkuan edhe bashkëluftëtarë të tjerë. Njësiti përbëhej prej gjashtë vetash krejtësisht nga djemë të familjes Berisha: vëllezërit Rifat, Mustafë e Islam Berisha, Brahim Berisha i biri i Islamit dhe Halit dhe Jahir Berisha kusherinj të parë të tyre. Ky njësitë i prirë nga Rifati, më 17 maj 1949 u gjend i rrethuar tradhtisht në fshatin Gajrak nga i zoti i shtëpisë Ismail Gajraku (ku ishte i strehuar). Në një dokument thuhet se Rifat Berisha me bashkëluftëtarët e tij “luftoi një ditë të tërë. Në orën 10 të natës, Rifati me njësitin e tij sulmuan rrethimin e trefishtë të udbashëve, por mbasi çanë dy rrethimet e parat, ra i vrarë.” Rifat Berisha gjatë kësaj beteje të përgjakshme, u vra së bashku me tre bashkëluftëtarët: Islam, Mustafë e Brahim Berishën, ndërsa Halit e Jahir Berisha, ndonëse të përgjakur, arritën të dalin nga rrethimi dhe i shpëtuan vdekjes. (4)



    Në dimrin e acartë të vitit 1950 në zonën kufitare me Shqipërinë, vritet atdhetari Sabaudin Gjura nga Shipkovica e Tetovës. (5) Një fat të tillë e pësoi edhe Isuf Torozi nga Dibra e Madhe, anëtar i Komitetit të Partisë në Dibër. Torozi u arrestua nga organet e UDB-së në vitin 1949, si njeri me pikëpamje nacionaliste, dhe e pamëshirshëm udbashët e Titos e mbytën mizorisht në tortura. Në mars të vitit 1949 ishte arrestuar dhe më pas është zhdukur pa gjurmë Cenë Shyqriu nga Gjakova.



    Në vitet e para pas përfundimi të luftës së dytë botërore, në Kosovë dhe në viset tjera etnike shqiptare nën pushtimin e Jugosllavisë, llogaritet se regjimi titist, ka likuiduar rreth 49.000 shqiptarë. Në Kosovë janë likuiduar në forma të ndryshme 28.400 shqiptarë; në viset shqiptare në Maqedoni 7 000 shqiptarë; në viset shqiptare në Mal të Zi 8300 shqiptarë; ndërsa 5000 shqiptarë të tjerë janë likuiduar nëpër viset tjera, si të marrë peng nga OZN-a gjegjësisht UDB-a. (6)



    Në këto rrethana për t´i shpëtuar përndjekjeve, burgosjeve dhe likuidimeve fizike, shumë shqiptarë janë detyruar të shpërengulen nga trojet e tyre stërgjyshore.



    * * *



    Dihet mirëfilli se, vitet 1949-1966, të cilësuar si ”koha e Rankoviqit”, ishin vitet më të rënda për popullin shqiptar, në historinë e pas luftës së dytë botërore. Gjatë kësaj periudhe Lëvizja Kombëtare shqiptare ishte e organizuar në shumë forma, si: vazhdimësia e veprimtarisë së LNDSH-së nga grupe të ndryshme me emërtime tjera, “informbyroistët“, organizimi i grupimeve nga Sigurimi shqiptarë, kundërshtimi i rekuizitave “otkupit“, kundërshtimi i asimilimit të shqiptarëve në turq dhe luftimi i marrveshjes xhentelmene Tito-Qyprili 1953 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, luftimi në forma të ndryshme i kolektivizimit etj.



    OZN-a përkatësisht UDB-a gjatë viteve 1945-1948 zhvilloi një luftë të pakompromis, për shkatërrimin e organizatës patriotike shqiptare “Lëvizja Nacional-Demokratike Shqiptare” (LNDSH) dhe të grupimeve tjera ilegale shqiptare. Dhe në vazhdën e kësaj fushate, ky shërbim persekutoi dhe burgosi mijëra shqiptarë edhe pas vitit 1948.



    - Kështu, në fillim të vitit 1949, në gjyqin e Qarkut në Prishtinë, dënohen 9 anëtarë të LNDSH-s, si: Xhavit Gafurri (djali i patriotit të shquar Nazmi Gafurri), Ahmet Malisheva, Rexhep Kurteshi, Menduh Maksuti, Enver Shala, Mehmet Pozharani, Safie Feta, Igballe Cuni dhe Karolin Fraki.



    - Po në këtë Gjykatë denohet edhe grupi i Drenicës i përbërë nga 6 anëtarë të Lëvizjes, si: Hasan Jashari-Likoci, Mehë Zeqiri, Dan Zeqiri, Qerim Rrypi, Halim Rrypi dhe Sylë Berisha. (7)



    - Gjatë vitit 1950 u denuan edhe disa grupe të LNDSH-së dhe veprimtarë tjerë që e kundërshtonin aksionin e rekuizimeve "Otkupit" dhe veprimet diskriminuese ndaj shqiptarëve në çdo lëmi të jetës.



    - Më 3 nëntor 1950 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga Kolegji i Tupit gjykues: Arif korapi, kryetar i kolegjit dhe nga gjyqtarët porotë: Ali Abdullahu dhe Ismail Xhemaili, si dhe të procesmbajtësit Abdyl Doda, pas disa seancave gjyqësore (më 19.IX.1950, 10.X.1950, 1.XI.1950 dhe 2.XI.1950) në “emër të popullit” dënohen anëtarë të organizatës “Bashkimi Shqiptar”: Konstandin Vasilaca - Skënder Skënderi, oficer i armatës shqiptare, me 15 vjet burg të rëndë; Xhemë Latë Sadriu, me 8 vjet burg të rëndë; Hajrullah Gorani, me 6 vjet burg të rëndë; Hamdi Devolli, me 8 vjet burg të rëndë; Rashit Gorani, me 8 vjet burg të tëndë; Ramë Geca, me 3 vjet burg të rëndë ; Ymer Fazliu, me 2 vjet burg të rëndë. (8)



    - Në shkurt 1950 u burgos grupi i LNDSH-s "Lidhja e Prizrenit" i formuar në gjashtëmujorin e dytë të vitit 1949. Ky proces gjyqësor mbahet në Prishtinë nën kryesimin e gjyqtarit Shukri Begiq nga Pazari i Ri. Me këtë rast denohen: Shaban Derguti dhe Mustafë Nixha me nga 20 vjet burg të rëndë, Shaban Mazreku dhe Hafez Jakupi poashtu me nga 20 vjet burg të rëndë, Bitër Dehalla, Tomë Mjeda dhe Zekë Bajraktari me nga 17 vjet burg të rëndë, Nezir Hoti me 15 vjet burg të rëndë dhe Ismet Dehiri me 3 vjet burg të rëndë.



    - Në grupin e dytë të LNDSH-së ”Lidhja e Prizrenit” denohen: Arif Hoxha me 12 vjet burg të rëndë, ndërsa me nga 3 vjet burg të rëndë denohen:Zeki Ahmeti, Isuf Dellova, Islam Fisheri, Zenel Kabashi, Gjokë Spaqi, Ibrahim Gashi, Ramiz Rexhepi dhe Shahide Kabashi, Shemsedin Gashi, Rexhep Hoti, Malush Duraku, Halim Voci , Bajram Dehiri, Mustafë Derguti, Maliq Gashi e shumë të tjerë. (9)



    - Në 6 muajt e parë të vitit 1950, për sabotim të mbledhjes së rekuizitave "Otkupit" dhe me akuzën si bashkëpunëtorë të Sigurimit shqiptar, në Prishtinë dhe Prizren dënohen: Rizan Bajram Xhoxhaj, nga Vërmica e Prizrenit, Sefer Tafil Elezkurtaj dhe Ibish Avdi Rizanaj nga fshati Zhur, Xhafer Selmani (Vërmicë), Hajdar Bytyqi (Piranë), Nazif Hoti (Krushë e Madhe - i ati i Mr.Ukshin Hotit), Hamit Nuredini, Sali Mehmeti, Haki Malushi, Xheladin Gashi, Vesel Gashi, Avdyl Kryeziu, Ali Kryeziu, Zenun Kryeziu, Mahmut Abazi, Isa Dina, Qamil Qollaku, Xhafer Idrizi, Afil Afezi, Enver Beluli, Gani, Avni e Naim Zajmi, Muhedin Hadri, Halit Qollaku, Bije Vokshi, Lutfi Spahiu dhe Arif Randobrava. (10)



    - Po atë vit në Prishtinë burgoset dhe dënohet grupi i dytë i Drenicës i përbërë prej 11 anëtarësh të LNDSH, si: Ibrahim Tahiri, Hysen Hyseni, Sylë Mulliqi, Osman Beqiri me nga 10 vjet burg të rëndë, Smajl Ferizi dhe Milazim Hyseni me nga 7 vjet burg të rëndë, Hajredin Sadiku, Nebi Nuredini dhe Fetah Bogiqi me nga 5 vjet burg të rëndë, Rashid Obria dhe Hamit Hoda me 15 vjet burg të rëndë (ky i fundit në burg u zbulua se ishte në shërbim të UDB dhe u bojkotua plotësisht nga anëtarët e LNDSH-s).



    - Asokohe u dënua edhe Hasan Rema nga Gjakova, me 17 vjet burg të rëndë (z.Rema kishte qëndruar 3 vjet i arratisur në Shqipëri dhe pastaj Sigurimi shqiptar e kapi dhe ia dorëzoi UDB-së në Kosovë!!)



    - Në vitin 1950 në Gjyqin e Qarkut në Pejë dënohet edhe grupi prej 9 vetash i LNDSH-s: Sylë Mehmeti i Rugovës, Sali Kelmendi i Ruhotit, Ali Fetahu i Veriqit, Bekë Tafili i Ruhotit, Ramë Bislimi i Nabërxhanit, Gani Kastrati i Pejës, Salih Hasani dhe Sylë Shala nga Peja, Fatmir Goranci i Gjakovës dhe Ramë Isufi i Lubeniqit... Këtë vit u dënuan edhe: Sami Peja, Ibrahim Berisha, Musa Gjuka, Faik Basha, Qazim e Enver Berisha e shumë të tjerë.



    * * *



    - Në vitin 1951 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u dënuan 11 anëtarë të LNDSH-s nga Mitrovica (të arrestuar në shtator 1950). Ky grup përbëhej nga: Bejtulla Sahiti nga Gushefci, Hajrullah Halili nga Doberlluka, Sinan Alija nga Broboniqi, Imer Ajeti nga Koshtova, Avdyl Haliti nga Rahova, Shefqet Kamberi nga Broboniqi, Zejnullah Mehmeti nga fshati Lip, Zejnel Shabani nga Mikushnica, Hajzer Ferizi nga Qabra, Zeqir Rashidi-Rashica nga fshati Studime dhe Bislim Fazliu nga Vidishiqi.



    * * *



    - Gjatë vitit 1952 në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë dënohet grupi i tretë i LNDSH-s nga Drenica, si: Qazim Zogu, Hamdi Gruda, Bajram Dervishi, Abdullah Cakiqi, Isuf Cakiqi, Jakup Biçinca, Smajl Hoxha, Shaqir Hoxha, Idriz Obrija dhe Milazim Gradica (11).



    * * *



    - Në vitet 1949-1953 në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare u dënuan më qindra vite burgim edhe shumë veprimtarë të tjerë (në grupe dhe veç e veç) si: Ramiz Osmani, Shefki Osmani, Nuhi dhe Musli Osmani, Zylfi Musliu, pastaj Hamdi Gashi, Ramadan Rexha, Raif Halimi-Cërnica, Xhemil Fluku, Mark Gashi, Ramë Sejdia, Rexhep Dajkoci, Bajram Alija, Rexhep Presheva, Ali Aliu - Presheva, Adem Elshani, Fazli Bega, Kadri Halimi (etnolog), Qamil Luzha, Rexhep Balidemaj (ushtarak nga Martinaj i Gusisë), Mulla Zekë Berdynaj, Omer Qerkezi, Rexhep Rifati, Brahim Gashi, Haxhi Sylejmani, Bajram Zuka, Xhemë Lah Gashi... e qindra të tjerë (12) dhe për ndriquar veprimtarinë e tyre kombëtare kërkohet një studim i veçantë.



    - Po në vitin 1953 burgoset dhe (sipas aktakuzes K.nr 76/53), denohet grupi i anëtarëve të LNDSH-së nga Llapi: Sabit Kapiti-profesor i Gjimnazit në Besianë (ish-Podujevë), Ibrahim Demolli, Xhafer Meta, Nexhmi Sejdiu, Fetah Babatinca, Jusuf Humolli, Shaban Zhjeqi, Shaban Shala, Nuhi Gashi dhe Isuf Ismaili. Atdhetari Shaban Shala mbytet nga torturat e UDB-së. (13)



    * * *



    - Gjatë Aksionit famkeq për mbledhjen e armëve(1955/1956),në Prizren u organizua një proces gjyqësor, kundër Njazi Malokut etj. Në fakt Procesit të Prizrenit i parapriu një proces tjetër politik (korrik 1955) i ashtuquajtur "grupi i shehëlerëve" prej 14 vetësh, të cilët qenë akuzuar për lidhje me Komitetin Shqiptar në Romë dhe për bashkëpunim me Sigurimin shqiptarë. Në këtë proces qenë përfshirë: Sheh Myhedini, sheh Rama, sheh Hasani (i cili në rrethana enigmatike vdes), Qazim Gojani, Hysen Prushi, Din Zhubi, Bekë Haxhija, Hajredin Vuçiterna, Muhedin Miftari, Dërgut Ekremi, Sinan Dërguti, Qazim Miftari etj.



    Në procesin e Prizrenit, në saje të aktakuzës së përpiluar nga prokurori Publik Radoslav Cerovçanin, të mbështetur tërësisht në montimin e "fakteve" nga UDB-a, më 12-19 korrik 1956 (në fshehtësi nga opinioni) u mbajt procesi gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Prizren, dhe me këtë rat u denuan: Njazi Maloku me 12 vjet burg të rëndë; Sedat Dida u dënua me 5 vjet burg të rëndë; Shani Hoxha me 4 vjet burg të rëndë; Demush Cahani me 5 vjet burg të rëndë; Ibrahim Moni me 3 vjet burg të rëndë; Rexhep Muhadri me 2 vjet burg të rëndë; Hasan Bajrami me 2 vjet burg të rëndë; Muhamet Emini me nga 2 vjet burg të rëndë dhe Sali Mehmeti (Meta) me 9 muaj burg të rëndë. (14)



    - Për aktivitete patriotike, kundër regjimit titist, në vitin 1955 në Tetovë dënohet mësuesi Mehmet Gega, Muharrem Jusufi dhe Abdulla Kalishta me nga 10 vjet burgtë rëndë. Në vitin 1956 me burgime të rënda dënohen disa intelektualë tjerë nga Tetova dhe Gostivari.



    * * *



    - Më 1957 denohen edhe 8 anëtarë të LNDSH-së në Prishtinë: Rexhep Latif Abdullahu, Qemal Novokazi, Shemsi Perani, Rexhep Parteshi, Ibrahim Galimuna, Islam Mumxhiu,Vehbi Ruva dhe Kadër Deva. Të gjithë këta denohen me burg në kohëzgjatje prej 2-12 vjet burg të rëndë me përjashtim të Islam Mumxhiut, i cili lirohet.



    - Po këtë vit burgoset dhe dënohet grupi i dytë 9 anëtarësh nga Prishtina: Nusret Novokazi, Rashid Krasniqi, Osman Krasniqi, Emina Krasniqi, Nikë Kajtazi, Ibrahim Binaku, Fehmi Henci, Neki Shehu dhe Mazllum Novokazi.



    - Në vazhdën e ndjekjeve të atdhetarëve të LNDSH-së, në Shkup burgoset dhe denohet grupi 14 anëtarësh nga Tetova, Gostivari, Dibra e Ohri: Raif Malaziu, Sherafedin Agai, Adnan Agai, Abaz Dukagjini, Burhan Pasholli, Abdurrahman Taravari, Remzi Pustina, Eshref Hoxha, Naxhi Purde, Abdylaziz Taravari, Mevaip Purde, Rifat Palloshi, Hadi Imami dhe Zeqir Lisi (15).



    Në vitin 1957, pas aksionit të armëve, kur u intensifikua numri i të shpërngulurve shqiptarë, Metush Krasniqi si udhëheqës i organizatës "Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë" së bashku me veprimtarët tjerë të kësaj organizate, përmes veprimeve konkrete, shpërndarjes së trakteve dhe bisedave të drejtpërdrejta me qindra familje shqiptare, arritën të ndalojnë shpërnguljen nga trojet e tyre stërgjyshore. Në fund të vitit 1958, UDB-a i bjen në gjurmë aktivitetit të ksëaj organizate dhe me këtë rast arretohet Metush Krasniqi me disa bashkëveprimtarë të vetë. Pas katër muaj hetimesh, prej 1-7 mars 1959 në Gjykatën e Qarkut në Gjilan u mbajt gjykimi i 6 anëtarëve të "Partisë Revolucionare...". Trupin gjykues e përbënin: Ratomir Patërnogiq-kryetar, Mustafa Hoxha-gjykatës, Vehbi Mehmeti, Sejfë Sherifi e Tuna Tomiqi - anëtarë, ndërsa aktakuzën e përfaqësonte Tahir Ibrani - prokuror i Gjyqit të Qarkut në Gjilan. Në bazë të "provave" të nxjerra gjatë hetuesisë dhe akuzave të prokurorit Tahir Ibrani, më 7 mars 1959, trupi gjykues i të pestëve, në "emër të popullit" dënoi: Metush Krasniqin, me 18 vet burg të rëndë; Mark Gashin e Sejdi Kryeziun me nga 10 vjet burgim të rëndë; Mehmet Nuredin Dermakun me 2 vjet burg të rëndë; Qemajl Kallabën e Mehmet Ajetin me nga një vit e gjysmë burg të rëndë. (Aktgjykimi K.nr.19/59, 7 mars 1959) (16)



    * * *



    - Më 20 shkurt 1958, Gjykata e Qarkut në Pejë, me trupin gjykues Iso Omeragiq, kryetar i Gjykatës së Rrethit në Pejë, nga gjyqtarët porotë: Pavle Armush, Mirko Spasiq e Shaqir Zogaj, dhe procesmbajtëse Stojana Vukoviq, nënpunëse e kësaj gjykate, në bazë të aktakuzës KTO nr.95/57, në “emër të popullit” i denoi: Muhamed Brovinën me 12 vjet burg të rëndë, Adem Krasniqin me 7 vjet burg të rëndë, Gjon Shtufajn me 7 vjet burg të rëndë, Besnik Kocin me 9 vjet burg të rëndë dhe Hidë Dobrunën me 5 vjet burg të rëndë. (Aktgjykimi K.nr. 149/57) ( 17)



    - Më 19 nëntor 1958 për herë të parë UDB-a e burgos atdhetarin Adem Demaçi me arsyetimin, se ka“ vepruar armiqësisht kundër rregullimit shtetëror dhe shoqëror të RFPJ-së, dhe se është angazhuar për shkëputjen e territorit të Kosovës dhe bashkimit të saj me Shqipërinë.” Aktakuza është përgatitur nga udbashët: M.Mihajlloviq, Mom(o)çillo Çanoviq, Vojisllav Mihajlloviq me dëshmitë e dëshmitarëve shqiptarë: Fahredin Gunga, Din Mehmeti, Ali Aliu, Zekereia Cana etj(18), ndërsa është realizuar nga prokurori Radovan Bullajiq dhe zëvendësprokurori Mirosllav Llazareviq. Dhe në bazë të aktakuzës PPQ nr.14/59 19.02.1959, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga trupi gjykues Dragutin Kallugjeroviq dhe gjykatësit porotë: Mehmed Kalaveshi, Riza Voca dhe Qazim Bajgora., më 17 mars 1959 u mbajt procesi gjyqësor kundër Adem Demaçit, i cili sipas nenit 117 paragrafi 1 i LP dhe sipas nenit 16, paragrafi 1 i LP, në “emër të popullit” ju shqiptua denimi në kohëzgjatje prej 5 vjetësh burgim të rëndë. (19)



    * * *



    - Në shkurt 1959, sipas aktakuzës K.nr.29/59 të datës 19.02.1959, në Gjykatën e Qarkut në Prizren gjykohen: Aziz Spahiu, Hasan Berisha, Reshat Hadri dhe Durak Pasuli. (20)



    - Në vitet 50-ta në Kosovë dhe në viset tjera etnike, vepronin edhe disa grupime ilegale politike, sipas programit të LNDSH-së, e këto ishin:



    1. “Vatra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare” (VKNDSH);

    2. “Grupi Demokratik Shqipar Kosova” (GDSHK);

    3. “Grupi Shqiptar Revolucionar i Maqedonisë” (GSHRM);

    4. “Grupi Demokrat-Indepedent Shqiptar i Kosovës” (GDISHK);

    5. Grupi - “Veteranët e Luftës Shqiptare - Rezistenca Malësore (GVLSHRM);

    6. ”Shoqëia Demokratike Shqiptare/IsmaIl Qemali/(SHDSH- "I.Q");

    7. Lidhja e Vardarit - Besa Demokratike Shqiptare (LV-BDSH) dhe

    8. Lidhja Shqiptare e Sharrit (LSHSH) (21)



    Në verën e vitit 1960 zbulohet grupi i LNDSH-s "Votra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare" i drejtuar nga Shahin Voca nga Shala e Bajgorës. Kjo organizatë u themelua me 6 gusht 1952, ku aktivitetin e vet fillimisht e zhvilloi në Gjimnazin e Mitrovicës dhe në shkollën e Stantërgut, për t´u shtri brenda një kohe në Prishtinë, Besianë (ish-Podujevë), Gjilan, Prizren, Shkup e Tetovë, Pejë, Burim (ish-Istog) etj. Brenda 8 vitesh “VK-NDSH-ja” në gjiun e vet organizoi 387 anëtarë besnik. Me rastin e zbulimit nga UDB-a arrestohen dhe dënohen 21 anëtarë, prej tyre 4 veta denohen në Gjyqin ushtarak të Zagrebit. (22)



    Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe ajo në Prizren i dënuan “ në emër të popullit” 17 anëtarë të këtij grupi si: Ragip Sadikun, Bajram Gashin, Hasan Rexhën, Bislim Fazliun, Muharrem Hysenin, Luz Pacollin, Nuhi Pretenin, Bilall Ramën, Hilmi Badallajn, Ali Isufin, Rraman Jasharin, Ramë Dibranin, Niman Shalën, Sinan Sinanin, Musli Rexhepin, Ibrahim Metajn dhe Niman Kajtazin. Ndërkaq në Zagreb më 25.02.1961 në bazë të Aktgjykimit nr.IK 21/60, gjyqi ushtarak i denon: Emin Fazliun me 8 vjet burg të rëndë, Baki Dullovin me 2 vjet e 6 muaj, Mehmet Trepçën me 2 vjet dhe Hilmi Ajvazin me 9 muaj burg të rëndë. (23)



    * * *



    Në vazhdimësinë e organizimeve politike ilegale dhe të qëndresës shqiptare përgjithësisht, në fillim të viteve të 60-ta u organizuan tre intelektualë të asaj kohe: Kadri Halimi, Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha, të cilët në vitin 1952 dhe 1954 veç kishin përjetuar vuajtjet në Goli Otok dhe në kazamatet tjera jugosllave. Këta tre atdhetarë duke e ndjerë në shpirt përditshmërinë e vuajtjeve që i bëheshin shqitparëve jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, nuk deshën të rrinin duarkryq, kështuqë në maj të vitit 1960, pas një sërë takimesh vendosën ta themelojnë një organizatë ilegale, të cilën pas shtrirjes në terren, përkohësisht (deri në mbajtjen e Konferencës së Përgjithshme) e quajtën - "Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Tojeve Shqiptare në Jugosllavi - me Shqipërinë" (KRBTSHJSH) (24)



    Kjo organizatë pas konsolidimit të radhëve të saj dhe përgatitjeve për aksione të ndryshme në janar 1961, UDB-a përmes informatorëve shqiptarë i zbulon dhe i arreston disa pjestarë të organizatës. Arrestimet e pjesëtarëve të kësaj organizate filluan më 25 janar 1961 në Gjilan, në Preshevë, në Ferizaj, në Prishtinë e në Shkup. Për t'iu shmangur arrestimeve dy drejtues të organizatës: Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha për mës shumë se dy muaj kaluan në ilegalitet, duke u strehuar në baza të shumta në fshatrat e Lipjanit, Shtimjes, Suharekës, Gjilanit, të Preshevës e të Karadakut. Mirëpo në fillim të prillit 1961 në rrethana tradhtie, Aliu Aliu dhe Ramadan Hoxha arrestohen në fshtain Maxherë të Karadakut dhe më 2 prill sillen në Burgun e Prishtinës. Nga kjo organizatë UDB-a burgosi 32 anëtarë të saj dhe qindra shqiptarë të tjerë mori në pyetje dhe i keqtrajtoi brutalisht.



    Pas kryerjes së hetimeve të të arrestuarit u dënuan në gjyqet e qarkut në Prishtinë, në Gjilan dhe në Vranjë të Serbisë. Në Prishtinë, ku gjykimi u mbajt nga 14-19.IX.1961 - kryetar i trupit gjykues qe Tahir Ibrani, ndërsa prokuror Ramo Vodopiq, mysliman nga Mali i Zi. Gjykimi u mbajt, mu ato ditë kur në Beograd zhvillonte punimet Konferenca Themeluese e shteteve të painkuadruara. Në këto gjykime u dënuan: Kadri Salimi -7 vjet e 6 muaj burg të rëndë, Ali Aliu - 8 vjet, Ramadan Hoxha- 8 vjet, ndërsa prej 1-5 vjet burg të rëndë u denuan: Hasan Dumani, Zenel Hajrizi, Beqë Heta, Hyrije Hana, sheh Tefik Mustafa, Zeqir Hajrizi, Banush Ademi, Enver Tali, mulla Nuredin Xhemajli, Sadri Imeri, Nuredin Aliu, Haki Agushi, Ali Xhelili, Amir Gashi, Mafak Ahmeti, Ramiz Ahmet-Cernica (delegat i Konferencës së Prizrenit-1945, ku kundërshtoi me ngulm ripushtimin e Kosovës nga Serbia-vërejtja ime), Ilmi Ferizi, Favzi Aliu, Selman Hasani, Ramadan Rexha (ish i burgosur-vërejtja jonë), Tefik Haxhiu, Jahi Ajeti, Hetem Ajdini, Asllan Marevci, Jetish Depca, Miftar Mustafa, Sabri Marevci, Bajram Kokolari dhe Zahir Sakipi. (25)



    * * *



    Në vitin 1963-64 Simboli i qëndresës shqiptare Adem Demaçi formoi: “Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“ (LRBSH) dhe në kuadër të saj kanë vepruar Komiteti i Prishtinës, i Pejës, dhe Komiteti i Gjakovës.



    LRBSH gjatë kësaj periudhe kishte kryer shumë aktivitetesh kombëtare, por në qershor 1964 UDB-a zbulon aktivitetin e kësaj organizate dhe fillon një fushatë të egër arrestimesh. Pas tre muaj hetimesh intenzive (nëpër duar të UDB-së kaluan mbi 500 shqiptarë) dhe mbi 80 pjestarë të LRBSH-së, në grupe të vogla u nxorën para gjyqit. Gjykimi i dytë kundër themeluesit të LRBSH Adem Demaçi dhe 11 të akuzuarve të tjerë u mbajt më 27, 28, 29 e 31 gusht dhe 1 shtator 1964 në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë. Trupi gjykues i përbërbëhej nga kryetari i gjyqit - Tahir Ibrani, gjyqtari Radomir Stojkoviq dhe porotët: Hazir Haziri, Tefik Shala dhe Nebih Qena. Ndërkaq palën e akuzës e përfaqësonte (përmes aktakuzës Kto-nr.223/64) Mirko Matoviq-prokurori publik i qarkut të Prishtinës (26)



    Në këtë gjykim maratonik në “emër të popullit” u dënuan:

    1. Adem Demaçi - student i fakultetit juridik, nga Prishtina me 15 vjet burg të rëndë,

    2. Sabit Ratkoceri (1939) - jurist i diplomuar (Lupç i Poshtëm) me 11 vjet,

    3. Hazir Shala (1934) - Profesor i shkollës normale, (Barilevë) me 13 vjet,

    4. Seladin Daci (1933) "muzicione në Radio Prishtinë" (Prishtinë) me 10 vjet,

    5. Azem Beqiri (1939) - Nënpunës i entit krahinor për mbrojtjen shëndetësore (Prishtinë) - me 10 vjet,

    6. Abdullah Lahu (1944) - nxënës i kl. së katërt të shkollës Normale, me 10 vjet,

    7. Ahmet Haxhia(1932) - farkatar nga Prishtina, me 10 vjet,

    8. Xhafer Mamuxhiku (1935) - nëpunës nga Prishtina, me 11 vjet,

    9. Dibran Bajraktari (1939) nënpunës nga PRishtina - me 13 vjet,

    10. Sabri Novosella (1943) - rrobaqepës nga Prishtina, me 9 vjet,

    11. Tefik Sahiti (1930) - infermier nga Prishtina, me 9 vjet dhe

    12. Njazi Straja (Saraxhoglliu) (1933) tregëtar nga sTambolli i lindur në Prishtinë, u dënua me 9 vjet burg.



    Ndërkaq prej 3-15 vjet burg të rëndë u dënuan edhe këta anëtarë të LRBSH-së:



    1. Adem Rukiqi - Verboc -Gllogovc,

    2. Abdyl Shala - Loxhë-Pejë,

    3. Arif Hoxha - Mitrovicë

    4. Arif Ymeri

    5. Asim Vula - Gjakovë

    6. Avni Lama - Gjakovë

    7. Bahtire Berisha - Prizren

    8. Bahtir Duraku

    9. Bedrush Çollaku - prizren

    10. Besnik Koci - Gjakovë

    11. Destan Miftari

    12. Din Spahia - Gjakovë

    13. Ejup Kastrati - Pejë

    14. Elhame Shala - prishtinë

    15. Emina Rakovica - prishtinë

    16. Enver Gerguri

    17. Enver Mehmeti

    18. Fazli Grajçevci - Tankoc

    19. Fehmi Elmazi - Gjilan

    20. Ferat Ymeri

    21. Gani Msutafa

    22. Haki Bejta

    23. Haki Gashi

    24. Hamdi Obertica - Fushë Kosovë

    25. Hilmi Rakovica - Prishtinë

    26. Hyda Dobruna - Gjakovë

    27. hysen Bukoshi - Prizren

    28. Hysen DAci Mitrovicë

    29. Ibrahim Stublla

    30. Ismet Koshutova - Mitrovicë

    31. Isuf Istrefaj

    32. Isuf Isufi - Mavriq

    33. Kadri Kusari - Gjakovë

    34. Myrteza Nura - Gjakovë

    35. Mustafë Venehari - Mitrovicë

    36. Nezir Gashi - Labjan - Pejë

    37. Nimon Podrimja - Caralluk - Istog

    38. Mejreme Berisha - Prishtinë

    39. Osman Berisha - Puzovfc

    40. Qerim Zajmi

    41. Ramadan Lahu - Gllamnik

    42. Ramadan Shala - Pejë

    43. Rashit Rusha

    44. Rexhep Elmazi - Gjilan

    45. Rexhep Shala - Loxhë, Pejë

    46. Remzi Baloku

    47. Rrustem jMorina

    48. Sabit Lahu - Gllamnik, Podujevë

    49. Sadik Latifi

    50. Sahit Sfeqla - Prishtinë

    51. Selatin Novosella - Prishtinë

    52. Selman Berisha - Progofc

    53. Sylejman Gashi

    54. Sylë Shala - Pejë

    55. Shefqet Jashari - Strofc, Vushtërri

    56. Shemsi Hoxha

    57. Shemsi Rudari

    58. Tahir Shala, Krushec-Prishtinë

    59. Teki Dervishi - Gjakovë

    60. Ukshin Shala - Loxhë - Pejë

    61. Vesel Bislimi

    62. Vesel Shala - Loxhë, Pejë

    63. Vezir Zka - Dobrajë, Prishtinë

    64. Ymer Mehmetaj

    65. Zeqir Agushi

    66. Zeqir Gërvalla - Lupçi i Poshtëm, Podujevë

    67. Zeqir Heretica - Lupçi i Poshtëm, Podujevë

    68. Zeqir Shala - Loxhë, Pejë (27)



    * * *



    Më 27 Nëntor 1968 Grupi i studentëve në krye me Osman Dumoshin i organizoi demonstrata gjithëpopullore në Prishtinë dhe në disa qytete tjera të Kosovës. Ky grup që veproi sipas programit të LRBSH-së , u arresta dhe pas katër muaj hetimesh, më 2, 3, 4 e 7 prill 1969, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u mbajtë një proces gjyqësorë kundër tyre. Në këtë proces u përfshi, trupi gjykues i përbërë nga: Nazmi Juniku – kryetar, me gjyqtarët – porotë: Beçir Shehi dhe Mehmet Sponca, si procesmbajtës ishte Hysamedin Oruçi, ndërsa Prokuror ishte Sahit Meraku i deleguar nga Peja.



    Kjo trupë gjyqtarësh – porotësh më 7 prill 1969 ”në emër të popullit” për shkak të “krimit - propaganda armiqësore nga neni 118 al. 1 e KP” këta studentë i shpalli fajtorë dhe ua shqiptoi dënimin prej 37 vjetësh burg të rëndë. Me këtë rast studentët: Osman Dumoshi, Hasan Dërmaku, Selatin Novosella dhe Adil Pireva, u dënuan me nga 5 vjet burg; Skënder Kastrati dhe Xheladin Rekaliu me nga 4 vjet burg, ndërsa Ilaz Pireva, Skënder Muçolli dhe Afrim Loxha dënohen me nga 3 vjet burg. (28)



    - Për pjesëmarrje aktive në demonstratën e Prishtinës, u denuan edhe studentët: Asllan Kastrati, me 6 muaj burg; Sylejman Kastrati me 3 muaj burg; Skënder Berisha me 2 muaj, Bedri Novosella, Sylejman Peposhi dhe Halil Qosja me nga 1 muaj; ndërsa Tefik Qitaku dhe Ramadan Ramadani (që të dy rrobaqepës) u dënuan me nga 2 muaj burg.



    - Për demonstratën e Ferizajit u denuan:Ali Mehmeti, arsimtar me 1 vit burg, Ismet Ramadani dhe Hasan Abazi (që të dy studentë) me nga 10 muaj; ndërkaq me nga 1 muaj u denuan: Beqir Qerimi, student dhe nxënësit: Sylejman Bytyqi, Hasan Muhaxheri dhe Ekrem Beqiri.



    - Për demonstratën e Gjilanit u denuan studenti: Irfan Shaqiri me 1 vjet burg, ndërsa me nga 1 muaj burg u denuan: Beqir Qerimi, student dhe nxënësit: Rexhep Mala, Fatmir Salihu, Ahmet Hoti etj



    - Ndërkaq për demonstratën e Besianës (ish-Podujevës) u denuan: Hamit Abdullahu (berber)me 1,6 muaj burg; Sabit Syla (student) me 1,4 muaj burg; Haki Sheholli me 1 vjet burg; ndërsa me nga 1 muaj burg u denuan: Hasan Sh.Shala dhe Bahri Shabani, që të dy studentë. Po me nga 1 muaj u denuan edhe mësuesit: Hasan Shala, Xhafer Ejupi, Skënder Hoxha, Shaqir Shala dhe Selatin Vokrri si dhe Nexhip Ejupi e Abdulla Nishevci, që të dy me profesion rrobaqepës.



    * * *



    Më 22 dhjetor 1968 u organizua edhe nje demonstratë në Tetovë. Për demonstratën e Tetovës, e cila e aktualizoj çështjen e përdorimit të flamurit shqiptar dhe hapjen e paraleleve të mësimit në gjuhën shqipe, u denuan 170 shqiptarë, ndërsa 54 veta u denuan me mbi 1 vjet burg, jo vetëm nga Tetova por edhe nga Shkupi, Gostivari, Struga dhe Kërçova. Vetëm në gjykatën e Tetovës dhe atë të Shkupit “për vepër penale kundër shtetit” u denuan:

    - Mehmet Myrtezani - Gega, mësues me 7 vjet burg;

    - Faik Mustafa, student me 5 vjet burg;

    - Abdylselam Selami, mësues, me 1,6 muaj burg;

    - Ramadan Sinani, student me 2 vjet;

    - Fehmi Rifati, student me 2 vjet burg;

    - Abdylmenaf Rystemi, student me 2 vjet;

    - Hysni Qemal Sherifi, arsimtar me 1,6 muaj;

    - Refki Murati, murator me 2 vjet;

    - Nexhmidin Neziri, mësues me 1,6 muaj;

    - Ibrahim Rudi, student me 3 vjet;

    - Agim Jaka, student me 2,6 muaj;

    - Hysenxhevat Kalaishta, student me 5 muaj burg;

    - Xhemil Mustafa, student me 5 muaj;

    - Arbër Xhafëri, student me 3 muaj;

    - Agim M.Xhaferi, student me 3 muaj burg e shumë të tjerë. (29)



    Asokohe, pas burgosjeve në Tetovë, pushteti shovinist maqedonas, burgosi e dënojë edhe shumë të rinjë shqiptar, që nuk ishin pjesëmarrës në demonstrateën e Tetovës. Në Shkup u denua Sejdi Kryeziu me 5 vjet burg, gjoja se ka bërë propagand armiqësore për shkëputjen e Maqedonisë perëndimore dhe bashkimin e saj me Shqipërinë, ndërsa Inajet Bariu u denua me 1 vjet, po për propagand armiqësore. Në Strug u denua Irfan Vlashi me 6 vjet burg, për diversion, Tosun Roçi me 4 vjet burg, ndërsa në Kërçovë u denuan: Syrja Qura, Sali Ramadani etj



    * * *



    Të burgosurit shqiptarë vitet më të rënda të burgut, i kaluan në burgjet e Idrizovës dhe Velesit në Maqedoni; të Nishit, në CZ të Beogradit, e të Pozharevcit... në Serbi; të Titogradit në Mal të Zi; të Bileqës, Stara Gradishkës, të Lepogllavës... dhe veçanërisht në sinonimin e ferrit të Dantes në "Goli Otok"ujdhes kjo në Adriatikun verilindor në Kroaci (30). Në këtë ujdhesë të zhveshur e me gurë të thepisur, të burgosurit shqiptarë dhe jo vetëm ata, përjetuan golgotën, ditët më të tmerrshme të jetës së tyre. Rrëfimet e shumë të burgosurve shqiptarë, që kaluan nëpër ferrin e Goli Otokut, dëshmojnë për një trajtim të egër e mizor, të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit. Qëllimi ka qenë i qartë: jo vetëm dëmtimi fizik, por edhe thyerja dhe shkatërrimi i plotë shpirtëror i çdo të burgosuri. Aty është praktikuar rrahja e të burgosurve në mes vete (të burgosurit e vjetër rrahnin deri alivanosje dhe vdekje të burgosurit e rinj që vinin në këtë kamp famkeq). Pas punëve të rënda e të mundimshme që bënin gjatë ditës, të burgosurit për çdo mbrëmje ishin të detyruar të kalonin nëpër kordonin e gjallë të të burgosurve të penduar dhe të udbashëve të çarkëdisur... Në Goli Otok, pra të burgosurit me karakter të thyer e të përbaltur (tipat më imoral) jo vetëm që “vetëqeverisnin” me krejt kampin, por bëheshin edhe xhelatë të atyre që kishin karakter njerëzorë e të pathyeshëm. Ky burg-kamp famëkeq u bë edhe varr i shumë të burgosurve, në mesin e të cilëve pati edhe shumë shqiptarë.



    .....................................



    Referencat



    1 Shaban Braha - "Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare(1844-1990) Lumi-T,Gjakovë 1991, fq.495

    2 Po aty

    3 Po aty

    4 AQSH i RPSSH, F.252/ I,1951, dos.340, M-F 393, fl.36

    5 Shaban Braha - "Gjenocidi serbomadh .....”, fq.497/498

    6 Gazeta”Besa”, Stamboll-1974-1975./Mr.Ethem Çeku:Mendimi politik i lëvizjes ilegale në Kosovë 1945-1981, Prishtinë, 2003, fq.129.

    7 Rexhep Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita" Prishtinë 1998, fq.146.

    8 Gjykata e Qarkut e KAKM-së në Prishtinë, me 3 nëntor 1950 (Aktgjykimi K.149/50)

    9 Po aty / dhe kujtime të Sh.Mazrekut, botuar në revistën "Forumi", Prishtinë 6 dhjetor 1993, f1.19.

    10 H.Susuri - "Rrëfime të Hajdar Bytyqit" - Gurra - Revistë e Vërrinit - Viti I nr.8, dhjetor 1992, fq.27.

    - Nga shënimet në dorëshkrim të Ibish Avdiut - Zhur 1992.

    11 R.Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita", fq.147.

    12 Kadri Halimi - "Prijatarja kombëtarja - e jo ideologjia" - Fejton (2) Rilindja 22 tetor 1994, fq.12 / Rrëfime nga Xhemë Lah Gashi - herët a vonë Kosova do të jetë e Shqipërisë", botuar në revistën "Forumi" nr. 9. 17 janar 1994, fq.18 / dhe Xhafer Shatri - "Pse dergjet në burg Adem Demaqi", fq.25.

    13 Rexhep Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita", fq.148.

    14 Agim Zogaj - "Dosja P - procesi i Prizrenit '56" Zëri 1998, fq.68/Ethem Çeku-Shekulli i ilegales...,brezi 81 Prishtinë,2004 fq.224-225

    15 R.Bunjaku - "Kosova...", fq.148.

    16 Aktgjykimi K.nr.19/59 datë.7 mars 1959 Gjykata e Qarkut në Gjilan. /Kadrush Sylejmani M.Krasniqi-simbol i qëndreses shqiptare, Prishtinë 1999, 103,106,115 / Ethem Çeku - Shekulli i ilegales..., brezi 81 Prishtinë, 2004 fq.274-276.

    17 Ethem Çeku-Shekulli i ilegales...,brezi 81 Prishtinë,2004 fq. 253-254

    18 Aktakuza kundër Adem Demaçit është ngritur në bazë të dëshmive të dëshmitarëve: Zekeria Cana, Ali Aliu, Fahredin Gunga, Adem Gajtani, Avdi Avdiu, Shemsi Osmani, Rafael Sopi, Sabit Ratkoceri, Ismet Bytyqi, Shefqet Popova, Din Mehmeti, Sylejman Drini dhe Xhafer Ruzhdiu.

    19Dr.Hakif Bajrami, “Dosja Demaçi” Brezi 81, Prishtinë 2003, fq.21-60./Aktakuza: PPQ nr.14/59 . 19.02.1959.

    20 Aktakuza K.nr.29/59,19.02.1959, Gkykata e Qarkut Prizren /Ethem Çeku-Shekulli i ilegales, fq.236.

    21 Emil Kastrioti - Referati - "Mbi historikun e Beslidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare" Donzdorf (Gjermani) 1996, fq.24.

    22 Po aty

    23 Po aty

    24 K.Halimi - "Lëvizja për liri s'ka të ndalur" (Fejton) - Rilindja 24 tetor 1994, fq.9.

    25. Po aty

    26. Aktakuza Kto. nr.223/64 e ngritur nga prokurori Publik Mirko Matoviq dhe Aktgjykimi K.nr.271/64, dt.01.IX.1964

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2007
    Postime
    99
    ju pershendes juve te gjitheve!
    kesai radhe do mirrem me Brarin.
    Brari, u mundova ti lexoja te gjitha shkrimet qe i kishe shkru... dhe disa krahasime ne mes shqiperije dhe jugosllavise se neofashistit, gjelatit, racistit tito. pa deshte qe te ofendoj Brahi. pa as nji te keqe, thjeshte vetem bindjet e mija per at kohe.
    ne shqiptaret ne jugosllavi jetonim nen nji presion diktatorjal kombetare. shqiptarte ne jugosllavine e titos ju kishin nenshtruar nji asimilimi shum dinak qe ishte rrjedhoje shekullore e magjes pan sllaviste qe rrenjet i kishte ne rusi... dhe egzekutohej prej titizmit, ku edhe per ndihem kishin disa lakmiqare shqiptare qe para hundeve kishin vetem parane.
    ne te vertete keta shqiptare qe parane e kishin komb, gjuhe, tradite e shka mos tjeter.. per fat ishin te pakt. keta shqiptare ne te vertete ishin te pakt... por kesai pjese te kombit te vet (shqiptar) i sillnin vetem te zeza ne te gjitha lamite e jetes. keta shqiptare, jo vetem qe ishin lakmues te pasurise... por edhe ishin, nji lloj brumi i keq qe mund ti quaj karnibalist. masa dermuese shqiptare mbi 95% ne viset e veta ne jugosllavine titiste siq qe e pershkrova edhe ma larte ju kishin nenshtruar nji varferije te skajshme. eshte e sigurte qe ky 5% shqiptare "karnibalist benin nji jete shum te mire ku per at kohe ishte edhe shum loksoze per rajonin, ne te vertete se ky 5% kohe pas kohe edhe shkonte duke u rrite.. por edhe dhuna nder shqiptare shkonte duke u bere e pa durueshme... keshtu si mbas kesai dhune edhe ndodhen gjera te ndryshme ku sot jan edhe historike. inteligjenca shqiptare ne viset e ekupuera prej jugosllavise titiste shkoi duke e marre situaten ne duart e veta. keshtu qe prej gjendjes te pa durueshme qe kishte populli i kesai ane ne jugosllavi, organizoj demonstratat e para ndoshta ne tere bllokun e lindjes ne vitin 68. demonstratat e vitit 68. u shtypen me dhune dhe u lane me xhak prej forcave policore dhe ushtarake jugosllave. por inteligjenca shqiptare nuk ju tremb forcave uniformuera (ushtarake policore) jugosllave, por vazhdoj luften deri ne vitin 1981... pastaj ngjarjet e vitit "81" ndryshuan gjendjen ne pergjethesi. populli shqiptare ne ket treve (kosove) dhe me gjere vetem mure rrugen e vet deri ne clirim.
    nji eshte mase e sigurte qe edhe titoja dhe pushteti jugosllav edhe kishte mjaft njerz te "verbuar" shqiptar pra kishte e tere pushtetin e kosoves duke shku prej fadil hoxhe dhe deri tek azem vllasi (vrasesi) siq qe e quante populli ne vitet e "80". por duhet te jemi shum real... qe edhe kishte mjaft te verbuar siq qe u quajshin aso kohe "shpiun"... edhe shpijuna kishte mjaft... bile edhe ne dijasporen e shkrete shqiptare kishte mjaft. me kujtohen demonstratat ne vitet e "80". ne diaspore kur disa mjerana vraponin me fotografi te titos qe te perzihen me turmen e demonstratave te asai kohe... por ne as nji menyre nuk u lejohej atyre qe te perllosen demonstratat me fotografi te ketije krimineli tito dhe me flamur te ketije shteti artificial jugosllav...! qe ne nji menyre edhe me fanatizem mbrohej prej pushtetarve shqiptare qe edhe kishin pranuar te ndrrojne edhe kombesine dhe te quhen jugosllav... pra ky ishte ky far brumi i keq...! keta ishin parija e kosoves duke i permende edhe nji her... prej fadil hoxhe dhe deri tek azem vrasi...vllasi. pra i rrespektuari Brahi... edhe ne shoqerine e sotshme ka mjaft njerz qe edhe sot e kesiai dite nuk e kuptojne se pse u desht te luftohet... pse u desht qe te krijohet ushtri clirimtare U C K. pra vetem qe ta permbysim ket brum te keq... dhe te jemi te lire. mos te harrojme qe nuk ishte e lehte per tu cliruar... e kemi parasysh kohen e luftes ne kosove... patem mjaft njerz qe njerzit dhe luftetaret e UCK-se i quanin dore e serbise... vetem e vetem qe te krijohet huti...! por populli diti se kush duhej te perkrahet... diti se kush duhet te ndihmohet...! prandaj edhe ne sot jetojme lirshem ne viset tona...! pa dyshim se edhe ne ditet e sotshme ka njerz qe edhe anderrojne serbisht...! se nuk eshte e lehte qe te ndahen aq lete prej te se kalueres se tyre. nuk eshte per tu qudite se do kaloj edhe nji kohe e gjate deri sa te zhduket ky brum i keq qe edhe sot i ka rrenjet besa edhe ne pushtetin e sotshem...! prandaj shifet se shpesh keta njerz nga dikundi marrin energji... por eshte e kote se koha e tyre i takon te se kaluares. fare nuk eshte per tu qudite prej ketyre njerzeve... ku edhe sot kemi njerz qe enderrojne per perandorine osmane... besa edhe jemi deshmitare te kohes qe ka prej keti brumi qe edhe sot kur don te thot diq. te "vertete" perdore shprehjen "kofsha turk"... a seshte per te qeshe... edhe nji her e perseris qe don kohe te kaloj dhe keta njerz qe te zhduken. hsum kam ndigjuar qe thone qe shqiperija nuk kishte perparu... shum thone ket ...at... per shqiperine... e quditshme. por pse shqiperija futi e tere at pasuri ne bunker...! a nuk ishte ma mire qe at pasuri ta fute per pasurimin dhe permisimin e jeteses se gjithe-mbarshme... se di! pushtetaret e shqiperise gjitheher e kan dite qe kan llogari te hapura me sllav... me titon dhe serbine, prandaj ju desht qe te jete e pregaditur, dhe e tere pasurine ta fute ne armatim... shum thone po ku e pat at armatim.... fatbardhesisht qe nji numer shum i vogel armatimi te shqiperise u desht te perdoret... fale inteligjencesh gjith kombetare qe formuan UCK-ne keshtu qe veprimtarija e paster kombetare dhe e ushtrise clirimtare te kosoves dhe e beri per vehten forcen ma te fuqishme te globit... naton, ku i erdh ne ndihem uck. dhe ne frymojme sot lirshem... eshte fat i madh qe bunkeret dhe armatimi i shqiperise pjesrisht nuk u desht fare per tu perdore per clirimin e kosoves, pra mjaftuan kalashnikovet, minahjedheset dhe disa monicione tjera...! pra ky ishte fati yn... ky ishte nderi yn. nderimet e mija lexues te ndershem. burimix

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk doni me fol me shifra..
    pse ju trembin shifrat..

    prej shifrave dalin konkluzionet..

    po vazhdoj..

    nji puntor i trepces a i elektranes.. ne kosov te viteve 1970 -80 sa e kish rrogen mujore..?
    me sa rroga mujore mund ta blente nji televizor?

    po nji kerr?

    po nji fishider?

    flisni..

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Nji punetor i Trepçës kishin aqë " rroga" t'mira sa që sot jetojnë nëpër tenda!
    Kjo është shifra!
    Ti tregona neve së pari atë punën e mesuesit dhe perse i fusnit në burgje mesuesit shqiptarë. E kam fjalen për ata që s'kishin para me blerë TV!
    E sa për Trepçën të gjithë shqiptarët e dijnë parolen:
    Trepça Punon - Beogradi nderton!
    Pra një tonelat ARI e Argjendë mirrte beogradi ndersa punetorve u jepte nga një TV-e edhe atë me kREDI QË NË fundë u dilte dy fish ma shtrenjtë!

    hihihihihihhh
    ky brari titist i flliqtë ka mbetë!

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Është evidente që duke dashtë të bëhen paralelizma me qeverisjen e Enver Hoxhës në Shqipëri dhe të kriminelit dhe siç e kishte quajtë Burimix NEOFASHISTIT Tito disa duan të bëjnë atë që asnjë shqiptarë nuk do ta bënte.
    Por këta njerëz duhet kuptuar sepse vetëm idetë e tyre të djalezuara nëse përqafohen nga të tjerët do t'u sjellin atyre shpëtimin!
    Këta duke dashtë që të bëjnë sa më shumë ithtarë që do të flasin Zi e terrë në njërën anë për Shqiperinë e Enver Hoxhës dhe sa më mirë dhe butë për shtetin çetniko-partizan të Titos qëllim parësor pastaj e kanë që të thonë:
    " E shihni që ne që kemi qenë kundër Enverit dhe me Titon e kemi pas mirë ngaqë Enverin po e kritikojnë ndersa Titon jo"!
    Ky është qëllimi i këtyre njerëzve!

    Por të merremi me realitetin

    U tha më lartë që në Shqipëri pritej në radhë për " qumështin" " për mishin " e për të tjera gjëra.
    Në Kosovë s'pritej në radhë ngaqë shqiptarët s'kishin me çka ta blinin qumeshtin apo edhe MISHIn! Sipas asaj që thanë më lartë po i bje që në Shqiperi sikur të kishte me bollëk QUMESHT dhe MISH kishin se me çka ta blinin ndersa në KOsovë edhe po të kishte me bollëk s'kishin se me çka ta blinin!
    NËNA IME së paku mua dhe vëllain tim dhe motren e madhe - pas shterjes së gjirit- duke mos pas para për t'na blerë qumeshtë na ka ushqyer me UJË DHE ME SHEQER duke e trazuar këtë në po atë UJË!

    PO bëjmë edhe krahasimin e mësuesit shqipetarë në Kosovë dhe atij në Shqiperi!
    E para nuk është fare e vërtetë që me dy rroga ai mund të blente një TV sepse rrallë ndonjeri në Kosovë ka ble TV pa KREDI por megithatë duhet të bëjmë krahasime

    Mësuesi në Kosovë:

    Në Kosovë kishte dy lloj mësuesish!

    Mësues të partisë dhe mësues të popullit!
    Këta mësuesit e partisë që kryenin edhe punën e agjentëve të UDB-es merrnin dy rroga ( ndoshta për këta ka menduar BRARI) dhe të cilët nxënësve u mësonin për SHkrimtarë SERBë, Histori Serbe,për Kryengritjet Serbe kundër Turqisë etj etj. Pra çdo gjë që kishte të bënte me Jugosllavinë.
    Këta njihnin si ZOT paran, sherbertllakun dhe Titon!

    Kategoria e dytë e mësuesve ishin ata të popullit!
    Këta mësues nuk merrnin Tri Rroga për të blerë TV-en ( të Brarit) por në vend të TV-es merrnin nga 5 vjet burgë, Merrnin nga 10 vjet burgë e qe BESA ishte nga ata që i mbytshin në burgë! Këta mësues të fvetmin gabim që kishin bërë ishte: Në vendë që të beheshin mesues Jugoslalv dhe të blenin TV-en e BRARIT - ATA nxënësve u kishin mësuar NAIMIn, Migjenin, Historin e Skenderbeut, Shqiperinë, Kosovën..

    Për ata që nuk e dinë vetëm një sqarim:

    Në Kosovë gjerë në vitin 1970 nga Titoja ka qenë e ndaluar të mësohet Naimi, Samiu, Migjeni! Mësuesit që e kanë bërë këtë gjë s'kanë blerë TELEVIZOR por e kanë marrë si dhuratë një QELI BURGU për 10 VITE!
    Nën Titon ka qenë vështirë të jesh mësues ngaqë: o është dashtë të jesh i xhveshur totalisht Kombetarishtë o të ushtrosh detyren tënde me nderë dhe në sherbim të popullit por duke rrezikuar kokën!
    Edhe Diçka

    Gjerë në vitin 1967 Jugosllavia ka qenë e izoluar! Gjerë këtë vit, TV-e kishin vetëm udhëheqesit e Komitetit dhe Shefat e UDB-es.
    Gjatë viteve të 70-ta, Pushteti i Titos u kujtua që do të ishte mirë që shqiptarëve tu jepte TV-e të shumta me KREDI ngaqë e kuptuan që Ai do të sherbente më së mirti për të bë PROPAGAND Jugosllave!
    Dua të themë që, edhe pse jepeshin TV-e me kredi me qindra mijera familje shqiptare s'kanë pas mundesi të kenë një TV-e!
    E, qe besa edhe sot ka aKOMA Familje Shqiptare në kOSOVË QË S'KANË TV e në mesin e tyre edhe mësues

    KËTU ËSHTË PËRGJIGJA PËR TË GITHA MATEMATIKAT DHE SHIFRAT!
    BILE KA EDHE ALGJEBËR DHE GJEOMETRI TË CILEN SHQIPTARET E NJOHIN MJAFTË MIRË!

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ki durim preng..

    pergjigju pyetjeve qe jan te qarta ..

    leni dredhinat..

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ki durim preng..

    pergjigju pyetjeve qe jan te qarta ..

    leni dredhinat..
    E ke përgjigjen, mos ik tash nga kurtha që re vet në të!

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mos dil nga tema..
    fol me shifra ne se ke b.ith..

    nuk je ti shqiptari qe i do mesuesit..
    ti je pjesmarres ne vrasjen e mesuesit xhem mustafa.. te mesuesit ekrem rexha etjetj..
    ti je ne kurth moti..

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    mos dil nga tema..
    fol me shifra ne se ke b.ith..

    nuk je ti shqiptari qe i do mesuesit..
    ti je pjesmarres ne vrasjen e mesuesit xhem mustafa.. te mesuesit ekrem rexha etjetj..
    ti je ne kurth moti..
    Ti je psikopat pa diskutim!
    I ke shifrat më lartë ndersa për ato që përmend vrasjet ( populli s'ha bar) po të them me iks raste; ti je ai ose ata me të cilet je ti: edhe kjo pa diskutim!
    Kjo gjë s'diskutohet,lol!
    Vrasjet në Kosovë i kanë bërë titistët si skilja jote, që bë propagandën e jugosllavit këtu!

  20. #40
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    mos dil nga tema..
    fol me shifra ne se ke b.ith..

    nuk je ti shqiptari qe i do mesuesit..
    ti je pjesmarres ne vrasjen e mesuesit xhem mustafa.. te mesuesit ekrem rexha etjetj..
    ti je ne kurth moti..
    Ti me keto fjale qe i shkruan don te thote qe ti e perkrah serbine, sepse serbet akoma qajne varin e titos dhe kujtimet e ish jugosllavise .

    Pse nuk e vrate Enver Hoxhen pra dhe do te kalojshit shum mir pra, jo eshte e kunderta o e keni dasht , ose ju ka leshu shurra posht pantollonave nga frika, Rumunet e vrane para nderteses se vet Causheskun pa as çfare ndjenje qe kane pas per ate.

    Nga ky durim u vrane shqiptaret sepse durim durim bejshin disat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dibrani2006 : 28-10-2008 më 13:01

Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  3. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. A është e vërtetë përplasja e qytetërimeve?
    Nga [xeni] në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 16:00
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •