Close
Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 280 prej 285
  1. #261
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar më parë nga andromeda_rock Lexo Postimin
    Ne paret tona i nderum nuk i kemi fitu ne Jukosllavin e Titos e as te Millsheciqit por nga se kosovaret kan jetuar me perqindje te madhe ne perendim e sidomos ne Gjermani e Zvicer edhe par at arsye kemi pas jet luksi edhe mos na perzini neve ne ne vitet 60 kemi patun guxim edhe jemi ngrit kunder komunizmit edhe barbarve serb asniher nuk e kemi dashtur Titon , ne kemi zgjedhur Enverin Tito per ne ka ken nje askush edhe nje askush mbetet .!.

    andromeda_rock,

    ju (kush eshte ju?!) keni zgjedhur Enverin, Enveri zgjodhi Titon, domethene indirekt edhe ju (!) keni zgjedhur Titon.

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Brarit
    Tere kohen po bene pyetje ne lidhje qe kane per baze bazen materiale ,njehereshe duke krahasuar me ate te Shqiperise se asaj kohe, qe fare nuk lidhet me temen. Po nejse ne kete menyre po mundohesh qe tu kundervihesh te gjithe Shqiptareve te Kosoves qe japin mendimin e vete rrethe kesaj teme sepse i kane provuar te mirat dhe te keqijat e sistemit te Titos ne lekuren e tyre.
    Kam lexuare pake reagimet tuaja ne tema te caktuara dhe me duket sikure flete nje njeri qe ka ngjy ne sistemin Titist.
    Fundja ne Kosove as sote mesuesi nuk mund te bleje nje televizor me nje rroge por ama tani jetojne pa shkaun mbi koke dhe asnjeri nuk do ta ndrronte me kohen "E bukur te Titos"te cillen ti aq shume e lavderove ne kete Teme.
    Ka gjera me te rendsishme ne jete se Televizori o Brar.
    Nese ti nuk e dine apo nuk deshiron ta dishe Shqiptaret e Kosoves e dine,mire bile....

  3. #263
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    ......................
    -

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga firaku Lexo Postimin
    Brarit
    Tere kohen po bene pyetje ne lidhje qe kane per baze bazen materiale ,njehereshe duke krahasuar me ate te Shqiperise se asaj kohe, qe fare nuk lidhet me temen. Po nejse ne kete menyre po mundohesh qe tu kundervihesh te gjithe Shqiptareve te Kosoves qe japin mendimin e vete rrethe kesaj teme sepse i kane provuar te mirat dhe te keqijat e sistemit te Titos ne lekuren e tyre.
    Kam lexuare pake reagimet tuaja ne tema te caktuara dhe me duket sikure flete nje njeri qe ka ngjy ne sistemin Titist.
    Fundja ne Kosove as sote mesuesi nuk mund te bleje nje televizor me nje rroge por ama tani jetojne pa shkaun mbi koke dhe asnjeri nuk do ta ndrronte me kohen "E bukur te Titos"te cillen ti aq shume e lavderove ne kete Teme.
    Ka gjera me te rendsishme ne jete se Televizori o Brar.
    Nese ti nuk e dine apo nuk deshiron ta dishe Shqiptaret e Kosoves e dine,mire bile....
    Ky sadist dhe satrap pas Luftës i pushkatoj më shumë se 4000 mij shqiptarë ndërsa në vitin 1956/57 nënshkrojë Konventen që shqiptarët e kosovës t'i shpërngulte për në Turqi!
    Është dokumenti që dëshmon këtë gjë!
    Por brarin mos e ngucni sepse tani më as atij s'i kujtohet shumë se në sa pjata ka ngjyrë por që e ka provuar secilen mjafton të lexoni për Titon e tij të dashur! Eedhe për Ibren e tij të dashur nxënësin e devotshëm të Titos!

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    SI VDIQ TITO
    Vdekja e Titos para 27 viteve e ndërroi botën. Në Ballkan, por edhe politikën botërore globale, posaçërisht në vendet e botës së tretë, gjegjësisht në vendet jashtë dy blloqeve, filluan ndërrimet, situata labilizohej. Me shkuarjen e burrështetasit të madh jugosllav u rrënuan edhe vlerat e atëhershme të botës...

    Kështu shkroi për vdekjen e Titos, Hans Peter Rullman, dikur korrespodenti i “Spiegelit” nga Beogradi dhe disa magazinave tjera, më vonë edhe biograf i Titos. Rullman e ka analizuar në mënyrë precize figurën dhe veprën e Titos, e ka përshkruar qartë karakterin e tij dhe të bërat e tij gjatë luftërave të ftohta, mirëpo ai shumë pak dinte për intrigat e kështjellave dhe fshehtësitë private të Josip Brozit, të cilat deri vonë fshiheshin në arkivat e errëta dhe të mbyllura të ish republikave jugosllave. Gati tre shekuj u deshën që të dalin në dritë misteriet e shtetit të Titos, që publiku të dij se si janë dukur ditët e fundit të Titos, si u nda nga Jovanka dhe si vdiq...



    Zbulimi



    Nga kutia famoze nr. 36 e arkivit të Ljubljanës doli edhe raporti i obdukcionit të Titos, që tregon se teoritë për “gabimet kardinale gjatë mjekimit të tij” nuk kanë bazë. Analiza e “Globusit” me disa ekspertë mjekësor erdhi në përfundim të njejtë se: “Natyrisht që nuk ka pasur shpëtim. Organizmi i tij thjeshtë shpërbëhej”.

    Në raportin e obduksionit të tij shkruan si mëposhtë: “Sëmundja kryesore e presidentit të ndjerë, Tito, ka qenë skleroza e kapilarëve të gjakut, me theks në arteriet e këmbëve. Një sklerozë e tillë, e rëndë, është zhvilluar me moshën e pacientit dhe me sëmundjen e sheqerit, e cila ka ndikuar më shumë në këtë sëmundje. Për shkak të trombozës së rëndë është zhvilluar edhe tromboza e arteries së majtë femorale, kështu që atij i vdiste edhe gjëndra e këmbës së majtë. Për shkak të kësaj, atij iu bë by-passi, e më vonë edhe amputimi nën gju. Në fazat e mëvonshme të shërimit atij i dëmtoheshin edhe organet: zemra iu dobësua tërësisht, koncentrimi i oksigjenit iu zvogëlua prandaj iu dëmtua edhe truri, veshkët e dobëta mundësonin grumbullimin e helmeve në trup, mëlqia nuk funksiononte gjë që solli edhe sarillëkun, iu diagnostifikua edhe kallja e mushkërive... dhe në fund erdhi edhe vdekja.”



    Shëndeti i Titos




    Obdukcioni i trupit të Titos filloi me 4 maj të vitit 1980 në orën 23, ndërsa përfundoi në mëngjesin e nesërm, të 5 majit, në orën 5:30. Obdukcionin e kreu ekipi mjekësor i udhëhequr nga prof. dr. Dusan Ferluga.

    Njëri nga personat që e përcillte shëndetin e Josip Brozit para se të shkonte në spital ka qenë mjeku personal i tij, dr. Aleksandar Matunovic. Ish kapiten i APJ-së dhe doktor i mjekësisë së përgjithshme, Matunovic, u kujdes për shëndetin e Titos prej janarit të vitit 1975 deri në dhjetorin e vitit 1979. Para dhjetë viteve, Matunovic në Beograd botoi librin kontraverz “Enigma Broz”, ku spekulon për identitetin e vërtetë të Josip Brozit dhe ku vinte në dyshim prejardhjen e tij nga zagoria. Për shkak të këtij libri, Matunovic, disa herë u desht që të dëshmon për vitet e fundit të jetës së Titos, grindjet e Titos me Jovankën rreth masereve bionde. Pikërisht këto dy gra, motrat Darijana dhe Radojka Grbic – sipas fjalëve të Matunovicit – kanë qenë bashkë me Titon deri në vdekjen e tij!

    “Ishin në Brione dhe në Beli Dvor edhe kur nuk kanë qenë dashur të jenë aty. Kanë banuar në Ljubljanë kur Tito vdiste, edhe pse nuk kanë mundur asgjë të bëjnë. Jam i bindur se të dyja kanë qenë të dashuruara në te!”




    Ndalesa për Jovankën



    Derisa motrat Grbic e ruanin Titon në shtrat para vdekjes, gruaja e tij Jovanka iu dërgonte letra shtetasve tjerë që t’ia mundësonin vizitën në dhomën e Titos. Mirëpo, këto kërkesa të saja u injoruan. Askush më nuk i frikësohej asaj.

    Miro Simcic, publicist slloven, i cili pritet që ta botoj së shpejti librin për ditët e fundit të Titos, e kishte gjetur autopsinë e Titos para dy viteve, mirëpo për shkaqe etike nuk donte ta publikonte tërë përmbajtjen e saj. Simcic, mendon se, sipas autopsisë Titoja ka qenë i mjekuar gabimisht: “Ndoshta Titoja ka mundur të jetoj edhe disa vjet. Kardiokirurgu i famshëm amerikan, Michael de Bakey, propozoi që problemi i arterieve të mbyllura të Titos të zgjidhet me by-pass, ndërsa mjekët e bënë këtë. Mirëpo, Titos ka qenë dashur që t’i amputohet e tërë këmba, ndërsa mjekët kanë bërë zgjidhje me kompromis. Në të vërtetë, Tito, kishte kërkuar që t’i mbetet bar një pjesë e këmbës...ndërsa në prill të vitit 1980 u bë e qartë se më asgjë nuk do t’i ndihmoj atij.”



    Skleroza



    “Mjekët kanë bërë çdo gjë të mundshme për t’ia zgjatur jetën Titos. Mirëpo, skleroza ia kishte kapluar të gjitha kapilarët e gjakut në trup, duke i përfshirë edhe ato në tru, kështu që organizmi i tij vdiste”, konstaton dr. Renata Dobi – Babic, kryetarja shumëvjeçare e Klinikës për Mjekësi Ligjore pranë Fakukltetit të Mjekësisë në Rijekë. Pikërisht ajo, e përktheu dhe e analizoi për “Globusin” raportin e obdukcionit të Josip Broz Titos. Dr. Renata Dobi – Babic, thekson se, për shkak të dëmtimeve serioze në tru, Titoja në ditët e fundit të jetës nuk ka mundur të ndiej dhimbjet, kështu që para vdekjes ai nuk ka marrë asnjë bar kundër dhimbjes, gjë që vërtetohet edhe me raportin obduktiv. Me këtë, mund të përjashtohet teoria që thotë se ai kishte vdekur në mundime.

    Dëshmitar i vdekjes së Titos, për çdo ditë, bashkë me mjekët dhe motrat medicinale ka qenë edhe batleri i tij personal, Joze Oseli. Njeriu që sot është shef i kuzhinës në hotelin “Lev” në Ljubljanë, për çdo ditë me Mercedes të zi sillej në hyrjen e mbrapme të Qendrës Klinike të Ljubljanës. Më vonë, spekulohej se në atë automobil ka qenë edhe Jovanka Broz, mirëpo ajo nuk mundte ta vizitonte Titon. Joze Oseli vinte në Klinikë me ushqim për Titon, të cilin e përgatiste në kuzhinën e kështjellës Brdo afër Kranjit. Prej të njejtës kuzhinë ushqehej edhe konziliumi mjekësor i Titos. Joze dhe gruaja e tij, Metka, e cila ka ndihmuar në kuzhinë, kanë qenë me Titon deri në vdekjen e tij dhe në udhëtimin e tij të fundit në Beograd.



    Roosvelt dhe Tito



    Joze Oseli ka dëshmuar edhe për bisedimet e Titos me mjekun dr. Michael de Bakey dhe ekipin e kirurgëve të cilët ia propozuan amputimin e këmbës.

    “Titoja nuk mund të pajtohej me këtë assesi. Me dëshirën e tij erdhi deri te kompromisi, për këtë, së pari iu transplatuan kapilarët e gjakut. De Bakey ishte kënaqur me operacionin, mirëpo Titoja ishte i shtyer në moshë. Titoja mendoi tre ditë dhe në fund pranoi që t’i bëhej amputimi.”

    Për pranimin e amputimit Titos iu desh t’i flet edhe shefi i kabinetit të tij Berislav Bedurina. Për këtë ka dëshmuar nipi i Titos, Joska Broz, i cili kujtonte: “Njëherë Badurina i tha: Miku im i vjetër, edhe Roosvelti ka jetuar pa këmbë për 20 vjet. Titoja u inatos për këto fjalë të tija dhe iu përgjigj: Unë në këtë botë kam ardhur me dy këmbë dhe kështu do të shkoj nga kjo botë! Kategorikisht u përgjigj: Nuk e jap këmbën!”

    Pas amputimit Titoja filloi të hajë normalisht. Atë e ushqente gruaja e Jozes, Metka, në shtrat të spitalit. Por, ditën kur Titoja u desh që të lëshon spitalin, filluan problemet me veshkë. Tito ra në komë...



    Zërat



    Joze Oseli ka qenë njeriu i fundit që ka dëgjuar zërin e Titos: “Gjithçka ka qenë e paqartë. Në dhomë ishte një mjek dhe një motër medicinale. E panë që Titoja deshi të thotë diçka, ai i foli nja 5-6 fjalë, ndoshta 7, mirëpo të pakuptimta. Pas disa orëve Titoja vdiq. Për herë të fundit e kam parë të vdekur kur e dërguan në patologji, në korridor të spitalit diku rreth orës 8 në mbrëmje. Marrëdhëniet mes nesh kanë qenë korrekte, kemi pasur respekt të ndërsjellë, presidenti ka respektuar personelin e tij”, dëshmon sot Oseli. “Kur kemi filluar të punojmë kemi pasur liri të plotë, askush nuk na pengonte, as ne nuk i pengonim askujt. Unë dhe gruaja ime kemi ardhur në rezidencë të rinj, unë i kam pasur 23 e ajo 20 vjet, e kemi bërë punën tonë profesionlisht pa asnjë gabim”, tregon Oseli, i cili nuk dëshiron të flet për ndodhitë në mes të Jovankës dhe masereve të Titos...

    E pikërisht këto grindje, ndërmjet gruas xheloze dhe mbikëqyreseve të reja, më së shumti ia lëndonin zemrën e Titos, mendon dr. Aleksandar Matunovic. “Si mund të jem i koncentruar doktor dhe ta kryej detyrën që pritet nga unë me sukses, kur Jovanka deshi që t’i qërroj hesapet fizikisht me Darijanën, e unë u desh të hyj në mes, për ta shpëtuar vajzën”, iu ankua njëherë Tito, dr. Matunovicit. “E kontrollova Titon dhe e pashë se zemra i rrahte shpejtë, ndërsa tensioni i ishte rritur. I dhashë tableta për qetësim dhe i propozova pushim”, kujton dr. Matunovic.

    Matunovic konstaton se operimet në këmbën e Titos nuk kanë qenë të patjetërsueshme: “Kanë mundur që të presin, Tito kishte mundur të jetonte ende.”



    Gjyshi vital



    Ndërsa, nipi i Titos i cili sot jeton në Beograd ka mendim krejt të kundërt me dr. Matunovicin. Ai mendon se gjyshi i tij e kishte tepruar me zgjatjen e vendimit për amputimin e këmbës, ndërsa qysh në vitin 2000 kishte deklaruar: “Tito deri sa nuk ka shkuar në spital ka qenë i shëndoshë, në formë të mirë dhe mentalisht gjithashtu i kthjellët. Nikola Ljubicic tha se Titoja në pleqëri ka qenë senil, gjë që më ka nervozuar shumë. Po edhe Ljubicici ka qenë bashkë me mua dhe disa funkcionerë tjerë në Ristovac të Tarit (në vitin 1979), kur Titoja prej terase na tregonte se ku gjendej shtëpia që ishte fshehur gjatë luftës dhe u kishte ikur për pak çetnikëve. I kujtoheshin të gjitha...për këtë mendoj se gjyshi im është dashur që të jetoj ende. Kur Titos ia propozuan amputimin e këmbës, te ai paraqitej inati dhe me zë të lartë iu thoshte se nuk do ta jep këmbën. Më vonë vetëm e humbte kohën e vlefshme. A e dini çka bënte? Kur mjekët hynin në dhomë për t’i bërë kontrollat para operimit, ai bëhëj kinse po flinte! Po t’ia kishin amputuar menjëherë këmbën, e gjitha ndoshta do të ishte ndryshe...”

    Mirëpo, vdekjes nuk mundi t’iu shmang. Pas Titos kanë mbetur shumë llogari të hapura dhe të paqartësuara. Përkundër disa spekulimeve, kreu i ri i Partisë pas vdekjes së Brozit, nuk e harroi Jovankën. Mirko Milutinovic, shefi shumëvjeçar i protokollit të Titos, njëherë deklaroi se kah fundi i vitit 1980 janë mbledhur deklarata në lidhje me sjelljet e Jovankës, nga njerëzit e afërt me Titon. Mbi bazën e këtyre dëshmive është dashur që të formohet një dosje për sjelljet e saja dhe duhej sjellur vendimi për fatin e saj. Kjo u bë 5 vite pas vdekjes së Titos, kur Jovanka u përjashtua nga rruga e Uzices.



    I pasionuar për dukjen



    Argëtimi i Titos ka qenë njëra ndër pasqyrat e vërteta të jetës së tij dhe mbajtjes: spektakular, i shkëlqyeshëm, i përpiktë dhe i dizajnuar maksimalisht. Pa pikë rastësie: Titoja deri në vdekje ka qenë i pasionuar për dukjen e tij fizike: mbahej vertikalisht, provonte që të ecte shpejtë, mbante shpesh dorëza për t’i fshehur njollat në duar. Flokët i ngjyroste çdo 15 ditë, bënte minival dhe vënte sasi të mëdha llaku, frizeri edhe në spital e krehte çdo ditë, e Titoja e shpërblente atë me bakshish. “Tito nuk i frikësohej vdekjes, ngase as që mendonte për te. Tito, thjeshtë, nuk besonte se do të vdes. Deri në fund të jetës ai nuk e pranonte faktin se ishte krijesë biologjike. Konsiderohej i pavdekshëm”, tha në fund dr. Matunovici.



    Përgatiti: Dren Shporta











    Sekreti i vitalitetit të Titos



    Terapia e Titos, viti 1978



    05:30 – Bisedë e shkurtë me mjekun për problemet shëndetësore;

    05:45 – Marrja e barnave të përshkruara;

    06:00 – Marrja e urinës;

    07:15 – Masazha;

    07:20 – Mjeku kontrollonte nivelin e sheqerit në urinë;

    07:45 – Titoja merr nën lëkurë injekcionin e insulinës;

    14:00 – Dreka dhe shëtitja ose pushimi;

    15:30 – Marrja e barnave pas dreke;

    15:35 – Shëtitija në përcjellje të agjutantit ose batlerit, ose noti në pishinë;

    19:00 – Masazha e mbrëmjes, hidroterapia ose elektroterapia;

    19:45 – Darka;

    20:35 – Shikimi i filmit në shoqëri të mjekut dhe maseres;

    + - Njëherë në muaj bëhej edhe EKG-ja.







    Rruga deri në vdekje



    Prej 3 janarit deri në 4 maj



    3 Janar: Pas vendimit të konziliumit mjekësor, Titoja u dërgua në Qendrën Klinike Spitalore të Ljubljanës për kontrollin e detajuar të enëve të gjakut.

    6 Janar: Tito lëshon spitalin. Mjekët kërkojnë vazhdimin e kërkimeve intenzive dhe terapinë.

    7 Janar: Konziliumi mjekësor në Brdo afër Kranjit kërkon këshilla nga kardiokirurgu amerikan dr. Michael de Bakey dhe eksperti rus dr. Marat Knjazajev.

    13 Janar: Tito u hospitalizua përsëri.

    14 Janar: Operohen venat në këmbën e majtë.

    21 Janar: Amputohet pjesa nën gju e këmbës së majtë të Titos.

    26 Janar: Gjendja e Titos është stabile, prej intenzives kalon në pjesën koronare të spitalit.

    21 Prill: Gjendja po shkon kah e keqja: dëmtim i rëndë i mëlqisë, kallja e mushkërive, temperatura e lartë, pulsi i dobësuar, veshkët jofunksionale.

    22 Prill: Titoja në komë të thellë.

    28 Prill: Mjekët mundohen që ta mbajnë Titon në jetë, mirëpo të gjithë e kanë të qartë se nuk ka shpëtim për te.

    4 Maj: Josip Broz Tito vdes në orën 15:05.



    © by Gazetajava.com
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  6. #266

    Tempo dhe Tito kontrollonin komunistët shqiptarë

    SHBA: Tempo dhe Tito kontrollonin komunistët shqiptarë

    Analiza amerikane mbi ngjarjet ne Ballkan. Federata Ballkanike dhe roli i Titos në “Komitern”.


    Autori i Lajmit: Androkli Dralo

    Dusko Doder, korrespondent i shërbimit të jashtëm të “Uashington Post”, Beograd

    ... Titoja e mori vendin në rrethana jo të lehta. Paraardhësit e tij, ishin spastruar nga Stalini së bashku me të gjithë anëtarët e tjerë të Komitetit Qendror. Veprimi i parë i pavarur i Titos si sekretar i Përgjithshëm, ishte insistimi për financimet lokale më shumë se sa në subvencionet e Moskës. Gjatë gjithë veprimtarisë në këtë post, ai u rrethua nga djem të rinj, të gjithë në moshën 20-vjeçare, që përfshinin dhe togerët e tij kryesorë: Eduard Kardeli, Milovan Gjilas dhe Aleksandër Rankoviç. Por Titoja mbështeti me besnikëri paktin Hitler-Stalin. Sidoqoftë, kur nazistët pushtuan Jugosllavinë, më 6 prill të vitit 1941 dhe Bashkimin Sovjetik më 22 qershor, të të njëjtit vit, Titoja dhe partia e tij morën role të reja. Ata ishin organizatorë të rezistencës nën sloganin e famshëm: “Vdekje Fashizmit, Liri e Popullit”. Në një mbledhje të Komitetit Qendror më 27 qershor, mbajtur në vilën e një botuesi të një gazete liberale në Beograd, Titoja u emërua Komandanti i Parë i Ushtrisë. Në fund të gushtit Tito u zhvendos në malet perëndimore të Serbisë së luftës partizane. Atje ndoqi tre vite e gjysmë vite të ashpra luftimesh dhe pa masakrën e rreth 1.5 milion bashkatdhetarëve të tij jugosllavë. Një e dhjeta e gjithë popullsisë jugosllave humbën jetën. Kjo nuk ishte një luftë e thjeshtë Jugosllavi kundër Gjermanisë. Përkundrazi, në mbështetje të trupave gjermane dhe italiane u vunë dhe ushtritë e aksit dhe trupat kombëtare nacionaliste. Në Kroaci, një “vend i pavarur”, drejtohej nga fanatiku Ante Paveliç, Ustashi. Në Serbi, gjenerali Milan Nediç, triumfoi ndaj regjimit kolaboracionist të tipit Peten. Të dyja këto regjime kishin ushtritë e tyre, dhe kishin dhe formacione paraushtarake të grupeve akoma më ekstreme. Për më tepër, atje ekzistonte një lëvizje autentike rezistence serbe e drejtuar nga i famshmi gjenerali mbretëror, Drazha Mihajloviç. U bënë shumë tentativa për t i bashkuar të dyja ushtritë me partizanët, por ato nuk funksionuan, për shkak të marrëdhënies reciproke të mosbesimit. Në ndryshim nga Mihajloviçi, Titoja bëri presion për veprim të vazhdueshëm kundër forcave të aksit, pa marrë parasysh raprezaliet e dëshpëruara që do të kryheshin kundër popullit jugosllav. Ndofta, avantazhi më i mirë për forcat e Titos ishte se të vetme, mes trupave që luftonin forcat jugosllave, partizanët refuzuan nacionalizmin e ngushtë dhe predikuan “Vëllazërinë dhe Bashkimin” për të gjitha trupat etnike. Në tërësi, aksi arriti të grumbullonte më shumë se 350.000 trupa, përfshirë dhe 14 divizionet gjermane kundër partizanëve. Forca e Titos në pikun e luftës arriti në 120.000 trupa. Sidoqoftë, partizanët përfituan shumë nga marrja e armëve dhe pajisjeve të dorzuara nga divizionet italiane në Jugosllavi në shtator të vitit 1943, atëherë kur Italia ktheu faqe. Deciziv për zhvillimet e mëvonshme, ishte fakti që partizanët nuk morën ndihmë virtuale nga Bashkimi Sovjetik, një pjesë të mirë të së cilës e mori nga aleatët perëndimorë. Një mision anglez iu bashkangjit partizanëve në fillimet e vitit 1943 dhe brenda një viti Londra ndërpreu ndihmën për Mihajloviçin që tani nisi ta jepte për partizanët. Më 29 nëntor, 1943, ndërsa Ruzvelti, Çërçili dhe Stalini takoheshin në Teheran, partizanët “antifashistët e Frontit Nacionalçlirimtar”, shpallën rrëzimin e monarkisë dhe e emëruan Titon, “Marshall të Jugosllavisë” dhe kryetar të Komitetit të ri Kombëtar ose qeverisë së përkohshme. Pas një serie të gjatë manovrash dhe negociatash, që arritën kulmin me Konferencën e Jaltës në shkurt të 1945-ës, Titoja arriti të siguronte njohjen e plotë të qeverisë së tij nga aleatët me koston e pranimit të përkohshëm të dy vendeve jokomuniste në kabinet. Mbreti Pjetër i Dytë, nuk u kthye më kurrë në Jugosllavi. Titoja shërbeu si Kryeministër deri në vitin 1953, dhe më vonë, pas hartimit të Kushtetutës së re, si President i Republikës. Kushtetuta e vitit 1963 e bëri Titon në fakt president të përjetshëm. Me çlirimin e Beogradit nga ushtria sovjetike në tetor të vitit 1944, nisi revolucioni komunist në Jugosllavi. Për afërsisht katër vjet, Titoja dukej dishepulli më militant, fanatik dhe antiperëndimor i Stalinit. Titoja shtetëzoi industritë jugosllave, kolektivizoi bujqësinë, lëshoi dhe përdori UDB-në (policinë sekrete) kundër kundërshtarëve politikë, goditi avionë perëndimorë, ndihmoi rebelët komunistë në Luftën Civile Greke dhe mbajti marrëdhëniet me Italinë të tensionuara për qytetin e Triestes. Mihajloviçi u arrestua, iu bë gjyqi dhe më pas u ekzekutua. Kardinali i Aloisiusit, Stepinaku i Zagrebit, doli në gjyq e më pas u burgos. Pothuajse 1 milion jugosllavë u arratisën mes viteve 1944 dhe 1947. Beogradi u bë Byroja e re Komuniste e Informacionit (Kominform), pasardhësja e “Kominternit”, që u shpërbë zyrtarisht në vitin 1943. Më pas, në dimër dhe pranverën e viteve 47 -48 erdhi kriza që fitoi respektin e qendrueshëm të Titos mes fshatarëve të tij jokomunistë dhe e shndërroi “titizmin” pjesë të fjalorit botëror politik. Mosbesuesi Stalin dyshoi për planet e Titos dhe Dimitrovit të Bullgarisë për një “Federatë Ballkanike” dhe planeve jugosllave në Shqipëri (lëvizja partizane e së cilës ishte organizuar nga Vukmanoviç-Tempo dhe një pjesë e mirë e saj kontrollohej dhe nga Titoja). Jugosllavët nuk e duronin dot shfrytëzimin ekonomik sovjetik përmes “korporatave” dhe ishin kritikë ndaj kompromiseve sovjetike për shpenzimet e tyre dhe për çështjen e Triestes gjatë negociatave për Traktatin e Paqes me Italinë në Paris, 1947. Policia sekrete sovjetike dhe jugosllave spiunuan njëra-tjetrën. Për më tepër, kishte dhe kundështi të forta brenda vetë partisë jugosllave, e drejtuar nga Andreas Hebrang, i cili i konsideronte politikat ekonomike të Titos si të pavërteta dhe që prisnin mbështetjen sovjetike. Titoja dërgoi 2 misione në Moskë në një tentativë për të krijuar një konflikt, por në 27 mars 1948, një letër e firmosur nga Stalini dhe Molotovi akuzonte Titon, Gjilasin, Kardelin dhe kolegët e tyre me një varg ideologjish herezie dhe paralajmëruan ashpër se “karriera politike e Trockit nuk është jomësimdhënëse”. (Trocki ishte vrarë nga agjentët sovjetikë në Meksikë në vitin 1940). Në një takim të Komitetit Qendror në 12 prill, Titoja kërkoi të jepte dorëheqjen, por togerët e tij e refuzuan dhe u përgatitën të sfidonin Stalinin. Rankoviçi i UDB-së, mblodhi rreth 14,000 prostalinistë, përfshirë dhe Hebrangun. Gjeneral Jovanoviçi, drejtuesi i stafit në kohën e luftës, u vra shumë afër kufirit me Rumaninë. Në 28 qershor 1948, “Kominformi” shpalli përjashtimin e Jugosllavisë. Menjëherë pas kësaj, sovjetikët dhe satelitët e tyre nisën ta denonconin Titon si “fashist” dhe “vrasës”, ndërsa tentonin të minonin udhëheqjen e tij, duke qenë armiqësorë dhe me anë të bllokadës ekonomike. Në vendet e tjera komuniste të Evropës Lindore, Stalini i rregulloi punët me një pjesë të mikpritësve të udhëheqësve të “komunistëve kombëtarë”, tashmë dhe ata të akuzuar për “titizëm”. Përgjigjja e Titos ishte një kthim gradual drejt Perëndimit. Në maj të vitit 1949, kufiri jugosllavo-grek u mbyll, veprim që solli një fund të shpejtë të Luftës Civile Greke. Në shkurt të vitit 1953, u nënshkrua një “Pakt Ballkanik” me Greqinë dhe Turqinë, edhe pse më vonë ai ngeli vetëm një letër e vdekur. Në tetor të viti 54 , debati i Triestes u mbyll me Italinë që mbajti përfundimisht qytetin dhe Jugosllavia që mbajti shumicën e ninterlandit. Por edhe përpara kësaj zgjidhjeje, Titoja hodhi sytë nga vendet në zhvillim në Azi dhe Afrikë, në një tentativë për të dalë nga izolimi diplomatik. Me Nehrun e Indisë dhe Naserin e Egjiptit, Titoja kërkoi të rrëmonte vende të reja nën një forcë “të papozicionuar” të pavarur. Përpjekjet e tij i arritën frytet që në takimin e konferencës së parë të Udhëheqësve të Botës së Tretë në Beograd, në vitin 1961. Me kalimin e kohës, ai vazhdoi t i vendoste theks të veçantë politikës së tij të mosangazhimimit, të cilën ai e përfshiu në kushtetutë duke ua trashëguar edhe pasardhësve të tij. Për më shumë se një dekadë, jugosllavët ishin një forcë kryesore në lëvizjen e mosrreshtimit, me Titon që ishte duke u bërë një burrë i vjetër shteti. Por ende, pavarësisht nga prestigji dhe reputacioni i madh, ndikimi i tij direkt në takimin e fundit të të paangazhuarëve në Havanë në vitin 1979 ra, ashtu sikurse rrëshqiti dhe lëvizja e një grupi më radikal dhe të hapur prorus shtetesh të drejtuara nga Fidel Kastro i Kubës. Derisa vdiq, Titoja mbeti një marksist-leninist i përkushtuar, megjithëse nuk deshi kurrë që të ishte pjesë e bllokut sovjetik. Por ai nuk donte gjithashtu as ta drejtonte vendin drejt pluralizmit politik dhe bashkimit të vendeve perëndimore evropiane. Si rezultat i kësaj, rruga e politikës së tij të jashtme e mosrreshtimit, ishte në fakt një opsion i hapur me shumë mundësi të mëdha suksesi për Jugosllavinë, ishte një rrjetë e sigurt në veprimet e tij të ekuilibruara Lindje-Perëndim. Për Titon, talenti dhe ambicia e të cilit i kapërceu përmasat e fuqisë së vendit të tij, kishte të tjera arsye që e detyronin të ndiqte një politikë të tillë. Më herët, ai kishte dalë në përfundimin se rëndësia e superfuqive në çështjet e botës do të binte në mënyrë të pashmangshme, ndërsa do të rritej rëndësia relative e Botës së Tretë. Dhe ai donte të siguronte vendin e tij në histori, jo vetëm si një burrë që përshpejtoi ndryshimet ideologjike në lëvizjen komuniste, por gjithashtu edhe si një udhëheqës që ndihmoi të krijohej një mjedis i ri ndërkombëtar. Në vitet që Stalini vuri bllokadën ndaj Jugosllavisë, Titoja mori ndihmë ekonomike dhe ushtarake nga Perëndimi, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara. Diplomacia mjeshtërore e Titos, nxiti një ish-ambasador të spikatur të SHBA-së në Beograd, që të shprehte jopublikisht këto fjalë: “Pikëpamja e tij për Shtetet e Bashkuara është si një lopë plot me qumësht, jo dem, e gjitha me thithka që prodhojnë qumësht dhe mundësisht pa brirë”. Ndërsa një diplomat i vjetër sovjetik i përshkroi jopublikisht marrëdhëniet e vendit të tij me qeverinë e Titos si “të përzemërta dhe të pasinqerta”. Por ndihma dhe ndikimi perëndimor, i ndërthurur me kokëfortësinë sovjetike, e çoi Titon dhe kolegët e tij drejt vlerësimit të gjerë të komunizmit sovjetik. Në vitin 1950, Titoja shpalli një sistem të ri të “punëtorëve dhe vetadministrimit”, i cili luajti një rol të rëndësishëm në këshillat ekonomike të sipërmarrjes punëtore. Në vitin 1954, bujqësia u dekolektivizua dhe në vitet e ardhshme, Jugosllavia hapi në masë kufijtë e saj për të zhvilluar turizmin. U prezantuan reforma të vazhdueshme me sukses të madh në tentativën për të decentralizuar ekonominë dhe për ta përshtatur atë me tregjet botërore. Reformat e mëtejshme të vitit 1965, u bënë vendimtare për historinë e Jugosllavisë. Titoja hapi kufijtë për jugosllavët, duke i lejuar ata të largoheshin dhe braktisi drejtimin e ngurtë të ekonomisë në favor të “socializmit të tregut”. Reformat kishin një ndikim gjallërues për vendin dhe sollën një rritje dramatike të standardeve të jetesës. Hapja e kufijve të Jugosllavisë përkoi me bumin ekonomik të Evropës Perëndimore dhe kërkesës së madhe për krah të lirë pune. Miliona jugosllavë krijuan një dallgë njerëzish që ngrihej nga Evropa Jugore drejt qendrave industriale të veriut. Deri në vitin 1970, afërsisht një milion jugosllavë punonin përkohësisht në Evropën Perëndimore, në çdo kohë të dhënë, duke dërguar në shtëpi më shumë se 2 miliardë dollarë çdo vit. Për më tepër, biznesmenët jugosllavë dhe turistët u shpërndanë në të gjithë botën. Në gusht të vitit 1976 për shembull, më shumë se 700.000 jugosllavë ishin duke pushuar në Greqi. Vetë Titoja ishte një turist, i cili vizitoi pothuajse të gjitha vendet e botës. Ai shkoi në Shtetet e Bashkuara katër herë: në tetor 1960, në vitin 1963, kur ai ishte ndër të paktët burra të huaj shteti që takohej me Presidentin Kenedi, në vitin 1971, për bisedime me Presidentin Nikson dhe në vitin 1978, për të diskutuar me Presidentin Karter. Brenda Jugosllavisë fuqia e Titos ishte absolute. Ai i kishte lënë pas ose mënjanuar të gjithë sfiduesit e tij të mundshëm. Në vitin 1954, ai përjashtoi Gjilasin, trashëgimtarin e tij të mundshëm, i cili kishte nxitur fundin e diktaturës monopartiake. Në vitin 1965, ai përjashtoi me dhunë pasardhësin e tij të dytë të mundshëm pas Gjilasit, Rankoviçin, i cili kundërshtoi reformat decentralizuese të Titos. Në gjyq ai spastroi dhe shkurtoi ndjeshëm policinë sekrete të Rankoviçit. Kardelj vdiq në vitin 1979, duke e lënë Titon pa asnjë nga kolegët e tij të vjetër. Burimi i popullaritetit të brendshëm të Titos ishte në këmbënguljen e flaktë për pavarësinë e Jugosllavisë gjatë konfliktit me Stalinin dhe më pas. Pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953, Titoja kërkoi pajtimin me Moskën, por gjithnjë sipas kushteve të tij. Në maj të vitit 1955, një grup udhëheqësish sovjetikë me në krye Nikita S. Hrushovin, mbërritën në Beograd dhe kërkuan ndjesë për gabimet e Stalint. Ky moment shënon fillimin e një procesi të gjatë afrimi sovjeto-jugosllav me ulje ngritje që ka zgjatur deri në këto ditë. Sidoqoftë, Revolucioni hungarez në vitin 1956, debati kino-sovjetik dhe rënia e Hrushovit në vitin 1964, secila me radhë ka ndërlikuar procesin e afrimit. Pushtimi sovjetik i Çekosllovakisë në vitin 1968, shqetësoi Titon që deri në ato momente kishte vendosur ekuilibrat për vazhdimin dhe pavarësinë e vendit të tij. Përgjigjja e Titos ishte një sistem i mbrojtjes territoriale, që përfshinte të gjithë shoqërinë dhe të njëjtin koncept që ai tha se ndihmoi atë të mobilizonte njerëzit për të “luftuar për mbrojtjen e pavarësisë dhe lirisë së tyre”, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Jugosllavia dënoi ashpër gjithashtu edhe pushtimin rus të Afganistanit në vitin 1979. I ardhur si një muzg në sundimin e Titos, ky veprim i rusëve u duk qartë se kishte mesazhe kërcënuese për Jugosllavinë post-titiste. Me kalimin e viteve, Jugosllavia zgjeroi më tej tregtinë e saj me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të Evropës Lindore, pa u bërë pjesë e bllokut. Në kohën e vdekjes së Titos, Jugosllavia kishte zënë një pozicion të veçantë në Evropë, afër bllokut sovjetik, por ende jo pjesë e tij. Pozicioni i saj ishte ende brenda Botës së Tretë, por ka akoma marrëdhënie të mira me shumicën e vendeve perëndimore. Aftësia personale diplomatike e Titos, ishte faktor dominues në suksesin e politikës së vetme që ai ndoqi. Në vitet e para të udhëheqjes komuniste, Titoja jetoi në kushte modeste në zonën e Dedinjes në Beograd. Por me kalimin e viteve, ai bëri një jetë mbretërore e pakrahasueshme me asnjë nga mbretërit e gjithë Evropës, duke e kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij private në ishullin e Brionit ose në ndonjë nga 17 kështjellat apo strehëzat e përkohshme të gjuetisë. Në vitin 1952, pas divorcit nga gruaja e tij e dytë, Herta, ai u martua me ish- partizanen bukuroshe brune të fillimeve të shekullit të 20-të, Jovanka Budisavljeviç. Ajo u zhduk nga sytë e publikut në vitin 1977, pasi nervozoi Titon për arsye të panjohura. Më pas dolën zërat se ai kishte një lidhje dashurore me një tenore, që ishte 50 vite më e re. Sër Fitzroi Meklin, i cili drejtoi misionin ushtarak britanik për partizanët, gjatë luftës mbeti një nga miqtë më të mirë perëndimorë të Titos. Ai e portretizoi kështu marshallin e vjetër: “Me vitet dhe eksperiencën që ata kanë sjellë, pamja e jashtme e Titos është zgjeruar më tej dhe është bërë më pak e ashpër... Sensi i tij i humorit që i jep më shumë nur, është bërë më i fortë. Si një burrë ai është bërë më i qetë dhe i pjekur. Ai është bërë më pak diktator dhe më shumë qenie njerëzore. Por ai nuk ka humbur asgjë nga fortësia dhe dinakëria e tij e jashtëzakonshme. Ka një fjalë të urtë në Ballkan se “mbrapa çdo heroi qëndron një tradhtar”. Vështirësia është se kush është kush... Merrni vetë Titon. Parë nga një këndvështrim, ai mund të vlerësohet si tradhtari i mbretit dhe i vendit të tij, si agjenti i një fuqie të huaj, i cili kohët e fundit ka tradhtuar edhe këtë vend të huaj. I parë nga një këndvështrim tjetër, ai shfaqet si hero kombëtar i dyfishtë”.

    Ky lajm është publikuar: 21/05/2009

    ballkan

  7. #267
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ue kosova qenka plot me titiste. Pale po ai brari na qenka edhe avokat mbrojtes i Titos.

    Nuk ka asnje kuptim pasuria pa pavaresine, se i ngrefet serbit apo sllavit te maqedonise dhe te ben pershesh punen e nje jete. Te rrofte Titoja!
    Me mire nje mbret i keq po joti, se si thote nje shprehje:
    Yti mishin ta ha, por kocken ta le!

    Te besh krahasime te tilla, do te thote te jesh shpirterisht skllav.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #268
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Me mire nje mbret i keq po joti, se si thote nje shprehje:
    Yti mishin ta ha, por kocken ta le!
    Në fakt kombit tonë i vje shpëtimi nga një mbret i huaji i keq, shumë i keq.

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Tito u kon bre q...im none...krejve per hune na ka ngre e neve u dufte ket ta kuptojm kur aje vdic

  10. #270
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    druzhe Tito o kane baba i Rezil Murrqit , me falni Nezir Myrtes dashta me thane.
    [[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]

  11. #271
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ne fakt duhet bere nje profil i marshal titos ne forum..
    me durim e gjakftohetesi..
    pa hyre ne hollesi konspirative per biografine e titos.. por thjesht per rezultatet e arritura ne kosove e mal te zi e ilirid-makedoni ( pra ne trojet e banuara nga bashkombasit tone) ne epoken kur tito ishte i pari i jugosllavise..

    me metoden e krahasimit duhet vepruar.. duke vene perball fakte shifra e realitete..

    njohes te mire te kosoves.. (se spo i hyjme krejt jugosllavise) le tu pergjigjen disa pyetjeve me sinqeritet.. e po ashtu te njejtave pyetje tu pergjigjet dhe shqiptari i shqiperise..

    po e fillojme me ekonomine..e pastaj ne vazhdim me ane tjera te fytyres se nje regjimi te caktuar..

    pyetjA e pare..

    1- nje mesues ne nje shkolle 7 a 8 vjecare ne kosove.. a mal te zi a ilirid ne vitet 70 - 80 te.. me sa rroga te tij mujore mund ta blente nji televizor (televizjon) .. po nje fishider ( frigorifer).. po nje makin larese (lavatrice) ..
    te njejtat pyetje vlejne per nje mesues te shqiperise ne te njejten periudhe..

    2- po nje puntor fabrike i ksaj periudhe.. po nje polic a oficer nje infermiere a nji mjek.. ne kosov mal zi e ilirid.. te njejtat sende.. me sa rroga mujore ka mujt me i ble..?


    po presim pergjigjet..
    mos hyni ne debate .. duam vetem shifra te sakta ose te peraferta..
    ma von po i hyjm dhe ceshtjeve tjera..

    psh sa kile mish lope-vici a derri ka mujt me ble me nji rrog mujore mesuesi ne kosov te titos.. mesuesi ne rusi te brezhnjevit e mesuesi ne shqiperi te enverit.. e me radh tu ba krahasimet..
    Nuk ka dyshim fare per Brarin, titist shume i rafinuar!


    Ndryshuar për herë të fundit nga Marinari : 28-09-2009 më 10:02

  12. #272
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    cili ka pushkatue ma teper Shqiptar
    Tto apo Enveri ?

  13. #273
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Tito si te gjithe diktatoret kishte 6 klase dhe perpara se te merrej me politike punonte si mashinist.

  14. #274
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    busaveta,
    Ja vajtoje Titon se bashku me keta dy titistet sylesh ne fotografi! Mos e harroni edhe Brarin! Posa ta qani me lot Titon, atehere merruni me Enver Hoxhen!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  15. #275
    i/e regjistruar Maska e getomental
    Anëtarësuar
    18-04-2008
    Vendndodhja
    Shkup-Dardani-Shqipri.
    Postime
    251
    Citim Postuar më parë nga Marinari Lexo Postimin
    busaveta,
    Ja vajtoje Titon se bashku me keta dy titistet sylesh ne fotografi! Mos e harroni edhe Brarin! Posa ta qani me lot Titon, atehere merruni me Enver Hoxhen!

    Ahaaaaaaa, ani ki me Plis,a mos ësht aj pisi Uka i Bjeshkeve te nemura ...
    Adresa jon ne boten e Liris esht: Besa Shqiptare.

  16. #276
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar më parë nga Marinari Lexo Postimin
    busaveta,
    Ja vajtoje Titon se bashku me keta dy titistet sylesh ne fotografi! Mos e harroni edhe Brarin! Posa ta qani me lot Titon, atehere merruni me Enver Hoxhen!
    jo vajtoje ti
    se une jam kunder komunistave as me titen e as me enverin
    se te dyt borlloga ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga busavata : 28-09-2009 më 17:04

  17. #277
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Marinari
    kur nuk don me U pergjegje ne ndonje pytje
    pse tenton mi kritikue te tjeret ?

  18. #278
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    622

    Për: Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

    Gjillasi pohonte se Tito kishte origjinë nga Kuçi i Malit të Zi
    New York, 28 gusht - Këto ditë “Politika” e Beogradit transmetoi një analizë të hollësishme të CIA-as e cila tregon seito nuk ka qënë me origjinë jugosllave. Në dokument, të cilit i është hequr se voni shenja “sekret”, thuhet se gjuha amtare e Titos ka qenë një gjuhë serbo-kroate me theks të huaj. Ata kanë thënë se identiteti i Titos vetëm mund të supozohet, por kanë theksuar se janë të sigurt se Tito nuk kishte origjinë jugosllave.

    Për origjinën familjare të Josip Broz Titos është folur më shumë se për asnjë udhëheqës tjetër të pas Luftës së Dytë Botërore. Biografët e tij shkruanin se kishte lindur në Zagorje të Kroacisë, ndonëse ishin të dyshimtë dhe nuk kishin guxim t’i bënin pyetje në lidhje me këtë çështje.

    Phoenix Press në Londër dhe Harcourt Brace Jovanovich në New York kishin botuar anglisht në vitin 1980 dhe 1981 monografinë e Millovan Gjillasit me titull: “TITO - tregim nga brenda”. (TITO-The Story Frome Inside)

    Nga viti 1937 e deri në mesin e viteve ’50-ta Millovan Gjillasi ishte pranë Titos më shumë se asnjë politikan tjetër, bile të gjithë mendonin se Gjillasi ishte njeriu numër 2 në politikën jugosllave. Në librin e lartëpërmëndur Millovan Gjillas shkruan: “Tito i mësonte kollaj gjuhët e huaja. Pas luftës, ose më mirë me thënë pas konfliktit të vitit 1948 me Bashkimin Sovjetik, Tito e mësoi anglishten shumë mirë, bile ishte në gjendje t’i ndiqte dhe t’i kuptonte tekstet e thjeshta anglisht. E kishte mësuar rusishten si i burgosur gjatë Luftës së Parë Botërore, por shihej qartë se nuk e kishte studiuar mirë këtë gjuhë. Ai i ngatërronte shumë herë fjalët rusisht dhe serbisht dhe i shqiptonte njësoj, pavarësisht se kishin kuptime të ndryshme. Theksi dhe shqiptimi ishin të mjaftueshëm. Ai kishte dëgjimin e mirë dhe kujtesën e fortë. Frëngjishtja e tij ishte e dobët, ndonëse kishte jetuar një kohë të gjatë në Paris për punët e Partisë. Gjermanishten e zotëronte shumë mirë, por unë nuk kisha njohuri të gjermanishtes, prandaj vlerësimi im nuk kishte ndonjë rëndësi. Serbo-kroatishten e fliste keq dhe bënte shumë gabime dhe për këtë ishte krijuar bindja se nuk ishte jugosllav. Intelektualët tregonin për përpjekjet e tij serioze për ta mësuar gjuhën serbo-kroate. Kur e takova për herë të parë në vitin 1937”, tregon Gjillasi, “ai nuk e zotëronte aspak drejtshkrimin e serbo-kroatishtes, pavarësisht se e zotëronte shumë mirë gramatikën, pastaj radhitjen dhe strukturën e fjalive. Tito i pranonte sugjerimet dhe korigjimet kur ato nuk cenonin përmbajtjen. Pas Luftës, së bashku me Zogoviqin ia redaktonim fjalimet për transmetime në Tanjug. Ne ishim shumë të kujdesshëm ndaj kërkesës se që të mos ndryshohej kuptimi i mendimit. Tito e respektonte rëndësinë e redaktimit, por atyre që nuk u besonte nuk ua lejonte këtë përgjegjësi. Fjalët ”sine qua non” njëherë e shqiptoi gabim, por kur i tregova kurrë më nuk e përsëriti këtë gabim. Ishte shumë i vëmendshëm”.

    Millovan Gjillas shkruan se “mbiemri Broz vjen nga Ambroz, që e kishte burimin në shekullin XV. Por nuk ka të dhëna se familja e Titos e ka prejardhjen nga brezi i parë i Brozëve. Sipas të dhënave të familjes së Titos, stërgjyshërit e Brozëve kishin emigruar ne Zagorje nga një rajon kufitar mes Bosnjës e Dalmacisë. Atje ishin vendosur mbase në shekullin XVI”. Tito i kishte thënë Gjillasit se stërgjyshërit e tij kishin ikur nga fisi i Kuçit në Mal të Zi. Mali i Zi në Jugosllavinë e pas Luftës së Parë Botërore ishte vetëm një provincë (banovinë) pa asnjë të drejtë kombëtare. Malazezët prisnin një luftë tjetër të madhe për t’i rikthyer vendit një lloj shtetësie. Kështu ata u angazhuan në luftën antifashiste, duke marrë pjesë aktive, bile nga gjiri i këtij populli të vogël dolën shumë komandantë të shquar në Luftën e Dytë. Gjatë luftës antifashiste Tito qëndroi edhe në Malin e Zi, dhe u premtoi se pas fitores mbi fashizmin ata do të gëzonin të gjitha të drejtat kombëtare që i kishin humbur gjatë sundimit të ish-Jugosllavisë.

    Cornell University Press botoi në vitin 2007: “Realm of the Black Mountain – A History of Montenegro” të autores Elisabeth Roberts. Kjo vepër me përmbajtje historike dhe politike u prit mirë ne Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, bile revista e njohur letrare amerikane “The New York Review of Books” botoi në atë kohë një recension të historianit të mirënjohur britanik, Profesor Noel Malcolm

    Në kapitullin: “Identiteti Malazez në kohë dhe në hapësirë”, Elisabeth Robertes thotë: “Natyrisht se përforcimi i idesë për identitetin e veçantë malazez i shkonte për shtat politikës së Titos për t’i zvogëluar dy kombet e mëdha - serbët dhe kroatët - kështu ‘kombet’ e vogla mund të qëndronin në atë federatë. Pavarësisht motivit për themelimin e Republikës së Malit të Zi, tani po zgjidhej problemi i vështirë i identitetit kombëtar malazez. Nga ana tjetër kjo gjysmë shtetësie zgjoi ndjenjat patriotike të atyre që dëshironin të vepronin si aktorë të pavarur në skenën sllave. Kjo zgjidhje siguronte anëtarësimin në shtetin e përbashkët të atyre malazezëve që kërkonin vazhdimin e lidhjeve me Serbinë.

    Në sipërfaqe Jugosllavia e Titos kishte arritur një zgjidhje të balancuar, për të cilën ishin deklaruar shumica e malazezëve. Por problemi i madh lindi në vitin 1948, në kohën e ndarjes me Stalinin. Ndjenjat rusofile të malazezëve dhe lidhjet tradicionale mes tyre kishin ndikuar që shumë nga entuziastë të ndiqnin vijën politike të Stalinit dhe nuk ishin gati për kompromis. Kundërshtimet e ‘devijuesve’, të cilët mendonin se po përhapej në gjithë Jugosllavinë, shpërthyen në vitin 1948 dhe vazhduan edhe më gjatë, por më në fund u shtypën. Disa nga ata u ekzekutuan, pjesa tjetër u burgos. Stalinistët e Malit të Zi u dënuan më shumë se ata në republikat e tjera. Në përpjesëtim me popullsinë, Mali i Zi kishte më shumë anëtarë në Partinë Komuniste se republikat e tjera. Malazezët ishin shumë të privilegjuar në Federatën jugosllave. Ata mbanin pozita të larta në Ushtrinë Jugosllave. Ata fituan shumë nga ajo politikë, bile për t’i bërë qefin Titos i hoqën emrin Podgoricës, duke i dhënë emrin Titograd. Millovan Gjillas ishte shkrimtar i madh dhe disidenti antikomunist më i nderuar në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropën perëndimore. Veprat e tij “Klasa e Re”,”Bisedimet me Stalinin” dhe shumë e shumë të tjera kishin qenë “best seller” në “The New York Times”. Zoti Gjillas ishte ndër autorët më antikomunistë pas Luftës së Dytë Botërore.

    Shpjegimi i Titos se stërgjyshërit e tij kishin ikur nga fisi i Kuçit të Malit të Zi është interesant edhe për ne shqiptarët. Dihet shumë mirë nga historia se Kuçi ishte një prej krahinave më të njohura në kohën ilire. Mbreti Gence i fisit labeat të Ilirisë në Medunë të Kuçit kishte themeluar kryeqendrën e tij. Kuçasit ishin iliro- shqiptarë. Kuçi u sulmua nga serbët dhe malazezët më shumë se asnjë krahinë tjetër. Serbo-malazezët bënin gjenocid mbi popullsinë shqiptare të Kuçit. Ata deri vonë folën gjuhën shqipe dhe ushtronin fenë e tyre katolike, por ndërkohë u detyruan me forcë të ndryshojnë gjuhën e fenë. Si pasojë e këtyre masave barbare shumë nga ata braktisën vendin, ndërsa ata që nuk u larguan më në fund u asimiluan. Vallë a mos ekziston ndonjë lidhje fisnore mes Kuçit të Malit të Zi dhe Kuçit të Kurveleshit? Ne Kuç u bënë kryengritje të vazhdueshme antiosmane. Kuçi kishte dërguar përfaqësuesit e vet në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Kuvendet e Kuçit janë pjesë e rëndësishme e historisë së popullit shqiptar. Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kuç të Malit të Zi ishin vrarë kundër nazistëve gjermanë shumë partizanë nga Shqipëria. Edhe Zenel Gjoleka i Kuçit të Kurveleshit ishte vrarë në Mal të Zi nga forcat serbo-malazeze në mbrojtje të shqiptarëve.

    Emri Ambroz dhe Broz janë shumë të njohur në viset veriore të Shqipërisë, sidomos në Mirditë dhe në Shalë.

    Shumë vjet më parë e takova në festën e Flamurit në Detroit juristin e njohur shqiptar Zef Brozin. Nuk e di si filloi biseda në lidhje me mbiemrin Broz. Dikush e pyeti “Zef mos ke ndonjë lidhje me Josip Brozin?” Zefi u qesh dhe tregoi në lidhje me ngushëllimin që i kishte shprehur profesor Luan Omari për vdekjen e kushëririt të famshëm Broz në vitin 1980. Unë qesha, tregonte Zef Brozi, dhe nuk thashë asnjë fjalë sepse ishin kohëra të vështira për komente politike, por nuk e kam harruar kurrë ngushëllimin e Profesorit tim të nderuar, Luan Omari, tha ai.



    Origjina e personaliteteve të njohura të historisë është gjithmonë aktuale. Për origjinën familjare të presidentit amerikan Barak Obama flitet për ditë në Shtetet e Bashkuara. Para shumë vjetësh revista e njohur letrare amerikane “New Yorker” kishte botuar një jetëshkrim të shkurtër për luftëtarin e përmendur afgan të lirisë, Ahmed Masud, i cili kishte qenë armiku më i madh i Osama bin Ladenit. Ahmed Masud i kishte thënë gazetarit amerikan se ai ishte evropian për nga origjina, bile stërgjyshërit e tij ishin vendosur atje në vitin 239 para Krishtit, si ushtarë të Lekës së Madh - Aleksandri i Madh, dhe nuk ishin kthyer kurrë më në Evropë. Ahmed Masud i kishte paralajmëruar amerikanët dhe evropianët për tmerrin që mund t’u shkaktonte terroristi Osama bin Laden. Një javë pas takimit me autoritetet amerikane dhe evropiane në Paris, Ahmed Masudi u vra nga terroristët e Osama bin Ladenit. Por pavarësisht se kishin kaluar 2350 vjet, Ahmed Masudi ishte përsëri kryelartë për origjinën e tij evropiane. Ai është cilësuar nga amerikanët në luftën kundër pushtimit sovjetik si Luani i Afganistanit. Monografinë e Gjillasit për Titon e kisha blerë e lexuar para 33 vjetësh, por isha kurioz gjithmonë për deklaratën e Titos se stërgjyshërit e tij kishin ikur nga Kuçi, prej ku kishin ikur edhe stergjyshërit e mi para 300 vjetësh, për të mos humbur gjuhën shqipe dhe fenë katolike. Analiza e CIA-s amerikane se Tito nuk ka qenë me origjinë jugosllave më shtyri të bëjë këtë shënim, t’i rikthehem pohimit të Gjillasit. Gjithmonë pyes vallë mos ekziston ndonjë lidhje fisnore mes Gjolekëve të Kuçit të Kurveleshit me Gjolekët e fisit tim? Zbërthimi i kodeve gjenetike po bën mrekulli. Një fjalë e urtë thotë: “Dyshimi zbulon të vërtetën”.

    (Autori është ish-gazetar i “Zërit të Amerikës”, aktualisht botues e biznesmen në New York) https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...yg3JaUO4fmD7xg
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi II : 27-09-2013 më 15:49

  19. #279
    i/e regjistruar Maska e Lonide
    Anëtarësuar
    31-08-2013
    Vendndodhja
    aty ku ka shqiptar
    Postime
    58

    Për: Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

    Tito nje gje vetem e dinte mir e mir ...qe dhe e thoshte ..mosni me shqiptar , jepnu te drejta liri e flamur sepse vetem ata mund ta shkattrojn jogosllavin ....per mendimin tim fjala jogo-sllav ka dy terme . jogo qe nenkupton jovgu dhe jogo qe bashkon sllavet e eperm dhe sllavet e poshtem , ndersa sllav rusin....gjithsesi vetem misteret sllave skan fund ....

  20. #280
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

    ARKIVI: Tito në Kosovë

    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  3. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. A është e vërtetë përplasja e qytetërimeve?
    Nga [xeni] në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 16:00
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •