Close
Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 285
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    7 her kam pyetur..

    kur e ndertoj villen 3-4 kate akademiku qosja?

    sa femije ka adem demaqi?

    kaq te veshtira keto pyetje?

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    7 her kam pyetur..

    kur e ndertoj villen 3-4 kate akademiku qosja?

    sa femije ka adem demaqi?

    kaq te veshtira keto pyetje?

    Po he more brari se nuk i njofim te gjithe personalisht.Demaci nese nuk gaboj ka dy femijelamurin dhe vajzen Abetaren.

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Po he more brari se nuk i njofim te gjithe personalisht.Demaci nese nuk gaboj ka dy femije:Flamurin dhe vajzen Abetaren.
    jo Flamurin por ai quhet Shqiptar Demaçi

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Na e bere " sakez" kete teme o Harud.Trego shoku,cka po te intereson me saktesisht me dite per ate periudhe e mos qit kodra mbas bregu.Apo nuk je i kenaqur me ate se cfare beme ne shqiptaret ne ato vite?


    Shpejt u "shterre" o Daja Goni!
    Qe edhe një herë:

    Cilat institucione të jugosllavisë u shkatërruan nga demonstratat shqiptare të vitit 1981 dhe demonstratat pasuese më vonë nga shqiptarët?
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    se kemi të bëjmë me propaganden titiste mjafton për të lexuar më lartë por më vje mirë kur lexova më lartë që edhe të tjerët paskan kuptuar që kemi të bëjmë me ATA që kanë jetuar në beograd dhe të cilët kanë bë Propaganden e Serbisë gjegjesisht të RTs së Serbisë.
    Televizioni serbë pat bërë një Program Dokumentar ku qëllimi kryesor ishte të denigronte Profesoret e Universitetit, që fajesonin aso kohe që kishin shenderruar " Universitetin në bastion të nacionalizmit" dhe në atë emision, Serbët kishin dërguar një Reporter i cili qëndronte para një shtepie të madhe dhe thoshte: "Gjendemi para shtepis së rexhep Qosjes dhe e shikoni që ju që po infektoheni me Nacionalizem se si jetojnë ata të cilët po ju detyrojnë me dal në rrugë dhe me luftue kundër shtetit t'uaj Serbisë" etj etj.
    Këto pyetje që po bë BRARI më ngjajnë në atë reporterin Serb të RTS!

    E vërteta është kjo:
    Rexhep Qosja jeton në një shtepi dy katëshe ( ngjanë në ato shtepit dy katëshe të lagjeve të Tiranës) ka ka vetëm një gjysmë ari oborrë dhe nga tërë ajo lagje, shtepia e tij ishte më e vogla dhe më e padukshmja nga pamja e jashtme!
    Pra në një shtepi që s'ta terheqë syrin për asgjë: as sot dhe asë më herët! Po ashtu rrugica ku ai jeton është aqë e ngushtë sa nuk munden dy automjete të kalojnë përnjëherë!
    Unë vetëm një gje e di që: gjatë kohës sa ishte Millosheviqi në pushtet Ibrahim Rugova bëri një alamet shtepie e cila ia tejkalon jo vetëm qytetarëve por gjithësecilit në tërë rruzullin tokesor: për atë gjë edhe Donald Trump do t'ja kishte lakmi!
    Pra Qosja edhe sot jeton në atë shtepi dhe cili do mundet të shkojë dhe ta shikojë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Preng Sherri : 06-11-2008 më 08:41

  6. #206
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    ore me shpjegon njeri cfar ka qen ky person
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga Harudi Lexo Postimin
    Shpejt u "shterre" o Daja Goni!
    Qe edhe një herë:

    Cilat institucione të jugosllavisë u shkatërruan nga demonstratat shqiptare të vitit 1981 dhe demonstratat pasuese më vonë nga shqiptarët?
    Nuk u shkatrruan Institucionet por i tërë shteti!
    në një Program ( FILM) të Natos tregohen demonstratat e shqiptarëve të Kosovës në vitin 1981 ku thuhet këtu filloj shkatrrimi ( nisja) dhe këtu do të përfundojë".
    Pra shqiptarët me qendresen e tyre nuk shkatrruan Institucionet fallse të Jugosllavisë por shtetin fallsë të Jugosllavisë!
    Dallim i madh!

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Pyetjet që bëhen sa fëmij ka Adem Demaçi janë pyetje që mund të bëjnë fëmijët në " foshnjore"?
    Një njeri normal s'bë këso pyetje?

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    preng .. thx per sqarimet..

    kur afersisht e ka ndertuar qosja kte shtepi apo ville .. 2 katshe qe thoni juve?

    sa vjecare jane dy femijet e demaqit?

    disa po debatojne demonstratat..

    un po perqendrohem ne kosov 70 80-te..

    preng..
    ala nuk e kam shkell beligradin.. po as kuriozitet skam me e pa..
    ne stamboll du me shkue ne se me jepet rasti..
    ju vet zotni prenga sa katshe e ke villen e babes dhe kur e ka ndertue?

    sipas informatave qe po marr pi enveristave kosovar.. me rezulton se gati krejt mesuesit e kosoves kan ndertue villa dy katshe ne vitet 70 80 ta..

    kurse ne shqiperi te kesaj kohe asnji profesor ska mujt me ndertu shtepi as 1 katshe.. sa per fare kosi..

    ju tjeret..

    a vertet 2 kat e ka qosja a 3..

    se ne nji gazet shqipnije gazetarja qe kish vizitue villen e qoses thoshte ndryshe..

  10. #210
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    preng .. thx per sqarimet..

    kur afersisht e ka ndertuar qosja kte shtepi apo ville .. 2 katshe qe thoni juve?

    sa vjecare jane dy femijet e demaqit?

    disa po debatojne demonstratat..

    un po perqendrohem ne kosov 70 80-te..

    preng..
    ala nuk e kam shkell beligradin.. po as kuriozitet skam me e pa..
    ne stamboll du me shkue ne se me jepet rasti..
    ju vet zotni prenga sa katshe e ke villen e babes dhe kur e ka ndertue?

    sipas informatave qe po marr pi enveristave kosovar.. me rezulton se gati krejt mesuesit e kosoves kan ndertue villa dy katshe ne vitet 70 80 ta..

    kurse ne shqiperi te kesaj kohe asnji profesor ska mujt me ndertu shtepi as 1 katshe.. sa per fare kosi..

    ju tjeret..

    a vertet 2 kat e ka qosja a 3..

    se ne nji gazet shqipnije gazetarja qe kish vizitue villen e qoses thoshte ndryshe..
    Jo jo nuk varet por po shohim nga ato që ti po shkruan që janë gjera kuturu dhe të cilat burimin e kanë te RTS e serbisë!
    Sa për atë që s'ke qenë në beograd ( t'kerkoj flaje) por asnjë fjalë s'ta besoj ngaqë jam i bindur që atje ke jetuar dhe je shkolluar!
    Nuk është me rëndësi sa vjeçarë janë fëmijët e Ademit por djalin e tij( Shqiptarin) e kam pas shokë klase( Në shkollën e mesme të Medicinës " Ali Sokoli") dhe e di neper cilat traume ka kaluar ai e motra dhe si ishin detyruar të " distancoheshin" nga babai ( Ademi ua kishte kerkuar këtë gjë që ata të kenë mundësi të vazhdimit të shkollimit) përkunder deshires së tyre etj etj.

    Familja e Ademit ka kaluar nëper trauma të mëdha dhe do të bëje mirë që t'mos luash me ndjenjat e familjes!
    Të gjithë e dimë që fëmijët s'kanë mundur ta vizitojnë Ademin n'burgë dhe për këtë ka arsye.
    Përmbaju temës për xhelatin Tito.
    Te elita Kombëtare është një temë e hapur për Adem Demaçin.



    pastaj asnjeri nuk t'pyeti se si ishte në Shqiperi sepse tema është për xhelatin Tito dhe për shtetin e tij dhe krahasimet bëhen në mes popujve tjerë, profesioneve të popujve tjerë nën Jugosllavin me shqiptarët!
    Sa për atë a ka rendesi një katëshe apo dy katëshe shtepia në faktë ajo nuk është fare e rëndësishme ndersa çfarë shtepia kanë mësuesit shqiptarë të Kosoves atë e di çdo njeri ngaqë ata mësuesit dhe shtepiat e tyre janë aty dhe poopulli i shehë për çdo ditë!
    Së paku unë mund të pohoj vetëm që ( mësuesja ime kishte një shtepi të mirë ngaqë burri i saj ishte anetar I Lidhjes Komuniste dhe guvernator i bankës) ndersa nga 17 arsimtarë që kisha në fillore dhe shto numrin e 30 e ca në shkollë të mesme, varesishtë nga lendet që shtoheshin dhe arsimtaret që nderroheshin 80% të tyre kanë jetuar me BANESA me QIRA dhe rralë ndonjë nga ata ka pas rroba për t'i nderruar!
    Atëherë nëse arsimtari ka qenë arsimtarë do të duhej të kishin jetë dhe paga të njejta apo nuk është kështu dhe jetë të njejtë!
    Po ç'ti bëjmë kishte nga ata që i fusnin në burgë për indoktrinimin e rinisë dhe kishte nga ata që merrnin banesë nga partia për besnikeri!
    Le ta deshmojë cili do të kundërtën?!

  11. #211
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx preng..

    dole atje ku desha me dal..

    tek krahasimi i regjimeve..

    pra megjithse ademi demaq ishte nje armik politik i deklaruar i jugosllavise.. femijet e tij kan shkuar ne shkolla te prishtines.. bashk me ju tjeret..

    kurse asnji femije i ndoj armiku te enver hoxhes.. nuk ka mujt as me e shkel ma tiranen e jo ma me shkue neper shkolla te tiranes.. sepse regjimi i enverit porsa enveri e ka deklarue dike si armik.. neper plenume a mbledhje.. pa prit fare vendime gjykatash.. brenda dites.. eshte ngarkuar forcerisht neper kamiona.. familja e atij te shpallurit armik.. me nana plaka e baba sakata me gra shtazana e femij djepi e te cdo lloj mosheje e ja internuar egersisht ne zonat me te egra te maleve apo llocit.. e jan hjedh ne rrug te madhe..pra ne lloc e gur.. pa asnji komoditet vec ne tesha te trupit .. pa asnji lek ne xhep.. dhe mbas asaj dite a nate te zez u ka filluar atyre plakave e pleqve grave e femijve nji kalvar i tmerrshem vuajtjesh..

    familjen demaqi.. e kan lejue ne prishtin me jetue..pra nen nje kulm.. ku kan pas ku me fjet e me cka me u mbulue.. e nji truez ku me hanger e dy pjata ku me hedh nji sup a jemek.. e femijet ne shkolla kan shkue.. mjafton te ken dekarue se.. nuk pajtohen me demaqin adem..

    kjo nuki ka mjaftue per regjimin e hoxhes enver nexhmi ramiz.. .. pajtohesh a spajtohesh.. familja a fisi me "armikun" nga familja e tyre.. ata genocidoheshin krejt..

    keto familje atje ku gulagezoheshin.. ishin me statusin e nji skllavi..
    cdo qen i fshatit kish drejt me i kafshue.. e ata mos me guxue me than uf a of.. cdo lahper i fshati ka pas drejt me ja poshtnue dinjitetin ne rrug e ne kasolle ne are te fermes a kanaleve e ata mos me pas kujt me ju ankue..

    se per shkolla fakulteta..as u ka shkue mendja..vec me i lan me marr qat frym at ajer.. or ti prenga.. i mencum qe nuk e hangre at kokerr ullini me shku me provue regjimin atje ku ish.. por e shijuat pi kaucave te titos.. e kafiqave te zyrihut..
    te mencum kini kon bre kopila....
    pyteni at axhen e mimoz ahmetit poetes se ju kallxon..
    a e di cka tha nji kosovar i cili i ikun prej rankoviqit .. shkoj ne shqiperi te enverit..e mbas shum viteve i ngrati neper gulaget e enverit ne cerm e llakatunda te vlores e semana te myzeqes.. smujti ma e shkoj ne ministri te mbrendshme.. te enverit e u tha..
    du me shkue tha ne jugosllavi perseri..
    pse i than..
    valla tha.. borxh sju kam tha me ndejt se cdo cop buk kallamoqi qe e hangra tek ju tha e kam la me djers tuj punue neper fusha e kanalla pi 5 mjesit e deri ne mbramje.. vec ajrin tha ma bani hallalll por du me shkue se me vdek ktu tha .. do thojn katundaret e myzeqes.. vdiq nji jugosllav.. e un tha du me vdek ne kosov se atje do thojn .. vdiq nji shiptari..

    pra.. regjimi titist.. ne vitet 70 80 ne kosov asht kon 120 her ma human me shqiptaret se regjimi enverist ne shqiperi.. po per shqiptaret..

    lexoni se shpesh flasin gazetat..
    psh tregon gruaja e tod lubonjes se fatosit.. se cka heq..
    vajti todi ne burg.. po dhe femijet neper burgje..

    pra konkluzioni..
    a kish drejt morale.. regjimi enverist i enverit .. aso kohe.. me i dhan mend.. rinise kosovare?

    jooo..

    e kur te jep mend nji regjim i tille.. mjer ai popull..
    dhe historia e verteton..

    me fillimin e mend-dhanjes.. nga ana e regjimit te enverit per rinine kosovare.. kosova shkoj posht e ma posht posht e ma posht derisa aritti kulmin.. qe ju mir e dini..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 06-11-2008 më 10:08

  12. #212
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    me fillimin e mend-dhanjes.. nga ana e regjimit te enverit per rinine kosovare.. kosova shkoj posht e ma posht posht e ma posht derisa aritti kulmin.. qe ju mir e dini..
    Tamam e arriti kulmin e shumlpritur. Ka mbetur vetëm veriu i Kosovës. Ça do ma shumë ti?

  13. #213
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    brari,
    ato që thua ti s'kanë bazë dhe ti fletë fare pa bazë!
    ty të duket normale që rexhimi i detyron fëmijet e Ademit të distancohen nga babai dhe të cilët nuk u lejuan për asnjë herë ta vizitojnë në burgë.
    femijet e ademit janë rrit në mjerim ndersa nëna e tyre që ishte mësuese ishte pushuar nga puna si e PAPËRSHTATSHME" dhe kishte punuar si pastruese.
    Pra mësuesja ishte bë pastruese!
    Kjo është ajo që në Shqiperi së paku nëse janë internuar nga Tirana në berat s'paku kanë jetuar bashkë në Internim!
    Kur njerzit janë të ndarë për 15 vite pa u parë edhe në manhaten me t'lanë me jetuar bëhesh i çmendur!
    A, si jetonte familja e Ademit e di vet këtë gjë më mirë ngaqë Shqiptari ishte në të njejtën shkollë me mua dhe në të njejtën klasë!
    Ti s'mund ta dishë këtë gjë që pohon duke qenë i shkeputur nga realiteti i jetës në kosovë sepse tjeter jetë bëhej në beograd e tjetër në Kosovë! ti e di mirë këtë gjë por ke qëllime të caktuara!
    Flitet për vitet 1970-1980 ndersa gjatë këtyre viteve më shumë kishte të burgosur Politik shqiptarë se sa gjatë viteve 1945- 1970.
    pastaj ke tema për Shqiperin sa të duash dhe shkruaj atje për jeten në shqiperi ndersa ketu bë krahasime se si jetonin shqiptaret në Jugosllavi dhe se si jetonin të tjerët nën Jugoslalvin dhe Titon!
    Enveri s'ka qenë udheheqes në Jugosllavi dhe Tito s'ka qenë në Shqiperi!
    Ti s'na tregove asgjë për ato shtepiat e mësuesve në kosovë apo akoma se ke takur najfarë zejnullahu e met tregue si u kanë dhe si s'ka qenë!
    Unë di vetëm një gjë që " edhe Millosheviqi ka deklaruar çdo kundë që shqiptarët në Kosovë i kanë " gjitha t'mirat" e sa ishin ato t'mira besoj që e dini të gjithë Ju!
    Njesoj ishte nën xhelatin Tito bile edhe më keq ngaqë nën Titon kishim të bënim me një Tragjedi të shqiptarëve të PAFUND teksa nën Millosheviqin e dinim që do t'i vinte fundi ngaqë edhe bota kishte ndrysuar në qëndrime dhe veprime!

  14. #214
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Loriku11 Lexo Postimin
    jo Flamurin por ai quhet Shqiptar Demaçi
    Flm. Loriku!

  15. #215
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Harudi Lexo Postimin
    Shpejt u "shterre" o Daja Goni!
    Qe edhe një herë:

    Cilat institucione të jugosllavisë u shkatërruan nga demonstratat shqiptare të vitit 1981 dhe demonstratat pasuese më vonë nga shqiptarët?
    Nuk u shterra o Harud,por nuk po mund te kuptoj cfare deshiron saktesisht te dishe?

    Demostratat e 81-tes ishin nje grusht shume i forte per " vllaznim bashkimin" e Jugosllavise.Ato i treguan jo vetem shqipetareve por edhe te tjereve se ne nuk jemi te kenaqur me poziten te cilen e kishim.Njehere u ngriten te gjithe kunder nesh dhe tek mbas shume viteve filluan edhe ata(kroatet e sllovenet) te dyshojne ne funksionimin e nje shteti artificial siq ishte Jugosllavia.Ishim pra ne ata qe ua sollem ndermend te gjitheve se cfare do te ndodhe ne nje te aferme,e jo sllovenet e kroatet.
    Pas 81-tes,pasoi 82-ta,83-ta.84-ta per te pushuar dy vite,dhe per te vazhduar me 86-ten e per mos u ndalur me deri ne mesin e 99-tes.Kjo pra ishte vazhdimsi.Nje rezistence,her pasive her aktive.Her e filluar me minatoret dhe e percjelle nga studentet,her e filluar nga studentet pastaj e percjelle nga minatoret,por edhe nga sindikatat e punetoreve dhe deri te nxenesit e shkollave te mesme dhe fillore.
    Kjo ishte pra levizja e cila shkaterroi Jugosllavine si shtet.Dhe mu kjo levizje ishte e para ne Europe e cila (jo nga fillimi) ndoshta edhe pa qellim,shkaterroi komunizmin(eshte pra pasoje).
    Une them se e beri populli.Ti merre si te duash.Nese do thuaj se eshte maksime komuniste apo quaje ndrysh.E verteta eshte se gjithmone ishte populli ai i cili ishte mu ne qender.Kuptohet se dikush gjithmone "do ta ndeze fitilin" ,por populli ishte ai i cili rezistoi.
    Atehere kur demonstronim,ishin grate dhe femijet te cilet na sillnin qepe ne rruge.Te tjeret na sillnin gure.Dhe kishe te tille qe na hapnin portat,per te ikur nga rruget kryesore.Te gjithe ishin popull,nuk ishin as komunist as te kuq as te verdhe.Edhe ato infermiere dhe infermier,qe ne oret e nates edhe pse kishte ore policore,shkonin e kuronin te plagosurit,nuk kishin ngjyre,pra ishin popull.
    U mundova vetem shkurtimisht(sepse jam ne pune) te ti spjegoj ca gjera.
    Me deshire do vazhdojme biseden.

  16. #216
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Me deshire do vazhdojme biseden.
    E kom i pytje.

    A jan sheruar kosovaret neper Zagreb, Beograd, Ljublane e Sarajeve me "Socialni", pa leke???
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  17. #217
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga ^_BIM_BUM_BAM_^ Lexo Postimin
    ore me shpjegon njeri cfar ka qen ky person
    ???Lexo shoku , edhe e kupton . Ate edhe ne po diskutojm , cka ka qen ky person , pervec qe ishte kryetar i Jugosllavis.

    Ne nje faqe kroate lexoj : Tito ishte gjakpires me i madh se osmanlinjte ne raport me kroatet.
    Aty shkruan : Tito luftonte nacionalizmin kroat , kroatet nuk ishin pronar te tokes se tyre , Tito luftoi kunder kroateve ne luften e dyte botrore.
    Sheshi kryesor nuk duheshte te mbaj emrin e Titos , sepse ai me shum ka u ka ber dem kroateve sesa mir .
    Ai e ndertoi Jugosllavin ne kurriz te kroateve.

    Mekatet e Titos :

    1.Ai vrante kroatet kudo qe i gjente ne luften e dyte botrore

    2. Pas luftes se dyte botrore kryen masaker te papar ndaj ushtareve te zen rob dhe civileve ne Bleiburg. Prej vitit 1945 - 1948 ne gjith Kroacin u kryen vrasje , burgosje dhe debime .

    3. Edhe pse duhet pranuar punen e tij per bashkimin e pjesve bregdetare ndaj Kroacis , por prap se prap Kroacia ngeli minimale , duke mos i bashkangjit asaj pjeset e Bosnjes , Srijemin dhe Boka Kotorin .

    http://www.hrvatskauljudba.hr/politi...-ratova-2.html

    Pastaj serbet shkruajn :

    JOSIP BROZ TITO-USTAŠKI SAVEZNIK
    Josip Broz Tito - aleati i ustasheve ( fashisteve kroat)



    Tito i vrante kroatet ose ishte me kroatet ? Cka po thuni ju
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drini_i_Zi : 06-11-2008 më 18:28
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  18. #218
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga kiniku Lexo Postimin
    E kom i pytje.

    A jan sheruar kosovaret neper Zagreb, Beograd, Ljublane e Sarajeve me "Socialni", pa leke???
    Cdo njeri ne ish Jugosllavi eshte sheruar pa lek.Pra edhe shqiptaret.Kjo nuk ka qene privilegj per ne,por sistemi shendetsore ka qene ashtu i organizuar.
    Duhej pyetur,perse shqiptaret duhej te sheroheshin ne Zagreb,Beograd e Lublane?Perse Kosova nuk kishte mundesi te tilla?Kjo eshte pyetja.Pergjigjja eshte kjoosova posedonte me pak se minimumin nga mundesite qe kishte Jugosllavia.

  19. #219
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Nuk u shkatrruan Institucionet por i tërë shteti!
    në një Program ( FILM) të Natos tregohen demonstratat e shqiptarëve të Kosovës në vitin 1981 ku thuhet këtu filloj shkatrrimi ( nisja) dhe këtu do të përfundojë".
    Pra shqiptarët me qendresen e tyre nuk shkatrruan Institucionet fallse të Jugosllavisë por shtetin fallsë të Jugosllavisë!
    Dallim i madh!
    Në demonstratat e shqiptarëve të Kosovës të viteve 1981 deri në 1989,kërkesa/t kryesore politike kanë qenë për avansimin e statusit politik të Kosovës gjithnji në kuadër të institucioneve/sistemit politik jugosllav!
    1981-Kosova Republikë në kuadër të jugosllavisë!
    1986-Pas publikimit të memorandumit të akademisë srbe (1986) prej 74 faqesh,në të cilën (përveç tjersh) kërkohej ndryshimi kushtetues ne jugosllavi dhe Srbi,parashihte që dy krahinat (Kosova-Vojvodina) të futeshin plotësisht ne juridiksionin e kushtetutës srbe,me çka filloi fushata kundër kushtetutës së Kosovës të viti 1974.
    Në këte memorandum të akademisë srbe sulmoheshin edhe sllovenia e kroacia,Vojvodina,por ne po përqëndrohemi tek Kosova dhe shqiptarët në atë kohë.
    Pas tri viteve (1986-1989),srbia arrin që të bëjë këto ndryshime kushtetuese edhe me mbështetjen e republikave tjera të ish-jugosllavisë.
    Srbia arriti që të "bindë" republikat tjera se,kërkesa e shqiptarëve për Republikë në kuadër të jugosllavisë është fallse,sepse qëllimi i vërtetë i shqiptarëve të Kosovës ishte ndarja nga jugosllavia dhe shkatërrimi ifederatës jugosllave.Kinse Srbia duke mbrojtë jugosllavinë,futi Kosovën edhe një herë në juridiksionin e sajë të plotë.
    Në këto tre vite (1986-89),shqiptarët nga Kosova sikur "harruan" kërkesën për Republikë në kuadër të federatës jugosllave.
    Tashmë rrezikohej që Kosova të humb edhe statusin e krahinës autonome në nivelin federativ.
    1988-89-Fillojnë demonstrata e shqiptarëve për mbrojtjen e kushtetutës së 74-tës të krahinës së Kosovës,në kuadër të federatës jugosllave!
    Nën trysninë e Srbisë,kuvendi i karahinës autonome të Kosovës (me shumicë shqiptare),miraton ndryshimet kushtetuese.
    Mars 1989
    Kosova dhe institucionet e saja kontrollohen tërësisht nga Srbija!

    Pra shqiptarët me qendresen e tyre nuk shkatrruan Institucionet fallse të Jugosllavisë por shtetin fallsë të Jugosllavisë!
    Dallim i madh!
    Më trego tashti se si shqiptarët (Kosova) deri në vitin 1989 (për vitet e tjera vazhdojmë me vonë) shkatërroi jugosllavine?
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  20. #220
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga Harudi Lexo Postimin
    Në demonstratat e shqiptarëve të Kosovës të viteve 1981 deri në 1989,kërkesa/t kryesore politike kanë qenë për avansimin e statusit politik të Kosovës gjithnji në kuadër të institucioneve/sistemit politik jugosllav!
    1981-Kosova Republikë në kuadër të jugosllavisë!
    1986-Pas publikimit të memorandumit të akademisë srbe (1986) prej 74 faqesh,në të cilën (përveç tjersh) kërkohej ndryshimi kushtetues ne jugosllavi dhe Srbi,parashihte që dy krahinat (Kosova-Vojvodina) të futeshin plotësisht ne juridiksionin e kushtetutës srbe,me çka filloi fushata kundër kushtetutës së Kosovës të viti 1974.
    Në këte memorandum të akademisë srbe sulmoheshin edhe sllovenia e kroacia,Vojvodina,por ne po përqëndrohemi tek Kosova dhe shqiptarët në atë kohë.
    Pas tri viteve (1986-1989),srbia arrin që të bëjë këto ndryshime kushtetuese edhe me mbështetjen e republikave tjera të ish-jugosllavisë.
    Srbia arriti që të "bindë" republikat tjera se,kërkesa e shqiptarëve për Republikë në kuadër të jugosllavisë është fallse,sepse qëllimi i vërtetë i shqiptarëve të Kosovës ishte ndarja nga jugosllavia dhe shkatërrimi ifederatës jugosllave.Kinse Srbia duke mbrojtë jugosllavinë,futi Kosovën edhe një herë në juridiksionin e sajë të plotë.
    Në këto tre vite (1986-89),shqiptarët nga Kosova sikur "harruan" kërkesën për Republikë në kuadër të federatës jugosllave.
    Tashmë rrezikohej që Kosova të humb edhe statusin e krahinës autonome në nivelin federativ.
    1988-89-Fillojnë demonstrata e shqiptarëve për mbrojtjen e kushtetutës së 74-tës të krahinës së Kosovës,në kuadër të federatës jugosllave!
    Nën trysninë e Srbisë,kuvendi i karahinës autonome të Kosovës (me shumicë shqiptare),miraton ndryshimet kushtetuese.
    Mars 1989
    Kosova dhe institucionet e saja kontrollohen tërësisht nga Srbija!



    Më trego tashti se si shqiptarët (Kosova) deri në vitin 1989 (për vitet e tjera vazhdojmë me vonë) shkatërroi jugosllavine?
    Po ,kjo gjë është shumë e lehtë!
    Ato ngjarjet e më lartme nuk janë paraqitur kronologjikishtë krejt si duhet por nuk do t'marr mundimin t'i përmirsojë dhe t'i vendosë drejt ashtu siç vendosen figurat e shahut në fillim të lojës.
    E tashti të tregojë se si u shkatërrua Jugosllavia!
    Ajo që në fillim të ngjizjes së saj artificiale ka qenë e paraparë që të shkatrrohet! Por si filloj Jugosllavia të shkatrrohej pak e nga pak?
    Propaganda e jashtëzakonshme e Sherbimit Sekret Jugosllav, duke kamufluar në mënyrë shembullore " alla gebelsiane" para botës paraqitej sikur në " Jugosllavi të drejtat e njeriut dhe të pakicave janë tërregulluar si mirë e ma mirë!
    proceset gjyqesore_politike ndajë shqiptarëve mbaheshin në Izolim ku jo një i huaj që s'kishte mundësi të merrte pjesë në to por edhe numri i familjarëve ishte i kufizuar!
    Në vitin 1981, shqiptarët duke mos mundur më të durojnë ç'kombetarizimin, burgosjet, dhunen e sidomos degjenerimin, ku rol të madh luante Televizioni i porsa hapur i RTP-ës, për të bë sa më shumë propagandë Jugosllave në gjuhen shqipe, si mjetë më i mirë për rrethanat dhe kushtet e reja, pasi që pushtetarët u kujtuan që." Propaganden që benin vetem në serbishte s'mund ta flisnin gjithë shqiptarët në Kosovë dhe se kuptonin që të gjithë.
    Keshtu me shperthimin e demonstratave të vitit 1981, shqiptarët e trazuan Jugosllavinë dhe i bënë me dije tërë botës që: Në Jugoslalvi jo që nuk ishin të drejtat e barabarta të të gjithë Kombeve dhe Kombesive ( shqiptarët kishin statutin e kombesis me kushtetuten e vitit 1974 dhe jo të " kombit")por s'kishte as të drejtë të shprehjes dhe tubimeve si ato që bëheshin në " poloni me " solidarnostin").
    Jugosllavia intervenojë me hekur në vitin 1981; me tanke, autoblinda, Helikopter dhe vrau zyrtarishtë 9 demonstrues ( Mahmut Bakalli fill pas demonstratave deklarojë 11 të vrarë që su perputh me versionin zyrtarë të Komitetit Jugosllav e që i kushtojë) dhe kjo gjë s'mund të fshihej më, në qarqet e jashtme dhe këtë: Në Europë dhe Botë!
    Dhe jo vetëm kjo por edhe popujt tjerë të Jugosllavisë e kuptuan të vërtetën e cila ishte fshehur me hekur për vite me radhë nën Pushtetin e Titos. Ka pas shumë nga ata në Slloveni që aso kohe s'kanë pas informacion se ku gjendet Kosova ose se cili popull jeton në Kosovë! Pra,përpos udhëheqësve që perfaqesonin Republikat populli i tjeshtë s'kishte idenë për shqiptarët se si jetonin në Kosovë!
    Me këtë gjë, se shqiptarët ishin të shtypur dhe pa të drejta, u njoftuan edhe popujt e tjerë në ish-Jugosllavi sikurse
    opinioni nderkombëtar se në Jugosllavi qenkan shkelë të drejtat e njeriut sistematikishtë!
    pas këtyre ngjarjeve NATO hartojë njhë strategji, bëri plane dhe publikojë një Film me të cilin parashehë fundin e Jugosllavisë me Kosoven duke shenuar që me të ka filluar!
    Tashti, sa i përket kërkesave të shqiptarëve ato kurrë s'kanë pushuar së kërkuari BASHKIMIN me SHQIPERInë sikurse që ka pas disa që mbronin Kushtetuten e vitit 1974 e qe besa edhe disa të tjerë që " propagandonin që me heqjen e saj shqiptarët s'do të humbisnin asgjë".
    Pra varesishtë Instrumentalizimit që bënin zyrtaret apo edhe të tjerët.
    Në vitin 1988 ka pas nga ata që kërkonin të mbrohej Kushtetuta e vitit 1974, sepse gjatë ketij viti zhvilloheshin bisedimet për ndryshimet Kushtetutare ndersa personalishtë në Një Tubim, kam dal, kam fol dhe kam propozue haptas që:
    " Kushtetuta e vitit 1974 të ndërrohet dhe të kërkohet avansimi i saj që Kosova të jetë pjesë e barabartë me Republikat Jugosllave ( kjo i binte po njesoj sikur të thoshe Kosova republikë por në menyrë pak më të kamufluar ngaqë po të burgoseshe kishe një mbrojtje) sikurse që mases u kisha propozue që shqiptarët të marrin statusin e KOMBIT ( që se kishin gjerë atherë) dhe që Kosova të kishte edhe një Universitet ( pata propozue Gjakoven).
    Mirepo kishte nga ata që, gjatë viteve 1986 - 1989 kanë qenë të dirigjuar nga Lidhja Komuniste e Kosovës dhe kërkesat i parashtronin vet ata! Kështu që, parollat që kanë bartur Minatoret kur marshuan në Prishtinë, Fotografit, parollat etj i kishin marrë vet nga Lidhja komuniste e Kosovës!
    Kështu që ardhja e Minatorëve në prishtinë dhe më vonë hyrja e tyre në Zgafellë ishte direktë e Organizuar nga Komiteti krahinor I Kosoves dhe për këtë gjë, kanë dëshmuar vet Azem Vllasi, Kaçusha Jashari dhe një numër i madh minatorësh. Në Grevë ka qenë edhe nipi im Minator!
    "Gjatë viteve 1986 - 1989 protestat organizoheshin nga dy qendra: politika Zyrtare e cila instrumentalizonte Punetorin për të mbrojtë veten e tyre nga agresioni i MIllosheviqit që nuk zgjedhte mjete dhe që kishte vendos gjithë udheheqjes së vjeter ti meshonte fshisë ( edhe asaj kosovare) dhe të cilët kerkesat e tyre i drejtonin për Jugosllavinë dhe Kundër Serbisë
    dhe
    Organizimet Ilegale të cilët kërkesat e tyre i drejtonin për një Republikë në kuadër të Jugosllavisë por që në këtë Republikë do t'benin pjesë edhe trevat tjera shqiptare nën maqedoni dhe mal të zi si fazë e parë dhe bashkimi me Shqiperinë si fazë e dytë!
    Për këtë arsye:
    demonstratat ose protestat e Minatorëve të organizuar nga vet Pushteti kishin me vete foton e Titos dhe kerkesa për ruajtjen e Kushtetutes së vitit 1974

    Sikurse që demonstratat e ilegalës, mars i vitit 1989 që kishin flamuj shqiptarë, kerkesen për Republikë dhe bashkim me Shqiperinë!
    Në Protestat e punëtorëve- minatorëve s'pati intervenim të Policisë apo edhe ndonjë të vrarë ngaqë vet nga pushteti ishin organizuar ato
    ndersa ne demonstratat e tjera që i bënte ilegalja vriteshin mbi 30 veta!
    Por megjithatë edhe ato protestat e Minatorëve nën dirigjimin e pushtetarëve ishin një llojë qëndrese kundrejt rrezikut t'madh që i kanosej Jugosllavisë dhe popujve tjerë në kuadër të saj.
    Sikur të mos kishte pas Lëvizje të shqiptarëve gjatë viteve të 80-ta, me shembjen e murit të berlinit, ndoshta Jugosllavia do të qahej serish por ndoshta jo në këtë masë si i erdhi fundi asaj! Sepse sikur të mos kishte protesta të shqiptarëve ngjarjet me siguri do të zhvilloheshin krejt ndryshe. E ndoshta as Millosheviqi s'kishte mundur t'i afrohej fare pushtetit!
    A, evertetë është që pas demonstratave të vitit 1981 e ketej në ish Jugosllavin s'ka funksionuar më asgjë ama asgjë si më parë!

Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  3. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. A është e vërtetë përplasja e qytetërimeve?
    Nga [xeni] në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 16:00
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •