Raporti pėr racizmin: Greqia ka probleme te medha
11:12 13/05/07
Greqia ka probleme me racizmin. Ky ėshtė pėrfundimi qė del nga raporti i Qendrės pėr Kėrkime tė Grupimeve tė Mionotitave. Nė njė raport, ky grupim i cili ėshtė nė Greqi pėrfaqėsuesi i ligjshėm i tė gjitha organizatave europine kundėr racizmit dhe ksenofobisė, ka nxjerr nė pah tė gjitha anėt e shfaqjeve raciste qė janė vėnė re nė Greqi. Megjithė se teorikisht egzistojnė tė gjtha mjetet dhe ligjet pėr tė luftuar fenomenin raporti bėn tė ditur se ka njė mangėsi mėdha nė parandalimin dhe luftimin e shumė fenomeneve raciste qė kanė arrdhur duke u rritur. Sipas gazetės greke "Elefterotipia" viktima tė kėsaj sjelljeje janė tė gjithė grupet e emigrantėve tė huaj dhe refugjatėtė tė cilėt janė gjithmon tė dėnuar tė vuajnė dėbimet masive, ciganėt, pakicat fetare dhe kombėtare tė cilave u mohohet e drejta e vetėdeklarimit. Nė raport pėrmenden raste tė policisė qė pasi kanė ushtruar dhunė mė pas janė vėnė nė mbrojte por edhe rasti i Ministrit tė Ekomisė Jorgos Alogoskufi pėr deklarata e bėra. Sipas raportit qarkullon nė YouTube njė video ku ministri nė fjalė ka thėnė pėr zezakėt se ata "nuk janė njerėz".
Sipas raportit nuk janė vėtėm gjyqtarėt por i gjithė sistemi gjyqėsor greke gjatė viteve tė fundit ka manifestuar shenja racizmi. Si mė tipikė pėrmendet rasti i njė vendimi tė njė gjykatė nė Athinė e cila uli dėmshpėrblimin nga 12 mijė nė 3 mijė tė njė qytetari nga Bangladeshi i cli u mbajt pėr 1 vit i burgosur pa asnjė lloj arsyeje. Gjatė vendimit gjykata pėrkrahu teorinė e hedhur nga pala mbrojtėse, nė kėtė rast shteti grek, se "i burgosuri ishte bashkfajtor pėr burgimin e tijė".
Nė kėtė kapitull tė raportit theksohet gjithashtu se egziston ndėrmjet gjykatėsev njė mendėsi sipas tė cilės "emigrantėt e paligjshėm janė pėrgjegjės pėr rritjen e kriminalitetit nė Greqi" dhe kur ata shkelin ligjin "sjellja e policisė ėshtė e arsyetuar. Mė tej njė pjesė e tyre mbėshtesin idenė tjetėr se "mos respektimi i tė drejtave tė emigrantėve tė burgosur nuk shkel tė drejtat e tyre e gjithė kjo e bazuar tek nevoja pėr pėrkujdesje qė ka teritori grek nga lėvizja e pakotrolluar e emigrantėve".
Fenomene raciste janė vėnė re edhe nė policinė greke. "E rėndėsishme ėshtė tė theksojmė se askush nuk pranon se ėshtė racist" thuhet nė raport.
Nė njė kėrkim tė bėrė kohėt e fundit nga z. Andonopulos pėr llogari tė njė instituti tė huaj, oficerė tė policisė greke theksojnė se grupimet e emigrantve veēanėrisht shqiptarėt janė burim krimi. Duke shtuar se dhuna raciste ndaj grupimeve tė tilla nuk pėrbėn problem pėr policinė greke.
Nė raport grupi hartues ka vėnė nė dukje edhe njė sėrė krimesh raciste tė ndodhura nė Greqi. Ndėrmjet tyre rasti i Kazaku i cili vrau 2 tė huaj dhe plagosi tre tė tjerė, vrasja e dy shqiptarėve nga njė 57 vjeēar nė Galatist nė vitin 2000, sulmi ndaj pakistanezėve nga njė grup ekstremist me motoēikleta nė 2003, sulmi i policisė ndaj ciganėve nė 2004, ngjarjet e rėnda tė ndodhura pas ndeshjes Shqipėri-Greqi, vrasje e 17 vjeēarit nga Shqipėria nė Kretė etj.
Altin Metaj
Krijoni Kontakt