Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 71 prej 71
  1. #61
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ka mbi 25 vjet qė nuk ndėrtohet asnjė HEC. Kėto janė vepra shumė komplekse qė duan financim shumė tė lartė dhe njerėz tė pėrgatitur. Shqipėria nuk i ka mė kėta njerėz.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Kryeministri Berisha merr pjesė nė ceremoninė e pėrfundimit tė fazės sė parė tė punimeve tė Hidrocentralit tė Ashtės


    - HEC i Ashtės ėshtė njė diamant e do tė mbetet i tillė nė kurorėn e qindra hidrocentraleve qė do tė ndėrtohen nė kėtė vend.

    Kryeministri Berisha mori pjesė sot nė ceremoninė e arritjes sė kuotės maksimale tė stacionit elektrik tė Hidrocentralit Ashta 1, qė shėnon pėrfundimin e fazės sė parė tė punimeve pėr kėtė Hidrocentral, pjesė e projektit, i cili po vihet nė zbatim nga kompania austriake “Energji Ashta” njė kompani e pėrbashkėt e kompanive austriake VERBUND AG Hydro Power dhe EVN. Me Ashta 1 pėrfundon faza e parė e projektit pėr ndėrtimin e dy hidrocentraleve Ashta1 dhe Ashta 2 nė zonėn e Bushatit, nė Shkodėr, njė investim me vlerė rreth 200 milion euro, qė aplikon teknologjinė mė tė avancuar nė prodhimin e energjisė ujore.

    Nė tė ardhmen nė Ashtė do tė prodhohen 240 milion kwh energji elektrike. Nga viti 2012, energjia elektrike e prodhuar do tė ushqehet nė rrjetin shqiptar 110 kV. Projekti i HEC tė Ashtės mbėshtet mekanizimin e Zhvillimit tė Pastėr (CDM), nė kuadėr tė Konventės Kombeve tė bashkuara mbi ndryshimet klimatike (UNFCCC)



    Duke pėrshėndetur ceremoninė, kryeministri Berisha u shpreh se kjo ditė ėshtė njė ditė e madhe nė pėrpjekjen e shqiptarėve pėr tė shndėrruar nė realitet ėndrrėn mė tė bukur tė ēdo shqiptari, Shqipėria - vend i zhvilluar.

    Kryeministri pėrgėzoi drejtuesit e bordeve tė kompanive austriake pėr punėn e bėrė dhe shprehu besimin pėr njė tė ardhme premtuese ne bashkėpunimin e gjithanshėm mes Shqipėrisė dhe Austrisė, vecanėrisht nė sektorin energjitik. “Unė shoh njė tė ardhme tė shkėlqyer nė bashkėpunim ekonomik, kulturor, politik e tė gjithanshėm me Austrinė mike. Tradita e tyre nė energjinė e rinovuehsme dhe atė ujore ėshtė jashtėzakonisht e ēmuar pėr Austrinė, pėr Shqipėrinė, por edhe pėr mbarė Europėn. Ne mbetmi tė vendosur tė bėjnė ēdo pėrpjekje tė inkurajojmė ndėrtimin e mbi 443 hidrocentraleve nė kėtė vend.” shpreh, kryeministri.

    Kryeministri vlerėsoi teknologjinė e avancuar tė prodhimit tė energjisė ujore, nėpėrmjet instalimit tė turbinave metriks, tė cilat instalohen pėr herė tė parė nė botė, nė hidrocentralin e Ashtės.

    Kryeministri garantoi se qeveria ėshtė e vendosur tė bėjė gjithēka qė pasuritė e mėdha ujore tė kėtij vendi tė shndėrrohen nė vlera tė mėdha energjetike pėr Shqipėrinė e shqiptarėt.


    Nė kėtė ceremoni, sė bashku me Kryeministrin Berisha merrnin pjesė Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli, Ministri i Ekonomise,Tregėtisė dhe Energjitikės, zoti Nasip Naēo, Ministri i Bujqėsisė, zoti Genc Ruli, drejtues tė bordit tė kompanive austriake VERBUND AG Hydro Power dhe EVN, pėrfaqėsues tė autoriteteve lokale, ambasadori austriak nė Tiranė, punonjės tė kompanive, etj.

    -

    Nė fjalėn e tij, kryeministri Berisha u shpreh:



    “Sot ėshtė njė ditė vėrtet e madhe pėr Shqipėrinė qė po ndryshon. Njė ditė e madhe pėr realizimin apo nė pėrpjekjen e shqiptarėve pėr tė shndėrruar nė realitet ėndrrėn mė tė bukur tė ēdo shqiptari, Shqipėria - vend i zhvilluar. Sot, ne inaugurojmė fazėn e parė tė hidrocentralit Ashta, njė kryevepėr arti e kompanive VERBUND dhe EVN, kontraktorėve e nėnkontraktorėve tė tyre, e kryer nė njė kohė rekord dhe pėrsosmėri tė madhe. Kjo ėshtė njė ditė e veēantė dhe njė hap i rėndėsishėm nė rrugėn e shndėrrimit tė ėndrrės sonė nė realit, Shqipėria - vend i zhvilluar, sepse nė kėtė hidrocentral pėrdoret pėr herė tė parė teknologjia mė e avancuar e prodhimit tė energjisė ujore. Turbinat metriks tė dimensioneve mė tė mėdha instalohen pėr herė tė parė nė botė nė hidrocentralin e Ashtės. Unė dua tė shpreh mirėnjohjen mė tė thellė kompanive pėr pėrzgjedhjen e shkėlqyer.


    Zonja dhe zotėrinj,

    Nė zhvillimin e njė vendi, energja ėshtė themeli i tė gjitha themeleve, ėshtė forca lėvizėse e tė gjitha fushave. Pėr qeverinė kjo ėshtė dhe mbetet pėrparėsia e tė gjitha pėrparėsive. Ne jemi tė vendosur tė bėjmė gjithēka qė pasuritė e mėdha ujore tė kėtij vendi tė shndėrrohen nė vlera tė mėdha energjetike pėr Shqipėrinė e shqiptarėt. Shqipėria ka pasuri tė gjithanshme, tė shumta, por gjithnjė mbetem i bindur se pasuria e saj mė e madhe natyrore janė ujėrat e bollshme, tė pasura qė e bėjnė kėtė vend tė vogėl njė Norvegji tė dytė tė vogėl, nė gadishullin e Ballkanit. Hidrocentrali qė pėrurojmė sot fazėn e parė ėshtė gjithashtu, jo vetėm pėr shkak tė teknologjisė, por edhe pėr parametrat unikė nė llojin e tij, nuk ėshtė mė i madhi apo ndėr mė tė mėdhenjtė, por ėshtė mė i miri se ēdo hidrocentral tjetėr i ndėrtuar, ėshtė njė diamant e do tė mbetet i tillė nė kurorėn e qindra hidrocentraleve qė do tė ndėrtohen nė kėtė vend. Qeveria ka bėrė pėrpjekje tė mėdha qė rezervat ujore tė Shqipėrisė tė shndėrrohen nė vlera energjetike pėr qytetarėt e vendin.

    Gjatė dy-tre viteve tė fundit, ne kemi firmosur me sektorin privat, kontrata pėr ndėrtimin e 220 hidrocentraleve nė tė katėr tė vendit. Nė 36 prej tyre po punohet me intensitet. Problemi i tyre ėshtė vetėm njė, se nuk janė pėrreth Sheratonit e Rognerit. Ato janė tė vendosura nė zona nga mė tė bukurat, por valėt e televizorėve nuk i kapin ato. Ndaj i bėj thirrje mendiave tė jenė mė tė ndjeshme ndaj Shqipėrisė sė lumenjve tė djersės. Nė njė vit shihni se ēfarė kanė bėrė punėtorėt, inxhinierėt e teknikėt nė kėtė kantier ndėrtimi. Ėshtė e rėndėsishme qė qytetarėt shqiptarė tė njohin gjithnjė e mė shumė vendin e tyre.


    Zonja e zotėrinj,

    nuk ėshtė e rastit qė kjo kryevepėr energjetike nė teknologjinė e saj ndėrtohet nga kompanitė mė tė mira austriake. Ko ishte njė garė e hapur, me tranparencė tė plotė absolute, ku morėn pjesė kompani nga mbarė Europa, por fitoi konsorciumi VERBUND-EVN, sepse solli ofertėn mė tė leverdishme pėr qytetarėt shqiptarė. EVN po punon edhe nė kaskadėn e Devollit. Biznesi austriak ėshtė sot i treti nė Shqipėri nė investimet e tij. Ky investim ėshtė rreth 200 milion euro. Unė shoh njė tė ardhme tė shkėlqyer nė bashkėpunim ekonomik, kulturor, politik e tė gjithanshėm me Austrinė mike. Tradita e tyre nė energjinė e rinovuehsme dhe atė ujore ėshtė jashtėzakonisht e ēmuar pėr Austrinė, pėr Shqipėrinė, por edhe pėr mbarė Europėn. Ne mbetmi tė vendosur tė bėjnė ēdo pėrpjekje tė inkurajojmė ndėrtimin e mbi 443 hidrocentraleve nė kėtė vend. Ujėrat e Shqipėrisė duhet tė shndėrrohen nė vlera energjetike pėr qytetarėt shqiptarė. Shqipėria i ka tė gjitha mundėsitė tė bėhet njė superfuqi e vogėl energjetike nė rjaon. Pėrparėsia pėr energjinė ėshtė pėrparėsia jonė mė madhore.

    Ndaj dhe njė herė dua t’ju pėrgėzoj ju, drejtuesve kryesorė tė Bordit tė EVN, zotin Layr, zotin Rabensteiner tė Bordit tė VERBUND, tė gjithė ekipin e punėtorėt tuaj tė pėrkushtuar pėr kėtė vepėr shumė tė rėndėsishme tė standardeve mė tė mira, tė pėrkujdesjes mė tė madhe pėr mbrojten e mjedisit dhe qė do tė faktohet sė shpejti hidrocentrali me eficencen mė tė lartė nė Shqipėri. Faleminderit.”

    Kryeministria
    05/07/2011

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Kryeministri Berisha pret drejtues dhe anėtarė tė Bordit tė kompanisė Verbund, qė po realizon projektin pėr ndėrtimin e hidrocentralit tė Ashtės

    Kryeministri Berisha priti sot pasdite, nė takim, drejtues dhe anėtarė tė Bordit tė kompanisė Verbund AG Hydro Power, zotėrinjtė Karl-Heinz Gruber, Gunther Rabensteiner dhe Dietmar Reiner. Kompania austriake Verbund ka vėnė nė zbatim projektin pėr ndėrtimin e hidrocentralit tė Ashtės nė Bushat, Shkodėr, nė bashkėpunimin me kompaninė EVN. Ky projekt ėshtė njė investim me vlerė rreth 200 milion euro qė parashikon ndėrtimin e dy hidrocentraleve Ashta1 dhe Ashta2, duke pėrdorur teknologjinė mė tė avancuar nė kėtė fushė.

    Drejtuesit e kompanisė e informuan Kryeministrin Berisha pėr pėrfundimin e projektit tė hidrocentralit Ashta1, ceremonia e inaugurimit tė tė cilit do tė zhvillohet tė martėn.

    Kryeministri Berisha falėnderoi investitorėt pėr kėtė investim tė rėndėsishėm pėr sistemin energjetik shqiptar, pėr punėn e bėrė dhe teknologjinė e re tė aplikuar nė kėtė projekt, duke e konsideruar atė pjesė tė programit tė qeverisė pėr rritjen e kapaciteteve prodhuese tė energjisė nė vend.

    Kryeministri Berisha mbėshteti gjithashtu synimet e kompanisė pėr tė investuar edhe nė projekte tė tjera nė fushėn e energjisė nė Shqipėri.

    Kryeministria
    04/07/2011

  4. #64
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Naēo: Rregullore e re pėr kėrkimin e prodhimin e hidrokarbureve

    Subjektet qė operojnė nė sektorin e kėrkimit dhe prodhimit tė hidrokarbureve do tė pėrballen me njė mbikėqyrje mė tė madhe nga autoritetet shtetėrore, duke pasur si objektiv rritjen e sigurisė, mbrojtjen e mjedisit dhe efiēencėn e shfrytėzimit tė burimeve.
    Miratimi i Rregullores sė kėrkimit dhe prodhimit tė hidrokarbureve nė vendin tonė pritet qė tė jetė njė hap qė do tė ndikojė direkt nė mėnyrėn se si funksionon ky proces. Pėr ministrin e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Nasip Naēo, rregullorja qė do t’i shkojė shumė shpejt Kėshillit tė Ministrave pėr miratim, synon qė tė rritė efiēencėn e mbikėqyrjes sė institucioneve mbi kėtė sektor dhe tė vendosė rregulla tė qarta mes shtetit dhe investitorėve qė operojnė nė kėtė fushė. Gjatė prezantimit tė kėsaj nisme ditėn e djeshme kreu i METE, Nasip Naēo, u shpreh se miratimi i “Rregullores pėr kėrkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve” vjen nė njė kohė kur Shqipėria po rrit ndjeshėm volumin e prodhimit tė naftės, ndėrkohė qė edhe kompanitė qė janė tė pėrfshira nė kėto operacione janė tė shumta. “Pėr vitin 2011, prodhimi i naftės bruto pritet tė arrije nė rreth 850 mijė ton, nga tė cilat rreth 800 mijė ton do tė prodhohen nė kuadėr tė Marrėveshjeve Hidrokarbure. (Nė 6-mujorin e parė 2011 janė prodhuar rreth 428 mijė ton nafte bruto, nga tė cilat rreth 398 mijė janė prodhuar nė kuadėr tė Marrėveshjeve Hidrokarbure)”, tha ministri. Ai dha detaje edhe lidhur me investimet qė janė kryer nė kėrkimin e hidrokarbureve, operacione qė nė total kapin vlerėn 800 milionė dollarėve. Por, ēfarė synon realisht miratimi i rregullores qė do tė sanksionojė mėnyrėn e operimit tė gjithė aktorėve tė pėrfshirė nė sektorin e kėrkimit dhe prodhimit tė hidrokarbureve? Ministri Nasip Naēo u shpreh dje se rregullorja synon vendosjen e njė disipline tė plotė tekniko -shkencore nė veprimtaritė e kryera nė kėtė sektor dhe njėkohėsisht ka si synim edhe ruajtjen e mbi e nėntokės dhe mjedisit nė tėrėsi. “Rregullorja sanksionon ushtrimin e sė drejtės sė kontrollit dhe auditimit ekonomik e financiar, nga organet qė administrojnė nė rrugė zyrtare aktivitetin nė sektorin energjetik hidrokarbur. Pėrcaktimin dhe marrjen e masave pėr parandalimin e ngjarjeve tė pakontrolluara nė kėtė sektor dhe organizimin e funksionimin e njėsive pėrkatėse”, tha Naēo.

    Panorama

  5. #65
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Berisha inspekton punimet nė HEC-in e Ashtės: Arritje pėr sistemin energjetik

    TIRANĖ -Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot njė vizitė nė Bushat tė Shkodrės, ku inspektoi ecurinė e ndėrtimit tė hidrocentralit tė Ashtės. Shefi i qeverisė vlerėsoi punėn e bėrė gjatė kėtyre muajve dhe theksoi se ky projekt ėshtė njė arritje e madhe pėr sistemin energjetik tė vendit.

    “Hec-i i Ashtės ėshtė njė risi, pėrdor teknologjinė mė tė fundit”- u shpreh kryeministri. Sipas tij, ky HEC ėshtė njė kryevepėr nė rrafshin mjedisor dhe ekonomik.

    Kryeministri theksoi se, “qėllimi i qeverisė ėshtė t'i shndėrrojė nė energji tė gjitha ujėrat e fjetura nė vend”. “Qė nga viti 2007 deri sot janė ndėrtuar 46 HEC-e, ndėrkohė qė janė nė ndėrtim dhe 100 tė tjerė, qė do tė kenė kapacitet 1400 mega/vat me njė investim total prej 2.5 miliardė euro”, tha Kryeministri, duke shtuar se ndėrtimi i kėtyre HEC-eve ndikon nė punėsimin e punėtorėve shqiptarė, pasi janė 15-20 mijė punėtorė qė punojnė nė kėto HEC-e.

    Kryeministri Berisha asistoi edhe nė vėnien pėr herė tė parė nė punė, tė turbinave Hydromatrix tė HEC-it Ashta 1. "Energji Ashta", kompania e pėrbashkėt midis kompanive VERBUND dhe EVN, nis kėshtu testimin e prodhimit tė energjisė pėr kėtė hidrocentral, afėrsisht 27 muaj pas fillimit tė ndėrtimit tė HEC-it tė Ashtės, ku turbinat e para Hydromatrix tė stacionit elektrik Ashta 1 sinkronizohen nė rrjetin shqiptar tė energjisė.

    HEC-i Ashtės, i pėrbėrė nga stacioni elektrik Ashta 1 dhe Ashta 2, ka njė kapacitet tė instaluar prej 53 MW. Duke filluar nga viti 2013, nė HEC-in e Ashtės do tė prodhohen 240 milionė kWh energji elektrike, duke furnizuar me energji 100,000 familje. Vlera e investimit shkon nė mėse 200 milionė euro. Nga viti 2012, energjia e gjeneruar do tė ushqejė rrjetin shqiptar 110 kV.

    Ky projekt nuk ka asnjė ndikim nė mjedis. Energjia do tė prodhohet pa shkaktuar ndotje tė ajrit, duke kursyer 114,000 ton CO2 nė vit.
    HEC-i i Ashtės zhvillohet bazuar nė Mekanizmin pėr Zhvillim tė Pastėr (CDM) bazuar nė Protokollin e Kiotos nė Kuadėr tė Konventės sė Kombeve tė Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC). Nė fund tė periudhės 35-vjeēare tė koncesionit, HEC-i do t`i kthehet Shqipėrisė.

    (er.nu/BalkanWeb)

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Inagurohet HEC i Tervolit, Berisha: Shqipėria, kjo Norvegji e vogėl

    TIRANĖ-Kryeministri Sali Berisha inaguroi sot hidrocentralin e Tervolit, komuna Pishaj nė Gramsh.
    Gjatė fjalės sė tij para tė pranishmėve, Berisha ka theksuar se shumė shpejt premtimi pėr ta kthyer vendin nė njė superfuqi tė vogėl energjetike do tė bėhet realitet.

    “Thirrja ime tė ndėrtojmė HEC-e atje ku mundemi”.

    Sipas Berishės nė Gramsh do tė ngrihen 14 HEC-e, ndėrkohė qė vendi shumė shpejt do tė kthehet nė eksportues tė energjisė.

    "Shqipėria ėshtė njė Norvegji e vogėl nė fushėn e energjisė. Vetem Kaskada e Devollit numėron mbi 5 mijė tė punėsuar”, u shpreh Kryeministri.

    HEC i Tervolit ka njė fuqi tė instaluar prej 12 Mw dhe njė prodhim vjetor tė energjie elektrike 40.000 kWh. Ai ėshtė i tipit me derivacion dhe pėr ndėrtimin e tij janė hapur 3 kilometra tunel me 6.2 m2 seksion nė masė shkėmbore me qėllim devijimin e ujit.
    Ky ėshtė njė investim shqiptar prej 8 mln eurosh.

    Investimet ne Gramsh
    Duke sjellė nė vėmėndje investimet e kryera nė kėtė rreth, Kryeministri deklaroi se "kėto kanė qenė vite nė tė cilat Qeveria ka investuar mė shumė se nė 8 vitet pararendėse".
    "Vetėm nė Gramsh kemi ndėrtuar 25 shkolla, ėshtė nė investim aksi rrugor Gramsh-Kodovjat, me njė vlerė prej 400 milionė lekė, ndėrsa nga fondi ndėrkombėtar do tė financohet rruga Kodovjat-Kukur, rruga Drizė- Bardhaj, me vlerė 800 milionė lekė", bėri tė ditur Kryeministri

    Berisha i garantoi qytetarėt e Gramshit se shumė shpejt ata do tė lidhen me Skraparin dhe Maliqin, pasi Gramshi shumė shpejt do tė urbanizohet i tėri dhe shqiptarėt do tė njohin bukuritė mahnitėse tė maleve tė tij.

    Kreu i Qeverisė bėri tė ditur gjithashtu se deri tani janė financuar rreth 300 ha fruta perime, ndėrsa do tė bėhet gjithēka qė tė financohen edhe 1000 ha tė tjerė, dhe do tė ndryshohet pėr mirė jeta e njerėzve punėtorė tė Gramshit.

    "Urbanizimi juaj ėshtė projekti ynė mė kryesor. Ne do tė vijmė tek ju kudo qė jeni, nė shkolla, qendra shėndetėsore dhe investime", tha Berisha.

    Pasi vizitoi ambientet e brendshme tė HEC-it, Kryeministri e cilėsoi Gramshin si njė vend me tokė shumė pjellore.

    "Do ta shndėrrojmė kėtė rreth nė njė nga qendrat mė tė mėdha pėr prodhimin e arroreve, si dhe njė nga qendrat kryesore tė energjisė”, pėrfundoi kryeministri./

    (d.b/BalkanWeb)

  7. #67
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Me gjithe keto hidrocentrala te panumerta ne investim e ndertim, a di kush se sa energji kemi filluar te eksportojme, dhe kujt i kemi shitur energji???

    Po per energjine me ere, sidomos ne ca pika te vendit siē jane Bulqiza, Erseka e gjetke, a eshte menduar gje.

    A mund te eksportohet energji per ne Hene? Ne mos ne Hene, po ne Mars???

  8. #68
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Kryeministri Berisha pret takohet me pėrfaqėsues tė Grupit tė zgjeruar tė naftės dhe gazit Petromanas-Shell

    Kryeministri Berisha zhvilloi njė takim me pėrfaqėsues tė Grupit tė zgjeruar tė naftės dhe gazit Petromanas-Shell, tė kryesuar nga zoti Glen McNamara, tė cilėt po zhvillojnė disa projekte nė vendin tonė.

    Gjatė kėtij takimi zoti McNamara e njohu kryeministrin me ecurinė e punimeve tė deritanishme tė kėtij Grupi , si dhe me planin operativ afatmesėm dhe afatgjatė.

    Zoti McNamara e ftoi kryeministrin tė vizitonte fushėn e kėrkimit nė Shpirag, ku po punohet me intensitet nė shpimin e pusit tė dytė prej 6200 metrash, mė i thelli nė Evropė. Ai u shpreh se rezultatet e deritanishme nė zonat nė kėrkimit janė optimiste dhe premtuese prandaj dhe tė dy partnerėt Joint Venture (JV) Petromana dhe Shell, kanė vendosur tė intensifikojnė shpimet dhe punėn nė pėrgjithėsi pėr tė shkuar drejt shfrytėzimit. Ndėrkohė grupi ka pėrgatitur programin pėr tė filluar njė studim tė thellė sizmik tė zonės qė kap vlerėn prej 40 milion eurosh. Zoti McNamara tha se grupi tha do tė punojė paralelisht me disa sonda, duke filluar shpimet edhe nė zonėn e Jubanit.

    Nga ana e tij, Kryeministri Berisha i pėrgėzoi ata pėr punėn e bėrė deri tani dhe planet pėr tė ardhmen, duke i siguruar pėr mbėshtetjen e vazhdueshme tė qeverisė sė tij nė kėtė investim madhor. Kryeministri premtoi se do tė vizitonte pusin Shpirag 2, nė njė kohė sa mė tė afėrt.

    Kryeministria
    28/08/2012

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Kryeministria: Jepen me koncesion edhe 7 hidrocentrale tė tjera

    TIRANĖ- Zėdhėnėsja e kryeministrit, Erla Mėhilli nė njė deklaratė pėr mediat bėri me dije njė vendim tė fundit tė firmosur nga kryeministri Berisha, atė tė dhėnies me koncension tė 7 hidrocentraleve tė reja. Nė total numri i hidrocentraleve tė dhėna me koncension sipas saj, shkon nė 332.

    "Konkretisht hidrocentrali Qarr dhe Kaltanj, nė rrjedhėn e sipėrme tė Osumit, hidrocentralet Babjen dhe Lozhan 2 si dhe Kasollet e Selcės nė rrjedhėn e mesme tė lumit Devoll, hidrocentrali Guri i Kuq nė degėt e lumit Osum, hidrocentrali Driza nė ujėrat e lumit Bistricė, hidrocentrali Potam nė degėn e lumit Pavlės dhe hidrocentrali Denas nė lumin e Cemericės. Shuma totale e investimeve arrin vlerėn e rreth 6 miliard lekė ndėrkohė qė punėsojnė rreth 1500 punonjės tė profesioneve tė ndryshme. Energjisė sė rinovueshme kėto hidrocentrale i shtojnė kapacitetin e prodhimit me 18 megavat. Me kėto 7 hidrocentrale numri i hidrocentraleve tė dhėna me koncesion nė Shqipėri arrin nė 332, kapacitetit prodhues nė tėrėsi arrin 1450 megavat, ndėrsa vlera e investimit tė tyre ėshtė mbi 2 miliardė euro", tha Mėhilli.

    Mėhilli sqaroi se origjina e kėtij investimi ėshtė 100% nga sektori privat dhe jo ngac sektori publik. Ajo shtoi se nga ky investim do tė hapen rreth 25 mijė vende pune.

    "Kėto rritje kapacitetesh energjie tė rinovueshme po realizohen jo mė para publike, por janė investime 100 pėr qind private tė nxitura dhe mbėshtetura nga klima e favorshme investuese e krijuar nga qeveria shqiptare. Pėrpjekjet pėr tė dekurajuar biznesin dhe interesin e tij pėr koncesione nė fushėn e energjisė janė anakronike, ziliqare dhe keqdashėse", pėrfundoi deklarata e saj.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  10. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Inagurohet Hidrocentrali i Ashtės, Berisha:” Investimi mė i madh nė 30 vitet e fundit nė energjitikė”


    U inagurua ditėn e sotme Hidrocentrali i Ashtės. Gjatė cėrėmonisė sė inagurimit Kryeministri Sali Berisha u shpreh se Hidrocentrali i Ashtės ėshtė kryevepra e energjitikės nė Shqipėri. “Pėr Shqipėrinė ėshtė njė ditė e veēantė, njė ditė e shėnuar, ne inaugurojmė njė kryevepėr tė vėrtetė tė energjetikės nė Shqipėri, Europė e mė gjerė. Ky ėshtė hidrocentrali mė i madh me energjinė e turbinave Matriks. Hidrocentrali Ashta pėrbėn njėkohėsisht njė kryevepėr tė zhvillimit tė qėndrueshėm. Ky hidrocentral ka respektuar standardet mė tė larta tė mbrojtjes sė mjedisit”, tha kryeministri. Hidrocentrali i Ashtės ėshtė ndėrtuar pėrgjatė 30 muajve tė fundit nė veri tė Shqipėrisė, nė afėrsi tė Shkodrės. Ky ėshtė investimi mė i madh nė 30 vitet e fundit nė tregun shqiptar tė energjisė. Nė hidrocentralin e Ashtės do tė prodhohen ēdo vit nė tė ardhmen 240 milion kĖh energji elektrike, duke siguruar kėshtu furnizimin me energji tė rinovueshme pėr 100 000 familje shqiptare. Kryeministri theksoi se qeveria e tij ėshtė e angazhuar tė krijojė nė vend njė klimė miqėsore pėr investitorėt e huaj. “Ashta pėrbėn njė nga projektet mė ambiciozė tė shndėrrimit tė Shqipėrisė nė njė superfuqi tė vogėl energjetike nė rajon. Ashta ėshtė starti i parė pėr kompanitė austriake, ato janė tė interesuara pėr investime tė mėdha. Jam i vetėdijshėm pėr pengesat qė kanė kapėrcyer, por dua ti garantoj se do bėj gjithēka pėr tė lehtėsuar klimėn e biznesit, pėr ta bėrė vendin mė miqėsor ndaj investimeve tė huaja. Kjo krizė e thellė qė ka pllakosur ka vetėm njė zgjidhje dhe kjo qėndron tek mbėshtetja e biznesit”, tha Berisha

    MAPO

  11. #71
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Investim 200 milion euro, perurohet hidrocentrali me i madh ne 30 vjet

    HEC-i Ashtes eshte nje investim i perbashket i kompanive te njohura austriake "EVN" dhe "VERBUND" me vlere 200 milione euro, ka kapacitet rreth 53 megavat dhe do te hedhe ne tregun energjetik shqiptar rreth 240 milione kilovat/ore energji elektrike ne vit, duke siguruar furnizimin me energji per 100 000 familje shqiptare. Ky hidrocentral, i cili perbehet nga dy centrale elektrike, Ashta 1 dhe Ashta 2, konsiderohet nje risi ne fushen e ndertimit te veprave energjetike hidrike: ai eshte ndertuar me teknologjine me te avancuar Matrix, duke perdorur turbinat e vogla, e cila ben te mundur shfrytezimin mjaft efikas te energjise ujore. Pas perfundimit hidrocentrali i Ashtes do te prodhoje energji per 100 000 familje shqiptare dhe do te hape vende te reja pune dhe do t'i jape rajonit dhe vendit zhvillime ekonomike pozitive. Ai permireson sigurine e furnizimit me energji elektrike dhe kontribuon ne uljen e varesise se Shqiperise nga importi i energjise elektrike. Ai eshte projektuar si miqesor ndaj mjedisit dhe nuk prodhon asnje emetim. Ne perfundim te periudhes 35-vjecare te koncesionit, hidrocentrali do t'i dorezohet Republikes se Shqiperise. Impianti eshte i ndare ne dy pjese: Ashta I do te prodhoje rishtazi energji elektrike me ane te tubinave Hydro Matrix, aty ku perpara tre dekadash eshte ndertuar rezervuari i Spathares me digen kunder permbytjeve dhe sistemet e vogla vaditese per bujqesine. Pas nje kanali rreth pese kilometer te gjate qe shtrihet deri ne thellesi ne afersi te fshatit Ashte, Ashta II do te prodhoje energji elektrike per here te dyte. Edhe ketu do te perdoren 45 turbina Hydro Matrix. Per te dy hidrocentralet e Ashtes keto pajisje do te furnizohen nga Andritz-Hydro AG, te cilat jane gjithashtu prodhim austriak.

    Prammer: Ne kete projekt, rendesi iu kushtua mbrojtjes se mjedisit

    Inaugurimin e vepres me madhore ne Shqiperi e ka pershendetur dje edhe kryeparlamentarja austriake, Barbara Pramer. Gjate fjales se saj ne perurimin e kesaj vepre, ajo ka vene theksin tek rendesia qe ka ky hidrocentral per zhvillimin vendit. Gjithashtu, ajo theksoi faktin se gjate zbatimit te ketij projekti nje rendesi te vecante i eshte kushtuar edhe ruajtjes se mjedisit. "Ajo qe kam per zemer dhe dua ta theksoj eshte se ne kete zhvillim kemi parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe duhet ta mbrojme ate. Energjia e paster, e rinovueshme qe prodhohet nga uji, dielli ka shume rendesi dhe prandaj ne kemi ardhur te investojme ketu", - deklaroi kryeparlamentarja austriake.

    Perurimi i kesaj vepre, per zonjen Prammer, tregon besimin e ndersjelle qe kane firmat austriake dhe ato shqiptare ne teknologjine austriake, ndersa falenderoi Kryeministrin Berisha per mbeshtetjen, qe kjo veper u realizua ne kohe rekord dhe autoritet lokale per bashkepunimin.

    KJ

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Kontrate 950 milion euro me dy kompanitė lidere pėr prodhimin e energjisė nga uji
    Nga white-knight nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-03-2010, 12:16
  2. Shkurta Ajeti - Firmos kontrata me 5 shtete tė botės
    Nga Bl3ri nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 07:45
  3. Kontratat (FUTURES) Kontrata e se ardhmes.
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 02:32
  4. Keshilluesit e Berishes lobojne kunder Kosoves
    Nga iliria e para nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 14:08
  5. Dosja e korrupsionit shteteror
    Nga Anton nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 03:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •