Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 71
  1. #21
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anėtarėsuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Nėnshkruhet kontrata 110 milionė euro pėr Kalivaēin

    Nga Ergys Mertiri

    Ka pėrfunduar dje nėnshkrimi i kontratės koncesionare prej 110 milionė eurosh, pėr ndėrtimin e hidrocentralit tė Kalivaēit ndėrmjet Ministrisė sė Ekonomisė dhe Ministrisė sė Transporteve me “Deutche Bank” e “BEG SpA”. Nėnshkrimi i kontratės u bė i mundur pas njė negocimi tė gjatė, tė bėrė me kėto dy kompani, pėr amendimin e kontratės ekzistuese. Kontrata e parė pėr ndėrtimin e kėtij hidrocentrali ėshtė miratuar nė maj tė vitit 1997, por megjithatė ndėrtimi i hidrocentralit ka mbetur pezull, si pasojė e mungesės sė legjislacionit tė duhur, problemeve me pronėsinė nė vendin ku do tė ndėrtohet ky hidrocentral, si dhe pėr shkak tė mungesės sė garancisė financiare nga kompanitė koncesionare. Ministria e Ekonomisė e shikon si mjaft tė favorshme kontratėn e re, e cila do tė bėjė tė mundur fillimin e menjėhershėm tė punimeve pėr ndėrtimin e kėtij hidrocentrali. Amendimet e bėra, sipas saj, janė mjaft tė favorshme dhe krijojnė garanci pėr ndėrtimin e kėsaj vepre tė rėndėsishme pėr sektorin energjitik nė vend. Kontrata koncesionare pėr ndėrtimin e kėtij HEC-i ėshtė e formės BOT (Build Operate Transfer) dhe ėshtė bėrė e mundur pas pėrfshirjes nė tė tė “Deutche Bank”.

    Fillimi i punimeve

    Pas njė zvarritjeje dhjetėvjeēare punimet pėr ndėrtimin e hidrocentralit tė Kalivaēit pritet tė rifillojnė sė shpjeti. Ėshtė parashikuar qė punimet tė rifillojnė 30 dite nga marrja e lejes sė ndėrtimit dhe nė kushtet e kontratės ėshtė pėrcaktuar qė, nė rast se kompanitė koncesionare nuk fillojnė punimet brenda njė afati gjashtėmujor qė nga lidhja e kontratės, atėherė kontrata zgjidhet. Kjo pikė do tė shmangė mundėsinė e zvarritjes sė punimeve, siē ėshtė bėrė deri mė tani.

    Pėrsa i pėrket fillimit tė koncesionit, grupi negociator vendosi qė data e tij tė pėrcaktohet data 30 nėntor 2003. Qė nga kjo datė do tė llogaritet fillimi i koncesionit, data e fillimit tė punimeve fillon tek afati i koncesionit. Ndėrkohė, u arrit qė pėr kėtė, koncesionari tė shtojė me 0,5% “concession fee” pėr 3 vitet e para tė fillimit tė punimeve. Kjo pikė e kontratės do tė bėjė tė mundur pėrfitimin e njė sasie prej 5 mijė MW/h energji elektrike mė shumė.

    Grafiku i punimeve

    Pėrveē datės sė fillimit tė punimeve, grupi negociator ka vendosur disa kushte, lidhur me grafikun e punimeve qė do tė kėrkohet pėrgjatė fazave tė ndėrtimit tė hidrocentralit. Ky grafik u pėrcaktua nė bazė tė projektit pėrfundimtar tė ndėrtimit, i cili u kėrkua prej kompanive koncesionare pėrpara nėnshkrimit tė kontratės. Mbi bazėn e kėtij projekti, nė kontratė u sanksionua qė grafiku i punimeve tė pėrfundojė 36 muaj nga marrja e lejes sė ndėrtimit. Ky grafik punimesh ėshtė i rėndėsishėm pėr palet, pasi me tė do tė lidhen penalitetet e kontratės, gjė qė krijon njė garanci mė tė madhe pėr ndėrtimin e hidrocentralit.

    Garancitė e kontratės

    Sipas kontratės sė re, tė nėnshkruar dje, kompanitė koncesionare obligohen tė dorėzojnė njė garanci prej 4 milionė eurosh pėr ekzekutimin e kontratės. Kjo shumė do tė plotėsohet pėr 3 vitet e punimeve nga shuma e TVSH-sė qė koncesionari duhet tė marrė nga organet tatimore, si pasojė e rimbursimit tė TVSH-sė. Grupi negociator ka vendosur edhe njė sėrė penalitetesh nė rast shkeljesh tė pikave tė kontratave. Kjo u bė, duke qenė se nė kontratėn e mėparshme nuk ishte parashikuar asnjė penalitet pėr mosrespektimin e kontratės dhe kjo solli edhe mosndėrtim tė hidrocentralit pėr njė kohė mjaft tė gjatė dhe pamundėsinė e marrjes sė masave nga ana e shtetit. Pėr mosrespektimin e kushteve tė kontratės janė parashikuar penalitete qė kanė tė bėjnė me gjoba nė vlerė financiare, si dhe me pėrqindje nė energji elektrike, pėr periudha tė mėvonshme tė ndėrtimit. Sipas ministrisė, kėto penalitete e vėnė pėrpara pėrgjegjėsisė ndėrtuesin, duke e detyruar tė respektojė kontratėn. Sipas saj, kontrata e re do tė bėjė tė mundur detyrimin e kompanive ndėrtuese pėr tė respektuar kontratėn.

    Detyrimet financiare tė kompanive

    Kontrata e re ka pėrcaktuar njė sėrė kushtesh financiare tė cilat duhet t’i plotėsojnė kompanitė koncesionare. Kėto kushte janė venė si pasojė e faktit qė kontrata e vjetėr ka pasur si njė prej shkaqeve tė dėshtimit, paaftėsinė financiare tė realizuesit tė projektit. Kėshtu, sipas kontratės sė re ėshtė parashikuar qė kompanitė “BEG SpA” dhe “Deutsche Bank”, brenda 160 ditėsh, tė formojnė njė kompani sė cilės do t’i transferohet koncesioni. Aksionet e DB-sė apo dhe te BEG SpA, nuk mund tė trasferohen pa miratimin me shkrim tė OSHA-s, deri nė ditėn e vėnies nė operim tė HEC-it. Edhe nė rast mosmarrėveshje pėr mosdhėnien e miratimit, pėrsėri aksionet nuk mund tė transferohen deri nė ditėn e dhėnies sė vendimit tė gjykatės sė arbitrazhit. Po kėshtu, kontrata pėrcakton qė brenda 1 viti nga krijimi i saj, koncesionari duhet tė demostrojė sigurimin e financimit pėr tė gjithė koncesionin, nė tė kundėrt ai ėshtė nė shkelje tė rėndė tė kontratės me pasojė, pėrfundimin e saj. Brenda 10 muajve nga krijimi i kėsaj kompanie, koncesionari duhet tė zgjedhė njė kompani me reputacion nė fushėn e ndėrtimit tė HEC-eve dhe t’i besojė asaj punėn pėr ndėrtimin e HEC-eve.

    Tema
    Ndertimi i Hidrocentralit te Kalivacit nuk po zvarritet qe prej 10 vjetesh por prej me shume se 30 vjetesh. Projekti ka filluar qe ne kohen e xhaxhi dulles por nuk u realizua kurre. U rinis si ide zbatimi edhe ne vitin 1993 ne qeverine Berisha 1 por edhe kesaj rradhe u nderpre. Edhe ne qeverine Nano u tha se do te ndertohej Hidrocentrali, me nje investim Kinez prej 300 milione eurosh, por edhe kjo mbeti ne letra. Mbase kjo do te jete hera e fundit e tenderimit dhe e projektit! Le te shpresojme!
    Them te shpresojme sepse problemi me i madh qe del ne ngritjen e ketij Hidrocentali nuk jane fondet monetare te investimit, por shpronesimi i banoreve qe do te behet pas braktisjes! Sipas komenteve te Farudin Hoxhes, problemi qendron tek shperngulja e banoreve te Lugine se Vjoses qe mund te arrije rreth 30 mije vete. Mos gaboj qyteti i Kelcyres, i Tepelenes dhe i Memaliajt do te permbyten (perfshi ketu edhe shume fshatra)
    Kjo ka qene dhe do te jete Thembra e Akilit per kete Hidrocentral!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hero i Popullit : 20-09-2007 mė 02:28
    FLANGO MA NON FLECTO

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Postime
    92
    sa mir
    megjithate prap pa drita jemi ne
    na u nxi jeta

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Kryeministri Berisha njihet me njė projekt qė synon prodhimin e energjisė bėrthamore nė Shqipėri

    Kryeministri Berisha ka pritur sot nė zyrėn e tij pėrfaqėsues tė Westinghouse dhe Camozzi Holding spa.

    Pasi i kanė raportuar pėr ecurinė e investimit tė tyre nė ngritjen e njė fabrike pėr prodhimin e pjesėve tė kėmbimit pėr indrustrinė bėrthamore nė Durrės, pėrfaqėsuesit e Camossi Holdin sps i kanė prezantuar kryeministrit Berisha interesin e kompanisė sė tyre dhe Westinghouse (njė kompani e mirėnjohur kjo nė Amerikė pėr prodhimin e reaktorėve bėrthamorė) pėr tė prodhuar edhe nė Shqipėri energji bėrthamore. Kryeministri Berisha pasi ka prezantuar situatėn energjetike nė Shqipėri, me programin dhe reformat qė ka ndėrmarrė qeveria nė kėtė drejtim, u ka bėrė me dije pėrfaqėsuesve tė kėtyre dy kompanive se qeveria qė ai drejton ėshtė e hapur pėr futjen e energjisė bėrthamore nė Shqipėri. Pasi tė vlerėsohet dhe tė studiohet nė mėnyrė tė gjithanshme problemi, nė kuadrin e pėrfshirjes sė tė gjitha alternativave pėr tė siguruar energjinė elektrike nė vend, do tė konsiderohet edhe ndėrtimi i njė centrali bėrthamor nė Shqipėri.



    Nė kėtė kuadėr, ka theksuar mė tej Kryeministri, qeveria do tė pėrgatisė ligjin atomik sipas standardeve ndėrkombėtare, do tė ngrejė strukturat e kėrkuara dhe procedurat e duhura. Pėr kėtė qėllim, qeveria do tė konsultohet dhe bashkėpunojė ngushtė me agjencinė bėrthamore tė Vjenės.



    Mė tej, Kryeministri u ka bėrė me dije pėrfaqėsuesve se Shqipėria do tė vazhdojė tė nėnshkruajė tė gjitha traktatet dhe konventat ekzistuese tė pa nėnshkruara akoma; se Shqipėria do tė krijojė tė gjitha instancat rregullatore sipas standardeve tė komisionit tė energjisė atomike tė sigurisė nukleare, tė sistemit tė kontollit dhe inspektoriateve tė sigurisė. Bashkėpunimi i qeverisė, ka vijuar mė tej Kryeministri, me instancat pėrkatėse tė Bashkimit Evropian do tė jetė i pandarė. Qeverisa shqiptare e konsideron energjinė bėrthamore si pjesė tė diversifikimit tė burimeve energjetike tė saj. Ajo synon qė nė tė ardhmen ta kthejė Shqipėrinė nė njė qendėr prodhuese dhe eksportuese tė energjisė nė rajon.

    Zyra e Kryeministrit

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Kryeministri Berisha diskuton me dy kompani italiane disa projekte nė fushėn energjetike nė vend

    Kryeministri Berisha ka pritur sot nė zyrėn e tij pėrfaqėsuesit e dy grupeve italiane Consorzio Technology Altmonte 2000 dhe Project & Management s.r.l., tė cilat janė tė mandatuara nga kompania e madhe EDISON, pėr tė diskutuar projekte konkrete nė fushėn e energjetikės.

    Pėrfaqėsuesit e dy kompanive i kanė shprehur Kryeministrit interesin e tyre pėr investime nė fushėn e energjisė edhe nė Shqipėri.

    Qėllimi tjetėr i kėsaj vizite ishte dhe diskutimi pėr organizimin e njė takimi tė nivelit tė lartė tė pėrfaqėsuesve tė EDISON me qeverinė shqiptare, pėr tė diskutuar mundėsitė e investimeve nė impiantet tė ndryshme tė prodhimit tė energjisė, si dhe ndėrtimin e njė linje tė gazsjellėsit apo tė kabllit tė interkonjeksionit me Italinė.

    Njė tjetėr propozim konkret qė ata i prezantuan Kryeministrit ishte dhe ai i ndėrtimit tė njė centrali me cikėl tė kombinuar deri nė 800 megavat.

    Vėmendja e kėsaj kompanie tė madhe EDISON, ėshtė drejtuar nga Shqipėria pėr shkak tė zhvillimeve tė fundit, tė cilat kanė ndikuar pozitivisht nė krijimin e klimės me standarde tė larta pėr investime.

    Kryeministri i ka garantuar pėrfaqėsuesit e kompanive se propozimet e tyre janė shumė me interes pėr qeverinė shqiptare dhe se stukturat e saj do tė sigurojnė suksesin e aplikimit tė tyre.

    07/11/2007
    Kryeministria

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Zėvendėspresidenti i “Statkraft” i prezanton Kryeministri Berisha projekte nė fushėn e energjisė sė rinovueshme

    Njė tjetėr takim, qė si qėllim ka pasur prezantimin e njė projekt tė ri pėr prodhimin e energjisė nė Shqipėri, Kryeministri Berisha e ka kryer sot, nė zyrėn e tij, edhe me Zėvendėspresidentin e kompanisė “Statkraft”.



    Nė kėtė takim, i cili ka pasuar disa vizita tė tjera tė kryera pak kohė mė parė, Zėvendėspresidenti i “Statkraft” i ka shprehur Kryeministrit Berisha edhe njė herė mė shumė interesin pėr tė investuar nė Shqipėri dhe i ka prezantuar njė projekt-ide pėr hidrocentralin e Skavicės, njė projekt mė shumė ky qė pason vazhdėn e interesit tė kėsaj kompanie pėr kaskadėn e Vjosės dhe hidrocentralin e Ashtės, tenderat e sė cilave do tė shpallen sė shpejti.



    Mė pas, Zėvendėspresidenti i “Statkraft” e ka njoftuar Kryeministrin Berisha pėr vendimin qė kjo kompani ka marrė, pėr shtrirjen e aktivitetit tė tyre nė Evropė dhe Ballkan, ata kanė zgjedhur Shqipėrinė, si njė vend me burime tė konsiderueshme energjie tė rinovueshme uji dhe ere dhe si njė vend tashmė tė pregatitur pėr tė pritur investitorė tė huaj kaq tė mėdhenj, si “Statkraft” qė konsiderohet si kompania e dytė nė Evropė.



    Zėvendėspresidenti i ka bėrė gjithashtu me dije Kryeministrit Berisha se projekti i tyre pėr Skavicėn mbėshtetet nė standarde ndėrkombėtare tė vendosura nga Shoqata Ndėrkombėtare e shfrytėzimit tė ujerave.



    Kryeministri Berisha e ka falėnderuar pėrfaqėsuesin e “Statkraft” pėr vendimin qė kjo kompani ka marrė dhe e ka garantuar se qeveria shqiptare do t’u ofrojė tė gjithė mbėshtetjen infrastrukturore pėr tė mundėsuar kėshtu suksesin e biznesit tė tyre. Kryeministri ka konsideruar tė rėndėsishėm faktin se konkurrenca pėr ndėrtimin e veprave hidrike nė Shqipėri ka pėrfshirė kompani tė standardit ndėrkombėtar siē ėshtė dhe “Statkraft” dhe tė tjera kompani qė janė tashmė nė fillim tė garės.



    Nė fund tė takimit, Kryeministri Berisha e ka pėrgėzuar Zėvendėspresidentin e “Statkraft” pėr interesin e tyre, pėr tė marrė pjesė nė garat qė do tė hapen sė shpejti pėr kaskadėn e Vjosės dhe Ashtės. Kryeministri i ka sugjeruar, nėpėrmjet Zėvendėspresidentit, zyrės sė sapo hapur nė Tiranė tė “Statkraft” tė konsiderojė dhe projekte tė tjera nė fushėn e energjisė sė rinovueshme, jo vetėm tė ujit, por edhe tė erės.


    22/11/2007
    Kryeministria

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Kompania kanadezo-amerikane “Naanova” i prezanton Kryeministrit Berisha dy projekte pėr prodhimin e energjisė nė Shqipėri

    Presidenti dhe Zėvendėspresidenti i kompanisė amerikano-kanadeze “Naanova” kanė kurorėzuar sot vizitat e tyre tė herėpashershme pėr investime nė Shqipėri, me dy projekte konkrete, tė cilat i kanė prezantuar sot, nė njė takim me Kryeministrin Berisha, kryer nė zyrėn e tij, pranė Kėshillit tė Ministrave.



    Nė fillim tė kėtij takimi, pėrfaqėsuesit e kėsaj kompanie i kanė bėrė me dije Kryeministrit se, pas njė studimi tė plotė tė zonės, kanė zgjedhur Shqipėrinė si njė vend me klimė tė pėrshtatshme dhe infrastrukturė biznesi favorizuese pėr tė materializuar biznesin e tyre.



    Mė pas, ata kanė prezantuar projektin e parė qė synon prodhimin e energjisė diellore nė Shqipėri. Krahas kėtij impiantit solar pėr prodhim energjie, ata kanė prezantuar edhe projektin pėr pėrpunimin e mbetjeve urbane dhe prodhimin e energjisė prej tyre.



    Pasi ėshtė njohur me kėto dy projekte, Kryeministri ka falėnderuar Presidentin dhe Zėvendėspresidentin e “Naanova”-s pėr interesin e tyre ndaj Shqipėrisė dhe u garantoi atyre tė gjitha lehtėsirat dhe pėrfitimet qė qeveria shqiptare u ofron bizneseve, duke pėrfshirė kėtu edhe pėrfitimet nga iniciativa “Shqipėria 1 euro”.


    22/11/2007
    Kryeministria

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    TEC-i i Fierit, dyshime nga Zvicra

    TEC-i i Fierit, dyshime nga Zvicra

    Njė grup deputetėsh zviceranė kėrkojnė zbardhjen e bllokimit tė parkut energjetik

    Bllokimi i projektit pėr ndėrtimin e parkut energjetik nė qytetin e Fierit nga kompania zvicerane "Azienda Elettrica Ticinese" ka hapur njė debat tė madh politik nė shtetin helvetik. Njė grup deputetėsh legistė tė kantonit tė Ticinos kanė kėrkuar nga qeveria tė zbardhė ēėshtjen, duke aluduar pėr abuzime me projektin. Kompania "Azienda Elettrica Ticinese" (AET) ėshtė njė shoqėri publike nė pronėsi tė kantonit tė Ticinos nė Zvicėr, qė do tė thotė se kjo shoqėri operon me fonde publike. Pikėrisht kjo ėshtė edhe njė nga arsyet se pse deputeti legist, Lorenzo Quadri, ka kėrkuar zbardhjen e ēėshtjes. AET pretendon se gjatė dy viteve operacioni "Shqipėria" i ka kushtuar 9 milionė franga zvicerane, ose e thėnė ndryshe 5.5 milionė euro. Pavarėsisht se nuk ka bėrė asnjė punim fizik nė terren, shoqėria pretendon se kėto para janė shpenzuar deri nė momentin e marrjes sė lejes sė koncesionit nga qeveria shqiptare. Por kjo ka ngritur dyshime te deputeti legist Lorenzo Quadri, i cili ka kėrkuar zbardhjen e ēėshtjes. "Sa e vėrtetė ėshtė qė AET ka shpenzuar 9 milionė franga? A konfirmohen kėto shifra nga autoritetet, meqenėse kompania ėshtė njė subjekt publik? Cili ėshtė afati i koncesionit? Ēfarė do tė ndodhė me kėto para, nėse kompania humbet koncesionin pėr shkak tė mosrealizimit tė tij nė kohė dhe qeveria shqiptare i heq asaj lejen?" Kėto janė disa nga pikat ku deputeti legist i kantonit tė Ticinos, Quadri, ka kėrkuar nga qeveria tė hedhė dritė.


    Ngrirja


    Njė prej koncesioneve tė propaganduara mė fort nga qeveria Berisha, ai pėr ndėrtimin e njė parku energjetik nė qytetin e Fierit, pėr momentin ėshtė pezulluar. Mediat zvicerane raportojnė se kompania "Azienda Elettrica Ticinese", qė zotėron 50 pėr qind tė aksioneve nė konsorciumin "ASG Power", ka ngrirė projektin e saj pėr ndėrtimin e njė stacioni rigazifikimi nė qytetin e Fierit, pėr shkak se nuk ka arritur tė gjejė partnerėt financiarė qė do tė garantonin fondet e nevojshme pėr realizimin e projektit.


    Koncesioni


    "ASG Power SA" ėshtė njė kompani e ndėrtuar posaēėrisht pėr projektin e madh tė Fierit. Ajo zotėrohet nga AET, njė kompani publike zvicerane e specializuar nė fushėn e energjisė, si dhe investitorė tė tjerė evropianė e amerikanė. AET pagoi 1.2 milionė franga zvicerane, ose e konvertuar rreth 735 mijė euro pėr blerjen e 50 pėr qind tė aksioneve tė "ASG Power". Kompania pritet tė japė edhe 2.7 milionė euro tė tjera pėr aksionerėt fillestarė tė "ASG Power", nė mėnyrė qė tė pėrfundojė blerjen. Sipas bilancit zyrtar tė shoqėrisė pėr vitin 2006, del se AET ka investuar nė Shqipėri 80 mijė euro pėr blerje tė ndryshme dhe 3 milionė euro tė tjera pėr shpenzime, tė cilat nuk jepen me hollėsi. Nė faqen zyrtare tė kompanisė mėsohet se afati i koncesionit dhėnė nga qeveria shqiptare ėshtė dy vjet dhe pėrfundon nė vitin 2009. Nėse shoqėria nuk do tė ketė filluar punimet, atėherė autoritetet shqiptare kanė tė drejtėn tė heqin lejen e koncesionit, gjė qė do tė thoshte se jo vetėm 9 milionė frangat e paguara do tė shkonin dėm, por mė keq akoma edhe vetė konsorciumi "ASG Power", qė u krijua enkas pėr projektin e Fierit.

    gazeta shqip 08-01-2008


    -*********-

    obobobo....shpresojme mos na dalin dhe zvicerianet te korruptuar se pastaj hajt e mbushi mendjen dynjase qe nuk e prishem ne ate komb ...ncncnc

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Kryeministri Berisha njihet me projektet e kompanisė izraelite “Telemenia”

    Kryeministri Berisha priti nė zyrėn e tij pėrfaqėsues tė kompanisė izraelite “Telemenia”, tė interesuar pėr tė investuar nė sektorin e energjitikės, nė ndėrtimin e hidrocentraleve nė Veri tė vendit, si dhe investime nė sektorin e Minierave tė Kromit nė kėtė zonė.

    Kryeministri mirėpriti projektet dhe shprehu gadishmėrinė e shqyrtimit tė tyre me seriozitet dhe transparencė nga institucionet e administratės shtetėrore.

    Kryeministria
    10/01/2008

  9. #29
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    me sa maj men un projekti ka ekzistuar qe ne 1985.ishalla zbatohet te shofim pak drit se lam nam

  10. #30
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Kontrate 950 milion euro me dy kompanitė lidere pėr prodhimin e energjisė nga uji

    Kaskada e Devollit, investimi mė i madh nė Europė nė fushėn e hidroenergjetikės

    Shqipėria pėrfshihet nė njė projekt gjigant tė prodhimit tė energjisė. Gjatė ditės sė djeshme ėshtė firmosur marrėveshja e koncesionit e firmės BOT mes Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės dhe kompanive EVN AG, Austria dhe STATKRAFT AS, Norvegji pėr ndėrtimin e tre hidrocentraleve pėrgjatė lumit Devoll. Nė vlerėsimi e kėtij projekti, pėrfaqėsuesit e dy kompanive, Burkhard Hofer, drejtor Ekzekutiv i EVN-sė dhe Ragnvald Naero, zėvendėspresident Ekzekutiv i STATKRAFT, duke falenderuar qeverinė shqiptare pėr realizimin me sukses tė kėsaj kontrate, u shprehėn se projekti pėr kaskadėn e lumit Devoll ėshtė njė ndėr investimet mė tė mėdha nė Shqipėri dhe njė ndėr mė tė mėdhatė nė Europė nė fushėn e hidroenergjesė. Ata u shprehėn se kishin njė besim shumė tė madh te Shqipėria, qė gjatė kėtyre viteve ka arritur shumė dhe ka zhvilluar njė mjedis tė mirė pėr biznesin. "Njė kapacitet i lartė prodhimi i siguruar nga eksperienca e tyre do tė pėrbėjė njė arritje pėr njė furnizim tė sigurtė dhe tė besueshėm me energji nė Shqipėri. Vlerėsojmė me konsideratė tė lartė mundėsinė e realizimit tė kėtij projekti gjigant hidroenergjetik me njė partner si Statkraft, experienca e shquar e tė cilit pėr sa i pėrket fushės hidroenergjetike, na jep besim tė madh pėr tė realizuar me shumė sukses kėto plane sfiduese nė Shqipėri", ėshtė shprehur Burkhard Hofer, drejtori Ekzekutiv i EVN AG. Nė tė njėjtėn linjė edhe Ragnvald Naero, zv.presidenti Ekzekutiv i Statkraft AS, ka theksuar se ceremonia e firmosjes shėnon njė arritje tė rėndėsishėm nė projektin energjetik tė Devollit. "Marrėveshja pėr koncesion ėshtė pėrmbyllur dhe ky projekt do tė rrisė prodhimin e energjisė elektrike me 20%, do tė krijojė vende pune, do tė stimulojė zhvillimin ekonomik dhe do tė shperndaje energji tė pastėr nė tė gjithė Shqipėrinė. Statkrafti ėshtė krenar qė ėshtė pjesė e kėtij projekti. EVN-ja ėshtė njė partner i fortė dhe besojmė nė bashkėpunimin e vazhdueshėm dhe tė sukseshėm me qeverinė shqiptare", ka theksuar Naero. Planifikimi i projektit aktual tė Devollit ka nisur mė shumė se dy vite mė parė. Nė vazhdėn e aplikimit tė EVN pėr njė propozim tė bėrė, qeveria shqiptare hapi njė procedure ndėrkombėtare tenderimi. EVN u zgjodh ofruesi fitues nė janar 2008. Marrėveshja pėr koncesion tashmė ėshtė pėrmbyllur me sukses. Investimi i drejpėrdrejtė nga jashtė i kėtij projekti do tė jetė njė nxitje pėr ekonominė shqiptare, do tė krijoje vende tė reja pune dhe do tė shtojė sigurimin e energjisė. Projekti i Hidrocentraleve nė lumin Devoll ėshtė aktualisht njė ndėr projektet mė tė mėdha nė Europė. Ndėrkohė qė zbatimi i kėtij projekti nė tėrėsinė e tij ka avantazhin e madh tė optimizimit tė plotė tė kaskadės sė lumit Devoll pėrmes tre hidrocentraleve tė planifikuar, me parametra kapaciteti 320 MW, 62 km tunele dhe rreth 1 miliard euro investime.

    Berisha: Projekti, hap drejt shndėrrimit tė Shqipėrisė nė superfuqi energjetike

    Projekti pėr kaskadėn e Devollit ėshtė njė ndėr projektet mė tė mėdha nė historinė e vendit dhe kurorėzim i politikės sė ndjekur nga qeveria pėr ta shndėrruar Shqipėrinė nė vendin mė tėrheqės pėr investimet e huaja. Me kėto fjalė, kryeministri Berisha ka pėrshėndetur firmosjen me sukses tė kontratės me dy ndėr kompanitė mė tė mėdha nė Europė nė fushėn e energjetikės. "Kėtė kontratė, ne e firmosim me dy kompani ndėr mė tė njohurat nė Europė pėr energjinė, EVN, kompani kryesore nė Austri dhe STATKRAFT, kompani kryesore nė Norvegji. Kjo pėrbėn njė ngjarje pėr Shqipėrinė, pėrbėn kurorėzimin me sukses tė njė politike, e cila ka synuar dhe synon tė shndėrrojė Shqipėrinė nė vendin mė tėrheqės pėr investimet e huaja, pėrbėn kurorėzimin me sukses tė njė pune tė shkėlqyer qė kompanitė EVN dhe STATKRAFT bėnė nė studimin e Kaskadės sė Devollit", ka nėnvizuar kryeministri. Nė vijim tė fjalės sė tij, kreu i ekzekutivit ka vlerėsuar se projekti pėr kaskadėn e Devollit ėshtė njė nga hapat e rėndėsishėm drejt shndėrrimit tė Shqipėrisė nė njė superfuqi tė vogėl energjetike tė rajonit. "Nė ndėrtimin e saj, ujėrat e Devollit qė nė shekuj e mijėvjeēarė ka sjellė shumė mė tepėr pėrmbytje se vaditje dhe janė derdhur tė pavlerė nė dete, valorizohen dhe i parashikuar tėrėsisht pėr energji piku, ato fitojnė vlerėn mė tė madhe tė mundshme", tha numri njė i ekzekutivit. Duke shtuar se ky ėshtė dhe vizioni i tij pėr potencialet e mėdha energjetike tė vendit, kryeministri shprehu vendosmėrinė pėr tė bėrė ēdo pėrpjekje qė Shqipėria tė shndėrrohet nė njė vend tė tillė. Kjo vepėr, vlerėsoi kreu i qeverisė, pėr pozicionin qė ka afėr me kryeqytetin dhe qytetet e tjera tė mėdha tė vendit, merr njė rėndėsi tė veēantė dhe shndėrrohet nė njė faktor madhor tė stabilitetit tė furnizimi me energji, por gjithashtu edhe nė njė eksportues tė rėndėsishėm nė kohė piku tė energjisė.

    Tre hidrocentralet e Devollit do tė punėsojnė mbi 5 mijė punėtorė

    Realizimi i projektit pėr ndėrtimin e tre hidrocentraleve mbi lumin Devoll do tė bėjė tė mundur dhe punėsimin e mė shumė se 5 mijė punėtorėve. Nė vlerėsimin e tij lidhur me kėtė projekt, kryeministri Berisha nėnvizoi pėr kėtė vepėr tė madhe, nė ndėrtimin e sė cilės do tė angazhohen mbi 5 mijė punėtorė direkt nė frontin e punės dhe 2500 tė tjerė ndihmės, se ėshtė njė kryevepėr e ndėrtimit nė gjininė e vet, pasi parashikon 62 kilometra tunele. Gjithashtu, kreu i qeverisė ka theksuar se koncesioni me dy kėto kompani, me eksperiencė tė madhe nė ndėrtimin, menaxhimin dhe mbrojtjen e mjedisit nė fushėn energjetike, pėrbėn garanci tė madhe qė ky projekt tė jetė shumė i suksesshėm nė tė gjitha fushat, miqėsor ndaj ambientit dhe i bazuar nė tunele, ai nuk ėshtė mė projekt dekadash, por shekujsh, sepse ka teknologjinė mė tė mirė pėr t'i shpėtuar potencialet nga ezaurimet e sedimenteve. Ndėr tė tjera, kreu i ekzekutivit shqiptar vuri nė dukje se nga ky projekt pėrfitimi i Shqipėrisė do tė jetė edhe disa miliard tė tjerė, pėr shkak tė grishjes sė investitorėve, nga lajmi i njė projekti qė bazohet nė 62 kilometra tunele dhe nga dy kompanitė mė tė mira tė Europės nė fushėn e energjisė.

    HEC-et e parashikuara pėr t`u ngritur mbi lumin Devoll

    Kapaciteti: ~320 MW

    Prodhimi: ~1.000 MW/h

    Tunele: ~62 km

    Investime: ~950 milion EUR


    Nė fillim tė vitit 2008, qeveria shqiptare i dha kompanisė EVN Austria kontratėn e konēesionit pėr shfrytėzimin e potencialit hidroenergjetik tė Lumit Devoll, qė ndodhet nė qendėr tė Shqipėrisė, 50 km nė jug tė Tiranės. Projekti pėrbėhet nga njė konēesion i firmės BOT pėr tre hidrocentrale pėrgjatė lumit Devoll, dy prej tė cilėve do tė ndėrtohen dhe i treti, HEC i Banjės, do tė pėrfundohet mbi punimet e mėparshme tė ndėrtimit qė janė nisur gjatė fundit tė viteve tetėdhjetė nga qeveria shqiptare. Nė total, vėllimi i investimit pėr zbatimin e projektit vlerėsohet tė jetė mė shumė se 900 milion euro dhe mė shumė se 30.000 persona nė vit do tė punėsohen gjatė periudhės sė planifikimit dhe ndėrtimit. Qeveria do tė siguronte nė total njė shumė prej 1 miliard eurosh, pėrmes taksimit tė projektit si dhe veprimtarive tė tjera tė lidhura me tė.

    Pėrmirėsim i sigurisė sė furnizimit me energji

    Sektori i energjisė elektrike nė Shqipėri do tė jetė njė pėrfitues i drejtpėrdrejtė i Projektit tė Devollit, duke qenė se ndėrtimi i tij do tė sillte njė pėrmirėsim tė sigurisė sė furnizimit me energji elektrike tė Shqipėrisė. Vlerėsohet se prodhimi mesatar vjetor i energjisė nė kėtė projekt mund tė arrijė deri nė nivelin 1 Tv/h, njė sasi kjo mbi nivelet maksimalė vjetorė tė ndėrprerjeve tė energjisė, qė janė rregjistruar nė Shqipėri gjatė dekadės sė fundit. Ndėrtimi i Projektit tė Devollit do tė rriste stabilitetin e sistemit, pėr shkak tė pozicionit tė tij strategjik pranė kryeqytetit, i cili ėshtė konsumatori kryesor nė vend, si pėr familjarė, ashtu edhe pėr industrinė, por ėshtė gjithashtu edhe pranė Elbasanit, qė ėshtė qyteti mė i afėrt dhe nė tė njėjtėn kohė njė qendėr industriale e rėndėsishme (shumė industri tė rėndėsishme dhe konsumatorė tė mėdhenj tė energjisė e kanė vendndodhjen nė Elbasan, si uzina e ferrokromit, e ēelikut, fabrika e ēimentos etj), si dhe njė nyjė e rėndėsishme energjetike pėr Shqipėrinė (linja 400 kV e transmetimit nga Greqia pėrfundon nė transformatorin 400 kV tė Elbasanit). E gjithė kjo do tė mundėsonte akses dhe shpėrndarje pa probleme pėr konsumatorėt. Projekti i Devollit, me tri hidrocentralė shumė fleksibėl, tė cilėt do tė jenė nė punė gjatė orėve tė pikut, do tė mundėsonte mė shumė eksporte tė energjisė elektrike tė shpėrndarė nė rrjet e si pasojė, do tė kontribuonte nė pėrmirėsimin e funksionimit tė tregut tė energjisė elektrike.

    Zhvillim i tregut tė energjisė elektrike

    Njė hyrje e re private nė tregun e prodhimit tė energjisė elektrike, siē ėshtė Projekti i Devollit, do tė kėrkonte njė mekanizėm tė pėrshtatshėm tė funksionimit tė tregut, i cili mundėson zgjidhje dhe alternativa tė orientuara nga biznesi, tė cilat garantojnė vazhdueshmėrinė e investimeve nė sistemin e energjisė elektrike dhe efiēencėn nė menaxhimin e burimeve tė disponueshme. Implementimi i Projektit tė Devollit nė tėrėsinė e tij nga tė njėjtat kompani, ka nė vetvete avantazhin e madh tė optimizimit tė plotė tė kaskadės sė Lumit Devoll pėrmes tre hidrocentralėve tė planifikuar, gjė qė do tė ishte e vėshtirė tė sigurohej nė njė tjetėr skenar, pra tė ndėrtimit tė secilit hidrocentral nga tre kompani tė ndryshme. Kapaciteti i projektit nė funksionim tė plotė do tė ishte mesatarisht njė GWh nė vit, qė me ēmimin mesatar me shumicė nė momente piku prej 80 euro/MWh do tė gjeneronte 80 milion euro nė vit, ose 1% e GDP. Projekti i Devollit ka njė rol tė rėndėsishėm e tė trefishtė nė nxitjen e investimeve tė huaja nė Shqipėri. Projekti i Devollit, si suksesi i parė madhor si njė investim privat nė sektorin e energjisė, do tė ndihmonte pėr nxitjen e investimeve tė tjerė nė sektorin energjetik, tė cilėt janė shumė tė nevojshėm pėr pėrmirėsimin e sektorit tė energjisė elektrike nė Shaipėri. Sipas legjislacionit shqiptar, marrėveshjet e koncesionit tė firmės BOT parashikojnė transferimin e plotė pėr tek shteti tė aseteve tė konēesionit pas pėrfundimit tė periudhės sė konēesionit. Rritja e sasisė sė energjisė elektrike nė sistemin shqiptar tė energjisė elektrike do tė krijonte shanse mė tė mėdha pėr shkėmbime tė energjisė elektrike brenda tregut rajonal.

    Pėrfitimet ekonomike pėr Shqipėrinė

    Rritje e punėsimit:

    Faza e ndėrtimit

    Direkt: 5.000 vetė nė 6 vjet

    Indirekt: Tė paktėn 2500 vetė pėr 6 vite

    Paga direkt: 120 milionė euro

    Paga indirekt: 60 milionė euro

    Faza Operative

    300 vende tė pėrhershėm pune pėr kompaninė joint-venture dhe furnizuesit

    Pagat (vlerėsuar nė terma realė): 50 milionė euro

    Mundėsi Vaditjeje nė rrjedhėn e poshtme tė Banjės

    Pėrfitime ekonomike pėr shtetin

    Pėrfitimet financiarė pėr shtetin nė njė nivel prej minimumi 1 miliardė euro, pėrmes rritjes sė tė ardhurave tė qeverisė

    Tė ardhura nga taksat mbi fitimin

    Tė ardhurat nga taksa tė tjera

    Tarifa e konēesionit

    Tė ardhurat nė rrjetin e shpėrndarjes

    Tė ardhura nga taksimi i veprimtarive tė lidhura me projektin/efekti shumėfishues

    Tė ardhura nga taksimi i veprimtarive jo tė lidhura me projektin/efekti shumėfishues

    Pėrfitimet e pėrgjithshėm ekonomike

    Rritje e normės sė rritjes sė GDP prej 2%

    Rritje e sigurisė sė furnizimit - njė sistem i qėndrueshėm i energjisė elektrike

    Pėrfitimet financiarė:

    Tė ardhurat nga taksa mbi fitimin

    Tė ardhurat nga tarifa e koncesionit

    Tė ardhurat nga taksa e infrastrukturės, blerja e tokės, ripyllėzimi

    Tė ardhura nga taksa tė tjera


    Burimi

  11. #31
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    white-knight flm

    flm se eshte lajmi me i bukur qe kam degjuar kohet e fundit e do zoti behet kjo veper qe do e kthente dvollin ne nje perle te bukur ne mes te shqiperis.une jam vete nga ajo zon dhe njerzit aty do ti ndimonte shum kjo gje eshte nje plus shum i madh per shqiperin dhe per vete banoret e zones qe do te ken me shume kontakt te lire fale liqenve me shum uje per toka e tyre se e gjith ajo zon vuan per ujitjen e tokave se i gjith ai uj iken kot deri me sot se nuk ka patur ndonje plan me pare vende te reje pune plus qe energjia do jete ekologjike kjo gje vetem pluse te medha ka sa me shpejt te realizohet aq me mire.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    urime qeverrise e ktyre kompanive e te fillojne punet sa me pare..

  13. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    HEC ne Devoll, firmoset kontrata 1 mld euro

    E Shtune, 20 Dhjetor 2008

    Qeveria shqiptare dhe kompanite EVN AG dhe Statkraft AS kane nenshkruar gjate dites se djeshme, koncesionin per ndertimit e tre hidrocentraleve ne lumin Devoll ne Shqiperi. Te dy keto kompani, do te mbajne 50% ne partneritet ku do te ndertojne sipas eksperiences se tyre ne rajon dhe do te perdorin njohurite e nderthurura ne planifikimin, ndertimin dhe operimin e ketij projekti hidroenergjetik. Dy kompanite do te planifikojne dhe ndertojne tre Hidrocentrale, me rezervuar dhe me prodhim edhe ne kohe piku, me nje kapacitet prej afersisht 340 MĖ. Prodhimi mesatar nga ky investim llogaritet ne rreth 1.000 GWh. I gjithe investimi do te kape nje shifer prej 950 milione euro dhe do te realizohet ne nje periudhe kohore prej rreth 8 vitesh. Burkhard Hofer, Drejtori Ekzekutiv i EVN AG, ben te ditur se "nje kapacitet i larte prodhimi i siguruar nga eksperienca e tyre do te perbeje nje arritje per nje furnizim te sigurt dhe te besueshem me energji ne Shqiperi. Vleresojme me konsiderate te larte mundesine e realizimit te ketij projekti gjigant hidroenergjetik me nje partner si Statkraft, eksperienca e shquar e te cilit, per sa i perket fushes hidroenergjetike, na jep besim te madh per te realizuar me shume sukses keto plane sfiduese ne Shqiperi. Ndersa Ragnvald Naero, presidenti ekzekutiv i Statkraft AS ben te ditur se "ceremonia e firmosje shenon nje arritje te rendesishme ne projektin energjetik te Devollit. Marreveshja per koncesion eshte permbyllur dhe ky projekt do te rrise prodhimin e energjise elektrike me 20 %, do te krijoje vende pune, do te stimuloje zhvillimin ekonomik dhe do te shperndaje energji te paster ne te gjithe Shqiperine". Planifikimi i projektit aktual te Devollit, ka nisur me shume se dy vite me pare. Ne vazhden e aplikimit te EVN per nje propozim te bere, qeveria shqiptare hapi nje procedure nderkombetare tenderimi. EVN u zgjodh ofruesi fitues ne Janar 2008. Investimi i drejtperdrejte nga jashte i ketij projekti vleresohet nga specialistet se do te jete nje nxitje per ekonomine shqiptare, duke krijuar vende te reja pune dhe do te shtoje sigurimin e energjise. Projekti i Hidrocentraleve ne lumin Devoll eshte aktualisht nje nder projektet me te medha ne Evrope. Marreveshja eshte firmosur nga kryeministri Sali Berisha, ministri i Tregtise, Ekonomise dhe Energjetikes Genc Ruli, EVN AG dhe Statkraft AS. EVN-ja eshte e renditur si nje nga kompanite nderkombetare austriake energjetike dhe ekologjike qe ofron sherbime si energji elektrike, gas, ngrohje, uje, dhe perpunimin e mbeturinave dhe sherbime te ngjashme per 3 milione konsumatore ne 18 vende te botes. J.Llupo

    2.3 milione konsumatore


    Gjate viteve te fundit grupi i EVN-se ka arritur te pozicionohet ne industrine energjetike ne Bullgari dhe Maqedoni, duke furnizuar 2.3 milion konsumatore Gjate vitit financiar 2007/08 EVN-ja ka nje total prej 9,342 punonjesish

    Energjia e rinovueshme

    Statkrafi eshte prodhuesi me i madh ne Evrope per energjine e rinovueshme. Grupi zhvillon dhe gjeneron energji ujore, energji nga era, energji gazi, ngrohje rajonale, dhe eshte nje faktor kryesor ne shkembimin e energjise ne Evrope.

    20% rritje ne prodhim

    Marreveshja eshte permbyllur dhe ky projekt do te rrise prodhimin e energjise elektrike me 20 %, do te krijoje vende pune, do te stimuloje zhvillimin ekonomik dhe do te shperndaje energji te paster ne te gjithe Shqiperine

  14. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Qeveria Shqiptare dhe Statkraft firmosin projektin e 3 hidrocentraleve mbi lumin Devoll.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=103028

  15. #35
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Austriakėt dhe norvegjezėt 950 milionė euro investim pėr tri hidrocentrale nė Shqipėri

    Media ndėrkombėtare, jehonė investimeve tė dy kompanive tė huaja nė Shqipėri

    TIRANE – Mediat e prestigjioze tė huaja ndėrkombėtare, i kanė bėrė jehonė dhe kanė pėrcjellė me interes, lajmin e ndėrtimit tė tri hidrocentraleve mbi kaskadėn e lumit Devoll nė Shqipėri. Interesimi i mediave, shtohet dhe bėhet edhe mė i madh, jo vetėm nga shifra e investimit, e cila kap shumėn e 950 milionė eurove, por edhe nga pėrfshirja nė kėtė investim i dy kompanive tė huaja, EVN AG, njė kompani e mirėnjohur austriake, dhe “Statkraft AS”, kompani norvegjeze.

    “Euronews”
    EVN AG, njė kompani e mirėnjohur austriake, me investime tė shumta nė Evropėn Lindore dhe atė jugore dhe “Statkraft AS”, kompania norvegjeze lider nė prodhimin e energjisė sė rinovueshme njoftuan nėnshkrimin e njė marrėveshjeje pėr ndėrtimin
    e hidrocentraleve mbi kaskadėn e lumit Devoll nė Shqipėri, bėnte ėt ditur televizioni prestigjioz “Euronews”.
    Sipas kėtij televizioni, mėsohet se tė dyja kompanitė sė bashku do tė kenė secila nga 50 % tė kapitalit nė kėtė investim gjigant duke ndėrtuar HEC-et bazuar nė eksperiencėn e tyre nė gjerė nė rajon. Me anė tė nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje me qeverinė shqiptare nė Tiranė, EVN AG dhe “Statkraft” kanė tė drejtėn e zhvillimit tė projektit pėr ndėrtimin e 3 hidrocentraleve mbi lumin Devoll, me nje kapacitet tė pėrgjithshėm prej 340 Megawat dhe njė prodhim mesatar prej afėrsisht 1.000 Gigawat nė orė. I gjithė investimi qė kap njė shumė 950 milionė eurosh pritet qė tė realizohet pėr njė periudhė 8-vjeēare. Projekti pėr kaskadėn e Devollit ka nisur mė shumė se 2 vite tė shkuara. Pas fitimit tė sė drejtės pėr studimin e fizibilitetit tė kėtij projekti nga kompania EVN, qeveria shqiptare ēeli njė tender ndėrkombėtar pėr kėtė ēėshtje.
    Sipas “Euronews”, mėsohet se EVN u shpall fituese nė janar tė vitit 2008. Aktualisht marrėveshja koncensionare ėshtė pėrmbyllur me sukses. Investimet e huaja direkt siē ėshtė edhe rasti i kėtij projekti pritet qė ti japė njė shtysė tė mėtejshme zhvillimit tė ekonomisė shqiptare, duke krijuar vende tė reja pune si dhe rritur garancinė e furnizimit me energji elektrike tė konsumatorėve familjarė dhe bizneseve.
    EVN ėshtė kompanie lider e energjisė dhe shėrbimeve mjedisore me qendėr nė Austrinė e Poshtme, province mė e madhe austriake. EVN u ofron konsumatorėve elektricitet, gaz, ngrohje, ujė dhe shėrbime tė ndėrlidhura. Kjo kompani zotėron 3 milionė klientė nė mė shumė se 18 vende. “Statkraft” ėshtė kompania lider nė Evropė pėr sa i pėrket prodhimit tė energjisė se rinovueshme. Konsorciumi zhvillon dhe gjeneron hidrocentrale, turbina me erė, termocentrale me gaz apo solar.

    “Reuters”
    EVN dhe “Statkraft” nėnshkruajnė njė marrėveshje energjetike prej 950 milion eurosh nė Shqipėri, thotė nė raportin e saj Agjensia Ndėrkombėtare e Lajmeve “Reuters”.
    Kompania austriake EVN (EVNV.VI) dhe ajo norvegjeze “Statkraft” do tė investojnė 950 milionė euro ($1.37 miliardė dollarė) pėr tė ndėrtuar tre hidrocentrale nė lindje tė Shqipėrisė nė kuadėr tė atij ēka ata e quajtėn projekti mė i madh energjetik nė Evropė.
    “Madhėsia unike e kėtij kompleksi nė projektin hidroenergjetik tė Devollit si investimi mė i madh i bėrė ndonjėherė nė Shqipėri dhe mė i madhi projekt hidroenergjetik nė Europė ka justifikuar pėrpjekjet tona tė mėdha”, tha pėr “Reuters”, Drejtori Ekzekutiv i EVN Burkhard Hofer.
    Sipas “Reuters”, EVN fitoi njė koncesion tė tipit BOT (ndėrto-shfrytėzo-transfero) pėr tė shfrytėzuar tė gjithė potencialin e luginės sė Lumit Devoll nė Janar dhe qė atėherė ka negociuar njė kontratė me Shqipėrinė.
    EVN tha se hidrocentralet mbi Lumin Devoll nė lindje tė Shqipėrisė, afėr Greqisė dhe Maqedonisė, do tė kenė njė kapacitet prej 340 MĖ dhe do tė prodhojnė afėrsisht 1,000 GWh nė vit. EVN u tėrhoq nga njė tender pėr tė blerė operatorin shqiptar tė shpėrndarjes se energjisė por bashkė me VERBUND, njė tjetėr kompani austriake e prodhimit dhe transportit tė energjisė elektrike, do tė fillojė tė ndėrtoje njė hidrocentral me njė vlerė prej 160 milion eurosh nė veri tė Lumit Drin, i katėrti hidrocentral ky mbi kėtė lume por i pari i ndėrtuar nė 30 vjet nė Shqipėri, vijon mė tej nė kronikėn e saj Agjencia ndėrkombėtare e Lajmeve “Reuters”.
    Shqipėria ka vuajtur nga mungesa te energjisė elektrike qė nga rėnia e regjimit komunist ne vitin 1990, ndėrsa kėrkesa pėr kėtė produkt ka qenė nė rritje. Kryeministri Sali Berisha u ka premtuar investitorėve tė huaj nė sektorin energjetik se do tė nxisė prodhimin (output-in) ($1=.6955 euros), pėrfundon “Reuters”.

    Tė tjerat
    Agjencia e njohur e lajmeve “Associated Press” veē raportimit tė kėtij lajmi theksonte se, Shqipėria nė periudhėn e post-komunizmit ka vuajtur nė mėnyrė tė vazhdueshme ka vuajtur mungesėn e energjisė elektrike pėr shkak tė mungesės sė reshjeve, amortizimit tė madh nė rrjetin e shpėrndarjes si dhe mosarkėtimin nė njė masė tė madhe tė energjisė sė konsumuar.
    Media norvegjeze duke komentuar marrėveshjen e kompanisė “Statkraft AS” me qeverinė shqiptare mbi kėtė projekt citon drejtorin ekzekutiv tė kėsaj kompanie, zotin Ragnvald Naero qė shprehet se “kjo marrėveshje koncensionare rrit prodhimin aktual tė energjisė elektrike nga uji me tė paktėn 20 pėr qind”.
    “Projekti ndėrkaq krijon vende te reja pune, stimulon zhvillimin ekonomik dhe prodhon energji tė pastėr pėr Shqipėrinė”, deklaroi zoti Naero pėr mediat norvegjeze.
    Ndėrkaq agjencia kineze e lajmeve www.chinavieė.cn thekson mes tė tjerash se “mė shumė se 90 pėr qind e energjisė elektrike tė prodhuar nė Shqipėri vjen prej hidrocentraleve.

    Gazeta 55

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Eshte konstatu qe ka keqperdorime ne kete kontrat dhe duhet burgos sali berishen
    Kjo ke vetem shaka,sepse pas qdo vepre gjigante komunistet mundohen ne menyra me te ndyta per te pengua.
    Shpresoj qe kjo veper te behet realitet dhe mos te vuajm per drita,e ndoshta si vllezer qe jemi do perfitojm edhe ne diq nga kjo sepse vllau ne terr nuk lihet apo nuk eshte keshtu.

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-01-2009
    Postime
    6
    mirembrema me behet qefi qe qenka shkruar kjo kontrate, por doja te shtoja dicka.
    ne cilin vit fillon ky proces i ngritjeve te hidrocentraleve gjigante me kete shume te madhe lekesh????

  18. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Berisha peruron HEC-in e Ashtes dhe ironizon opoziten per berthamorin

    E Merkure, 27 Maj 2009

    Kryeministri Berisha ironizoi dje nga Bushati gjithe ato zera te opozites, te cilet e akuzuan mazhorancen ne lidhje me planet per ngritjen e nje centrali berthamor ne Shkoder. Ne inaugurimin e fillimit te punimeve per ndertimin e hidrocentralit te Ashtes, ne Bushat, nje investim i kompanise austriake Verbund prej 160 milion euro kryeministri ironizoi duke theksuar se "ky ka qene centrali nuklear qe Sali Berisha do te ndertonte per Shkodren". Sipas Berishes, hidrocentrali i Ashtes eshte nje nga 140 hidrocentralet te cilat do te nisin punen se shpejti ne te gjithe vendin, per te arritur ta kthejne Shqiperine nje superfuqi energjetike ne rajon. "Keto jane vetem disa nga projektet tona, per ta shnderruar Shqiperine ne superfuqi te vertete rajonale energjetike. Ky vend ka potenciale te jashtezakonshme. Cdo dite, cdo jave, cdo muaj, cdo vit do te punojme t'i shnderrojme ato ne vlera per ju, qytetare shqiptare", deklaroi kryeministri ne fjalen e tij. Po keshtu sipas Berishes, keto vepra te reja qe priten te ndertohen do te sigurojne edhe shume vende punesimi, duke bere qe Shqiperia ta uli ndjeshem nivelin e papunesise ne vend. "Ne keto 104 hidrocentrale, ju garantoj se minimumi i te punesuarve ne to do te jete 60 mije punonjes ne Shqiperi. Ne kete hidrocentral punesohen disa qindra vete, ne kaskaden e Devollit punesohen mbi 5 mije persona, Skavica, kaskada e Vjoses, e Osumit dhe lumenjte e tjere do te fitojne gjallerine me te madhe se te gjithe lumenjte e Evropes", deklaroi kryeministri Berisha, duke shtuar se keto hidrocentrale do ta kthejne vendin ne nje kantier ndertimi. Sipas Berishes, hidrocentrali i Ashtes eshte nje veper jashtezakonisht e rendesishme ne sistemin energjetik shqiptar, i cili ndertohet nga nje prej kompanive lider ne fushen e hidrocentraleve ne Evrope, kompania kryesore energjetike ne Austrine mike, e cila zoteron ne pronesine e saj 107 hidrocentrale dhe 9 termocentrale.

    KJ

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Investime ne energjtike

    Sipas tė dhėnave zyrtare tė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės, deri tani janė lidhur rreth 50 kontrata koncensionare pėr ndėrtimin e HEC-ve, ndėrsa vetėm gjatė kėtij viti ėshtė bėrė e mundur nėnshkrimi i dy kontratave pėr ndėrtimin e HEC-ve me vlerė 2 miliard euro. Qeveria shqiptare tashmė ka nėnshkruar kontratėn me kompaninė austriake EVN dhe atė norvegjeze "Statkraft AS", pėr ndėrtimin e tre hidrocentrale nė lumin Devoll, me njė investim prej 1 miliard eurosh: hidrocentralin Lozhan-Grabovė me fuqi 173 MW, hidrocentralin "Skėnderbegas" Drizė, me fuqi 188 MW dhe hidrocentralin e Banjės me fuqi 28 MW".

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Bravo qeverise. Gjithsesi rrjeti shpendarjes vazhdon te mbetet "thembra Akilit". Problem gjithashtu mund te perbeje edhe kostoja e perftimit te kesaj energjie.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kontrate 950 milion euro me dy kompanitė lidere pėr prodhimin e energjisė nga uji
    Nga white-knight nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-03-2010, 12:16
  2. Shkurta Ajeti - Firmos kontrata me 5 shtete tė botės
    Nga Bl3ri nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 07:45
  3. Kontratat (FUTURES) Kontrata e se ardhmes.
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 02:32
  4. Keshilluesit e Berishes lobojne kunder Kosoves
    Nga iliria e para nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 14:08
  5. Dosja e korrupsionit shteteror
    Nga Anton nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 03:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •