Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 63 prej 63
  1. #61
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Roberto Saviano: Kanuni bashkon mafiozin shqiptar me mafien italiane

    Roberto Saviano: Kanuni bashkon mafiozin shqiptar me mafien italiane .
    E martė, 01 Mars 2011 15:03

    http://www.panorama.com.al/panorama/...to_saviano.jpg


    Njė pyetje tjetėr ka tė bėjė me mafian dhe investimet e huaja nė Shqipėri.
    Sigurisht, po. Atėherė, e kuptoj qė ėshtė komplekse. Tė dhėnat janė tė vėrtetueshme nė tė gjitha hetimet, tė cilat gazetarėt shqiptarė mund t'ia kėrkojnė drejtorisė kombėtare antimafie qė ka tė bėjė me Shqipėrinė nga vitet '90 deri sot. Nėse ti dėshiron tė hapėsh njė fabrikė nė Shqipėri dhe je italian, francez apo serb, duhet t'i drejtohesh dikujt. Nė pėrgjithėsi, ky dikush ėshtė njė ndėrmjetės mafioz qė ndėrmjetėson midis politikės lokale dhe politikės qendrore. Domethėnė, unė dua nė bregdetin shqiptar tė hap diēka. Duhet tė paguaj njė ndėrmjetės qė tė mė sigurojė autorizimin politik, pra burokratik, dhe autorizimin mafioz. Nėse e bėn pa kėtė ndėrmjetės, kohėt janė tė pafundme, telashet janė tė pafundme, burokracia ndalet, dhe mafiet vijnė e trokasin. Por mė ēudit qė rezulton e re pėr ju shqiptarėt, sepse kjo ndodh ngahera...
    Ku ndodh, si, me kė?
    Ėshtė ēmenduri! Do tė tė mjaftonte tė pyesje ēfarėdolloj sipėrmarrėsi qė nuk ka frikė tė flasė. Ēfarėdolloj sipėrmarrėsi! Me njė fjalė, nėse unė nesėr shtirem si sipėrmarrės dhe dua tė hap njė veprimtari nė Shqipėri, ėshtė e natyrshme qė do tė vijnė tė mi kėrkojnė paratė. Vijnė tė mė kėrkojnė paratė familjet e Tiranės qė vendosin pėr ēdo kokrrizė qė lėviz nga vendi nė Shqipėri. Vijnė tė m'i kėrkojnė familjet e Prishtinės, nėse shkoj nė Kosovė. Vijnė tė m'i kėrkojnė nė Nju Jork, nėse jam shqiptar dhe shkoj tė investoj nė Nju Jork, sepse natyrisht edhe atje janė familjet.…
    Cilat janė familjet?
    Ėshtė e ēuditshme, sepse kujtoja se ishte e vėrtetuar tashmė nė kulturėn shqiptare, qė familjet mafioze shqiptare kanė pėr fat tė keq njė rol shtypės tė popullit shqiptar. Ėshtė njė hetim qė u krye nė 2009-n, i cili ka tė bėjė me Ndranghetėn e Kozencės, njė hetim qė flet pėr njė aleancė midis Ndrangetės dhe mafies shqiptare dhe qė e kanė administruar prokuroritė kalabreze. Ky hetim tregon se si shqiptarėt dhe kalabrezėt kanė formuar njė strukturė tė vetme kriminale. Shqiptarėt japin dhjetė kilogramė heroinė nė kėmbim tė pesė kilogramėve kokainė dhe investojnė nė ēdo sektor: kamiona, ndėrmarrje ndėrtimi, veshjet e rrugėve, riciklimin e mbeturinave, hotele… Prandaj habitem se si ėshtė e mundur qė shqiptarėt nuk i dinė tė gjitha kėto?! Ėshtė e vėrtetė qė pjesa mė e madhe e hetimeve janė italiane, dhe janė italiane sepse tashmė shqiptarėt para sė gjithash flasin italisht, pėrdorin kodin mafioz italian, pėrzihen me familjet italiane dhe sot maqedonasi konsiderohet i huaj, marokeni konsiderohet i huaj, shqiptari konsiderohet italian. Pėr herė tė parė, Kamorra, pėr shembull, ka anėtarė shqiptarė, tė cilėt nuk i konsideron tė huaj. Shqiptari di tė bėjė mafie. Italiani mafioz ka besim te shqiptari mafioz, sepse ėshtė i lidhur me gjakun, tė afėrmin, sepse ka njė marrėdhėnie me femrėn, identike me atė qė ka njė italian. Pėr shembull, nuk kanė besim te mafiozėt rusė. Nuk kanė besim te serbėt; bėhen tapė, janė shumė tė lidhur me njė kodin e tyre tė pakuptueshėm pėr njė mafioz italian. Hetimi qė pėrmenda ka nisur nė '91-shin. Ishte ndėrkaq njė hetim tjetėr nė '91-shin. Mjafton tė hysh nė google dhe tė shkruash Ndrangheta Albania, Camorra Albania, Sacra Corona Albania, dalin tė gjitha hetimet qė kanė bėrė prokuroritė italiane. Tani pyes veten se si mund tė mendohet qė mafia shqiptare ėshtė e fuqishme nė Itali dhe jo nė Shqipėri?! Dhe duke mos folur pėr kėtė nė kėto vite, ka krijuar njė heshtje qė atyre u leverdis. Nėse shkon te FBI-ja nė Nju Jork, ka policė me origjinė shqiptare qė punojnė vetėm mbi mafien shqiptare aty. Prandaj ēuditem sa herė qė mė mbėrrijnė e-mail-e tė djemve apo vajzave shqiptare qė mė shkruajnė nė Facebook dhe mė thonė; si ėshtė e mundur qė kėto histori nuk i dėgjoj ose i dėgjoj pak kėtu? Edhe unė e pyes veten, nuk e di se si ėshtė e mundur.
    Njė pyetje tjetėr vjen nė lidhje me biznesin e ēimentos…
    Pėr kėtė, pėr shembull, unė nuk kam tė dhėna tė reja nė kuptimin se nuk mė duket se prokuroritė shqiptare kanė bėrė hetime tė mėdha mbi ciklin e ēimentos tani pėr tani. Ndoshta po hetojnė. Ėshtė e natyrshme, mafia shqiptare investon gjithēka nė ēimento. Duhet betonizuar gjithė hinterlandi shqiptar, gjithė jugu, ėshtė e afėrt ardhja e emigrantėve nė Shqipėri. Cikli i ēimentos ėshtė nė dorėn e tyre. Pėr shumė arsye. Para sė gjithash, ėshtė njė biznes shumė i madh, kėshtu qė mund tė fitosh shumė. Ėshtė njė biznes i thjeshtė, i kontrollueshėm nė kuptimin qė betonierėn e njė konkurrentit tėnd e ndalon, siē bėhet edhe nė Itali. Vjen betonierja e dikujt qė ka fituar njė sipėrmarrje, e ndalon, e urdhėron ta fikė ēimenton, ēimentoja thahet. Kėshtu humbasin kamionin, betonierėn dhe punėn. Nė atė pikė thonė 'mirė, sipėrmarrjen e ke fituar ti'. Kėshtu qė ėshtė edhe diēka e kontrollueshme pėr organizatėn nė krahasim me veprimtari tė tjera jomateriale. Dhe pastaj, gjėja tjetėr jo e dorės sė dytė, kėrkon shumė forcė pune, qė do tė thotė kontroll politik, kontroll territorial, miratim nė territor, riciklim (domethėnė ato apartamente i blen ti, pastaj i riciklon, pastaj i shet pėrsėri). Ėshtė e natyrshme qė sot qendra e biznesit nė Shqipėri ėshtė ēimentoja.
    Kush ėshtė pas biznesit tė ēimentos, sipas jush?
    Unė kam ndjesinė, flas thjesht nga ndjesia qė kam, sepse nuk kam tė dhėna, se me ēimenton kanė tė bėjnė mafiozėt shqiptarė, jo italianėt. Sepse nėse do tė duhej tė kishin tė bėnin mafiozėt italianė, ose mė mirė, mbase italianėt kanė dhėnė shtytjen fillestare, do tė thotė se italianėt po komandojnė tashmė nė territorin shqiptar, dhe kėtė nuk e besoj. Nė Malin e Zi dhe nė Shqipėri, italianėt kanė qenė gjithnjė mysafirė. Investitorė shumė tė mėdhenj, por mafiet e kėtyre vendeve nuk e lejojnė kontrollin territorial, siē ndodh pėr shembull nė Gjermani. Italianėt kontrollojnė territorin gjerman, por nuk e kontrollojnė territorin shqiptar. Investojnė, jetojnė atje, por nuk e kontrollojnė.
    Atėherė, kush e kontrollon territorin shqiptar?
    Mafiet shqiptare! Mafiet shqiptare kontrollojnė Shqipėrinė, Kosovėn dhe veriun e Maqedonisė, atje ku ka shqiptarė kėrkojnė tė futen, ndėr tė tjera duke e shtypur popullsinė shqiptare. Njė gjė shumė e bukur qė mė kanė thėnė nė Gjermani ishte se pėr shembull kur mafia kosovare u orvat nė Gjermani tė merrte pushtetin nėpėrmjet riciklimit tė lavanderive, tė kontrollonte krahun e punės, tė kontrollonte udhėtimet, domethėnė ushqimet, paratė, veshjet qė kosovarėt dėrgojnė nė Kosovė, kur u rrek mafia kosovare, pjesa e ndershme e komunitetit kosovar iu kundėrvu dhe kjo merret gjithnjė si shembull pėr tė thėnė se kur pjesa e shėndetshme bashkohet, nuk ka shpresė pėr kriminalitetin. Sipas meje sot tė reagosh keq, kur dikush tregon pėr mafien shqiptare, do tė thotė t'i japėsh njė dorė mafies shqiptare, nė vend qė tė bashkosh pjesėn mė tė madhe tė vendit, qė natyrisht ėshtė e shėndetshme, kundėr mafias.
    Njė pyetje tjetėr vjen nga Kosova, pėr faktin se koka transgjenike nuk ka tė bėjė fare me Kosovėn.
    Ai referim i imi, nė intervistėn tonė, para dy vjetėve, pėr kokainėn transgjenike, tė jetė e qartė, ishte njė referim ndaj njė mundėsie. Kosova ėshtė njė shtet qė ka njė rrezik mafioz tė brendshėm tė stėrmadh. Ai qė e mohon kėtė, gėnjen. Gėnjen! Mafia kosovare ėshtė e fortė. UĒK-ja, qė kosovarėt e kanė pėr zemėr, ėshtė financuar (ka hetime nė SHBA, pėr kėtė), ėshtė financuar nga kapitale mafioze. UĒK-ja kėrkon para' mbi ardhjen e kamionėve, administron heroinėn…
    Po tani UĒK-ja nuk ekziston mė...
    Sigurisht, sepse janė shndėrruar nė mafiozė. Ata janė bėrė mafiozė. Le tė themi ata qė kishin njė administrim ushtarak mė tė fortė, jo tė gjithė. Nuk janė kurrė tė gjithė. Por, ai referim ndaj kokainės transgjenike ishte njė hipotezė, qė ishte bėrė gjatė diskutimeve midis ekspertėve tė narkotrafikėve dhe thuhej: kur ēmimi i kokainės transgjenike do tė jetė i arsyeshėm, Kosovėn do ta shndėrrojnė nė njė Kolumbi tė vogėl. Ishte njė referim ndaj faktit se Kosova kontrollohet nga mafiet. Dhe mendoj se mund tė them edhe diēka tjetėr. Ky mund tė duket njė provokim, dhe nė fakt ėshtė pjesėrisht i tillė, por Kosova e ndarė dėshirohet mė shumė nga familjet mafioze sesa nga popullsitė. Populli nė Kosovė e do Tiranėn, dėshiron tė bashkohet me Shqipėrinė. Qeveritė, jo. Mafiet, jo. Mafia kosovare nuk preferohet nga mafia shqiptare. Tirana dhe Prishtina janė dy kartele tė ndryshme. Atje, ashtu si edhe jashtė. Shqiptarėt dhe kosovarėt mafiozė nė Gjermani merren me biznese tė ndryshme. Njėsoj edhe nė Amerikė. Njerėzit, popullsia, shqiptarėt e Kosovės ndihen vėllezėr tė shqiptarėve tė Tiranės. Mafiozėt kosovarė nuk ndihen vėllezėr tė mafiozėve shqiptarė tė Tiranės. Tani e gjithė kjo sindikatė mė duket omertoze. Dhe pėr ta mbyllur ēėshtjen e kokainės transgjenike, ėshtė e natyrshme qė ėshtė njė hipotezė. Nėse do tė kishte pasur, do tė kisha folur nė ndonjė hetim. Ishte mė tepėr njė mėnyrė pėr tė thėnė se ai territor rrezikon tė bėhet njė plagė, nėse nuk ėshtė ndėrkaq.
    Po vazhdoni tė hetoni pėr mafien shqiptare?
    Po, pėr mua nuk ėshtė mė njė mafie e huaj. Unė kur merrem me mafien shqiptare, merrem me mafien e tokės sime, ashtu siē merrem me mafien nigeriane. Kastel Volturno, qė ėshtė njė territor afėr shtėpisė sime, ėshtė nė dorė tė mafies nigeriane. Kėshtu qė unė merrem me mafien nigeriane, ashtu siē merrem me mafien e vendit tim, tė kulturės sime, madje tė mungesės sime tė qytetėrimit, tė mungesės sė qytetėrimit qė sundon tokėn time, lėndon tokėn time. Mafia shqiptare nuk ka mė asgjė tė largėt. Mafia shqiptare flet italisht, ndjek logjikat italiane, ėshtė tėrėsisht e brendshme nė organizatėn italiane. Jam i bindur se, ose i jepet fund me kėtė heshtje para krimeve, qė e ka pak kultura shqiptare, intelektuale, domethėnė tė ndjerit i lėnduar, i fyer kur tė flasin pėr kėto gjėra. Pėr tė marrė njė shembull praktik: gazetat shqiptare, revistat televizive shqiptare duhet t'i hapin tė pėrditshmet e tyre me lajmin e hetimeve qė ndodhin nė Itali, kur aty ka shqiptarė tė pėrfshirė, sepse tė lejon tė kuptosh mė shumė. Kur Prokuroria e Kozencės tregon se Ndrangheta dhe mafia shqiptare janė strukturuar tashmė nė njė organizatė tė vetme, ky lajm qė duhet tė hapė revistat televizive, s'ekziston. Vetėm shkruhet sikur lajmi ka tė bėjė me pesė gangsterė tė izoluar. Jo, jo, jo, nuk mund tė mendohet kėshtu. Edhe pėr shembull qė femrat shqiptare, nė krahasim me dhjetė-pesėmbėdhjetė vjet mė parė, janė mė pak tė pranishme nė tregun e prostitucionit, kjo ndodh ngaqė kanė ardhur rumunet dhe organizatat shqiptare janė bėrė mė tė pasura. Kėshtu qė organizatat shqiptare, nėse munden, e shmangin tė qėndrojnė nė kuadrin e prostitucionit dhe qėndrojnė nė kuadrin e narkotrafikėve. Shqiptarėt, pėr shembull, sot e administrojnė prostitucionin, mė shumė sesa nxjerrin nė rrugė shqiptaret, siē ndodhte deri dje. Dhe meqė pėr fat tė keq ka ende prostituta shqiptare, janė sidoqoftė tė organizatave mė tė brishta, sipas kėndvėshtrimit tim. Sot ėshtė nė dorė tė rumunėve. Shpesh rumunėt komandohen nga shqiptarėt. Tani, po e pėrsėris, tė gjitha kėto unė i quaj tė ditura, sepse ėshtė pėrditshmėria e punės sime. Kėshtu qė kur mė mbėrrijnė e-mail-e tė tipit: "Po si ėshtė e mundur?! Pėr cilin vend e ke fjalėn?! Ky nuk ėshtė vendi qė njoh unė! Unė jetoj kėtu!", unė ēuditem.
    Mafia dhe politika shqiptare.....
    Ja, nė kėtė pėr shembull, ėshtė e natyrshme qė ka shumė pak hetime. Nuk ėshtė se italianėt mund tė flasin apo tė bėjnė hetime mbi qeverinė shqiptare. Por kontaktet janė jashtėzakonisht tė shumta. Mė kujtohet Lelo Amato. Lelo Amatoja ishte njė drejtues i kartelit tė Sekondiljanos, nė Napoli. Dy herė ka qenė i pėrzier me shqiptarėt. Ai konsiderohet njė perandor i vogėl, nė Spanjė dhe nė Shqipėri. Sot ėshtė nė burg nė Itali. Ai u pėrzie dy herė me shqiptarėt. Herėn e parė trafikonte hashash, madje me djalin e njė ambasadori, unė e pėrmend te "Gomorra", me djalin e njė ambasadori shqiptar nė Itali. Ky djalė e ndihmonte tė trafikonte, po flasim pėr fundin e viteve '90, tė trafikonte hashash midis Italisė dhe Shqipėrisė. Herėn e dytė, madje u hap njė hetim, qė bashkonte kartelet shqiptare, kartelet puljeze dhe kartelet napoletane. Dhe ai nė Shqipėri shkonte vazhdimisht, duke blerė toka, duke blerė magazina, duke administruar kamionė. Ja, prandaj them qė me siguri politika shqiptare ka kontakte… nuk mund tė mos flasė me mafien. Nuk mund tė mendohet! Nuk mund tė mendohet! Kodet e Kanunit, qė tė kuptohemi, janė shumė magjepsės pėr intelektualin italian qė studion kėto gjėra, por nė fakt pėr mafien ėshtė diēka tjetėr. Kanunin e shoh shumė tė pranishėm nė qėndrimin e mafiozit shqiptar, si dhe tė njė mafiozi italian. Kur arrestuan njė bos tė Ndranghetės, Rabiton, ishte vonė, ishte natėn vonė, dhe i dhanė njė panine. Njė bos nuk mund tė hajė ushqim tė ofruar nga njė polic, nga njė gjykatės, sepse pėr jugorin nė pėrgjithėsi, tė hash do tė thotė tė ndash. Nė fakt, kur unė duhet tė mbaj distancė kundrejt teje, them: "Po se mos kemi ngrėnė nė tė njėjtėn pjatė! Po pse?! Mos kam ngrėnė ndonjėherė bukė me ty?!", njėsoj sikur tė hash bukė tė jetė njė mėnyrė intimiteti. Por ky plak filloi tė kishte uri, kishte frikė nga ndonjė rėnie tensioni, kėshtu qė duhej tė hante. E merr kėtė panine, ēohet nė kėmbė, po flasim pėr njė burrė 80-vjeēar, kthehet me fytyrė nga muri dhe ha. Nė mėnyrė qė askush prej tė pranishmėve tė mos mund tė thoshte: "Hėngri bashkė me ne". Tani nuk donte tė thoshte asgjė, apo jo? Ai ishte njė bos qė u arrestua, burgim tė pėrjetshėm, nuk do tė pendohej, ē'kuptim kishte tė hante ashtu nė tryezė. Kėto simbole janė themelore, sepse krijojnė disiplinė. Tė respektosh, kur ėshtė e rėndėsishme, disa ēaste, domethėnė disa rituale, disa rrugė, ėshtė e rėndėsishme nė kodin e mafias. Kjo i krijon siguri italianit qė trafikon me njė mafioz shqiptar. Edhe nė ēėshtjen politike, nė muajt e ardhshėm, nėse qeveria shqiptare do ta lejojė dhe nuk do ta persekutojė Prokurorinė, jam i bindur qė do tė dalin shumė gjėra. Do tė dalin shumė gjėra, sepse pushteti shqiptar, tė cilin unė e studioj qė kėtej, pushteti i mafieve shqiptare ėshtė eksponencial. Nuk ėshtė se nga intervista e fundit kam parė ndonjė ndryshim. Pėrkundrazi, kam parė prokurorė guximtarė tė izoluar, gazetarė tė guximshėm tė izoluar, policė guximtarė qė shmangen, por njė det me korrupsion…
    Ju po e ndiqni atė qė po ndodh nė Shqipėri, kriza, protestat, tė vrarėt?
    Po. Po, pashė shumė dhe mė bėri shumė pėrshtypje. Mendoj se ėshtė njė moment i vėshtirė qė do tė ēojė nė njė ripėrtėritje. Dhe jam i bindur se demokracia shqiptare nuk do tė mundė dot kurrė tė mbėrrijė nė pjekuri, pa u ēliruar mė nė fund nga spektri i mallkuar i komunistėve, nuk do tė mundė dot kurrė tė mbėrrijė nė pjekuri nėse nuk pėrballon dhe nuk ndalon problemin mafioz. E njėjta gjė ndodh nė Malin e Zi, qė tė kuptohemi. Eshtė njė situatė shumė e ndryshme, por totalitarizmi komunist ka njė vazhdimėsi te mafiet: monopoli, frika nga kontrolli, nga dhuna dhe nga balta. Kėshtu qė po u referohesha dokumenteve tė shėrbimeve tė fshehta shqiptare, qė nuk janė mė tė sekretuara. Nuk e di, me siguri duhet tė ketė ndonjė kėrkues qė po i studion dokumentet e Sigurimit, por i ftoj vėzhguesit shqiptarė t'i studiojnė ato dokumente, sepse vėrtetojnė zyrtarisht marrėdhėniet midis Kamorrės dhe shtetit shqiptar, para rėnies sė regjimit komunist. Pėrkon, tė paktėn nga kėto dokumente, me fundin e marrėdhėnieve midis Kinės dhe Shqipėrisė. Shqipėria pėrjetoi njė krizė shumė tė ndėrlikuar dhe udhėheqės tė shtetit shqiptar tė regjimit komunist takuan drejtues tė Kamorrės napoletane, nė veēanti Paskuale Galason dhe Mikele Xaxan, tė cilėt e pranuan kėrkesėn e Shqipėrisė pėr tė shitur armė, armė qė Kamorra ua shet palestinezėve, irlandezėve, tė gjitha karteleve kriminale qė duan. Armė shqiptare tė shitura nga Kamorra. Nė kėmbim, Shqipėria i ofron mbėshtetje nė rrugėt ujore pėr kontrabandėn e cigareve, mikpritje tė tė fshehurve, pra anėtarėve tė Kamorrės, dhe meqė po flasim pėr regjimin komunist nuk mund t'u ofronte tregun e lirė, sepse nuk ekzistonte tregu. Por kur regjimi ra, ata i kishin ndėrkaq tė gjitha pikat e referimit atje, sepse ata gjeneralė, ata ambasadorė, ata funksionarė komunistė pastaj u bėnė demokratė, dhe nė atė pikė u dhanė lejet pėr tė hapur fabrikat, mundėsinė pėr tė investuar nė banka. Kamorra asokohe u jepte shqiptarėve edhe shkopinj gome pėr policinė, bombat gazlotsjellėse, gjithė kėto gjėra. Ėshtė e shkruajtur nė ato dokumente. Sepse Shqipėria nė kohėn e regjimit komunist, instrumentet e shtypjes sovjetikėve nuk ua kėrkonin dhe kinezėt nuk ua jepnin. Dhe ua jepte Kamorra. Kjo ėshtė e rėndėsishme tė kujtohet: sepse shqiptarėt qė kanė vuajtur nė ato vite shtypjen e regjimit komunist, kjo shtypje ushtrohej me prangat dhe armėt qė Kamorra i jepte regjimit, gjithnjė nėse kėto dokumente janė tė vėrteta. Dhe sidomos, edhe njė element tjetėr ėshtė se borgjezia shqiptare qė po kuptonte qė regjimi po binte, filloi tė strukturohet falė marrėdhėnieve me kriminalitetin e organizuar, qė i jepte valutė tė huaj. Kėshtu qė nė kėtė rast, sinjalizohet nė dokumentet e shėrbimeve tė fshehta, se valuta qė Kamorra u jepte shqiptarėve ishte valutė spanjolle. Meqė Kamorra napoletane ishte e fortė nė Spanjė, nuk jepnin lireta, por jepnin para' spanjolle. Para' spanjolle qė kėta i vinin mėnjanė qė tė mund t'u qaseshin tregjeve qė kishin rėndėsi pėr tė blerė nga makinat te rrobat, nga informacionet te kokaina, sepse monedha shqiptare natyrisht qė nuk vlente fare nė rrafshin ndėrkombėtar. Tani fakti qė e gjithė kjo nuk ėshtė njė debat i vazhdueshėm nė Shqipėri, tregon se ka njė dobėsi, dhe kjo dobėsi ėshtė e rrezikshme. Nuk jam unė ai qė po ju tregoj njė vend qė nuk ekziston. Unė kam frikė se ka shumė shqiptarė qė e shikojnė vendin e tyre nė mėnyrė dritėshkurtėr. Vendi qė ata kujtojnė se ekziston, nuk ekziston.
    Nė Tiranė po flitet pėr demokracinė, nė njė kohė kur diplomatė tė huaj, madje edhe italianė, flasin pėr stabilitet.
    Sigurisht, kjo ėshtė njė shenjė pozitive. Edhe revoltat ishin njė shenjė pozitive. Njerėzit kuptojnė se demokraci do tė thotė lumturi, pėrmirėsim i mirėqenies fizike, intelektuale. Kėshtu qė nuk ėshtė diēka abstrakte, tė cilėn mund ta shkėmbesh shumė mirė me pak siguri. Diplomatėt natyrisht flasin pėr stabilitet, sepse kanė nevojė pėr njė aleancė me qeverinė shqiptare. Tė tregosh lidhjet qė qeveria shqiptare ka me organizatat kriminale, ėshtė edhe njė mėnyrė pėr t'u mėsuar qeverive tė huaja ē'marrėdhėnie tė mbajnė, me kė tė mbajnė marrėdhėnie. P.sh., politika e jashtme italiane e viteve tė fundit ėshtė katastrofike: marrėdhėnie me Libinė, marrėdhėnie me Bjellorusinė, marrėdhėnie me Putinin, domethėnė gjithēka qė ėshtė larg demokracive i pėlqen Berluskonit. Mund tė duket si njė batutė, por atij i leverdis, sepse ėshtė unaza e dobėt e Europės. Gjermania vėshtirė se do ta priste Gedafin me nderimet me tė cilat pritet nė Itali. Berluskoni e di kėtė, dhe kėshtu qė i shfrytėzon marrėdhėniet e kėqija tė kėtyre shteteve me shtetet e tjera europiane pėr tė pasur marrėdhėnie tė privilegjuara ai vetė. Shqipėria bėn pjesė nė kėtė dinamikė. Por mendoj se i kanė orėt tė numėruara, qė tė dyja qeveritė. Sepse popullsia, kam ndjesinė ose ėshtė thjesht njė shpresė, njerėzit nuk pranojnė mė, nuk e ndjekin mė linjėn qeveritare, po e kuptojnė gjithnjė mė shumė se ēfarė ėshtė bėrė. Qeverive ju mbeten besnikėt. Besnikėt janė tė pamposhtur. Ēfarėdolloj gjėje tė bėjė shefi, ata do ta ndjekin pas deri nė fund. Por ata nuk ngrenė peshė, ose mė mirė mund tė kenė rėndėsi nė kėtė fazė, por nė Shqipėri ka njė ajėr tė ri.
    Mė pėlqen slogani juaj: "Nėse jo tani, kur?
    Po, ėshtė parullė e bukur, e marrė ndėr tė tjera nga lufta antinaziste. Po, jam i bindur se pėrsėri fati i italianėve dhe fati i shqiptarėve janė afėr, siē kanė qenė gjatė fashizmit, siē kanė qenė nė antifashizėm, tani do tė jenė afėr nė orvatjen pėr tė ndėrtuar njė demokraci mė tė plotė. Demokracia shqiptare ėshtė njė demokraci e vogėl, ende adoleshente, por po vjen pjekuria.
    Njerėzit nė Shqipėri shpesh besojnė se gjithė politika ėshtė pis, tė gjithė janė njėsoj.
    E kuptoj. Ėshtė e natyrshme ta mendosh kėtė. E kam menduar edhe unė nė shumė faza tė jetės sime. Por tė mendosh kėshtu ėshtė njė mėnyrė pėr t'i dhėnė hapėsirė politikės mė tė keqe. Tė thuash se gjithēka ėshtė njėsoj, tė mos kuptosh ndryshimet, ėshtė njė gjest antidemokratik. Nuk ėshtė e vėrtetė, demokracia ėshtė ndryshim. Mbase ka shumė politikanė tė paaftė, por jo tė gjithė janė hajdutė. Dhe ky ėshtė njė ndryshim ndėrkaq. Tė arrish tė thuash se gjithēka ėshtė njė neveri, ėshtė njė mėnyrė pėr tė legjitimuar cilindo. Sepse nė atė pikė justifikon mė dinakun, mė tė pamėshirshmin, atė qė ka mė pak rregulla, atė qė ka mė pak skrupuj. Duke parė revoltėn nė shesh nė kėto ditė nė Shqipėri, m'u duk se ndieva njė zemėr tė gjallė, tė ngjashme me atė qė ndodhi kur ra regjimi komunist. Domethėnė, njė atmosferė tė ngjashme. Mė duket se tani duhet kaluar, duhet arkivuar ajo qė ishte periudha e tranzicionit nga komunizmi nė demokraci, dhe duhet mbėrritur mė nė fund nė demokraci. MJAFT me tranzicionin!
    Mė pėlqeu letra qė u keni dėrguar tė rinjve tė lėvizjes. Do doja nė fund tė bisedės, t'u drejtoheni tė rinjve shqiptarė.
    Unė pėrpiqesha t'u thosha studentėve italianė se tė djegėsh kamionēinat e karabinierėve, ato ditė protestash, ishte njė gjest i dobėt, qė nuk duhej bėrė, sepse kjo rrezikonte tė delegjitimonte protestėn. Qeveria nuk iu pėrgjigj kėrkesave tė tyre, u tha vetėm "Digjni kamionēina! Sulmojini policėt! Kjo ėshtė revolta juaj!". Kėshtu qė unė thosha "Le tė mos e bėjmė kėtė! Le tė shkojmė masivisht nė protesta, por me instrumente tė tjera!". Do tė mė pėlqente qė tė rinjtė shqiptarė aq tė fuqishėm, aq tė shėndetshėm ta kuptojnė kėtė. Demokracia e re ėshtė njė privilegj sepse mund ta ridizenjosh njė vend dhe tė rinjtė shqiptarė e kanė kėtė fat. Unė jam i sigurt qė ata janė tė vetėdijshėm tashmė, se duhet tė vazhdojnė nė rrugėn qė tė mund t'i bėjnė tė flasin pėr Shqipėrinė mediat ndėrkombėtare. Ėshtė e vetmja shpresė qė kemi ne italianėt, ju shqiptarėt. Me qėllim qė mediat ndėrkombėtare tė merren me revoltat, jo pse pati tė vrarė, siē ndodhi, sepse ajo gjė kalon pėr njė sekondė, mbėrrin lajmi dhe kalon si diēka qė duhet zgjidhur nė kuadrin e rendit publik, por lajmi pėr ju tė mund tė mbėrrijė pėr temat, pėr hetimet, denoncimet. Ėshtė mė e lodhshme, por mund tė bėhet. Nėse lind njė ėndėrr e madhe pėr rilindjen nė Shqipėri, bota nuk mund ta shpėrfillė dot.

    Marrė me shkurtime nga emisioni “Shqip” i Rudina Xhunges
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  2. #62
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    ja edhe versioni i gazetave pro gjugj magjugjeve,




    Parashikimi i Savianos: Mafia shqiptare nga trafiku i drogės tani po kalon te ēimento Marre nga gazeta Tema online | 31/07/2009 | Nderkombetare

    http://www.shekulli.com.al/2009/07/3...to_saviano.jpg

    Vetėm pak ditė pasi kryeministri shqiptar, Sali Berisha, me iniciativė krejt personale, i hapi rrugėn ndėrtimit tė katėr fabrikave tė ēimentos nė vendin tonė, gazeta risjell pjesė nga intervista e gazetarit dhe shkrimtarit italian, Roberto Saviano, qė denoncoi hapur mafien italiane, Kamorran. Ai paralajmėron se mafia shqiptare, e cila po bėhet gjithmonė e mė e fuqishme, po e lė trafikun e drogės dhe po i futet investimit te ēimentoja. Intervista i ėshtė dhėnė gazetares Rudina Xhunga nė Top Channel mė 16 dhjetor 2008


    Tė flasim pak pėr Shqipėrinė. Keni shkruar aq shumė pėr Shqipėrinė, sa mbeta pa fjalė. Flisnit pėr mafien shqiptare. Sipas jush, ėshtė kaq e fuqishme?


    Ekziston shumė fuqishėm dhe pėr mendimin tim ėshtė njė nga mafiet e panjohura mė mizore nė botė. Ėshtė mė pak e njohur, se bėn mė pak gjėra. Organet gjyqėsore, policia financiare, karabinierėt, antidroga, antimafia kanė shumė dokumente pėr praninė e mafies shqiptare nė Itali. Duhet bėrė njė dallim i madh mes mafies shqiptare kosovare, mafies shqiptare tė Shqipėrisė dhe mafies shqiptare tė Maqedonisė.


    Nuk bashkėpunojnė?
    Bashkėpunojnė, por s'ėshtė e njėjta gjė. Dhe kanė lidhje shumė tė forta me organizata kriminale shqiptare nė Nju-Jork. Mafia shqiptare qė njoh mė mirė ėshtė ajo qė kishte lidhje nė territorin tim. Klani i Kazalezėve, njė klan shumė i fuqishėm, ka qenė klani i parė i njė organizate mafioze italiane, qė i ka hapur dyert njė tė huaji. Tė huajt e parė qė hynė nė organizatė kanė qenė shqiptarėt, sepse kanė njė strukturė sociale dhe familjare shumė tė ngjashme me atė italiane. Zbatojnė nė njėfarė mėnyre kanunin, qė jep shumė siguri, sepse rregullat janė tė qarta, tė shkruara. Tė gjithė mund t'i mėsojnė dhe t'i respektojnė. Respektohen shumė "kapot e maleve", qė zbatojnė me pėrpikėri Kanunin. Mbi tė gjitha, janė organizata qė kanė ardhur nė vitet '90. Ka qenė njė bos shqiptar qė i dhanė njė zonė tė tėrė, quhej...


    Ēfarė ėshtė ky?
    Njė bos, tė cilit Kazalezėt i dhanė njė territor tė tėrė. Nuk kishte ndodhur kurrė nė historinė e kriminalitetit italian qė njė i huaj tė drejtonte aktivitetin kriminal tė njė territori.


    Ēfarė ishte ky njeri? Me ēfarė merrej?
    Me gjithēka. Zhvatje, drogė, por mbi tė gjitha ēimento. Firmat e ndėrtimit qė ndėrtojnė dhe rikonstruktojnė. Mafia shqiptare nė kėtė territor, jo vetėm ėshtė shumė e fuqishme, por para disa muajsh pati dhe tė vdekur. Dy shqiptarė tė implikuar u vranė, sepse nuk kishin paguar atė qė duhej tė paguanin pėr pėrqindjen e trafikut tė drogės qė drejtonin.


    Kėtė mendoj gjithmonė kur dėgjoj pėr shqiptarėt qė vriten. Shqiptarėt kėtu janė shpėrndarės droge qė marrin shumė pak parį, hiēgjė. S'ėshtė kėshtu?
    Mendoj se ka qenė kėshtu, por sot, mafia shqiptare dhe shpėrndarėsit shqiptarė tė drogės kanė bėrė karrierė. Sot, djemtė qė shpėrndajnė drogė nė rrugė, janė mė shumė afrikanė, nigerianė, rumunė. Tė gjitha ato organizata qė janė tė dobėta. Mafia shqiptare ka familje tė fuqishme qė lejojnė keqbėrėsit italianė dhe shqiptarė tė jetojnė tė qetė nė Shqipėri. Shqiptarėt qė kryejnė krime nė Itali dhe jetojnė qetėsisht nė Shqipėri, kėtu janė kriminelė, sepse familjet arrijnė tė korruptojnė gjykatėsit shqiptarė, tė paktėn njė pjesė tė tyre. Mafiozėt shqiptarė dhe kamorristėt janė e njėjta gjė. Bėjnė dhe martesa mes tyre.


    Martohen me njėri-tjetrin?
    Njė bos i mafies nė Domiciana, nė zonėn bregdetare, u martua me njė shqiptare. Shqiptare nga fshati. Ėshtė diēka shumė e papritur, sepse bosėt e mafies femrat nga Lindja i mbajnė si dashnore, por nuk martohen kurrė me to, sepse martesa ėshtė gjithmonė njė marrėveshje ekonomike. Sot, kjo gjė po ndryshon. Kjo ka qenė e kaluara. Nė tė shkuarėn, femrat nga Lindja, polake, rumune edhe shqiptare, konsideroheshin si dashnore tė pėrkryera qė toleroheshin dhe nga gratė. Nėse njė bos kishte njė dashnore italiane, pėrbėnte problem. Kurse njė dashnore nga Lindja tolerohej.


    Si ka mundėsi qė dini kaq shumė gjėra pėr mafien shqiptare?
    I kam parė gjithmonė. Pėr shembull, bullgarėt i kam parė mė pak, edhe pse janė njė mafie mė e pranishme nė Itali.


    Ēfarė bėn mafia shqiptare?
    Mafia shqiptare ka filluar me prostitucion. Ai ka qenė njė nga elementėt e parė. Punonin prostitutat shqiptare, por edhe ato sllave. Polaket, rumunet, nga Republika Ēeke. Pastaj eci pėrpara. Nga trafiku i drogės tani ka kaluar te ēimento. Kėshtu dhe ata u futėn nė biznesin e madh.


    Kur ka filluar kjo lidhje?
    Qė nė fund tė viteve '80. Nė fund tė viteve '80, ėshtė parė prania e shqiptarėve nė Itali, por ka nisur qė nė vitet '70 me kontrabandėn. Shqipėria dhe Mali i Zi janė vende nė dorė tė organizatave kriminale.


    Bėhet fjalė pėr njė periudhė, kur nė Shqipėri kishte diktaturė.
    Po.


    Edhe nė atė kohė ka pasur mafie?
    Sigurisht. Si nė Shqipėri, ashtu dhe nė Republikėn e ish-Jugosllavisė kanė qenė personazhe tė blerė nga organizatat kriminale.


    Kush?
    Drejtues komunistė qė paguheshin nga organizatat kriminale. Firma e parė qė investoi nė Rumaninė e pas Ēausheskut, quhej "Albanova Eserel". Albanova ėshtė emri i vjetėr i Kazal Del Prinēipe, kryeqytetit tė "Kamorrės". Kjo firmė kishte marrėveshje tė bėra para rrėzimit tė murit me tė gjithė drejtuesit komunistė qė nuk merrnin mė paga nga shteti, por ua jepnin ata. Edhe policia bregdetare shqiptare dhe e Malit tė Zi paguheshin nga Sakra Korona Unita, pėr kontrabandė cigaresh. Kur u rrėzua komunizmi, tė parėt qė shkelėn nė kėto vende ishin organizatat kriminale, qė mė pas ndihmuan dhe sipėrmarrėsit e ndershėm tė huaj tė shkonin aty. Nėse njė napolitan ose milanez shkon nė Shqipėri tė investojė, ka njėmijė probleme me burokracinė. Nėse shkon nėpėrmjet organizatės kriminale italiane, gjithēka ėshtė e zgjidhur. Ata dinė me kė tė flasin pėr tė marrė autorizime, rroga tė qeta. Kjo ėshtė magjia e organizatave kriminale, qė funksionojnė si motor ekonomik.


    Kuptoj ēfarė bėjnė shqiptarėt nė Itali. Po mafiozėt e "Kamorrės", ēfarė bėjnė nė Shqipėri?
    Investojnė nė ēfarėdolloj ndėrmarrjeje. Pėr shembull, nė metalurgji, nė ndėrtimin e makinave, qė nuk janė mė nė Itali, rroba, kėpucė dhe investojnė nė hoteleri. Nė ish-vendet komuniste nuk ka traditė tė turizmit, ka humbur. Ata vijnė dhe bėjnė turizėm.


    Bėhet fjalė po pėr ata njerėz tė viteve '80 apo pėr njerėz tė tjerė?
    Ka dhe njerėz tė tjerė. Tani kriminelėt e rinj po investojnė shumė nė Evropėn Lindore.


    A keni dokumente pėr tė shkruar njė libėr tė ri pėr mafien shqiptare?
    E shoh me kureshtje tė madhe mafien shqiptare, sepse ka njė ėndėrr tė madhe te mafiozėt e mėdhenj shqiptarė. Ta bėjnė Kosovėn Kolumbinė e re tė Evropės. Tė mbjellin kokainė transgjenike, qė tė rritet nė temperatura tė ndryshme nga ato tė Amerikės sė Jugut. Tė mbjellin kokainėn transgjenike nė Kosovė dhe tė lejojnė mafien shqiptare tė ketė monopolin e kokainės. Sot nuk mund tė bėhet, sepse kokaina transgjenike, qė tashmė ekziston nė Kosovė, ėshtė shumė e kushtueshme. Prandaj nuk ka leverdi. Ėshtė mė e leverdishme ta importosh nga Amerika e Jugut se ta prodhosh. Por pas njėzet vjetėsh, Kosova do tė jetė padyshim Kolumbia e re.


    Do tė jetė vėrtet?
    Tė gjithė vėzhguesit ndėrkombėtarė mendojnė se do tė ndodhė kėshtu.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  3. #63
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    ja shikojeni titullin tjeter nga gazeta koke dhimit!


    Roberto Saviano: Shqiptarė, kujdes, kujdes, kujdes me plehrat!| 01/03/2011 |


    http://www.shekulli.com.al/Roberto%2...astampa.it.jpg

    INTERVISTĖ - Rrėfimi i autorit tė 'Gomorras': Mafia dhe politika nė Itali e Shqipėri: Raporti Berisha-Berluskoni dhe dokumentet e ish-Sigurimit shqiptar. Lidhjet shqiptare me Kamorrėn nisėn qė pas prishjes me Kinėn. Kamorra bleu armė, Shqipėria lejoi korridore tė kontrabandės sė cigareve. Saviano, nė njė rrėfim pėr gazetaren Rudina Xhunga: Sot ish-komunistėt e shndėrruar nė demokratė japin licensat pėr investime... "Nėse lejoni ardhjen e plehrave, ēdo minierё do t'ju shndёrrohet nё njё vendshkarkimi mbeturinash toksike, ēdo fabrikё e braktisur do t'ju shndёrrohet nё njё magazinё plehrash.."








    Kujdes, Kujdes, Kujdes! Sė paku tri herė e pėrmend Saviano nė kėtė intervistė me Rudina Xhungėn, apelin pėr shqiptarėt. Ky paralajmėrim lidhet me hapjen e "rrugės shqiptare" tė plehrave. "Ēdo minierё do t'ju shndёrrohet nё njё vendshkarkimi mbeturinash, ēdo fabrikё e braktisur do t'ju shndёrrohet nё njё magazinё plehrash" - paralajmėron ai qė mbahet si njė nga njohėsit mė tė mirė tė aktivitetit tė mafias italiane dhe rajonale.
    Per Roberto Savianon, Roberto Benigni kendon ne skenen e shfaqjes milionashikuese :"Eja me mua". Dhe falenderon fatin qe eshte bashkekohes i ketij djali me fuqi epike.... "Ky djale ёshtё si njё poezi! Eshtё njё pasuri e kombit! Kur shkruhet mbi tё keqen, dhe i shkohet deri nё fund, ёshtё si prej fёmijёsh, pёrrallat, janё gjёja mё e rёndёsishme e jetёs sonё. Edhe kur rritemi, shkruajmё pёrralla. Asgjё nuk ёshtё mё shkencore sesa fantazia. Nёse mbyllim dyert e ёndrrave, kemi vdekur ndёrkaq! Nuk ёshtё se pёrrallat u thonё fёmijёve qё ekzistojnё dragonjtё! Jo, fёmijёt e dinё vetё qё ekzistojnё dragonjtё! Pёrrallat u thonё fёmijёve se dragonjtё mund tё mposhten. Ajo ёshtё gjёja e mrekullueshme! Kjo eshte ajo ēfare ben Saviano. Ne e dimё qё ekziston Kamorra, qё ekziston e keqja, por kёto libra na tregojne sesi kamorra mposhtet. Kjo ёshtё diēka e jashtёzakonshme."
    Saviano eshte sot personazhi me popullor ne Itali. Eshte krijuar nga nevoja e italianeve per te besuar. E gjitha nisi 4 vjet me pare me librin Gomorra. Miliona kopje te shitura, perkthyer ne dhjetera gjuhe. Nje fenomen nderkombetar. Ne Shqiperi libri erdhi ne 2008. Sot, Saviano pyetjes se botueses Arlinda Dudaj, per bashkepunimin e ardhshem, ne shqip, i pergjigjet: "Jam duke punuar per nje liber te dyte, i cili do te kete shume Shqiperi brenda, pasi gjate kesaj kohe jam perpjekur te merrem me mafian shqiptare, te mbledh dokumente per te. Mes shume veshtiresish, pasi ne Shqiperi eshte e rrezikshme te flasesh per mafian shqiptare, eshte e veshtire dhe te shkakton dhimbje, pasi ndihesh keq te flasesh vetem per te keqijat e nje vendi kaq te bukur. Por une besoj se te tregosh te vertetat e nje toke, do te thote ta duash ate toke. Pra, te flasesh per mafian shqiptare do te thote ta duash Shqiperine dhe shqiptaret. Shqiperia eshte nje nga ato vende, ku libri "Gomorra" eshte shitur shume . Jam i bindur qe pasioni i lexuesit shqiptar, per shkrimet e mia vjen pikerisht nga kjo, nga fakti qe nuk e ndjejne historine e librit, si histori te larget nga realiteti i tyre, por si nje rrefim per ta, si nje rrefim qe e ndihmon qytetarin shqiptar per te kuptuar me mire kohen, vendin dhe te tashmen e vet".





    Ritakohemi dy vjet, pas intervistes se pare. Ēfare reagime keni patur nga shqiptaret? Keni nje tjeter lidhje me shqiptaret tani...
    Po, po, njё lidhje shumё te ngushtё. Madje me pelqen tё shoh qe shqiptarёt, duke parё televizionin italian, komentojne sa herё qё pёrmend Shqipёrinё, nё njё revistё televizive apo nё njё emision. Eshtё interesante, sepse unё jam i bindur se tё kuptosh mafien italiane do tё thotё tё kuptosh mafien shqiptare. Dhe ky kontinuitet kulturor midis Italisё dhe Shqipёrisё mund tё krijojё njё rezistencё kulturore. Ashtu siē ekziston njё kulturё antimafie italiane ekziston edhe njё kulturё antimafie shqiptare.
    Tё rrёfesh mbi mafien do tё thotё tё mos i nёnshtrohesh mafies. T'i bёsh ballё mafies do tё thotё tё tregosh se je njё vend i shёndetshёm. Ndёrsa kur, pёrkundrazi, ndodh tё jesh mosbesues kundrejt argumentit tё mafies, ke frikё se kjo mund tё te ndotё imazhin, kjo eshte si te heshtesh para njё krimi dhe nuk eshte aspak rezistencё ndaj mafies.

    Ndėrkaq ēfarė po ndodh me Berluskonin..
    Gjykatёsit e Milanos po hetojnё mbi njё ngjarje qё ka tё bёjё me Berluskonin, domethёnё shpёrdorim detyre dhe shtytje pёr prostitucion tё tё miturve.
    Pas ngjarjes sё Berluskonit ёshtё njё histori qё nuk ka tё bёjё me punёt private tё Berluskonit. Sipas meje, kjo duhet thёnё qartё. Askush nuk e vё nё dyshim qё nё njё demokraci secili ka shijet qё dёshiron, dёfren ashtu si dёshiron, bёn dashuri sa tё dojё, me kё tё dojё. Por historia e Berluskonit ka te beje me historine e pёrzgjedhjes sё klasёs udhёheqёse. Kush kalon nёpёrmjet pёrzgjedhjes seksuale tё Berluskonit, bёhet deputet, ministёr, pra ka njё rol. Nё tё njёjtёn mёnyrё, kush kalon nёpёrmjet pёrzgjedhjes seksuale tё Berluskonit, ka njё rol nё botёn artistike, televizive, dhe e gjithё kjo ushqen shantazhe qё e kushtёzojnё politikёn italiane, sepse Berluskoni ёshtё nёn shantazh nёse shohim kёto hetime. Eshte dhe dicka tjetёr. Kёto femra janё tё paguara. Kёshtu qё, nё njё farё mёnyre pёrjetojnё edhe njё farё nxjerrjeje tё njё deponimi me dhunё, qё nuk ka tё bёjё mё me kёnaqёsinё e tё dёfryerit apo tё tё ndenjurit bashkё, siē kёrkon tё na e hedhё Berluskoni. Sot Italia ndodhet nё njё kaos tё stёrmadh pёr shkak tё kёsaj ngjarjeje, sepse Berluskoni kёrkon tё na bёjё tё mendojmё se kushdo qё vendos tё bёjё dashuri, tё ketё njё te dashur, njё tё fejuar apo ēfarёdo, mund tё hetohet. S'ka tё bёjё asfare me gjithё kёtё. Eshtё njё sistem pёrzgjedhjeje dhe shantazhi, qё del nga ai hetim dhe nuk ёshtё njё rastёsi qё me kёtё hetim nuk po merren gjykatёs tё zakonshёm, por gjykatёs tё antimafies. Ilda Boccassini, shefja e antimafies nё Milano, nё veri tё Italisё, po heton mbi njё krim nё sistem, jo mbi krim seksual apo, si tё thuash, qё s'ka lidhje me njё sistem pushteti.

    Diplomėn tuaj Honoris Causa ia keni kushtuar Ilda Boccassini-t...
    Po, ia kam kushtuar diplomёn time tё tretё nё drejtёsi Ilda Boccassini-t dhe dy gjykatёsve tё tjerё tё grupit tё Milanos pёr tё treguar se nuk mund tё mendohet nё njё demokraci qe kryeministri tё flasё pёr ndёshkim tё gjykatёsve. Kjo ёshtё njё gjuhё prej totalitarizmi, prej totalitarizmi tё kuq, ndёr tё tjera, nёse mё duhet tё gjej vёrtet njё kontinuitet, mё shumё sesa totalitarizёm fashist apo nazist. Kёshtu qё e bёra kёtё kushtim pёr tё lёshuar njё mesazh: Kujdes! Kur flitet pёr Drejtėsinė, nuk mund tё mendohet qё nё njё vend demokratik njё kryeministёr tё thotё se njerėzit e Drejtėsisė duhen ndёshkuar. Eshtё njё fjalё e rrezikshme.


    Disa prej gazetave me te rendesishme ne Shqiperi kane pyetje per ju... Gazeta 'Shekulli' pyet pėr plehrat dhe vendimin e qeverisė pėr to nė Shqiperi, miratuar disa javė mė parė..

    Po, jam nё dijeni tё kёsaj dhe ёshtё njё problem. Nuk e di sesa ndikim ka nё kёtё kriminaliteti i organizuar dhe se sa dinakёria politike. Atje ku ka shumё terrene tė lira, ka shumё biznes pёr mbeturinat. Dhe kёshtu qё kёshilla qё do t'i jepja publikut shqiptar, ёshtё: Kujdes! Ēdo minierё do t'ju shndёrrohet nё njё vendshkarkimi mbeturinash, ēdo fabrikё e braktisur do t'ju shndёrrohet nё njё magazinё plehrash.
    Italia po sheh, (dhe jo vetёm "Italia mafioze"), po sheh nё territorin shqiptar njё mundėsi pёr mbeturinat. Sa mё shumё dёshirё do ketė pёr tё bёrё kėtė nga ana e shqiptarёve, aq mё eksponencial ёshtё rreziku gjeografik, biologjik, natyror pёr Shqipёrinё.
    Kёshtu qё ky operacion, nёse nuk kontrollohet, pas pesё vjetёsh ne do tё takohemi pёrsёri dhe do tё themi se si vallё periferitё e qyteteve shqiptare, fshatrat shqiptare janё plot me mbeturina toksike, mbeturina italiane, mbeturina ballkanike. Pra, bёni shumё kujdes! Bёni kujdes me kёtё qё po ndodh!


    Tė bėjmė kujdes nga Italia?

    Po sigurisht! Ēёshtja e mbeturinave nё Itali ёshtё natyrisht para syve tё tё gjithёve pёr shkak tё skandalit napoletan, qё tregon paaftёsinё e njё vendi pёr tё arritur tё organizojё njё cikёl tё mbeturinave. Ai kaos sjell tonelata parash. Skandali i mbeturinave nё Napoli ka prodhuar aq para' pёr Kampanian sa janё tё barabarta me dy buxhete vjetore tё shtetit...
    Prandaj them, kujdes! Ky ёshtё hapi i parё pёr tė bёrё qё tё ndodhё nё Shqipёri jo thjesht atė qё po ndodh nё Napoli, por pёr ta mbushur pjesёn qё nuk shihet, fshatrat, guroret, minierat e braktisura, pёr t'i mbushur tё gjitha kёto me plehra dhe pёr t'i sjellё fitime atij qё ndёrmjetёson nё kёto transporte.

    Po vazhdoni tė hetoni pėr mafien shqiptare?

    Mafia shqiptare nuk ka mё asgjё tё largёt. Mafia shqiptare flet italisht, ndjek logjikat italiane, ёshtё tёrёsisht e brendshme nё organizatёn italiane...
    Kur Prokuroria e Kozencёs tregon se Ndrangheta dhe mafia shqiptare janё strukturuar tashmё nё njё organizatё tё vetme, ky lajm qe duhet tё hapё gazetat tuaja, revistat televizive. Por s'ekziston. Vetem shkruhet sikur lajmi ka tё bёjё me pesё gangstere tё izoluar. Jo, jo, jo, nuk mund tё mendohet keshtu...

    Mafia dhe politika shqiptare. ....

    Mё kujtohet Lelo Amato. Lelo Amatoja ishte njё drejtues i kartelit tё Sekondiljanos, nё Napoli. Dy herё ka qenё i pёrzier me shqiptarёt. Ai konsiderohet njё perandor i vogёl, nё Spanjё dhe nё Shqipёri. Sot ёshtё nё burg nё Itali. Ai u pёrzie dy herё me shqiptarёt. Herёn e parё trafikonte hashash madje me djalin e njё ambasadori, unё e pёrmend te "Gomorra", me djalin e njё ambasadori shqiptar nё Itali. Ky djalё e ndihmonte tё trafikonte, - po flasim pёr fundin e viteve '90, - tё trafikonte hashash midis Italisё dhe Shqipёrisё. Dhe ai nё Shqipёri shkonte vazhdimisht, duke blerё toka, duke blerё magazina, duke administruar kamionё. Politika shqiptare ka kontakte nuk mund tё mos flasё me mafien. Nuk mund tё mendohet! Nuk mund tё mendohet!
    Pushtetin shqiptar unё e studioj qё kёtej. Pushteti i mafieve shqiptare ёshtё eksponencial. Nuk ёshtё se nga intervista e fundit, kam parё ndonjё ndryshim tek kjo. Kam parё prokurorё guximtarё tё izoluar, gazetarё tё guximshёm tё izoluar, por njė det me korrupsion...

    Pra, ju po e ndiqni atė qė po ndodh nė Shqipėri.. Kriza, protestat, tė vrarėt?

    Po. Kam parė shumё dhe kam krijuar shumё pёrshtypje. Mendoj se ёshtё njё moment i vёshtirё qё do tё ēojё nё njё ripёrtёritje. Dhe jam i bindur demokracia shqiptare nuk do tё mundё dot kurrё tё mbёrrijё nё pjekuri, nёse nuk pёrballon dhe nuk ndalon problemin mafioz. E dini? Me siguri duhet tё ketё ndonjё kёrkues qё po i studion dokumentet e Sigurimit, por i ftoj vёzhguesit shqiptarё t'i studiojnё ato dokumente. Vёrtetojnё zyrtarisht marrёdhёniet midis Kamorrёs dhe shtetit shqiptar, para rёnies sё regjimit komunist. Pёrkon, tё paktёn nga kёto dokumente, me fundin e marrёdhёnieve midis Kinёs dhe Shqipёrisё. Shqipёria pёrjetoi njё krizё shumё tё ndёrlikuar dhe udhёheqёs tё shtetit shqiptar tё regjimit komunist takuan drejtues tё Kamorrёs napoletane, nё veēanti Paskuale Galason dhe Mikele Xaxan, tё cilёt e pranuan kёrkesёn e Shqipёrisё pёr tё shitur armё, armė qё Kamorra ua shiti palestinezёve, irlandezёve, e tё gjitha karteleve kriminale qё donin. Armё shqiptare tё shitura nga Kamorra. Nё kёmbim Shqipёria i ofroi mbёshtetje nё rrugёt ujore pёr kontrabandёn e cigareve, mikpritje tё tё fshehurve, pra anёtarёve tё Kamorrёs.
    Meqё po flasim pёr regjimin komunist nuk mund t'u ofronte tregun e lirё, sepse nuk ekzistonte tregu. Por kur regjimi ra, ata i kishin ndёrkaq tё gjitha pikat e referimit atje, sepse ata gjeneralё, ata ambasadorё, ata funksionarё komunistё pastaj u bёnё demokratё, dhe ata japin sot lejet pёr tё hapur fabrikat, mundёsinё pёr tё investuar nё banka etj.
    Unё kam frikё se ka shumё shqiptarё qё e shikojnё vendin e tyre nё mёnyrё dritėshkurtёr.

    Nė Shqipėri diplomatė tė huaj, madje edhe italianė, flasin pėr stabilitet...

    Diplomatet natyrisht flasin per stabilitet, sepse kane nevojё pёr njё aleancё me qeverinё shqiptare. Politika e jashtme italiane e viteve tё fundit ёshtё katastrofike: marrёdhёnie me Libinё, marrёdhёnie me Bjellorusinё, marrёdhёnie me Putinin, domethёnё gjithēka qё ёshtё larg demokracive, i pёlqen Berluskonit. Mund tё duket si njё batutё, por atij i leverdis, sepse ёshtё unaza e dobёt e Europёs. Gjermania vёshtirё se do ta priste Gedafin me nderimet me tё cilat pritet nё Itali. Berluskoni e di kёtё, dhe kёshtu qё i shfrytёzon marrёdhёniet e kёqija tё kёtyre shteteve me shtetet e tjera europiane pёr tё pasur marrёdhёnie tё privilegjuara ai vetё. Shqipёria bёn pjesё nё kёtё dinamikё. Por mendoj se i kanё orёt tё numёruara, qё tё dyja qeveritё.
    Njerёzit nuk e pranojnё mё, po e kuptojnё gjithnjё mё shumё se ēfarё ёshtё bёrё. Qeverive ju mbeten besnikёt. Besnikёt janё tё pamposhtur. Ēfarёdolloj gjёje tё bёjё shefi, ata do ta ndjekin pas deri nё fund. Por ata nuk ngrenё peshё. Nё Shqipёri ka njё ajёr tё ri.

    Njerezit nė Shqipėri shpesh besojnė se gjithė politika ėshtė pis, tė gjithė janė njėsoj...

    E kuptoj. Eshtё e natyrshme ta mendosh kёtё. E kam menduar edhe unё nё shumё faza tё jetёs sime. Por te mendosh keshtu , ёshtё njё mёnyrё pёr t'i dhёnё hapёsirё, politikёs mё tё keqe. Tё thuash se gjithēka ёshtё njёsoj, tё mos kuptosh ndryshimet, ёshtё njё gjest antidemokratik. Ka shume politikanё tё paaftё, por jo te gjithe. Tё arrish tё thuash se gjithēka ёshtё njё neveri, ёshtё njё mёnyrё pёr tё legjitimuar cilindo. Sepse nё atё pikё justifikon mё dinakun, mё tё pamёshirshmin, atё qё ka mё pak rregulla, atё qё ka mё pak skrupuj.
    Duke parё revoltёn nё shesh, nё kёto ditё nё Shqipёri, mua m'u duk se ndieva njё zemёr tё gjallё, tё ngjashme me atё qё ndodhi kur ra regjimi komunist. Domethёnё, njё atmosferё tё ngjashme. Me duket se tani duhet kaluar, duhet arkivuar ajo qё ishte periudha e tranzicionit nga komunizmi nё demokraci, dhe duhet mbёrritur mё nё fund nё demokraci. Boll me tranzicionin!

    Do doja nė fund te bisedės, t'i drejtoheni te rinjve shqiptarė..
    Demokracia e re ёshtё njё privilegj sepse mund ta ridizenjosh njё vend dhe te rinjte shqiptare e kane kete fat. Nёse lind njё ёndёrr e madhe pėr rilindjen nё Shqipёri, bota nuk mund ta shpёrfillё dot atė...







    *Marrė me shkurtime nga Emisioni Shqip i Rudina Xhungės
    Pas botimit tė "Gomorra, udhėtim nė perandorinė ekonomike dhe nė ėndrrėn ekonomike tė Kamorrės", Roberto Saviano, ėshtė kėrcėnuar me vdekje nga mafia. Nė mbrojtje tė Savianos, e nė solidaritet kundėr Kamorrės, intelektualė tė njohur nga mbarė bota nisėn njė apel. Iniciatorėt e apelit ishin gjashtė mbajtės tė ēmimit Nobel; Dario Fo, Mikail Gorbaēov, Gynter Gras, Rita Levi-Montalēini dhe Desmond Tutu. Apeli vinte theks nė faktin se problemi i kriminalitetit tė organizuar nuk ėshtė njė problem qė i pėrket vetėm policisė apo shtetit, por gjithė qytetarėve, pra ėshtė njė problem i demokracisė. Saviano, u vu nėn mbrojtje nga shteti dhe vijon tė jetojė me kėtė status.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 01-03-2011 mė 19:55
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  5. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •