Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Post Gazi italian, çmimi mund të rritet me 50 ton euro për ton

    Tirane- Çmimi i gazit mendohet të rritet këto ditë si rrjedhojë e rritjes së çmimi të tij në burës. Sipas përfaqësuesit të kompanisë Tirana Butan Gaz, çmimi i gazit do të rritet rreth 50 euro për tonë, që nuk është ndonjë rritje e ndjeshme që mund të ndikojë tek rritja e çmimit të bombolave të gazit. Megjithatë, bombolat e gazit janë rritur me 100 lekë, çdo periudhë dimri. Çmimi i gazit që importohet nga Italia, ka tendenca të rritet, ndërkohë që kompanitë e tjera që importojnë gazin nga vendet ballkanike, nuk kanë shprehur ndonjë opinion për rritjen e çmimit. Kompania Tirana Butan Gaz, është një kompani me kapital shtetëror dhe privat, në raportet 40 me 60 për qind. Në raport me të njëjtën periudhë të vitit që shkoi, çmimi i gazit në tregun ndërkombëtar ka pësuar një rritje prej 40-45 për qind. Në tregun tonë këto efekte reflektohen në mënyrë lineare, për faktin se gjithë kjo lëndë energjetike importohet dhe, aktualisht nuk kemi prodhim vendës që ta zbuste tendencën e rritjes. Mungesa e energjisë elektrike ka rritur në një masë të madhe konsumin e gazit të lëngshëm, duke e rritur këtë treg deri në 6,5 milionë dollarë në vit. Vetëm në 5 vitet e fundit importi i gazit të lëngshëm është gati 7-fishuar, duke arritur në 55 mijë ton gaz të lëngshëm të importuar gjatë 2006-ës.

    KESH-it nuk i jep kredi asnjë bankë

    Tirane - Kredia prej 20 milionë dollarësh, që qeveria ka miratuar për t'i dhënë KESH-it, nuk ka marrë aprovimin e Bankës Botërore, e cila është financuesja kryesore e projekteve që zbatohen nga Korporata Elektroenergjetike dhe agjencitë e tjera kontraktuese të saj. Ish-drejtori i KESH-it, Andis Harasani, ka pohuar për gazetën Shqip se "si qeveria ashtu dhe KESH kanë shkelur një nga kushtet kryesore të vëna nga Banka Botërore, i cili nuk lejon marrjen e kredive nga korporata pa miratimin institucionit financiar ndërkombëtar". Dy ditë më parë, ministri i Financave, Ridvan Bode, bëri publik faktin se qeveria ka miratuar dhënien e një kredie të butë për KESH-in në shifrat e 20 milionë dollarëve, duke shtuar se afatet e shlyerjes do të jenë në një kohë shumë të shpejtë. Ministri i Financave e justifikoi miratimin e kredisë me argumentin se "situata e buxhetit të shtetit vazhdon të jetë me teprica financiare", të cilat duke iu dhënë KESH-it në formën e kredisë "do të ndihmojnë korporatën për të përmirësuar likuiditetet financiare, që kanë të bëjnë me importin dhe blerjet e energjisë gjatë kësaj periudhe". Sipas ish-drejtorit të KESH-it, mosmarrja në konsideratë e aprovimit ose jo të kredisë nga Banka Botërore, ka bërë që Ministria e Financave të japë 20 nga 50 milionë dollarët e kërkuara. Ai ka theksuar se KESH ka aktualisht 70 milionë detyrime ndaj donatorëve të huaj si Banka Botërore e Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), duke nënvizuar se Korporata Elektroenergjetike ka probleme të mëdha financiare. Sipas Harasanit, KESH ka kërkuar të marrë kredi nga bankat e nivelit të dytë që operojnë në tregun shqiptar, por ato kanë refuzuar kërkesën e kompanisë shtetërore, për shkak të gjendjes së rënduar financiare. "KESH-i nuk jep asnjë garanci për të marrë kredi, sepse nuk ka asete si kompani shtetërore. Garancia e vetme e korporatës janë arkëtimet e kompanive të mëdha si Darfo e KURUM", është shprehur Harasani. I pyetur për këtë fakt, drejtori aktual i KESH-it, Andi Beli, ka pohuar se "huaja e dhënë nga Ministria e Financave është një kredi me terma afatshkurtër dhe është kërkuar në bazë të asaj fuqie që KESH mund të absorbojë për shlyerjen e saj". Sipas tij, kredia do të merret si garanci bankare e furnizimit me energji. "Kredia do të merret si bazë për të garantuar furnizim dhe për të siguruar importin. Shlyerja e saj do të varet nga sa do të përdoret ajo kredi dhe në funksion të kësaj do të llogaritet edhe koha e shlyerjes", është shprehur Beli. Kreu i KESH-it ka deklaruar ndër të tjera se, "përderisa nuk e dimë se sa do të vazhdojë kjo situatë me këtë import kaq të lartë, do të mundohemi t'i përdorim këto kredi dhe këto fonde në nivelet e tyre minimale, pikërisht për të mos përkeqësuar situatën financiare të KESH-it".

    Bimët mjeksore, viti 2006, 19,3 milionë dollarë eksporte

    Tirane- Eksporti i bimëve mjekësore gjatë vitit 2006 shënoi rritje të dukshme, krahasuar me një vit më parë, ka njoftuar Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Sipas të dhënave statistikore, gjatë vitit të kaluar u eksportuan rreth 8658 ton bimë mjekësore me një vlerë prej 19.3 milion USD ose 2% më shumë se në vitin 2005. Krahasuar me eksportet e produkteve të tjera bujqësore, bimët mjekësore janë të vetmet që kanë një vlerë të konsiderueshme. Gjatë viteve të fundit rezulton se eksporti i bimëve mjekësore është rritur megjithatë ai nuk mund të krahasohet me eksportin e para viteve 90, kur Shqipëria eksportonte rreth 30 milion dollarë në këtë treg. Ky është një biznes mjaft i rëndësishëm për ekonominë shqiptare pasi është mbase i vetmi treg ku jemi eksportues neto. Eksportet e bimëve mjekësore janë drejtuar kryesisht drejt Gjermanisë, Japonisë, Amerikës etj. Vetëm gjatë vitit të fundit janë eksportuar mbi 200 lloje bimësh aromatike dhe mjekësore gjysmë të përpunuara (nga 700 lloje që rriten në vendin tonë). Bizneset grumbulluese të bimëve aromatike-mjekësore kanë vite që ngrenë shqetësimet e tyre pranë organeve kompetente shtetërore ndërkohë që problematika më e madhe është përqendruar tek Drejtoria Pyjore.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    50 Ton Euro Per Ton!!!

    Gazi italian, çmimi mund të rritet me 50 ton euro për ton
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 08-05-2007 më 22:00

Tema të Ngjashme

  1. Berluskoni në 2 dhjetor viziton Shqipërinë
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 18:26
  2. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  3. Kisha Serbe dhe urrejtja ne Ballkan
    Nga Hyllien në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 235
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 22:33
  4. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50
  5. Gjuha zyrtare e Shqiperise
    Nga XimiD në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 02-05-2003, 22:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •