Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2006
    Vendndodhja
    sdi as vett jam humbeee
    Postime
    25

    Selajdin Saliu

    TĖ NGREMĖ NGA NJĖ GOTĖ

    Vjen mėngjesi
    Me sy tė enjtur nga pagjumėsia
    Babadimri i ka plot thasėt
    Tė mbushur me iluzione
    E kam fryrė kėtė vit
    Si tollumbace
    Ka plasur marėzia
    Tė ngremė nga njė gotė o njerėz
    Tė festojmė pėr sukseset e dėshtimeve tona
    Tė gėnjesh apo tė jesh i gėnjyer
    Kjo ėshtė ēėshtja qė kėrkon pėrgjigje
    Tė parėn s'ma lejon natyra ime
    Prej engjulli
    Tė dytėn s'ma lejon natyra ime kryeneqe
    prej djalli...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2006
    Vendndodhja
    sdi as vett jam humbeee
    Postime
    25
    DHOMA E POETIT

    Mund tė ketė njė tavolinė pune ku shkruan poezi
    Sirtarė me libra qė kurrė s'i ka lexuar
    Njė filxhan me kafe tė idhtė si dita
    Njė shpuzore plot cigare tė djegura nga zhgėnjimi
    Fletė tė shkaravitura ėndrra tė zbehura
    Krrokama qė pėrplasen nė qelq mendimi
    Mund tė ketė ditė tė lodhura nga vetmia
    Tė mbėshtjella me tis kotėsie
    Shekuj tė djegur nga utopia
    Ėndrra tė ngrira pamje qė s'i zbeh harrimi
    Mund tė ketė peisazh vjeshte dhe gjethe tė vdekura
    Lumenj shprese dritė terr ferr e tmerr
    Mefistofel Hamlet Jago kolonel
    Santjago derr tė vuajtur dhe Sokrat - derr
    Mund tė ketė meteorė mendimesh qė digjen
    dhe shuhen befas nė univers qenėsie
    Diku nė zonat e errėta tė njeriut
    Nocionet lart poshtė djathtas majtas
    Mund tė humbin kuptimin
    Koha mbrapsht tė rrjedh nė klepsidėr jete
    Mundet qė aty tė mos jetė fare poeti...
    Tė ketė shkuar larg
    Me shpresėn e kthimit nė sy
    Dhe mund tė kthehet sėrish nė atė dhomė
    E ta gjejė trupin e vet - kufomė
    Gjithēka mund tė ndodhė nė atė dhomė...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2006
    Vendndodhja
    sdi as vett jam humbeee
    Postime
    25
    NATĖ E ĒMENDUR

    Dua tė t'i puth thimthat
    Gjithė yjet tė t'i shuaj me njė puthje
    Mbi trupin tėnd tė rėshqas si ngjalė
    Kjo natė ėshtė e ēmendur
    Dritat e mosdurimit janė ndezur
    Ēdo ndjenjė pacifiste ėshtė shuar
    Nga epshi kryengritės e rebel
    E ēmendur
    Plot epsh
    Kjo natė...
    Detyra e njė artisti ėshtė thellimi i tė panjohurės.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2006
    Vendndodhja
    sdi as vett jam humbeee
    Postime
    25
    NĖ STACION

    Shkojnė e vijnė njerėzit
    Kėtu mė ke pritur
    Kėtu tė pres tani
    Mbi tela telefoni koten zogjtė
    Mesazhe dashurie
    Ankthe
    Dėnesje
    E fjalė
    U ngatėrrohen nėpėr kėmbė
    Jemi udhėtar tė pėrhershėm
    E nė kėtė botė jemi pėrkohėsisht, e dashur
    Nė kėtė botė tė madhe sa trishtimi
    Nė kėtė botė tė vogėl sa ngazėllimi
    Nėntor 1997
    Detyra e njė artisti ėshtė thellimi i tė panjohurės.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Lexova, ndjeva, me bere per vete, dua te tjera, te tjera....nga talenti dhe stili tuaj i vecante..Respekt mondishall

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2006
    Vendndodhja
    sdi as vett jam humbeee
    Postime
    25
    TĖ HESHTIM E DASHUR

    Mė janė thinjur mendimet
    Mė janė lodhur fjalėt
    Shumė kemi folur kemi gėnjyer
    Duhet tė mėsohemi tė heshtim e dashur
    Detyra e njė artisti ėshtė thellimi i tė panjohurės.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2006
    Vendndodhja
    sdi as vett jam humbeee
    Postime
    25
    ME NJĖ PUTHJE MĖ ZGJON

    Mė zgjon me njė puthje
    Mė sjell nė kėtė botė tė madhe sa trishtimi
    Ti dashuria ime
    E freskėt si mėngjesi i vesuar nga malli
    Qė mė mbėshtjell
    Mė thua se dita e re ēeli
    Ashtu qoftė e dashur!
    Ashtu qoftė e dashur!
    Amin!
    Detyra e njė artisti ėshtė thellimi i tė panjohurės.

  8. #8
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar mė parė nga best_of_lifee
    TĖ NGREMĖ NGA NJĖ GOTĖ

    Vjen mėngjesi
    Me sy tė enjtur nga pagjumėsia
    Babadimri i ka plot thasėt
    Tė mbushur me iluzione
    E kam fryrė kėtė vit
    Si tollumbace
    Ka plasur marėzia
    Tė ngremė nga njė gotė o njerėz
    Tė festojmė pėr sukseset e dėshtimeve tona
    Tė gėnjesh apo tė jesh i gėnjyer
    Kjo ėshtė ēėshtja qė kėrkon pėrgjigje
    Tė parėn s'ma lejon natyra ime
    Prej engjulli
    Tė dytėn s'ma lejon natyra ime kryeneqe
    prej djalli...



    Shum e bukur.... o ,Engjull Djalli,... Te lumt........

    Me nderime per bukurine e jetes,
    bili99

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2006
    Vendndodhja
    sdi as vett jam humbeee
    Postime
    25
    Citim Postuar mė parė nga bili99
    Shum e bukur.... o ,Engjull Djalli,... Te lumt........

    Me nderime per bukurine e jetes,
    bili99
    flm shum shokut do keni nderin qe ti shihni edhe nje numer shum te madh te poezive te poetit Selajdin
    Detyra e njė artisti ėshtė thellimi i tė panjohurės.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2006
    Vendndodhja
    sdi as vett jam humbeee
    Postime
    25
    SĖRISH SHFAQESH NĖ KĖTĖ QYTET

    Mė ngjan si numėr telefoni
    I fshehur nė skutat e kujtesės
    Si biletė udhėtimi mė ngjan
    Fshehur nė xhep harrimi
    Me tė cilėn kam udhėtuar dikur
    Pėrtej kotėsisė
    A jemi tė njėjtit e dashur, apo jo
    Apo kemi ndryshuar
    Jo...
    Detyra e njė artisti ėshtė thellimi i tė panjohurės.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2006
    Vendndodhja
    sdi as vett jam humbeee
    Postime
    25
    I NDEZ CIGARET REND SI ZHAK PREVERI

    I ndez cigaret rend si Zhak Preveri
    Ti nuk je nė dhomėn e zbrazur
    Brenda mė ngulfat vetmia
    Dritaret kaherė i kam mbyllur
    Dhe dyert ku mund tė hyjė marria
    Notoj nėpėr tymin e vjellė nė ajėr
    Nė saksi vyshken lulet...
    Ca gjethe tė vdekura nė njė peisazh vjeshte
    Era e kujtimeve i mbart
    Si nė poezitė e Zhak Preverit
    Ca gjethe tė lehta si njė puthje nė stacion
    Ku tė pėrcjell trishtimi dhe tė pret
    Siē i pret i burgosuri festat
    Puthje tė lehta si vdekja
    Ndez cigaret rend si Zhak Preveri
    Dhe nuk e rrėfej jetėn time
    Dhe nuk e rrėfej jetėn time...

    TASH EDHE TI DO TĖ IKĖSH

    Autocisternat lajnė faqet e betonta
    Tė puthura nga hapat e rėndė tė ditės
    Ti bėhesh gati pėr tė ikur
    Rregullon grimin flokėt ritmin e zemrės
    Nė shtėpi duhet tė kthehesh e qeshur
    Askush asgjė s'duhet tė dijė
    Pėr historinė e shkruar
    Nė karriket e parkut tė qytetit
    Tash ti duhet tė ikėsh
    E mbėshtjellė me ēarēafin e kėsaj nate
    Tė grisur nga dėnesjet
    Me dashurinė e fshehur nė ēantėn e shpirtit
    Si armė e palejuar zjarri
    Fshehur nga organet kompetente
    Tash ti u bėre gati pėr tė ikur
    E ndjej
    Thellė si frymon mungesa
    Detyra e njė artisti ėshtė thellimi i tė panjohurės.

  12. #12
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar mė parė nga best_of_lifee
    NATĖ E ĒMENDUR

    Dua tė t'i puth thimthat
    Gjithė yjet tė t'i shuaj me njė puthje
    Mbi trupin tėnd tė rėshqas si ngjalė
    Kjo natė ėshtė e ēmendur
    Dritat e mosdurimit janė ndezur
    Ēdo ndjenjė pacifiste ėshtė shuar
    Nga epshi kryengritės e rebel
    E ēmendur
    Plot epsh
    Kjo natė...

    ...E nxehte kjo...shume e nxehte...ja nje pershendetje vetem per Ty:


    Engjell Rebel....

    ...Se di kur disa vargje lexova,
    frymen se c' ma ndale.
    Dhe une sikur ti adhurova,
    "lirine totale'.

    Dhe thash; sa mire te jeshe gjalle,
    Sa mire te jeshe i lire.
    Njekohesisht te jeshe engjell dhe djall,
    Zgjuar dhe kur te fleshe..,sa mire.



    .........Me nderime per vargjet... me zemer,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 10-05-2007 mė 16:58

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2006
    Vendndodhja
    sdi as vett jam humbeee
    Postime
    25
    bukur sado qe je inspiruar ne vargjet e mia do ndjehesh i cik thellesine melankolike qe rjedh neper.,
    do jem gjithnje duke ofuar dic me te reja me respekt
    Detyra e njė artisti ėshtė thellimi i tė panjohurės.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2006
    Vendndodhja
    sdi as vett jam humbeee
    Postime
    25
    TĖ KTHEHESH PATJETĖR

    Ti ke ikur unė jam ende kėtu
    I kryqėzuar nė secilėn ditė
    Nė kėtė vend tė harruar nga djajtė dhe zotrat
    Gjithēka pėrbrenda meje rrėnohet
    Gjithēka pėrbrenda meje pushtohet
    Zhurrmon qenia ime
    E thellė sa heshtja jote
    Ti duhet tė vish patjetėr
    Tė qetėsosh trazirat brenda meje, e dashur...




    VARIANTE SA PĖR TA KALUAR NJĖ NATĖ PA TY

    Nė atdheun tėnd tė ēmendur
    Nuk arrijnė klithjet e natės sė errėt
    Tė ēarė nga parandjenjat e kobshme
    Po kėndoj Bona ime, po shkruaj
    Sa pėr ta kaluar njė natė pa ty
    Frymėzimi do tė prehet nė korpė
    I djegur nga zhgėnjimi...
    i vetėm tretem pres dėnes s'jepem
    tretem pres dėnes s'jepem i vetėm
    pres dėnes s'jepem i vetėm tretem
    dėnes s'jepem i vetėm tretem pres
    s'jepem i vetėm tretem pres dėnes
    mbi qerpik mė varet pagjumėsia
    mė thuaj
    mė thuaj
    e dashur
    ku t'i adresoj klithjet
    e mia....
    Detyra e njė artisti ėshtė thellimi i tė panjohurės.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2006
    Vendndodhja
    sdi as vett jam humbeee
    Postime
    25
    POEMA

    Je njė poemė e gjatė
    Tė lexoj me heshtje
    Mė e bukura se ēdo poemė e antologjive botėrore
    Plot metafora tė padeshifruara
    Si hieroglife
    Tė ndjej po s'mund tė tė rrėfej
    Pa fund e fillim si universi
    Frymon dashuria
    Pėrkulet vdekja
    Ti je poemė e gjatė
    Tė lexoj nė heshtje
    Me gjuhė gishtėrinj puthje prekje...
    ***
    heshtja jote hieroglif i koklavitur
    i pakuptueshėm telefoni im i vdekur skaj dritares
    njė mesazh tė heshtur a do ta mbart
    njė alo qė do tė kthente paqėn nė kėtė dhomė...
    Detyra e njė artisti ėshtė thellimi i tė panjohurės.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2006
    Vendndodhja
    sdi as vett jam humbeee
    Postime
    25
    Poezi nga Salajdin Salihu


    1. NATA E PARĖ E PUSHTIMIT
    DHOMA E POETIT
    NĖ SYTĖ TANĖ I LODHUR ISH QYTETI
    CASUS BELI
    NATĖ E ĒMENDUR
    NĖ STACION
    TĖ HESHTIM E DASHUR
    ME NJĖ PUTHJE MĖ ZGJON
    SĖRISH SHFAQESH NĖ KĖTĖ QYTET
    I NDEZ CIGARET REND SI ZHAK PREVERI
    TASH EDHE TI DO TĖ IKĖSH
    TĖ KTHEHESH PATJETĖR
    VARIANTE SA PĖR TA KALUAR NJĖ NATĖ PA TY
    POEMA
    JI PRANĖ MEJE
    E FSHEHUR NĖ VARGJE
    E SHTRIRĖ NĖ PLAZH MEMECE SI RĖRA
    EDHE DASHURITĖ ARRATISEN
    AQ SA PREKET E PUSHTOHET TYMI
    HELMI
    IKJA NGA MĖKATI ĖSHTĖ GĖNJESHTĖR
    FALMĖ KĖTĖ NATĖ
    FSHEHTĖSI
    DIKTATORE E TMERRSHME E ADHURUAR
    NĖ BANESĖN ME QIRA FUTĖM DASHURINĖ
    S'MUND TĖ SHKRUAJ LETRA DASHURIE
    NDJEJ MALL TA SHOH ROMĖN TĖ LAGUR NGA SHIU
    PEIZAZH
    STATUJA E ESENINIT
    NĖ SYTĖ E SAJ MĖ E BUKUR JETA
    JETO TRE DITĖ MĖ SHUMĖ SE UNĖ



    2. DITĖ TĖ LODHURA
    ĒDO DITĖ JAM MIRĖ
    DITĖ TĖ LODHURA
    LODHJE
    NATĖN E MIRĖ KOTĖSI!
    EGĖRSI
    DITA GDHIN YJET PĖRHUMBEN
    SI UJI
    VJET KISHTE BUDA
    TOKĖ PJELLORE
    EMRI
    PRANĖ PĖRMENDORES
    BREZI IM
    TĖ NGREMĖ NGA NJĖ GOTĖ
    KRIMET
    MJEKRA
    NĖ PROVINCĖ
    TI S'DUHEJ TĖ VIJE SONTE
    UDHĖTIM ME NOLIN



    3. ...
    HESHT LIQENI NUK ĖSHTĖ PASQYRĖ MAGJIKE
    PUSHTOM SONTE VERĖ E VJETĖR
    FOTOGRAFITĖ
    VASHAT HUDHIN LULE NĖ DETĖ
    NUK DO TA SHOH MĖ RREZEN



    4. ...
    KREVATI
    BRAKTISJA
    PIKTURA E ZEZĖ
    ILUZIONET
    NĖNA
    UDHĖTIMI
    PIKTURA PREJ GJAKU
    E VĖRTETA PĖR PERANDORIN E VDEKUR
    ALPINISTI
    BALA
    NĖ FILLIM QE FJALA
    ZĖRA TĖ LARGĖT
    Detyra e njė artisti ėshtė thellimi i tė panjohurės.

  17. #17
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar mė parė nga best_of_lifee
    bukur sado qe je inspiruar ne vargjet e mia do ndjehesh i cik thellesine melankolike qe rjedh neper.,
    do jem gjithnje duke ofuar dic me te reja me respekt
    Vargjet tua jane motivi .ndonje shtojce....vetem te te shkoje me shume per zemer pershendetja, se vertete me kane sjelle kenaqesi mua.........
    thash me vete si tia mrekulloj diten...si tia kethej kete borxh ...dhe vetem provova....shpresova se do te pelqeje...sidoqoft...shkruaj....per vehte dhe te tjeret....
    Dhe vargjet me lart jane te bukura fare..............Dhe ti "adresosh klithjet tua" ne forum..eshte nje mencuri...ka njerez qe te ndjejne dhe perkrahin qe klithjet te jene me te padhimbshme.............
    Me nderime per best_of_life,
    bili99,USA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 13-05-2007 mė 09:49

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2006
    Vendndodhja
    sdi as vett jam humbeee
    Postime
    25
    Vendin kryesor e nė vepėr e zėnė raportet qė vendos motivi i kategorise e ndryshme ne shoqėrinė shqiptare, me pėrfaqėsuesit e tyre mė tipikė. Nė kėto marrdhėnie social-psikologjike qė bėn t'shkruarit, ėshtė i ndėrsjelltė, nga njė anė pėrvijohet gjithnjė e mė qartė karakteri dhe botkuptimi poetikdhe ideali i njė njeriu modern Europian, atdhetarizmi dhe humanizmi i njė njeriu tė emancipuar, ndėrsa nga ana tjetėr, vizatohen figura tė ndryshme tė qarqeve zyrtare tė parisė tė rretheve intelektuale.
    Problematika e mprehtė shoqėrore, fryma mohuese e disa prej dukurive tė shquara realiste.
    kjo eshte tipikja ime
    respekt respekt respekt respekt respekt respekt me plot zhimbeshmeri
    bili99
    Detyra e njė artisti ėshtė thellimi i tė panjohurės.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2006
    Vendndodhja
    sdi as vett jam humbeee
    Postime
    25
    JI PRANĖ MEJE

    Se akulli i netėve m'i ngrin gėzimet
    Klithje vizatohen nė qelqin e jetės
    Ji pranė meje dhe mė ndih
    M'i puth sytė e enjtur nga pagjumėsia
    Mė zgjo e dashur nga vdekja, siē thua, s'tė ngjan...
    Dhe pėrsėrite:
    "Le tė rrojė dashuria
    Jemi udhėtar tė pėrhershėm
    Nė kėtė botė ngelim pėrkohėsisht
    Vėshtirė ėshtė tė jetosh
    E lehtė ėshtė tė vdesėsh"
    ***
    Udha ku ecje dikur
    Shtrihet para meje
    Si klithje e gjatė...
    Detyra e njė artisti ėshtė thellimi i tė panjohurės.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2006
    Vendndodhja
    sdi as vett jam humbeee
    Postime
    25
    E FSHEHUR NĖ VARGJE

    Nė dritaren e nxirė tė jetės u shfaqe befas
    Si fantazmė qė kėrkon shpagim
    Me petkun e muzgut mbėshtjellur
    Theve gjithė drynjtė e harrimit
    Tė ma kujtosh se nėse mund tė tė braktis
    Hijet dot s'i vras
    Pastaj heshtja foli:
    E fshehur kam qenė nė vargje
    Kaq kopileshė je, s'e kam ditur
    Lumenjt e frikės tėrbohen nė mua
    Kam mundur tė tė gris nė netėt e gjata
    Si njė fletė ku kam shkruar vargje tė pakuptimta
    Detyra e njė artisti ėshtė thellimi i tė panjohurės.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •