Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Shqipëri: Vendimi i qeverisë, paga minimale mujore rritet në 20,000 lekë

    Viola Gjoni - 02/06/2004

    Rritet paga minimale mujore, nga 10 060 bëhet 10 800 lekë

    Me propozim të ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Këshilli i Ministrave ka vendosur që paga minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, e detyrueshme të zbatohet nga çdo person juridik a fizik, të jetë 10800 lekë


    Paga minimale mujore tashmë do të jetë 10 800 lekë. Propozimi ka ardhur nga ministri i Punëve dhe Çështjeve Sociale Engjëll Bejtaj dhe me vendim të Këshillit të Ministrave efektet financiare do të fillojnë nga 1 korriku i vitit 2004. Ndërkohë është diskutuar në komisionin e pagave dhe pensioneve në Ministrinë e Punës ndryshimi i pagës minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi. Kështu, mbi pagën minimale jepen shtesa në vartësi të vjetërsisë në punë, vështirësive dhe kushteve të punës, për orët jashtë kohës normale të tij. Kjo bëhet sipas përcaktimit të kodit të punës dhe akteve ligjore. Ndryshimi i pagës minimale në shkallë vendi bëhet duke u mbështetur në kodin e punës, në ligjin nr. 8487 “Për kompetencat në caktimin e pagave të punës”, si dhe në konventën e ILO-s nr. 26 “Mekanizmi i caktimit të pagës minimale” ratifikuar me ligjin nr. 8775.
    Në vitin 2002 paga minimale ka qenë 9400 lekë, ndërsa një vit më vonë e deri më sot kjo shifër është ndryshuar në 10 060 lekë në muaj. Sipas Astrit Kukës, drejtor i drejtorisë së pagave dhe pensioneve në Ministrinë e Punës, rritjet e pagës minimale janë bërë mbështetur në mundësitë e buxhetit të shtetit duke iu referuar studimit “Llogaritja e minimumit jetik zyrtar” të kryer në dhjetor të vitit 2001.
    Llogaritja e minimumit jetik zyrtar
    Sipas këtij studimi, rezulton se minimumi jetik mujor për frymë është 7 975 lekë në muaj, minimumi jetik për një të punësuar është 13 404 lekë në muaj dhe minimumi jetik për një familje me 4 persona është 21 532 lekë në muaj. Por nëse këto të dhëna do të llogariten sipas indeksimit në masën 3.4 për qind, kemi shifra të reja të rritura dhe përkatësisht minimumi jetik mujor për frymë 8 650 lekë në muaj, minimumi jetik për një të punësuar 14 539 lekë dhe minimumi jetik për një familje me 4 persona 23 354 lekë në muaj. Për ndërtimin e sistemit të pagave në tërësi dhe në mënyrë të veçantë për të përcaktuar nivelin e pagës mesatare në shkallë vendi si pikë orientimi ka shërbyer treguesi i llogaritur për minimumin jetik për një të punësuar. Në caktimin e pagës minimale është pasur në konsideratë ndikimi në sektorin privat dhe publik. Kështu, sipas kontratave kolektive të depozituara dhe të dhënave të grumbulluara nga Ministria e Punës, paga minimale në sektorin publik jobuxhetor varion nga 11 mijë deri në 20 700 lekë në muaj, ndërsa në sektorin privat varion nga 10 343 lekë deri në 29 mijë lekë në muaj. Efekti financiar për punonjësit që paguhen me paga minimale është 7 milionë lekë në muaj, ndërsa ndikimi nga rregullimi i sistemit të pagave me klasa si rrjedhojë e pagës minimale është edhe 20 milionë lekë të tjera. Efekti financiar do të përballohet nga buxheti i miratuar për çdo institucion. Me propozimet e bëra nga komisioni i shqyrtimit të pagave është propozuar që tani e tutje nga pagë minimale të kemi vetëm pagë bazë minimale dhe mbi të të llogariten të gjitha shtesat që përcakton kodi i punës.

  2. #2
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Pervec te tjerash rritja e pages minimale ka lidhje te drejtperdrejte me sigurimet shoqerore dhe ato shendetsore. Me rritjen e ¨pages minimale rriten edhe sasia e sigurimeve. Kjo ka dy arsye. E para sepse me rritjen e rrogave rritet edhe baza e taksimit, dhe se dyti me rritjen e minimumit edhe ata puntore qe punojne jo me orar te plote dhe marrin me pak se paga minimale (keta nuk duhet patjeter te marrin pagen minimale por mund te marrin edhe me pak) , perseri duhet te paguajne sigurime sikur te merenin page minimale. Per keto dy arsye shteti nuk ka bere asgje me shume vecse ka renduar keta te dytet dhe mbi kurriz te ketyre ka lehtesuar te paret.

    mariglennora

  3. #3
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Shqiperi: Vendimi i qeverisë, paga minimale mujore rritet në 20,000 lekë

    Bejtaj:Paga minimale mbi minimumin jetik, nuk do te kete page nen 10 800 leke
    1998: 5.800 lekë

    1999: 6.380 lekë

    2000: 7.018 lekë

    2001: 7.580 lekë

    2002: 9.400 lekë

    2003: 10.060 lekë

    2004: 10.800 lekë



    lNuk do ketë paga nën 10.800 lekë

    lRealizohet një pikë e rëndësishme e

    Marrëveshjes me sindikatat

    lCaktohet edhe paga minimale për çdo orë pune

    lNga viti 1998 paga minimale është dyfishuar

    lPaga e re minimale do ketë ndikim më të madh për sektorin privat, kontrolli nga ISHP

    Tiranë-Në të gjithë sektorët në vend nuk do të ketë më pagë minimale nën 10 800 lekë. "Me propozimin e Ministrit te Punes dhe Çeshtjeve Sociale, Keshilli i Ministrave, vendosi këto ditë që paga baze minimale, mujore, per punonjësit, ne shkalle vendi, qe eshte e detyrueshme te zbatohet nga cdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, te jete 10.800 leke. Kurse paga baze minimale mujore, jepet per 174 ore pune ne muaj te kryera gjate kohes normale te punes. Paga baze minimale orare te jete 62.07 leke. Vendimi i Qeverisë mbeshtet edhe Marreveshjen e nenshkruar midis Qeverise dhe Sindikatave per rritjen e pages minimale ne shkalle vendi", tha Ministri I Punës Engjëll Bejtaj në një konferencë për shtyp. Sipas ligjit, paga minimale ne shkalle vendi eshte e detyrueshme per t'u zbatuar nga cdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj. Gjate dy viteve te kaluara paga minimale eshte rritur me shume se rritja mesatare e pagave. Keshtu, në muajin qershor 2002, paga baze minimale ne shkalle vendi u caktua 9.400 leke ne muaj, duke u rritur rreth 24%, ndërsa në muajin gusht 2003, paga baze minimale u caktua 10.060 leke ne muaj. Mbi kete page jepen shtesa te ndryshme si per vjetersi ne pune, per kushte te vecante, per demshmeri shendeti etj. Rritjet e pages minimale jane bere mbeshtetur në mundësitë e buxhetit te shtetit duke iu referuar studimit "Llogaritja e minimumit jetik zyrtar". Për ndërtimin e sistemit te pagave në tërësi dhe, në mënyrë të vecantë, për të caktuar nivelin e pagës minimale në shkallë vendi, është marrë parasysh edhe treguesi i llogaritur per minimumin jetik për një të punësuar. Me rritjen ne masen 3.4 perqind qe realizua me Vendimin e Qeverisë "Per masen e indeksimit te pagave per vitin 2004" dhe me rritjen prej 3.8 % perqind mbi pagen minimale te indeksuar qe eshte caktuar në këtë vendim të ri arrihet qe paga minimale, duke perfshire shtesat e ndryshme qe jepen mesatarisht per nje punonjes, ne sektorin buxhetor te kaloje mbi minimumin jetik per nje te punesuar. Ne caktimin e pages minimale eshte patur ne konsiderate ndikimi ne sektorin privat dhe publik. Ne sektorin privat, pavaresisht nga deklarimet qe behen per efekt te detyrimeve kontributive dhe fiskale paga minimale pergjithesisht eshte me e larte se ajo ne shkalle vendi. Keshtu, sipas kontratave kolektive te depozituara dhe te dhenave te grumbulluara nga Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, paga minimale ne sektorin publik jobuxhetor, varion nga 11.000 deri ne 20.700 leke ne muaj; ndersa ne sektorin privat nga 10. 343 deri ne 29.000 leke ne muaj. Gjithashtu, eshte vleresuar edhe mendimi i punëdhënësve dhe situata në tregun e punes. "Por edhe nëse në sektorin privat rezulton ende se paga minimale është nën 10 800 lekë atëherë do të jetë Inspeksoriati Shtetëror I Punës ai që do të monitorojë situatën ku në rast shkeljesh do të ketë masa penalizuese për subjektin në bazë të legjislacionit", është shprehur Ministri Bejtaj. Duke i u referuar sistemit aktual te pagave te punonjesve buxhetore, me pagë minimale paguhen 7334 punonjes ose 6.6 perqind e punonjesve buxhetorë gjithsej. Sipas te dhenave te paraqitura nga ministrite, punonjesit perfitojne dhe shtesa mbi page, qe jane elemente te perhershem te sistemit ekzistues te pagave. Shtesat mbi page per punonjesit qe kane pagen baze minimale jane mesatarisht 55.6 % per punonjesit e institucioneve qendrore qe nuk perfshihen ne sherbimin civil, dhe 47.5 % per punonjesit e institucioneve ne vartesi te institucioneve qendrore. Duke perfshire edhe keto shtesa, punonjesit qe punojne ne punet me te thjeshta, te perfshira ne klasen e pare dhe te dyte, paga minimale eshte mbi treguesin e minimumit jetik per te punesuarit. Ne piken 2 te Vendimit të Qeverisë eshte parashikuar edhe paga baze minimale orare, e cila eshte e nevojshme per te rregulluar menyren e llogaritjes se pages ne rastet e punes me kohe te pjeshme dhe ne rastet kur punohet mbi kohen normale te punes. Efekti financiar per punonjesit qe paguhen me paga minimale eshte 7 milion leke ne muaj, ndersa ndikimi nga rregullimi i sistemit te pagave me klasa si rrjedhoje e rritjes se pages baze minimale eshte edhe 20 milion leke te tjera. Pra, kjo rritje e pages minimale ndikon ne rritjen e shpenzimeve per pagat ne sistemin e pagave me klasa për shumën 27 milion lekë në muaj. Vendimi për rritjen e pagës minimale hyn ne fuqi pas botimit ne " Fletoren Zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2004.

    D.B

    Biznesi agroindustrial rrit importin e makinerive e pajisjeve

    Tiranë- Biznesmenët e industrisë agropërpunuese kanë rritur importin e makinerive dhe teknologjive bashkohore, me qëllim përmirësimin e cilësisë së prodhimeve ushqimore në vend Sipas të dhënave nga INSTAT, rritjen më të madhe ne strukturen e importeve gjate 5 muajve te pare te ketij viti e kanë dhënë importet në makineri e pajisje, ku spikasin ato të pajisjeve të teknologjisë në industrinë përpunuese ushqimore, si (përpunim qumështi, vaji, mielli, pije freskuese dhe alkolike etj). Një nga faktorët që ka ndikuar në rritjen e importeve të mekanikës bujqësore, ka qënë dhe heqja e akcizës së karburantit për këto mjete. Sipas burimeve nga Shoqata e agrobiznesit, sektori i mekanikës bujqësore do të vazhdojë me rritme të shpejta rinovimin e parkut të amortizuar të traktorëve, duke bërë të mundur importimin brenda këtij viti të mbi 350 traktorëve të rinj të një teknologjie bashkohore. Aktualisht, industria ushqimore agropërpunuese përfaqesohet nga 1980 fabrika dhe linja përpunimi, numër ky që nuk ka ndryshuar shumë me vitin e kaluar. Por, sipas burimeve nga ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit ka një rënie të prodhimit artizanal ne firmat e vogla dhe zgjerim në të njëjtën kohë të komapanive më të mëdha me teknologji perendimore, që realizojnë një gamë të gjerë artikujsh ushqimorë. Kjo industri vazhdon të mbulojë 25% të kërkesave të tregut vendas, ndërkohë që 75% e nevojave plotësohet nga importi. Kryesisht biznesmenët që merren me agroindustri, e kanë shtrirë aktivitetin e tyre drejt përpunimit të artikujve që bazën kryesore e kanë prodhim vendi në sektorët e blegtorisë, pemtarisë, rrushit, etj. Ndërkohë që specialistët e bujqësisë e shikojnë rritjen e e prodhimit bujqësor blegtoral vendas, si faktor kryesor ne zhvillimin e industrisë agroushqimore. Për 3-mujorin e parë të këtij viti, prodhimi agroushqimor, sipas vlerësimeve statistikore, ka ruajtur të pandryshuar ritmin e rritjes me atë të parashikuar nga ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit. Po kështu, evidencat tregojnë se në veçanti prodhimi agroindustrial ka manifestuar një ecuri pozitive, duke regjistruar një rritje prej rreth 2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare, një kontribut në konsolidimin e këtij sektori kanë dhënë dhe projektet e ndryshme. Një nga më të rëndësishmit është granti Japonez "2KR", përmes të cilit janë instaluar në rrethe të ndryshme të vendit, linja përpunimi te kesaj industrie. Sektori i industrisë agropërpunuese në vend, mbas atij të ndërtimit, zë një nga vendet kryesore në prodhimin e përgjithshëm bruto (PPB). Ky sektor përfaqësohet nga industria e blojes dhe grumbullimit të drithrave, e cila është e shpërndarë pothuajse në të gjithë vendin. Ajo përmbledh 85 fabrika mielli, nga të cilat 42 janë me linja të reja dhe moderne dhe 550 linja të prodhimit të bukës. Prodhimi i makaronave realizohet në 21 linja, por ato aktualisht po i "mbyt" prodhimi i importit në masën 85%. Në industrinë e prodhimit të pijeve alkoolike dhe jo alkoolike përfshihen 50 linja të vogla për prodhimin e birrës dhe 41 objekte për prodhimin e verës, të cilat kryesisht punojnë me teknologji gjermane dhe hollandeze. Prodhimi i pijeve freskuese, dhe ujit mineral realizohet në 70 linja, të cilat aktualisht kanë spostuar prodhimin e importit.

    G.B
    LINDI EDHE "ANDREA"

  4. #4
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Shqiperi: Vendimi i qeverisë, paga minimale mujore rritet në 20,000 lekë

    Me ne fund qeveria mendon per te ndryshuar pagat e punonjesve.. Shyqyr qe rillogariten pagen minimale.. per me teper lexoni artikullin ...

    Vendimi detyron bizneset të shumëfishojnë rrogat e punonjësve

    Në këtë mënyrë parashikohet të shtohen paratë në arkën e shtetit nga sigurimet dhe tatimi mbi të ardhurat

    Qeveria ka vendosur një nivel të ri referimi për pagat e privatëve në të gjithë sektorët e ekonomisë. Ky është vendimi i ri brenda një muaji për përcaktimin e pagave referuese në sektorin privat. Vendimi i parë që u bë publik në fund të marsit dështoi, për shkak se qeveria nuk arriti ta zbatonte. Përcaktimet e reja në vendimin e djeshëm të qeverisë shërbejnë që tatimet të llogarisin kontributet e sigurimeve shoqërore dhe atyre shëndetësore, si dhe tatimin mbi të ardhurat për çdo punonjës të sektorit privat. Vendimi i qeverisë vjen pas deklaratave të vazhdueshme të Kryeministrit, se ekonomia shqiptare noton në informalitet. Rezultati final i këtij vendimi është një rritje e pagave referuese për punonjësit e sipërmarrjeve private, pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë, çka do të thotë rritje e tatimeve mbi të ardhurat dhe sigurimeve shoqërore e atyre shëndetësore për këta punonjës. Kryeministri Berisha e cilësoi të një rëndësie të veçantë vendimin për përcaktimin e pagës referuese mujore. Duke përgëzuar Ministrinë e Financave, Berisha tha: "Me anë të këtij vendimi synohet të barazohet kontributi i personave me paga të ulëta, që përfshin kontributin e tyre në sigurimet shoqërore, shëndetësore apo dhe detyrime të tjera fiskale me të tjerët, që përfitojnë paga të tjera". Në relacionin shpjegues të projektvendimit, Ministria e Financave shprehet se ky nivel pagash është vendosur mbi bazën e investigimeve të bëra nga tatimet, që, sipas tyre, kanë vërejtur shkallë të lartë abuzimi dhe mosraportimi real me listëpagesat e punonjësve. Por kjo deklaratë e financave bie ndesh me vetë sistemin fiskal, që bazohet mbi vetëdeklarimin e subjektit, çka do të thotë se janë subjektet ato që përcaktojnë dhe zyrtarizojnë pagën dhe jo administrata tatimore. Tatimeve u bie barra t‘i vërtetojnë deklarimet e punëdhënësve dhe jo të gjykojnë apriori se sa mund të jetë me hamendje një pagë.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Ligji mbi pagat: Paga minimale, jo më pak se 16000 lekë

    Paga minimale, jo më pak se 16 mijë lekë

    Nga Ergys Mertiri

    Qeveria shqiptare ka përgatitur projektvendimin për përcaktimin e pagave minimale, të cilat do të shërbejnë si referencë për derdhjen e kontributeve të sigurimeve si dhe të tatimfitimit. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se, projekti i përgatitur nga qeveria merr parasysh faktorët ekonomikë dhe shoqërorë të tregut të pagave për të bërë diferencimin e tyre. Sipas projektvendimit të ri të qeverisë, diferencimet e pagave do të bëhen mbi bazën e kualifikimit të punëtorëve, mbi bazën e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit ku punonjësi punon, si dhe mbi bazën e nivelit të biznesit punëdhënësit, i cili ndahet sipas kategorive të biznesit të madh ose jo. Sipas këtij projektvendimi, tashmë pagat janë përcaktuar sipas çdo kategorie, duke shmangur abuzimet në deklarimin e pagave për punonjësit.

    Financat: Projektvendimi shmang abuzimet në deklarimet e pagave

    Projektvendimi i paraqitur për miratim zëvendëson tërësisht vendimin ekzistues të qeverisë të miratuar më 31 janar të këtij viti. Zëvendësministri i Financave, Florjon Mima, e ka vlerësuar si të domosdoshme nevojën e rishikimit të vendimit ekzistues, gjë që sipas tij është bërë imediate. Sipas Mimës, nga investigimet e kryera nga deget e tatim-taksave është evidentuar një shkallë e lartë abuzimi dhe mosraportimi real në listëpagesat e punonjësve. Përajshtim, sipas tij bën, vetëm sektori bankar si dhe një pjesë e fushës së sigurimeve, ku situata e raportimit rezulton të jetë mjaft afër realitetit. Pothuajse në të gjithë sektoret e tjerë janë evidentuar nënraportime dhe deklarime fiktive të nivelit të pagave. Po ashtu, Ministria e Financave në takimet e shumta të zhvilluara me komunitetin e biznesit mori dijeni se vendimi ekzistues po zbatohej në mënyrë jokorrekte nga punonjësit e tatim-taksave, sidomos në aplikimin e referencave të pagave të punonjësve të kualifikuar edhe për punonjësit e pakualifikuar, duke u bërë shkak për lindjen e kontradiktave dhe ankesave nga ana e biznesit. Rishikimi i bërë ndaj vendimit ekzistues shmang veprimet abuzieve në këtë drejtim, duke sjellë diferencimin e qartë të pagave sipas kategorive të përcaktuara. Mima ka theksuar se, rishikimi i këtij vendimi përbën një hap të rëndësishëm në luftën kundër informalitetit dhe evazionit fiskal dhe se këto ndryshime do të jenë të rëndësishme për përmirësimin e mbledhjes së tatimit mbi të ardhurat personale dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të cilat janë dy zërat më problematikë në sistemin tatimor shqiptar.

    Financat: Diferencimi i pagave ul kostot për biznesin

    Përcaktimi i nivelit të pagave është bërë duke marrë në konsideratë kontributet e përfaqësuesve të sipërmarrjes private, duke përfaqësuar edhe zërat e grupeve të interesit si dhe palëve të interesuara dhe të prekura nga ky vendim. Diferencimi i pagave, sipas Ministrisë së Financave, është në përputhje me realitetin e pagave në Shqipëri, si dhe me tregun e punës. Po kështu, sipas financave janë marrë në konsideratë edhe propozimet dhe sugjerimet e biznesit për sektorë të ndjeshëm të ekonomisë, si p.sh, sektorët që punojnë me lëndë të parë për rieksport apo material-porositësi që punësojnë rreth 70 mijë vetë. Kjo është bërë, me qellim që paga minimale e punonjësve të pakualifikuar të mos kalojë kufirin prej 16.000 lekësh, pasi jo vetëm është niveli real, por edhe sepse një nga arsyet që investitorët e këtij sektori shfaqin interes dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë është pikërisht krahu relativisht i lirë i punës. Sipas ministrisë, aplikimi i gabuar i vendimit të mëparshëm nga ana e inspektoreve tatimore ndëshkonte pa të drejtë punëdhënës të tillë, duke rënduar e deformuar kostot e prodhimit.

    Kategoritë e diferencimit të pagave

    Sipas përcaktimit të ri të pagave minimale, një pjesë e rëndësishme e diferencimit të pagave do të jetë edhe diferencimi mbi bazë të kualifikimit. Ky diferencim do të jetë midis punëtorëve të pakualifikuar e atyre të kualifikuar, teknikëve dhe specialistëve në zbatim, drejtuesve të degëve, njësive dhe specialisteve me arsim të lartë, si dhe drejtorëve dhe administratorëve të subjekteve. Ky diferencim është bërë në disa kategori. Sipas përcaktimit të vendimit të qeverisë, punë e pakualifikuar do të konsiderohen ato punë që nuk kërkojnë kualifikim paraprak apo që mund të kryhen nga një punëmarrës, pa patur nevojë për përvojë pune. Në këtë kategori përfshihen punë të tilla si: pastrues, korrier, shitës, kamarier, paketues, lavazhier, ngarkim-shkarkim me krahë, gërmim toke me krahë, qepës cope e lekure, etj.

    Punë e kualifikuar, sipas vendimit, quhen ato punë të cilët kërkojnë aftësim profesional, i cili mund të jetë fituar nëpërmjet arsimit profesional, kurseve të formimit profesional, apo gjatë praktikës. Po kështu, në diferencimin e pagave ka edhe një kategori e cila përcaktohet si ’Personel drejtues dhe tekniko-ekonomik’, e cila nënkupton, punëmarrës që kryejnë detyrën apo funksionin e manaxherit, drejtorit, administratorit, juristit, inxhinierit, teknologut, financierit, mjekut, web-masterit, faqosësit, kameramanit, specialistit teknik, ekonomik, të shitjeve, të blerjeve, përgjegjës sektori, degë, reparti, instruktor, etj.

    Tema

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Rama kunder ligjit per pagat

    Oli Xhilaga
    E Marte, 08 Maj 2007


    Selia roze kundershtoi dje nje tjeter nisme te qeverise "Berisha", e konkretisht ligjin mbi sistemin e pagave ne sektorin privat. Ne vazhden e kundershtive te saj ndaj projektligjeve te propozuara nga qeverisja e djathte, Partia Socialiste sinjalizoi dhe nje here tjeter pozicionin e saj kunder ligjit per sistemin e pagave ne sektorin privat. Sipas kesaj partie, asnje pervoje e ngjashme ne vendet e tjera nuk deshmon per ndermarrjen e nje nisme te tille, duke caktuar pagat ne sektorin privat me diktatin e ekzekutivit. Kreu i selise roze, Edi Rama, e kundershtoi dje ashper kete nisme te qeverise, duke shprehur qarte se, ashtu sikurse dhe per ligjin e gjobave, ky ligj do te hase ne oponencen e forte te opozites parlamentare. Duke argumentuar qendrimin e opozites kunder kesaj nisme, Rama theksoi se "Partia Socialiste nuk mund te pajtohet me nismat konfuze dhe eksperimentale te qeverise "Berisha", te cilat vazhdojne ende te rrisin tensionin dhe te perkeqesojne klimen e biznesit ne vend". Gjithashtu, ne vleresimin e tij mbi kete ligj, kreu socialist gjykoi se kjo eshte nje tjeter nisme, e cila konsiston ne goditjen e biznesit. "Pas nismes absurde te te ashtuquajturit "Ligji i Gjobave", tashme kjo qeveri, ne vazhdim te politikave per goditjen e biznesit, inicioi nismen te radhes per miratimin e nje vendimi qe merr persiper caktimin e pagave ne sektorin privat, gjoja ne emer te aplikimit te takses se sheshte, pageses se sigurimeve shoqerore dhe luftes kunder informalitetit ne ekonomi", u shpreh Rama gjate fjales se tij. Qendrimi kunder ketij ligji, sipas tij, bazohet ne faktin se nje veprim i tille, jo vetem qe nuk redukton informalitetin ne ekonomi, por e nxit biznesin per te gjetur rruge te tjera jashte kornizave ligjore, duke rritur ne menyre te pashmangshme informalitetin. Per te, ky ligj thellon veshtiresite e funksionimit dhe veprimtarise se sipermarrjes, duke imponuar kosto shtese per te dhe duke cuar drejt falimentimit nje numer te madh te tyre. Ai ka paralajmeruar se ky ligj nxit konkurrencen e pandershme dhe ndikon negativisht, duke deformuar arbitrarisht tregun e punes, duke dhene argumentet me te cilat justifikohet kundershtia ndaj ligjit per pagat. Madje, duke shkuar me tej, kreu i PS-se vuri ne dukje se "ky ligj zbulon qarte qellimin e kesaj qeverie qe keto veprime synojne thjesht dhe vetem marrjen e te ardhurave per buxhetin, gjendja e te cilit po veshtiresohet nga moscelja ende e fondeve per investime per kete vit". Per kete arsye, Rama beri thirrje per nje politike te re per menaxhimin e financave publike.

    PS, pese arsyet e kundershtimit te nismes

    Asnje pervoje e ngjashme ne vendet e tjera nuk deshmon per ndermarrjen e nje nisme te tille, duke caktuar pagat ne sektorin privat me diktatin e ekzekutivit;

    Nje veprim i tille, jo vetem qe nuk redukton informalitetin ne ekonomi, por e nxit biznesin per te gjetur rruge te tjera jashte kornizave ligjore, duke rritur ne menyre te pashmangshme informalitetin;

    Thellon veshtiresite e funksionimit dhe veprimtarise se sipermarrjes, duke imponuar kosto shtese per te dhe duke cuar drejt falimentimit nje numer te madh te tyre.

    Nxit konkurrencen e pandershme dhe ndikon negativisht, duke deformuar arbitrarisht tregun e punes;

    Zbulon qarte qellimin e kesaj qeverie qe keto veprime synojne thjesht dhe vetem marrjen e te ardhurave per buxhetin, gjendja e te cilit po veshtiresohet nga moscelja ende e fondeve per investime per kete vit.


    Koha jone
    #VamosArgentina

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Edushka Kunder Gjithckaje !qe Shkon Ne Dem Te Mafjes!!!

    Citim Postuar më parë nga thekthi
    Rama kunder ligjit per pagat

    Oli Xhilaga
    E Marte, 08 Maj 2007


    Selia roze kundershtoi dje nje tjeter nisme te qeverise "Berisha", e konkretisht ligjin mbi sistemin e pagave ne sektorin privat. Ne vazhden e kundershtive te saj ndaj projektligjeve te propozuara nga qeverisja e djathte, Partia Socialiste sinjalizoi dhe nje here tjeter pozicionin e saj kunder ligjit per sistemin e pagave ne sektorin privat. Sipas kesaj partie, asnje pervoje e ngjashme ne vendet e tjera nuk deshmon per ndermarrjen e nje nisme te tille, duke caktuar pagat ne sektorin privat me diktatin e ekzekutivit. Kreu i selise roze, Edi Rama, e kundershtoi dje ashper kete nisme te qeverise, duke shprehur qarte se, ashtu sikurse dhe per ligjin e gjobave, ky ligj do te hase ne oponencen e forte te opozites parlamentare. Duke argumentuar qendrimin e opozites kunder kesaj nisme, Rama theksoi se "Partia Socialiste nuk mund te pajtohet me nismat konfuze dhe eksperimentale te qeverise "Berisha", te cilat vazhdojne ende te rrisin tensionin dhe te perkeqesojne klimen e biznesit ne vend". Gjithashtu, ne vleresimin e tij mbi kete ligj, kreu socialist gjykoi se kjo eshte nje tjeter nisme, e cila konsiston ne goditjen e biznesit. "Pas nismes absurde te te ashtuquajturit "Ligji i Gjobave", tashme kjo qeveri, ne vazhdim te politikave per goditjen e biznesit, inicioi nismen te radhes per miratimin e nje vendimi qe merr persiper caktimin e pagave ne sektorin privat, gjoja ne emer te aplikimit te takses se sheshte, pageses se sigurimeve shoqerore dhe luftes kunder informalitetit ne ekonomi", u shpreh Rama gjate fjales se tij. Qendrimi kunder ketij ligji, sipas tij, bazohet ne faktin se nje veprim i tille, jo vetem qe nuk redukton informalitetin ne ekonomi, por e nxit biznesin per te gjetur rruge te tjera jashte kornizave ligjore, duke rritur ne menyre te pashmangshme informalitetin. Per te, ky ligj thellon veshtiresite e funksionimit dhe veprimtarise se sipermarrjes, duke imponuar kosto shtese per te dhe duke cuar drejt falimentimit nje numer te madh te tyre. Ai ka paralajmeruar se ky ligj nxit konkurrencen e pandershme dhe ndikon negativisht, duke deformuar arbitrarisht tregun e punes, duke dhene argumentet me te cilat justifikohet kundershtia ndaj ligjit per pagat. Madje, duke shkuar me tej, kreu i PS-se vuri ne dukje se "ky ligj zbulon qarte qellimin e kesaj qeverie qe keto veprime synojne thjesht dhe vetem marrjen e te ardhurave per buxhetin, gjendja e te cilit po veshtiresohet nga moscelja ende e fondeve per investime per kete vit". Per kete arsye, Rama beri thirrje per nje politike te re per menaxhimin e financave publike.

    PS, pese arsyet e kundershtimit te nismes

    Asnje pervoje e ngjashme ne vendet e tjera nuk deshmon per ndermarrjen e nje nisme te tille, duke caktuar pagat ne sektorin privat me diktatin e ekzekutivit;

    Nje veprim i tille, jo vetem qe nuk redukton informalitetin ne ekonomi, por e nxit biznesin per te gjetur rruge te tjera jashte kornizave ligjore, duke rritur ne menyre te pashmangshme informalitetin;

    Thellon veshtiresite e funksionimit dhe veprimtarise se sipermarrjes, duke imponuar kosto shtese per te dhe duke cuar drejt falimentimit nje numer te madh te tyre.

    Nxit konkurrencen e pandershme dhe ndikon negativisht, duke deformuar arbitrarisht tregun e punes;

    Zbulon qarte qellimin e kesaj qeverie qe keto veprime synojne thjesht dhe vetem marrjen e te ardhurave per buxhetin, gjendja e te cilit po veshtiresohet nga moscelja ende e fondeve per investime per kete vit.


    Koha jone





    Pagat minimale, në të gjitha vendet e reja të BE-së i cakton qeveria


    Nga Fitim Zekthi


    Përcaktimi i pagave minimale në sektorin privat është një praktikë që ka shumë kohë që ndodh në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Zëvendësministri i Financave, Florion Mima, ka bërë të ditur dje se, përcaktimi i pagave minimale nga qeveria për efekt të pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe të pagimit të tatmit mbi të ardhurat është në përputhje të plotë me ligjet e vendit dhe me vendimet e parlamentit. Në nenin 36 të ligjit 5560 “Për procedurat tatimore”, thuhet që: “ekzekutivi ka detyrë që në raste kur vëren që transaksionet janë larg vlerës së tregut t’i sjellë në këto nivele të vlerës së tregut”, - saktësoi zoti Mima. Zëvendësministri tha se, nëse shikohet vendimi në pikën 1 të tij thuhet se kur administrata tatimore verën se pagat në sistemin privat janë dukshëm nën vlerën e tregut në shitblerjen e shërbimit dhe dhënien e kundravleftës, ajo ka autoritetin t’i rivlerësojë sipas niveleve të dhëna në këtë vendim. Duke paraqitur këtë qëndrim zëvendësministri i Financave hodhi poshtë të gjitha arsyetimet e deritanishme se qeveria po hyn në të drejtën e biznesit për të caktuar pagat e këtij të fundit. Shumë vende të Europës Lindore, të cilat tashmë janë bërë edhe anëtare të Bashkimit Europian ka kohë që e zbatojnë një mekanizëm të tillë për pagat minimale. Zëvendësministri Mima tha se, në Bullgari është pothuajse identike, ashtu si edhe me vendimin e qeverisë sonë dhe Bullgaria është një vend që ka vuajtur gjithashtu nga informaliteti me pagat që ne kemi prezantuar me këtë vendim. Me dallimin e vetëm që atje nuk flitet për paga, por flitet për koeficientë. Koeficientin 1 e merr paga më e ulët dhe 10 e merr paga e manaxherit. Praktikisht është e njëjta gjë. Kjo gjë ndodh në Maqedoni, Rumani, pothuajse në gjithë Europën Qendrore. Metoda e llogaritjes së pagave është metoda alternative kur zbulohet se ka gënjeshtra dhe mashtrime. Gjithashtu, për sa i përket masës së punonjësve që do të preken nga ky vendim i qeverisë, zëvendësminitri saktësoi se, rreth nëntëdhjetë për qind e të punësuarve në biznesin e vogël, duke qenë se janë të vetëpunësuar nuk kanë asnjë lidhje me këtë vendim, pasi ata nuk kanë marrëdhënie punëdhënës-punëmarrës. Në përgjithësi, vendimi do të prekë të gjithë të punësuarit që kanë lidhje me aktivitete më të mëdha sesa biznesi i vogël. Ligji ka për qëllim të mos lejojë mashtrimet me pagat në biznesin e madh. Në lidhje me faktin se, nëse ky vendim mund të nxisë edhe më fshehjen e pagave reale nga biznesi, zëvendësministri tha se, pikërisht deri më sot, ka ndodhur e njëjta gjë. “Në rast se dikush sigurohet për 170 mijë lekë të vjetra, por nën dorë merr një pagë 500, 600 apo 1 milionë lekë të vjetra, lind një pytje: nga dalin këto para? Për këtë shkak duhet që punëdhënësi këto para t’i pasqyrojë në zërin e shpenzimeve dhe të pasqyrojë tatim fitimin. Në të vërtetë kjo nuk ndodh. Do të jetë punëdhënësi që do të duhet të jetë i detyruar që të deklarojë të gjitha shpenzimet. Ne kemi hyrë në një cikël nga i cili nuk mund të dalim dot dhe kjo është përpjekja e parë madhore për të dalë nga cikli dhe jemi të vendosur për të luftuar informalitetin në këtë pikë.”

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Qeveria përgjysmon taksat për punonjësit me paga të ulëta

    16/05/2007 - 20:12

    • Sipas këtij vendimi, tatimi për këto rroga do të fillojë në mbi 100 mijë lekë (të vjetra), pra, 100 mijë lekët e para të rrogës nuk tatohen


    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha tha se po përgatitet një vendim që ka për qëllim të ndihmojë biznesin dhe të krijojë një mbështetje të veçantë për punonjësit me rroga të ulëta. Sipas këtij vendimi, tatimi për këto rroga do të fillojë në mbi 100 mijë lekë (të vjetra), pra, 100 mijë lekët e para të rrogës nuk tatohen.

    “Në këtë mënyrë përgjysmohet barra fiskale mbi ta dhe kjo do të jetë e vlefshme për të gjitha rrogat deri në 300 mijë lekë (të vjetra)”, tha Kryeministri. Kryeministri vlerësoi gjithashtu se vendosja e taksës së sheshtë me 10 për qind për të ardhurat personale përbën lehtësimin më të madh të barrës fiskale që mund të vendoset mbi këto të ardhura. Në këtë mënyrë, biznesi shqiptar do të jetë biznesi me barrën më të ulët fiskale në Europë dhe më gjerë. “Rezultatet e këtij revolucioni fiskal dhe të përpjekjes sonë për të lehtësuar dhe thjeshtuar barrën burokratike mbi biznesin kanë sjellë frytet e para shumë pozitive”, u shpreh Kryeministri.


    Ai përmendi në këtë aspekt rritjen jashtë çdo parashikimi të eksporteve, ku në 4 mujorin e parë vitit 2007 eksportet, si vlerë, janë 28 për qind më të mëdha se ato të katër mujorit të vitit 2006, ndërsa si vëllim janë pothuajse dyfish për të njëjtën periudhë kohore. Po ashtu, Kryeministri përmendi rritjen me ritme të larta të kreditit bankar, rritjen e madhe të investimeve të huaja, të cilat për vitin 2006 kanë qenë në total rreth 370 milionë dollarë, rreth 125 dollarë për frymë, kundrejt vetëm 28 dollarë që ato kanë qenë në vitin 2004. Këto investime, tha Kryeministri, janë konkretizuar në projekte të mëdha që kapin disa miliardë euro, si projekti i Semanit, projekti i Devollit, projekti i TEC-it të Fierit, projekte në fushën e çimentos, etj.

    “Sipas ekspertëve më të mirë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe institucioneve të tjera, Shqipëria është realisht në prag shkëputjeje të madhe. Shkëputja e Shqipërisë është një dukuri që po rezonon pozitivisht kudo. Kjo ka bërë që kompani të mëdha, ndër më seriozet në botë, të përparojnë në projektet e tyre dhe të fillojnë së shpejti, brenda disa muajve, investime të cilat në totalin e tyre kapin vlera disa miliardë euro”, theksoi Kryeministri. (Departamenti i Informacionit)



    balkan web

  9. #9
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Po ja pra kemi disa shoke Rama qe na dalin e na thone jo paga minimale kaq se fillojne e pasurohen te gjithe. Kundershton Rama per mireqenien e popullit ndersa ktej del e na thote qe partia jone eshte ne sherbim te popullit. Jazek i qofte.
    Perse nuk del e te prononcohet per akuzat qe i ben prokuroria franceze ktij kleptokrati?

    Ligji per pagat do te miratohet dhe ne kete menyre do te rritet dhe mireqenia e popullit. Ne kete menyre do te shmanget ekonomia informale, boll punuan punetoret e nuk u paguhen sigurimet shoqerore, boll bene feste biznesmenet me punen e zeze, boll perfituan keta gjarperinj. Ka ardhur koha qe te respektohet demokracia, te respektohet puna e punetorit, te mare ate qe meriton gjithsekush.

    Imperator
    Albanian Perandory

  10. #10
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Imperator
    Perse nuk del e te prononcohet per akuzat qe i ben prokuroria franceze ktij kleptokrati?
    Pse, ç'ka bere trapi ne france ?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Qeveria përgjysmon taksat për punonjësit me paga të ulëta

    Derguar me: 16/05/2007
    • Sipas këtij vendimi, tatimi për këto rroga do të fillojë në mbi 100 mijë lekë (të vjetra), pra, 100 mijë lekët e para të rrogës nuk tatohen

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha tha se po përgatitet një vendim që ka për qëllim të ndihmojë biznesin dhe të krijojë një mbështetje të veçantë për punonjësit me rroga të ulëta. Sipas këtij vendimi, tatimi për këto rroga do të fillojë në mbi 100 mijë lekë (të vjetra), pra, 100 mijë lekët e para të rrogës nuk tatohen.

    “Në këtë mënyrë përgjysmohet barra fiskale mbi ta dhe kjo do të jetë e vlefshme për të gjitha rrogat deri në 300 mijë lekë (të vjetra)”, tha Kryeministri. Kryeministri vlerësoi gjithashtu se vendosja e taksës së sheshtë me 10 për qind për të ardhurat personale përbën lehtësimin më të madh të barrës fiskale që mund të vendoset mbi këto të ardhura. Në këtë mënyrë, biznesi shqiptar do të jetë biznesi me barrën më të ulët fiskale në Europë dhe më gjerë. “Rezultatet e këtij revolucioni fiskal dhe të përpjekjes sonë për të lehtësuar dhe thjeshtuar barrën burokratike mbi biznesin kanë sjellë frytet e para shumë pozitive”, u shpreh Kryeministri.


    Balkanweb
    #VamosArgentina

  12. #12
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348

    Tatimi i rrogës, ulet për pagën minimale, rritet për të tjerat

    Vendimi i ri për rrogat deri në 30 mijë lekë, nuk tatohet 10 mijë lekëshi i parë

    Fabiola Çela




    Qeveria ul tatimin mbi pagën minimale. Pagat e tjera, sipas llogaritjes, do të paguajnë më shumë para si tatim mbi të ardhurat.

    Qeveria vendosi dje të zbresë 10 mijë lekë, për efekt tatimesh, për të gjitha pagat referuese për sistemin privat. Kjo për pagat deri në 30 mijë lekë. E thënë ndryshe, të gjitha pagat deri në 30 mijë lekë do të tatohen duke zbritur 10 mijë lekë. Vendimi pritet të hyjë në fuqi më datë 1 korrik, bashkë me zbatimin e taksës së sheshtë. Kjo e fundit e barazon të gjithë shkallën e tatimit mbi të ardhurat në 10 për qind për të gjitha kategoritë e pagesës. Por duket se shembujt e tatimit të ri favorizojnë vetë pagat minimale.

    Shembujt
    Me sistemin e ri të pagave referuese, që qeveria do të zbatojë për tatimet në biznesin privat, paga minimale është 17 mijë lekë. Sipas sistemit aktual të tatim-fitimit, kjo pagë tatohet 5 për qind. Pra çdo i punësuar që deklaron një pagë 17 mijë lekë, paguan në tatime 850 lekë në muaj. Në 1 korrik tatim mbi të ardhurat do të bëhet 10 për qind, por pagës minimale për efekt tatimesh do t’i zbriten 10 mijë lekë. Pra paga minimale e tatueshme do të bëhet 7 mijë lekë, dhe çdo i punësuar me ketë nivel page do të paguajë në tatime 700 lekë në muaj. Për pagën minimale të punësuarve me vendimin e ri, do t’i kursehen 150 lekë në muaj. Por e kundërta ndodh me një pagë 25 mijë lekë. Sipas sistemit aktual të tatimit mbi të ardhurat, kjo pagë aktualisht tatohet me 5 për qind. Pra çdo i punësuar me pagë 25 mijë lekë paguan për tatimet 1250 lekë në muaj. Me ndryshim e ri, paga që do t’i nënshtrohet tatimeve do të jetë 10 mijë lekë më pak, pra 15 mijë lekë. Por tatimi do të bëhet 10 për qind. Kështu një i punësuar me këtë pagë, në korrik të këtij viti do të japë për tatimet 1 500 lekë në muaj. Pra 250 lekë më shumë se aktualisht.

    Ndryshimet
    Punonjësit, paga e të cilëve arrin deri në 30 mijë lekë, nuk do t’u tatohet 10 mijë lekëshi i parë. “Për punonjësit me rroga të ulëta, tatimi do të fillojë në mbi 100 mijë lekë të vjetra. Pra, 100 mijë lekët e para të rrogës nuk tatohen. Në këtë mënyrë përgjysmohet barra fiskale mbi ta dhe kjo do të jetë e vlefshme për të gjitha rrogat deri në 300 mijë lekë, apo 30 mijë lekë të reja”, është shprehur dje Berisha. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 korrik së bashkë me taksën e sheshtë prej 10 për qind. “Me këtë barrë fiskale, deri tani 20 për qind por që zbret në 10 për qind, së bashku me zbritjen që i bëhet me 150 për qind tatim-fitimit, që nga 25 zbret në 10, me uljen e ndjeshme vitin e kaluar të sigurimeve shoqërore për punëdhënësit me 31 për qind, biznesi shqiptar do të jetë biznesi me barrën më të ulët fiskale në Evropë dhe më gjerë”, theksoi kryeministri.

    Treguesit fiskalë
    Sipas kreut të qeverisë, Berisha, nismat e qeverisë për uljen e barrës fiskale i kanë dhënë tashmë frytet e para. Investimet e huaja në vitin 2006 kanë qenë në total rreth 370 milionë dollarë, rreth 125 dollarë për frymë, kundrejt vetëm 28 dollarë që ato kanë qenë në vitin 2004. “Projekti i Semanit, me vlerë 2.3 miliardë euro, është në prag të nisjes nga zbatimi, pasi janë përfunduar të gjitha studimet për riklasifikimin e gazit të lëngshëm, termocentralit 1200 megavat dhe linjës së transmetimit për në Itali”, u shpreh ai.



    17 mije leke
    do të paguhet vetëm 700 lekë tatim mbi të ardhurat personale. Sipas vendimit, që hyn në fuqi më 1 korrik individët që kanë pagën 17000 lekë do të paguajnë 10 për qind tatim mbi të ardhurat personale vetëm për 7 mijë lekë, duke eliminuar kështu 10 mijë lekëshin. Në këtë mënyrë qeveria ka ulur barrën fiskale për këtë kategori.
    30 mije leke
    do të paguajnë 10 për qind tatim mbi të ardhurat personale vetëm për 20 mijë lekë. Ky vendim i qeverisë do të hyjë në fuqi më 1 korrik së bashku me taksën e sheshtë. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi tatimi mbi të ardhurat personale nuk do të jetë më i shkallëzuar, por do të jetë 10 për qind për të gjithë.



    Qeveria mbush arkën e shtetit, zbraz xhepat e punonjësve

    Rritja e pagës minimale, uli numrin e të siguruarve
    Ministria e Punës: Nuk kemi shifra reale për papunësinë

    Qeveria ka ndryshuar nivelin e pagës minimale duke e rritur atë. Si rrjedhojë e këtij vendimi, rritet edhe niveli i taksës së punës. Ky vendim i qeverisë ka nisur të japë efektet e para negative në formalizimin e ekonomisë shqiptare. Gjatë 4-mujorit të fundit të vitit 2006 biznesi vendas ka ndihmuar në formalizimin e ekonomisë shqiptare. Kjo, pasi gjatë kësaj periudhe numri i punonjësve të siguruar në sektorin privat u rrit, në këtë hark kohor u regjistruan 35 mijë individë të rinj në skemën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. Por me rritjen e pagës minimale në muajt e parë të këtij viti, numri i punonjësve të siguruar në sektorin privat pësoi ulje. Kështu është shprehur dje Muharrem Xhelili, drejtori i politikave të punësimit në Ministrinë e Punës gjatë një tavoline të rrumbullakët të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Me këtë vendim të saj qeveria ka rritur rrjedhimisht edhe shumën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore që paguan punëmarrësi. Gjithashtu qeveria rrit të ardhurat në arkën e shtetit por nga ana tjetër zbraz xhepat e shumë punonjësve. E gjitha kjo ndodh në një kohë kur shifrat e papunësisë në Shqipëri janë në nivele alarmante. Ende nuk ka të dhëna të sakta mbi nivelin e papunësisë në Shqipëri. Sipas Xhelilit niveli i papunësisë arrin në 13,6 për qind duke shënuar një ulje simbolike prej 0.2 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit 2006. Niveli më i lartë i papunësisë është në zonat e thella të vendit. Ajo çka të bie në sy është fakti se të rinjtë zënë një vend të konsiderueshëm në listën e të papunëve. Ndërkaq, sipas Xhelilit, zyrat e punës nuk e kryejnë siç duhet funksionin e tyre. Kjo, pasi nuk e kanë infrastrukturën e duhur, çka do të thotë se të gjitha të dhënat janë të shkruara në letër dhe jo të hedhura në kompjuter, çka do ta lehtësonte së tepërmi punën. Në takimin e djeshëm Xhelili prezantoi strategjinë e punësimit dhe formimit profesional, objektivat dhe instrumentet. Ai vuri theksin se nëpërmjet hartimit të kësaj strategjie synohet të arrihet një nivel i lartë i punësimit në të gjithë ekonominë dhe për të gjitha kategoritë e tregut të punës. Mund të përcaktohen metoda të reja të menaxhimit të bizneseve me qëllim që t’u krijohet mundësia për t’i bërë ballë ndryshimeve ekonomike, globalizmit, përballimit të konkurrencës, etj, duke krijuar mundësinë e zgjerimit të formave të ndryshme të formimit profesional.



    Vendimi i parë
    Që nga 21 shkurti i këtij viti qeveria ka ndryshuar nivelin e pagës minimale 14 mijë lekë në 19 700 lekë në muaj. Sipas vendimit që është në fuqi, që nga data 21 shkurt të punësuarit janë ndarë në dy kategori. Kategoria e personelit drejtues dhe tekniko-ekonomik dhe kategoria e atyre që punojnë në punë të kualifikuar. Në kategorinë e parë, paga referuese për efekt kontributesh shoqërore varion nga 35 mijë lekë deri në 64 815 lekë në muaj. Ndërsa në kategorinë e dytë paga varion nga 19 700 lekë deri në 33 700 lekë në muaj.

    vendimi i dyte
    Më 1 korrik paga minimale do të jetë 17 mijë lekë për Tiranën dhe 15 mijë lekë për qytetet e tjera. Në vendimin e dytë paga për sektorin privat është e ndarë në 5 kategori. Ndërkohë me hyrjen në fuqi të taksës së sheshtë të gjithë punëmarrësit do të paguajnë 10 për qind tatimin mbi të ardhurat personale nga 20 për qind që është aktualisht. Këtu është parashikuar të ketë një lehtësim për punonjësit paga e të cilëve arrin deri në 30 mijë lekë.
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Paga Minimale në Shqipëri: propozimi i ministrisë, 25,000 lekë

    Propozimet për rritjen e pagës minimale në shkallë vendi

    Ministria e Financave propozon shifrën 25 mijë lekë, Këshilli i Punës, 21 mijë

    Jonida Tashi

    Masa e pagës minimale në shkallë vendi pritet të ndryshojë së shpejti. Këshilli kombëtar i Punës ka mbledhur dje grupin e punës dhe anëtarët që përfaqësojnë biznesin, për të diskutuar variantin e ri të pagës minimale. Në rendin e ditës ishte caktuar vetëm tema e diskutimit mbi pagën minimale, pa përmendur masën e propozuar. Megjithatë, burime pranë grupit të punës thonë për një variant të propozuar nga Ministria e Financave në masën 25 mijë lekë të rinj në muaj bruto, ndërsa Këshilli i Punës mendon ta ulë në 21 mijë lekë. Aktualisht, paga minimale është rreth 18 mijë lekë, nga 11.5 mijë lekë që ishte në vitin 2005 dhe ka pësuar rritje tri herë brenda një harku kohor 4-vjeçar. Vendosja e pagës minimale bëhet për të mbrojtur shtresat sociale që punojnë me kohë të plotë, por, nga ana tjetër, shikohet me rezerva për biznesin që paguan kontributet, duke i rënduar kostot.

    Mbledhja
    Mbledhja ka pasur debate, pasi anëtarët e Këshillit Kombëtar të Punës kanë paraqitur studimet e tyre, bashkë me propozimet, të cilat synojnë rrëzimin e variantit të Ministrisë së Financave. Megjithatë, nuk ka ende një konfirmim zyrtar të nivelit të ri të pagës, për aq kohë sa diskutimet sapo kanë nisur dhe propozimet duhet të miratohen nga Këshilli i Ministrave. Gjithsesi, çdo rritje e pagës minimale sjell kosto për biznesin, sidomos atë të prodhimit të tekstileve, pra atë fason. Rritja e fundit e pagës minimale në shkallë vendi është bërë vitin e kaluar, kur qeveria sapo kishte miratuar masën e kontributeve për punëdhënësit me 5 për qind, duke krijuar në një farë mënyre balancim në arkën e shtetit. Me pagën e re të rritur, qeveria synon të shtojë të ardhurat në arkën e saj, tashmë të zbrazur, pasi llogarit kontributet dhe taksën mbi pagë.

    Rritja
    Rritja e pagës minimale do të ndikojë në financat e bizneseve, pra direkt te masa e fitimit, pasi subjekteve do t’u duhet të paguajë më shumë kontribute për punëmarrësin. Një tjetër fenomen negativ lidhet me punësimin e të rinjve, të cilët nuk nxisin biznesin për aq kohë sa pagat minimale rriten në masën e pagave që marrin të punësuarit me eksperiencë. Gjatë tremujorit të katërt 2009, forca e punës është 1 042 618 persona, ndërsa shkalla e papunësisë së regjistruar është 13.75%. Numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat bujqësor nga tremujori i dytë 2008 deri në tremujorin e tretë 2009 është vlerësuar sipas Anketës së Forcës së Punës 2007 dhe për tremujorin e katërt 2009 është vlerësuar sipas Anketës së Forcës së Punës 2008. Sipas këtij vlerësimi, numri mesatar i të punësuarve në këtë sektor për tremujorin e katërt 2009 është 496 190. Numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor është ulur me 0.9% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Numri mesatar i të papunëve të regjistruar gjatë tremujorit të katërt 2009 është 143 340, ndërsa numri mesatar i të papunëve që përfitojnë pagesë papunësie është 10 050. Niveli mesatar i ndihmës së pjesshme ekonomike është 3150 lekë, ndërsa niveli i ndihmës ekonomike të plotë është 3900 lekë. Niveli bazë i pagesës së papunësisë është 6340 lekë.


    Albania
    15 Maj 2010

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    A nuk te nxit shprese kur sheh se si administrata jone e dashur nuk ka lexuar as edhe nje faqe ekonomie dhe na del me idiotesira te tilla? Po pse nuk e bejne pagen minimale nje milion euro dita dhe keshtu behemi te gjithe te pasur?

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    sa eruo i bie kjo ?
    We are all Aliens

  16. #16
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Nese nuk gaboj rreth 190 euro

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2006
    Postime
    32
    Postimet në Bllog
    1
    Po aq eshte paga minimale
    Ndryshuar për herë të fundit nga besnikuu : 13-08-2010 më 10:14

  18. #18
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Dhe ujguret e tiranes marin 3 here me shume se paga minimale (ndihma sociale)
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Paga minimale 20 mije lekë, Qeveria miraton vendimin

    TIRANE- Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen e pagës minimale në në shkallë në masën 5.2 përqind, krahasuar me pagën minimale aktuale. Sipas këtij vendimi paga minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person fizik dhe juridik, vendas ose i huaj, do të jetë 20 000 lekë në muaj. Vendimi parashikon që kjo pagë minimale të fillojë efektivisht nga data 1 korrik 2011.

    Gjithashtu, për një mbrojtje më të mirë të punonjësve që punojnë me kohë të pjesshme ose jashtë kohës normale të punës është parashikuar edhe paga orare në masën 115 lekë. “Sipas sistemit të pagave të punonjësve mbështetës, mbi pagën bazë jepen shtesa për vështirësi, dëmshmëri shëndeti, natyrë të veçantë pune, vjetërsi në punë etj., të cilat shkojnë mesatarisht në 50 përqind mbi pagën bazë.

    Kështu, duke llogaritur këto shtesa, paga për punonjësit që punojnë në punët më të thjeshta në sektorin shtetëror shkojnë mesatarisht në rreth 30 000 lekë në muaj. “- njofton zyra e shtypit pranë Këshillit të Ministrave.

    (s.g/balkanWeb)

Tema të Ngjashme

  1. Lajme ekonomike
    Nga Era1 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 09-05-2008, 15:03
  2. 1 korrik, rrogëtarët 10 % tatim
    Nga Zemrushja në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 01:25
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-06-2004, 07:24
  5. Rritet paga minimale mujore
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-06-2004, 06:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •