Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Gjykata K.: Antikushtetues komisioni parlamentar hetimor ndaj pasurisë së shtetarëve

    "Kuvendi të hetojë Berishën"

    Braçe: Komision nga e para me më shumë fakte



    Kryeministri Sali Berisha humb betejën përballë opozitës. Gjykata Kushtetuese dje ka shpallur si jo të ligjshëm vendimin e Kuvendit, për të mos e lejuar ngritjen e komisionit hetimor për familjen e kreut të qeverisë. Ashtu sikurse ka cilësuar antikushtetues komisionin e ngritur nga mazhoranca për hetimin e të gjithë krerëve të shtetit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste, e cila ka premtuar se do zgjerojë tanimë objektin e hetimit me prova të reja. Duke mos u tërhequr nga kërkesa e cilësuar si tërësisht e drejtë prej organit më suprem ligjor në vendin tonë. Deklarimet e reja të pasurisë do jenë pjesë e materialeve shtesë, që opozitarët do të debatojnë në komisionin hetimor.

    Vendimi

    Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim një ankimim të Partisë Socialiste, e cila kundërshtonte vendimet e Kuvendit. Objekti i diskutimit mes anëtarëve të gjykatës ishte zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes shumicës dhe pakicës në Parlament. Pasi ka analizuar kushtetueshmërinë e vendimeve, gjykata ka dalë me një konkluzion. Sipas tij, vendimi numër 59 i Kuvendit i marrë në shtator si propozim i shumicës, me objekt ngritjen e komisionit hetimor për pasuritë e shtetarëve, është në shkelje me Kushtetutën. Ndërsa vendimi numër 60, ku Kuvendi rrëzoi kërkesën e disa deputetëve të Partisë Socialiste për të hetuar pasuritë dhe lidhjet nepotike të familjes Berisha, ka rezultuar me shkelje ligjore. Vendimi i hap rrugën miratimit tanimë të komisionit hetimor për Kryeministrin si kërkesë e ligjshme e pakicës parlamentare. I vetmi kusht për Gjykatën Kushtetuese është mjaftueshmëria e provave dhe dyshimeve për të ndërmarrë nismën.

    Reagimi

    Një prej iniciatorëve të komisionit hetimor, deputeti Erion Braçe, reagoi dje menjëherë pas vendimit të Kushtetueses. Sipas tij, ajo çka u vendos ishte më se e drejtë, duke vënë në vend drejtësinë. Braçe, në prononcimin për "Shqip", konfirmoi se opozita tanimë ka një detyrim kushtetues, të çojë deri në fund nismën. Ai siguroi se shumë shpejt do të konkretizohet sërish kërkesa për komisionin hetimor. Braçe shtoi se objekti i hetimit, pas deklarimeve të reja të pasurive, është zgjeruar. "Janë shtuar flakareshat e Berishës me miliona euro, deklaratat e pasurisë së mbesës, kunatës dhe vajzës Argita Malltezi", konstatoi Braçe.

    Përplasjet

    Grupi parlamentar i Partisë Socialiste shumë muaj më parë kërkoi publikisht ngritjen e një komisioni hetimor për lidhjet nepotike dhe konfliktin e interesit në familjen kryeministrore. Ndërsa paraqiten shumë prova, mes të cilave edhe mosdeklarimi, sipas tyre, nga Kryeministri i një apartamenti të ri në të cilin banon. Mazhoranca nxitoi menjëherë, duke iu kundërpërgjigjur kësaj nisme të deklaruar nga pakica. Të djathtët depozituan pak orë para socialistëve në zyrën e Topallit një kërkesë për një komision hetimor për gjithë drejtuesit e shtetit, përfshirë këtu edhe kreun e qeverisë. Kjo nuk u pranua nga pakica, e cila insistoi në Kuvend që të miratoheshin të dyja komisionet hetimore. Me shumicë kartonësh Kuvendi rrëzoi kërkesën e të majtëve dhe miratoi komisionin e kërkuar nga shumica.

    Dështimi

    Komisioni hetimor për pasuritë e shtetarëve, i iniciuar nga shumica në pushtet dhe i miratuar nga Kuvendi, rezultoi një dështim i plotë. Që në fillim, deputetët e opozitës deklaruan bojkotin, duke zgjedhur të mos marrin pjesë në këto mbledhje. Kjo, për aq kohë sa shumica nuk kishte miratuar hetimin e familjes së Kryeministrit. Pavarësisht kësaj, komisioni në fjalë realizoi pak mbledhje, mes të cilave i kërkoi Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të gjithë formularët e deklarimit. Përveç kësaj, komisioni nuk arriti të konkludonte në asnjë hetim konkret dhe shkoi drejt dështimit, duke treguar në një farë mënyre se e gjithë nisma ishte pasojë e luftës politike mes shumicës dhe opozitës për komisionet hetimore.

    Berisha

    Shifrat e pasurisë për vitin 2006

    Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në formularin për vitin 2006 një depozitë bankare kursimi në emër të gruas Liri Berisha në masën 44774 lekë. Ai ka shënuar edhe një tjetër llogari rrjedhëse në bankë në emër të gruas në shumën 6593 lekë, një tjetër depozitë në emrin e tij në masën 191 lekë dhe një llogari rrjedhëse në masën 5137 lekë. Në një tjetër bankë, Liri Berisha ka deklaruar për vitin 2006 një shumë prej 351672 lekësh. Gjendja në kesh është e ndarë në dy pjesë: e para 800000 mijë lekë dhe tjetra 150000 mijë lekë. Të ardhurat vjetore nga paga si Kryeministër janë në masën 2469960 lekë, të ardhurat nga dietat me jashtë 3680 euro dhe të ardhurat nga paga e gruas, 401616 lekë. Kryeministri, në mbështetje të asaj çka është deklaruar prej tij, rezulton të mos ketë kryer asnjë transaksion bankar të madh apo ndonjë blerje e shitje kapitalesh të patundshme.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    dmth do hetohet pasuria e Argites dhe e dajkos se argites?
    Mjer Berisha

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Do hetohet, por mendoj se do dali shum keq jo vetem ai po dhe shume te tjere..

    Shpresoj qe drejtesia te rivihet ne vend..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Pasi ka analizuar kushtetueshmërinë e vendimeve, gjykata ka dalë me një konkluzion. Sipas tij, vendimi numër 59 i Kuvendit i marrë në shtator si propozim i shumicës, me objekt ngritjen e komisionit hetimor për pasuritë e shtetarëve, është në shkelje me Kushtetutën. Ndërsa vendimi numër 60, ku Kuvendi rrëzoi kërkesën e disa deputetëve të Partisë Socialiste për të hetuar pasuritë dhe lidhjet nepotike të familjes Berisha, ka rezultuar me shkelje ligjore.
    Mjafton të lexosh kete perfundim te Gjykates Kushtetuese per te kuptuar se Shqiperia nuk paska nje Gjykate Kushtetuese por paska një sërë majmunësh te veshur me roben e zeze të gjyqtarit qe nuk kane arritur akoma stadin e duhur te evolucionit per te menduar si njerez.

    Pra qenka kushtetuese per kuvendin qe te ngreje nje komision hetimor per familjaret e nje kryeministri, edhe pse keta familjare nuk jane aspak figura publike dhe politikane apo njerez te veshur me pushtet, por nga ana tjeter na qenkerka anti-kushtetuese per Kuvendin e Shqiperise qe te hetoje pasurite e njerezve te qeverise e administrates shteterore?!

    Keta lloj gjyqtaresh qe aplikojne kete lloj llogjike nuk e kane vendin ne gjykaten me te larte te vendit, e kane vendin ne kafazet e Kopshtit Zoollogjik ne Tirane.

    Ky eshte nje nga lajmet me te cmendura qe kam lexuar ndonjehere ne jeten time.

    Albo

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Cudia me e madhe tre dit zgjat..

    Nuk me duket aspak cudi. Fakti qe eshte abuzuar me shume ceshtje me le te kuptoj se ka shume pika ne te cilet jo vetem Berisha po dhe shum pushtetare te tjere te te majtes apo te te djathes kane bere veprime te paligjshme. Te behet nje verifikim, nuk do te thote se eshte akuzuar per vjedhje apo jo? Thjesht nje verifikim mbase do te ishte i nevojshem. S'ka asgje te keqe. Ku e shef te keqen ti? Nese ai eshte aq i paster, s'ka pse te merzitet..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Zemrushe:

    Kryeministrin Berisha dhe pasurine e tij le tia hetojne jo 1 here por 100 here po te duan dhe kjo eshte mese normale kur ke te besh me nje burre shteti qe udheheq qeverine e vendit. Ajo qe nuk eshte normale, bile une do ta quaja cmenduri me brire eshte per Gjykaten Kushtetuese te thote qe eshte normale per nje Kuvend te hetoje vajzen, djalin, vjehrrin, kunatin apo baxhanakun e nje kryeministri, kur te gjithe keta jane ne moshe madhore e kane familjet e tyre e nuk i lidh asgje me pushtetin e votes se shqiptareve. Shqiptaret ia dhane voten Berishes dhe jo gruas, apo vajzes se Berishes pasi Berisha merret me politike, ata nuk merren me politike. Por kjo eshte cmenduria e vogel, cmenduria e madhe eshte ajo me poshte.

    Duke thene se eshte antikushtetuese per Kuvendin e Shqiperise qe te ngreje nje komision hetimor mbi pasurine e burrave te shtetit qe kane udhehequr ekzekutivin shqiptar ne keto 2 dekadat e fundit, do te thote qe Gjykata Kushtetuese shkel me kembe pushtetin legjislativ dhe i heq nje prej kompetencave kryesore cdo parlamenti te botes: te hetoje pushtetin ekzekutiv e te beje transparencen publike para zgjedhesve.

    Po i hoqe kuvendit te drejten per te hetuar, atehere duhet ti ndryshosh edhe emrin nga Kuvendi i Shqiperise ne Kafeneja e Shqiperise.

    Albo

  7. #7
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Pikerisht..

    Ti ke te drejte me kete qe thua por.. jane disa aspekte te tjera besoj qe kane arritur te cojne Gjykaten Kushtetuse ne keto vendime..

    Fakti qe jane zhdukur parate qe ndodheshin ne arken e shtetit te firmave piramidale.. (flas per ato qe jane te dokumentuara) nuk te ben te mendosh se jane zhdukur nga pushtetaret ato? Madje mendoj se kane gisht te dyja partite. Qe te kete kaq shume "egersi" ne publik mes pushtetareve mua me ben te dyshoj se marredheniet reale te tyre nuk jane ato qe shprehin ne publik, por jane thjesht "Gjeste Aktrimi". Ky eshte mendimi im, i gabuar apo i drejte, eshte thjesht nje hipotez..

    Nga ana tjeter, mendoj se nuk eshte gabim. Pse? Sepse eshte mese normale te vertetohet pasuria e dikujt qofte pushtetar apo jo. Me thuaj sa shtetas te thjeshte jane gjykuar ne Amerike sepse ne bilancin e asaj qe kane marre me ate qe kane deklaruar eshte gjetur nje mosperputhje. Te verifikosh nuk do te thote te akuzosh. Ky eshte mendimi im Albo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 06-05-2007 më 03:13
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #8
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    ..................................................
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 06-05-2007 më 03:12
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    menjfjale ..gjykatat shqiptare urdherohen nga erion bracja.. ki eshte perfundimi..

    po e dinim kete neve ..

    gjykata moisiu sallaku e krejt jan leva te partise se punes..

    meqe erioni tani eshte si nje pun ramizo hysniu i edvin enverit.. eshte krejt e qarte se dhe aranitet dhe rrap minot dhe haxhi lleshet.. e sotshem marrin direktivat nga zira e selise roze..

    e mor 3 korrik qe u lodhe kot..

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Ne Gjykaten Kushtetuese ben pjese Fehmi Abdiu. Ne vitin 1988-te gjykatesi FEHMI ABDIU, denoj me varje ne litar poetin HAFZI NELA.....................(populli i Kukesit u detyrua ME FORCE TE SHIKONTE TE VARUR NE SHESH POETIN)..........Ja ç'fare shkruante poeti Hafzi Nela ne vitin 1981, i mbushur me shprese nga ngjarjet ne Kosove, ne poezine.....

    -NUSJA E FLAMURIT-

    Lavdi çikes Kosovare
    Si nje shqerke, si nje manare
    I del tankut, i thote "Ndal"
    Rritet, ngrihet sa nje mal........

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Ne gazeten Shqiptare me dt.04,05,2007 shkruhej se zedhenesi i Sali Berishes, zoti GRID RROJI . Ka shkruar ne forume kunder Amerikes.
    KUJDES! SE GAZETARET E ZELLSHEM PO JU PERGJOJNE.......... LUM NE PER KETA GAZETARE...............Pastaj rrime e shpresojme qe te hapen dosjet!!!!!!!!
    KUJDES! Nese do te merreni me politike (OSE DONI TE BENI KARRIERE NE SHQIPERI) me vone, mund t'ju kujtojne ç'fare keni shkruar............. NE FORUM!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!1

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e lexova dhe une ate spiunimin urgjent qe bente nje fare gilmana bushati ne gsh per kte grid rrojin..
    edhe dulla i bente keto..
    ai vraponte i pari ne ambasad jugosllave apo sovietike apo kineze per te raportuar shoket e udheheqjes e pasi merrte mbeshtetjen e tire ju a fuste atyre shokve me pikpamje "armiqesore" e i genocidonte fiserisht..
    keshtu dhe gilmana e ed rames me vrap ka gerrmuar neper dosjet e saje e ka spiunuar kte grid rroqen..
    kjo verteton se media-mafia eshte nje Sekuritate me vehte qe gjurmon grumbullon e sajon per llogari te kupoles mafioze qe tani ka si trojke.. edvin meto ceko zabit gjinushnë.. pra nje band djajsh te neveritshem..
    gilmana vertetoi se ben pjese ne kte rrjet apo fabrik spiunazhi.. qe ai komisioni athershem parlamentar nuk arriti ta demaskoje..
    ishte nje liste e gjat me gazetare te llojit mustaf nano e sipuna tipi kesaj gilmano malltezo kullo anila eriona.. e compani qe merrnin jo vetem rrog e honorare ne media por kishin dhe bordero ne shik te fushes klos mejdan-fatos..
    ai komision deshtoj sepse ne krye ishte tartobiq ngjela qe athere i besonte pd-ja..
    eshte e veshtire te cenosh le me ta mundesh mafien shqiptare..
    sipas erion braces.. dhe nje far ilir kulle i kishte dosjet e policis italane per ceshtjen aldo dondollaku..
    cne ki ilir kulla i gsh-se te kete aq kartabianke te hije neper sirtaret e policise italane dhe ato cka merr atje nuk i dorzon ne publik as ne shikun zyrtar as ne polici te shtetit tone..
    kjo do te thote se GSh dhe media mafia eshte shtet me vehte dhe se 3 korriku i ka ngrene m.unë mafies..
    po ketij kulles i del emri ne organizimin e vrasjes se intelektualit 7 gjuhesh drin komandant ekrem rexhes.. ne prizren..

    eshte .. si nje kope lepujsh shteto-qeverria e berishes.. para lukunise me cakej krokodila rinoceronte ujqer e tigra siberie.. te mafise se edvin ramos..

    ne e moren dhe nji here si me 96-97.. edvin gjinusho cekat.. mbeshtetjen lino-tenet-stejt department-iane (se ate po perpiqen ta marrin) athere kodrat polpotoiste me kafka e kufoma te terhequra zvarre rrugve sipas recetave kastriot islamce do benen ne cdo fshat e qytet ku ka demokrat.. dhe qindra luiza do i stervisin nockat mbi kufomat e te mjerve demokrate..

    i ngrati berish..

    eshte larg te qenit.. burr shteti i afte .. qe tu a thyeje dhembet mafies vampiro envero kanibale edvino meto ceko gjinusho zabito-miljardare te digitalizuar e armanozuar..

    ..


    fli bamir topthi fli..



    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 06-05-2007 më 11:30

  13. #13
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Braçe: Pasuria e Argitës? Dyshoj te Laskaj

    Deputeti i PS, akuza Inspektoratit


    Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Erion Braçe, dyshon në hetimin e Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive për vajzën e Kryeministrit. Në një intervistë për "SHQIP", ai sqaron se ndonëse u deklarua se po vërtetohen të dhënat, nuk u bë asnjëherë publik rezultati i tyre. Sakaq Braçe argumenton insistimin e opozitës për hetim ndaj Kryeministrit dhe familjes së tij. Institucioni i drejtuar nga Fatmira Laskaj, sipas Braçes, nuk po bën të njëjtën punë që bënte dikur teksa raportonte në Kuvend edhe pas matjeve në apartamentet e ish-kryeministrit Fatos Nano.

    Zoti Braçe, Gjykata Kushtetuese dy ditë më parë i dha të drejtë opozitës në kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për lidhjet nepotike dhe pasurinë e familjes së Kryeministrit Sali Berisha. Si e vlerësoni këtë vendim?

    Vendimi dha drejtësi për një çështje që ne e kemi diskutuar shumë gjatë në Kuvendin e Shqipërisë, dha drejtësi për dy anë të kësaj çështjeje. Së pari, për të drejtën e opozitës për të hetuar pasurinë, konfliktin e interesave dhe lidhjet nepotike të Kryeministrit Berisha e familjarëve të tij. Ne donim të hetonim në këtë drejtim, Parlamenti na e mohoi, kërkesa jonë nuk u mor parasysh duke u hedhur poshtë. Së dyti, gjykata dha drejtësi edhe në drejtimin tjetër, në vendimin e Parlamentit për të ngritur komision hetimor për personalitete të larta të shtetit, siç ishte Presidenti, Prokurori i Përgjithshëm, kryetari dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Gjykatës së Lartë etj. Këto ne besojmë se u futën qëllimisht në atë vendim të Parlamentit thjesht dhe vetëm për ta bërë antikushtetues. Që në momentin e parë që u votuan, ne ia kumtuam edhe zonjës Topalli dhe gjithë mazhorancës se po bënin një shkelje kushtetuese. Komisioni, sipas nesh, nuk do të funksiononte për shkak të kësaj shkeljeje. Në fakt, ashtu siç rezultoi, komisioni nuk funksionoi absolutisht për asnjë ditë, nuk u mblodh asnjëherë. Gjykata Kushtetuese e ka shpallur antikushtetuese atë nismë të mazhorancës, që në vlerësimin tonë ishte vetëm për të bërë dëm e për të hedhur hije dyshimi mbi gjithë personalitetet e shtetit. Gjykata i hapi rrugën opozitës për të proceduar me nismën e saj të hetimit të pasurisë, lidhjet nepotike dhe konfliktin e interesit të familjarëve të Kryeministrit.

    Kur do të konkretizohet sërish kjo nismë në Parlament nga ana e opozitës?

    Natyrisht që duhet të presë radhën. Zonja Topalli ka filluar ta aplikojë shumë mirë këtë gjë në Parlament dhe ne duhet të rrimë tani e të presim radhën, edhe kur bëhet fjalë për nisma të rëndësishme. Të presim radhën edhe kur pasuritë e zyrtarëve të lartë të shtetit bëhen kapicë, njëra mbi tjetrën nga njëri vit te tjetri. Me kalimin e vitit, dyshimet mbi Kryeministrin Berisha dhe familjarët e tij, apo më keq se kaq, dyshimet për lidhjet nepotike të Kryeministrit, konfliktit të interesit sa vijnë e shtohen. Kjo në një kohë kur Parlamenti nuk lejohet të ushtrojë funksionin kontrollues siç ia ka dhënë ligji në këtë drejtim.

    Kërkesa juaj fillestare për komisionin hetimor bazohej mbi disa akuza konkrete për deklarimet e pasurisë. Çfarë ka të re në këtë ritentativë për komision hetimor?

    Provat mbi deklarimin e mëparshëm të zotit Berisha apo familjarëve të tij janë valide. Pavarësisht zhurmës shumë të madhe që u bë, pavarësisht provave të shumta që shfaqëm ne si gazetë apo dhe zëdhënësi i Partisë Socialiste, pavarësisht deklaratave të Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive për kontroll të tyre, nuk u bë asnjëherë publik rezultati i këtij hetimi. Ne dyshojmë shumë që ky hetim të jetë ndërmarrë ndonjëherë. Do të ishte fare e kollajtë që të realizohej; të verifikohej në administratën e OKB-së, ku zonja në fjalë ka punuar, Zyrat e Regjistrimit të Pasurive në Tiranë ku thuhet se mungojnë të regjistruara pasuritë, të verifikoheshin zyrat noteriale ku thuhet se ka kontrata të depozituara për shitje-blerje pasurish. Mund të ishin verifikuar zyrat e disa kompanive të mëdha të ndërtimit, ku janë blerë apo parapaguar para për këto apartamente dhe ne, ashtu sikurse gjithë shqiptarët, mund të kishim një përgjigje. Për sa kohë që inspektorati ka frikë ta bëjë këtë detyrë, ose nuk është i lirë ta bëjë këtë detyrë, atëherë ato prova qëndrojnë dhe janë në fuqi, hetimi mbi to është një detyrim. Gjatë vitit që shkoi, për shkak të emërimeve të familjarëve të tij që bëri në administratë Berisha, janë shtuar deklarime të reja të pasurisë që kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe Kryeministrin. Po ju them se gruaja e kunatit të zotit Berisha ka marrë një detyrë të lartë në një institucion shumë të rëndësishëm financiar që u ndryshua me ligj, përmes votave në Parlament u emërua funksionarja e tij. U vërtetua një tjetër rast i lidhjeve nepotike dhe konfliktit të interesave. U bë publik një deklarim i ri pasurie, që është ai i kunatit të Kryeministrit Berisha, i cili është në shifra marramendëse: një pallat në zemër të Bllokut. Është një ndërtim i hershëm, që në vitin 1996, që atëherë ne e denoncuam, por askush nuk ktheu përgjigje në atë vakt. Zotëria, në atë kohë oficer i prapavijës në batalionin e transportit të Gardës së Republikës, ndërtoi diçka që ra në sy në atë kohë në gjithë Tiranën, pasi nuk kishte ndërtime të tilla. Kryeministri aktual atëherë ishte President. Më pas ai ka blerë një pallat të tërë në mes të Bllokut, pallat i ndërtuar që në kohën e Italisë bashkë me sipërfaqet qark tij, sot vlerësohet me miliona dollarë. Në atë deklarim pasurie mësuam se kunati disponon një firmë ndërtimi; veprimtaria e saj, për shkak të licencave që kemi parë në Ministrinë e Transporteve dhe Punëve Publike, bie ndesh me funksionin që ka Kryeministri. Kjo sepse ai është shefi i Agjencisë Shtetërore të Prokurimeve që është më e madhja në vend. Ashtu është edhe deklarimi i asaj që njihet si kushërira e parë e Kryeministrit të vendit, drejtoresha e sotme e ISKSH-së. Apo deklarata e babait të kësaj zonje që zotëron dy licenca për kompani ndërtimi. Është një gamë shumë e gjerë njerëzish që janë shtuar, të lidhur me Kryeministrin dhe vërtetojnë lidhjet nepotike e të konfliktit të interesit. Po të shkoni sot në Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive nuk do t‘jua vënë në dispozicion deklarimin e zonjës Argita Malltezi. Se pse ndodh kjo, ende mbetet një histori e dyshimtë. Thuhet se duhet t‘i merret leje zonjës Argita Malltezi që të publikohet, në një kohë që ajo dhe të gjithë ne që kemi deklaruar pasuritë kemi shënuar në fund se japim miratimin për t‘u bërë publike ajo që deklarojmë. Edhe sot, në fakt, ne nuk e kemi deklarimin e ri të pasurisë së saj. Dy deklarimet që citova më sipër, të zonjës Miranda Ramaj dhe drejtoreshës së ISKSH-së, kanë shifra të çuditshme të ardhurash për vitin 2006 për të cilin u raportua. Të gjitha bashkë, pra, kanë indice të mjaftueshme për të hetuar në lidhje me lidhjet nepotike të këtyre njerëzve.

    Zoti Berisha pati premtuar se fëmijët e tij do t‘i deklarojnë pasuritë në mënyrë të vullnetshme, edhe nëse nuk ua kërkon ligji. Në fakt, nuk kemi parë një deklaratë të të birit të Kryeministrit...

    Nuk e di arsyen, nëse përfshihet apo jo në ligj. Duhet t‘ju them se ai javët e fundit është emëruar drejtor i rëndësishëm në "Eagle Mobile", kompani fantazmë që ende nuk funksionon apo nuk ka shtrirje të saj në territorin e vendit. Ajo është përfshirë në paketën mbi bazën e të cilës po negociohet për të shitur Albtelekomin. "Eagle Mobile" është një nga kompanitë përbërëse të Albtelekomit dhe është në paketën e shitjes. Më bën përshtypje se si ka mundësi që i biri i Kryeministrit emërohet në një detyrë të rëndësishme, pikërisht në ditët e fundit kur kompania është duke u shitur.

    Vendimi i gjykatës përveçse legjitimonte kërkesën e opozitës, kërkonte një indicie të mjaftueshme dhe prova. A i ka opozita këto prova të bindshme?

    Nuk ka indicie më të fuqishme se kjo, kur deklarohet fare qartë se Kryeministri jeton në një apartament të pahipotekuar. Apo në një apartament, vlera e të cilit nuk justifikon të ardhurat e Kryeministrit, kur vajza pikërisht për këtë shkak thotë se "ua kam bërë dhuratë unë". Apo kur deklaron se vajzës së tij, pavarësisht dhuratës, i ka dhënë hua mbi 20 milionë lekë apo kur Kryeministri thotë se është përkohësisht në atë shtëpi, pasi në apartamentin e tij legal në Brrakë ka një vit e gjysmë që po bëhen punime. Ne shkojmë atje dhe shohim që jo vetëm s‘po kryhet asnjë lloj punimi, por çdo gjë është në gjendje të vdekur. Në një kohë kur Kryeministri, pavarësisht të gjithave, deklaron një verandë prej 25-30 metrash katrorë të palegalizuar, pra ndërtim pa leje, si shtesë. Të gjitha këto jo vetëm që bëjnë qesharake figurën e Kryeministrit, por shërbejnë edhe si një indicie fare e qartë për ta hequr atë dhe gjithë deklarimet e personave të lidhur me familjen e tij.

    A besoni se do të dijë të reagojë shumica parlamentare ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke lejuar tanimë ngritjen e komisionit?

    Nuk besoj se mazhoranca do të dijë të reagojë ndaj një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Ajo e dinte që në fillim se kërkesa jonë për hetim ishte më se legjitime. Mazhoranca u detyrua nga Kryeministri që të pengonte realizimin e këtij hetimi. Kryeministri disa herë tha më hetoni dhe mos më hetoni, më hetoni por unë s‘ju lë të më hetoni, ose më hetoni me gjithë Shqipërinë. Nuk besoj, edhe nën dritën e reagimeve të tjera ndaj vendimeve të gjykatës, që ajo mund të reflektojë ndaj kësaj çështjeje. Ne do bëjmë ç‘është e mundur që Berisha të vihet nën hetim, ashtu sikurse është detyruar Kryeministri Nano të vihej në hetim disa herë. Madje është detyruar Inspektorati i Lartë të vijë në Parlament e të raportojë pas matjeve që ka bërë në apartamentet e zotit Nano, gjë që nuk po e bën në këtë rast.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    z. Erjon Braçe u permend nga media ne Shqiperi per lidhje me krimin e organizuar te Aldo Bares & Dondollaku-(NE TRANSKRIPTIMET E TELEFONATAVE MIDIS TYRE)........ Me siguri te dy bashke keta persona, te kapur ne Turqi e ne Itali, ISHIN TE PAPREKSHEM NE SHQIPERI....... Prokuroria Shqiptare nuk dihet pse merret me njelekshin e dylekeshin................ Nese doni ketu nepermjet tekste gazetash te na tregoni sa i pasur eshte Sali Berisha ose Argita????????................ Me duket si tentative per te treguar se eshte baraz (=) me ato pasuri qe opozita (e majta) krijoj ne 8-te vjet qeverisje..............

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Pa perdorur tekste Gazetash................ Kam nje pyetje? (provokim) si tip sondazhi..... KUSH ESHTE ME I PASURI NE SHQIPERI, PO I DYTI, PO I TRETI, PO I KATERTI, PO JU JAP CA EMRA si rastesisht:
    - EDI RAMA - ILIR META - FATOS NANO - SALI BERISHA -

    PYESNI (per ndihme) NJEREZIT QE NJIHNI NE SHQIPERI, ç' fare do ju thone????????!!!!!!! (ku ka ze s'eshte pa gje thote populli)


    Doni qe ti leme barazim??????????????
    Doni qe te shikojme ke do denoje "KUSHTETUESJA"

Tema të Ngjashme

  1. Bosnja Dhe Serbia (Lufta)
    Nga forum126 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-12-2015, 10:30
  2. Gjykata e Strasburgut i jep një tjetër “shuplakë” qeverisë për pronat
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  3. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  4. Debat në kuvend për mediat, opozita denoncon qeverinë Nano
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •