Presidenti i Shteteve te Bashkuara George Bush me 10 qeshor do te vizitoje Shqiperine,ku do te takohet me presindetin Alfred Moisiu dhe kryeministrin Sali Berisha.Presidenti Bush do te qendroje ne Shqiperi ne kuader te turneut ne Europe.Duke e cilesuar diten e vizites se presidentit Bush te bekuar edhe historike per Shqiperine,Berisha tha se ajo eshte ngjarja me kulmore ne marredheniet e shkelqyera midis Shqiperise dhe SHBA-ve.Ajo eshte nje dite e bekuar dhe e shumepritur nga mbare kombi shqiptar.Ne emer te keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise,pershendes perzemerisht kete vizite historike te presidentit te Shteteve te Bashkuara.Kjo eshte ngjarja me kulmore ne mardheniet e shkelqyera midis kombit shqiptar dhe kombit te madh amerikan,midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes,superfuqise se pare dhe te vetme te botes.Kjo vizite shenon gjithashtu viziten me madhore ne tere historine e marredhenieve nderkombetare te shtetit shqiptar,tha kryeministri Berisha.Shtepia e Bardhe njoftoi se presidenti amerikan qe te marr pjese ne samitin e G8 ne Gjermani,prej 6 deri 8 qeshor.Presidenti Bush gjithashtu do te vizitoje Cekine,Polonine,Vatikanin,Italine dhe Bullgarine.
Krijoni Kontakt