Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 10 prej 10
  1. #1
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Shkaterrimi i industrise se bakrit ne Shqiperi

    "Shqiptarėt e shitėn, tė huajt po plaēkitin arin e Shqipėrisė"

    Gjergj Marku
    26-04-2007
    Inxhinier Nikoll Gega
    Rrėfimi i inxhinierit metalurg, Nikollė Gega, pėr shkatėrrimin e industrisė sė bakrit

    Bakri, minerali qė e shquante vendin tonė si njė resurs, qė kishte bėrė tė ngrihej nė kėmbė njė industri e tėrė, qė nga ekipet gjeo-kėrkuese, minierat, fabrikat e pasurimit, metalurgjitė dhe uzinat rafinuese, e deri tek ato tė prodhimit tė telave, kabllove e dhjetėra nėnprodukte minerali qė kishte angazhuar me punė mijėra punėtorė dhe qė pėr hir tė tij u ngritėn qytete e qyteza tė tėra, tashmė duket se krenaria po i shkon rrokapjekthi teposhtės. Minerali i thellėsive nėntokėsore, qė fshihte poshtė tij floririn shqiptar, tashmė duket se e ka humbur atė lloj misteri, por jo se nuk ėshtė i kėrkuar, madje sot tregu botėror e ka ofertėn nė kuotėn mė tė lartė tė njohur deri mė tash. Por se, sipas inxhinierėve qė kanė punuar njė jetė me kėtė mineral magjibėrės, ka disa vite qė nė kėtė sektor po kryhet njė krim i vetėdijshėm ekonomik. Njėri prej inxhinierėve me zė tė Uzinės sė Rubikut, Nikollė Gega, jep siguri se nėse do tė trajtohej me sensin e njė ndjenje kombėtare ky produkt, do tė ishte shumė rentabėl dhe do tė sillte pėrfitime pėr tėrė ekonominė kombėtare dhe mbi tė gjitha, zėnien me punė tė njerėzve tė shumtė.

    Po pas viteve '90 pėrse kemi njė frenim qė, si tė thuash, sa vjen e shuhet si industri nė ditėt e sotme?

    Nė vitet '90-tė kjo industri rezultoi me njė shkallė tė lartė amortizimi, mungesė tė investimeve nė sektorėt e nxjerrjes tė mineraleve, duke mos iu pėrgjigjur kapaciteteve pėrpunuese tė shkrirjes e rafinimit tė bakrit, krahas njė teknologjie tė vjetruar nė disa sektorė tė saj.

    Mungesa e njė strategjie tė qartė, bazuar nė modele tė aplikuara nga disa vende tė Evropės Lindore, pėr njė kalim gradual tė ekonomisė nė drejtimin rigoroz tė ekspertėve, hapje e menjėhershme e pa kontroll e tregut, pėrballja me teknologji tė avancuara nga vendet prodhuese tė bakrit, ndikimi nė strukturat shtetėrore i lobit importues tė prodhimeve tė bakrit, vjedhjet masive nga subjektet e licencuara pėr grumbullim e shkrirje skrapi bakri, drejtimi amator me frymė militantizmi e fenomene tė tjera ndikuan nė asgjėsimin pjesė-pjesė tė kėsaj industrie, gjithnjė nė favor tė individėve tė veēantė, qė nuk kishin asnjė kontribut nė kėtė pasuri kombėtare.

    Ky bilanc, del mė i plotė nėse bėhet diferenca e gjendjes sė inventarit ekonomik tė vitit '90-tė me atė aktual. Vetėm nė industrinė e bakrit kanė qenė gjendje nė proces si lėndė e parė dhe ndihmėse, rreth 20 milionė dollarė vlerė, e cila nuk shėrbeu pėr zhvillim tė mėtejshėm tė sektorėve mė rentabėl, por mė tepėr pėr mbajtje nė punė tė strukturės qė projektoi asgjėsimin pjesė-pjesė tė saj.

    Me sa dimė, nė kėtė moment ėshtė aplikuar strategjia e dhėnies me koncesion tė kėsaj industrie, njė veprim krejt i padebatuar nga specialistė tė kėsaj fushe, pėr mėnyrėn se si u dha me koncesion. Pse u bė kjo?

    Kemi tentativa pėr dhėnie me koncesion tė kėsaj industrie, pa asnjė studim paraprak e njė ofertė tė kėrkuar, qė tė mund tė kishte njė konkurrencė tė kompanive tė interesuara. Nė ketė drejtim, u vunė re mė tepėr interesime spontane tė ndonjė kompanie joserioze, derisa nė vitin 2002 u arrit tė jepen me koncesion disa sektorė tė industrisė sė bakrit, kompanisė turke "BER-ONER". Theksojmė se deri nė vitin 2004, shteti ka dhėnė subvencione kryesisht pėr mbylljen e minierave dhe ruajtjen e sektorėve tė pėrpunimit tė bakrit, derisa statusi i "Albakrit" shkon thjeshtė tek ai i likuidatorit, me njė numėr tė reduktuar punonjėsish; rreth 70 veta. Por, pėr tė mbajtur kėtė organizėm rudiment, vazhdon asgjėsimi i plotė i infrastrukturės sė ngritur nė kėtė industri prej mėse 50-vitesh. Kjo ėshtė dhe papėrgjegjshmėria mė e madhe e atyre qė kinse kanė bėrė "programe strategjike" asfiksuese tė kėsaj industrie nė vendin tonė.

    Por, nė fakt, shteti ka investuar pėr pėrgatitjen e armatės sė specialistėve. Sa dini rreth kėsaj dhe a ka njė konjunkturė tė favorshme tė bakrit nė tregun ndėrkombėtar, pėr zhvillimin e kėsaj industrie?

    Ėshtė e vėrtetė, Buxheti i Shtetit ka akorduar fonde pėr pėrgatitjen nga institutet kėrkimore shkencore tė strategjisė kombėtare, pėr shfrytėzimin e pasurive natyrore, pjesė pėrbėrėse e tė cilave ėshtė edhe bakri, dokument ky i pėrfunduar nė vitin 2005, por me sa duket reformat e kryera nė kėto institucione, krijojnė premisa pėr lėnie mėnjanė tė kėtij studimi.

    Sipas tė dhėnave zyrtare tė vitit 1992, janė tė zbuluara rreth 51 milionė ton rezerva gjeologjike, me rreth 1,52% bakėr, tė cilat me njė rivlerėsim ekonomik sigurojnė burime efektive pėr prodhimin nė vend tė bakrit. Ketė bindje e pėrforcon konjunktura tepėr e favorshme nė bursėn e metaleve, ku ēmimi i bakrit ėshtė rritur rreth 3 herė, nė krahasim me nivelin stabėl tė viteve '80-'90-tė.

    Shqetėsimi pėr njė administrim mė tė mirė tė kėsaj industrie, ėshtė ndjekur nė vazhdimėsi nga specialistėt e industrisė sė bakrit, deri nė instancat mė tė larta tė shtetit, siē ėshtė interpelanca parlamentare e vitit 1993, kėrkuar nga zoti Arben IMAMI, pėr tė vazhduar sė fundi me atė tė vitit 2006, tė deputetit Preē ZOGAJ, i cili paraqiti situatėn jo tė mirė tė administrimit tė pasurive tė dhėna me koncesion e nevojėn pėr monitorim tė tyre, me synim riaktivizimin e sektorėve qė ligjėrisht janė pjesė e kontratės koncesionare tė industrisė sė bakrit. Por, gjithēka u la nė heshtje!

    T'i kthehemi dhe njėherė koncesionit, a duket se do tė ketė ndryshim nė kėtė industri apo jo dhe, a ka abuzim nga ana e kompanive tė huaja?

    Kompania turke "Beralba" nė bazė tė kontratės sė koncesionit tė miratuar me ligj, ka marrė nė administrim e zhvillim, minierėn e Munellės, Lak-Roshit, Karmės, Fabrikėn e Pasurimit nė Fushė Arrėz e Mjedė dhe Uzinėn e Bakrit Rubik. Nė plan-biznesin, qė i bashkėlidhet kontratės ėshtė parashikuar nxjerrje, pasurim, shkrirje e rafinim pėr pėrfitim tė bakrit, arit, argjendit, selenit, koncentratit tė zinkut etj., pra. punė me cikėl tė plotė duke realizuar pėrpunimin nė vend tė kėsaj pasurie. Sipas programit tė investimeve, pas minierės sė Munellės, Lak-Roshit dhe Fabrikės sė Pasurimit nė Fushė Arrėz, do tė investohej pėr riaktivizimin e Uzinės sė Bakrit nė Rubik, pas njė periudhe rreth dyvjeēare tė marrjes nė dorėzim tė objekteve.

    Nė kontratė ėshtė vėnė njė pikė qė lidhet me ndotjen e mjedisit, nė tė cilėn kompania kėrkonte mbėshtetjen e qeverisė pėr njė eksperimentim nė kėtė uzinė, pėr tė pėrcaktuar nivelin e ndotjes. Dihet se gjatė periudhės 50-vjeēare, strukturat shtetėrore kanė tė dokumentuara matjet pėr shkarkimin e gazit sulfuror nga kjo uzinė, tė cilat kanė qenė mbi normat e lejuara, njėkohėsisht ėshtė studiuar domosdoshmėria e investimit pėr pėrmirėsim teknologjie dhe pastrimin e gazit qė nė vitet '80-tė. Gjatė monitorimit tė ecurisė sė kontratės, pėrsėri "kėshilltarėt" pėr bakrin pėrpilonin variante tė ndryshme pėr tė mėnjanuar vėnien nė punė tė kėsaj uzine, me synim shfrytėzimin e trupit tė pasur tė Munellės, nėpėrmjet pasurimit me tregues shumė tė dobėt tekniko-ekonomik. Pėr kėtė, nga tė njėjtat struktura u ripėrgatit njė studim nė janar 2005, pa asnjė oponencė tė mirėfilltė specialistėsh e strukturash shtetėrore, i cili prezantonte shifra kontradiktore nė raport me studimin qė i bashkėlidhet aneksit tė kontratės, pėr dhėnien me koncesion tė industrisė sė bakrit.

    Ky dokument, me sa duket, i shėrbente konkluzionit pėr mungesė efiēience tė pėrpunimit nė vend tė mineraleve, nė mbėshtetje tė variantit tė shfrytėzimit tė rezervave tė pasura nė Munellė, nėpėrmjet pasurimit e shitjes sė koncentratit. Kėshtu, menjėherė u pėrgatit me shpejtėsi procedura pėr demolimin e Uzinės sė Rubikut, veprim i cili nėse zbatohet, bėn fakt tė kryer mungesėn e infrastrukturės pėr pėrpunim nė vend tė bakrit, dhe ky ėshtė njė krim qė i bėhet ekonomisė kombėtare!

    Por, cili ėshtė qėllimi i njė koncesioni dhe, a po realizohet edhe nė tė mirė tė ekonomisė kombėtare?

    Dihet se qėllimi i njė koncesioni ėshtė rritja e shkallės sė pėrfitimit nga shfrytėzimi i pasurisė kombėtare nėpėrmjet investimeve private, dhe investimi i mbetur nė fund tė periudhės koncesionare tė shėrbeje si garanci pėr ecuri tė mėtejshme tė zhvillimit tė njė vendi, gjė qė akoma nuk reflektohet nga ky koncesion i kėsaj fushe.

    Deri tani nuk ėshtė arritur shfrytėzimi optimal i kėsaj pasurie kombėtare, pėr faktin se minerali me 5% bakėr, 3,6% zink, 4 gr/ton ar, etj., kalon nė pasurim me tregues tekniko-ekonomikė tepėr tė dobėt. Konkretisht, rikuperimi i bakrit nuk kalon 65 deri 70% kur nga kjo fabrikė, vite mė parė, ky tregues ėshtė arritur mbi 80%, ndėrkohė qė projekti kėrkon rikuperim 85%; rreth 70% e metaleve tė ēmuara kalojnė nė dambė me masėn sterile, si dhe nuk pėrfitohet koncentrati i zinkut, siē ėshtė parashikuar nė plan-biznesin fillestar. Nė minierėn e Munellės rezulton se kompania ka investuar nė hapjen e shfrytėzim tė saj, duke futur elementė bashkėkohore, por mbetet pėr t'u parė, nėse ky investim shėrben pėr shfrytėzimin e plotė tė tė gjitha rezervave tė kėtij vendburimi, apo do tė mjaftohet vetėm me shfrytėzimin e trupit tė pasur.

    Me porosinė e kompanisė koncesionare "Ber-Oner", ėshtė kryer nga njė institucion shkencor nė Bullgari studimi pėr trupin e pasur tė Munellės, me rreth 700 mijė ton rezerva. Ky studim rekomandon se kalimi nė pasurim i kėtij minerali mund tė jetė efektiv, vetėm nėse do tė pėrpunohet me masa sterile nė dambė pėr pėrfitimin e metaleve tė ēmuar.

    Me gjithė pėrpjekjet e bėra gjatė kėsaj periudhe, nė drejtim tė pėrmirėsimit tė skemės sė pėrpunimit nė pasurim, rezultatet kanė qenė jo premtuese, pėr tė arritur pasurim efektiv tė njė trupi polimetalor si ky i Munellės. Ėshtė i njohur nga specialistėt, fakti qė minerali polimetalor i Gurthit, i njė natyre me Munellėn, ka patur tregues tė dobėt nė pasurim nė Fabrikėn e Repsit, me rikuperim tė bakrit rreth 70%, koncentrat me 10 deri 12% bakėr dhe 1,5-2% zink, sepse tendenca e rritjes me % e bakrit nė koncentrat, shoqėrohej me ulje tė rikuperimit etj. Specialistėt kanė theksuar se vendburim i Munellės kėrkon vlerėsim mė tė plotė tekniko-ekonomik, duke krahasuar variante tė ndryshme pėrpunimi, njė prej tė cilėve ėshtė trajtimi direkt nė Uzinėn e Bakrit nė Rubik, e shoqėruar me nevojėn pėr pėrmirėsime teknologjike, nė skemėn e shkrirjes e pastrimit tė gazeve nė kėtė uzinė. Sipas vlerėsimeve, rezulton se pėrpunimi nė vend i koncentratit tė bakrit ėshtė mė efektiv se eksporti i tij, efektivitet qė varion rreth 15 deri 20% nė favor tė pėrpunimit nė vend tė koncentratit. Koncentrati i prodhuar nga trupi i pasur i Munellės rezulton mė efektiv, sepse ka pėrmbajtje tė larte tė arit e argjendit, si rrjedhojė e njė pėrmbajtjeje tė lartė tė kėtyre elementėve, nė mineralin qė futet nė pasurim. Pėr kėtė rast, duhet krahasuar varianti i pėrpunimit direkt nė shkrirje tė mineralit, me atė tė pasurimit e shitjes si koncentrat. Nga llogaritė rezulton se nga varianti i shkrirjes direkt nė Rubik tė 700 mijė ton mineral i pasur, pėrfitohet rreth 3 milionė dollarė mė shumė se varianti i tregtimit si koncentrat bakri, duke marrė parasysh edhe tė ardhurat e prodhimit tė koncentratit tė zinkut, kur ky mineral do tė pasurohet.

    Atėherė, mė shkurt, kjo kompani koncesionare operon me skemė jo efektive dhe abuzuese, nė shfrytėzimin e kėtij trupi minerar?

    Natyrisht! Dhe nėse do tė vazhdohet vetėm nga rikuperimi i ulėt i metaleve nė pasurim, nuk pėrfitohen rreth 4600 ton bakėr, 1,5 ton ar dhe 15 ton argjend, ose, referuar nivelit mė tė ulėt tė bursės sė metaleve Cu = 1500 $/ton, Au =12000 $/kg dhe Ag = 170 $/kg, pėr tėrė sasinė e kėtij trupi minerar, vlera e papėrfituar ėshtė rreth 25 milion $, pa pėrfshirė atė tė zinkut! Nga kjo situatė ėshtė pėr t'u shqetėsuar, sepse nė bazė tė disa vlerėsimeve paraprake, vlera totale e investimit nė sektorėt qė janė objekt i kėtij koncesioni, sė bashku me interesat, arrin rreth 30 milion $, pėrfshirė edhe investimin pėr pastrimin e gazeve si element pėr pėrmirėsimin e mjedisit.

    Gjithsesi, nga tėrė kjo, a ka njė dritė jeshile nė pėrpunimin e plotė nė vend tė mineralit tė bakrit?

    Ekziston ende njė dritė jeshile duke shfrytėzuar e pėrmirėsuar infrastrukturėn ekzistuese, investimin e bėrė nė vite pėr pėrgatitjen e disa specialistėve etj, veprim qė ndikon edhe nė zbutjen e efekteve sociale pėr kėto zona. Ėshtė momenti qė tė zgjidhet midis variantit tė demolimit tė Uzinės sė Rubikut, prej sė cilės pėrfitohen vetėm disa qindra ton skrape, vlera e tė cilit nuk i kalon 200 mije $, nga ku nuk pėrfiton popullsia e zonės, si dhe domosdoshmėrisė qė kjo infrastrukturė tė ruhet pėr t'u aktivizuar, me rezervat e pasura minerare qė disponohen. Deri tani ka munguar interesimi i investitorėve strategjikė, pėr shumė arsye tė cilat njihen, ndėrsa nė kuadrin e zbatimit tė detyrave qė rrjedhin nga objektivi ynė, pėr integrim nė strukturat e Bashkimit Evropian, krijohen shanse pėr afrim tė tyre si rrjedhojė e pėrmirėsimit tė infrastrukturės sė nevojshme pėr investime tė kėsaj natyre. Sipas analizave tė bėra, nxjerrja dhe pėrpunimi nė vend i rreth 7,5 milionė ton rezervave minerare ekonomike me mesatarisht 2,57% bakėr, kėrkon investim nė vlerėn e rreth 30 milionė $, sė bashku me interesat, duke garantuar punė pėr njė periudhė 28-vjeēare, me njė prodhim mesatar vjetor 4600 ton bakėr elektrolitik, fitim mesatar vjetor rreth 200 mijė $ dhe shlyerje tė kėtij investimi brenda vitit tė dhjetė. Njėkohėsisht, kemi njė efekt nė zbutjen e problemeve sociale, ku vetėm nė Rubik punėsohen rreth 200 veta, ndėrsa me gjithė sektorėt e tjerė ky numėr i kalon tė 500 vetat. Theksojmė se kjo uzinė, pėrveē infrastrukturės pėr prodhim bakri deri nė katankė, si lėndė e parė pėr Uzinėn e Telave dhe Kabllove Shkodėr, krijon shanse edhe pėr pėrpunimin e materialeve inerte, prodhon lėndė tė parė pėr industrinė artistike, si dhe ambiente tė lira, qė mund tė shfrytėzohen edhe pėr destinacione tė tjera. Riaktivizim i kėsaj industrie bėhet akoma mė efikas, edhe pėr faktin se ėshtė nė proces ndėrtimi i segmentit rrugor Durrės-Morinė, si aksi mė kryesor pėr zonėn e Veriut.

    Historiku

    Industria e bakrit, Shqipėria kishte njė vend tė merituar nė Evropė

    Para viteve '90, si ndėr industritė mė tė vjetra nė vend, industria e bakrit ka funksionuar me cikėl tė plotė, duke realizuar njė shfrytėzim kompleks tė lėndės sė parė dhe njė gamė tė madhe produktesh e konkretisht: mineral dhe koncentrat piriti, bakėr elektrolitik, bakėr vajerbars, tela dhe kabllo, aliazhe bakri, tunxh dhe bronz bllok, fletė tunxhi, acid sulfurik, ar dhe argjend, selen teknik dhe tė rafinuar, sulfat bakri, skorje furre e granuluar dhe fraksionuar etj. Treguesit e rentabilitetit tė saj varionin 4 deri 6%, ndėrsa nė fund tė vitit 1990, vlera e tij ishte nė nivel mė tė ulėt.

    Nė ketė periudhė prodhohej ēdo vit rreth 1 milionė ton mineral bakri e piriti, 50 mijė ton koncentrat bakri, 12 deri 15 mijė ton bakėr elektrolitik, 8 deri 10 mijė ton tela dhe kabllo, 20 deri 25 mijė ton acid sulfurik, 3 deri 4 mijė ton tunxhe dhe bronze, etj. Pėrqendrimi i saj ishte nė Veri te vendit, nė rrethet Mirditė, Pukė, Kukės, Shkodėr, Kurbin, ku ziheshin me punė rreth 12 mijė veta, pa pėrfshirė kėtu shėrbimin gjeologjik.

    Dhe pėrveē plotėsimit tė nevojave tė vendit, kjo industri ofronte disa produkte tė saj nė eksport, si mineral piriti, bakėr elektrolitik, katankė dhe disa dimensione tė telave tė bakrit, selen teknik dhe skorje tė granuluar dhe fraksionuar. Vetėm nga metalet e ēmuara realizoheshin ēdo vit tė ardhura neto rreth 1,5 deri 2 milionė dollarė, pa marrė parasysh faktin se disa sektorė tė ekonomisė, e nė veēanti industria e prodhimeve artistike, furnizohej me fletė tunxhi e argjend, nga Uzina e Bakrit Rubik, prodhimet e tė cilės ishin mjaft tė preferuara pėr tregun vendas dhe eksport. Niveli i prodhimit tė bakrit ishte optimal, krahasuar edhe me vende tė tjera prodhuese, po tė pėrdorim indeksin e prodhimit pėr frymė tė popullsisė e konkretisht Polonia, si prodhuese e dytė nė Evropė, me rreth 400 mijė ton nė vit, realizon 1 ton bakėr pėr 100 banorė, ndėrsa vendi ynė rreth 1 ton pėr 200 banorė.
    Nga viti 1991, "strategjia" shkatėrruesve e industrisė sė bakrit
    -Nė periudhėn 1991-1992 aplikohet pagesė papunėsie nė masėn 80%.
    -Nga viti 1992-1997 kemi veprimtari tė industrisė nė pothuajse tėrė sektorėt, me njė nivel prodhimi nė kufijtė e vetėm 30% tė kapaciteteve pėrpunuese, mungesė strategjie pėr ecuri tė degės, mungesė e investimeve pėr mirėmbajtje e rinovime teknologjike, kosto tepėr tė lartė pėrballė njė konjunkture tregu tė ulėt etj.

    -Viti 1997, e gjen tė konservuar kėtė industri, veprim ky i mirė, referuar ngjarjeve tė asaj periudhe, megjithatė nuk shpėtoi pa u shkatėrruar Uzina e Bakrit nė Laē, e pjesėrisht disa sektorė tė tjerė.

    Mė tej kemi njė eufori tė qeverisė sė majtė, duke u mbėshtetur nė njė "kėshilltar tė djathtė"(!), e cila menjėherė, nė bazė tė njė programi joreal dhe pa asnjė oponencė, fillon punė nė Uzinėn e Bakrit Rubik. Mungesa e sinkronizimit tė sektorėve, e nė veēanti tė minierave dhe fabrikave tė pasurimit, me atė tė shkrirjes dhe rafinimit, rivėnia nė punė e disa sektorėve jo rentabėl, si dhe mos finalizimi i produktit nė tela e kabllo, solli atė qė paralajmėrohej nga specialistėt, dėshtim total, brenda njė periudhe disa mujore. Ky program i kundėrshtuar edhe nga specialistėt, "groposi" plot 2,5 milionė dollarė tė siguruar nga qeveria nga kontrata me kompaninė kanadeze "NEBEX", duke humbur shansin pėr njė riaktivizim gradual tė atyre sektorėve qė mund tė pėrballonin konkurrencėn nė treg.

    -Nė njė periudhė tė shkurtėr, mars 1998 deri nė shkurt 1999, ėshtė punuar mė tepėr nė gjendje "avarie: me programe provizore tė improvizuara, duke thelluar detyrimet financiare, deri nė fund tė deklarimit tė mbylljes sė veprimtarisė.

    -Maj 1999, struktura administruese "ALBAKER" rezultonte me rreth 8 milionė dollarė borxhe.

    shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,323
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kjo eshte nje nder industrite e tjera te shkaterruara nga injoranca...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Mosha
    35
    Postime
    349
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Para disa muajsh kam vizituar Uzinen e Bakrit nė Laē, dhe ishte vertet per te vene duart ne koke. Gjithshka kishte marre fund, braktisje dhe shkaterrim total!
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  4. #4
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    7,908
    Faleminderit
    43
    18 falenderime nė 17 postime
    Citim Postuar mė parė nga Borix
    Kjo eshte nje nder industrite e tjera te shkaterruara nga injoranca...
    Nga cila injorance?

    Industri e ngritur mbi bazat e ekonomise se centralizuar dhe mbi bazat e marredhenieve ekonomike brenda shteteve te bllokut komunist.
    Normalisht se kete fund do te kishte, ngase ishte nje ekonomi me drejtim te gabuar, teknologji e prapambetur, mungese e kushteve elementare te punes, mungese e njohurive elementare te menaxhimit ne kushte te ekonomise se tregut, mungese e infrastruktures, mungese e kualifikimit te personelit dhe te punetoreve etj.
    Ne llogarisim vetem se sa baker ka nentoke, se sa ar dhe argjend prodhohet teorikisht dhe harrojme se eshte tregu ai i cili vendos nese ja vlen ose jo te merresh me te dhe vec tregut jane dhe shume e shume kushte te tjera qe per momentin e zbehin iniciativen e cdokujt per te ndermarre aventure.
    Dhenja me koncension firmave te huaja eshte nje zgjidhje e pranueshme.

  5. #5
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Mosha
    35
    Postime
    349
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Po pra, hajt ti hedhim ne ere edhe hidrocentralet, u veme flaken shkollave, shembim pallatet e vjetra e gjithe c`ka ngelur dhe le te kthehemi ne origjine, duke u kacavarur ne peme!
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  6. #6
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Mosha
    35
    Postime
    349
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS

    Industri e ngritur mbi bazat e ekonomise se centralizuar dhe mbi bazat e marredhenieve ekonomike brenda shteteve te bllokut komunist.
    Normalisht se kete fund do te kishte, ngase ishte nje ekonomi me drejtim te gabuar, teknologji e prapambetur, mungese e kushteve elementare te punes, mungese e njohurive elementare te menaxhimit ne kushte te ekonomise se tregut, mungese e infrastruktures, mungese e kualifikimit te personelit dhe te punetoreve etj.
    Ne llogarisim vetem se sa baker ka nentoke, se sa ar dhe argjend prodhohet teorikisht dhe harrojme se eshte tregu ai i cili vendos nese ja vlen ose jo te merresh me te dhe vec tregut jane dhe shume e shume kushte te tjera qe per momentin e zbehin iniciativen e cdokujt per te ndermarre aventure.
    Dhenja me koncension firmave te huaja eshte nje zgjidhje e pranueshme.
    Sido qe te ishte ngritur dhe mbi cilatdo baza nuk mund te hedhesh ne ere investime prej qindra milione dollaresh vetem prej kesaj. E ke idene se c`dmth industri, per me teper e kesaj kategorie? Nje pjese e mire e ketyre uzinave u ngriten ne vitet 80 dhe po te mos ishim treguar kafshe do te ishin rentable mesatarisht per nje 50-vjecar. Sa per tregun hidhu njehere nje sy cmimeve ne burse dhe pastaj gjyko!
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  7. #7
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    7,908
    Faleminderit
    43
    18 falenderime nė 17 postime
    Citim Postuar mė parė nga LAINA
    Po pra, hajt ti hedhim ne ere edhe hidrocentralet, u veme flaken shkollave, shembim pallatet e vjetra e gjithe c`ka ngelur dhe le te kthehemi ne origjine, duke u kacavarur ne peme!
    Hidrocentralet kane nje jetegjatesi e caktuar pra nuk jane te perjetshme dhe si e tille do ju vije dhe atyre fundi nje dite. Po ashtu pallatet e vjetra nese eshte me me interes te shemben e e ngrihen te reja se sa te rinovohen, duhet te behet dhe ajo.
    Pse falimentuan industrite ne Angli dhe shume vende te tjera europiane qe funksiononin me qymyr?
    A mos i ruajti Anglia ato? Jo i falimentoi dhe nga ky shkak u krijua nje papunesi shume e madhe. Mirepo ekonomia e tregut e ben punen e vet dhe permes trajnimeve dhe investimeve ne industri te reja, krijohen vendet e reja te punes.
    Une nuk e di se sa i ke pare dhe perjetuar ato industrite e "famshme" karakatina ruso-kineze qe kane ekzistuar dhe ende ekzistojne ne Shqiperi?

  8. #8
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS
    Nga cila injorance?

    Industri e ngritur mbi bazat e ekonomise se centralizuar dhe mbi bazat e marredhenieve ekonomike brenda shteteve te bllokut komunist.
    Normalisht se kete fund do te kishte, ngase ishte nje ekonomi me drejtim te gabuar, teknologji e prapambetur, mungese e kushteve elementare te punes, mungese e njohurive elementare te menaxhimit ne kushte te ekonomise se tregut, mungese e infrastruktures, mungese e kualifikimit te personelit dhe te punetoreve etj.
    Ne llogarisim vetem se sa baker ka nentoke, se sa ar dhe argjend prodhohet teorikisht dhe harrojme se eshte tregu ai i cili vendos nese ja vlen ose jo te merresh me te dhe vec tregut jane dhe shume e shume kushte te tjera qe per momentin e zbehin iniciativen e cdokujt per te ndermarre aventure.
    Dhenja me koncension firmave te huaja eshte nje zgjidhje e pranueshme.
    E ke gabim... Ne koken e xhaxhit vertet ishte ekonomi e centralizuar, por kishte nje te mire, ato ndertesa qe ka bere xhaxhi akoma "Jetojne". Nese do te ishin rikonstrukturuar qe ne vitin 1990, ku shumica e njerezve mendonin si te frynin xhepat e tyre duke filluar nga politikanet e deri tek me te vegjlit. Nese ato billdingje qe do ishin rindertuar do i jepnin nje jete akoma me te mire vendit tone. Kush i prishi ato ndertesa? Vet dora e njeriut, qe vinte dhe i grabiste c'te gjente, madje dhe tullat.. pra pak a shum ne vet i kemi zhveshur ato billdingje dhe nuk na i ka fajin xhaxhi se na beri ndertesa te liga. Jo Jo.. fajin e kemi ne.. se nuk ditem ti mbanim..

    Me fal po ajo kompani qe vjen ne vendin tone te investoje nuk merr per baze ato billdingje? Vetem sa i ka ristauruar dhe ka vazhduar me pas aktivitetin e saj. Qeveria eshte treguar "e paafte" ne dhenien e kapitaleve qe ka. Te shfrytezoje minierat e vendit nje kompani e huaj..?!? E kupton sa dramatike eshte? Sa e paaft e tregon veten vet qeveria? E kupton c'do te ndodhte sikur ti shfrytezonte vet ato miniera? Ajo mund te lejoje kompanite e huaja per te bere investime psh . ne tekstile.. eshte nje industri qe nuk e demton ekonomine por e con me tej ne avancim.. Por jo minierat.. kursesi jo.. Nese shteti yn do i punonte ato .. do kishim shmangur akoma me shume gjith ato probleme ekonomike qe vendi yn ka sot..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,323
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nuk kam deshire te ndalem shume, sepse nuk paguhem per kete pune. Por duhet te keni parasysh se nuk shkaterrohen industri e kisha, per hater te nje ideologjie te momentit. Njeriu eshte nje specie qe ka treguar aftesi me te medha se nje grup i vogel njerezish qe lane pa pune nje grup tjeter me te madh (edhe veten e tyre ne disa raste) per arsye se ato ndertesa ishin ngritur nga pinjollet e politbyrose. Me thoni nje vend tjeter te ish-botes komuniste ku sistemi ekonomik u bastardua kaq shume sa tek ne, nga injoranca (e theksoj kete). Shikojini ku jane vendet ish-komuniste sot! Ne jemi prapa per arsye te ekzistences te njerezve si puna e disave ketu...

    Industrite tona mundeshin fare mire te modernizoheshin ne perputhje me cka kerkonin investitoret e pare. Pse duhet te shkaterroheshin e te ringriheshin? Le te jape dikush ndonje pergjigje te pakten, se na fryte sqetullat me idiotsira te tipit "partia", "ju te partise", "kallep te partise", qe jane groposur me kohe. Nese me drejtohesh mua, te them qe jam "kallep" i zhvillimit socio-ekonomik, jo i proceseve rekurrente te shkaterrimit.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #10
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    7,908
    Faleminderit
    43
    18 falenderime nė 17 postime
    Citim Postuar mė parė nga Zemrushja
    E ke gabim... Ne koken e xhaxhit vertet ishte ekonomi e centralizuar, por kishte nje te mire, ato ndertesa qe ka bere xhaxhi akoma "Jetojne". Nese do te ishin rikonstrukturuar qe ne vitin 1990, ku shumica e njerezve mendonin si te frynin xhepat e tyre duke filluar nga politikanet e deri tek me te vegjlit. Nese ato billdingje qe do ishin rindertuar do i jepnin nje jete akoma me te mire vendit tone. Kush i prishi ato ndertesa? Vet dora e njeriut, qe vinte dhe i grabiste c'te gjente, madje dhe tullat.. pra pak a shum ne vet i kemi zhveshur ato billdingje dhe nuk na i ka fajin xhaxhi se na beri ndertesa te liga. Jo Jo.. fajin e kemi ne.. se nuk ditem ti mbanim..

    Me fal po ajo kompani qe vjen ne vendin tone te investoje nuk merr per baze ato billdingje? Vetem sa i ka ristauruar dhe ka vazhduar me pas aktivitetin e saj. Qeveria eshte treguar "e paafte" ne dhenien e kapitaleve qe ka. Te shfrytezoje minierat e vendit nje kompani e huaj..?!? E kupton sa dramatike eshte? Sa e paaft e tregon veten vet qeveria? E kupton c'do te ndodhte sikur ti shfrytezonte vet ato miniera? Ajo mund te lejoje kompanite e huaja per te bere investime psh . ne tekstile.. eshte nje industri qe nuk e demton ekonomine por e con me tej ne avancim.. Por jo minierat.. kursesi jo.. Nese shteti yn do i punonte ato .. do kishim shmangur akoma me shume gjith ato probleme ekonomike qe vendi yn ka sot..
    Pergjigje tipike shqiptare " E ke gabim"!?
    Nese do te ishin te "mira" ata do ta gjenin veten dhe nuk do te mbeteshin ne themele.
    Shteti qe bazohet ne parimet e ekonomise se tregut nuk mban me subvencione ngordhesira (sic u perpoqen te bejne socialistet ne vitet 1997-2005).
    Cfare perfitimesh ka patur Shqiperia nga ekzistenca e industrie se rende sipas konceptit stalinist deri ne vitin 1990?
    Sa per informacion, desheroj te shtoj se eshte provuar disa here nga qeverisjet e pas viteve '90 te ringjalleshin keto dinosaure por gjithmone ka rezultuar nje mbushje e gropes me para, ne vend se keto para te perdoreshin per qellime te tjera.
    Zgjedhje me e mire e mundshme eshte dhena me koncension firmave te huaja!

    Nuk eshte rasti i pare dhe i fundit kur ne nje vend falimenton industria e rende, por ne kundershtim me ate qe ndodhi ne Shqiperi (kjo per shkak te mospervojes dhe per mungese te fondeve te duhura), ne vendet e tjera i dhane fonde per ritrajnimin e kesaj fuqie punetore per te punuar ne sektore te tjere apo u krijuan lehtesira tatimore per investitore te huaj qe te investojne ne industri te reja etj.
    Ne Gjermani jane shitur objekte te tilla per 1DM, vetem e vetem qe ai qe i blinte ti hiqte qafe ato hekurishte e ne vend te tyre te ngrinte nje industri te re dhe moderne.
    Une krahasimin e bej e Gjermanine e jo me Moldavine, Rumanine apo Bullgarine, qe sidokudo pas viteve '60 keto vende kane njohur nje liberalizim te ekonomise ne krahasim me bunkerizmin shqiptar. Asnje vend ne Europe nuk ka qene si Shqiperia!

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 302
    Postimi i Fundit: 05-03-2014, 16:58
  2. A ka konspiracion kundėr Shqipėrisė?
    Nga BARAT nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 10:36
  3. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  4. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 22:39
  5. Rexhep Mitrovica
    Nga Llapi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-10-2007, 12:30

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •