Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2

Tema: Jakov Xoxa

  1. #1
    larguar
    Anėtarėsuar
    11-09-2006
    Postime
    535
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Jakov Xoxa

    Jakov Xoxa

    Jakov Xoxa u lind nė Fier, mė 15 prill 1923. shkollimin fillor e mori nė Fier, Vlorė, Berat, pasi familja e tij lėvizte sėbashku me tė atin, qė ishte punonjės I thjeshtė. Shkollimin e mesėm e filloi nė Liceun e Korcės, e vazhdoi nė Elbasan dhe e pėrfundoi nė Tiranė, pas Luftės sė Dytė botėrore. Pėr arsye ekonomike ka bėrė punė tė ndryshme qė nė moshė tė re. U lidh herėt me luftėn kundėr fashizmit: mė 1943 doli partizan. Studimet e larta i ndoqi njė vit nė Beograd, por i mbaroi nė Sofie pėr gjuhėn dhe letėrsinė frėnge. Ka punuar nė Institutin e Shkencave dhe te gazeta Zėri i Rinisė. Shumė vjet ka qenė professor i teorisė sė letėrisė nė Universitetin e Tiranės. Nė kėtė periudhė shkroi disa tekste universitare pėr teorinė e letėrsisė. Mė pas ka qenė shkrimtar nė profesion tė lirė. Jakov Xoxa, njė pjes tė madhe tė jetės e ka kaluar nė Myzeqe, ne Pojan dhe Apolloni dhe po aty ka shkruar veprat e tij kryesore. Ai jetonte nė Myzeqe pėr shkak tė bindjeve tė tij realiste. Trevat dhe njerzit e Myzeqesė kanė qenė njerzit objekt i pėrhershėm i krijimtarisė sė tij. Po ato, nuk mund tė pasqyroheshin me realizėm dhe vėrtetėsi, sic kėrkonte estetica realiste, pa njohjen e tyre tė drejtpėrdrejt. Tė jetuarit e tij nė Myzeqe ishte pjesa e procesit tė krijimit letrar, sepse, me njohjen e problemeve dhe tė tipave tė jetės, pikėrisht, atje zinte fill edhe frymėzimi, edhe krijimi i tij. Jakov Xoxa e kuptonte realitetin e jetės si element tė fuqishėm krijimi. Reagiteti, shkruante ai, jep lėndėn; problemet, temat, idetė, konfliktet, tipat, karakteret, atmosferen etj., pa tė cilat nuk mund tė ketė krijim realist. Kurse fantasia e shkrimtarit, sipas tij, e merr fuqinė e vėrtetė nga reagiteti, nga jeta. Por jeta bėhet pjes e vetėdijes dhe e pėrjetimit tė shkrimtarit, bėhet objekt i krijimit tė tij vetėm duke e njohur nga afėr dhe nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. Ja, pse Jakov Xoxa jetonte dhe punonte vazhdimisht nė Myzeqe. Vdiq mė shkurt 1979, nė Budapest, pas njė sėmundje tė pashėrueshme.

    Mjeshtri i rrėfimit epik

    Botimet e para latrare tė Jakov Xoxės janė nė vitin 1945 nė gazeta. Ka botuar regime, novela, drama dhe romane.
    Veprat kryesore:
    1- Novela, 1949
    2- Novela, 1958
    3- Lumi i vdekur, roman 1965
    4- Juga e bardhė, roman 1971
    5- Lulja e kripės, (vėll.I 1980, vėll II 1981, roman pas vdekjes).
    Ndihmesat kryesore tė tij janė nė llojin e romanit, tė cilat qėndrojnė nė themelet e romanit realist shqiptar, edhe si pėrvojė krijimi, edhe si vlera latrare.
    Romanet e tij dallohen nė letėrsinė shqiptare pėr pikėvėshtrimin e gjerė ndaj jetės dhe vėrtetėsinė e paraqitjes sė saj, pėr larminė e madhe tė personazheve, pėr origjinalitetin dhe karakterizimin e theksuar realist tė tyre, pėr linjat e shumta tė veprimit dhe simetrinė kompozicionale, pėr begatinė gjuhėsore, qė ushqehet mjaft nė tė folurėn popullore etj.
    Por disa nga veprat e tij nuk mund t’u shpėtonim dot skemave tė realizmit socialist.
    Jakov Xoxa ishte shembull i shkrimtarit qė e punonte dhe e ripunonte veprėn deri nė cakun e fundit tė mundėsive tė tij. Ai e punonte atė me kujdesin mė tė madh dhe nė gjithėcka: si nė figurat themelore ashtu edhe nė hollėsitė e saj. Dhe, po ashtu, e ripunonte shume herė, derisa gente trajtėn mė tė mirė. Lexuesi, thoshte Jakov Xoxa, nuk do tė dijė fare se sa lodhet shkrimtari dhe as nuk do t’ia dijė se sa kohė e mban ai veprėn e tij nė dorė pėr ta punuar. Lexuesi cmon vetėm veprėn, prandaj gjithė mundi i shkrimtarit pėrmblidhet te veprat e saj. Me dhuntitė e tij tė rralla si prozator dhe po aq me punėn e tij krijuese tė jashtėzakonshme, Jakov Xoxa mbetet njė nga mjeshtrit e shquar tė rrėfimit tė gjerė epik nė prozėn shqipe. Romani i tij mė i rėndėsishėm ėshtė Lumi i vdekur.

    Personazhet – shėmbėlltyra tė tipeve shoqėrorė

    Lumi i vdekur nė letėrsinė shqiptare shquhet sidomos pėr gdhendjen realiste tė personazheve dhe pėr larminė e tyre. Nė kėtė roman ka njė varg personazhesh tė gdhendura me realizėm dhe vėrtetėsi. Tė tillė janė: Pilo Shpiragu, Koz Dynjaja, Sulejman Trafili, Vita, Suat bej Vėrdhoma, Lip Gjanica, Adili etj. Disa prej tyre si, p.sh., Pilo Shpiragu, Koz Dynjaja, Vita janė tė plotė dhe arrijnė nė shkallėn mė tė lartė tė personazheve realiste nė prozėn shqipe. Ato dallohen pėr karakterizimin botėkuptimor, psikologjik dhe ndjenjėsor. Secili prej tyre, sic ngjet nė romanin realist, shėmbėllen njė tip shoqėror, me botėkuptim, psikologjinė, ndjenjat, mėndėsitė karakteristike me gjuhėn e vecantė etj. Nėpėrmjet atyre janė shėmbėllyer disa nga tipat kryesorė tė jetės shqiptare pėr tė cilėt rrėfehet.
    Personazhi i Pilo Shpiragut ėshtė shėmbėllimi i tipit tė fshatarit pa tokė, pa mbrojtje shoqėrore dhe pa vetėdije shoqėrore. Personazhi i tij ėshtė i plotė dhe i shumanshėm, me kundėrshti tė forta nė vetvete, me lėkundje dhe zigzake tė mėdha. Ai karakterizohet sidomosnėpėrmjet dialogut dhe monologut, qė gati janė tė barazvlefshėm, por karakterizohet edhe nėpėrmjet rrėfimit dhe pėrshkrimit. Dialogu dhe monologo dramatik, duke nxjerr nė sipėrfaqe thellėsit e mbyllura tė psikologjisė sė tij, zbulojnė kundėrshtitė, lėkundjet dhe zigzaket e tij tė brendshme. Nė dy rrethana tė ngjashme, p.sh., Pilo Shpiragu mban dy qėndrime tė kundėrta. Kėto dy qėndrime janė dhe skajet e lėkundjeve tė tij tė mėdha.

    Rrethana e parė: ai plagos Veli bej Vėrdhomėn, qė tentoi tė cėnonte nderin e sė shoqes sė tij. Ky ėshtė shkaku qė beu, pronar i tokės, e dėbon atė familjarisht nga fshati Grizė. Pėr tė ruajtur nderin dhe dinjitetin, Piloja merr pėrsipėr tė pėrballoj dėbimin nga fshati, qė ishte shkatėrrimi ekonomik mė i madh. Nė rrethanėn e parė, Pilota pranon tė mbetet pa mjete pune dhe jetese, por tė ruaj nderin dhe dinjitetin.

    Rrethana e dytė: pas shumė stėrmundimesh, kur tregtarėt Gjanica i heqin pėrsėri nga dora tė gjitha mjetet e punės dhe tė jetesės, familja e Pilos mbetet edhe mė keq. Nė mes tė kėtij shkatėrrimi tė plotė ekonomik, shpreson te ndihma e Suat bej Vėrdhomės, qė e shihte si tė vetmen mundėsi shpėtimi. I pėrhumbur nė arsyetime pa rrugėdalje, e shpie tė bijėn shėrbėore te Suat bej Vėrdhoma, megjithėse nė fshat njiheshin babėzitė e tij epshore. Nė rrethanėn e dytė, pėrball vėshtirėsive ekonomike tė pakapėrcyeshme, Pilota e ka humour krenarin e dinjitetit, madje e ka humour edhe ndjeshmėrinė ndaj nderit. Karakteri i tij krenar fillon te epet, morali i tij i lartė bie. Ai mbėrrin, kėshtu, nė prag tė bjerrjes morale, por nuk ėshtė rrėzuar.
    Mjerimi ekonomik, si forca shkatėrruese mė e madhe, rrėzikon moralin, dinjitetin dhe personalitetin njerėzor.
    Personazhi i Pilos karakterizohet edhe nėpėrmjet pėrshkrimit realist tė portretit tė tij tė jashtėm, bie fjala, nėpėrmjet pėrshkrimit konkret tė shtatit, fytyrės, gjesteve, veshjes etj. Prandja figura e tij, e karakterizuar me realizėmtė thellė dhe me vėrtetėsi tė madhe, ėshtė shėmbėlltyrė e gjallė e fshatarit tė asaj kohe.
    Personazhi i Koz Dynjasė ėshtė shėmbėlltyrė e tipit tė fshatarit pa tokė, me vetėdijė shoqėrore kryengritėse dhe tė indoktrinuar me idetė comuniste. Prandaj edhe ndryshimet shpqėrore dhe ekonomike i pret me dhunė, me revolucion si nė Rusi. Mėnyra kryesore e karakterizimit tė tij ėshtė e folura ironie qė pėrdor ndaj kundėrshtarėve. E folura e tij ironie shpreh jo vetėm pėrbuzjen, por edhe epėrsinė e tij mentore dhe morale ndaj Suat bej Vėrdhomės, qehallarėve etj.
    Personazhi i Vitės ėshtė njė tėrėsi ndjenjash, prandaj gati receptohet nėpėrmjet ndjenjave tė saj si njė heroinė sentimentale. Ajo mė tepėr pėrjeton dashurinė sesa jeton me mundimet dhe vuajtjet e pėrditshme. Prania e saj ndihet e fortė nė krejt romanin, kurse bėmat dhe sjelljet shihen mė pak. Zgjimi I ndjenjavedashurore shkon krahas zhvillimit femėror dhe zbukurimit tė saj, aq sa duket sikur dashuria e zhvillon dhe e zbukuron atė. Pėrshkrimet pėr zgjimin e saj dashuror dhe zhvillimin femėror janė ndėr mė emocionueset dhe tė rralla nė prozėn shqipe. Edhe marrėdhėniet e saj me tė tjerėt, kryesisht, janė marrėdhėnie ndjenjash. Si bijė vuan dhimbjen e madhe pėr vdekjen e parakohėshme tė sė ėmės, si motėr provon herėtdhembshurinė pėr vėllanė dhe motrėn e vogėl jetime; si vajzė e sinqert dhe pa paragjykime pėrjeton thellė dashurinė erotike pėr Adilin.
    Dashuria pėr Adilin njėjtėsohet me vetė jetėn e saj, me kėnaqėsit sublime, me bukurinė dhe lumturinė e jetės.
    Vita, gjithashtu, ėshtė simbol I pasioneve rinore tė vrullshme dhe tė pandalshme, ėshtė simbol I dashurisė qė cel edhe nė kėnetėn e jetės, edhe nė mes tė fanatizmit, symbol I gėzimit dhe I pėrtėritjes sė jetės; simboli I femrės qė ngacmon erotikisht njerėzit dhe poetizon krejt mjedisin.
    Nė karakterizimin tepėr dallues tė personazheve njė rol tė madh luan gjuha dhe e folura e tyre. Si fjalori qė pėrdorin, ashtu edhe mėnyra e tė folurit, pėrputhet me botėkuptimin dhe gjendjen e tyre shoqėrore, me veprimtarinė jetėsore, me ndjenjat, mėndėsitė, karakterin, pasionet e tyre etj. Personazhi I Pilo Shpiragut, p.sh., ka fjalorin e kufizuar tė fshatarit tė pa shkollė dhe tė pa dalė nga fshati, vetėm me fjalė tė jetės fshatarake. Me natyrėn e tij tė mbyllur nė vetvete, pėr shkak tė pasigurisė tė pėrhershme dhe tė mosbesimit ndaj tė tjerėve, Piloja flet pak, shkurt dhe nė mėnyrė tė prerė. Si mėshirim I fshatarit tė mencur e tė matur, I formuar me filozofinė praktike tė jetės, shpesh dialogun me shprehje tė pėrpunuara nė trajtėn e fjalėve tė urta. E folura e tij, nė njė masė, ėshtė e ngurtėsuar, sepse ėshtė e trashėguar bashkė me mėnyrėn e jetesės, mėndėsit dhe zakonet.
    Suat bej Vėrdhoma, qė ėshtė shėmbėlltyrė e njė tipi tė shtresės sė lartė tė bejlerėve, ka njė fjalor tė larmishėm. Ai flet pėer bujqėsinė, shtetin, ligjet, zakonet, kurthet, mashtrimet, qejfet, seksin etj., qė janė edhe interesimet e tij. Si mishėrim I pronarit sundimtar, e folura e tij zakonisht ėshtė nė trajtėn e urdhėrit, por edhe me shprehje fyese ndaj bujqėve, rojave dhe vartėsve. Kurse si mishėrim I tiranit djallėzor tė fshatit, pėrdorė fjalė me nėnkuptime, herė nxitėse dhe mikluese, herė ndaluese dhe fshikulluese.
    Personazhet e Sulejman Tafilit, Adilit dhe personazhet e tjera tė familjes kosovare dallohen edhe mė tepėr prej tė folurės sė tyre nė dialektin geg. E folura e tyre nė gegėrisht ringjall pėrkatėsinė krahinore dhe, krahas saj, zbulon traditat, zakonet dhe mendėsitė e tyre. Gjuha e kėtyre personazheve ėshtė mė e thukėt, por me rrjedhė tė njėtrajtshme, plot shprehje karakteristike dhe fjalė tė urta. Kėshtu, Jakov Xoxa, nė letėrsinė shqiptare, mbetet nga mjeshtrit e karakterizimit tė theksuar tė personazheve nėpėrmjet fjalės sė tyre. Personazhe tė tilla realiste, kaq tė ngjashme me tipat e njėmendtė tė jetės, sic janė te Lumi I vdekur sjellin me vėrtetėsi jetėn e gjallė tė kohės pėr tė cilėn rrėfehet.

    Dramatizimi – nderje emocionale

    Lumi I vdekur ka njė dramatizėm tė theksuar. Ai pėrftohet prej konflikteve tė forta ndėrmjet personazheve.
    Personazhet kryesore, zakonisht, janė disa konflikte njėherėsh, prandaj secili prej tyre ėshtė hero I njė drame mė vete. Kėshtu, romani pėrbėhet nga njė varg dramash tė forta tė lidhura me njėra – tjetrėn. Familja Shpiragu, bie fjala, ėshtė nė disa konflikte njėherėsh me rrethin shoqėror dhe, po ashtu, brėnda kėsaj familjeje ka disa mikrokonflikte.

    Mbishtresa simbolike, shenjė e stilit modern

    Lumi I vdekur ka edhe njė mbishtresė simbolike, qė e rrit ndjeshėm shprehinė e tij. Lumi, rruga, qerrja, rrotat e qerres nuk janė vetėm objekte kryesore tė romanit, por janė dhe simbole. Fjala e parė e titullit ėshtė lumi, qė nė kuptimin mė tė pėrgjithshėm, simbolizon rrjedhėn e kohės, e cila shkon pa kthim, rrėmben dhe fshin gjithcka. Kurse nė kuptimin mė konkret simbolizon rrjedhėn e jetės shqiptare tė kohės qė rrėfehet. Titullohet Lumi I vdekur, sipas njė hidronimi tė njėmendtė nė Myzeqe. Rrjedha e jetės shqiptare pėrngjasohet kėshtu me Lumin e vdekur. Lumi I jetės shqiptare, sipas shėmbėlltyrės sė romanit, ėshtė edhe ai I vdekur dhe I shterur, me tėrė atė mjerim e varfėri, prapambetje, padituri dhe mungesė tė ardhurash pėr tė jetuar. Dhe, po ashtu, vėrshimi I papritur I Lumit tė vdekur, qė pėrmbyt gjithcka, pėrngjan me shkatėrrimin e pėrgjithshėm e tė papritur qė sillte kriza ekonomike e atyre viteve, si dhe lufta qė sapo kishte filluar.
    Qerrja shtėpi me tė cilėn mbartet familja e Pilo Shpiragut nga Griza nė Trokth, d.m.th. nga fshati I dėbimit nė fshatin e shpresės, ėshtė shenja e njė qėndrueshmėrie, e njė bashkimi tė fortė familjar, qė mund t’I pėrballojė vėshtirėsitė e reja. Ndėrsa qerrja- - shtėpi nė rrugėn e madhe simbolizon vazhdimėsinė e jetės dhe tė shpresave, por edhe vazhdimėsinė e varfėrisė sė skajshme, tė pasigurisė dhe tė vuajtjeve.
    Nė Pyllin Mbret, qė ėshtė vendi I kuajve tė egėr, strehoen tė dashuruarit e arratisur, Vita dhe Adili. Pylli Mbret ėshtė symbol I hapėsirės sė lirisė shoqėrore dhe morale, I dashurisė sė pastėr e tė pakėrcėnuar, ėshtė pylli I ėndrrave dhe I shpresės.
    Kapja e kuajve tė egėr nė Pyllin Mbret ėshtė njė alegori pėr plojėn e Luftės sė Dytė Botėrore, qė po afronte. Kapja nė lak e kuajve tė egėr, alegorikisht ėshtė kapja e dhunshme e njeriuttė lirė nė lakun e ushtrisė dhe luftės.
    Apolonia, qyteti I lashtė Ilir, me gjetjet arkeologjike ringjall lashtėsinė e panjohur prej vetė shqiptarėve; ringjall lashtėsinė e keqpėrdorur nga padituria e tyre.
    Edhe qeleshja e Adilit nė shumė rrethana ka funksion simbolik, madje ėshtė simboli mė emocional. Ajo ėshtė sinjal I ngacmimeve dashurore tė Vitės. Por, ėshtė edhe sinjal I shqetėsimeve atėrore tė Pilos, sic ėshtė dhe ngacmues I fanatizmit dhe I xhelozisė sė vėllait, Llazit. Dhe, herė pas here, ajo ėshtė shkėndija qė ndez thashethemet, mėrinė, dashamirėsinė, rivalitetin, ose lakminė pėr Vitėn. Qeleshja e bardhė, qė pėrngjan me dėborėn veriore tė Kosovės, prej nga kanė zbritur tafilajt krenarė, ėshtė metonimi simbolizues e disa tipareve kryesore tė vetė personazhit qė e mban. Shfaqja e qeleshesriaktivizon emocionet qė shkaktohen prej cilėsive dalluese tė Adilit, sikurse janė: burrėria, dinjiteti I pacėnueshėm, besa, krenaria e tepruar, vetėpėrmbajtja, sinqeriteti e naiviteti, tradicionalizmi e fanatizmi. Nė sytė e Vitės, qeleshja herė – herė, shfaqet si njė ėndėrr e bukur e dashurisė, por e largėt dhe e paarritshme. Prandaj, qeleshja e bardhė shkakton vazhdimisht ngacmime emocionale tė ndryshme.
    Mbishtresa simbolike ėshtė njė nga shenjat e stilit modern bashkėkohor, qė ndėrfutet nė stilin realist tė Jakov Xoxės. Nė kėtė tėrėsi simbolike veprojnė edhe parashenjat, qė janė njė vecori tjetėr e stilit tė tij.

    Pasuria e madhe gjuhėsore

    Lumi I Vdekur vecohet nė prozėn shqipe edhe pėr pasurinė e madhe gjuhėsore. Pasuria e madhe gjuhėsore vjen te Lumi I Vdekur, si njė roman tjetėr, nėpėrmjet tė folurės sė personazheve, kanė rrjedhė gjerėsisht jo vetėm burimet popullore tė toskėrishtes, por edhe tė gegėrishtes.
    Fjalori I tij ėshtė shumė I begatė. Nė tė janė pėrdorur tė gjitha strukturat leksikore: fjalėt e pafundme tė pėrdorimit tė pėrditshėm, profesionalizmat bujqėsore dhe blegtorale, krahinorizmat, historizmat, barbarizmat etj.
    Krahinorizmat, edhe njė pjesė e profesionalizmave bujqėsore, krijojnė ngjyresėn e njėmendtė tė vendit tė ngjarjeve, d.m.th. ngjyresėn krahinore tė Myzeqesė. Historizmat dhe barbarizmat etj., krijojnė ngjyresėn karakteristike tė kohės sė rrėfyer, d.m.th. krijojnė ngjyresėn historike tė viteve ’30 tė shekullit XX. Prandaj, te Lumi I Vdekur janė tepėr tė pėrcaktuara, tepėr tė konkretizuara si koha e rrėfyer ose koha e ngjarjeve, ashtu edhe hapėsira dhe mjedisi ku zhvillohen ngjarjet.
    Fraza, si e rrėfimit ashtu dhe e pėrshkrimit, ėshtė e gjatė dhe e pėrbėrė, sepse shpreh krahazi shumė kumtime. Ajo ėshtė e ngarkuar pėrplot me kumtime, madje, herė – herė, ėshtė edhe e mbingarkuar. Njė frazė e tillė, me dėndėsi tė mėdha kumtimesh, krijon shėmbėlltyrėn e gjerėsisė sė jetės, krijon gjerėsinė e rrėfimit dhe tė pėrshkrimit epik.
    Pasuria e madhe gjuhėsore e romanit Lumi I Vdekur ėshtė shprehja mė e drejtpėrdrejtė e pasurisė sė madhe tė mendimeve dhe tė ndjenjave qė janė ndryrė nė tė.





    Pėrmledhje e shkurtėr nga Shefqeti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shefqeti11 : 03-05-2007 mė 07:03
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime nė 12 postime
    Pjesė nga romani 'Lumi i Vdekur':

    -I-

    ...

    Koha, atė mėngjes, aty qante, aty qeshte.
    Karvani dy qerresh i tė zbuarve posa kishte lėnė pas mullirin e beut, kodrėn e Shkozės dhe kishte hyrė nė Fier. Qerret ndaluan pėrpara urės sė gurtė e tė ngushtė tė Gjanikės dhe po pritshin tė kalonte pėrtej vargu i gjatė i grave. Me kanistrat bosh nė duar, po me gojėn plot llafe, ato kthehesin nga kisha e Shėn-Gjergjit pėr nė shtėpi. Shiu sa kishte pushuar, megjithatė, nga ijet e teruara tė buajve, nga halat e gjata tė qepallave tė tyre, nga lelet e shkurtėra, nga veshėt llapushė tė qenit qė kishte zėnė vend atje poshtė qerres, rrėshqisnin rrėke tė holla uji qė vinin e binin mbi llucėn e rrugės. Rrogozet prej kashte frytje, qė mbulonin qerret dhe ruanin robt e plaēkat nga kullimi i reve, si kishin pirė e ishin fryrė tėrė rrugės me shi, tė ngopur, po villnin tani ujėt e tepėrt. Lart, nė qiell, nga njė dritare e madhe hapur pėrmes reve, dielli po vėrviste mbi qytet tufėn e rrezeve tė tija, qė ngjanin me vandakė zhukash tė thata, tė arta, qė njė dorė e fshehtė i flakė poshtė nė fushė.
    -Tyt, tė marrtė djalli, tė marrtė!... foli Pilo Shpiragu, nė krye tė qerres, kur bishti i kaut, ngarkuar me njė baltė, i spėrkati mustaqet. Po kafsha s'i kishte faj. Njė mizė kali, e kishte gudulitur keq nėn vehte.
    Qetė, sikur t'u kishte folur njeri nė gjuhėn e tyre, morėn pėrpara. Qerrja hyri nė urė. Gratė, qė ndjenė nė vithe frytjen e vakėt tė kafshėve, bėnė mėnjanė tė lemerosura. Njė kanistėr fluturoi nė lumė. Njė tufė borziloku mbetur nga gjithė ē'pati ena e pėrshpėritjes, shkoi tė pagėzohet nė ujėt e turbullt tė Gjanicės.
    -Po kėta tė flamosur nuk shikojnė njėherė ē'kanė pėrpara, po ēajnė kėshtu si tė ndėrliqur!... foli njė nuse duke hequr mėnjanė vjehrėn.
    -Sikur i preu gjėkafshė, qė i preftė pika, i preftė!... mallkoi plaka.
    - Na hodhėt nė lumė, o tė mallkuar, qė mė ju hedhtė perėndia nė ndonjė hendek, o zot!... Qė mos i vafshi tė gjallė, O Shėnmėri!... truante e nėmte njė tjetėr, duke u mbajtur fort pas telave tė ēkundisur tė parmakėve tė urės, kur Gjanica e trubullt, qė shkonte atje poshtė, po ia mirrte mėntė me vehte.
    Qerret vazhduan nė udhė tė tyre, si lumi atje nėn urė, qė shkon pa i vėnė veshin njeriut. Vetėm kur dolėn pėrtej e morėn drejt rrugėn e Semanit, Piloja hoqi frymė e mėrmėriti me vehte, sikur nė qerre tė mos kishte tjetėr veē tij:
    - Qėkur na mallkoi zoti, s'kanė ē'na bėjnė munxėt e robit... - Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen nė tė dhėmburat e lindjes e s'ėshtė mirė... S'bėn tė na gjejė ajo orė me mallkim nė buzė.
    Kjo qė foli ishte plaka e Pilos.
    Nė qerren e parė tė karvanit, ngushtuar nga rregullinat e shtėpisė, pėrveē Pilos qė e ngiste, ishte edhe e reja me tė vjehrėn. Plaka e ndėnjur te koka e nuses, te koka i thėnēin, se gruaja qė po ēaplehej nė tė dhėmburat e hidhura tė lindjes (ku vinte kokėn, s'vinte kėmbėt) kishte kryqosur duart nė krahėror me njė pikėllim tė madh dhe s'dinte ē'tė bėnte. Vetėm kur ranė kambanat e Shėn-Gjergjit, qė lajmėronin se po dilte kisha, plakės iu kujtua zoti i madh dhe filloi t'i lutej shenjtit t'i lehtėsonte dhėmbjet sė resė e t'i ipte lirim tė mbarė. Me gjithė tė keqtė e atij ēasti nuk harroi tė falej qė t'i gėzonte shtėpinė me njė djalė.
    Tė gjithė kėto i bėri me mėnt e saj, vetėm kėtė tė fundit e tha me zė, sikur kėrkonte qė ta dėgjonte dhe e reja.
    Nusja qė kishte rėnė njė hop nė atė qetim tė shkurtėr nė tė cilin bien rėndom gratė shtatzėna kur janė duke mbledhur fuqi pėr shtėrzimin e fundit, u dha buzėve tė mavijosura njė fije gazi tė hidhur. -Ashtu, vėrtet, moj nėnė, djalė qoftė, ēupė mos u bėftė, se ne gratė na ka nėmur zoti qėkur na bėri gra...
    Qerrja qė hidhej sa mė njė krah, mė njė krah nga njė herė nė tjetrėn, po bėnte tė sajėn, lehtėsonte dhe afronte orėn e madhe tė dritės e tė qetėsisė.
    Atė hop, kur Piloja shpoi rėndė kazilin qė tė bėnte djathtas e tė linte mėnjanė njė pellg tė thellė me ujė, nusja lėshoi njė klithmė tė thekėshme:
    - Uf, nėno moj! - sikur hosteni tė ishte ngulur nė trup tė saj e jo nė lėkurėn e argasur tė kaut.
    Kio ndjenjė e ēuditshme e zaptoi menjėherė Pilon, qė nė hop hoqi hostenin nga vithet e kafshės dhe ktheu kokėn tė shikonte ē'kishte e shoqja. Qetė, lėnė nė punė tė tyre, i ranė lerės pėrmes.
    Shtatzėna nė tė dhėmbura e sipėr, u shpėtoi duarve tė plakės qė e mbanin tė mos briste e ta dėgjonin bota dhe u kthye mė krah, sikur ashtu do tė gjente lehtėsimin qė kėrkonte. Gjunjėt, mbledhur mbi bark, iu pėrpoqėn nė faqen e njė dengu me plaēka. Rrangullat e shtėpisė u rrokullisėn nėpėr qerre dhe njė trastė shkau e ra nė tokė. Trahanaja e imėt dhe e thatė kėrckė u pėrhap mbi baltė.
    -Uaha kazil, uaha kuqo! U foli Piloja qeve qė tė ndalojnė dhe vetė, si pėshteti hostenin nė tokė, u hodh poshtė.
    Edhe qerrja e dytė pushoi sė qari. Qetė duke shfryrė jashtė avullin e dendur e tė ngrohtė, zhytėn turinjtė nė trahana dhe nisėn tė pėrtypen me qejf. Njė shkumė e bardhė filloi t'u rrjedhė si zlnxhir i hollė nga tė dy anėt e bulgive.
    Nga bishti i qerres sė pasme kėrceu nė rrugė dhe ndau drejt sė parės njė vajzė nja gjashtėmbėdhjetė vjeēe. Pa ngjeruar asgjėkundi, i ra baltės pėrmes dhe doli nė krye tė karvanit. Ishte Vita, ēupa e madhe e Pilos.
    - Ē'kėrkon, moj bijė, qė erdhe!... i foli gjyshja. - Nuk bėn tė rrish, kėtu, po shko... je ēupė e rritur tashti...
    -Nėna, ē'ka nėna?,...
    Prindi, pasi u vuri qeve pėrpara e mė kėmbė hostenin e gjatė, si shėnjė qė s'duhej tė lėviznin nga vendi, i ra qerres rrotull dhe doli nė bisht tė saj.
    _Po ty, moj, kush tė thirri tė vish?
    Kur vajza pa t'anė kaq tė ngrysur e tek vetulla e mėngjėr i epte fėt-fėt poshtė e lart si pėr kohė tė lirė, uli kokėn dhe mėrmėriti:
    -Erdha se mos mė do gjėkafshė nėna... dhe, sikur tė kishte nė duar ndonjė palė kriga, kapėrceu gishtėrinjtė me njėri-tjetrin pa ditur ē'tė bėjė tjetėr.
    -Shko, shko te qerrja, se s'mbeti jot'ėmė pėr ndihmėn tėnde! i foli i ati, duke i bėrė me kokė, sikur kėrkonte ta shtynte tutje.
    Si u largua ēupa, Piloja iu afrua s'ėmės.
    -E, plakė, si duket puna, a do tė mbajė dot gjer nė Seman?
    -Zor, o bir.. Mė duket se po e mundojmė e po hyjmė nė gjynah me zotin dhe me tė... Ktheje mė mirė qerren pėr nė Bishtanakė, tek hani. Gjyshja ngriti kokėn dhe pa tė birin nė sy, si pėr t'i zgjidhur mendjen.
    -Ma desh zemra tė lindte fėmija nė dhč tė ri, se, kush e di, mund tė na sillte tė mbarė... Po, nejse, kur s'do perėndia, s'ka ē'bėn robi... - tundi kokėn dhe u largua drejt kreut tė karvanit. Mori hostenin, hodhi lart dhe shpoi kuqon qė tė kthente, mė tė djathtė.
    Qerrja e parė u nis. Me tė luajti nga vendi dhe mori rrugėn edhe e dyta.
    Vita, si ngriti fustanin nja njė pėllėmbė mbi gju, pėshteti kėrcinė mbi kapitalin e pramė, mbėrtheu shtizėn e madhe, i dha vehtes dhe u hodh brenda. Mori pastaj nė dorė tėrkuzėn me tė cilėn ishte pas rrapinės lopa e vetme e shtėpisė dhe e tėrhoqi pėr tė shkurtuar pashin e lirė. Qerrja po kthente udhė dhe ishte frlkė mos lopa mirrte nėpėr hendek.
    -Pse qan ata, mos e rrahu tata?... pyeti vėllai i vogėl zgjuar nė kohėn kur qerrja kishte pushuar sė tunduri e pėrkunduri.
    -jo, vėllaēko, nuk qan ata, por prit dhe pak, tė shohėsh se kush do tė qajėėllai apo motra... iu pėrgjigj Vita, duke tėrhequr me njė dorė tėrkuzėn e lopės dhe me tjetrėn duke shtrirė tė vėllanė.
    Qerrja filloi tė lėkundej pėrsėri dhe boshti i palyer ia nisi vajit tė tij: "criu-criu flq..." avaz qė po e mbante qė atė mėngjes kur i zoti i harroi, apo s'pat nge, t'hedhė masėn e katranit. Kjo e qarė zvarrėzvarrė, si ajo tėrkuza e lėshuar e lopės qė Vita e kish lėnė nga dora, shiu i imėt i fushės sė Myzeqesė, qė s'priti gjersa karvani tė zinte Kilin e vogėl. Koka, lėshuar gjumit dhe ėndrrave, po i shkonte sa mėnjanė nga troshitja.

    Reja e dėndur e shiut, qė sa vinte e po afrohej qerreve qė ēanin nė mes tė fushės sė shkretė, kishte mbuluar si nė njė shparg me thekė tė thinjtė gjithė ē'la pas karvani atė mėngjes: Tomorin, Shpiragun, Shėn-Kollin, Fierin. Sytė e vajzės, si kaluan njė ēast vėshtrimin e plogėt e tė qullėt tė kafshės qė vinte pas, u mbushėn pėrnjėherė me lot. Bulzat e ujit mbi faqen e njė pellgu tė rrahur nga shiu, dukeshin si barka tė vogla qė kishin ngritur velat pėr udhėtim, ashtu si lotėt e vajzės qė kishin marrė teposhtė faqeve. Kapur fort pas hunjve tė qerres, kokėn pėshtetur mbi faqen e rrogėzit qė mbulonte plaēkat dhe binte gjer poshtė, vėshtrimin mbytur nė atė re tė madhe shiu, as Vita s'e kuptonte dot kush ja ndillte gjithė kėtė trazim e pikėllim: arratia nga fshati ku kishte lerė e ishte rritur, lėngimi dhe dhembjet e nėnės, apo ndonjė duf i ri qė s'e pati ndierė gjer atė ditė nė kufijt e fshatit tė saj, nė gjerdhet e kasolles sė saj.
    E ku kuptohet ndonjėherė nga ēastisin rrėketė qė mbushin lumin dhe e bėjnė tė buēasė nga shtrati dhe udha e tij!

    ...



    -II-

    ...

    Vita, si tė gjitha vajzat e bujqve myzeqarė, ishte rritur nė mes tė pocaqisė dhe varfėrisė. Po jeta ka rrugėn e vet, qė e ka filluar kush e di se ku e kush e di se si, saqė njeriu ngre supet pėrpara ēudive tė saj. Grizarakja ishte zhvilluar aq mirė, sa qė tė kujtonte atė lekoin e bukur tė kėnetės, qė ēel si pėr mrekulli tė botės mbi ujėt e pocaqisur tė moēalit.
    Shtatin e kishte pak si mė tė vėrvitur pėr moshėn e saj dhe pėr kockėn pakėz tė shkurtėr tė femrės myzeqare. Kėmbėt e gjata, (ja, tani, atje, nė buzė tė qerres, kėrcinjtė e saj tė varur jashtė sa nuk mirrnin dhč), i dukeshin akoma mė gjatė nėn fustanin e vjetėr, shkurtuar shumė, se shumė ishte rritur brėnda kėtij viti tė fundit. Thimkat e gjinjėve tė vegjėl, si ai bisku i fasules qė ngre kokėn e fryn tokėn e ardhur nga vakėsia e pranverės, ia kishin hedhur kraharorin pėrpjetė. Vetėm kurrizi i mirrte pak pėrpara, sikur t'i ishte thyer nga barra e punėve tė shtėpisė. Po jo, nė kėtė moshė, s'ka ēi bėn puna shtait tė njė vajze si Vita. Shpatullat e mbledhura varfėrisht e sipėr tė futur e tė fshehur nėn vehte krahėrorin e pėrhedhur, do tė kenė ndonjė shkak tjetėr.
    Vita ishte vajza mė e madhe e shtėpisė sė Shpiragajve. Si vajza mė e rritur nė mes atyre djemve nė moshė, ajo ndjente njė lloj drojtje, turpi, pėr ato shenjat e femrės qė me ditė po i piqeshin e me orė po i shquheshin. Andaj nisi, njė nga njė, t'ia fshehė botės: nė fillim, nėn qepallat e gjata, si halė gruri, mbuloi sytė levarashė, pastaj zgjati fustanin nja dy gisht, pėr tė fshehur kufķjtė e kofshėve dhe mė vonė, kur pa se s'po ia dilte me tė ndrydhur e me tė shtypur tė gjoksit qė po shpėrthente pa e pyetur atė, pėrktheu kurrizin pėrpara dhe mundi, njė farė kohe, t'i bėjė ballė sulmit tė moshės sė bukur, po tė paturpshme. Po a e dini? ... Vita sikur t'i kishte bėrė tė gjitha kėto pėr tė hequr mė tepėr sytė e botės: Qerpikėt e ulur pėrgjysmė mbi gropėzat e syve, qė lėshuan mbi mollėzat e faqeve njė hije tė lehtė, thelluan akoma mė tepėr gjallėrinė e bebzave tė saj tė zjarrtė, pothua ashtu si thellon e nxinė nata grykėn e pusit; teksa kurrizi, pėrkulur pakėz pėrpara e pajtuar aq mirė me sytė e ulur pėrgjysmė, i mėsoi njė tė ecur tė drojtur, qė mori, me kohė, hijen e nazes.
    Gjithė djelmuria e Grizės shkallonte pas asaj ēupe. Duke fshehur bukuritė qė natyra ia kishte falur me tė dy duart ajo shtonte akoma mė shumė, pa e ditur, nepsin e ēapkėnėve dhe remashėve tė fshatit. Por gjer ahere asnjė s'ia kishte ngritur dot sytė dhe shtatin: siē duket, qerpikėt e Vitės kishin qėlluar shumė tė rėndė.
    Ēuditej e linte mėndjen vajza me ato ēupat e qytetit: Si bajamet e pranverės edhe ato... qė s'presin sa tė ēelin lulet e para, pėr tė ndjellur nė gjirin e tyre bletėt qė do t'i trazojnė dhe gudulitin!...
    Kurse ajo?... Ajo turpėrohej edhe nga njerėzit e shtėpisė, edhe nga vehtja e saj.
    Po gjer kur do ta fshihte e ndrydhte kraharorin?...
    Ja pse buza e poshtme, shpėrveshur posi fiera e njomė e trėndafilit nė pisk tė vapės, po i mirrej atė kohė; ja pse po i mbusheshin me lot atė orė. Shiu i dendur qė po fshinte qiellin, fushėn, rrugėn, thua se donte ta shuante nga bebėzat e vajzės gjithēka qė kishte gėzuar e jetuar gjer atė ditė, (njėlloj si shuhen nga dėrrasa e zezė, me njė tė fshirė, shkronjat e bardha) i bėhej se po ja ndrydhte akoma mė shumė gjirin, zemrėn.
    Mė duket sikur po e marrim kot nėpėr gojė myzeqarkėn e vogėl. Gjer mė sot asaj s'i kishte rrahur zemra pėr asnjė nga djemtė e fshatit...
    Po ah!... Kjo drita e bardhė e dashurisė sė parė ėshtė posi rrezia e yllit tė ditės: duket nė qiell e mbush botėn me dritė edhe pa dalė dielli mirė...
    Karvani i qerreve qėndron pėrpara hanit tė Bishtanakės.

    ...



    -III-

    ...

    Koha, atė mėngjes, aty qante, aty qeshte.
    Karvani dy qerresh i tė zbuarve posa kishte lėnė pas mullirin e beut, kodrėn e Shkozės dhe kishte hyrė nė Fier. Qerret ndaluan pėrpara urės sė gurtė e tė ngushtė tė Gjanikės dhe po pritshin tė kalonte pėrtej vargu i gjatė i grave. Me kanistrat bosh nė duar, po me gojėn plot llafe, ato kthehesin nga kisha e Shėn-Gjergjit pėr nė shtėpi. Shiu sa kishte pushuar, megjithatė, nga ijet e teruara tė buajve, nga halat e gjata tė qepallave tė tyre, nga lelet e shkurtėra, nga veshėt llapushė tė qenit qė kishte zėnė vend atje poshtė qerres, rrėshqisnin rrėke tė holla uji qė vinin e binin mbi llucėn e rrugės. Rrogozet prej kashte frytje, qė mbulonin qerret dhe ruanin robt e plaēkat nga kullimi i reve, si kishin pirė e ishin fryrė tėrė rrugės me shi, tė ngopur, po villnin tani ujėt e tepėrt. Lart, nė qiell, nga njė dritare e madhe hapur pėrmes reve, dielli po vėrviste mbi qytet tufėn e rrezeve tė tija, qė ngjanin me vandakė zhukash tė thata, tė arta, qė njė dorė e fshehtė i flakė poshtė nė fushė.
    -Tyt, tė marrtė djalli, tė marrtė!... foli Pilo Shpiragu, nė krye tė qerres, kur bishti i kaut, ngarkuar me njė baltė, i spėrkati mustaqet. Po kafsha s'i kishte faj. Njė mizė kali, e kishte gudulitur keq nėn vehte.
    Qetė, sikur t'u kishte folur njeri nė gjuhėn e tyre, morėn pėrpara. Qerrja hyri nė urė. Gratė, qė ndjenė nė vithe frytjen e vakėt tė kafshėve, bėnė mėnjanė tė lemerosura. Njė kanistėr fluturoi nė lumė. Njė tufė borziloku mbetur nga gjithė ē'pati ena e pėrshpėritjes, shkoi tė pagėzohet nė ujėt e turbullt tė Gjanicės.
    -Po kėta tė flamosur nuk shikojnė njėherė ē'kanė pėrpara, po ēajnė kėshtu si tė ndėrliqur!... foli njė nuse duke hequr mėnjanė vjehrėn.
    -Sikur i preu gjėkafshė, qė i preftė pika, i preftė!... mallkoi plaka.
    - Na hodhėt nė lumė, o tė mallkuar, qė mė ju hedhtė perėndia nė ndonjė hendek, o zot!... Qė mos i vafshi tė gjallė, O Shėnmėri!... truante e nėmte njė tjetėr, duke u mbajtur fort pas telave tė ēkundisur tė parmakėve tė urės, kur Gjanica e trubullt, qė shkonte atje poshtė, po ia mirrte mėntė me vehte.
    Qerret vazhduan nė udhė tė tyre, si lumi atje nėn urė, qė shkon pa i vėnė veshin njeriut. Vetėm kur dolėn pėrtej e morėn drejt rrugėn e Semanit, Piloja hoqi frymė e mėrmėriti me vehte, sikur nė qerre tė mos kishte tjetėr veē tij:
    - Qėkur na mallkoi zoti, s'kanė ē'na bėjnė munxėt e robit... - Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen nė tė dhėmburat e lindjes e s'ėshtė mirė... S'bėn tė na gjejė ajo orė me mallkim nė buzė.
    Kjo qė foli ishte plaka e Pilos.
    Nė qerren e parė tė karvanit, ngushtuar nga rregullinat e shtėpisė, pėrveē Pilos qė e ngiste, ishte edhe e reja me tė vjehrėn. Plaka e ndėnjur te koka e nuses, te koka i thėnēin, se gruaja qė po ēaplehej nė tė dhėmburat e hidhura tė lindjes (ku vinte kokėn, s'vinte kėmbėt) kishte kryqosur duart nė krahėror me njė pikėllim tė madh dhe s'dinte ē'tė bėnte. Vetėm kur ranė kambanat e Shėn-Gjergjit, qė lajmėronin se po dilte kisha, plakės iu kujtua zoti i madh dhe filloi t'i lutej shenjtit t'i lehtėsonte dhėmbjet sė resė e t'i ipte lirim tė mbarė. Me gjithė tė keqtė e atij ēasti nuk harroi tė falej qė t'i gėzonte shtėpinė me njė djalė.
    Tė gjithė kėto i bėri me mėnt e saj, vetėm kėtė tė fundit e tha me zė, sikur kėrkonte qė ta dėgjonte dhe e reja.
    Nusja qė kishte rėnė njė hop nė atė qetim tė shkurtėr nė tė cilin bien rėndom gratė shtatzėna kur janė duke mbledhur fuqi pėr shtėrzimin e fundit, u dha buzėve tė mavijosura njė fije gazi tė hidhur. -Ashtu, vėrtet, moj nėnė, djalė qoftė, ēupė mos u bėftė, se ne gratė na ka nėmur zoti qėkur na bėri gra...
    Qerrja qė hidhej sa mė njė krah, mė njė krah nga njė herė nė tjetrėn, po bėnte tė sajėn, lehtėsonte dhe afronte orėn e madhe tė dritės e tė qetėsisė.
    Atė hop, kur Piloja shpoi rėndė kazilin qė tė bėnte djathtas e tė linte mėnjanė njė pellg tė thellė me ujė, nusja lėshoi njė klithmė tė thekėshme:
    - Uf, nėno moj! - sikur hosteni tė ishte ngulur nė trup tė saj e jo nė lėkurėn e argasur tė kaut.
    Kio ndjenjė e ēuditshme e zaptoi menjėherė Pilon, qė nė hop hoqi hostenin nga vithet e kafshės dhe ktheu kokėn tė shikonte ē'kishte e shoqja. Qetė, lėnė nė punė tė tyre, i ranė lerės pėrmes.
    Shtatzėna nė tė dhėmbura e sipėr, u shpėtoi duarve tė plakės qė e mbanin tė mos briste e ta dėgjonin bota dhe u kthye mė krah, sikur ashtu do tė gjente lehtėsimin qė kėrkonte. Gjunjėt, mbledhur mbi bark, iu pėrpoqėn nė faqen e njė dengu me plaēka. Rrangullat e shtėpisė u rrokullisėn nėpėr qerre dhe njė trastė shkau e ra nė tokė. Trahanaja e imėt dhe e thatė kėrckė u pėrhap mbi baltė.
    -Uaha kazil, uaha kuqo! U foli Piloja qeve qė tė ndalojnė dhe vetė, si pėshteti hostenin nė tokė, u hodh poshtė.
    Edhe qerrja e dytė pushoi sė qari. Qetė duke shfryrė jashtė avullin e dendur e tė ngrohtė, zhytėn turinjtė nė trahana dhe nisėn tė pėrtypen me qejf. Njė shkumė e bardhė filloi t'u rrjedhė si zlnxhir i hollė nga tė dy anėt e bulgive.
    Nga bishti i qerres sė pasme kėrceu nė rrugė dhe ndau drejt sė parės njė vajzė nja gjashtėmbėdhjetė vjeēe. Pa ngjeruar asgjėkundi, i ra baltės pėrmes dhe doli nė krye tė karvanit. Ishte Vita, ēupa e madhe e Pilos.
    - Ē'kėrkon, moj bijė, qė erdhe!... i foli gjyshja. - Nuk bėn tė rrish, kėtu, po shko... je ēupė e rritur tashti...
    -Nėna, ē'ka nėna?,...
    Prindi, pasi u vuri qeve pėrpara e mė kėmbė hostenin e gjatė, si shėnjė qė s'duhej tė lėviznin nga vendi, i ra qerres rrotull dhe doli nė bisht tė saj.
    _Po ty, moj, kush tė thirri tė vish?
    Kur vajza pa t'anė kaq tė ngrysur e tek vetulla e mėngjėr i epte fėt-fėt poshtė e lart si pėr kohė tė lirė, uli kokėn dhe mėrmėriti:
    -Erdha se mos mė do gjėkafshė nėna... dhe, sikur tė kishte nė duar ndonjė palė kriga, kapėrceu gishtėrinjtė me njėri-tjetrin pa ditur ē'tė bėjė tjetėr.
    -Shko, shko te qerrja, se s'mbeti jot'ėmė pėr ndihmėn tėnde! i foli i ati, duke i bėrė me kokė, sikur kėrkonte ta shtynte tutje.
    Si u largua ēupa, Piloja iu afrua s'ėmės.
    -E, plakė, si duket puna, a do tė mbajė dot gjer nė Seman?
    -Zor, o bir.. Mė duket se po e mundojmė e po hyjmė nė gjynah me zotin dhe me tė... Ktheje mė mirė qerren pėr nė Bishtanakė, tek hani. Gjyshja ngriti kokėn dhe pa tė birin nė sy, si pėr t'i zgjidhur mendjen.
    -Ma desh zemra tė lindte fėmija nė dhč tė ri, se, kush e di, mund tė na sillte tė mbarė... Po, nejse, kur s'do perėndia, s'ka ē'bėn robi... - tundi kokėn dhe u largua drejt kreut tė karvanit. Mori hostenin, hodhi lart dhe shpoi kuqon qė tė kthente, mė tė djathtė.
    Qerrja e parė u nis. Me tė luajti nga vendi dhe mori rrugėn edhe e dyta.
    Vita, si ngriti fustanin nja njė pėllėmbė mbi gju, pėshteti kėrcinė mbi kapitalin e pramė, mbėrtheu shtizėn e madhe, i dha vehtes dhe u hodh brenda. Mori pastaj nė dorė tėrkuzėn me tė cilėn ishte pas rrapinės lopa e vetme e shtėpisė dhe e tėrhoqi pėr tė shkurtuar pashin e lirė. Qerrja po kthente udhė dhe ishte frlkė mos lopa mirrte nėpėr hendek.
    -Pse qan ata, mos e rrahu tata?... pyeti vėllai i vogėl zgjuar nė kohėn kur qerrja kishte pushuar sė tunduri e pėrkunduri.
    -jo, vėllaēko, nuk qan ata, por prit dhe pak, tė shohėsh se kush do tė qajėėllai apo motra... iu pėrgjigj Vita, duke tėrhequr me njė dorė tėrkuzėn e lopės dhe me tjetrėn duke shtrirė tė vėllanė.
    Qerrja filloi tė lėkundej pėrsėri dhe boshti i palyer ia nisi vajit tė tij: "criu-criu flq..." avaz qė po e mbante qė atė mėngjes kur i zoti i harroi, apo s'pat nge, t'hedhė masėn e katranit. Kjo e qarė zvarrėzvarrė, si ajo tėrkuza e lėshuar e lopės qė Vita e kish lėnė nga dora, shiu i imėt i fushės sė Myzeqesė, qė s'priti gjersa karvani tė zinte Kilin e vogėl. Koka, lėshuar gjumit dhe ėndrrave, po i shkonte sa mėnjanė nga troshitja.

    Reja e dėndur e shiut, qė sa vinte e po afrohej qerreve qė ēanin nė mes tė fushės sė shkretė, kishte mbuluar si nė njė shparg me thekė tė thinjtė gjithė ē'la pas karvani atė mėngjes: Tomorin, Shpiragun, Shėn-Kollin, Fierin. Sytė e vajzės, si kaluan njė ēast vėshtrimin e plogėt e tė qullėt tė kafshės qė vinte pas, u mbushėn pėrnjėherė me lot. Bulzat e ujit mbi faqen e njė pellgu tė rrahur nga shiu, dukeshin si barka tė vogla qė kishin ngritur velat pėr udhėtim, ashtu si lotėt e vajzės qė kishin marrė teposhtė faqeve. Kapur fort pas hunjve tė qerres, kokėn pėshtetur mbi faqen e rrogėzit qė mbulonte plaēkat dhe binte gjer poshtė, vėshtrimin mbytur nė atė re tė madhe shiu, as Vita s'e kuptonte dot kush ja ndillte gjithė kėtė trazim e pikėllim: arratia nga fshati ku kishte lerė e ishte rritur, lėngimi dhe dhembjet e nėnės, apo ndonjė duf i ri qė s'e pati ndierė gjer atė ditė nė kufijt e fshatit tė saj, nė gjerdhet e kasolles sė saj.
    E ku kuptohet ndonjėherė nga ēastisin rrėketė qė mbushin lumin dhe e bėjnė tė buēasė nga shtrati dhe udha e tij!

    ...

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •