Te dashur forumista cfare mendoni per fete fjale te urte,,Te ikesh nga realiteti don te thote te vdesesh nga pak”?
A mendoni se ai njeri qe ik nga realiteti eshte i mundur nga jeta?
A mendoni se cdo gje bie nen hijen e personalitetit tone , kur ne nuk mund te luftojme me gjerat qe na rrethojne dhe nuk mund te armatosemi me ato arme te forta si kurajoja, guximi, vullneti….qe mund t’ju bejne balle ketyre sfidave?
Mendoni valle se ka edhe njerez te atille te cilet me vetedije i mbyllin syte para realitetit dhe pranojne te behen pre e iluzioneve dhe endrave? Ndoshta ajo bote eshte me e kendshme dhe me e lehte por mos te harrojme se jetojme = tani dhe ketu =.

Ne pritje te mendimeve dhe komenteve tuaja gjithe te mirat.