E Merkure, 02 Maj 2007
Eriola HAZIZOLLI
BERAT- Peshkataret shpetojne nje vajze 30-vjecare, qe tentoi te vetevritej duke u hedhur nga ura e qytetit te Ures Vajgurore. Grindja me te dashurin ne Tirane ka qene shkaku kryesor i ngjarjes, se ndodhur paraditen e djeshme ne rrethin e Beratit, ndersa e gjendur ne momente depresioni Valmira Shehu ka dashur t’i jepte fund jetes. Burime zyrtare te policise konfirmuan lajmin per gazeten “KJ” dhe bene te ditur se pasi u dergua ne urgjence me shpejtesi vajza eshte jashte rrezikut per jeten. Por vendimtare ishin peshkataret, qe gjuanin peshk ne lumin Osum, te cilet nderhyne per t’i shpetuar jeten Shehut.
Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme ne qytezen e Ures Vajgurore. Vajza eshte pare te hidhet nga ura mbi lumin Osum, ne qender te ketij qyteti. Burime nga vendi i ngjarjes bene te ditur se sapo ka zbritur nga nje fugon me te cilin kishte udhetuar nga Tirana, Shehu i eshte drejtuar bordurave dhe eshte hedhur prej saj nga nje lartesi rreth 10 metra. Dy peshkatare, qe ndoqen ngjarjen, kane pare nga bregu i lumit trupin e vajzes ne ujerat e Osumit dhe menjehere i kane ofruar ndihmen e pare. Nje telefonate ne posten e policise ka bere qe ne bregun e lumit te mberrije grupi i gatshem, ndersa 30-vjecarja eshte nisur me urgjence ne Spitalin e Beratit. Gjate hetimit te kryer nga uniformat blu eshte zbuluar identiteti dhe historia e te rese. Burime prane repartit te urgjences bene me dije se vajza ka mberritur rreth ores 10:00 ne kete repart ne gjendje shendetesore te mire, por teper e tronditur.
Valmira nuk ka pranuar te flase per disa ore, por ka pohuar vetem se ishte shume e merzitur dhe donte te vdiste. Grupi i eksperteve ka shkuar ne Spitalin e Beratit, ku dhe kane marre ne pyetje 30-vjecaren, qe tentoi veteflijimin. Ne pyetje jane marre edhe prinderit e vajzes, qe banonin ne lagjen “11 Shkurti“ te qytetit te Kucoves. Ata kane pohuar per agjentet se vajza e tyre ndodhej prej dy ditesh ne Tirane, pasi vazhdonte shkollen e larte me kohe te pjesshme dhe i kishte lajmeruar se do te kthehej dje prane familjes. Sipas tyre vajza nuk kishte asnje arsye per t’i dhene fund jetes dhe se kete vendim e ka marre ne nje moment dobesie, ndoshta dhe per shkak te shkolles. Ndersa, vete 30-vjecarja ka pohuar per ekspertet e ceshtjes se gjithcka kishte ndodhur pas nje grindjeje me te dashurin e saj.
Burime te policise thane se 30-vjecarja ka udhetuar me te dashurin e saj nga Tirana drejt qytetit te Kucoves dhe gjate rruges mesohet te kete pasur nje grindje. Ne kohen qe fugoni ku udhetonte Shehu me te dashurin ka mberritur ne qender te Ures Vajgurore, pak kilometra larg Kucoves, vajza ka zbritur nga mjeti duke lene te dashurin per te vazhduar rrugen. Pa hezituar ajo i eshte drejtuar ures dhe eshte hedhur prej saj duke dashur te mbytet ne ujerat e lumit Osum. Por thellesia jo e madhe e ujit te lumit dhe ndihma e ofruar nga peshkataret ka bere qe vajza te shpetoje pa asnje problem nga kjo tentative per t’i dhene fund jetes. Ndonese nuk dha detaje ne lidhje me mosmarreveshjet me te dashurin, 30-vjecarja ka pohuar se gjithcka mes tyre kishte ecur mire, deri diten e djeshme, kur i dashuri kishte shfaqur shenja xhelozie, gje qe ka provokuar nje grindje mes tyre. Pasi eshte kuruar Valmira eshte kthyer ne familje per trajtim ne kushtet e shtepise.
Koha jone
Krijoni Kontakt