Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 168
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Jo pa qellim...

    Jo pa qellim e kam hapur kete teme.
    Jo pa qellim e kam krahasuar trupin tone me nje makine biologjike ( qe ne fakt e tille eshte).
    Jo pa qellim kam shpjeguar si eshte ndertuar aparati yne tretes.
    Jo pa qellim kam shpjeguar si funksionon ai.
    Jo pa qellim kam shpjeguar ushqimet qe jane te demshem per kete aparat tretes.(mishi,drithrat,brumi,qumeshti)

    Cili eshte ky qellim ?

    Qellimi eshte se ato qe do shkruaj ne postimet e tjera jane shume me rendesishme se te parat dhe pak me te nderlikuara , keshtu qe po te filloja menjeher ne kete pike askush nuk do me kuptonte , biles mund te me vinte edhe note "negative" . Megjithate edhe ne pjesen e dyte te kesaj teme do mundohem ti shpjegoj gjerat sa me thjesht qe te jene te kuptueshme per te gjithe.

    Qellimi tjeter ishte se nese une do thoja vetem nje fjali , qe mishi , brumi, dhe qumshi na bejne dem, dhe nuk duhet ti hame, askush nuk do besonte dhe tema do perfundonte ne kosh.

    Ndersa qellimi i temes do te shihet ne fund te saj, dhe do ta kuptoje vetem ai, qe do kete kohe te lexoje, mendje te kuptoje , dhe tru te llogjikoje.
    larguar forever

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Kujdes, Kujdes, Kujdes 100 here kujdes,

    Per te gjith ata qe kan lexuar ose do lexojne kete teme :

    1-Te gjitha keshillat e bera ne postimet e meparshme jane vetem per gjithckangrenesit dhe nuk do kene asnje vlere ne pjesen e dyte te kesaj teme.
    2- Te gjitha semundjet e thena deri tani nuk kane asnje lidhje me llogjiken postimeve qe do vine me pas.

    Kujdes : Sidomos mbasi te keni lexuar deri ketu , mund qe dikush te filloj te beje prova me ushqimin , qe mund te jene te rrezikshme per jeten, prandaj ju keshilloj qe vetem te lexoni , dhe me vone do tju jap edhe dieten e nevojshme.

    Tani mund t'ju jap vetem pak keshilla qe i perkasin pjeses se dyte ;

    1- Nese jeni bindur qe mishi ben dem ne trupin tone , nuk mund ta hiqni ate menjeher, hiqni ne fillim mishrat e kuq(vici,lopa,delja,keci ,derri ,)etj dhe zevendesojini ato me mishrat e bardhe, si peshku, pula pa lekure, lepuri,etj.
    Mos i zieni keto mishra pasi humbasin enzimet dhe veshtiresohet tretja e tyre ne organizem me mire ne zgare apo ne avull. Dhe mos konsumoni me shume se dy here ne jave.

    2- Mos perdorni asnjeher buke te bardhe,perdorni buke integrale me mire te thekur pasi prishet lidhja kimike e brumit, ose fete biskotate te thekura.
    Mundohuni te perdorni sa me pak buke dhe sa me shume perime e zarzavate, te gatuara me avull ose ashtu sic jane psh sallatrat.
    Orizin para se ta gatuani lereni 30 min ne uje te ftohte perzijeni mire dhe derdhjani ujin dhe po patet kohe me e mira para se te gatuhet te piqet pak ne furre sa te thahet , ne kete menyre do evitoni shume nga problemet qe keni lexuar ne postimet e meparshme.
    Ne pergjithsi evitoni brumrat nga menuja juaj, si byrek piza,kulac,makarona etj.

    3-Qumeshtin perdoreni scremato, dhe te fresket jo ato qe kane afat te gjate skadimi pasi kane shume solucione kimike te demshme.
    Perdorni me shume qumshtin e deles ,dhise ne vend te qumshit te lopes.
    Me e mira eshte qe ta pini kos e jo qumesht per arsyet qe kam thene me pare.Eliminoni djathrat me shume yndyre,dhe gjalpin , perdorni me shume gjizen mozarelen.

    4-Mundohuni te fusni ne dieten tuaj nje pjate sallat jeshile ne darke dhe ne dreke , plus dicka tjeter nese nuk jeni ngopur, por mos e shoqeroni sallaten me bulmet si djath gjize etj.Mundohuni te ushqeheni thjesht, dhe pa i perzier ushqimet. Mundohuni gjithashtu rreth 2-3 ore pas dreke te hani fruta te bera sipas deshires dhe stineve.



    Keto keshilla vlejne vetem si fillim per te rregulluar pak raportet e reaksioneve ne organizem.Me vone do shohim se edhe keto duhen ndryshuar por cdo gje me rradhe dhe kohen e vet.

    Them kujdes sepse cdo ushqim kryen nje reaksion kimik ne organizem dhe sidomos per ata qe jane te shendoshe eshte e rrezikshme ti heqe te gjitha ushqimet menjeher.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 10-07-2007 mė 19:02
    larguar forever

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Sic e thashe edhe me pare ne pjesen e dyte llogjika do jete ndryshe , ndersa arsyetimi do jete pak me i thelle, dhe nga nje kendveshtrim tjeter i cili ne raste te caktuara do kete keshilla te kunderta me pjesen e pare, por thelbi do te jete njesoj si mepare njohja e organizmit tone tretes dhe funksionimi i tij .

    Ne postimet e meparshme kam thene qe organizmi yne funksionon si nje makine biologjike nepermjet shkembit te reaksioneve qe ndodhin ne organizem dhe ku ushqimi eshte lenda e pare djegese per kete makine..Por ne te gjith dime kush me shume e kush me pak qe c'do lende djegese qe perdoret per te levizur nje makine le pas mbetje ne forme tymi, (gazi) Bloze ,lende te pare te pa djegur mire qe depoziton ne fund kur makina pushon etj..
    Me kujtohet qe kur digjnim drute ne dimer ,Babai pastronte rregullisht tubat e sobes nga bloza, dhe hirin qe ngelej nga djegja e druve, biles thoshte se ky lloj druri ben shum hi kurse ky me pak ky ben shum flak kur digjet , e pak prush , etj...etj..Pra ne cdo reaksion edhe me te thjeshtit jo e gjithe lenda digjet dicka ngelet pa u djegur apo dicka transformohet ne dicka tjeter si psh druri ne tym, Bloza ,dhe hi dhe lloje te ndryshme druri lene sasi te ndryshme tymi bluze dhe hiri.E njejta gje ndodh edhe me karburantin e makinave .

    Tani lind pyetja, Po ne trupin tone cfar ndodh gjate shperberjes se ushqimit ne atome dhe thithjes se tyre ne gjak?
    A ka edhe aty mbetje ?
    Po ka do thoni ju eshte jashteqitja , dhe gazrat qe dalin si nga poshte dhe nga lart, por nuk dini ate qe eshte me kryesorja :

    Ate qe mbas ketyre reaksioneve nje substance ngjitese e quajtur Muco (Italisht) shlim (gjermanisht ) Shqip nuk e di , qendron e ngjitur ne pjesen e brendshme te intestinos duke bere qe te thithet pjeserisht prej tij dhe pjeserisht te ngelet aty .Kjo substance ne gjuhen e trashe quhet "Qurre" e cila hpesh here eshte e holle por here te tjera eshte si ngjites dhe shum njerez i shef me gishtat ne hunde gjate dites pikerisht duke pastruar hunden nga kjo substance.
    Po si erdhi kjo substance deri aty ?
    Kjo substance vjen deri aty nga intestino dhe trupi yne mundohet ta nxjerre jashte ne te gjitha menyrat , nje tjeter rruge e nxjerrjes jashte te kesaj substance jane qoshet e syve apo Slepat si i thone qe gjenden ne mengjes aneve te syrit.Nje rruge tjeter gjithastu eshte goja qe e nxjerre ne forme " Gelbaze " apo nga veshet ne forme " dylli " Kur dikujt i punon veshi apo hunda nuk eshte gje tjeter vetem nje rruge qe ka gjetur trupi per tu pastruar.
    Ndersa pjesa me e madhe qendron ne intestino dhe ul shume kapacitetitn thithes te elemnteve atomik te ushqimit pasi kjo shtrese pengon asimilimin e tyre , gje qe do te thote mungese vitaminash, proteinash etj,,pra anemik ,Keshtu qe mjeku ne kete pike keshillon te marresh kete apo a te gje qe te mungon por me pak rezultat sepse shkaku eshte mosthithja , pra mosfunksionimi i intestinos jo mos marrja e ketyre elementeve sepse hame keq.

    Shkurt muhabeti kjo e krahasuar me shembullin e drurit qe digjet eshte Bloza ashtu sic ngel blozza ne faqet e tubit ashtu ngel edhe kjo substance ne faqet e intestinos.Me kujtot kur isha i vogel babai i hiqte tubat i hidhte pak benzine dhe i digjte blozen nga brenda, pastaj i rivendoste dhe druri digjej me mire dhe me shpejt.

    E pra e njeta gje ndodh edhe me tubin tone tretes ku behen reaksionet dhe ky tub nuk eshte pastruar asnjehere gjate jetes perkundrazi tek gjithckangrenisit rri gjithmon plot duke rritur edhe dimesionin e tij nga 2cm ne disa cm, qe ne pamje te jashteme duket tek barku i fryre perpara si tullumbac, duke i bere keta njerez te mendojne se eshte i gjithi shendet por qe ne fakt eshte nje hale e gjalle qe qendron ne kembe dhe ecen.Ne kete hale te gjalle mikrobet e kane shume me te lehte per te jetuar dhe shumuar duke bere qe individi te ushqehet me gjak jo te paster dhe shpesh here te semure te gjith organizmin,

    Semundjet tona nuk jane gje tjeter vecse qarkullimi ne trup i ketyre substancave dhe bllokimi i eneve te qarkullimit nga keto substanca dhe nga vendi ku bllokohet merr edhe emrin semudja , por qe ne te vertet shkaku eshte vetem nje per te gjitha dhe quhet Muco .

    Tani lind nje pyetje, mir do thoni ju ka mundesi te jete e vertete kjo qe thua ti por c'fare duhet bere per te pastruar tubin tone tretes ?

    Ato jane tre :

    1- hidrokolon terapia

    2-Klistere

    3-Agjinimi ( mosngrenia)

    Per keto tre metoda do flas nje here tjeter.

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Kush eshte pergjegjes per formimin e MUCOS ?

    -1-Ushqimi.
    2- vet organizmi qe e perdoror kete substance per te mbrojtur stomakun dhe nje pjese te intestinos , nga acidi klohidrik gjate perpunimit te ushqimit.

    Njerezit gjithckangrenes kane nevoje per shum MUCO per te mbrojtur organet pasi edhe sasia e acidit eshte me e madhe.

    Cilat jane keto ushqime ?

    Mishi , dritherat , veza sidomos e bardha ,qumeshti dhe te gjitha djathrat ,(mund te beje perjashtim kosi)
    pra pervec demeve direkte keto lloj ushqimesh lene edhe shum MUCO ne intestino qe eshte shkaku i vertet i te gjitha semundjeve te njeriut te sotem "MODERN "
    Po ti beni vetes pyetjen ,Pse te gjith njerezit kane te njejtat semundje dhe pak a shume ne te njejten moshe ? do ta gjeni ketu pergjigjen.
    Si ka mundesi qe kafshet ne kushte natyrore nuk kane nevoje per mjek dhe nuk semuren kurse ato shtepiake kane edhe veteriner ?
    Sepse ne jo qe nuk dime te ushqejme veten por marrim ne qafe edhe kafshet "shtepiake" duje ju dhen ato qe na ngelin ne tavoline qe nuk eshte ushqimi i tyre natyral dhe shkakton semudje.

    Fakti me absurd eshte lopa e cmendur ku industria ushqimore e kafsheve bashke me himet apo kashten si i thone i futi edhe kockat e bluara dhe te perpunuara te kafsheve te tjera dhe ja dha si ushqim me proteina per te bere me shum qumesht dhe per tu rritur me shpejt si mish per treg .

    Pra i dha lopes te haje lope , e ktheu nga barngrenese ne mishngrenese dhe rezultati u cmend lopa, por une do thoja qe cmendem ne dhe jo lopa natyra ka ligjet e veta dhe kushdo qe del kunder tyre ndeshkohet prej saj.

    Por kete problem do ta shpjegoj ne nje postim tjeter te titulluar " inteligjenca organike dhe inteligjenca jo organike"
    Postimi tjeter do jete " si ta pastrojme tubin tone tretes " Intestinon.




    Ne njeren foto ngjyra e bardhe eshte Muco

    ne tjetren kemi nje intestino te zmadhuar prej ushqimit jashte mase me pasoja per jeten e pacientit.
    Dhe ne tjetren kemi jashteqitje te veshura me muco dmth qe gjate evakuimit kane pastruar edhe intestinon nga muco.


    PS - por keto postime do vine nga fundi i shtatorit pasi tani shkoj me pushime .

    Dardajan
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    larguar forever

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Inteligjenca organike dhe inteligjenca jo-organike

    C'fare duhet te kuptojme me inteligjence organike ?

    Duhet te kuptojme se cdo organizem i gjalle egziston prej miliona vjeteve dhe gjate miliona viteve ka pervetsuar brenda tij ,eksperiencen me te mire, per te mbijetuar ne cdo situate. Kjo aftesi e organizmit vepron ne cdo moment mbi cdo trup te gjalle, ajo vepron pa lejen tone ne menyre autonome duke na ruajtur nga shum semundje, apo situata te veshtira, si thatesira i ftohti i nxehti etj. Shum nga keto procese qe ndodhin ne trupin tone i njohim, por akoma me shume jane ato qe nuk njohim, dhe shume te tjere qe njohim jane te gabuara, dhe gjithmon del dikush qe zbulon dhe korrigjon ato njohuri qe jane gabim.
    Me konkretisht:
    Supozojme se kemi prere gishtin me thike duke qeruar nje molle , cfar ndodh ? del gjak, por cuditerisht pas pak ndalon rrjedhja e tij ,pse ?, sepse gjaku ka veti qe te koagulohet pra te mpikset sidomos ne kontakt me ajrin , gje e cila arrihet nepermjet vitamines K qe ndodhet ne gjak dhe mungesa e saj shkakton vdekjen ne raste te tilla pasi gjaku vazhdon te rrjedhe.Pra ky proces i thjeshte ndodh duam apo nuk duam ne dhe kontrollohet nga vet trupi yne dhe mund te quhet inteligjence organike

    Por kjo inteligjence nuk mbaron ketu me pas ne shohim se plaga do filloje te mbyllet mishi te rritet te bashkohet te formohet lekura dhe me pas nuk do dallohet asnje shenje gjith ky proces ne vetvete eshte shum i nderlikuar dhe vepron duam apo nuk duam ne dhe eshte inteligjence organike pra nuk mvaret nese ti ke bere shkolle apo jo , je njeri i mire apo i keq kjo eshte aftesi organike qe egziston pamvaresisht nga ndergjegja jone.
    Lindja e nje femije eshte 100% inteligjence organike, dhe pirja e duhanit gjate kesaj periudhe eshte mungese inteligjence jo-organike.
    Dhe tani cfare duhet te kuptojme me :

    Inteligjence jo-organike

    Vazhdojme me shembullin e gishtit te prere me thike .
    Ne momentin qe ne presim gishtin kemi dhimbje kemi frike nga gjaku qe del mund te na bjere te fiket nese plaga eshte e madhe , prandaj ajo qe ne mendojme ne ate moment eshte si ta ndaloj gjakun dhe si ta kuroj plagen qe te mos dhembe dhe te sherohet shpejt, dhe qe nga ky moment nderhyn inteligjenca jo-organike pra ajo qe mvaret nga ne dhe qe inteligjenca organike nuk e ben dot dhe as na ndalon dot ta bejme.
    Psh :
    Ne mund te lidhim fort krahun ne pjesen e siperme ne menyre qe te ndalojme rrjedhjen e gjakut ,ne mund ta qepim plagen , ndersa ndersa per te ndihmuar ne sherimin e saj, ne mund ta disinfektojme ate ,dhe ta mbajme gjithmon paster apo ti bejme banje me uje deti dhe ta thajme ne diell ne menyre qe te shpejtohet sherimi etj. Pra sic shihet sherimi e plages mund te shpejtohet me ndihmen e inteligjences Jo-organike. Por kur kjo inteligjence eshte e gabuar ne mund te vonojme sherimin e saj ose me keq akoma mund te rrezikojme gjith trupin .
    Psh .
    Nese gishtin e prere e fusni ne pislliqe apo e fusni ne balte ajo plage mund te qelbezohet ose gangrenizohet .

    E pra ketu dallon njeriu nga kafsha pasi ne kemi te zhvilluar shume inteligjencen jo-organike ndersa kafshet ate organike.
    Inteligjenca jo-organike egziston pamvarsisht nga ajo organike dhe bashkeveprimi ndermjet tyre eshte rezultati me optimal per shendetin e njeriut.
    A bashkeveprojne keto dy inteligjenca ?

    PO bashkeveprojne psh :

    Kur organizmi ka nevoje per uje, tek ju shfaqet etja, dhe ju kuptoni qe duhet pire uje .
    Kur ju kercasin zorret ju nenkuptoni se duhet te ushqeheni.
    Kur ju skuqen dhe ju mbyllen syte ju kuptoni se duhet te flini,, etj,,

    por keto jane disa shembuj siperfaqesore qe veprojne edhe tek kafshet ndersa organizmi yne komunikon edhe sinjale te tjera me te nderlikuara qe jo gjithmon kuptohen dhe interpretohen drejt nga ne. Psh, ne rastin e pucrave ne fytyre qe kam shpjeguar me pare , ajo eshte nje shenje e organizmit qe ne trupin tuaj ka dicka te huaj te tepert, dhe organizmi po e nxjerr jashte , ndersa ju nuk e kuptoni shkakun e vertet, dhe mendoni se ato pucra do te hiqen duke lyer fytyren me kremra te ndryshem dhe kur dikush ju tregon shkakun e vertet nuk doni ta besoni sepse inteligjenca juaj jo-organike eshte ne nivel te ulet per te kuptuar kete fenomen.Dhe shembuj si ky ka me dhjetra e dhjetra disa prej te cilave jane folur ne postimet e meparshme te kesaj teme.

    Dikush me te drejte mund te pyes ,Ore po c'lidhje kane gjith keto shpjegime me temen dhe me ushqimin ?

    Per mendimin kane lidhhje, sepse nese do qe dikush kur lexon te kuptoje ate qe ke shkruar, duhet te kete te pakten disa njohuri minimale per ate qe do lexoje pra mund ta quaj nje para pregatitje per postimin tjeter me pak fjale rritja e nivelit te inteligjences jo organike.

    Me konkretisht hyme ne temen e ushqimit :

    Te gjithe jeni semurur te pakten nje here ne jeten tuaj me temperature dhe jeni sheruar duke pire ilace apo duke bere regjim shtrati, te gjith e dini qe kur jeni i semure gjeja e pare qe vini re eshte mungesa e oreksit, njesoj si me etjen per uje , ne kete rast inteligjenca organike ju dergon nje sinjal, qe ju nuk duhet te hani, dhe ju heq te drejten e ngrenies dhe te shijes se ushqimeve biles ne disa raste shkon edhe me tej, duke ju bere te villni kur shikoni nje lloj ushqimi ,gje qe do te thote se ai ushqim ju ka demtuar, por jo te gjithe e kuptojne kete gje dhe bejne te kunderten sidomos mjeket me keshillat e tyre qe ju thone se tani qe jeni semure duhet te hani me zorr te pini vere te hani mish etj.. sepse organizmi ka nevoje per keto ushqime , qe te mposhte semundjen, kur ne te vertet eshte pikerisht e kunderta, mbasi organizmi eshte i tejngopur me keto ushqime qe kane krijuar semundjen

    Pse inteligjenca organike na heq te drejten e te ushqyerit ?

    Sepse , perpunimi i ushqimit ne organizem krijon mbetje, papasterti,etj,,,te cilat duhen eliminuar dhe nxjerre jashte ne menyre qe kjo fabrike te punoje sa me mire ,por ne nuk e kuptojme kete nevoje te saj , dhe hame gjithmone e me shume duke mos i lene kohe organeve tona te vetpastrohen, ose ti ndihmojme ato ne kete pastrim.Prandaj arrin nje pike ku smban me, dhe ne semuremi, ne kete moment inteligjenca organike thote :

    Paska qene budalla i madh ky cu bem ne te punojme 24 ore ne dite per muaj e vite pa bere asnje dite pushim nuk e shikon si eshte bere si tullumbac dhe ne nuk kemi me vend ku ta vendosim gjith ate ushqim prandaj boll, ja heqim te drejten e ushqimit se perndryshe do semuremi edhe ne .


    Ne kete moment ju shkoni tek doktori dhe ky i fundit ju jep te beni analiza urine dhe gjaku dhe "cuditerisht" ne urine ju keni albumine me shumice ndersa ne gjak kolesterol te larte etj... prandaj ju keshillon te hani veze sepse po humbisni albumine, nderkohe qe eshte krejt e kunderta, ju nuk duhet te hani as veze e as mish, sepse ato analiza tregojne qe trupi juaj po pastrohet po eliminon albuminen e tepert dhe gjithcka tjeter te tepert ,qe gjendet ne trupin tuaj me nje fjale po pastron shpine, ndersa mjeku ju keshillon ta beni pis perseri pa mbaruar pastrimin.

    Perfundimi ne kete rast inteligjenca juaj jo-organike duhet te ndihmoje inteligjencen organike , ne pastrim duke mos ngrene, por duke pire lengje qe ndihmojne ne pastrim dhe tretjen e mbeturinave ne organe te ndryshme, si psh uje me limon ose dy portokall te shtrydhur , gje te cilen po ta vini re kur nuk keni oreks ja u kerkon trupi dhe ja u lejon ta hani.Pra, ju lejon ose ju hap oreksin apo midene, per fruta dhe agrume te cilat nevojiten per pastrim kete duhet te kuptoni dhe jo ate qe ju thote te hani mish dhe veze.

    99% e semundjeve vijne nga ushqimi i keq dhe i tepert, ushqimet e keqia jane ato qe kam thene ne postimet e meparshme.Semundja nuk eshte gje tjeter vecse sforcim i organizmit per tu pastruar, dhe nxjerre jashte tij ato substanca qe perbejne rrezik per vete organizmin te cilat nese qendrojne ne organizem krijojne edhe gure ne organe te ndryshme si veshka, temthi ,melcia etj.Veshka nuk prodhon gure sic degjojme shpesh te thone mjeket ,ajo eshte nje filter dhe ne te ngelin ato substanca qe nuk arrijne te kalojne filtrin dhe kjo vjen vetem si pasoje e ushqimit te keq.
    larguar forever

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    dardjan paske hy ne oren e disekcionit ufff qka po vjen era formol

    shkrime te bukura duhet mi lexu me kujdes ketu kem te bejm me dikend qe merr vesh ne medicinź ......
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anėtarėsuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    shume i mire ky shkrim. bravo
    Always do right - this will gratify some and astonish the rest.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit ju dhe ata qe kane lexuar .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 23-09-2007 mė 17:23
    larguar forever

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Pastrimi i organizmit

    Pastrimi i organizmit

    Me pastrim te organizmit shum njerez nenkuptojne larjen e kokes trupit prerjen e thonjve , apo larjen e dhembeve .
    Por kjo nuk eshte gjithcka, pasi ka te beje vetem me siperfaqen me pjesen e jashteme te trupit tone, ndersa pjesa me e piset e trupit tone eshte brenda nesh.

    Ja dhe disa fakte :

    Shum prej jush ka vene re gjate bisedave qe bashkebiseduesi juaj kundermon ere e keqe nga goja, dhe duket sikur ke hapur ndonje kapak nevojtore, dhe me interesante eshte se ai vete nuk kupton dhe shikon qe ti largohesh, prandaj afrohet me shume.
    Shkak per kete ne 5% te rasteve eshte goja dhe ndonje dhemb i prishur apo ndonje ushqim i ngelur midis dhembeve qe po kalbet per ata qe nuk lajne dhembet.
    Ndersa 95% e rasteve eshte se ushqehen keq dhe kane probleme te tretjes se ushqimeve, ku keto te fundit nuk arrijne te treten plotesisht, dhe ne kohen e duhur, duke bere keshtu ,qe ushqimi te fermentohet deri ne ate pike, sa te cliroje gazra nga lart dhe nga poshte, duke leshuar edhe ate eren e "kendeshme te kalbesires " qe pastaj del jashte nepermjet gojes. Dhe jo vetem kaq por shpesh here gjuha juaj merr njolla me ngjyra te ndryshme si e bardhe verdhe apo jeshile por nuk e dini qe kjo eshte rezultat i drejtperdrejt i reaksione qe ndodhin ne intestino pra i ushqimit qe hame , dhe per cudine me te madhe kam degjuar qe ne amerike ne fillim por tani edhe ketu ne evrope kane dale disa lloj furcesh dhe pastash qe lajne gjuhen per te hequr keto lloj ngjyrash duke treguar keshtu injorancen me te madhe te njerezve te sotem " modern".
    Duke vertetuar gjithashtu qe shoqerive farmaceutike nuk ju intereson qe t'ju thone pse dalin dhe qe mos t'ju dalin me por ju shesin produktet e tyre dhe bejne bisnes me injorancen e njerezve dhe te mjekeve.
    Pra nuk duhet pastruar gjuha me furce por intestino nga ushqimi i keq dhe i patretur.
    Dhe jo vetem gjuha e reklamon kete por edhe gjaku edhe lekura edhe koka juaj si do thoni ju :
    Gjaku thith papasterti qe megjithse pastrohet ne melci nje pjese arrin te kaloj ne organe dhe ne ndjeme kruarje te trupit , ndersa ne lekure shohim njolla te vogla te kafta ose pika te vogla te kuqe ngrini kanatjeren dhe provojeni te shihni barkun dhe shpatullat tuaja nese kjo nuk eshte vertete.
    Ne koke nepermjet zbokthit qe nuk eshte gje tjeter vescse vjeterim i shpejte i lekures dhe i rrenjes se flokeve me destinacion renien e tyre apo ndryshimin e formes nga kacurela te drejta ose majat qe ju digjen.

    Keto jane shenja qe inteligjenca jone organike na i nxjerr ne siperfaqe por qe shum pak njerez arrijne ti kuptojne dhe interpretojne drejt.
    Ndersa nje pjese e atyre qe i kupton nuk ja u tregon pasi don tju zhvase njehere mire nga leket duke shitur produktet e tyre qe nuk sherojne shkakun por permirsojne pak dhe perkohesisht pasojen gje qe ben me vone zhvillimin e ketyre simptomave akoma me te vrullshme .
    Njeriu i sotem nuk shihet si pacient por si nje objekt fitimi ku sa me shum probleme ka aq me shum fitime sjell, ku sa me shpejt vdes pas pensionit , aq me shum fitime ka shteti, se nuk paguan pensione.

    Prandaj mesoni dhe behuni vet doktor te pakten si te ushqeheni se do fitoni shendet bukuri forc dhe mencuri.
    Ushqimi i pastert jep reaksione per mendime te pastra ushqimi i keq jep reaksione per mendime te keqia.

    Si te pastrohemi nga brenda ?

    e kam thene edhe ne nje postim te meparshem por po e perseris prap:

    1-Duke mos perdorur ushqime qe gjate reaksione lene shume mbetje (per kete do tju jap tabelen perkatese te ushqimeve)

    2-Duke pastruar te pakten nje here ne vit ose ne disa vjet intestinon me metoden idrokolonterapia kryhet ne qendra te specializuara ose spitalore dhe kushton rreth 100 euro.

    3-Klistere- qe kryhet ne shtepi dhe pa ndihmen e askujt por duhet patur pak kulture te pergjithshme mbi kete lloj kurimi para se te perdoret .

    4 Agjinimi

    Agjinimi eshte me i thjeshti por duhet kurajo dhe pak kulture perse po e ben nje gje te tille ne menyre qe ta perballosh me sukses.
    Pse agjinimi ? sepse trupi kur nuk ushqehet ka aftesi te vetepastrohet .

    Per te gjitha keto pika kur te kem kohe do kete nga nje postim ku do jene te zgjuara.

    Ndersa per te vertetuar keto qe kam shkruar ne kete postim beni kete prove.

    Supozoni se trageti ku po udhetonit u prish dhe keni zbritur ne nje ishull ku mund te hani vetem fruta ose asgje per tre dite sa te rregullohet difekti.

    Pra ushqehuni per tre dite vetem me fruta , ose me mire akoma agjinoni per 2-3 dite jo me shume dhe pervec problemeve te shumta qe do ju dalin me trupin tua mundohuni te shihni gjuhen ne pasqyren magjike dhe do shikoni mrekullite qe keni brenda dhe qe po pastrohen.
    larguar forever

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Tabela Berg

    Ne kete postim po ju jap tabelen "BERG"
    Kush eshte "Berg "
    Ragnar Berg eshte ekspert ne fisiologjine kimike ne nje nga laboratoret me special ne kerkimime ushqimore qe ndodhet ne Kliniken e dott. Lahmann ne Gjermani, (dhjetra vjet me pare) -" shenimi im" .

    Ne kete tabele jane nje shumice e madhe ushqimesh ne perdorim te perditshem , dhe krahas tyre jepet vlera reale e acidt ,qe japin keto ushqime gjate zberthimit ne organizem , ato ushqime jane ndare sipas atyre qe japin acid gjate zberthimit ne org. dhe atyre qe heqin acid gjate zberthimit ne org.

    Por ajo qe eshte me e rendesishme eshte se te njejtat ushqime qe japin acid japin edhe "muco"(lende ngjitese ne trup) qe e kam shpjeguar me pare. Dhe te njejtat qe heqin acidin heqin edhe Mucon.

    C'eshte muco?
    Ne fjalorin Shqiptar perkthehet "Jarge" por ne pergjithsi eshte nje lende ngjitese qe demton organizmin tone dhe qe trupi yne mundohet ta nxjerre jashte ne te gjitha menyrat , si nga hundet ne forme " Qyrresh" nga goja ne forme gelbaze ,nga veshet ne forme dylli, nga koka ne forme zbokthi, nga lekura ne forme pucrash,nga syte ne forme slepash ne mengjes,nepermjet jashteqitjes etj...

    Te gjithe ata qe kane lexuar postimet e tjera te kesaj teme do kuptojne edhe rendesine e kesaj tabele dhe menyren se si duhet te ushqehen per te patur nje organizem sa me te fort dhe te shendetshem.

    Kuptojeni drejt kete tabele pasi keto vlera nuk jane perqindjet e vlerave ushqimore por vlera e mbetjes pas reaksionit ne organizmin tone, qe mund te jete acide ose alkaline me muco ose pa muco ,Ne ushqime qe tresin acidin dhe mucon dhe ne ushqime qe prodhojne acid dhe muco.
    Pra mundohuni te kuptoni drejt ate qe shkruhet .

    Ndersa tabelen e vlerave ushqimore do mundohem ta jap here tjeter.





    Mishrat qe japin acid dhe muco


    Emri Jep acid



    Mish lope --- 38,61
    Mish vici --- 22,95
    Mish dashi--- 20.30
    Mish derri --- 12,47
    Proshut e tymosur-- 6,95
    Bacon--- 9.90
    Mish lepuri--- 22,36
    Mish pule --- 24,32
    Gjuhe Bualli--- 10,60

    Mishrat qe nuk japin acid dhe muco

    heq acid
    Gjaku i kafsheve-- 5,49

    Peshqit dhe vezet



    Peshqit qe japin acid ,

    Peshku i bardhe-- 2,75
    Moluski-- 19,52
    Peshk Salmon-- 8,32
    Harenge,e kriposur -- 17,35
    Veza e plote-- 11,62
    Albumina e vezes-- 8,27
    E verdha e vezes-- 51,83


    Peshqit qe nuk japin acid

    Stridhe, guaska -- 10,25

    Vazhdon>>>>>>>>

    Qumeshti dhe dhjamrat e kafsheve


    QUMSHI QE JEP ACID

    Asnje -----0000


    Qumeshti qe heq acid

    Qumeshti,njeriut-- 2,25
    Qumshi, Deles--- 3,27
    Qumshi, Dhise-- 0,65
    Qumshi, Lopes-- 1,69
    Pana,ajka -- 4,89
    Hirra,Qumshtit-- 1,31
    Kremi--- 2,66

    Nenrodukte qumshi qe japin acid

    Gjalpi---- 4,33
    Dhjami----- 4,33
    Djath zvicere--- 17,49

    Ps -Kujdes qumshti vertet nuk jep acid por ka problemet e tjera qe kam shpjeguar ne postimet e meparshme .


    Dritherat qe japin acid


    Miell i rafinuar-- 8,32
    Miell integral--- 2,66
    Miell-- 10.00
    Elbi-- 10,58
    Avena,( lloj drithi)-- 10,58
    Thekra-- 11,31
    Oriz integral-- 3,18
    Oriz i bardhe-- 17,96
    Misri--- 5,37
    Buke e zeze-- 8,54
    Buke e bardhe--- 10,99
    Buke integrale-- 6,13
    Zweibach -- 10,41
    Embelsirat--- 12,31
    Makaronat--- 5,11

    Dritherat qe nuk japin acid


    Buk thekre-- 4,28

    Perimet dhe zarzavatet

    Perimet qe japin acid

    Laker brukseli---- 13,15


    Perimet qe nuk japin acid


    Patate te bardha--- 5,90
    Patate te embla---- 10,31
    Selino,rrepe----- 11,33
    Panxhar i kuq----- 11,37
    Rrepa e bardhe---- 10,80
    Panxhari---- 9,37
    Rrepa e zeze me lekure--- 39,40
    Rrepa me lekure--- 3,06
    Rrepka e re--- 6,05
    Laker kapuēo--- 4,02
    Laker jeshile---- 2,20
    Sallate rradhiqe--- 14,51
    Sallate latuga,=
    Marule e eger.---- 14,12
    Rabarbaro=raven--- 8,93
    Spinaqi--- 28,01
    Asparagi,=Shpargjishte--- 1,01
    Carciofo,=Argjinare-- 4,31
    Cicoria,=,sallate,Brese,-- 2,33
    Domatja--- 13,67
    Kungulli--- 0,28
    Kastravecat--- 13,50
    Qepa e kuqe--- 1,09
    Laker,rrepke--- 5,99
    Lulelaker --- 3,04
    Dente di leone,=
    lloj sallate eger---- 17,52
    Aneto,lloj bime eger --- 18,36
    Prreshi--- 11,00
    Groshe--- 4,98
    Fasule e fresket--- 8,71
    Bizele e fresket--- 5,15

    Frutat qe japin acid

    Asnje -000000


    Frutat qe nuk japin acid


    Shalqi----- 1,83
    Molla---- 1,38
    Dardha--- 3,26
    Kumbulla- 5,8
    Kajsia-- 4,79
    Pjeshka-- 5,4
    Qershia-- 2,57
    Qershi te tharta-- 4,33
    Qershi te embla-- 2,66
    Dateri,Hurma te thara-- 5,50
    Fiku--- 27,81
    Rrushi--- 7,15
    Uva passa,=lloj,Rrushi--- 15,10
    Lamponi,=Mjedher,=
    lloj fruti--- 5,19
    Portokalli --- 9,61
    Limoni--- 9,90
    Shega--- 4,15
    Ananas--- 3,59
    Banane--- 4,38
    Ulliri--- 30,56
    Luleshtrydhe--- 1,76
    Ribes,=rrush frengu --- 4,43
    Manaferra--- 7,14
    Mandarina--- 11,77

    Vazhdon >>>
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 04-10-2007 mė 17:41
    larguar forever

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Vazhdim tabela di Berg

    Frutat e thata

    Frutat e thata qa japin acid


    Jep acid

    Geshtenja--- 9,62
    Lentike,=thierza--- 17,8
    Arra--- 9,22
    Lajthi--- 2,08
    Kikiriku--- 16,39
    Bajame--- 2,19

    Frutat e thata qe nuk japin acid

    heq acid

    Gjande ose lende----- 13,64

    Arre koko-------- 4,09

    Ushqime te ndryshme qe japin acid


    Jep acid

    Bizele te thata 3,41
    Fasule te thata 9,7

    Mielli i thekres 0.72
    Mielli d'avena 8,08
    Avena dei Quccheri 17,65
    Lulja e avenes 20,71
    Avena ,= tershere

    Ushqime te ndryshme qe nuk japin acid

    Heq acid

    Kerpudha ----- 1.81
    Soja----------- 26,88
    Kallam sheqeri----- 14,57
    Sheqer i gatuar----- 18,21


    Pijet

    Pijet qe japin acid

    Jep acid

    Birra ---------------- 08
    Pluhur Kakao 4,79
    Cokollata 8,10

    Pijet qe nuk japin acid

    Heq acid

    Caji--- 53,5
    Caj paraguaj---- 25,49
    Kafja---- 5,6
    Cafe di cikorja--- 7,17
    Lengu i rrushit--- 5,16
    Vera---- 0,59
    Vere california---- 1,21
    Sherry---- 0,51
    Champanj---- 0,96
    Malaga--- 3,04


    Kjo ishte tabela di Berg ndersa vlerat ushqimore te ushqimeve nuk kam kohe ti pregatis keshtu qe mund t'ju jap linkun e meposhtem dhe shikojini vete .

    http://www.maas.ccr.it/agrital/indice.html

    http://www.saluteoffresi.it/Utilita/...ivi/Frutta.htm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 05-10-2007 mė 15:02
    larguar forever

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Shikoni kete vidio

    Ketu mund te shikoni me syte tuaj se si katandiset intestino pra zorra e trashe kur ushqehesh ne menyre te gabuar .
    shikim te mbare !!!

    http://uk.youtube.com/watch?v=han3AfjevOc
    larguar forever

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    shume teme interesante Dardajan, me ke lene pa fjale,
    pati disa pjese qe i kalova duke i lexuar siperfaqesisht, se me mungon durimi, por ne pergjithesi ishte mjaft edukuese.
    Me beri pershtypje mbi te gjitha ideja e mbetjes se emocioneve negative ne nje kafshe qe theret. Jam shume dakord me ty, si i thone atij muhabeti, ne jemi ushqimi qe hame. Kafshet vuajne po aq sa ne. Une kam jetuar vete ne fshat, dhe vrojtoja sjelljen e tyre. Lopa eshte shume inteligjente, me anen e syve shpreh ate qe ndjen, kerkon te komunikoje kur nje ambient apo ushqimi nuk i pelqen, gjithmone nese ti ja lejon, dhe nuk e keqtrajton duke e goditur me shkop. Dola pak nga tema me duket .
    Nuk me kutohen te gjitha ato qe me bene pershtypje, por dua te te them , bravo te qofte, per ato qe ke studiuar, dhe per faktin qe po na meson dhe ne.
    Une i kam shume nga ato simptoma me siper, pucra , sy te skuqur(besoj me shume nga profesioni) lodhje pa shkak. Lere pasatj ushqimin, se nuk ka njeri me te ērregullt se une, pa orar, pa karar.

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    shume teme interesante Dardajan, me ke lene pa fjale,
    pati disa pjese qe i kalova duke i lexuar siperfaqesisht, se me mungon durimi, por ne pergjithesi ishte mjaft edukuese.
    Me beri pershtypje mbi te gjitha ideja e mbetjes se emocioneve negative ne nje kafshe qe theret. Jam shume dakord me ty, si i thone atij muhabeti, ne jemi ushqimi qe hame. Kafshet vuajne po aq sa ne. Une kam jetuar vete ne fshat, dhe vrojtoja sjelljen e tyre. Lopa eshte shume inteligjente, me anen e syve shpreh ate qe ndjen, kerkon te komunikoje kur nje ambient apo ushqimi nuk i pelqen, gjithmone nese ti ja lejon, dhe nuk e keqtrajton duke e goditur me shkop. Dola pak nga tema me duket .
    Nuk me kutohen te gjitha ato qe me bene pershtypje, por dua te te them , bravo te qofte, per ato qe ke studiuar, dhe per faktin qe po na meson dhe ne.
    Une i kam shume nga ato simptoma me siper, pucra , sy te skuqur(besoj me shume nga profesioni) lodhje pa shkak. Lere pasatj ushqimin, se nuk ka njeri me te ērregullt se une, pa orar, pa karar.
    Kjo eshte vetem maja e ajzbergut, por nuk po kam me kohe qe te shkruaj...
    larguar forever

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga dardajan Lexo Postimin
    Kjo eshte vetem maja e ajzbergut, por nuk po kam me kohe qe te shkruaj...
    mezi po pres te shoh ēka nen siperfaqes se ujit atehere, po pa nxitim, avash avash.

    Tani me erdhi ndermend diēka.
    Kur ti the qe kur jemi te semure na vjen per te vjelle sepse trupi do te pastrohet.
    Kjo duhet te jete arsyeja qe grate shtatezane kane te vjella, sepse trupi rrit "kontrollin" e asaj qe futet ne bark. Ti si thua.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xfiles : 27-10-2007 mė 18:12

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    mezi po pres te shoh ēka nen siperfaqes se ujit atehere, po pa nxitim, avash avash.

    Tani me erdhi ndermend diēka.
    Kur ti the qe kur jemi te semure na vjen per te vjelle sepse trupi do te pastrohet.
    Kjo duhet te jete arsyeja qe grate shtatezane kane te vjella, sepse trupi rrit "kontrollin" e asaj qe futet ne bark. Ti si thua.
    Me pjesen e pare nuk jam dakort pasi shtatzania nuk eshte semundje ,ndersa me pjesen e dyte te shkrimit po, pasi ne shtatzani te gjtha organet qe nga truri e deri tek gjymtyret qe nuk jane organe rrisin ndjeshen aktivitetin e tyre dhe jane me te ndjeshem, pastaj gjith ky informazion kalon ne tru , ne qendra te caktuara dhe ky i fundit jep komandat e nevojshme per nxerrjen jashte te ushqimeve apo trupave qe mund te rrezikojne jeten apo te keqesojne ate.
    Megjithate kjo eshte vetem nje arsye , por mendoj se ka edhe te tjera qe nuk mund te trajtohen ne kete teme .
    larguar forever

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anėtarėsuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    sa jane te verteta keto. Ne nuk jemi te gjithe vegjetarian , pra si ka mundesi mos me i konsumu keto ushqime- mishrat mendoj....me qene ashtu askush ne bote si kish ngrene????????
    Always do right - this will gratify some and astonish the rest.

  17. #37
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Teme interesante Dardajan .

    Qekur kshu je bere doktor ? loool

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    Teme interesante Dardajan .

    Qekur kshu je bere doktor ? loool
    Pinku im i lagjes ,
    Nevoja dhe interesi e bejne njeriun te beje shum gjera,qe mund te jene pozitive ose negative.

    Si goc lagje qe te kom po ti jap nja dy keshilla per cunin tat te bukur.

    1-Mos i jep cunit asigjo qe eshte e perpunuar neper fabrika ushqimore, pasi cdo ushqim i tille ka shume soluzione kimike per te rritur daten e skadences, keto soluzione shkaterrojne tte gjitha enzimet ne ushqime dhe si rrjedhoje ushqimi nuk ka vlere perkundrazi merr energji (enzime) nga trupi.

    2-Mos i jep cunit ushqime me permbajtje amidon si buk, biskota, briosh,makarona,byrek,petlla e ku di un c'far.

    3-Mos i jep cunit djathra, gjalp, e qumesht, por mund ti japesh vetem gjize, dhe kos natyral dhe jo fabrike.

    4-Mos i jep cunit asnje lloj embelsire , sidos sheqerin e bardhe, mos e fut ne shtepi fare , mund te perdoresh shum pak sheqerin natyral nga kallami i sheqerit.

    5-Mos perdor ne shtepi kripen normale , por ate kristale te himalajes qe ka 84 element natyror.

    6-Mos i jep cunit mish te kuq si ai i lopes vicit derrit etj.. por mund ti japesh peshk, ose me mire midhje .

    7-Mos i jep lengje frutash te pregatitura ne fabrike, por shtrydhi vet nga frutat pak minuta para se tja japesh.

    8-Mos i zje perimet,zarzavatet, me 100° dhe per 2 ore , por me tenxhere me presion me avull, per rreth 15 min.

    9- Mos i perzje ne te njejten pjate apo ne te njejten kohe ushqime me proteina shtazore, dhe bimore.

    10- Mos i jep ne te njejten kohe fruta acide dhe jo acide, psh mbas bananes nuk shkon kivi ose mandarina por molla ose pjeshka, dardha etj..

    Cfar ti japesh ?

    Te gjitha perimet dhe zarzavatet te gatuara me avull pa buke, ose me buke thekre te thekur.

    Dhe te gjitha llojet e frutave dhe lengjet e tyre , ku frutat duhet te jene sa me te bera dhe ne temp e trupit.

    Shkoni sa me shpesh ne det.

    te fala Beni
    larguar forever

  19. #39
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Dardajan ,

    Te faleminderit shume .. per keshillat . Jane keshilla me vlere shume .

    Dhe shume shkrime te tjera qe i lexova tani ishin shume interesante dhe te nevojshme shume ne jeten tone te perditshme .

    Te uroj gjithe te mirat Ben.

  20. #40
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar mė parė nga dardajan Lexo Postimin
    Pinku im i lagjes ,
    Nevoja dhe interesi e bejne njeriun te beje shum gjera,qe mund te jene pozitive ose negative.

    Si goc lagje qe te kom po ti jap nja dy keshilla per cunin tat te bukur.

    1-Mos i jep cunit asigjo qe eshte e perpunuar neper fabrika ushqimore, pasi cdo ushqim i tille ka shume soluzione kimike per te rritur daten e skadences, keto soluzione shkaterrojne tte gjitha enzimet ne ushqime dhe si rrjedhoje ushqimi nuk ka vlere perkundrazi merr energji (enzime) nga trupi.

    2-Mos i jep cunit ushqime me permbajtje amidon si buk, biskota, briosh,makarona,byrek,petlla e ku di un c'far.

    3-Mos i jep cunit djathra, gjalp, e qumesht, por mund ti japesh vetem gjize, dhe kos natyral dhe jo fabrike.

    4-Mos i jep cunit asnje lloj embelsire , sidos sheqerin e bardhe, mos e fut ne shtepi fare , mund te perdoresh shum pak sheqerin natyral nga kallami i sheqerit.

    5-Mos perdor ne shtepi kripen normale , por ate kristale te himalajes qe ka 84 element natyror.

    6-Mos i jep cunit mish te kuq si ai i lopes vicit derrit etj.. por mund ti japesh peshk, ose me mire midhje .

    7-Mos i jep lengje frutash te pregatitura ne fabrike, por shtrydhi vet nga frutat pak minuta para se tja japesh.

    8-Mos i zje perimet,zarzavatet, me 100° dhe per 2 ore , por me tenxhere me presion me avull, per rreth 15 min.

    9- Mos i perzje ne te njejten pjate apo ne te njejten kohe ushqime me proteina shtazore, dhe bimore.

    10- Mos i jep ne te njejten kohe fruta acide dhe jo acide, psh mbas bananes nuk shkon kivi ose mandarina por molla ose pjeshka, dardha etj..

    Cfar ti japesh ?

    Te gjitha perimet dhe zarzavatet te gatuara me avull pa buke, ose me buke thekre te thekur.

    Dhe te gjitha llojet e frutave dhe lengjet e tyre , ku frutat duhet te jene sa me te bera dhe ne temp e trupit.

    Shkoni sa me shpesh ne det.

    te fala Beni
    Po kshu do vdesim ne mo vlla.. na le pa buke, pa ushqim.

    Po kripen e himalajes ku ta marrim. Ktu ka vetem kripe ku di un nga vjen me duket nga deti patokut.. lol
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si tė ushqehemi?
    Nga dardajan nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 05-10-2012, 06:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •