Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 168
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Po kshu do vdesim ne mo vlla.. na le pa buke, pa ushqim.

    Po kripen e himalajes ku ta marrim. Ktu ka vetem kripe ku di un nga vjen me duket nga deti patokut.. lol
    Kam vene re qe ju beni shum pyetje , dhe cdo gje e doni gati , sa per kripen mjafton te shkruash ne google sale himalaia dhe do lexosh shum gjera, megjithate kete radhe po te jap linkun here tjeter mundohu te kerkosh vete http://www.macrolibrarsi.it/prodotti...tre.php?cid=39

    Buka nuk eshte ushqim por brum pa asnje vlere reale per organizmin ,por vetem per te mbushur stomakun si volum.
    Nejse ben mir te lexosh pak me shume ne pergjithsi .
    shendet
    larguar forever

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Pse shendoshemi ?

    Meqense ka shume antare qe duan te dine si te shendoshen apo si dobesohen po bej kete postim qe te kuptojne arsyen e shendoshjes se cdo organizmi te gjalle .

    Pse shendoshemi ?

    Dikur, njeriu nuk ka jetuar neper qytete, apo neper fshatra,dikur njeriu nuk kishte frigorifer, dyqan buke,e mishi ,apo dyqan frutash e perimesh , por ishte i detyruar qe ti gjente ato ne pyll, dhe her gjente, e her s'gjente, here ngopej sa nuk mbante me, e here rrinte dite te tera pa ushqim.Por meqense kjo makine biologjike kerkon gjithmon energji per te funksionuar eshte ndertuar ne menyre te tille qe kur te gjeje ushqim= (energji) pjesen qe nuk i duhet per konsumin ditor ta lere si rezerve per diten e neserme dhe nese diten e neserme gjen perseri ushqim krijon nje rezerve edhe me te madhe e keshtu me radhe derisa nje dite nuk do gjeje ushqim dhe do konsumoje rezervat e brenshme sa me sheme rezerva te kete aq me shume dit ri pa ushqim dhe anasjelltas.Kjo eshte llogjika e organizmit qe funksionon nepermjet nje programi ne tru i cili koordinon veprimet e te gjith organizmit nepermjet sensoreve qe ndodhen ne te gjithe trupin.
    Ne qoftese ha shum fruta do kesh nje rezerve te madhe vitaminash, por nese ha shum mish do kesh nje rezerve te madhe proteinash ,prandaj e mira eshte qe magazinat ton te jene mbushur me pak nga te gjitha.

    Por cfar ndodh ne kohet "moderne" ?
    Ndodh qe na rri koka tek frigoriferi cdo minute dhe shumica nuk levizin me as nga divani ,keshtu qe nga njera ane kemi ushqim te tepert dhe e magazinojme dhe nga ana tjeter nuk levizim per ta djegur kete kalori, dhe ndodh qe magazinat skan me vend dhe fillojne te magazinojne ne vende qe nuk jane per ate pune duke filluar te krijoje konflikte dhe probleme me pjeset e tjera te org qe jane simptomat e para te semundjeve.

    Ndodh qe ushqehemi shpesh me te njejtat gjera duke lene menjane shume te tjera.

    Ndodh qe bashke me ushqimin e parapregatitur industrialisht marrin ne organizem edhe shume helme qe perdoren per te ruajtur keto ushqime.

    Te gjitha kafshet jane me te zgjuara se ne né kete drejtim dhe ne jemi kafsha qe ushqehemi me keq se te gjitha kafshet ne natyre , pasi ato ushqehen sipas instiktit miliona vjecar ndersa ne e kemi humbur kete instikt dhe perdorim kulturen dhe ndergjejgen tone qe ne kete aspekt eshte zero.
    Jo me kot te gjitha kafshet perpara dimrit shendoshen.

    Kjo kulture ne kohet e sotme mbytet nga shoqerite fitimprurese te ushqimit te industrializuar ,qe nga ana e tij behet ushqim per nje tjeter industri qe eshte ajo farmaceutike.

    Sa me keq te ushqehemi aq me te semure jemi dhe aq me shume ilace do blejme ,sa me keq te ushqhemi aq me pak do rrojme gje qe i intereson cdo shteti qe te paguaj sa me pak pension dhe te shperdoroje leket per interesa partiake apo personale.

    Prandaj askujt nuk i intereson t'ju tregoj se si te jetoni pa ilace dhe sa me gjate.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 23-11-2007 mė 20:07
    larguar forever

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Hani sa me thjesht

    Shpesh kemi degjuar kur thone ha cdo gje se te gjitha ne nje bark vene dhe me kete teori pothuajse te gjithe gjate ushqimit perziejne proteinat shtazore me ato bimore , perziejne ushqime te thata me te lengeta etj..etj...sipas midese se sejcilit.

    Por kjo menyre ushqimi eshte e gabuar sepse :

    1-Kur ushqimi ka shume perberes organizmi e ka te veshtire me ane te sensoreve te percaktoje llojet e enzimeve apo sasine e acidit qe duhet te hedhe per te tretur ate ushqim.
    2-Ushqime te ndryshme treten dhe thithen nga organizmi ne pjese te ndryshme te intestinos ,psh amidoni ne pjesen e pare te intestinos proteinat shtazore ne pjesen e dyte te intestinos ndersa qumshti dhe djathrat ne pjesen e fundit te intestinos .
    Keshtu qe kur hani buke, djath, mish,dhe kos ne fund kosi dhe djathi fermentohen shpejt dhe nuk kane kohe sa te arrijne ne pjesen e fundit keshtu qe clirojne shume gazra te cilat nga ana e tyre nepermjet aparatit tretes ngjiten lart deri ne tru duke shkaktuar dhimbje koke, prandaj qe tju hike dhimbja e kokes shpesh mjafton vetem nje klizme apo klistere per te pastruar pjesen e fundit te intestinos .

    Si duhet te ushqehemi ?

    Thjesht sa me thjesht duke mos perzier kurre me shume se dy gjera te te njetit tip.
    dmth .ha nje ,dy apo tre pjata grosh, por jo te shoqeruar me djath, buk, qep,limon, presh,uthull e ku di une cfar mideje keni.
    larguar forever

  4. #44
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anėtarėsuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    eshte me e lehte te hash dy hamburger ne jave se sa te lexosh shkrimet e tua Dardajan. ti mbase ke eksperiencen tende personale dhe te respektoj per kete ,po na ngjite ankth me keto rregulla.
    s'ka vdekur njeri pse s'ka kombinuar drejt ushqimet.
    ja i bere te gjitha keto qe thua ti ,dole ne rruge te shtypi makina ...lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga donna76 : 24-11-2007 mė 09:27
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga donna76 Lexo Postimin
    eshte me e lehte te hash dy hamburger ne jave se sa te lexosh shkrimet e tua Dardajan. ti mbase ke eksperiencen tende personale dhe te respektoj per kete ,po na ngjite ankth me keto rregulla.
    s'ka vdekur njeri pse s'ka kombinuar drejt ushqimet.
    ja i bere te gjitha keto qe thua ti ,dole ne rruge te shtypi makina ...lol
    Uroj qe mos te shtypi makina,uroj qe te jesh mire me shendet, por nuk te uroj te hash dy hamburger dhe te pish coca-cola.

    Une ketu jam munduar te jap vetem informacon mbi menyren natyrale te ushqyerit, mbi funksionimin e aparatit tretes dhe menyren e tretjes se ushqimeve.

    Ndersa ata qe lexojne kane llogjiken e tyre dhe mund te interesohen duke lexuar e kerkuar neper libra mbi ate qe kam shkruar per tu bindur ose jo mbi informacionin.

    Informacioni nuk te detyron te ndryshosh menyren e jeteses por i ngre ose i ul pike inteligjences personale.

    Pika e pare per te ndryshuar eshte pikerisht informacioni dhe vetem kur te jesh e bindur mund te ndryshosh dicka.

    Keto nuk jane rregulla te vene nga mua por eshte menyra se si punon organizmi yne pra jane rregullat e tij dhe jo te miat.

    Mendo pak, sikur ti japesh nje makine pa ditur si funksionon, kur ti mbaroj benzina makina do ndaloje, dhe ti mund ti hedhesh nafte ne vend te benzines gje qe do te shkaterroje motorin e makines .

    Kush ka ngrene kerpudha, apo ushqime te prishura, edhe ka vdekur, ndersa ne rastet e tjera ka perfunduar ne spital me nje lavazh te mire .

    Megjithate edhe ai qe ne dukje nuk ka pesuar asgje dale,ngadale,krijon kushte e para per tu semurur, te jetosh nuk do me thene te rrish i dergjur ne shtrat 3-4 dite ne muaj kur je i ri dhe me dite te tera kur plakesh.

    Po te ushqehesh me fruta,perime dhe zarzavate me avull, vdekja nuk vjen si pasoje e ndonje semundje te pakurueshme por si rezultat i fikjes se qiriut pasi mbaron.
    larguar forever

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Uji & Kripa

    Kripa
    Kur themi kripe te gjitheve na shkon mendja tek kripa qe kemi ne shtepi pra NA-CL por ato ndahen ne kripa industriale dhe kripa ushqimore shpesh here degjojme kohet e fundit se kripa i ben dem organizmit prandaj duhet bere kujdes me konsumimin e saj ose degjojme se kripa qe perdorim eshte pa jodjo etj.. etj... Keshtu qe industria ushqimore e pasuron ate me elemnte te ndyshem dhe ne treg shohim kripe deti me jodjo apo substanza te tjera te nevojshme per trupin tone prandaj lind pyetja :

    A demton kripa organizmin ?
    Si e demton ajo org ?
    A eshte e novojshme ajo per trupin tone?

    Ne fillim po shpjegojme pak se cfar eshte kripa ?
    Kripa eshte nje perberje e shum elementeve kimik me sakt kripa e detit perbehet nga 84 elemente kimik te cilat jane tretur ne uje per miliona vjet ,shiu kur bie mbi sip e tokes shkrin ne te kriprat e saj dhe i con ne det, uji eshte tretesi me i mire ne natyre ne te treten pothuajse te gjithe elementet natyror.

    Pse kemi nevoje per kripe sepse trupi yne eshte i perbere rreth 70% prej uji qe sherben si transportues i ushqimit dhe brenda tij gjenden te tretur 84 elemnte natyror njesoj si ne kripen e detit por ne permbajtje 1%.
    Edhe gjaku yne nuk eshte gje tjeter vecse uje deti gjaku ka ne perberje te tij 99% uje dhe 1% kripra te tretura ne te pra 84 elemente.

    Kripa qe permban 84 elemente natyror nuk eshte aspak e demshme per org ,por e nevojshme.

    Ndersa kripa e kuzhines nacl qe perdorim sot eshte shume e rrezikshme per organizmin.

    PSE ?

    Sepse ajo eshte perpunuar kimikisht dhe eshte c'veshur nga 83 elemntet e tjere e duke prishur keshtu strukturen e saj natyrale jetesore, duke nxjerre si produkt final nacl qe ne fakt eshte nje kripe gerryese dhe kur hyn ne organizem kerkon te riekuilibroje vetveten te rindertoje strukturen e saj fillestare me 84 elemente duke i marre keto elemente nga trupi yne nga te gjitha qelizat e gjaku por trupi yne e kupton kete gje dhe per tu mbrojtur e njeh ate si te demshme duke urdheruar ta izolojne ate me uje
    ku per cdo 1 gram kripe nacl duhen 23 gram uje qe rrethon dhe shperben ate duke e jonizuar ne sode dhe klorur te cilat nga ana e tyre rikristalizohen me proteinat shtazore duke qendruar ne trup sidomos ne kocka e veshka , duke dhene semundje te ndryshme.

    Organizmi yne ka nevoje gjate 24 oreve per 0.2 gram kripe (himalaje)

    Ndersa konsumi i sotem ditor ne boten e " civilizuar " eshte rreth 12-20 gram kripe kuzhine pra nacl.

    Kurse veshkat tona jane ne gjendje te eliminojme vetem 5-7 gram kripe te tepert ne dite .

    Pse kripe himalaje dhe jo kripe deti ?

    Te dyja kane te njejten perberje ndersa kripa himalaje eshte e kristalizuar nga prasioni dhe ka nje strukture qe mbahet nga lidhje elektrike pra ka energji, vibrazion, dhe memorje, e cila kur shkrihet ne uje i kalon organizmit tone qe ka aq shume nevoje .
    Kjo kripe eshte kristalizuar miliona vjet me pare kur ujrat e detit nuk ishin te ndotura sic jane sot.

    Kripa e detit nuk ka strukture kristaline elektrike si rrjedhim ska energji por ka te gjith elementet kimik pra 84 e bashke me to ka edhe shum element metalik e pislliqe te ndryshme nga industrite qe derdhin mbeturinat ne det .
    Keto element thithen bashke me kripen dhe provokojne semundje te ndryshme ne org sidomos ne tru.

    Ka edhe shume gjera te tjera, por keto jane me kryesoret qe duhet ti dini dhe ju keshilloj te ndryshoni per te miren e shendetit tuaj.

    refernzat per kete shkrim jane marre nga libri i:
    dott.saBarbara Hendel e Peter Ferriera
    Ne librin me titull

    Acqua&Sale qe do te thote UJI & Kripa

    i cili ka firmen dhe bashkepunimin e 26 prof, dott,kerkues e laboratore shkencore nga e gjith bota ne keto vitet e fundit .

    Sqarim mbi fotot ;

    Ne foto me kristale paraqitet kripa kristaline ose sic quhet edhe (Halite)

    Ne foton tjeter struktura e kesaj kripe kristaline e zmadhuar ne mikroskop me gjith bukurine dhe gjallerine e saj.

    Ndersa ne foton tjetr struktura e kripes se kuzhines qe duket si nje panorame pa jete ku cdo gje eshte e vdekur .

    Te dyja fotot kane te njejten njesi zmadhimi .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 25-11-2007 mė 06:54
    larguar forever

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    ku per cdo 1 gram kripe nacl duhen 23 gram uje qe rrethon dhe shperben ate duke e jonizuar ne sode dhe klorur
    Nga ky citim kuptohet , pse organizmi yne mbas nje ushqimi me shume kripe kuzhine kerkon uje gjith diten pasi e humbet ne kete reaksion.

    Njejta gje nuk ndodh me kripen kristaline Halite.
    larguar forever

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Sheqeri

    Sheqeri

    Formula e sheqerit eshte C12H22O11, edhe per sheqerin ashtu si per kripen degjojme shpesh te thone qe demton shendetin biles arrihet deri atje sa te thuhet se lengu i frutave te embla shkakton diabentin gje qe nuk eshte e vertete por edhe ketu ashtu si ne rastin e kripes ka shume injoranze dhe keqinformazion nga shtypi i thjeshte dhe ai mjekesor.
    Le te sqarojme kush sheqer eshte i demshem dhe pse .
    Sheqeri ne formen e tij natyrale qe gjendet ne panxharin e sheqerit ,ne kallamin e sheqerit, dhe ne lengun e frutave nuk eshte aspak i demshem por shume i nevojshem dhe jetesor per organizmin.
    Ndersa sheqeri i bardhe industrial i rafinuar i pastruar kimikisht i kristalizuar ,e ngjyrosur industrialisht eshte shume i demshem per shendetin dhe organizmin tone.
    Pse ?
    Sepse edhe ky lloj sheqeri ashtu si edhe kripa eshte c'veshur nga te gjith elementet e vitaminat qe e shoqerojne ate ne strukturen e tij natyrale duke na dhene nje produkt "ushqimor" te paster sic eshte sheqeri i cili pas hyrjes ne trupin tone per tu shperbere kerkon pikerisht elemtet te cilet jane hequr kimikisht , prandaj i merr keto nga organizmi yne sidomos calcio dhe crom.
    Dhe tani te shpjegojme pak se si prohohet sheqeri.

    Panxhari i sheqerit, transportohet ne fabrike dhe menjeher fillon perpunimi pasi cdo dite qe kalon ai fermentohet dhe humbet nje pjese te mire te tij keshtu qe nuk qendron neper magazina.Menjeher pas shkarkimit neper transportier behet marrja e nje kampioni per te percaktuar sasine e sakaroses pasi sherben si prove cilesie per pagesene prodhuesve.
    Proceset :
    1-Larja, procesi i pare eshte larja me presion uji ku hiqet balta ,gjethet ,barishte gure etj.. qe jane mbledhur nga prodhuesit.
    2-Prerja, ato priten me ane te nje sistemi thikash rrotulluese deke nxjerre nje produkt ne forme fetash te holla.
    3-Difusioni, kryhet ne makineri te medha ke fetat e panxharit dhe uji ne temp 70° ecin ne drejtime te kunderta ku fetat e panxharit leshojne sheqerin per efekt te difuzionit dhe nga njera ane kemi fetat e panxharit tashme pa sheqer dhe ne anen tjeter kemi nje leng me perqindje sheqeri 13-15%.Gjate ketij procesi shkaterrohen enzimet dhe nje pjese e mire mineralesh e kriprash ndersa pjesa tjeter shkrihet ne uje baashke me sheqerin.
    4- Depurazione: Pastrimi eshte i domosdoshem per largimin e ketyre substanzave qe nuk jane sheqer dhe qe me vone pengojne kristalizimin e sheqerit.
    Prandaj ketij soluzioni i shtohet nje far qumshti me permbajtje calcioCa(OH)2
    ne dy fasa (predefecazione e defecazione),pastaj edhe dy fasa te tjera me anidride carbonica (CO2) per te hequr calcen e cila qendron ne fund te lengut.Pastaj dy filtrazione per te eliminuar plotesisht carbonato di calcio dhe sedimente te tjera qe lidhen me te .
    5-Concetrazione,-Qe eshte zierja deri ne piken e vlimit per te laarguar ujin nepermjet avullimit dhe na ngelet nje mase e dendur me temp 70° dhe nje perqindje 63% di saccarosio).
    6-Zierja dhe centrifuga; Duhet per te pregatitur e ndare kristalet e sheqerit nga pjesa tjeter pastaj kjo mase ftohet hidhet neper kazane me vrima te vogla qe lejojne daljen e lengut dhe mbajtjen brenda te kokrizave te sheqerit per efekt centrifuge.
    7-Rafinimi-Shqeri i ngelur shkrihet dhe pastrohet me acido solforoso per ti hequr ngjyren e erret dhe pastaj ngjyroset dhe me pas kryen te njejtin proces qe pershkruam me siper.
    Perfundimi: Substanza perfundimtare eshte sheqeri qe kemi ne shtepite tona apo ne te gjitha embelsirat qe hame dhe qe nuk ka asgje te perbashket dhe natyrale me substanzen fillestare natyrale Panxharin e sheqerit.
    Ky produkt eshte i c'veshur nga cdo gje dhe demton organzmin tone.
    Si e demton organizmin tone ?
    do jete postimi i ardhshem.
    larguar forever

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Demet e sheqerit

    Demet nga sheqeri
    Sheqeri i bardhe i rafinuar ne intestino provokon proceset e fermentazionit te ushqimeve duke prodhuar gas dhe tension ne adome(hije) gjithashtu behet shkaktar i ndryshimit te flores bakteroligjike te intestinos i cili krijon kushte per disa semundje si (coliti,stipsi,diarreja,krijimin dhe thithjen e substancave helmuese etj...
    Sheqeri i bardhe ka nje influince te madhe mbi sistemin nervor dhe mbi metabolizmin, duke krijuar ne fillim stimulacion pastaj depresion, e deri ne acarim ,ose eufori fallce,dhe nevojen per te marre prap sheqer etj...qe realisht do te thote nje lloj forme mvaresie pre sheqeri njesoj si dikush qe i mungon droga ose nikotina.
    Kjo shkaktohet nga shpejtesia e madhe e thithjes se qesherit ne gjak ,duke shkaktuar rritjen e glicemise ne gjak,perpara kesaj situate ne ndryshim te shpejte pancreasi pergjigjet duke leshuar insuline ne gjak, gje qe shkakton renien e glicemise ne gjak apo sic quhet "crize ipoglicemika " qe shoqerohet me nje gjendje dobesimi te pergjithshem ,djerse,agresivitet etj .. kushte keto qe e detyrojne organizmin te haje perseri qe ndihet me mire.Si conseguence e ketij sheqeri org ve ne dispozicion ormone te tjere per te rritur glicemine, dhe kur kjo gje ndodh shpesh krijohet nje mungese energjie qe dobeson te gjith organizmin. spse nuk punon me capacitet te plote pikerisht per mungese te kesaj energjie dhe nje nga sistemet qe dobesohet eshte edhe ai imunitar qe nuk i pergjigjet ne kohe dhe ne forcen e duhur semundjeve.
    Kur hame 50gr sheqer te bardhe kapaciteti fogacitar i rruazave te bardha reduktohet ne 76% dhe zgjat per rreth 7 ore.
    Te gjitha semundjet lindin pikerisht per mungese energjie ne org duke shkaktuar ulje te imunitetit, kjo energji shkaterrohet nga ushqimet e perpunuara kimikisht dhe te varfera apo te tjetersuara organikisht qe ne vend te furnizojne me energji marrin energji,kripra vitamina etj.. nga organizmi duke bere qe kockat te dobesohen dhe dhembet te prishen, dhembet prishen jo sepse sheqri ngelet neper dhembe,sic mendojne disa , por se per te tretur sheqerin organizmi yne merr calcio e kripera te tjera nga kockat dhe dhembet duke dobesuar strukturen e tyre.
    Ne qoftese baterite tona rrine gjithmon te ngarkuara asnje semundje nuk i rreziston luftes imunitare te organizmit.
    Per te evituar keto probleme duhet te perdoret sheqer i pa rafinuarpra ai integral , nga kallami i sheqerit, duhet perdorur mjalti, duhet perdorur legu i frutave "FRUTOSIO" etj..
    Ne radhe te dyte duhet ulur perqindja e konsumimit te tij ne form industriale.
    Duhet bere kujdes se sot per qellime perfitimi sheqerin e bardhe e lyejne qe te duket i kuq si integral nga callami i sheqerit.
    Ja dhe demet ne menyre te permbledhur:
    1-Rrit aciditetin e gjakut (shkaktar i tumorit)
    2-Varferon organizmin nga kriprat minerale
    3-Shton shume punen e melcise dhe e helmon ate.
    4-Prodhon acide me yndyre
    5-Shkakton humbje ose ulje te memorjes
    6-Shkakton gjendje gjumi.
    larguar forever

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Uji,materia energjia ,dhe informazioni

    Uji,materia energjia ,dhe informazioni

    Miliona vjet me pare toka ka qene e mbuluar me uje i cili lindte si rezultat i shperthimeve vullkanike me vone kjo periudhe shirash mbaroj duke i lene vendin nje periudhe tjeter, asaj te lindjes se jetes ne uje sepse toke nuk kishte ende ne sip te ujit
    Ky uje qe rrethonte token ishte dhe djepi i pare i jetes se ketij planeti ,nga ky djep kane prejardhjen te gjitha speciet dhe qeniet e gjalla perfshi ketu edhe bimet.

    Nje shembull real per kete eshte vete rritja dhe lindja e cdo qenie njerezore .
    Cdo njeri prej nesh ka qene embrion njeqelizor dy-qelizor e keshtu me radhe deri ne formim te plote , qe te realizohet ky formim duhen 9 muaj ne kushte normale.
    Dhe keto 9 muaj ky organizem arrin te rritet dhe mbijetoje brenda plancetes se femres ku vlen te theksohet se brenda saj ka nje leng qe quhet lengu AMNIOTICO dhe eshte i perbere nga 99%uje dhe 1% kripra ne temp 37°c. FOTO
    Ky leng nuk eshte gje tjeter vecse i njejti leng nga ku ka lindur dhe eshte zhvilluar jeta miliona vjet me pare.Ne keto 9 muaj eshte concentruar evoluzioni biologjik 250milion vjecar i species sone.Ne ate uje qendron kujtesa e 250 milion vjeteve jete e cila fillon vetem nga nje qelize e vetme deri ne ndertimin e plote te qenies sono.
    Gjate ketyre muajve ajo qelize pershkon te gjitha etapat e jetes se saj 250 milion vjecare.

    Dhe gjith kjo ndodh brenda nje lengu me 99%uje dhe 1% kripra.
    prova me goten e ujit dhe kripes.
    formimi i materies.
    Uji dhe kripa nuk jane thjesh uje dhe kripe por se bashku me karakteristikat e tyre kimike , biokimike,biofisike,dhe energjitike , jane djepi i jetes.

    Dhe tani le te shpjegojme si lind materia nga energjia .

    Ne vitin 1984 fizikanti nuklear italiani Carlo Rubbia mori cmimin Nobel per zbulimin e nje constante matematike llogaritese ne natyre nepermjet se ciles eshte e mundur te gjehet raporti ndermjet particelave elementare te materies dhe te particelave energjitike qe e perbejne ate .Ku raporti definitiv i nje particele eshte :

    1:1.000.000.000.

    Gje qe do te thote se duhet nje miliarde porcione energjie qe te formohet nje particele materie qe eshte masa me vogel qe mund te preket dhe shikohet .
    Mendoni pak sa energji duhet per te formuar gjith boten materiale qe kemi perqark dhe vete ne .Dhe kjo energji nuk humbet por transformohet dhe merr forma te tjera qe mund te jene minore o superiore nga ajo egzistente .
    Pra mund te themi se materia eshte e = me energji dhe ne jemi te = me energji.
    Por bashke me keto te dyja qarkullon edhe informazioni , energjia nepermjet materies percjell informazion dhe informazioni =me energji .
    Pra materia nuk eshte shume e rendesishme ajo qe eshte me e rendesishme eshte energjia dhe informazioni qe percjell ajo nepermjet materies.Prandaj ne kete kuptim jeta jon fizike ,materiale ka pak rendesi per natyren , ndersa ajo qe ne percjellim dhe leme pas, pra informazioni eshte me i rendesishem , nuk e kam fjalen ketu per informazion shkollor por gjenetik.Dhe ne baze te ketij informazioni riorganizohet dhe materia ne nje shkalle me superiore ose inferiore gje e cila mvaret nga informazioni nga ku me vone ajo inferiore shkon drejt eliminimit, dhe ajo superiore perfeksionimit.
    Ligji i mbijeteses .
    Ky informacion percillet nga materia por vetem nese jo e fundit ka nje strukture geometrike ku sa me e nderlikuar eshte kjo strukture aq me shume informazion percjell dhe anasjelltas .Nese ne prishim strukturen gjeometrike kemi humbur edhe informazionin edhe pse materia eshte po ajo.

    Nga kjo nxjerrim si perfundim se gjithcka qe ndryshon apo humbet strukturen e saj fillestare humbet edhe energjine dhe bashke me te informazionin qe ajo trasmeton.
    Prandaj dhe ushqimet e perpunuara ne zjarr ose ne procese kimike neper fabrika jane pa asnje vlere reale, dhe vetem ushqimi origjinal natyror eshte i dobishem dhe i nevojshem per organizmin e cdo qenie te gjalle.
    Kur nje ushqim eshte i gjalle i paperpunuar identifikohet qe ne hyrje te organizmit tone (goja) dhe njihet nga truri yne nepermjet sensoreve qe lexojne informazionin e atij lloj ushqimi dhe vetem pas ketij lloj informazioni truri yne programon menyren e tretjes dhe te thithjes se tij .Kur ky informazion mungon ne ushqim truri perdor programe te tjera per te identifikuar ushqimin dhe te programoje menyren e tretjes dhe thithjes se tij nese ka dicka per te thithur ne te kundert vetem e copton ate e hollon dhe e pregatit per jashteqitje si te panevojshem.Prandaj me pare kam shkruar se sa me shume jashteqitje keni aq me keq po ushqeheni.Pervec kesaj keto ushqime me sasine e madhe te tyre demtojne edhe fizikisht ,organet ku ato kalojne pasi ato kane nje limit elesticiteti qe kur kalohet krijon demtime fizike te organeve.

    Mjeti apo makina qe trasporton kete informazion energji, dhe materie ne organizem eshte uji.
    Vazhdon...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    larguar forever

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Eksperiment

    VALET E FURRES ME MIKROONDE JANE VDEKJE PRURESE .

    Per te vertetuar kete teori nje studio shkencore ne Angli beri eksperimentin e meposhtem :
    Moren disa mace dhe i vune ne nje dhome te mbyllur e te ndricuar me drite artificiale dhe ushqimet e tyre para se te servireshin kalonin per disa minuta ne furren me mikronde gjithashtu edhe uji , pastaj macet ishin te lira te zgjidhnin ushqimin e preferuar por per fatin e tyre te keq ngordhen te gjitha brenda nje muaji .
    Pse ?
    Sepse brenda atij ushqimi nuk kishte me asgje ato hanin por ai ushqim ne vend qe ti jepte energji organizmit i merrte dmth do rronin me shume sikur te rrinin pa ngrene fare.
    Valet ne furren me mikroonde jo vetem qe shkaterojne strukturen por e modifikojne ate ne nje strukture tjeter krejtesisht inorganike.
    Beni vet nje shembull te tille kush ka furre me mikroonde:
    Fusni nje panine me djath kackavall per disa min ne vend te disa sec dhe do te shihni qe djathi do kthehet ne nje lloj plastike ndersa buka do thahet krejtesisht dhe do behet shume e forte .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    larguar forever

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Memorja e ujit

    Gjate 24 oreve ne trurin tone qarkullojne 1400litra gjakdhe ne 24 ore ne veshkat tona kalojne 2000 litri , nga organizmi yne dl jashte cdo dite rreth 1 liter deri ne 1.5 litra uje.Ujrat me shume mineral dhe gas nuk kane aftesi te tretesin dhe pastrojne organizmin .
    Uji ka memorje , shembull marrim pak bore dhe e fotografojme kristalin e saj pastaj e leme te shkrije dhe e ngrijme perseri duke i bere nje tjeter foto kristalit ku do shohim se ai do jete identik si ne filim.
    Shkencetari famos Japonez Masaru Emoto ka kryer per 10 vjet rresht eksperimente me ujin nga ku ka kuptuar dhe dokumentuar se uji ka memorje dhe qe uji kupton dhe memorizon fjalet sipas kuptimit te tyre kjo si pasoje sepse cdo fjale e nxjerre nga goja jone shpreh nje mendim qe kur del nga goja nuk eshte vetem fjale por edhe informazion qe i trasmetohet tjetrit i cili e merr kete fjale me veshe me shprehje te fytyres me gjeste dhe e perpunon duke i nxjerre kuptimin e saj.Kur kjo fjale eshte e embel dhe e dashur ndryshon ne menyre pozitive personin apo objektin qe i drejtohet, dhe kur eshte negative ka reagim negativ nga personi apo objekti qe i drejtohet .

    Eksperiment:
    Ky shkencetar mori nje ene me uje dhe ju drejtua me fjale te embla pastaj i zbriti temperaturen ne -5° dhe e fotografoi strukturen kristaline qe kishte nje forme te rregullt dhe te bukur gjeometrike.
    Pastaj po te njejtit uje ju drejtua me fjale ngative , e ēoi perseri ne -5° dhe e fotografoi strukturen qe ishte e ndryshme nga e para dhe nuk kishte asnje lidhje gjeometrike por mbizoteronte kaosi.
    E perseriti eksperimentin me fjalen e pare dhe perseri u formua kristali me forme gjeometrike, pas ketij eksperimenti ky shkenctar provoj edhe me fjale te tjera dhe rezultati ishte i njejte.
    Aty jepet edhe shpjegimi shkencor i ketyre eksperimenteve.
    Per me shume mbi kete shkencetar dhe eksperimentet e tij lexoni keto link:

    http://www.royaldevice.com/ceAcqua.htm ne italisht
    http://www.masaru-emoto.net/english/entop.html ne anglisht

    Prandaj edhe kur ushqimi yne eshte natyral nese dikush ne thote gjithmon fjale negative konstrukti dhe gjeometria ,dhe si rrjedhoje edhe memorja jone e brendshme ndryshon negativisht, ne te gjithe sistemet e organizmit, prandaj dhe populli yne thot se fjala vret me shume se plumbi.
    Keshtu qe duhet te maten fjalet para se te thuhen sidomos kur jane fyese ne drejtim te dikujt tjeter njeri apo kafshe qofte ai. Mundohuni te shprehni gjithmon dashuri ndaj njerezve kafshve dhe cdo gjeje te gjalle ne natyre.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    larguar forever

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    faleminderit dardajan, ky kurioziteti me ujin ishte tej mase interesant, do ta kem parasysh kur ti flas njerzve .
    Po kur flet ashper ketu ne forum, vlen, apo vetem kur flet me ze?

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Nena,femija, dhe qumeshti.

    Qumeshti si ushqim eshte tabu, dhe mjer ai qe flet keq per te, rekomandohet si ushqimi me i kompletuar ku gjendet gjithcka, rekomandohet sidomos per femijet e vegjel ne vecanti, por edhe per te medhenjte ne pergjithsi, pasi ka kalcium,proteina,etj...Dhe kjo gje ka bere qe te ngrihet nje industri e tere vetem mbi fitimin e qumeshtit, dhe nenproduktet e tij , dhe rreth ketij fitimi shpenzohen edhe shuma te medha per reklamen e tij, si ushqimi me i kompletuar dhe arrihet deri atje saqe ju rekomandohet nenave te ushqejne femijet e tyre me qumesht pluhur pasi thone qe kane kopjuar formulen e tij dhe eshte i njejte me ate te nenes.
    Kjo industri perpara fitimit te saj ben edhe presion mbi organe te ndryshme shendetsore private dhe shteterore noqoftese botojne shkrime revista apo rregullore te ndryshme mbi demet e qumeshtit ne organizmin tone sidomos ate te femijes.

    Kete radhe po ju them qe ne fillim qe Qumeshti eshte= me KANCER

    Sa te verteta ka ne keto qe thuhen do ti shohim me poshte:

    C'fare eshte qumeshti ?
    Qumeshti eshte gjak por ne ngjyre te bardhe ai e merr kete ngjyre gjate transformimit ne gjirin e nenes dhe perberja e tij eshte njejte me ate te gjakut.Pra me pak fjale kur femija pi qumesht po ushqehet me gjakun e nenes.Dhe kur pi qumesht Lope po pi gjakun e lopes.
    C'far permban qumeshti?
    Qumeshti permban,proteina,vitamina,minerale,enzime,hormone, Yndyrna, Antikorpe te imunitetit,etj....
    Pra gjithcka qe i duhet nje te porsalinduri per tu rritur,por kujdes, sepse qumeshti ka permbajteje te ketyre ushqimeve ne dosa te ndryshme ne kafshe te ndryshme,pra ka cilesi te ndryshme te cilat i sherbejne asaj lloj kafshe qe e prodhon per nje qellim te caktuar me pare nga nytyra.

    Shembull:
    Marrim 10 litra boje te bardhe i hedhim 2gr boje te kuqe dhe 3gr boje te verdhe pota perziejme do dale nje ngjyre e caktuar, dhe nese marrim perseri 10 litra boje por ju nderrojme vendet ngjyrave d.m.th. 3grboje te kuqe dhe 2gr boje te verdhe do kemi nje tjeter ngjyre.

    E njejta gje ndodh edhe me qumeshtin c'do kafshe ka brenda qumshit te tij masen e duhur te elemnteve qe e perbejne ate dhe ajo qe del nga kombinimi i tyre eshte i ndryshem nga qumeshti ne qumesht.

    Pse eshte i ndryshem ? sepse edhe menyra e jetes qe bejne e ndryshme.

    Shembull:
    Femija don rreth nje vit qe ngrihet ne kembe , kurse kafsha disa minuta ose ore ne raste te vecanta,Femija per nje vit dyfishon madhesine e trurit te tij , ndersa vici per nje vit dyfishon peshen e tij.
    Femijes i duhen me shume se 10 vjet qe te filloj te ričrodhohet pra te lere pasardhes ,ndersa Vicit (mushqeres) pak me shume se nje vit.

    Keto fakte por edhe shum te tjere tregojne qe qumeshti i njeriut ka cilesi te zhvilloje trurin sepse sipas aftesise se tij do mvaret edhe mbijetesa,ndersa tek lopa qumeshti ka cilesi qe te rrise trupin se nepermjet tij do siguroje egzistencen,duke u cuar ne kembe shpejt duke u riprodhuar me shpejt, duke vrapuar me shpejt etj...

    Edhe qumeshti i nenes eshte i ndryshem, ai ne tre muajt e pare ka nje perberje te ndryshme nga tre muajt e dyte dhe tre muajt e dyte ndryshojne nga tre muajt e trete e keshtu me radhe kjo eshte inteligjence organike qe ne nuk arrijme ta kuptojme ende.
    Dhe kjo behet per arsye se nevojat e rritjes jane te ndryshme ne faza te ndryshme.

    Ndersa aspekti fizik ai i kontaktit te nenes me femijen gjate dhenies se qumeshtit kalon cdo kufi dhe cdo lloj qumeshti Lope apo pluhuri ne BIBERON.Aty trasmetohen emocione dhe ndjenja qe ngelen per gjith jeten nga te dy,ndersa biberoni krijon nje hendek nje humner ndjenjash,emocionesh,negative,qe ngelen gjith jeten.

    Nepermjet qumeshtit trasmetohen edhe shum ndryshime gjenetike pasi tek femija ka disa organe qe ende jane ne formim e siper dhe kete informazion e merr vetem nepermjet nenes se tij dhe jo Lopes.

    Prandaj qumeshti i nenes eshte i pazevendesushem,universal dhe hyjnor.

    Ne "njerzit" jemi e vetmja specie mbi tok qe ushqehemi me qumshin e kafsheve te tjera.Mendoni per nje cast sikur vici te rritej me qumesht njeriu si do zhvillohej, me siguri do ishte me i vogel por pak me i zgjuar dhe shum i brishte.

    Si e demton qumeshti i Lopes femijen ?

    1-Nuk zhvillon trurin por trupin, per kete te gjitha organet rriten me shpejt dhe me te medhaja,shpesh ngrihet ne kembe edhe me shpejt se nje femije qe ushqehet nga nena.
    2-Keto organe formohen me difekte ministruturale pasi formohen me shpejt se koha e nevojshme ne kushte normale me qumesht njeriu.
    3-Qumeshti i Loopes eshte shume me i madh si strukture molekulare dhe shum perberes te tij jane disa here me teper nga nevojat e femijes,keshtu qe ato harxhojne shum energji enzime dhe kripera per tu tretur dhe mbas kesaj tretje organizmi merr aq sa i duhet ne nivelet maksimale ,ndersa pjesen tjeter e nxjerr jashte nepermjet veshkes dhe lekures,keshtu qe i mbingarkon keto organe
    3-Nje pjese e ketyre tepricave hyn ne gjak dhe pjesa tjeter del jasht me jashteqitjen,ajo pjese qe hyn ne gjak behet shkak per shume semundje te tjera te eneve te gjakut dhe te vet gjakut te femijes.
    4-Te ushqesh femijen tend me qumesht lope eshte njesoj sikur i pregatit nje kurth shendetit te tij te mevonshem pasojat e te cilit do ti vuani te dy.
    5-Qumeshti i lopes nuk eshte me natyral edhe ai nga ana e tij behet ne menyre te sforcuar me ilace e ushqime proteinike qe shkaktojne edhe me shum dem.

    Demi i qumeshtit te lopes tek te rriturit :

    C'do kafshe pi qumesht vetem per nje periudhe te caktuar te jetes se tij kur eshte i vogel me pas natyra dhe organizmi humbin vetine e te ushqyerit me qumesht,dhe nuk e tresin me si me pare vetem njeriu vazhdon te pije qumesht dhe kete te kafsheve te tjera dhe jo me te tijin,por harron qe edhe rritja ka nje kohe te caktuar dhe vjen nje kohe tjeter ku nuk rritet me dhe ushqimi qe duhet te marre duhet te ndryshoje si ne cilesi dhe ne mase.
    1-Duke vazhduar pirjen e qumeshtit ne moshe madhore pervec demeve qe kam thene me lart, ai ben nje dem akoma me te madh sepse ve nen presion organet nepermjet hormoneve te rritjes qe ndodhen qumeshtin e lopes qe te vazhdojne rritjen, gje qe sjell edhe degjenerimin e shum organeve sidomos gjendrave duke i nxjerre ato jasht perdorimit ose te keq-funksionimit te cilat nga ana e tyre behen pastaj shkaku kryesor per semundje si Kanceri etj...

    Shkurtimisht ne nuk rritemi me por vazhdojme te marrim hormone te rritjes se Lopes
    te cilat veprojne mbi qelizat tona qe tani kane nje funksion tjeter dhe jo ate te rritjes.
    Duke bere keshtu te mundur lindjen e nje konflkti qelizor qe prodhon qeliza nen nje regjim te sforcuar si ne kohe dhe ne shpejtesi dhe qe mbartin nje informazion te kundert me ate te njeriut.

    Ka ende shum per te thene por ne vija te trasha ky eshte thelbi i demit te metejshem te qumeshtit,.

    Informazionet e mesiperme jane perpunuar nga mua nga libri :

    Latte e Formaggio

    nga Claudio corvino

    per ata qe duan te lexojne me shume ne Italisht
    http://www.macrolibrarsi.it/libri/__...Formaggio&cid=
    larguar forever

  15. #55
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anėtarėsuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    kush ka me guxim te pij nje capuccino
    megjithate dhe une qumeshtin nuk e tres fare dhe ne fakt evitoj ta pij.
    po per djathrat dhe derivatet ndodh e njejta gje?? se s'kam qejf te lexoj ate qe shkruan ky taljoni.
    Qenka rehat kur dikush ti perktheka ...lol
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga donna76 Lexo Postimin
    kush ka me guxim te pij nje capuccino
    megjithate dhe une qumeshtin nuk e tres fare dhe ne fakt evitoj ta pij.
    po per djathrat dhe derivatet ndodh e njejta gje?? se s'kam qejf te lexoj ate qe shkruan ky taljoni.
    Qenka rehat kur dikush ti perktheka ...lol
    Djathrat jane te demshem gjithashtu sidomos ato te stazhionuarat ose ato me shume yndyre si gorgonzola etj..
    larguar forever

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Kafeja, Miti, dhe demet e saj...

    Kafeja njihet ne te gjithe boten , por shpesh pihet, dhe pregatitet ne menyra te ndryshme saqe shpesh ndodhesh i befasuar nga llojet e pirjes.
    Kafeja eshte kthyer si nje rit social dhe perdoret shpesh neper lokale, ne shtepi per pritje dhe percjellje, ne pune per ti dhene force apo perqendrim etj...
    Dhe thuhet qe kafeja te ben mire sidomos po te dish ta pish si ne cilesi dhe menyre pirje ose thone qe do pire pa egzagjiruar.

    Dhe pikerisht ketu qendron edhe sekreti i demit te kafese.

    Prandaj ju them qe ne fillim se gjithcka qe thuhet se kafeja ben mire eshte vetem nje genjeshter dhe nje fallcifikim per efekt publiciteti dhe injorance.

    Kafeja me pak fjale dhe realisht eshte nje helm sidomos kafeina qe ka nje shije te hidhur dhe perdoret nga vete pema si lende helmuase per te larguar insektet , dhe kafshet qe mund ta hane.Brenda ne kafe ndodhen gjithashtu rreth 200 lloje helmesh qe i bashkangjiten gjate procesit te pjekjes dhe perpunimit.

    Kafeja nuk i jep energji organizmit pra ajo nuk prodhon energji megjithse ne ndjehemi pak me te forte mbas pirjes se saj.

    Pse ndodh ky fenomen ?
    Sepse kur kafeja hyn ne organizem njifet nga sensoret e brendshem(inteligjenca organike) si nje lende helmuese dhe si kunderpergjigje e ketij helmi organizmi yne kundervepron me shpejtesi duke stimuluar gjendrat endokrine duke i detyruar te leshojne hormone si adrenalina per shembull.
    Pra nuk eshte se prodhon energji por e detyron organizmin te perdore ate energji qe ka ne ate moment shum apo pak qofte ajo.
    Kafeja duke stimoluar sistemin endokrin na detyron te perdorim ate pak energji qe kemi ne nje impuls te vetem ne nje kohe te shkurter dhe ne na duket sikur kafeja dhe sheqeri na dhane force gje qe nuk eshte aspak e vertet.
    Biles ne shume njerez ky lloj reaksioni eshte shume i fuqishem gje qe i detyron ata te ndihen keq dhe te djersisin ftohte, keta njerez mbas kesaj prove hyne tek kategoria e atyre qe nuk pine kurre kafe.

    Shembull:
    Provoni te vraponi mbi nje Kal apo Gomar dhe kur ky te jete lodhur bjerini me thuper ne menyre qe ai te vrapoje perseri dhe kur te ndaloje ju bjerini perseri dhe ai do vrapoje , por kjo nuk do te thote qe thupra juaj i jep energji por e detyron ate te perdore ate pak energji qe i ka mbetur dhe nese ju do vazhdoni ta godisne perseri mbas pak ai do bjere i shtrire dhe pa piken e forces.

    Kjo ndodh edhe me organizmin tone kur pime kafe por me nje ndryshim te vogel qe ne jemi edhe Kali edhe i zoti i Kalit qe i bie me thuper, dhe e kemi ne dore te mos i biem vetvetes me thupra se shpejt do gjendemi te shtrire perdhe.

    Veshkat jane organet qe vuajne me shume nga kafeina,Ajo nuk eshte me ne gjendje te mbaje mineralet e ndryshme dhe vitaminat e grupit B sidomos B12.

    Demet:

    1-DEPERESIONE
    Per shkak te mangesive te mineraleve dhe vitaminave te grupit B ulet toni i pergjithshem i organizmit qe manifestohet ne tru ne forme depresive.
    Shume njerez deprese qe marrin edhe ilace antidepresive jane konsumator te shume kafeve gjate dites qe rendojne me shume gjendjen e tyre ,Ata jane duke u kuruar me ilace per shqetesime mendore por qe ne fakt problemi i tyre eshte thjesht nje cekuilibrim i mineraleve, dhe vitaminave ne organizem, pra nje problem BIOKIMIK qe rendohet akoma me shume nga ilacet duke i lene pergjithmon deprese, kur FAKTI NE TE VERTET ESHTE SHUME I THJESHTE.

    (Dhe ketu vijme perseri tek inteligjenca organike dhe jo-organike qe nuk kuptojne njera tjetren gje te cilen e kam shpjeguar ne postimet e meparshme.)

    2-Mvaresi
    Ata qe pine kafe jane shpesh te mvarur prej saj si ne mengjes kur zgjohen, ne dreke pas buke ,apo mbas dite sepse ajo stimulon organizmin dhe pa kete stimul keta individ ndihen shume te dobet, por qe ne realitet jane duke u helmuar perdit e me shume.

    3-Dhimbje Koke
    Mbas buke ne dreke kur nje pjese e mire e energjise harxhohet per tretjen e ushqimit dhe nje pjese e mire e mineraleve ka shkuar ne kete drejtim ndihemi te dobet dhe marrim nje kafe e cila merr edhe ato pak minerale e vitamina qe kane mbetur duke shkaktuar dhimbje koke e cila kurohet me ilace qe ne perberjen e tyre kane pikerisht Kafeine dhe kryejne te nje njejtin proces qe kryen edhe kafeja.


    4-Cmimi
    Cmimi i kafese eshte relativisht i ulet por cmimi i vertet per te paguar eshte ai i shendetit qe iken pak nga pak derisa perfundon tek doktori qe ta rrjep skalpin e kokes dhe te mbush me ilace kur faki eshte aq i thjeshte aq i thjeshte saqe kush lexon kete shkrim mund te thote se ai qe e ka shkruar eshte i cmendur gje qe nuk eshte e vertet sepse ajo qe lexon ne kete shkrim nuk do ta kesh lexuar ne asnje vend tjeter pasi te tjerat jane vetem publicita ndersa ky eshte realiteti qe shpesh na i fshehin per interesa te forta ekonomike dhe sociale, prandaj kush e kupton ka shpetuar kush nuk e kupton le ti bjerre vetes me kamzhik.

    E njejta gje identike mund te thuhet edhe per cokollaten me nje ndryshim fare te vogel qe ne vend te KAFEINES ndodhet TEOBROMINA ndryshon vetem emri por jo reaksioni qe ato kryejne ne organizem per te na dhene < "Fuqi">.

    Ky informazion eshte pershtatur nga mua dhe eshte marre nga siti: http://www.arnoldehret.it/News-file-article-sid-25.html
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 23-12-2007 mė 20:48
    larguar forever

  18. #58
    i larguar :-)) Maska e albunkers
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Vendndodhja
    .............
    Postime
    139
    po bylmeti mendoja se eshte i shendetshem, ne shekuj e kane konsumuar dhe nuk ka patur efekte anesore, pastaj qumeshti perpara se te konsumohet duhet valuar dhe kjo do te mjaftonte besoj per te shkaterruar cdo gje te demshme...apo jo?
    .....................................

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga heathcliff Lexo Postimin
    po bylmeti mendoja se eshte i shendetshem, ne shekuj e kane konsumuar dhe nuk ka patur efekte anesore, pastaj qumeshti perpara se te konsumohet duhet valuar dhe kjo do te mjaftonte besoj per te shkaterruar cdo gje te demshme...apo jo?
    Edhe une ashtu si ty mendoja sepse ashtu na kane mesuar ,ndersa realiteti eshte krejt ndryshe.
    Nder shekuj lopa delja dhe dhia kullosnin ne pyll me bar te njome dhe te fresket ,kurse sot lopa rrin lidhur me zinxhir, dhe ushqimi i perpunuar industrialisht me hormone dhe proteina nga kockat e kafsheve i serviret poshte gojes.Sepse keshtu jep me shum qumesht dhe me shume yndyre qe eshte edhe kushti i pageses ,pra sa me yndyrshem aq me shtrenjt paguhet litri nga blegtoret.

    Efektet anesore nuk jane te menjehershme por te ngadalta dhe te perhershme duke bere qe te jetosh me probleme shendetosore mbas nje periudhe kohe,moment ky kur demi eshte aq i madh sa mund te identifikohet si semndje por shpesh eshte teper vone per tu rikthyer mbrapa.
    Njeriu nuk duhet te vdese per ndonje semudje sic vdesin te gjithe, por duhet te shuhet si qiriu dhe pa dhimbje, ndersa vdekjet e sotme "natyrale" jane me shume tortura ku njeriu vuan me vite muaj apo dite derisa mbaron.

    Dhe ju kete nuk e quani efekt anesor!

    Qumeshti fillimisht perpunohet industrialisht nga ku ngarkohet edhe me shume me lende te ndryshme kimike, dhe kjo behet qe ai te mos prishet me vite te tera, a qendron dot nje qumesht ne kushte normale me shume se 24 ore pa u prishur, jo.
    Ndersa qumeshti neper cartona e shishe supermarcati rron edhe 1-2 vjet.

    Qumeshti i valuar nuk i humbet vlerat por i tjeterson, pastaj shume vlera nuk ndryshojne psh mineralet ngelen po ato nuk ka si te zhduket perqindja e kalciumit ,mund te ndryshoje strukture por jo te zhduket.
    Ndersa ato qe zhduken jane pikerisht ato qe duhen per te tretur qumeshtin ne organizem "Enzimet".
    Megjithate nese nuk beson mundohu te lexosh dicka me shume neper libra te ndryshem qe i tratojne keto probleme jashte sferes komerciale dhe mjekesise zyrtare.
    Gjith te mirat
    larguar forever

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Permbledhje

    Mendoj se informazioni i deritanishem eshte i mjaftueshem per te krijuar nje ide ndryshe nga ajo e deritanishmja ,ose per te ngritur dyshime mbi ate se me cfar ushqehemi ne te vertet, megjithate po i permbledh ne disa pika gjerat me kryesore.

    1-Ushqimi natyral dhe pa asnje problem per njeriun jane ato ushqime qe ndodhen ne hallken e pare te zinxhirit ushqyes,si jane frutat,perimet zarzavatet, ne toke dhe alga te ndryshme ne det ose sic quhen edhe barishte deti.

    2-Nga ushqimet e mesiperme vetem frutat lene shume pak ose aspak mbetje gjate reaksionit ne organizem dhe japin maksimumin e energjise, rritjes,dhe mirmbajtejen e organizmit pa e demtuar ate .Reaksionet e ketij lloj ushqimi nuk harxhojne energji gjate shperberjes se ture por vetem japin energji,dhe te gjitha elemntet qe i duhen organizmit tone ne formen me te paster dhe te pasur ORGANIKE.

    3-Ndersa perimet, zarzavatet dhe algat e detit zene vendin e dyte, sepse fillojne te konsumojne pak energji per tretjen e tyre dhe lene gjithashtu me shume mbetje pas reaksionit.

    4-Nga te gjitha llojet e qumeshtit vetem qumeshti i nenes eshte me i miri dhe i pazevendesueshem per ritjen e nje femije, sepse pervecse e ushqen trasmeton bashke me te informazionin kryesor te rritjes dhe zhvillimit sipas geneve te individit ne fjale,gjithashtu ky qumesht eshte ne dozat e nevojshme te femijes ne muaj te ndryshem dhe nuk le pothuajse asnje mbetje pas asimilimit nga org. i femijes. Cdo lloj qumeshti tjeter eshte i demshem , sepse krijon mbetje te madha gjate asimilimit,kerkon energji dhe elemte nga trupi per tu tretur,duke mbingarkuar organet dhe me kryesorja trasmeton tek femija hormonet e rritjes pra informazionin e species se tij, dhe jo ate te njeriut qe jane te kunderta ne te gjitha drejtimet.Ky lloj informazioni prish ekuilibrin qelizor dhe ate gjenetik te femijes duke u bere shkaktar per te gjitha llojet e semundjeve si ato me efekt te menjehershem.(alergjia,kruarja,egzema, asma etj) por edhe ato te mevonshme si ( osteoporozi,diabete,guret,cistet tumoret , etj,)

    5-Te gjitha ushqimet e tjera qe nuk po e bej listen se eshte shume e gjate, dhe qe jane permendur me pare , jane te demshme, ato kerkojne shum energji per tu tretur, dhe japin elemente dytesore te zinxhrit ushqimor pra jane perdorur me pare ne nje kafshe tjeter dhe akoma me keq kur keto ushqime pastaj riperpunohen industrialisht.
    Te gjitha keto ushqime lene shume mbetje dhe helme ne organizem duke e renduar punen e tij dhe duke bere qe te mos punoje rregullisht.
    Nga kjo pastaj lindin edhe te gjitha llojet e semundjeve pamvaresisht se c'far emri kane.Prandaj ju garantoj, se cdo lloj semundje qe te keni gjeja e pare qe duhet te beni eshte eliminimi e ketyre ushqimive.

    6-Ushqimi vetem me fruta prodhon nje gjak shum energjik ,te holle dhe plot jete, i cili ndikon shum pozitivisht ne tru duke kryer reaksione te pastra,te shpejta,dhene nje drejtim pozitiv.

    7-Ushqimet e tjera prodhojne nje gjak te trash,pa shume energji, dhe qe leviz me ngadale ne organizem, duke kryer edhe reaksione te ngadalta, dhe shpesh here negative ne tru.Ky lloj gjaku rendon enet e tij dhe i konsumon gjate ferkimit duke i nxerre shpejt jasht perdorimit ne forme variēesh,apo semundje te tjera te eneve.
    Edhe temperatura kur jemi semure nuk eshte gje tjeter vecse temp. nga ferkimi i gjakut me enet e tij i cili eshte rritur pikerisht nga dendesia e gjakut dhe nga permbajtja e tij e trashe.Mbasi qendrojme disa dite pa ushqim ose me pak ushqim ai hollohet dhe temp. ulet.Ose djersisim dhe nxjerrim nepermjet lekures ate qe eshte e panevojshme dhe e demshme per organizmin duke lehtesuar gjakun.

    Edhe njehere ju garantoj se cdo lloj semundje qe keni mund te sherohet, ose kur eshte shume vone mund te permirsohet ndjeshem, vetem duke ndryshuar ushqimin.

    Por problemi kryesor ketu eshte se si duhet ndryshuar ky ushqim pasi shpesh disa mendojne ti bien shkurt dhe fillojne nje diete vetem me fruta duke u ndjere shum shpejt me keq se me pare dhe per kete ja vene fajin frutave gje qe nuk eshte e vertet, pasi eshte njesoj sikur te nisesh nga vendi me marshin e peste, gje qe prish motorin ose shkaterron kamion.

    Per kete problem do shkruaj ne postimet e ardhshme te cilat do sqarojne menyren e kalimit nga mishngrenes ne frutngrenes.
    larguar forever

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si tė ushqehemi?
    Nga dardajan nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 05-10-2012, 06:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •