Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6

Tema: Bylis

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Bylis

    Bylis, qyteti antik qė ende pas 10 shekujsh "jete", shtrihet edhe mė madhėshtor nė kodrėn mbi Hekal

    30 Prill - gazeta Metropol

    Parku Arkeologjik i Bylisit, pasuri me vlera tė mėdha historike...

    Ka disa kohė qė togfjalėshi "Park (apo Parqe) Arkeologjike" po zė vend gjithnjė e mė shumė nė faqet e shtypit dhe rubrikat televizive.
    Nja nga kėto parqe, ėshtė edhe Parku Arkeologjik i Bylisit.
    Bylisi ėshtė njė nga qytetet antike mė tė rėndėsishėm tė vendit, i themeluar nė mesin e shek. IV p.e.s.
    Mbi parimin e synecizmit qė do tė thotė ndėrtimi i njė qyteti tė ri si qendėr e njė bashkėsie tė caktuar nė rastin konkret tė bylinėve shumė shpejtė Bylisi mori pamjen e njė qyteti tė madh dhe tė zhvilluar pėr kohėn.

    Qyteti Bylis
    I vendosur nė pllajėn e njė kodre pran fshatit tė sotėm Hekal qyteti shtrihej nė njė sipėrfaqe prej 30 ha e cila mbrohej nga njė mur rrethues me gjatėsi 2.2 km, gjerėsi 3.5 m dhe lartėsi 8-9 m i cili ende sot ruhet relativisht mirė.
    Muri rrethues ishte pajisur me hyrje dhe kulla tė shumta mbrojtėse.
    Qė nė shek. III. p.e.s. qyteti pajiset me monumente tė shumta dhe tė rėndėsishme tė tilla si, teatri me kapacitet 7500 spektatorė i cili shėrbente jo vetėm pėr shfaqje tė ndryshme teatrale dhe muzikore pėr banorėt e qytetit dhe zonave pėrqark tij por edhe si vend mbledhjesh ku merreshin vendime tė rėndėsishme pėr fatet e bashkėsisė byline.
    Krahas teatrit qyteti kishte stadiumin e vet, dy shėtitore, njėra prej tė cilave dykatėshe, depozitėn e ujit, prytaneonin, gjimnazin, altarė, banesa, rrugė etj.
    Krahas kėtyre monumenteve, qyteti kishte punishtet e veta tė poēarisė, ndėrtimit, skulpturės, metalpunuesit si dhe punishten e prerjes sė monedhave tė veta.

    Zhvillimi nė Bylis

    Janė tė shumta dėshmitė se kemi tė bėjmė me njė qytet tė zhvilluar si nė aspektin ekonomik ashtu edhe atė kulturor.
    Kjo ėshtė nė vija tė pėrgjithshme pamja e qytetit nė epokėn helenistike (shek. IV – shek. I p.e.s.).
    Nė dallim nga njė pjesė e qyteteve qė fillojnė rėnien nė epokėn romake dhe atė tė antikitetit tė vonė Bylisi vazhdon tė jetė njė nga qytetet mė tė rėndėsishme tė Ilirisė sė Jugut deri nė shek. VI. e.s.
    Nė pėrshtatje me kushtet e reja qyteti pajiset nė kėtė kohė me
    monumente tė tilla si termet (banje publike) romake, pesė bazilika A, B, C, D, E (kisha paleokristiane), katedralja, pasi ishte qendra kryesore peshkopale pėr zonėn pasi edhe peshkopi i fundit i Apolonisė u vendos nė Bylis.
    Koha e trazuar me dyndje tė shumta barbarėsh fillimisht dhe sllavėsh mė vonė i detyroi Bylinėt tė ndėrtojnė njė mur tė ri mbrojtės i cili rrethonte 1/3 e sipėrfaqes sė qytetit por qė shėrbente pėr strehim tė popullsisė nė rast rreziku pasi jashtė tij ishin ndėrtuar dy bazilika, D dhe E si dhe banesa.
    Braktisja e qytetit duket se ka ndodhur rreth vitit 586 e.s. pas gati 10 shekuj ekzistence.

    Intervistė me drejtorin e Parkut Arkeologjik tė Bylisit prof. dr Bashkim Vrekaj

    "Bylis, shumė shpejt do tė zėrė vendin qė meriton"

    Bashkim Vrekaj, drejtori i parkut Arkeologjik tė Butrintit, pėrveēse optimist, shprehet i bindur pėr vėnien e Bylisit, nė radhėn e parqeve tė tilla arkeologjike, qė me historinė e tyre tregojnė shumė.

    Nė njė intervistė pėr gazetėn "Metropol", Vrekaj, zbulon ambiciet dhe pėrpjekjet e tij, pėr "thithjen" e sa mė shumė vizitorėve, ndėrkohė qė Bylisi do tė shndėrrohet nė njė "skenė" aktivitetesh tė panumėrta, jo vetėm kulturore.

    Nė kėto projekte e pėrpjekje tė tij, Vrekaj, sigurinė e tij e sheh tė lidhur me ndihmėn dhe mbėshtetjen e pamunguar tė ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, si dhe veēanėrisht tė ministrit tė saj, Ylli Pango.

    Cilat janė pėrparėsitė e Parqeve Arkeologjike nė tėrėsi?

    Parqet Arkeologjike, duke qenė tė destinuara pėr njė qytet tė caktuar angazhohen vetėm me tė ndėrsa institucionet e tjera duke pasur shumė qendra apo monumente nė varėsi nuk mund t'u kushtojnė tė gjithave tė njėjtin kujdes. Nga ana tjetėr, Parqet Arkeologjike administrojnė nga afėr qendrat antike duke qenė prezent nė to ēdo ditė gjė qė nuk mund ta bėjnė institucionet e tjera tė cilat janė me vendndodhje nė Tiranė apo edhe nė qytete tė tjera.

    Ē'pėrfaqėson Parku Kombėtar Arkeologjik i Bylisit?

    Zyra e Administrimit dhe Koordinimit tė Parkut Kombėtar Arkeologjik tė Bylisit ėshtė njė institucion nė varėsi tė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve qė administron qytetin antik tė Bylisit.

    Ky administrim konsiston nė, kthimin e Bylisit nė njė nga qendrat mė tė rėndėsishme tė turizmit kulturor tė vendit tonė duke synuar tė ketė vizitueshmėri tė afėrt me Butrintit dhe Apoloninė. Megjithėse ky mund tė duket njė synim paksa i vėshtirė ai ėshtė plotėsisht i arritshėm po t'u referohemi vlerave tė veēanta qė ofron Bylisi. Kjo do tė arrihet nėpėrmjet krijimit tė infrastrukturės sė nevojshme nė Park e cila konsiston nė pastrim, mirėmbajtjen e territorit dhe monumenteve, shtimin e gjelbėrimit pėr tė krijuar njė ambient sa mė ēlodhės, guidė sipas kategorive tė vizitorėve, fletėpalosje, faqes sė internetit tė ēelur prej kohėsh (www.parkubylis.info) spotit televiziv qė po pėrgatitet, vendosjes sė kontakteve me agjenci turistike, bashkėpunimit me pushtetin lokal me organizma dhe individė qė shfaqin interes pėr trashėgiminė kulturore dhe aktivitet lidhur me tė siē ėshtė rasti i S. N. V. Dega Fier.

    Cilat janė disa nga drejtimet kryesore tė Parkut Arkeologjik tė Bylisit pėr kėtė vit?

    Viti 2007 mund tė konsiderohet me tė drejtė si viti i konsolidimit tė Parkut Arkeologjik Bylis. Kėshtu nė infrastrukturė do tė bėhen sė shpejti disa investime qė do tė ndikojnė nė krijimin e njė imazhi tė ri tė Bylisit. Ndėr kėto investime mund tė pėrmendim pastrimin e gjithė territorit tė qytetit nga bimėsia e dėmshme, evadim i mbetjeve tė ngurta tė
    gėrmimeve, sistemim i materialit tė gurtė, vendosja e njė porte dekorative hyrėse, rrethim i disa pjesėve tė ekspozuara pėr tė penguar hyrjen e bagėtive, vazhdimin e projektit pėr mbjellje pemėsh dekorative dhe mirėmbajta e monumenteve dhe gjithė territorit. Nė fushėn e gėrmimeve arkeologjike do tė vazhdojė puna e ekipit shqiptaro-francez nė bazilikėn E dhe guroren
    antike tė qytetit por tashmė e tutje edhe me praninė e specialistėve arkeolog dhe restaurator tė Parkut. Megjithatė ne po shikojmė mundėsinė e hartimit tė projekteve tė pėrbashkėta me Institutin Arkeologjik pėr zgjerimin e gamės sė gėrmimeve pasi ne jemi tė interesuar tė shtojmė numrin e monumenteve tė qytetit.
    Nė fushėn e restaurimeve do tė vazhdojė puna restauruese nė bazilikat E dhe B. Edhe nė kėto punime do tė angazhohen specialistė restaurator tė Parkut. Duke parė nevojėn pėr konservim nė disa monumente ne kemi parashikuar ndėrhyrje nė bazė tė tė ardhurave qė do tė sigurojė vet Parku pasi sė afėrmi sistemi i hyrjes me bileta do tė aplikohet edhe nė Bylis. Megjithatė ne jemi tė interesuar pėr mė shumė restaurime si nė murin rrethues helenistik dhe atė tė antikitetit tė vonė, nė shkallaren e teatrit por nė mėnyrė tė veēantė nė bazilika dhe dyshemetė me mozaikė pasi ato pėrbėjnė njė nga pasuritė mė tė mėdha dhe mė interesante tė qytetit. Pėrveēse sa mė sipėr ėshtė parashikuar edhe njė kalendar i pasur aktivitetesh qė do tė zhvillohen nė Park midis tė cilave mund tė pėrmendim Ditėn
    Ndėrkombėtare tė Monumenteve (18 prill), Ditėn Ndėrkombėtare tė Muzeve (18 maj), "Pranvera e Muzeve" (21 maj), Festivali Ndėrkombėtar i Polifonisė (17-18 maj), Dita Kombėtare e Trashėgimisė Kulturore (29 shtator), Festa e Pavarėsisė, Dita Ndėrkombėtare e Mjedisit, Ditėt e Trashėgimisė Evropiane
    (shtator), Ditėt e "Sofra Ilire", shfaqja e ansamblit
    "Myzeqeja", ekspozitė pikture, koncert i shkollės sė muzikės "Jakov Xoxa" etj. Kemi bindjen se me investimet qė do kryhen,
    aktivitetet qė do zhvillohen dhe promovimin e vazhdueshėm Bylisi do tė arrijė shumė shpejt tė jetė njė nga qendrat antike por edhe natyrore mė tė frekuentuara nė vendin tonė.

    Cilat janė marrėdhėniet me institucione tė tjera dhe roli i Ministrisė nė realizimin e kėtyre synimeve ambicioze?

    Fillimisht duhet theksuar impenjimi i Prof. Dr. Ylli Pango, Ministėr i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, i cili qė nė kontaktet e para me drejtuesit e Parqeve Arkeologjike i ka kushtuar vėmendje tė veēantė ecurisė sė Parqeve Arkeologjike dhe i ka nxitur drejtuesit e tyre pėr shtimin e ritmit tė punės. Ky impenjim i Ministrit ėshtė njė mbėshtetje e ēmuar pėr personelin e Parqeve Arkeologjike dhe njė garanci se ato do tė shndėrrohen shumė shpejtė nė promovues tė turizmit kulturor dhe natyror nė vendin tonė. Pėr artin dhe kulturėn nė pėrgjithėsi dhe pėr Parqet Arkeologjike nė veēanti ėshtė njė shans i mirė qenia nė krye tė M. T. K. R. S i njė personaliteti tė njohur tė botės universitare. Nga ana tjetėr ne kemi ndėrtuar marrėdhėnie shumė tė mira bashkėpunimi me Institutin e Monumenteve tė Kulturės, Institutin Arkeologjik dhe Qendrėn Kombėtare tė Inventarizimit tė Pasurive Kulturore.

    Irena Mėrtiri

    Sipas drejtorit Bashkim Vrekaj

    "Bylisi ofron pėr vizitorėt..."

    "Bylisi ėshtė ndėr qendrat antike mė tė ruajtura tė vendit tonė. Ndėrkohė gėrmimet dhe restaurimet e shumta kanė bėrė tė mundur jo vetėm shtimin e monumenteve tė vizitueshme por edhe nxjerrjen nė pah tė vlerave arkitekturore dhe kulturore tė tyre. Pėr vizitorin qė vjen nė Bylis qė nė hyrje tė tij i prezantohet njė pjesė mjaft e ruajtur e fortifikimit dhe sapo hynė nė qytet i del pėrpara muri i Viktorinit (muri rrethues i antikitetit tė vonė) dhe bazilika D e restauruar pjesėrisht. Duke vijuar drejt brendėsisė sė qytetit vizitori ndeshet me kompleksin arkitekturor tė katedrales dhe bazilikės A. Rrugės pėr nė teatėr krahas pamjes madhėshtore tė murit tė Viktorinit hasen gjurmė banesash dhe shkallėsh tė gdhendura nė shkėmb. Para se tė mbėrrij nė teatėr vizitori ka mundėsinė tė shikojė njė shėtitore dykatėshe nė formė L-je dhe nė skajin e saj njė tjetėr bazilikė. Por dendėsia e madhe e monumenteve ende nuk tė mundėson tė shkosh drejt

    teatrit pasi hasesh me termet romake, depozitėn e ujit, stadiumin e qytetit dhe mė tej me bazilikėn C. Pasi ka pėrshkuar njė rrugė ku alternohen monumente tė periudhės helenistike me atė tė antikitetit tė vonė vizitori mbėrrin nė skajin jugor tė qytetit aty ku ndodhet dhe monumenti mė madhėshtor dhe dėshmia mė e

    mirė e kulturės sė tij, teatri. Njė qytet antik nuk mund tė meritonte emrin e njė qyteti tė zhvilluar pa teatrin, gjimnazin dhe stadiumin e tij. Tė tria kėto qendra tė artit, mėsimit dhe

    sportit i shohim sot nė Bylis. Duke vizituar kėtė qytet antik jemi nė gjendje tė krijojmė njė ide tė qartė pėr urbanistikėn, arkitekturėn dhe artin e njė prej qyteteve mė pėrfaqėsuese tė qytetėrimit ilir. Por nuk mbaron kėtu. Bylisi ėshtė po aq i pasur edhe me monumentet e periudhės romake ku veēohen termat dhe tė antikitetit tė vonė ku padyshim katedralja dhe pesė bazilikat e bėjnė atė tė veēantė. Bazilikat e Bylisit pėrveē arkitekturės dhe skulpturės sė pasur dekorative shquhen pėr dyshemetė e shtruara me mozaikė shumėngjyrėsh (rreth 1000 m2) tė cilėt janė tė pasur me skena tė shumta dhe tė larmishme tė cilat dėshmojnė pėr njė shkollė me nivel tė lartė artistik. Pėr nga sipėrfaqja e dyshemeve tė shtruara me mozaikė dhe pasurinė e skenave tė tyre Bylisi nuk ka tė krahasuar me asnjė qytet tjetėr antik tė vendit tonė por pėrbėn njė rast tė veēantė edhe pėr rajonin e Ballkanit".

    Administrimi nė vend i qendrave antike siguron

    1. Ruajtje mė tė mirė tė tyre.

    2. Vjelje maksimale tė tė ardhurave nga biletat.

    3. Mirėmbajte dhe pastėrti tė vazhdueshme.

    4. Raporte direkt me komunitetin pėrqark dhe pushtetin lokal.

    5. Shtim tė aktiviteteve dhe rrjedhimisht vėnien mė mirė nė shėrbim tė publikut tė vlerave tė trashėgimisė kulturore.

    6. Thithjen e sponsorizimeve dhe donacioneve vendase dhe te huaja pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė monumenteve dhe ambientit nė qendrat antike.

    7. Realizimin e propagandimit sa mė tė mirė dhe permanent tė vlerave tė qendrės antike si nėpėrmjet spoteve televizive ashtu dhe fletė-palosjeve, guidave, kartolinave, internetit, aktiviteteve etj.

    8. Vendosjen e kontakteve me institucione shkencore brenda dhe jashtė vendit pėr kėrkime arkeologjike, studime, restaurime, pėrmirėsimin e mjedisit etj.

    9. Kryerjen mė me efikasitet tė investimeve nė kėto qendra.

    10. Ngritjen nė nivel zyrtar tė pėrfaqėsimit tė tyre duke i prezantuar si institucione partnere nė marrėdhėnie me tė tjerėt.

    11. Ka njė eksperiencė tė huaj nė kėtė fushė e cila duhet marrė nė konsideratė dhe qė i jep mundėsi Parqeve Arkeologjike tė vendosin marrėdhėnie me simotra tė tyre nė vende tė tjera sidomos me fqinjėt.

    12. Bėnė tė mundur qė financimet, tė ardhurat e siguruara nga vet Parqet Arkeologjike si dhe donacionet apo sponsorizimet tė shkojnė nė favor tė tyre pasi nė jo pak raste tė huajt pranojnė dhėnien e ndihmės kur ajo pėrdoret direkt nga subjekti pėrfitues.

    13. Duke pasur nė pėrbėrje specialistė arkeolog dhe restaurator krijohet mundėsia edhe pėr punė kėrkimore e shkencore nė fushat pėrkatėse.

    14. Krijon raporte direkt midis qendrės antike dhe institucioneve eprore.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    HISTORIKU I BYLISIT.

    Bylisi eshte nje nga qendrat me te rendesishme arkeologjike te Shqiperise, renditur per nga vlerat monumentale. Bylisi ka qene qyteti me i madh ilir ne Ilirine e jugut, dhe ka nje pozite zoteruese mbi kodrat e Mallakastres dhe mbi luginen e Vjoses. Emeri I tij permendet relativisht vone nga kronikat e kohes, ne fillim del ne trajten Bulis ne ngjarjet e viteve 49-48 p.Kr., kur ju dorezua Cezarit dhe sherbeu si baze per furnizimin e ushtrise se tij. Burimi me i hershem per Bylisin eshte gjeografi grek Pseudo-Skylaksi 380p.Kr. ku shkruante:” Oriket banojne ne krahinen e Amantise, amantet qe shtrihen deri ketu jane ilire nga bylinet”, duke lene te kuptohet se lidhja midis amanteve dhe bylineve shpreh nje bashkesi politike, nje koinon. Bashkesia e bylineve ishte pjese e krahines se madhe ilire te Atintanise, e cila perfshinte tere luginen e poshtme e te mesme te Vjoses. Qyteti antik i Bylisit ka kaluar ne disa etapa duke filluar qysh nga lindja e tij deri ne renie. Sipas Stefan Bizantini themeluesi i Bylisit eshte Neoptolemit, biri i Akilit diku para vitit 350p.Kr. pasi dhe fqinjet e tyre amantet e kishin prejardhjen e tyre nga abantet eubeas qe erdhen pas luftes se Trojes. Gjate gjithe historise se tij bylisi ka qene nen sundimin e disa vendeve keshtu ne 429 p.Kr. krahina e Atintanias gjendej nen sundimin molos, ne 385 p.Kr. kjo krahine fitoi pavaresin nen mbretin Bardhyl. Ne 314p.Kr. kjo krahine u pushtua nga mbreti maqedonas Ksandri, ne 316p.Kr keto territore ilire i kaluan mbreterve ilir( Glaukia, Monun, Pirro dhe djalit te tij Aleksander, Mytil). Ne 229p.Kr kemi zbarkimin e trupave romake ne Apolloni dhe lidhjen e aleances mes Atintanias dhe romakve kunder Teutes e me pas ndaj Gentit ne 168 p.Kr. Kjo aleance s’do te vazhdoj gjate pasi do te kemi kalimin e Bylisit ne nje koloni romake ne kohen e Augustit. Bylisi si te gjithe qytetet e tjera ilire ka pasur zhvillimin e tij duke filluar nga ndertimi i tij. Po te shohim planimetrin e tij dhe teknikat e ndertimit te mureve nuk te cojne me heret se vitet 370-350p.Kr. Ndertimi i menjehershem i nje qyteti te madh ishte rrjedhim i nje zhvillimi te hershem te jetes qytetare ne kete treve. Kjo treve ka nje shtirje te gjere me qender Bylisin ku perreth tij ishin nje sere qytetesh te tjera si Klosi, Gurezeza prane Cakranit, Margellic, prane Patosit, Rabije e Kalivac te Tepelenes qe ishin kufiri lindor i kesaj bashkesie qytetesh. Ne kete zone prej 20km2 ne krahinen e sotme te Mallakastres duke patur si boshte luginen e lumit Gjanica rreth vitit 270p.Kr. bylynet kishin formuar plotesisht koinonin e tyre si nje bashkesi politike. Ky koinon kishte sistemin e tij politik duke filluar me Eklesin qe ishte mbledhja e qytetarve te lire, Keshilli i Damiorgeve, senati i perbere nga perfaqesuesit e fiseve, Pritani qe kishte pushtetin ekzekutiv, Stategu, Hiparhu komandanti i kaloresve, Peripolarhu, komandant i rojeve kufitare, Gramateu sekretar i keshillit, Gimnasiarhu drejtues i edukimit, Tamiasin kryetaksambledhesi. Koinoni i Bylisit kishte dhe monedhen e tij prej bronzi. Prerjet e para dolen ne 270p.Kr. dhe vazhduan deri ne 167p.Kr.kur koinoni u shperbe nga romaket. Monedha kryesore kishte ne faqe Zeusin, ndersa ne shpine nje bri te mbushur me fruta, rreth te cilit rrotullohet nje gjarper. Nje monedhe tjeter paraqet koken e Neoptolemit, ndersa ne shpine ka topuzin, simbol te herakliut, apo shqiponjen e rrufene simbol i Zeusit. Nje tip tjeter ka koken e nje Nymfe dhe zjarrin e nymfeut. Qyteti mori nje zhvillim te madh ne mesin e shek.III p.Kr.dhe lagjet etij ishin sipas sistemit hipodamik ose ortogonal. Por me kthimin e Bylisit ne nje koloni romake monedhat e tij ndryshuan, ne vend te mbishkrimit bylionon tani shenohej vetem Byllis. Ndryshime pati dhe ne institucionet e vendit sic ishin: keshilli i dekurioneve, dy nenpunes ekzekutiv, duumviret, si dhe dy augustalet, qe ushtronin kultin e perandorit. Bylisi duke qene qender e kesaj krahine dhe duke patur nje zhvillim te madh ne 458 ai kishte nje peshkop e tijin dhe derkohe ishte bere qendra peshkopale e Epirit te Ri dhe pse gjate dyndjeve barbare ai u shkaterrua nga vizigotet ne kohen e Teodosit II (408-450) ai filloi te rindertohej me murret e tij rrethues. Gjate gjysmes se pare te shek.V u ngriten nje numer i madh kishashsi brenda dhe jashte murrit rrethues duke e shendruar Bylisin ne nje nga qytetet me nje trashegimi te madhe monumentesh paleokristiane. Deri tani ne kete territor jane indentifikuar me shume se 20 kisha.

    Edhe pse qyteti u rindertua dhe fortifikua nga gjysma e dyte e shek.VI m.Kr. ai pati periudhen e tij te renies, dhe ne 586 dyndjet sllave bene qe ai te braktisej perfundimisht.

    Qendra e peshkopates u vendos ne Ballsh dhe kjo qender trazhgoi emrin e qytetit te vjeter i cili gjate shekujve u transformua nga Byllis ne Ballis dhe se fundi ne Ballsh.

    http://www.parkubylis.info/_fq/hist.html

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    EKSPEDITAT.

    Qysh me zbulimin e tij nga nje udhetare anglez H.Holland ne fillimet e shek.XIX te cilin e pershkruan ne librin e tij “Travels in the Ionian Isles, Albania, Thesaly, Macedonia” botuar ne Londer ne 1815, Bylisi terhoqi vemendjen e shume studiuesve te huaj por dhe shqiptare. Interesi per kete qytet terhoqi dhe perfaqesuesit diplomatik ne Shqiperi sic ishte F.Pukevil, i cili flete dhe ne librin e tij “ Voyage dans la Grece”(1820). Gjithashtu epigrafisti francez De Klobri ne 1850 vizitoi Bylisin dhe perforcon mendimet e parardhesve te tij mbi identitetin e ketij qyteti. Kurse studiuesi francez E.Isambert boton ne 1881 mendimet e tij vrojtimet e bera ne Bylis ne librin e tij “Orient. Grece et Turquie”.

    Te dhenat e para shkencore per kete qytet u bene nga austriaku K.Paē ne “Sandschak Berat in Albanien”(1904). Te gjitha keto botime paraprine pune e pare ne terren nga austriaku K.Praschniker gjate 1917-1918 i cili zbuloi nje pjese te murrit rrethues, stoas se madhe dhe teatrit. Keto zbulime terhoqen vemendjen e arkeologeve te tjere te trupave pushtuese qe gjendeshin ne shqiperi gjate kesaj periudhesic ishin N.Hammond, L.Ugolini, C.Sestieri etj, te cilet bene nje pune mjafte te vlefshme per zbuimin e ketij qyteti. Por pune kerkimore eshte bere dhe nga arkeologet shqiptare te Qendres se Kerkimeve Arkeologjike te Akademise se Shkencave te Shqiperise duke filluar nga 1978, nen mbikqyrjen e arkeologeve si N.Ceka, S.Mucaj etj. Keto germime jane bere me periudha duke filluar nga 1978-1991 te cilat nxorren ne siperfaqe mjafte pjese te rendesishme te ketij qyteti sic eshte teatri, stoa e madhe, stadiumi, stoa e teatrit, hyrja e agorase me ambientet publike te saj, stera nen stadium, gjimnazi, banesa A dhe B, si dhe me te rrendesishmet bazilikat e Bylisit A, B, C, D. Ndersa nga 1999 e ne vazhdim ekspeditat e organizuara jane nje bashkpunim mes arkeologeve shqiptar dhe atyre francez drejtuar nga S.Mucaj dhe J.P.Sodini dhe me pas me S.Mucaj dhe P.Chevalier.

    http://www.parkubylis.info/_fq/exp.html

  4. #4
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Zbulim arkeologjik

    Bylis, nė gjurmėt e njė "kantine" tė lashtė vere


    Prej njė jave, njė ekspeditė shqiptaro-franceze, ka nisur gėrmimet e reja nė Parkun Arkeologjik tė Bylisit nė Mallakastėr. Kjo ekspeditė qė punon prej tri vitesh nė Bylis, ka mundur dje tė kompletojė njė objekt tė ri nė qytetin e lashtė ilir. Zbulimi i fundit ėshtė njė punishte vere me tė gjithė aksesorėt e saj, tė cilėt nuk ndryshojnė nga punishtet artizanale tė ditėve tė sotme. Gėrmimi i arkeologėve, qė janė nė shumicė francezė, i shtrirė nė tri pika, ka pasur si qėllim zbardhjen e mėtejshme tė vlerave arkeologjike qė mbart ky park, qė pėr nga madhėsia e shtrirjes dhe e objekteve tė gjetura, cilėsohet si mė i madhi nė Ballkan. Arkeologu Skėnder Muēaj tha dje pėr gazetėn "Shqip" se, "Puna tre vjeēare e kėsaj ekspedite ėshtė drejt kristalizimit tė njė qytetėrimi modern e madhėshtor tė pazbuluar mė parė. Tė bindur pėr vlerat e padiskutueshme, kemi mundur qė tė zbardhim e tė pastrojmė krejt njė punishte, qė nga studimet e deritanishme del se prodhonte verė dhe pak nga pjesėt e zbėrthyera tregojnė, se ajo mund tė ketė qenė edhe punishte vaji. Qeramika dhe guri me tė cilat ėshtė ndėrtuar, jo vetėm punishtja, por edhe "makineria" pėrpunuese, tė ēon shumė pranė njė punishteje vere". Enver Goxhaj, njė tjetėr pjesėtar i kėsaj ekspedite, shpjegon se "nė sipėrfaqen prej 45 metrash katrorė, tė titulluar sektori Nr 2, janė zbuluar dy qypa qė akoma nuk janė boshatisur nė pjesėn e brendshme, por nga materialet e deritanishme nė pjesėn e jashtme, krejtėsisht tė zbuluar e tė pastruar, del se janė pėrdorur pėr tė konservuar verėn. Njė govatė, si dhe njė ulluk shumė pranė qypave tė sigurojnė se kanė funksionuar pėr tė shtrydhur dhe kulluar bėrsinė e rrushit, gjatė pėrpunimit pėr t‘u kthyer nė verė. Po ashtu, shumė pranė kėsaj punishteje vere, ėshtė zbuluar edhe njė pus. Deri tani, ne kemi arritur tė gėrmojmė nė brendėsi tė tij pėr afro katėr metra dhe materiali i ndėrtimit tė tij ėshtė vetėm me gur". Por puna dhe nė dy sektorėt e tjerė tė gėrmimit ka nxjerrė nė sipėrfaqe edhe objekte tė tjera tė reja, qė mbajnė datėn e zbulimit 17 maj 2007. Nė sektorėt nr. 1 dhe 3 ka vijuar paraqitja e mėtejshme tė bazilikave tė tjera. Grupi i ekspeditės ėshtė pėrbėrė nga 5 francezė, qė vijnė nga shkollat mė tė mira arkeologjike tė Parisit, si dhe nga ajo e "Paskal Shėvalje", ndėrkohė, nė pėrbėrje tė tij janė edhe njė kanadeze, dy grekė, si dhe dy shqiptarė. Ata e kanė tė tretin vit radhas qė gėrmojnė nė Bylis". Kjo ekspeditė ka nxjerrė plotėsisht nė sipėrfaqe edhe pesė bazilika, tė cilat tregojnė se popullsia e Mallakastrės, pėrpara rrėnimit tė qyteteve antikė, ka qenė e krishterė. Skėnder Muēaj, arkeolog qė ka studiuar mjaft mirė tė gjitha zbulimet e viteve tė fundit nė Bylis, thotė se "5 bazilikat, qė ne i pėrmbledhim nėn titullin ‘Kompleksi Peshkopal‘, tregon se feja e popullit qė jetonte nė kėtė zonė ka qenė e krishterė".

    Gazeta-Shqip, 18.05.2007

  5. #5
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Nė sektorėt nr. 1 dhe 3 ka vijuar paraqitja e mėtejshme tė bazilikave tė tjera. Grupi i ekspeditės ėshtė pėrbėrė nga 5 francezė, qė vijnė nga shkollat mė tė mira arkeologjike tė Parisit, si dhe nga ajo e "Paskal Shėvalje", ndėrkohė, nė pėrbėrje tė tij janė edhe njė kanadeze, dy grekė, si dhe dy shqiptarė. Ata e kanė tė tretin vit radhas qė gėrmojnė nė Bylis". Kjo ekspeditė ka nxjerrė plotėsisht nė sipėrfaqe edhe pesė bazilika, tė cilat tregojnė se popullsia e Mallakastrės, pėrpara rrėnimit tė qyteteve antikė, ka qenė e krishterė. Skėnder Muēaj, arkeolog qė ka studiuar mjaft mirė tė gjitha zbulimet e viteve tė fundit nė Bylis, thotė se "5 bazilikat, qė ne i pėrmbledhim nėn titullin ‘Kompleksi Peshkopal‘, tregon se feja e popullit qė jetonte nė kėtė zonė ka qenė e krishterė".
    Gazeta-Shqip, 18.05.2007
    Shume e drejte. Popullsia e Mallakastres ka qene e krishtere orthodokse tutje tehu para lindjes se Krishtit. Eshte per t'u pershendetur kjo gjetje me kaq vlere e shkallave me te mira te Parisit e te Greqise. Eskulapi po ashtu ka qene i krishtere.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anėtarėsuar
    19-10-2012
    Postime
    621

    Pėr: Bylis





    BYLIS, NJE QYTET QE JETOI 1000 VJET
    TETOR16, 2021



    Fax News Albania

    Dy ekspedita arkeologjike po punojnė pėr tė zbuluar copėza nga madhėshtia e qytetėrimit ilir nė Bylis. Ėshtė zbuluar pjesa mė tė rėndėsishme e qytetit tek Agoraja, por ėshtė vetėm 1/10 e qytetit qė ka jetuar 1000 vjet dhe qė shtrihet nė 32 ha. Profesori i arkeologjisė Neritan Ceka flet pėr zbulimet, rėndėsinė dhe prespektivėn qė ofron Bylisi pėr zhvillimin e zonės dhe punėsimin e banorėve.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •