Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e de Balzak
    Anėtarėsuar
    20-04-2007
    Vendndodhja
    nen lekure
    Postime
    53

    planet i ri ''toke''?

    a mendoni ju se ne universin e pafundem egziston nje tjeter planet i ngjashem me token ku ka njerez si ne toke?

  2. #2
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Kur imagjinon shtrirjen e Universit ne menyre te tille qe distanca e objekteve te larget mund te llogaritet vetem me vite drite, dhe kur imagjinon se nga c'dime ne per Universin eshte pothuajse asgje..... ! Atehere arrin ne nje perfundim llogjik.Gjithcka eshte e mundur.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga de Balzak
    a mendoni ju se ne universin e pafundem egziston nje tjeter planet i ngjashem me token ku ka njerez si ne toke?
    de_Balzak (pergezime per emrin, autori im i prefereuar), ka disa tema te hapura ne kete forum dhe ne ate te fenomeneve paranormale te cilat trajtojne mundesine e ekzistences se jetes ne planete te tjere. Megjithate mbase ja vlen te ekzistoje si teme ne menyre me te koncentruar.

    Ne vitin 1961 astrofizikanti Frank Drake krijoi nje ekuacion qe sot njihet nga te gjithe si Ekuacioni Drake. Po ripostoj nje shkrim qe kam bere para disa kohesh ketu ne kete forum:

    -------

    Ekuacioni i Drake ( N = N* fp ne fl fi fc fL) u zhvillua ne 1961 dhe eshte gjithashtu i bazuar ne pune teorike por qe merret relativisht si i qene per shkak te llogjikes se probabilitetit. Sipas ketij ekuacioni numri i yjeve vetem ne galaksine tone eshte afro 200 miliarde.

    Ketu eshte nje website nga SETI ku ju jep mundesine te beni perllogaritjet tuaja dhe sqaron me me detaje ekuacionin si funksionon: Try the Drake Equation Yourself

    Po te ndjekesh link qe kam vendosur mund te kryesh nje llogari vete dhe te shikosh rezultatin. Megjithate po te ndjekesh nje llogjike minimale:

    Ka mbi 200 miliarde yje vetem ne Galaksine tone. Mos harro qe eshte nje shifer me 12 zero. Po ashtu ka (per aq sa dihet sipas nje simulimi kompjuterik) mbi 500 miliarde galaktika ne universin tone. Sipas nje studimi te bere ne vitin 1999 Hubble Space Telescope llogariti qe ka 125 miliard galaksi ne univers por kjo ishte thjesht bazuar ne nje pjese te tij dhe nga keto ishin arritur te observoheshin vetem 3 mije te dukshme. Observimet me mjete te tjera sic jane ato te radio teleskopeve, kamerat me infra te kuqe etj, kane dedektuar nje numer qe e kalon dyfishin e atyre te Hubble dhe qe nuk ishin arritur te dedektoheshin prej tij. Sa me shume qe vazhdon observimi aq me shume rritet numri i ketyre galaksive. Pra sikur te bejme nje supozim te vogel qe cdonjeri nga 200 miliard yjet qe jane te pranishem ne galaktiken tone Rruga e Qumeshtit ka te pakten 1 planet (ne fakt ky numer eshte shume shume here me i madh.)dhe kete numer ta shumezosh me 500 miliard qe po e konsideroj nje numr te perafert te galaktikave ne Universin tone, merre me mend se cfare shifre na japet vetem me numrin e planeteve. Sipas astronomeve vetem ne galaktiken tone ka nje probabilitet prej 10 mije planetesh te ngjashem me token. Kjo bazuar ne te dhenat e yjeve te cilat ato i perkasin, perberjes kimike dhe faktoreve te tjere te ngjashem. Pra ne progresion ky numer rritet ne raport me numrin e galaktikave dhe shifra e planeteve te cilet kane mundesi te kene jete te ngjashme me ate ne Toke eshte jashtezakonisht e madhe. Mos harrojme qe format jetesore kane nje lermishmeri te madhe dhe natyra ka aftesi krijuese te pashtershme. Format jetesore mund te jene te ndryshme nga format jetesore te qenieve prej karboni (sic jemi ne). Mund te kete nga ato qe jane bazuar ne silic, azot, amoniak etj. Pra kjo rrit akoma dhe me shume mundesine e jetes ne planete te tjere. Per mendimin tim eshte jo vetem mendjemadhesi por dhe nje idiotsi qe te pretendosh se ne jemi te vetem ne kete univers dhe i vetmi krijim tekanjoz i natyres. Shifrat qe dhashe me siper jane te veshtira te imagjinohen por madhesia e tyre te ben te kuptosh sesa mundesi ka qe jeta ne kete univers te jete zhvilluar ne cdo skaj te tij. Po te jap nje shembull te vogel sa per te te krijuar nje ide per numrin me te cilin duam te 'matemi'.

    Ideja e pergjithshme eshte se jane te pakten 70 mije milion milion milion (70 sekstillion ose 7 × 10 ne fuqi te 22) yje ne Univers. Vete Universi (marrim per te qene vetem nje shifer modeste prej 100 miliard) permban me shume se 100 mije milion (100 miliard ose 10 ne fuqi te 11) galaksi.

    Dhe shkenctaret tane me nje fodullek prej imbecili thone qe ne jemi te vetmit?

  4. #4
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Nolird
    Anėtarėsuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466
    Gjithesia eshte e pafund dhe ka mundesi te ekzistoje nje planet i ngjashem me token dhe qe ka njerez.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Nga pikepamja stokastike, modeli Drake eshte i pelqyeshem. Dikush mund te thote qe evoluimi i jetes mund te mos jete krejtesisht i pavarur. Per sa kohe qe nuk vertetohet ndryshe, Teorema e Landau per pavaresine fizike te objekteve implikon edhe pavaresi matematike. Per kete arsye, sipas modelit te mesiperm (me logjike te thjeshte probabilitare), ekziston nje mundesi per evoluim te jetes komplekse. Sigurisht, nevojiten modele stokastike shume here me te fuqishme.

    Citim Postuar mė parė nga nolird
    Gjithesia eshte e pafund...
    Do te kisha kujdes me perdorimin e kesaj shprehje. Une pranoj Teorine e Big-Bang (ose Vezes Kozmike), sipas se ciles Universi do te ekspandohet deri ne nje pike, pastaj do te filloje kolapsimi. Kjo do te thote qe nuk eshte i pafundem (rrjedhoje logjike e elipsit jo te degjeneruar). GJithsesi, cdo argument tjeter na nxjerr jashte kesaj teme (pjeserisht).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 28-04-2007 mė 12:33
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    Nese nuk ekzistojne askund ne univers planete te tjera te banuara me gjalleresa dhe nese nuk ka askund ne univers gjalleresa tjera inteligjente perveq neve njerzve, atehere lind pyetja pse ekzistojme neve, ēka jemi ne duke bere te vetmuar ne kete univers te pafund me miliarda miliarda Galaxi ne te cilat ka miliarda miliarda yje (dielle) dhe planete. Siē tha edhe Dariusi

    Nuk ka asnje njeri ne kete bote qe mundet te me bind mua qe Toka jone eshte i vetmi planet "i gjalle" ne kete univers te pafund dhe nuk ka tjeter.

    Ne nuk jemi te vetmuar ne kete univers siē e ndjejne veten shum njerz.

    p.s. Borix, ēka ka ekzistuar para Big-Bangut dhe nga na erdhi apo si na erdhi deri te Big-Bangu ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 28-04-2007 mė 13:09
    [[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    p.s. Borix, ēka ka ekzistuar para Big-Bangut dhe nga na erdhi apo si na erdhi deri te Big-Bangu ?
    S. Hawking, "A Brief History of Time";
    C. Sagan, SJ Gould, merre hidhi nje sy artikujve te tyre.

    Sigurisht, secili ka dhe mbron pikepamjet e tij; une jam i kesaj pikepamje.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e F.M
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Postime
    40
    Materia e parė qė e shkaktoj Bin-Bangun nga e ka origjinėn???!!!

  9. #9
    Materia e parė qė e shkaktoj Bin-Bangun nga e ka origjinėn???!!!

    Pyetje per miliona $$$$ .
    Jam i mendim se gjetja e origjines se gjithckaje eshte nje mendim i kufizuar njerzor
    Origjina eshte nje atribut qe ne i japim nje fenomeni fizik apo eshte nje fenomen fizik ne vetvete??
    Pasi kam lezuar ne ket drejtim jam i mendim se materja nga e cila perbehemi ne dhe gjithe universi nuk kane nje origjine po kane qene gjithmon aty ne trasformim te perhershem.
    Pra te gjejme nga e ka origjine BIG-BANG do te thote si paraqitej materja perpara ketij fenomeni .
    Nese do arrijme ta gjejme ate atehere do na lind pyetja po para saj cfare kishte duke rene keshtu ne nje loop te pa fund qe ndoshta del jash perfytyrimit dhe imagjinates njerzore.
    Sa interes ka kjo???
    Pesa i perkete jeteve jashte tokesore dhe nese egzistojne fatkeqesisht jane large nesh. Fizikisht sote eshte e pamundur ti arrijme ato, falsim vjet drite large
    Nese egzistojne kane evoluar ne menyre te pavarur nga ne
    Sa te parbashketa kane me ne ???
    Duhet patjete te kete uje dhe O2 qe te kete gjallesa ????
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga andiOS : 01-05-2007 mė 07:55

  10. #10
    Natyrisht cdo gje ndryshon evulon dhe pershtatet me natyren ku ndodhet.
    si ne proceset kimike dhe biokimike.
    Natyrisht qe baza qe te kete gjallesa eshte H2 dhe O2.
    nga e ka origjinen universi nuk dihet.
    dihet qe universi 80% te materies qe ka eshte H2.
    por une jam bere shum kurioz per faktin qe psh: nje proton i nje berthame hidrogjeni nga ndyshoh nga nje proton i nje berthame oksigjeni.
    ndyshojne me sa di une vetem ne numer qe rrjedhimisht sjell ne ndryshim ngargesash.
    keshtu qe gjithcka mund te evuloje.
    nga e ka origjinen big beni.?
    Universi kalon ne faza te ndyshme.
    Ne dime qe sistemi yne levis me 14 milje ne sekond.
    Dhe dihet dhe kjo tjetra qe galaktikat po largohen nga njera tjetra .
    kjo normalisht sjell dhe ftohjen e gjithckaje.
    po kur kjo ftohje te arrije kulmin do ndyshoje vektori i levizjes dhe kjo do sillte qe te te afrohen perseri me njera tjetren po kesaj radhe ne nje pike te vetme. duke u afruar dhe duke u ngrohur dhe kur te arrij bashkimi do shpertheje dhe do shperndahet ne hapesire. Gjithcka eshte nje proces nuk ka origjine thjesht ka egzistuar me pare

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Natyrisht qe baza qe te kete gjallesa eshte H2 dhe O2.
    Harrove me kryesorin: karbonin, C, i cili ben diferencen midis organikes dhe inorganikes. Gjallesat i perkasin te pares.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  12. #12

    Question

    Citim Postuar mė parė nga de Balzak
    a mendoni ju se ne universin e pafundem egziston nje tjeter planet i ngjashem me token ku ka njerez si ne toke?
    Nuk e di nese mund ti quajme njerez.
    Por mendoj se duhet te kete.
    bazat per jeten e gjallesave jane H2 dhe O2
    hidrogjen ka me shumice ne hapesire dhe oksigjeni seshte se mungon shum vetem se eshte i lidhur me elemente te tjere.
    Kemi nje satelit natyror ne sistemin diellore qe e ka emrin EUROPA
    ajo ne siperfaqe eshte komplet akull. dhe ka nje thellesi rreth 2 mije km.
    eshte shum larg diellit dhe natyrisht shum i ftohte gje qe nuk lejon qe nje gjallese te mbijetoje
    por ka nje te vecante sepse kjo shtrese akulli eshte e ndare pak a shum si pllakat tektonike dhe qe sjell ferkimin e vashdueshem te tyre.
    mendohet qe si pasoje e ketij ferkimi ne thellesi te jete temperature 'normale' qe lejojne mbijetes e gjallesave.

    Gjithashtu sa per pyetjen tende ne univers ka nje pafundesi sistemesh diellore dhe ne gjith keto sistem le ta marrim nga probabiliteti duhet te egzistoje nje planet qe ka largesin dhe merr nxehtesine e duhur nga ylli i tij.
    Historia ka provuar qe egzistojne qenie iteligjente ne univers. ketjo jane te provuara me fakte.
    Por prap mbeten mistere sepse nuk e dime si jane.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e de Balzak
    Anėtarėsuar
    20-04-2007
    Vendndodhja
    nen lekure
    Postime
    53
    Ju falenderoj,argumente me vlere!

    Eshte teme interesante mendoj,me ngacmon idea e nje ''njerzimi tjeter''si jane,cfare bejne,ku ndryshojne me ne etj etj....

    Logjikisht dhe matematikisht me shifrat qe dhate ju,ekziston,po a nuk ju duket kjo gje ne kundershtim me fene?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 09-05-2007 mė 02:53

  14. #14

  15. #15
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Citim Postuar mė parė nga de Balzak
    a mendoni ju se ne universin e pafundem egziston nje tjeter planet i ngjashem me token ku ka njerez si ne toke?

    Honore De Balzak, urime eshte autori qe me ka lene me shume mbresa!
    Sa per temen une them se ekzistojne dhe jete te tjera ne kete univers te pafund.
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e de Balzak
    Anėtarėsuar
    20-04-2007
    Vendndodhja
    nen lekure
    Postime
    53
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    de Balzak

    Le ta leme fene jashte temave te tilla. Mos harrojme qe eshte nenforumi i Shkenca dhe Jeta
    ok darius do e leme fene por mos harro se eshte me vlere per tu diskutuar,urime edhe ty per ato cfare shkruan dhe te gjithe te tjereve,dhe me te vertete ndihem mire kur e pelqeni de balzak,une e adhuroj ate dhe kam rene seriozisht ne dashuri me te,nese ju pelqen edhe juve ju ftoj te shkruajme tek nenforumi i shkrimtareve te huaj mbi kete gjigand.une jam gati!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    Citim Postuar mė parė nga de Balzak
    Ju falenderoj,argumente me vlere!

    Eshte teme interesante mendoj,me ngacmon idea e nje ''njerzimi tjeter''si jane,cfare bejne,ku ndryshojne me ne etj etj....

    Logjikisht dhe matematikisht me shifrat qe dhate ju,ekziston,po a nuk ju duket kjo gje ne kundershtim me fene?
    Po ku e din ti, apo kush eshte ai njeri qe e din, ai njeri qe i ka kaptuar aq mire librat fetare dhe na argumenton neve qe feja thot se nuk ekziston jete ne ndonje nga miliarda here miliarda planete ?
    [[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]

  18. #18
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Borix - mbi pafundesine e gjithesise
    Do te kisha kujdes me perdorimin e kesaj shprehje..
    Borix,
    Mund te shpjegohesh perse?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  19. #19
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    gjithcka eshte e mundur pra pa vecuar edhe kjo eshte e mundur qe do te thote se besoj se egziston nje planet i ngjashem me token
    Sui generis

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Drity,

    Sipas Teorise se Big-Bangut, universi fillimisht ka qene i mbeshtjelle ne nje veze kozmike, sic i referohen te gjithe astrofizikanet (te cilet pranojne kete teori). Me rritjen e intensitetit dhe ritmit te interaksionit te elementeve baze, kjo veze shpertheu, dhe ato elemente u kompozuan duke formuar objektet qiellore qe ne njohim dhe te tjere fenomene. Per shkak te shperthimit, universi ekspandohet, sipas vrojtimit dhe ligjit te Hubble-t, i cili ne terma shkencore nenkupton se "Zhvendosja e drites se kuqe qe vjen nga galaktikat e largeta eshte ne perpjestim te drejte me distancen e tyre."

    Sipas po ketij ligji, do te vije nje pike kohore, kur universi do te tkurret deri sa te arrije ne nje singularitet (me falni per 'shqipen'). Ne pafundesi, nje gje e tille do te ishte e pamundur, duke thyer ligjin e Hubble. Prandaj, duke e konsideruar kete ligj si te vetmin per shpjegimin e mekanizmit te vezes kozmike, une them se duhet patur shume kujdes kur hidhen teza te tilla si "universi i pafund"...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Njė spiun shqiptar informon gjermanėt pėr planet e aleatėve
    Nga Dito nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-04-2009, 07:46
  2. Zbulohet njė planet i ri i ngjashėm me Tokėn!
    Nga Borix nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-01-2008, 14:44
  3. Flet aktori i njohur i humorit, Fadil Hasa: Largimi nga estrada dhe planet
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 09:30
  4. Ahmet Zogu dhe “lufta” nė emigracion me Mit’hat Frashėrin
    Nga rudo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  5. Ata Vinin Nga Nje Planet Tjeter
    Nga BOKE nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-02-2003, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •