Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211

    Qëllimi i vërtetë i “Zërit të Popullit”është të ngjallë urrejtje krahinore në Shqipër

    [B]Nga Kastriot Myftaraj

    - Ditën e diel më 22 prill 2007, kur kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano bëri në emisionin “Exclusive”, në Top Channel deklaratën e vet të bujshme për pavarësinë e Vorio-Epirit, do të thotë të Shqipërisë së Jugut (Bollano vërtet nuk e saktësoi gjeografikisht Vorio-Epirin, por në të njëjtin emision, kryetari i Sillogjeve Vorio-Epirote, Harallambos Karathanos, i intervistuari u shpreh se kufiri i Vorio-Epirit ishte Lumi Shkumbin), gazeta e Partisë Socialiste “Zëri i Popullit” u hap në faqen e parë me tituj të mëdhenj, që kishin të bënin me prishjet e ndërtimeve pa leje të bëra nga policia ndërtimore, në Jalë të Himarës, në territorin e bashkisë së kryesuar nga Bollano. Por në titujt e mëdhenj të faqes së parë të gazetës së PS nuk përmendej fjala “Jalë” apo “Himarë”, por përmendej fjala “Jug”?! Titujt e mëdhenj të faqes së parë së kësaj gazete në 22 prill kumtonin: “Prishjet në Jug, përgjegjës Basha. Dhëndri i Berishës drejtor”. (“Zëri i Popullit”, 22 prill 2007, f. 1) Më tutje, po në faqen e parë të kësaj gazete thuhej në titull të madh “Skandali/ burri i Argitës drejtor projekt. Berisha i dha menaxhimin e Jugut”. (“Zëri i Popullit”, 22 prill 2007, f. 1) Më tutje në faqen e parë të gazetës thuhet “Beri$hët biznes me tokat e Jugut”. (“Zëri i Popullit”, 22 prill 2007, f. 1) Duhet të hapje gazetën dhe të shkoje në faqen tre të saj për të mësuar se kur përmendej fjala “Jug”, në të vërtetë bëhej fjalë për Jalën e Himarës. Në faqen e tretë të gazetës, pasi përsëriteshin titujt e mësipërm thuhej: “Jala u zgjua mes shkatërrimit tre ditë më parë, kurse tani radha për ruspat është e një tjetër zone bregdetare të jugut”. (“Zëri i Popullit”, 22 prill 2007, f. 3) Po në faqen 3, shkrimet për këtë çështje shoqërohen me dy fotografi me pamje nga Jala e Himarës, por që mbajnë diçiturën “Bregdeti i Jugut”. Gjithashtu, në shkrimin e botuar në faqet e brendshme të gazetës mësohet se kur thuhet se kryeministri Berisha i ka dhënë dhëndrit të vet menaxhimin e Jugut, i paska dhënë drejtimin e projektit për zhvillimin e turizmit në bregdet. Sigurisht që “Zëri i Popullit” ka të drejtë që të kundërshtojë prishjen e ndërtimeve pa leje në Jalë të Himarës, dhe të thotë se ministri Basha është përgjegjës për prishjet në Himarë, edhe sikur prishjet të jenë të ligjshme, se opozita këtë punë ka në çdo vend të botës. “Zëri i Popullit” ka madje plotësisht të drejtë kur denoncon emërimin e dhëndrit të Berishës në krye të projektit për zhvillimin e turizmit në bregdet dhe me këtë bashkohem dhe unë, duke e quajtur nepotizëm të pastër nga ana e kryeministrit Berisha. “Zëri i Popullit” ka të drejtë të denoncojë Berishën në rast se ai po favorizon njerëzit e vet. Por ajo që është pa vend dhe që më preokupon dhe më indinjon është fjala “Jug” e përsëritur vazhdimisht në këta tituj të faqes së parë të gazetës së PS. Pse nuk thuhet prishjet në Himarë, por “prishjet në Jug”? Pse nuk thuhet se Berisha i ka dhënë dhëndrit menaxhimin e bregdetit, siç është në të vërtetë, por thuhet se i ka dhënë “menaxhimin e Jugut”? Me termin “Jug” kuptohet gjithë Shqipëria e Jugut, jo vetëm bregdeti, por edhe prapatoka në jug të Lumit Shkumbin, pra Toskëria. Pse nuk thuhet se dy fotografitë tregojnë pamje nga Jala e Himarës, por thuhet se tregojnë bregdetin e Jugut. Kuptohet se qëllimi është që t’u thuhet jugorëve, njerëzve të Shqipërisë së Jugut dhe atyre me origjinë nga Shqipëria e Jugut dhe me banim në pjesën tjetër të Shqipërisë, se kryeministri shqiptar është duke ushtruar represion dhe duke abuzuar me Shqipërinë e Jugut. Nënkuptimi është se “veriori” Berisha po ushtron represion dhe po abuzon me Shqipërinë e Jugut, duket ia lënë në dorë gjithë “Jugun” dhëndrit të vet, që nuk është nga Shqipëria e Jugut, por nga Shijaku, pra nga Gegëria. Kështu, qëllimi i vërtetë i “Zërit të Popullit”është të ngjallë urrejtje krahinore në Shqipëri mes jugorëve dhe veriorëve, mes toskëve dhe gegëve. Kjo bëhet më e qartë po të mendosh që kryetari i tashëm i PS, Edi Rama, pavarësisht se ka një kriptoidentitet tjetër në rrafsh ndërkombëtar konfidencial, sa i përket identitetit të njohur publikisht është nga babai me origjinë nga Berati dhe nga nëna me origjinë nga Himara (Vunoi), pra është një jugor. Ndërsa kryeredaktori i “Zërit të Popullit”, Erion Braçe, është me origjinë nga Korça (katundi Lozhan), pra gjithashtu një jugor. Kështu, Edi Rama dhe Erion Braçe u thonë jugorëve, toskëve se ata janë mbrojtësit e tyre kundër abuzimit dhe shtypjes që ushtrojnë mbi ta veriorë, gegët, Berisha dhe Basha. Si lidhet pikëpamja e “Zërit të Popullit” për ngjarjet në Jalë të Himarës, me deklaratën e Bollanos për pavarësinë e Vorio-Epirit? Mes këtyre të dyjave ka një lidhje mjaft preokupuese. Greqia, e cila e di se në Shqipërinë e Jugut, nuk ka grekë të tjerë veç atyre të Dropullit dhe të Vurgut, shpresën për të marrë Vorio-Epirin e ka vetëm tek eksploitimi (shfrytëzimi) i resentimenteve (urrejtjeve) ndërshqiptare, mes toskëve dhe gegëve. Një prej specialistëve kryesorë të Athinës për çështjet shqiptare, gjenerali i shërbimit sekret grek, Nicolas Grillakis, njëherësh dhe këshilltar i kryeministrave grekë Papandreu dhe Micotakis, ka publikuar në vitin 2001, në Athinë, librin e vet “Dëshmoj ngjarjet dramatike”. Në këtë libër, Grillakis bën një analizë zhvillimeve në Ballkan në vitet ‘90 të shekullit të kaluar (XX), duke u përqendruar tek pozicioni dhe interesi nacional i Greqisë në këto zhvillime. Pjesët kryesore të këtij libri, ku trajtohet çështja shqiptare dhe problemi i Vorio-Epirit, janë publikuar prej ditores së Tiranës “Korrieri”, në mars 2002. Grillakis shkruan në librin e vet për Shqipërinë: “Ndeshja Veri-Jug ka rrënjë më të thella që njihen para krijimit të shtetit shqiptar... Duhet thënë se me fisin e toskëve, atë epirot dhe jo ilirik, kemi lidhje të përbashkëta të pakontestueshme racore dhe kulturore (muzikë, valle, fustanellë, doke e zakone, karakteristika trupore, etj.)” (“Korrieri”, 8 mars 2002, f. 17) Pra, gjenerali grek Grillakis kërkon që të instrumentalizohet resentimenti historik mes Jugut dhe Veriut, respektivisht Toskërisë dhe Gegërisë në Shqipëri, në dobi të Greqisë, duke i nxitur jugorët (toskët) të orientohen nga Greqia, edhe duke i bindur ata se janë më të afërt kulturalisht dhe racialisht me grekët se me bashkëkombësit e tyre veriorë, gegë. Në këtë sens, Grillakis shkruan më tutje, duke iu referuar ngjarjeve në Shqipëri në vitin 1997: “Si u referua, ekziston një ndarje e thellë Veri-Jug në Shqipëri dhe ky revolucion ishte për vendin tonë një rast i rënë nga qielli për shtrirje paqësore të hapësirës jetike të helenizmit në zonën e toskëve, në Shqipërinë Jugore”. (“Korrieri”, 8 mars 2002, f. 17) Në këtë kontekst, sipas gjeneralit Grillakis duhej: “të shpejtohej rënia e tiranit gjakpirës të helenizmit Vorio-Epirot, Sali Berisha, por edhe groposja përfundimtare politike e tij; që Shqipëria e Jugut (raca toske) të mund të gjunjëzojë Veriun në shkallë të gjerë, derisa të garantohen sa më mirë kushtet për harmonizimin e lidhjeve Greqi-Shqipëri; Për të arritur brenda mundësive federalizmin Greqi-Shqipëri, me objektiv të sigurtë nënshtrimin e Veriut nga Jugu, ose edhe ndarjen Veri-Jug”. (“Korrieri”, 8 mars 2002, f. 17)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tirana : 28-04-2007 më 03:56

  2. #2
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Duke konsideruar këto që shkruan gjenerali Grillakis kuptohet se është në interesin e Greqisë nxitja e urrejtjeve ndërshqiptare mes jugorëve dhe veriorëve, toskëve dhe gegëve. Unë që po shkruaj këto rreshta, në dy libra që kam botuar në vitet 2001 dhe 2003, “Naciona-islamizmi shqiptar” dhe “Kalvari i gjysehanes” e kam analizuar gjatë çështjen se nëse do të realizohet ose jo aspirata e grekëve për t’ i shkëputur Shqipërisë pjesën jugore që ata e quajnë Vorio-Epir, kjo do të varet në një masë të madhe nga fakti nëse shqiptarët e Jugut do të magjepsen nga “sirenat” greke, si dhe do të manipulohen nga grekët dhe njerëzit e Greqisë në Shqipëri me anë të urrejtjeve të trashëguara ndërshqiptare, apo do t’i bëjnë rezistencë Greqisë. Duke lexuar titujt e faqes së parë të “Zërit të Popullit”, e kupton se strategjia greke e përshkruar nga Grillakis ka arritur të infiltrojë deri në gazetën e një nga dy partive më të mëdha në Shqipëri, PS, gjë që është shumë preokupuese. Dëmi që sjell gazeta “Zëri i Popullit” me tituj të tillë nuk kufizohet vetëm tek lexuesit e saj, se kjo do të ishte e keqja më e vogël, por shumëfishohet, pasi faqja e parë e “Zërit të Popullit” lexohet çdo mëngjes në të gjitha televizionet shqiptare, dhe faqja e parë është e konceptuar si pllakatë, me tituj me gërma të mëdha, të kalkuluar për t’ u shndërruar në parulla që qarkullojnë gjerësisht dhe nguliten në trurin e njerëzve. Pra, këto tituj shkojnë tek të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit dhe jo vetëm tek lexuesit e “Zërit të Popullit”. Gazeta “Zëri i Popullit” kohët e fundit e ka intensifikuar nxitjen e urrejtjes ndërshqiptare. Në një titull në faqen e parë të kësaj gazete para disa ditësh thuhej: “Vjedh Basha në rrugën e Veriut, ne paguajmë”. (“Zëri i Popullit”, 14 prill 2007, f. 1) Lexuesit i duhet të hapë gazetën në faqen tetë ku ishte shkrimi për të parë se ajo që quhet “rruga e Veriut” është Rruga Durrës-Kukës dhe se fjala është posaçërisht për segmentin Kalimash-Rexhepaj të kësaj rruge. Sigurisht që “Zëri i Popullit” ka të drejtë të denoncojë abuzime, nëse zbulon, në ndërtimin e kësaj rruge. Por mënyra se si shprehet “Zëri i Popullit”, duke e quajtur këtë rrugë “Rruga e Veriut”, për të cilën “ne paguajmë”, ku me “ne” duket qartë se nënkuptohen jugorët, është raciste dhe urrejtjenxitëse. Për “Zërin e Popullit” të Edi Ramës dhe Erion Braçes, Rruga Durrës-Kukës, me rëndësi gjithënacionale, është vetëm “rruga e veriut”, nënkuptohet edhe “rruga e veriorëve”. Nënkuptimi është i qartë: jugorëve nuk ka ç’u duhet kjo rrugë dhe nuk ka pse paguajnë për të, se për ta nuk duhet të ketë rëndësi Kosova. Prandaj dhe gjatë tetë viteve të shkuara kur PS ishte në pushtet nuk u bë asgjë për këtë rrugë. Ndërtimi i kësaj rruge nuk i intereson as Serbisë dhe as Greqisë. Në linjën e nxitjes së urrejtjes ndërshqiptare, gazeta “Zëri i Popullit”, kur u formua qeveria “Berisha” në shtator 2005, shkruante në faqen e parë, në titullin e madh: “Qeveria Berisha furgon i linjës Shkodër-Tropojë”. (“Zëri i Popullit”, 4 shtator 2005, f. 1) aluzioni ishte se pjesa më e madhe e anëtarëve të qeverisë ishin nga këto zona, gjë që nuk ishte e vërtetë. Në qeverinë “Berisha 1” për të cilën bën fjalë gazeta në këtë titull kishte gjashtëmbëdhjetë anëtarë, nga të cilët katërmbëdhjetë ministra. Identiteti krahinor i qeverisë “Berisha 1” ishte si vijon:
    -Tre përmetarë (zëvendëskryeministri Ilir Rusmali, ministri i Brendshëm Sokol Olldashi dhe ministri i Arsimit Genc Pollo)
    -Dy tropojanë (kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj)
    -Dy shkodranë (ministrja e Integrimit Arenca Trashani dhe ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi)
    - Një kuksian, saktësisht lumjan (ministri i Bujqësisë Jemin Gjana)
    -Një gjirokastrit, saktësisht libohovit (ministri i Ekonomisë, tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli)
    -Dy vlonjatë (ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Bujar Leskaj dhe ministri i Mjedisit Lufter Xhuveli)
    -Një korçar (ministri i Shëndetësisë Maksim Cikuli)
    -Një devolli (ministri i Financave Ridvan Bode)
    -Një fierak (ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu)
    -Një dibran (ministri i Punëve Publike dhe Transportit Lulzim Basha)
    -Një minoritar grek (ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Koço Barka)
    Pra, siç shihet në këtë qeveri vetëm katër anëtarë nga gjashtëmbëdhjetë ishin nga Shkodra dhe Tropoja, ndërsa dhjetë anëtarë ishin nga Shqipëria e Jugut. Pra, në qeverinë e kryesuar nga një verior dominonin jugorët. Në rast se do të analizoheshin të gjitha qeveritë socialiste nga pikëpamja e origjinës së anëtarëve të tyre, atëherë ato do të dilnin realisht të gjitha furgone të linjës Gjirokastër-Tepelenë, me ndonjë rrugë deri në Mallakastër ose Skrapar-Tepelenë në kohën kur kryeministër ishte Ilir Meta. PS, që nga viti 1991, kur doli nga shndërrimi i PPSH, dhe deri në vitin 2005, ka pasur gjashtë kryeministra, të cilët kanë krijuar njëmbëdhjetë qeveri, dhe të gjithë këta kanë qenë nga Jugu, madje nga një zonë e ngushtë e Jugut: Ylli Bufi (Fier), Vilson Ahmeti-(Mallakastër), Bashkim Fino (Gjirokastër), Fatos Nano (Gjirokastër), Pandeli Majko (pretendon të jetë nga Gjirokastra), Ilir Meta (Skrapar). Pra kryeministrat e PS dalin furgon i linjës Gjirokastër- Mallakastër, me një ndalesë në Skrapar. Me këtë PS ndoqi traditën e PPSH nga e cila doli, katër kryeministrat e së cilës nga viti 1991, mund të përshkruhen si furgon i linjës Gjirokastër Mallakastër, pasi ishin: Enver Hoxha (Gjirokastër), Mehmet Shehu (Mallkastër), Adil Çarçani (Gjirokastër), Fatos Nano (Gjirokastër).
    Por ironia më e madhe është se “Zëri i Popullit” në 4 shtator 2005, kur shkruante për Qeverinë “Berisha 1” si “furgon Shkodër-Tropojë” shprehej: “Berisha ndan Shqipërinë mes besnikëve të krahinës”. (“Zëri i Popullit”, 4 shtator 2005, f. 1) Dhe poshtë këtij titulli shkruhej: “5 Besnikët: Besnik Mustafaj, Ilir Rusmali, Sokol Olldashi, Lulzim Basha, Ritvan Bode”. (“Zëri i Popullit”, 4 shtator 2005, f. 1) Kështu, derisa krahina e Berishës është Tropoja, atëherë del se për “Zërin e Popullit” në qeveri ka pesë ministra tropojanë veç kryeministrit Berisha. Nga këta “5 besnikët” që përmend “Zëri i Popullit” vetëm Besnik Mustafaj është nga Tropoja, ndërsa tre janë jugorë: Ilir Rusmajli dhe Sokol Olldashi janë nga Përmeti, Ritvan Bode nga Devolli. Ndërsa Lulzim Basha është dibran, pra verior, por jo nga Tropoja. Duket se “Zëri i Popullit” e përfshin dhe Dibrën në Tropojë, kur Dibra është në jug të Tropojës, duke u ndarë prej saj nga Kukësi dhe Hasi. “Zëri i Popullit” sigurisht që e di mirë origjinën e këtyre pesë ministrave, por gënjen me vetëdije për të bërë të mundur që tek shqiptarët e painformuar mirë dhe posaçërisht tek jugorët të nguliten më mirë titujt e “Zërit të Popullit” informale, pra të thashethemeve të përhapura nga rrjeti dezinformues i PS se Berisha e ka mbushur qeverinë me tropojanë. Është e qartë se qëllimi i “Zërit të Popullit” është që të nxitë urrejtjen ndërshqiptare. Me këto “Zëri i Popullit” dhe PS e Edi Ramës e bëjnë të qartë se janë duke bërë lojën e Greqisë për Vorio-Epirin, së bashku me Vasil Bollanon, sipas skemave të Athinës që i publikoi gjenerali Grillakis, dhe që i kam cituar më lart.

    Gazeta Sot .
    [/B]

  3. #3
    Shkrimi eshte per fat te keq mese i vertete dhe ZP e politikanet klanoro-fshataro-cobane qe kane drejtuar diktaturen qe e vetequanin komunizem, pasi ne te vertete ishte diktature krahinoro-klanore, e kane nisur kete aktivitet antikmbetar qe nga numri i pare i ZP dhe qe nga dita e pare e krijimit te gjojapartise komuniste ne vitin 1941.
    Pa hyre shume thelle ne kete permbajtje, duhet theksuar se te ben pershtypje nje fakt qe dhe ne nje gazete te huaj (te cilen do te perpiqem ta gjej serish e ta sjell ketu) arrihet te thuhet se "Rama eshte nga jugu i Shqiperise, andej dhe nga ka fryre era e helenizmit dhe se nga kjo ai dallohet prej lidereve te tjere te Shqiperise".
    Po ashtu ne nje shkrim te nje fraksioni te SPD gjermane per Achen ne Gjermani, shkruhej se "qeverisja e Berishes eshte nje rrezik per momentet e tashme te Ballkanit e vecmas kur eshte ne prag te zgjidhjes ceshtja e Kosoves".
    Cuditerish ky forum ka vite qe ben thirrje per zhvillimet e ardhshme antishqiptare, qe drejtohen nga qarqe zyrtare dhe fetare greke ne Greqi, Shqiperi dhe lobi i drejtuar nga "nje plak i lodhur" sic e quan Albo, Nicholas Gage.
    Per hir te se vertetes duket se qeveria e sotme shqiptare i eshte nenshtruar nje presioni sa te hapur e sa te fshehte dhe deri diku i jane lidhur duart dhe mendte nga zgjidhja e ceshtjes se Kosoves dhe qe te mos e pridhe konjukturen nuk arrin te beje mbrojtjen e nevojshme te problemeve te tjera te mbetura pezull e me konkretisht ate te Camerise.
    Greket e dijne kete situate dhe arrijne te shfrytezojne me mjeshteri momentin, por harrojne se ne veri te shtetit te tyre ka nje popull qe per nje moment arrin t'i harroje te gjitha dhe t'i perkushtohet me mish e me shpirt fateve te veta kombetare.
    Harrojne se shqiptaret jane nje popull qe ne momente te veshtira tregohen me te afte e me te zgjuar se ne momente te rehatise.
    Greket i frikesohen se ardhmes se kombit shqiptar, i frikesohen shkalleve te lirise dhe vecanerisht shkalljes se ngjitjes ekonomike e shtimit te popullsise;
    Shqiptaret ne vitin 2050 do te jene kombi me i madh dhe me i zhvilluar ne Europen juglindore!
    Ata qe sot bejne politiken percarese dhe antikombetare duhet te mos harrojne se i vjen koha cdo gjeje dhe se ne kete bote nuk mbetet asgje pa marre shperblimin e merituar!

  4. #4
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Opozita Shqiptare nuk po tregon maturi ne leto kohe kaq delikate te jetes politike te vendit dhe ne shkrimet dhe deklaratat e tyre ato po tregojne qarte se kane vetem interesa vetiake e asgje me teper. Perse ata nuk e ngrene zerin fuqishem kur behet fjale per sovranitetin e vendit? Perse nuk e ngrene zerin fuqishem per ecurine e mire te vendit por ngrene zerin per disa nene legjislative qe ne thelb, po te krahasohen me çeshtjet madhore te vendit jane nje hiç.

    Une mendoj se atyre u mungon nje lider i mirefillte politik qe te dije te beje tamam ate qe quhet opozite e jo te kapen pas disa gjerave te kota e te sillen si adoloshente. Ata tani me shume se kurre duhet te gjejne nje gjuhe te perbashket per bashkepunim ne te mire te interesave madhore te vendit fillimisht e pastaj dhe per gjerat e tjera.

    Imperator
    Albanian Perandory

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Tirana
    [B]Nga Kastriot Myftaraj

    - Ditën e diel më 22 prill 2007, kur kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano bëri në emisionin “Exclusive”, në Top Channel deklaratën e vet të bujshme për pavarësinë e Vorio-Epirit, do të thotë të Shqipërisë së Jugut (Bollano vërtet nuk e saktësoi gjeografikisht Vorio-Epirin, por në të njëjtin emision, kryetari i Sillogjeve Vorio-Epirote, Harallambos Karathanos, i intervistuari u shpreh se kufiri i Vorio-Epirit ishte Lumi Shkumbin)
    Po te verbon dashuria per Berishen o Kac. Kur Sala eshte ne pushtet ju klysht e berishes nuk dini me cfare shkruani vetem e vetem te dukeni mire para sales. TI nuk po te bene pershtyje kjo deklarat antishqiptare e kryetarit te bashkesise e cila administrohet nga shteti shqiptar? Nuk te duket anti shqiptare qe qeveria shqiptare nuk e denon nje kryetar bashkie qe hedh parulla qe nuk i hedhin greket ne Athine kundera nesh? Bollano thote sic kerko Kosova pavarsi dhe verio-epiri duhet te kerkoj pavarsi dhe Berisha hesht.

    Z. Kastriot Myftaraj nuk te bene pershtypje ky fakt qe qeveria shqiptare nuk e denon? Te pakten te dale zedhensi te thote nuk jemi dakort me ate qe thote bollano. Nuk eshte politika e shtetit qe drejtojme ne.

    Nuk ja vle te lexoj ty kur flet per politika kombetare sepse ti per te treguar qe zp fut percarje jug-veri sjell dhe nis artikullin tend me deklaraten e bollonos.


    Titujt e mëdhenj të faqes së parë së kësaj gazete në 22 prill kumtonin: “Prishjet në Jug, përgjegjës Basha. Dhëndri i Berishës drejtor”. (“Zëri i Popullit”, 22 prill 2007, f. 1) Më tutje, po në faqen e parë të kësaj gazete thuhej në titull të madh “Skandali/ burri i Argitës drejtor projekt. Berisha i dha menaxhimin e Jugut”. (“Zëri i Popullit”, 22 prill 2007, f. 1) Më tutje në faqen e parë të gazetës thuhet “Beri$hët biznes me tokat e Jugut”.
    Pse mendon nuk eshte biznes ta manaxhosh token ne bregdet? Ku di ose njeh situaten atje burri i Argites? Pse mos te kishin ven nje tjeter qe vjen nga ato ane dhe e njeh situaten? Dhe me kryesorja pse ste bene pershtypje qe tani fillo sezoni i plazhit te behen prishjet? Do vijne turistet me pa germadhat dhe pluhurine bashke me zhurmen e exkavatorve.

    Personalisht zp nuk e lexoj kurr. Por artikulli i jote mendoj se i fryne me shume zjarit veri - jug. Nese ai gazetari dinak i zp thote "ne" dmth ose ''populli'' ose ''jugu'' ti z. kac i thua troc veriut qe zp mbron jugun dhe lufton veriun. Kurse mileti e di mire biles shume mire dhe nuk pret nga ty ti tregosh se sa qendron kjo urrejtje.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS
    Cuditerish ky forum ka vite qe ben thirrje per zhvillimet e ardhshme antishqiptare, qe drejtohen nga qarqe zyrtare dhe fetare greke ne Greqi, Shqiperi dhe lobi i drejtuar nga "nje plak i lodhur" sic e quan Albo, Nicholas Gage.
    E ke degjuar ate fjalen keshtu i do mushka drut?

  7. #7
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Gazeta ZP nuk vlen as sa i cumcakiz i pshtym ne tok mer.....kush e lexon kte mer.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    JA SHTUPI KRIMINAL KOMUNIST! zeri POPULLIT!

    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Po te verbon dashuria per Berishen o Kac. Kur Sala eshte ne pushtet ju klysht e berishes nuk dini me cfare shkruani vetem e vetem te dukeni mire para sales. TI nuk po te bene pershtyje kjo deklarat antishqiptare e kryetarit te bashkesise e cila administrohet nga shteti shqiptar? Nuk te duket anti shqiptare qe qeveria shqiptare nuk e denon nje kryetar bashkie qe hedh parulla qe nuk i hedhin greket ne Athine kundera nesh? Bollano thote sic kerko Kosova pavarsi dhe verio-epiri duhet te kerkoj pavarsi dhe Berisha hesht.

    Z. Kastriot Myftaraj nuk te bene pershtypje ky fakt qe qeveria shqiptare nuk e denon? Te pakten te dale zedhensi te thote nuk jemi dakort me ate qe thote bollano. Nuk eshte politika e shtetit qe drejtojme ne.

    Nuk ja vle te lexoj ty kur flet per politika kombetare sepse ti per te treguar qe zp fut percarje jug-veri sjell dhe nis artikullin tend me deklaraten e bollonos.




    Pse mendon nuk eshte biznes ta manaxhosh token ne bregdet? Ku di ose njeh situaten atje burri i Argites? Pse mos te kishin ven nje tjeter qe vjen nga ato ane dhe e njeh situaten? Dhe me kryesorja pse ste bene pershtypje qe tani fillo sezoni i plazhit te behen prishjet? Do vijne turistet me pa germadhat dhe pluhurine bashke me zhurmen e exkavatorve.

    Personalisht zp nuk e lexoj kurr. Por artikulli i jote mendoj se i fryne me shume zjarit veri - jug. Nese ai gazetari dinak i zp thote "ne" dmth ose ''populli'' ose ''jugu'' ti z. kac i thua troc veriut qe zp mbron jugun dhe lufton veriun. Kurse mileti e di mire biles shume mire dhe nuk pret nga ty ti tregosh se sa qendron kjo urrejtje.







    Komunistët: Socialistët të na kthejnë “Zërin e Popullit”, prona jonë



    I varferI mire
    Tuesday, 01 May 2007
    Komunistët shqiptarë kërkojnë pronat e tyre. Me rastin e 1 majit, festë së punëtorëve, përfaqësues dhe simpatizantë të partisë Komuniste kanë organizuar dje përpara selisë së partisë Socialiste një protestë ku i kanë kërkuar kryetarit të PS Edi Rama që t’u dorëzojë gazetën, organin mediatik të kësaj partie, “Zëri i Popullit” që sipas tyre është pronë e tyre. Përmes një deklarate të lexuar para portës së selisë së PS, ata kërkuan që prona e tyre, “Zëri i Popullit” t’u dorëzohet se PS po mban dhe përdor pa të drejtë atë sepse është pronë e PK, e cila ka ideuar dhe përdorur atë për 50 vite më radhë gjatë diktaturës komuniste.Protestuesit kanë mbërritur dje para selisë rozë rreth mesditës ku kanë mbajtur edhe bustin e ish liderit të tyre historik Enver Hoxha si dhe kënduan disa këngë me tekst marksist-leninist. Ndërsa në pankartat e tyre shkruhej “Rroftë komunizmi” “Poshtë imperializmi amerikan”. Përveçse kanë lëshuar një sërë akuzash në adresë të drejtuesve të PS ata kanë prekur edhe disa çështje siç është vizita e presidentit amerikan Xhorxh Bush në Shqipëri në dhjetë qershor, por edhe kanë prekur edhe çështjen e debatit shqiptar- grek për Himarën. “Bush vjen si nuse, por do ushtarë” ose”Kush prek Himarën djeg Athinën” ishte një tjetër pankartë e mbajtur në duart e komunistëve shqiptarë. E ndërsa komunistët protestonin përpara selisë rozë nga ana e kësaj partie nuk ka ardhur asnjë reagim, ndërsa ata me tej janë larguar qetësisht. Gjatë kësaj protestë selia rozë ishte e rrethuar nga disa forca policore.
    Gazeta
    Organi mediatik i Partisë Socialiste është “Zëri i Popullit” por komunistët pretendojnë se ajo është pronë e tyre dhe se PS e ka uzurpuar atë. Përfaqësuesit e Partisë Komuniste kanë pretenduar se gazeta në fjalë është shfrytëzuar dhe po shfrytëzuar nga partia Socialiste e cila nuk e denjë për ta patur atë dhe nisur nga kjo ata kërkuan nga lideri i selisë rozë që t’u kthehet në pronësi komunistëve të vërtetë shqiptarë meqë gazeta ishte e komunistëve gjatë kohës së diktaturës. Në fakt kjo nuk është një kërkesë e bërë për herë të parë nga komunistët sepse ata e kanë përsëritur dhe disa herë të tjera këtë kërkesë.
    Vizita e Bush
    Nëpërmjet protestës së zhvilluar dje para selisë rozë, komunistët shprehën pakënaqësitë e tyre lidhur me vizitën e presidentit amerikan Bush në Shqipëri në fillim të muajit qershor. Sipas ish deputetit Maksim Hasani, Amerika është një vend që e ka shkatërruar këtë vend dhe Bush po vjen në Shqipëri sepse nuk e duan amerikanët. Lidhur me çështjen e Kosovës, Hasani tha se nuk është e vërtetë që SHBA po punon për pavarësinë e Kosovës përkundrazi po punon për mbetjen e saj në protektoratin e Serbisë. Komunistët shqiptarë janë forca e parë politike që del kundër vizitës së Bush në Shqipëri pasi deri më tani të gjitha forcat politikë shqiptare e kanë përshëndetur dhe e kanë vlerësuar si historike për vendin tonë. Marrëdhëniet mes PS dhe PK nuk kanë qenë asnjëherë pozitive edhe pse ato kanë të nëjjtën origjinë. Komunistët i kanë akuzuar shpesh socialistët se janë të zhytur në korrupsion, por kur diskutohet çështja e të zgjedhurit mes Nanon dhe Ramës ata konsiderojnë Ramën si pasardhës të denjë të Enver Hoxhës.

Tema të Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Për të qenë të lumtur
    Nga hope31 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 17:36
  3. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47
  4. “Mafia shqiptare” - një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 06-10-2003, 01:32
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •