Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Gjenerali i “Kosoves” Klark, në Shqiperi

    Gjenerali i “Kosoves” Klark, ne Shqiperi
    Ish-Komandati Suprem i Forcave Aleate te NATO-s ne Evrope, Uesli Klark zhvilloi dje nje sere takimesh ne Tiranen zyrtare. Ne bisedat e tij me zyrtare te larte te institucioneve shqiptare, gjenerali Klark vleresoi zhvillimin dhe hapat qe ka ndjekur vendi gjate ketyre viteve. Gjithashtu, gjenerali Klark vuri ne dukje se Shqiperia eshte nje nder aleatet me te mira te SHBA-se dhe se ky raport do te vazhdoje dhe ne te ardhmen. Por nderkohe, vec vizites zyrtare, nje tjeter qellim i ardhjes se tij ne Tirane lidhej dhe me tenderin qe pritet te zhvillohet per ARMO-n, ku ish-gjenerali i luftes ne Kosove, Klark u paraqit si perfaqesues i “Blancers Petrolium”.

    Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu priti dje ne nje takim gjeneralin Uesli Klark, ish-Komandati Suprem i Forcave Aleate te NATO-s ne Evrope. Gjate fjales se tij, kreu i shtetit vleresoi ndihmen e gjithanshme qe SHBA ka dhene ne drejtim te zhvillimit dhe konsolidimit te demokracise ne vendin tone. Presidenti Moisiu vuri ne dukje perpjekjet serioze dhe hapat e rendesishem te shtetit shqiptar per realizimin e aspirates sone madhore te integrimit ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO, duke nenvizuar gjithashtu se per arritjen e ketij objektivi nje rendesi te madhe ka edhe zhvillimi i nje dialogu konstruktiv mes shumices dhe opozites. Gjithashtu, referuar vizites se presidentit te SHBA-se, Xhorxh E. Bush ne Shqiperi, presidenti Moisiu e cilesoi kete si “nje deshmi te vlerave te medha te demokracise amerikane, e cila mbetet nje burim frymezimi ne kohen tone”. Nderkaq, bashkebiseduesit u ndalen dhe ne ceshtjen e zgjidhjes se statusit te Kosoves, duke ndare mendime te njejta ne kete kuader. Gjenerali Klark, nga ana e tij, shprehu pershtypjet e tij me te mira per ndryshimet pozitive te vena re ne kete vizite te pare te tij ne vendin tone qe nga viti 2000 dhe dha nje vleresim te vecante per rolin dhe kontributin e presidentit Moisiu per zhvillimin perpara te vendit tone.

    Nga ana tjeter, kryeministri, Sali Berisha dhe ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu siguruan gjeneralin Klark se do te kete mbeshtetjen e qeverise, lidhur me privatizimin e kompanise ARMO. “Ardhja e nje personi, i cili eshte i interesuar per investime ne Shqiperi me kompanine e suksesshme si “Blancers Petrolium”, tregon qe ky raport i ndertuar vazhdon dhe do te jete akoma me e gjate ne interesa te progresit dhe zhvillimit”, u shpreh ministri Mediu, lidhur me kete ceshtje. Gjithashtu, dhe kreu i ekzekutivit, Berisha siguroi se “do te kontraktoj nje kompani konsulence nderkombetare per pergatitjen e privatizimit. Do te fitoje oferta me e mire. Uroj dhe deshiroj qe oferten me te mire ta paraqes DAKE-t, por tenderi do te jete i hapur dhe transparent per te gjithe”.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    #VamosArgentina

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Duket ne fytyre gjenerali me kater yje Clark se eshte i dashuruar me shqiptaret. Eshte miku me i cmuar i popullit shqiptar. Sma merr mendje se ka ndonje personalitet tjeter ne bote ti qesh fytyra kaq kur takon nje kryeminister shqiptar.

    Zoti e bekofte Wesley Clark dhe Ameriken!!!

    P.S. Kam patur nderin dhe kenqesine ta takoje

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Zoti e bekofte Wesley Clark dhe Ameriken!!!

    P.S. Kam patur nderin dhe kenqesine ta takoje
    Gjithashtu Ka humor fantastik !

  4. #4
    Klark: Kosova, pjesë e korrigjimit të një gabimi historik

    Ilirian Agolli
    27-04-2007


    Intervistë e ish-komandantit të NATO-s, Uesli Klark, gjatë ndërhyrjes së Aleancës mbi ish-Jugosllavi

    Zëri i Amerikës: Gjeneral Klark, si sot 8 vjet më parë, në prill 1999, ju ishit në krye të trupave të NATO-s me mision në Kosovë. A e kishit menduar atëherë se edhe sot pas 8 vjetësh Kosova nuk do të kishte një status përfundimtar të saj?

    Uesli Klark: Jam shumë i zhgënjyer që bashkësia ndërkombëtare nuk e ka zgjidhur ende çështjen e statusit përfundimtar për Kosovën. Eshtë e padrejtë për të gjithë popullin në Kosovë, dhe pa një rezolutë për këtë çështje, investimet e huaja nuk mund të veprojnë, privatizimet nuk mund të ecin përpara në një mënyrë të efektshme. Njerëzit kështu nuk mund të fillojnë një jetë normale në Kosovë. Nuk është e drejtë për më tepër se 2 milionë njerëz që jetojnë atje, që vendi i tyre mbetet si një lojë futbolli politik, në mënyrë që Rusia të luajë politikat e veta në rajon. Të gjitha masat nevojitet të merren që të mbrohen të drejtat e pakicave në Kosovë, dhe mendoj se shumica shqiptare e kupton këtë shumë mirë. Mendoj se propozimi i zotit Ahtisari është një propozim i mirë për të lëvizur në drejtim të pavarësisë dhe për të provuar që të drejtat e pakicave do të respektohen. Mendoj se tani është koha që bashkësia ndërkombëtare, Europa dhe Rusia ta pranojë dhe të ecet përpara në këtë çështje. Eshtë koha që Këshilli i Sigurimit i OKB-së ta miratojë propozimin e zotit Ahtisari. Derisa është një ide e mirë, atëherë le ta bëjnë këtë. Me këtë propozim ofrohet siguri dhe mbrojtje për të drejtat e pakicave; dhe kjo është gjëja e duhur, dhe një prani ndërkombëtare për siguri në rajon, dhe më pas Kosova do të bëhet krejtësisht e pavarur; mendoj se kjo është rruga më e arsyeshme.

    Zëri i Amerikës: Gjeneral Klark, si i shihni përpjekjet e Rusisë në periudhën e fundit lidhur me çështjen e Kosovës dhe debatet për statusin e saj?

    Uesli Klark: Rusia është një vend që gjithmonë dëshiron të ketë një zë në çështjet që diskutohen. Çështja është se si zëri i Rusisë përfshihet me zërin e Europës. Mendoj se ky është problemi. Rusia shpreh mendimet e saj dhe vendet e Europës do të shprehin mendimet e tyre. Kjo është pjesë e korrigjimit të një gabimi historik. Populli shqiptar i Kosovës ishte i shtypur nën një regjim kolonial, mizor në një mënyrë të pabesueshme sa i takon shkeljes së të drejtave njerëzore nga qeveria e Sllobodan Milosheviçit. Askush nuk po e dënon këtë, sado tragjike ishte ajo periudhë, sepse tani është koha të shikohet përpara nga e ardhmja. Rruga më e mirë për të ndjekur është që të vendoset një pavarësi politike, sipas drejtimeve që përcakton propozimi i zotit Ahtisari. Dhe më vonë me themelimin e sigurisë dhe me rritjen e vetërespektit nga ana e popullatës, atëherë mund të ringrihet integrimi ekonomik midis vendeve të Ballkanit. Serbia është një gur themeli në Ballkan, dhe do të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm; gjithkush respekton energjitë, entuziazmin, shkollimin dhe aftësitë e popullit serb. Edhe unë po ashtu. Unë mirëpres pjesëmarrjen e plotë të bashkësisë ndërkombëtare dhe u bëj thirrje popullit dhe udhëheqësve serbë që të ecim përpara së bashku, duke pranuar propozimin e zotit Ahtisari dhe le t'i japim njerëzve një shans që të realizojnë ëndrrat e tyre, por duke ndaluar rindezjen e problemeve të vjetra nga e kaluara.

    Zëri i Amerikës: Gjeneral Klark, si e vlerësoni gjendjen e qëndrueshmërisë në Ballkan dhe sa varet ajo nga Kosova?

    Uesli Klark: Mendoj se njerëzit e kanë kuptuar tashmë se luftërat duhet të mbeten prapa në të kaluarën e Europës. Shpresojmë që ato të mbeten përgjithmonë si gjëra të së kaluarës dhe kurrë të mos rikthehen në të ardhmen.

    Zëri i Amerikës: Gjeneral Klark, cili do të ishte mesazhi juaj për udhëheqësit dhe politikanët e Kosovës aktualisht?

    Uesli Klark: Jam takuar me kryeministrin Çeku dhe ekipin e tij vitin e kaluar. Më lanë përshtypje të mira dhe mendoj se janë në rrugën e duhur. Mendoj se sfida tani është që të lëvizet shpejt me statusin përfundimtar dhe të punohet për shndërrimin ekonomik, për t'u dhënë mundësi të gjithëve për të patur një fillim. Pa zgjidhjen e atij problemi politik, është shumë e vështirë që të tërhiqen investimet e huaja, dhe rritja ekonomike është mëse e nevojshme. Le të shohin se çfarë po ndodh këtu në Shqipëri; është absolutisht e mrekullueshme. Kjo mund të ndodhë edhe në Kosovë, por nuk mund të bëhet me të njëjtën shtrirje, për shkak të çështjeve të pazgjidhura. Eshtë koha që bashkësia ndërkombëtare të ulet gjithë së bashku, të marrë vendimet e duhura, dhe të lëvizet përpara.

    ZERI I AMERIKES

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mire Qe Ka ARdh Ishalla Reflektohet Pozitivisht Ne Maredheniet Kosov-Shqiperi

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  3. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •