Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Lojra para gjumit

    LOJERA PARA GJUMIT


    Bota qe merrte flake vazhdimisht e si nje topth me ngjyra te percellonte
    sapo e gjasje doren ta perkedhelje, koha, qe trokiste ne kembanoren
    e kishes perballe por edhe brenda temthave te tu, per te te thene
    me sa vonese ishe akoma ne jete, gjithcka qe gjate dites kishte
    kuptim, i humbte vlerat ne netet pa gjume, e kthehej ne nje boshllek
    te kobshem, ne nje te vertete te madhe, qe une, po te
    shihesha ne nje pasqyre tmerri, do ta lexoja ne buzet e mia:
    Frika te mbetesha vetem!



    Po ndodh gjithmone e me shpesh qe Roeli te zgjohet naten, atehere kur bota fle duke ngarkuar per ne diten tjeter shqetesimet e jetes, ndersa ai me sy te hapur can erresiren me thike e mbushet gjithe ankth. Rrotullohet me fytyren nga muri, e prek dhe dridhet nga e ftohta qe i deperton ngado. Do qe te flere serish, por ndien nje shtrengim te ngadalte, si dy duar te huaja qe i mbeshtillen ne mendje, duke mbytur c’te kete brenda saj. Keshtu per ca caste, ndjen t’i humbasin te gjitha sigurite ne bote.
    Edhe dite me vone perseritet e njejta skene. Po ai zgjim i ankthshem, qe mund te vije pas ndonje endrre te tmerrshme qe ka pare. Perjashta hapet nje erresire shurdhe , ndersa ne syte e tij varen fijet e tmerrit qe ka enderruar ne gjume. Eshte nje zgjim sikur te vije nga bota e te vdekurve, nis kujton fytyra njerezish, emra, ben t’i lidhe me fakte te gezuar qe te fuse pak drite ne shpirtin e tij. Por vec nje mjegull pa fund i hapet brenda vetes, e si ne nje fushe te madhe, te zbrazet, Roeli vrapon, kerkon, e sikur te kete dale mendsh, bie ne gjunje dhe thote si nje profet:
    -Do te mbetem vetem!
    Sapo arrin ta mendoje kete gje, e kupton rrezikun qe i kanoset: jeta e vet, kuti te mbushura me jargavane, thesare te cuditshme pranvere, qe do te humbasin pa u pare prej kujt.
    Cohet me syte e zgurdulluar, gjen, duke kontrolluar me duar, anash e anash, celesin e drites, qe leshon nje buzeqeshje artificiale dhe e rregullon dhomen me dy tri orendi hijesh gati te tejdukshme.
    -Si i behet?- flet. -S’eshte hic e drejte te mbetem i vetem! S’eshte as e lehte, dreqi ta haje!
    I duket aq absurde kjo gje, ndaj tenton te futet prape ne shtrat.
    Nje ndjesi e akullt, sikur te shtrihet mbi nje faqe te gurte, apo te hyje jo ne shtratin e tij por ne nje shpelle mali, e ben te ndaloje. I kryqezon duart me njera tjetren, pastaj provon te buzeqeshe.
    -Askush s’ka per te trokitur vete ne deren time, ne mesnate,-mendon. -Njerezit ne kete ore flene e nuk e cojne nder mend aspak qe une s’kam gjume e po e torturoj veten.
    Ben nje hap te madh duke i menduar shpejt e shpejt keto gjera. Eshte nata, jane hijet, ato qe i fryjne damaret e tij, e kerkojne qe Roeli te pushtohet nga e vetmja ndjenje qe mund t’iu beje balle te gjithave. Te dashuroje! Dhe e nuhat sa te lehta e pa vlere do te duken te tjerat pastaj.
    Keshtu pa e bere te gjate, e me nje istikt te papare per te nisur me kohe kerkimin e tij, rremben xhaketen e turret si i marre ne erresiren jashte.
    Nje ere e lehte, dhe ca zhurma te vogla, te parat shqetesime te nates qe ka ndermend te ike, i japin besim. I gjallerojne hapat e tij, e bejne qe duke futur duart ne xhep, te shtrengoje aty ku s’ia pret mendja, brenda zemres, ca shkendija te argjendta shprese.

    2.
    Ka shume menyra per t’u ndier i dashuruar. Per te hequr qafe nje gjume te peshtire, te mbushur me ajer qe nxin e te deperton brenda duke mos te lene te hedhesh nje hap, duhet ajo mungesa tjeter e gjumit, kur ti i ulur perballe nje gote, duke degjuar nje muzike qe te afron perpara fytyren e njohur, ndihesh sikur zbret nga qielli, e poshte, ne toke te pret nje turme e tere njerezish qe duan te te shohin te turperuar. E ashtu ndodh vertet…
    Atehere nis vrapi i madh, ti shkon e mbyllesh e vjen e strehohesh ne gjoksin e mikes tende, asgje s’ka me kuptim, e sikur te vazhdonte ashtu pafundesisht, do ia lejoje kohes te vizatonte cdo lloj zhgarravine mbi trupin tend, pa e lene te te prekte shpirtin.
    Edhe une, kur ndiej qe agimi leshon shigjetat e para te drites mbi catine e qytetit, behem gati te dal dhe te kerkoj.
    Eshte nje dite qe mbaron shpejt, apo te duket sikur s’ka ekzistuar kurre, dita kur t’i kerkon me ngulm dicka qe s’e gjen dot.
    -Miremengjes!
    Nuk po flas me veten. Shume here, njerez te ulur neper shkalle pallatesh apo neper stola parqesh, gjejne dhe e kuptojne vendin ku duhen vrare mendja. Para meje qendron nje nga njerezit e pare qe zgjohen kaq heret per t’i shpetuar nates, ne qytet. Eshte nje vajze me e re se une, e ulur ne nje nga stolat e parkut. E ngre koken, me buzeqesh, e sikur te kete deshire te me pergjigjet, e vendos doren tek floket e gjate dhe matet t’i hedhe pas supit.
    Une behem i heshtur. Nuk e kam marre akoma pergjigjen time. Me vjen te ik, bej disa hapa me tutje, me mire te besoj sikur ka dashur vertet te komunikoje nje mesazh me mua, e me tej, ne ndonje nate pa gjume, ta interpretoj veten si nje gjel deti. Por s’kam ku te shkoj me hapat qe me ngjiten pas tokes, ferkohen me pluhurin e rruges e po te mos iu bindem, kane per te me hedhur perdhe.
    Ky eshte nje nga ato rastet e cuditshme, qe me ndodhin gjithnje mua, kur edhe sikur qielli te permbyset s’mundem t’ia pranoj vetes sa nevoje kam per ate qe iu pergjigjet brockullave qe nxjerr nga goja. Pyes, edhe njehere, dicka me idiote se e para. Skuqem, bej nje rreth me gishtin e kembes, si tek nje reklame qe iu kushtohet familjeve me te ardhura te pamjaftueshme. Shoh te levize dicka ne fytyren e vajzes, me duket sikur e kam nisur gjithcka sic duhet, por pa arritur te shnderrohem ne mashkullin tipik qe thote gjithcka pervec vetes se tij, ajo me zgjat doren dhe me thote :
    -Quhem Ina ! Edhe ti ketu ?!
    -Une Roeli! Njihemi ?-e pyes i carmatosur.
    -Me duket se ke patur probleme me gjumin keto kohe. Je i ri, apo jo?
    -Po ti?-i them sikur s’di c’te them tjeter.
    Ina qesh, me ben me shenje te ulem prane saj dhe thote:
    -Ka qene e jotja, dritarja perballe parkut, ne rrugen Savino, apo gabohem? Ti ecje, e pas te ndiqnin tre kater hije qe s’merreshin vesh e ngaterroheshin me hapa te ngadalte. Sa per te qeshur ishte!
    -Ti e di ku jetoj une?-e pyes, e duke ngritur supat i revoltuar, s’arrij te fsheh dot nje habi brenda zerit tim.
    -Heret a vone, te gjithe ne i dime ku kane per te lindur shqetesime tona. Mua me rastisi te te gjeja ty. Nje nate, m’u desh te beja nje mjaullime te gjate maceje qe te zgjoheshe nga gjumi, te hapje driten e me sa frike qe kishe, te guxoje te hidhje nje apo dy shikime perjashta.
    -Ishe ti?-i them pa dashur ta fyej. Me sa mbaj mend, ate nate jam zgjuar i rrokullisur pertoke, tek po kerkoja me ngulm ne enderr, te drejten time kunder infermieres plake, qe me sheroi kur isha tre vjec. Enderr e poshter, c’eshte e verteta, e kur u rrezova ne dysheme, ndjeva hijen qe u mat te me bente gjilperen ne prapanice.
    Ina nuk thote gje, psheretin dhe me fton te cohemi.
    -Le te bejme ato qe veshtire mund t’i gjejme gjate diteve te vetmuara. Te ecim pak perkrah njeri tjetrit. Edhe ti je vetem?
    -Une?- e pyes dhe i carmatosur perballe veshtrimit te saj, i them: -Ti s’mund te besh dot gje?!
    Futemi ne nje rruge te cuditshme s’e dija qe ekzistonte me pare. Mjaftoi qe te kapercenim nje kryqezim qe gjate dites ishte i bllokuar nga makinat, morem nje kthese majtas, beme edhe nje manover te vogel ku parakaluam nje plak qe s’hapte rruge, e Ina me shtrengoi doren sa e humba fare, e qeshja si idiot. Vazhduam keshtu derisa dolem ne nje shesh te hapur, te zbrazet.
    -Kam frike te shkel mbi kete shesh!-thote ajo, e duke u shtrenguar me fort pas meje, me ben me gisht sheshin. –E sheh, i zbrazet, me rruge qe dalin prej tij e ikin, si une, si shpirti im. Eshte sikur te shkel mbi veten e s’dua ta bej kete.
    Ferkoj syte, duhet te perqendrohem me shume pas fjaleve te saj. Pagjumesia me rendon akoma mbi idete e mengjesit, e i kepus nje fjali te gjate, per te qetesuar ujerat :
    -Mund t’ia nisim nga fillimi. Te bejme cdo gje dhe ajo qe ne deshirojme ka per te mbetur!
    Heshtje. Kur mendova mos valle nuk e kishte degjuar e po matesha ta perserisja, Ina ia plasi te qeshurit e me nje „Sa i lezetshem qe qenke“, me terhoqi pas vetes ne nje rruge tjeter.
    -Ku po shkojme,-pyeta duke dihatur, nxitonim sikur do t’i nxirrnim fundin rrugeve, ndersa as vete s’e dinim ku te plasnim koken sa te hapeshin kafenete e qendres se qytetit. Ina nuk u pergjigj, e une kur ndjeva te prekja format e gjoksit te saj ne ate levizje te vrullshme drejt te panjohures, e qepa gojen, degjova si gjemonin instiktet brenda meje dhe e leshova buzeqeshjen ne fytyre vesh me vesh.
    Kush me shihte me bente me te lumurin ose me idiotin e qytetit me ate pamje qe kisha marre persiper.
    -Ndaaal!
    Me trembi kur klithi ne ate forme. U shkeput prej meje, e duke drejtuar gishtin diku lart, ne qiell nisi te flase:
    -I sheh ato?
    -Cilat?-e pyeta duke shqyer veshtrimin per te pare gje. Nderkohe zeri i padukshem ne mendjen time s’po me linte rehat, e vazhdonte pa nderprerje te me klithte i cjerre e xheloz: “Eshte e cmendur, eshte e cmendur, e cmendur, e cmendur…
    -Cmenduri!-me shpetoi nga goja, por Ina s’ma la te merrja kthesen e te nderroja bisede.
    -E sheh dhe ti? Sa mire…
    i buzeqesh kur e shoh te lumtur. Ndahem prej saj e disa metra me tej nis te lexoj tabelen e atij vendi ku jemi.
    -Ej!-me shtyn me njerin krah Ina, e afruar ne maje te gishtave. Pastaj sikur te kete kohe qe mban nje ankth te tmerrshem brenda vetes, thote:
    -Une jam e shemtuar? E dije?
    Habitem, e kur mundohem ta perkedhel, shoh se si dridhet e gjitha.
    -Po dridhesh ? ke frike ? nga se?!
    -Ne, njerezit e vetmuar, jemi te gjithe shemtira qe nuk shihen dot me sy !-me thote ajo, por kete here nuk e le te me largohet. E perqafoj, e shkendijen e pare qe me prodhon truri, guxoj t’ia them :
    -Jemi te mjere, te palumtur, kenaqemi me te parin qe na flet rruges e na pershendet! Ne rregull, e pastaj?
    -Jam e mjere vetem kur i urrej te tjeret !-thote Ina.
    -Atehere nuk je e shemtuar !
    Kjo eshte puthja jone e pare. Sapo buzet tona preken, Ina shkrihet e gjitha ne nje pasion te pervuajtur, e tamam kur duhet, i ve shkelmin te gjithave. Me kafshon, e sikur te mos kete ndodhur gje, me ben shenje te vazhdoj, ndersa ne mendje me vijne nje lume i pafund gjerash qe mund te bej. E te gjitha, per pak caste i katapultoj tek nje mur, nje shkemb i vetem i heshtur, i quajtur njeri: s’mund te dal dot jashte tij.
    -Mundet te jem nje gje e vockel, nje krimb i pashprese, qe jargavitet lart e poshte, mbi ose nen toke, pa marre vesh c’behet? Kjo jam une?
    -Jo?!-pergjigjem duke ngritur supat dhe Ina shkrihet gazit.
    -Ti me ben te qesh,-thote, e vazhdojme shetitjen tone, ndersa une vras mendjen te gjej nga me ka lindur kjo esence humori qe s’e kisha me pare.
    As vete nuk e marr vesh si mund te kaloje nje dite e gjate, e mbushur me gjithe ato aventura. Kemi shkuar neper lloj lloj baresh. Ishim ne nje vend ku beheshin veshje me porosi. Ina porosit nje kostum pranvere per mua. U shkrime gazit tek perpiqeshim te merrnim masat. Une kerkova te blija ne cast nje kapele gjigande, modeli i fundit qe kishte mberritur. Nuk u mjaftuam me kaq. Kapercyem kater rruge kryesore, te varur ne tramavajin e qytetit. Ina me hoqi pas vetes, u futem ne nje restorant luksoz, ku ajo njihte pronarin. Drekuam dhe darkuam njekohesisht. Ore e sekonde shkembenim te puthura. Une ndjeja se si ne cdo prekje duarsh elektrizohesha aq sa i shkaterroja me nje vale ngazellimi neuronet dhe harroja gjithcka.
    Me dukej se keshtu shkonte dhe puna e Ines.
    Kur po afrohej kafshimi i pare i mbremjes dhe dielli po rrezohej pas shpines sone, i tregoj Ines ankthin tim, pagjumesine e nates.
    Ajo nuk qesh, une perpiqem atehere ta nderroj temen, por e vendosur, ajo me peshperit:
    -Nuk duhet te tallesh me keto gjera.
    - Me beso qe jeta rreshket aq shpejt sa bejme vec faje njeri pas tjetrit po t’iu veme rendesi gjerave.
    -Ne rregull!-dhe Ina nqesh, sikur ta dije me te gjate se une.
    Dalim nga restoranti e sikur gjithcka te jete e vendosur me pare nga te tjeret, rruga jone eshte e zbrazet. Kemi kohe te kapemi per krahu, nuk flasim. Tani eshte nate. Secili me mendimet e veta, i ngrohte, ngjitur pas trupit te tjetrit.
    - Ky ketu eshte pallati im!
    -Ndahemi!
    -Ndahemi!
    Dhe nuk puthemi, as shtrengojme doren, vec shkembejme nje veshtrim krenar, (s’ka si te shkojne ndryshe keto pune, lamtumire, kurre me, sa mire vetem, mijera mendime dhe as nje fjale,) si snobe te shkelqyer te merzise dhe vetmise, qe provojne te luajne me veten…si perhere.
    ERIS RUSI

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-02-2009
    Postime
    7
    Unė u jam mirėnjohės shumė kėtij forumi sepse kam mėsuar shumė nga ky forum.
    Por unė vėrtet tani mė duket qė arrita qė tė takoj edhe njėrin ndėr ata persona qė kanė njė talent tė rrallė. Fjala ėshtė pėr Eris Rusin (nėse ky ėshtė ai Eris Rusi qė ka shkruar shumė libra,dhe tė gjitha tė mrekullueshme) i cili mė ka shkruar shumė vepra.

    Librat qė mė kan pėlqyer mė shumė janė:
    Ferri i moshės sime
    Njė botė kundėr meje
    Vajza Misterioze
    Xholina
    Etj. Etj.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėr dhomėn e gjumit
    Nga hope31 nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 11:19
  2. Somnambulizmi (Sjellja e Crregullt Gjate Gjumit)
    Nga mashkull nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 23:03
  3. Kriza ekonomike tani edhe ne dhomen e gjumit
    Nga prenceedi nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-11-2008, 10:12
  4. Pagjumesia
    Nga Albo nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 11:08
  5. 21 mars-dita nderkombetare e gjumit
    Nga hope31 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 07-01-2007, 10:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •