Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 59
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Jep dorëheqjen ministri i jashtëm Besnik Mustafaj

    Ai e ka justifikuar dhenien e doreheqjes me faktin se ndihej i lodhur nga ushtrimi i detyres. Nderkaq qeveria nuk ka asnje dijeni per vendimin me te fundit te ministrit te jashtem shqiptar Besnik Mustafaj


    Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka dhene doreheqjen sot gjate nje deklarate per shtyp ne ambientet e Ministrise se Jashtme. Ai e ka justifikuar dhenien e doreheqjes me faktin se ndihej i lodhur nga ushtrimi i detyres. Minsistri Mustafaj tha se “Vitet e punes si minister i jashtem kane qene eksperienca me e bukur dhe me e vecante ne jeten time“. Ne deklaraten per median ai falenderoi dhe shprehu te gjithe mirenjohjen e tij te thelle per ato te cilet kane dhene kontributin e tyre te paanshem dhe te sinqerte. Ne te njejten kohe ai ka shprehur dhe falenderimet per kryeministrin Berisha. Nderkaq qeveria nuk ka asnje dijeni per vendimin me te fundit te ministrit te jashtem shqiptar Besnik Mustafaj.

    Ministri Mustafaj eshte kthyer sot nga Ohri ku se bashku me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu kane diskutuar per marrëdhëniet dy palëshe Shqiperi- Maqedoni, gjate takimit qe ata paten me homolgët e tyre maqedonas, Llazar Elenovski dhe Antonio Milloshoski. Me theks të veçantë ne kete takim u diskutua dhe u shkëmbyen pikëpamje lidhur me hapat e hedhura, punën intensive që po bëhet nga të dyja vendet, si dhe bashkëpunimi drejt anëtarësimit në NATO. Ministrat u shprehën se ky bashkëpunim i frytshëm duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen si deri më sot, për të arritur objektivin e marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO. Në takim u diskutua edhe për mundësinë e organizimit të një strategjie të përbashkët të vendeve të Kartës së Adriatikut në disa nga kancelaritë kryesore të Evropës dhe SHBA-së, përsa i përket marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, si dhe për shpalosjen e ideve të vendeve tona për të ardhmen dhe sfidat që na presin. Viti 2007 mbetet viti i angazhimeve të mëdha të Shqipërisë dhe Maqedonisë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO.
    E.S

    BalkanWeb

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Ai e ka justifikuar dhenien e doreheqjes me faktin se ndihej i lodhur nga ushtrimi i detyres. Nderkaq qeveria nuk ka asnje dijeni per vendimin me te fundit te ministrit te jashtem shqiptar Besnik Mustafaj

    ''NDIHEM I LODHUR NGA DETYRA'' thote ministri i jashtem. Sikur mo ky o keput e ka levizur Shqiperine nga ballkani e ka cuar mes Gjermanise dhe Frances e ka cuar ne Evrope.

    Megjithate duhet pershendetur per dorheqjen pasi duhet nje freskim ne politiken e jashteme meqe dhe Kosova eshte ne fazen finale.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Së pari akoma se kam dëgjuar zyrtarishtë këtë gjë ngaqë s'kam qenë tërë ditën në shtëpi por kjo duhet përshendetur nga fakti që; paska shqiptarë të atillë për të cilët s'qenka karrikeja çdo gjë.

  4. #4
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    E degjova pak ne radio dhe u habita te them te drejten,por secili ka arsyet e veta dhe duhen pranuar dhe respektuar.

    Besnik Mustafaj per mua ka qene dhe eshte nje nga njerezit me te ndershem dhe me te denje te Demokracise Shqiptare.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    iku edhe i vetmi burre serioz qe kishte ne ate qeveri ,
    tani kane ngel vetem skicofrenet.

    Fat te mbare ne jete dhe punen e re qe do te kesh zoti Mustafaj

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Nuk e di se mos eshte pune e rende edhe detyra e nje drejtori te shkolles atje diku ne Bajram Currë, pse jo, te kthehet ne arsim mbasi ka diplomen dhe mund te i sherbeje vendit edhe ne ketez menyrë.
    Mire eshte qe me ne fund edhe vete e ka pare qe ai nuk ka qenen asnjehere nje njeri i politikes.
    Keshtu nuk do ta genjeje edhe veheten se eshte dikushi, tani paska ra ne binar lokomativa.

  7. #7
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    I uroj suksese Besnik Mustafajt ne vazhdim pavaresisht se nuk me pelqen qe ai po largohet nga ai post dhe uroj qe vendin e tij ta ze nje tjeter personalitet si ai. Ka qene nder te paktet njerez te ndershem ne Demokracine e brishte Shqiptare, nje njeri i qete dhe me vizion. Per aq sa kryesoi Ministrine e Jashtme te Republikes se Shqiperise ka bere nje pune te vyer.

    Imperator
    Albanian Perandory

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Prapaskenat e doreheqjes se Mustafajt
    Fajtona Mejdini
    E Merkure, 25 Prill 2007


    Ministri i Puneve te Jashtme, Besnik Mustafaj dha diten e djeshme ne menyre te papritur doreheqjen e parevokueshme. Me ane te nje deklarate per shtyp shefi i diplomacise shqiptare ka parapelqyer te mos jape sqarime mbi arsyet qe e kane cuar te marre kete vendim dhe eshte justifikuar duke theksuar se ndihej i lodhur.

    “ Ndihem i lodhur dhe kjo eshte nje arsye e mjaftueshme”, iu pergjigj ministri i Puneve te Jashtme interesimit te gazetareve ne lidhje me doreheqjen e tij. Nderkohe qe tekstin e doreheqjes ai e ka dorezuar ne zyren e kryeministrit, pavaresisht se kreu i qeverise nuk ka qene i pranishem ne zyre, por ne Durres. Por, rreth nje ore me pas kryeministri Sali Berisha me ane te nje deklarate per shtyp tregonte mirekuptim per vendimin e Mustafajt, ndonese me keqardhje. “Kryeministri Berisha u informua nga ministri Mustafaj per vendimin e tij per te dhene doreheqjen nga posti i Ministrit te Jashtem. Me keqardhje, Kryeministri tregon mirekuptim per vendimin e tij”, theksohet ne deklaraten per shtyp te Berishes. Mesohet se Berisha e ka pranuar doreheqjen e tij menjehere dhe pa dhene asnje koment, pervec atij zyrtarit. Ne fjalen e tij, Besnik Mustafaj theksoi se pervoja e kaluar ne Ministrine e Puneve te Jashtme per me shume se nje vit ishte me e jashtezakonshmja ne jeten e tij. “Falenderoj ne radhe te pare kryeministrin Berisha, i cili e ka pranuar 3 muaj me pare, ne nje analize qe i beri punes se qeverise gjate periudhes se vitit 2006 dhe Ministria e Jashtme, diplomacia shqiptare, ka qene plotesisht e suksesshme ne kryerjen e detyrave te saj”, theksoi Mustafaj. Puna e Besnik Mustafajit ne krye te Ministrise se Puneve te Jashtme u vleresua edhe nga kryeministri Berisha ne deklaraten e tij per shtyp. Vendimi i ministrit te Puneve te Jashtme per te dhene doreheqjen e parevokueshme erdhi pas nje vizite qe ai pati se bashku me ministrin e Mbrojtjes ne Maqedoni. Ne takimin e zhvilluar ne Oher me homologet e tyre maqedonas, Llazar Elenovski dhe Antonio Milloshoski u shkembyen pikepamje lidhur me hapat e hedhura, punen intensive qe po behet nga te dyja vendet, si dhe bashkepunimin drejt anetaresimit ne NATO. Nderkohe qe pertej versionit zyrtar te doreheqjes se shefit te diplomacise shqiptare mesohet se shkaku ka qene me i thelle dhe qe ka te beje me marredheniet e akullta me kryeministrin Berisha, perplasjen e kompetencave me kryetaren e Parlamentit, si dhe zhvillimet me te fundit ne gjirin e koalicionit te djathte, ku Mustafaj me se nje here eshte shprehur kunder nismave te qeverise, qe jane rrezuar nga Parlamenti, ose institucionet e pavarura shqiptare.



    Genc Ruli prane diplomacise

    Doreheqja e djeshme e Besnik Mustafajt nga posti i ministrit te Jashtem ka rihapur problemet ne koalicionin e djathte qeverises, ndersa kryeministrit Berisha ndoshta do t’i duhet te rishohe edhe emra te tjere ne kabinet. Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit, eshte diskutuar si pasuesja e mundshme e Mustafajt ne krye te diplomacise. Zhvendosja e Topallit ne qeverine “Berisha” mund te shkaktoje te tjera levizje ne Kuvend dhe grupin parlamentar te Partise Demokratike. Megjithate nuk dihet nese vete nenkryetarja e Partise Demokratike do te pranoje te perfshihet ne ekzekutiv dhe te lere postin e numrit dy te shtetit. Burime nga shumica parlamentare bene te ditur per “Koha Jone” se emra te mundshme per portofolin qeveritar, te mbetur bosh, jane Genc Ruli dhe Lulzim Basha. Vete Ruli eshte pare te thirret dje nga Berisha dhe duket qe ai te jete me prane kolltukut te ministrit te Puneve te Jashtme.

    Ne kete menyre mund te kete levizje te tjera ne qeveri, ne varesi te zgjedhjes per zevendesimin e Besnik Mustafajt. Dikasteri i Ekonomise do te kerkoje nje titullar tjeter nga radhet e shumices, se drejtuar nga Partia Demokratike.



    Lodhja, arsyeja zyrtare e doreheqjes



    “Ndihem i lodhur dhe kjo eshte nje arsye e mjaftueshme”, iu pergjigj ministri i Puneve te Jashtme interesimit te gazetareve ne lidhje me doreheqjen e tij. Duke dhene ne kete menyre dhe arsyen zyrtare te largimit te tij nga kreu i diplomacise shqiptare. Ne te njejten kohe ai ka falenderuar kryeministrin Berisha, i cili, sipas tij, e ka pranuar 3 muaj me pare ne nje analize qe i beri qeverise 3 muaj me pare ne analizen qe i beri punes se qeverise gjate periudhes se vitit 2006 dhe Ministria e Jashtme, diplomacia shqiptare, ka qene plotesisht e suksesshme ne kryerjen e detyrave te saj.

    Hipotezat pertej zyrtares

    Mungese komunikimi me Berishen

    Burime brenda kabinetit qeveritar bejne me dije se kishte kohe qe marredheniet mes kryeministrit Berisha dhe ministrit te Jashtem, Mustafaj kishin krisur. Nuk ishte me ai komunikimi mes miqsh, i cili, me sa duket, kishte humbur dhe mes tyre. Kishte shume te tjere qe kishin hyre duke ia veshtiresuar komunikimin mes dy me te medhenjve te qeverise se djathte. Mosgjetja e nje gjuhe te perbashket apo e thene ndryshe e gjuhes mes miqsh, qe gjithnje kishte qene, duket se ka lenduar sedren e shefit te diplomacise shqiptare, duke e detyruar ate te jape doreheqjen.

    Perplasja me Topallin e Harxhin

    Mungesa e kthjelltesimit te kompetencave mes Ministrise se Jashtme dhe Kuvendit duket se ka qene nje nga arsyet e doreheqjes se Mustafajt nga posti i tij. Duke e ndjere veten ne menjanuar pas atij turi te Topallit ne disa vende dhe, se fundmi, ne France per te marre pjese ne takimet peruruese te nenshkrimit te MSA ka detyruar Mustafajn ta mendoje dhe realizoje largimin e tij nga detyra permes doreheqjes. Nderkohe qe nje izolim te tille e ka ndjere qe ne fillim me emerimin ne postin e zv.ministres te Edith Harxhit, qe i ka nderlikuar shume gjerat.

    Sherri me drejtues parlamenti e qeverie

    Mesohet se nder shkaqet e tjera te doreheqjes se ministrit te Jashtem kane qene dhe perplasjet e realizuara kohet e fundit me drejtues te Parlamentit dhe me drejtues te qeverise per nismat me te fundit ligjore, te ndermarra nga ana e qeverise, per te cilat ai nuk ka qene dakord. Nje mungese e tille komunikimi u vu re dhe ne seancen e para dy diteve, kur diskutohej dhe u votua ligji per auditin e brendshem dhe ligji per “dixhitalin”, ku Mustafaj nuk ka qene fare i pranishem, pavaresisht se kishte nevoje dhe per nje vote.

    Sondazhi, Mustafaj-ministri me i votuar

    Ne sondazhin e gazetes “Koha Jone”, ministri Mustafaj eshte me i votuari nga lexuesit e saj. Vetem ne dy dite dhe mes gati nje mije votuesve, shefi i diplomacise shqiptare ka marre jo pak por 30 per qind te te gjithe votave te klikuara ne faqen tone te internetit, cka tregon dhe shkallen e larte te mbeshtetjes qe ai ka gezuar gjate tere kesaj kohe te qendrimit te tij ne krye te diplomacise shqiptare. Ai ka lene prapa te gjithe ministrat, madje dhe vete Berishen ne mbeshtetjen e marre vetem ne dy dite. Duke pare kete mbeshtetje te forte eshte cilesuar e papritur doreheqja e parevokueshme e ministrit te Jashtem.


    KOHA JONE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Sipas leximeve qe kam bere deri tani, mund te them se tre jane argumentat ne favor te doreheqjes se Mustafaj. Se pari, si minister i puneve te jashtme, Z. Mustafaj tregoi te kishte perplasje me lobin e huaj, i cili e ka konsideruar ministrin si jo-suportiv ne ceshtjet nderkombetare ne lidhje me Shqiperine. Arsyeja e dyte e doreheqjes eshte (sigurisht) teresia e gabimeve te tij kundrejt ceshtjes se pavaresise se Kosoves. Kulminant nder keto gabime ka qene deklarata e tij para disa kohesh rreth pavaresise se Kosoves. Se fundi, mendoj se perplasjet e brendshme me politikane te tjere shqiptare mund te kene nxitur kete vendim te Mustafajt. Specifikisht, mosmarreveshjet me Z. Topi e Znj. Topalli, vecanerisht me zv/ministren e tij, Znj. Harxhi. Ju kujtoj se marredheniet e ish-ministrit me zevendesen e tij nuk kane qene asnjehere publikisht korrekte dhe te aferta.

    Uroj, mbi te gjitha, qe qeveria aktuale t'i vere gishtin kokes e te sjelle nje person te afte ne krye te diplomacise shqiptare.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Populli mori vetem nje pergjigjeje nga Ministri " Jam i lodhur " po shqiperia a eshte lodhur ? A beri mend kete Besniku.. ? Jo s'beri mend ? E beri mend ai qe Shqiperia ka nevoj per te populli shqiptar.. se populli dhe vet Shqiperia eshte e lodhur qe njemij vjet? mire mire por per hater te popullit qe ja dhan voten dhe e sollen aty nuk duhet te hiqet nga ajo detyr por sido qoft arsyetim i dobet eshte ai “ Ndihem i lodhur dhe kjo eshte nje arsye e mjaftueshme ” per derisa ai ka pranu te marr detyren e Ministrit..

    Qeveria Berisha e kishte kete burr te mire Besnikin por e shoh qe disa sjan edhe te etur per pushtet dhe largohen vet por ku po e lejn popullin keta si shoku Besnik!


    Gjith te mirat!
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po ki cpati..


    mir beri ne fakt.. se nuk qe per ate pune..

    nuk e ka ai mendjen te punet e shtetit..
    ka bere nje ciflig atje ne kodrat e linxes ki e aty sic duket ka oazin e tij e do ket mbjelle rrush aty e i fut ndonje ballkazani..

    le te veje illi pangon minister te jashtem e ta marre prap ate vlonjatin sederli.. bujar leskajn se i ka mbetur hatri atij.. e ta vej minister kulture se nuk po e bente keq dhese nuk calonte vendi nga bujar leskaj..

    berish.. ku i ke keshilltaret e hekalit..
    pse e hoqe bujarin nga vlora..

    nuk e di ti se ne 97 zabiti i rreshtoi tere vlonjatet kunder teje..

    te tere ndrroi po vlonjatin mos ta kishe luajtur se.. nje shqiperi ne dor te vlores eshte.. nuk e ka vene kot ps-ja cobanin e saj ne krie vlonjat.. edvinin e rames..

    besniket nga tropoja shkojn e vijne e nuku luan gje nga ata.. po vlora ka peshe..se gjisma e tiranes jan vlonjate dhe jo brek grisur po b.ole medhenj qe dine te te shkundin nga karrikja me maunet e tire me para brëna dites..
    ooo berish..

    vere nje vlonjat minister te jashtem pra..

    ahh.. qe sme degjon kush..

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    pse o mundje do bente me evropen ai qe qenka i lodhur.
    Pordhac qe iku me bisht ne shale.
    Po te ish burre do e mbante "peshen" e detyres.
    te iki te pirdhet.
    Ka burra plot ky vend.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  13. #13
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Eh, c'te ben politika. Nje njeri ne pergjithesi i respektuar si BM detyrohet te nxjerre arsye alla kalamajsh per te dhene doreheqjen.
    A thua se posti i ministrit eshte vetem privilegj…"u lodha une, s'dua te merrem me me kete pune"…


    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  14. #14
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Ikën Mustafaj, u lodh nga Berisha

    Ministri i Jashtëm lë detyrën në prag të zgjidhjes së statusit të Kosovës. Topalli dhe Zogaj, emrat që lakohen

    Shkak i dorëheqjes, përplasjet me Kryeministrin për emërimet dhe vizitat



    Tronditje në kabinetin qeveritar. Në mënyrë krejt të papritur, shefi i diplomacisë, Besnik Mustafaj, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, nëpërmjet një deklarate publike në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Siç mësohet nga burime pranë qeverisë, menjëherë pas kthimit nga një takim në Ohër të Maqedonisë, Mustafaj ka folur në telefon me Kryeministrin Berisha, ku i ka komunikuar vendimin e tij të parevokueshëm dhe është nisur në zyrën e tij në selinë që ndodhet në bulevardin "Zhan D‘Ark". Është ulur mbi kompjuter dhe ka hartuar tekstin që është shpërndarë në mënyrë të rrufeshme në të gjitha ambasadat e akredituara në Shqipëri dhe në agjencitë kryesore të lajmeve. Më pas, ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka lexuar para gazetarëve deklaratën e largimit të tij nga qeveria "Berisha", e cila dje ra si një "rrufe në qiell të pastër". Si arsye për largimin e tij, diplomati-shkrimtar Besnik Mustafaj ka përdorur një sqarim fin: "Jam i lodhur nga puna". Ndërkaq, në deklaratën zyrtare theksohet se "ndodhem para jush për t‘ju njoftuar se i kam paraqitur dorëheqjen e parevokueshme Kryeministrit Berisha. Dua të theksoj, me këtë rast, se kjo periudhë që kam punuar në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme është eksperienca më e pasur, më e jashtëzakonshme që kam pasur në jetën time". Duke vlerësuar arritjen në diplomacinë shqiptare, tashmë ish-ministri Mustafaj theksoi se "përfitoj nga rasti që të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar dhe më kanë ndihmuar në krijimin e kësaj eksperience. Falënderoj në radhë të parë Kryeministrin Berisha, i cili e ka pranuar tre muaj më parë në analizën që i bëri punës së qeverisë 2006, se Ministria e Punëve të Jashtme dhe diplomacia shqiptare kanë qenë tërësisht të suksesshme në kryerjen e misionit të tyre. Falënderoj trupin diplomatik në Tiranë, me të cilin kam pasur një dialog shumë të hapur, shumë të sinqertë dhe të vazhdueshëm. Siguroj trupin diplomatik në Tiranë dhe nëpërmjet tyre siguroj qeveritë e tyre, se do të vazhdoj të mbaj një dialog të hapur dhe miqësor. Shqipëria tashmë ka shumë miq dhe ky është një kapital shumë i çmuar i saj". Megjithëse gjithçka ndodhi papritur dhe u zhvillua shumë shpejt, marrëdhëniet mes ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj dhe Kryeministrit Berisha, prej më shumë se dy javësh ishin tendosur mjaft. Vetë shefi i diplomacisë ka pasur pakënaqësi nga disa diplomatë që ishin përzgjedhur nga lidershipi i selisë blu dhe këto ia ka shfaqur Kryeministrit. Por mësohet se vetë Berisha ka pasur disa debate me ministrin e Jashtëm për punën e tij, ku ka shprehur hapur pakënaqësinë për mosarritjen e organizimit të vizitave të rëndësishme të kreut të qeverisë në disa vende të Bashkimit Evropian, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto debate kanë acaruar edhe më tej situatën në marrëdhëniet ndër institucionale, që ishin tendosur kryesisht mes Ministrisë së Jashtme dhe Kryetares së Kuvendit, ngaqë Topalli prej kohësh ka nisur një fushatë për të siguruar ratifikimin e MSA-së nga parlamentet e vendeve të BE-së. Kjo situatë tregon në fakt edhe një mundësi për një ndryshim të madh në radhët e qeverisë, ku Kryeparlamentarja Topalli mund të jetë zëvendësuese e mundshme e Mustafajt në postin e shefes së diplomacisë shqiptare. Topalli në fakt e ka kërkuar këtë post që më 3 korrik të vitit 2005, por që nuk është pranuar nga Kryeministri Berisha. Burime në PD bëjnë të ditur se një zëvendësues i mundshëm i Mustafajt është edhe kreu i Komisionit të Jashtëm parlamentar, Preç Zogaj. Por gjithsesi dorëheqja e ministrit të Jashtëm vë në vështirësi qeverinë, pasi riemërimi duhet të nisë procesin nga e para me propozimin në Presidencë dhe votimin në parlament, që përbën një telash jo të vogël për mazhorancën e djathtë.


    Reagimi

    Berisha: Mirëkuptoj largimin



    Kreu i qeverisë, Sali Berisha, ka reaguar menjëherë pas dorëheqjes së ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj. Në një deklaratë për shtyp, Kryeministri Berisha me keqardhje pranon se e mirëkupton vendimin e Mustafajt për t‘u larguar nga pozicioni i ministrit të Jashtëm. Përpos kësaj, në deklaratën e Kryeministrit theksohej se "Kreu i qeverisë u informua nga ministri Mustafaj për vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Jashtëm". Në komunikatën e Kryeministrisë, në lidhje me largimin e Besnik Mustafajt nga pozicioni i ministrit të Jashtëm, citohet se "Kryeministri Berisha shpreh vlerësimin dhe falënderimin e tij për bashkëpunimin e çmuar që ka pasur me zotin Mustafaj dhe kontributin e tij si ministër i Jashtëm në përmbushjen e objektivave madhore të qeverisë, si në procesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ashtu dhe në afrimin në NATO".

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  15. #15
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Me duket veprim i dobet ai qe ka ndermarre z. Mustafa. Mendoj se ish-Ministri i Jashtem do i kishte dhene akoma me shum Shqiperise. Por qe te fitosh privilegjin qe te perfaqesosh vendin tend nder gjith vendet e tjera sigurisht nuk eshte e lehte dhe normalisht do kete kontradikta. Duhet luftuar dhe duhet bere perpjekje jo aq sa bejne vendet e tjera per vendin e tyre por dyfishi i punes, sepse Shqiperine deri me die s'e njihte kush (akoma ka vende qe s'e njohin). I drejti fiton vetem me lufte.. me sakrifica.. e ne fakt dicka bie ere ne kete muhabet.. nuk mendoj se eshte arsyeja se eshte lodhur nga Kryeministri Berisha.. S'e cfare nuk e di..

    Megjithate i uroj sa me shum suksese ne fushat e tjera te jetes.. kudo qe eshte i prirur..

    Zemrushja
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Lul Basha minister i jashtem

    Ende pa mbushur 24 ore nga doreheqja e ministrit te jashtem Besnik Mustafaj, Kryeministri Berisha I ka dorezuar presidentit Moisiu, propozimin per ndryshimet e reja ne kabinetin qeveritar. Keshtu sipas ketij lajmi zyrtar, propozohet qe Z.Lulzim Basha, aktualisht minister I trasporteve ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të shkarkohet nga kjo detyrë, pasi emërohet ministër i Punëve të Jashtme, ne vend te Besnik Mustafajt. Ndersa sipas ketij propozimi Z. Sokol Olldashi te emërohet ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Nderkaq me propozim të Ministrit të Financave, Kryeministri Berisha nxorri urdhërin për lirimin nga detyra të zotit Alfred Prifti, Drejtor i Përgjithshëm i tatimeve dhe emërimin në këtë detyrë të zonjës Gerta Picari, ecila ka kryer detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Institutit të Statistikave (INSTAT), që prej janarit te vitit 2006.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Doreheqja e Mustafajt, PD: Basha, Ministri i ardhshem

    • Pas doreheqjes se parevokueshme te shefit te diplomacise shqiptare dalin emrat e parë për zëvendësimin e Besnik Mustafajt

    Pas doreheqjes se ministrit te jashtem Besnik Mustafaj kabiteti i kryeminsitrit Berisha mund te riformohet. Burime brenda selise blu shprehen se zoti Mustafaj do te zevendesohet nga Ministri aktual i Transporteve Lulzim Basha, nderkohe qe ish ministri i Brendshem Sokol Olldashi do te zere vendin e zotit Basha. Levizjet brenda kabinetit qeveritar nuk jane konfirmuar ende zyrtarisht. Nderkaq sot ne mediat e shkruara eshte perfolur edhe emri i ministrit aktual te Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli si nje nga kandidaturat e mundshme per te perfaqesuar politiken e jashtme te Shqiperise ne arenen nderkombetare.
    #VamosArgentina

  18. #18
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Po pse, u terhoq vertet vete Z.Mustafa mendoni ju? Edhe une 15min perpara pashe qe vendin e tij do ta zinte Lul Basha, ndersa tek transportet Olldashi(Robespieri i zgjedhjeve te fundit lokale). Me sa duket ky i fundit e kishte perioden T>∏, se sic e shihni po riciklohet!
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Deklarata e plote e Ministrit Mustafaj

    Ndodhem para jush për t’ju njoftuar se i kam paraqitur dorëheqjen e parevokueshme Kryeministrit Berisha. Dua të theksoj, me këtë rast, se kjo periudhe që kam punuar në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme është eksperienca më e pasur, më e jashtëzakonshme që kam patur në jetën time. Është një eksperience shumë e çmuar dhe përfitoj nga rasti që të falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar dhe më kanë ndihmuar në krijimin e kësaj eksperience. Falenderoj, në radhë të parë, Kryeministrin Berisha i cili e ka pranuar tre muaj më parë, në analizën që i bëri punës së Qeverisë 2006, se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diplomacia Shqiptare ka qenë tërësisht e suksesshme në kryerjen e misionit të saj. Falenderoj Trupin Diplomatik në Tiranë, me të cilin kam patur një dialog shumë të hapur, shumë të sinqertë dhe të vazhdueshëm. Siguroj Trupin Diplomatik në Tiranë dhe, nëpërmjet tyre, siguroj qeveritë e tyre se do të vazhdoj të mbaj një dialog të hapur dhe miqësor. Shqipëria tashmë ka shumë miq dhe ky është një kapital shumë i çmuar i saj. Falenderoj Trupin Diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë me të cilët kam punuar hapur dhe me një devocion të plotë për të realizuar programin e Qeverisë Shqiptare. Unë dua, me këtë rast, gjithashtu, të theksoj se këtë eksperience të pasur ta ve në shërbim të plotësimit të objektivave të qeverisë për reforma të thella dhe të gjithanëshme në të cilat do të sigurohet plotësimi i atyre standardeve pa të cilat nuk ka as integrim në NATO dhe as në BE. Jam i bindur se shoqëria shqiptare ka energji të mjaftueshme, ka vizion të mjaftueshëm për realizimin e këtyre objektivave.
    #VamosArgentina

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Edhe kryeministri Berisha ka dale me nje qendrim zyrtar lidhur me doreheqjen e Mustafajt. Nepermjet nje deklarate per shtyp te bere publike ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave, Kryeministri Berisha shpreh vleresimin dhe falenderimin e tij për bashkëpunimin e cmuar që ka patur me zotin Mustafaj dhe kontributin e tij si Minister i Jashtëm në përmbushjen e objektivave madhore të qeverisë si në procesin e Integrimit të Shqiperisë në Bashkimin Europian dhe afrimin në NATO. Me keqardhje, Kryeministri tregon mirëkuptim për vendimin.
    #VamosArgentina

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  2. Besnik Mustafaj tërhiqet nga gara për kreun e PD-së dhe politika
    Nga [Perla] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 16:13
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Mustafaj: S'do ketë dy shtete shqiptare në Ballkan
    Nga Qerim në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 21:31
  5. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •