Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Dr. Rugova, të premtën, dëshmon në Hagë

    Dëshmi e pritur tashmë shumë kohë

    Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, do të dëshmojë në Hagë të premtën, më 03 maj 2002. Ai tashmë është vendosur në Hagë dhe pret radhën për dëshmi. Ky është një rast i veçant dhe shumë i rëndësishëm që Dr. Rugova publikisht do të mund ta akuzojë Millosheviqin për atë çfarë ka ndodhur gjatë luftës me te dhe famijlen e tij

    Deri tash kemi dëgjuar vetëm spekulimet e Millosheviqit lidhur me ketë takim. Kemi dëgjuar edhe spekulimin, apo të vërtetën se policia serbe ka shpëtuar Dr. Rugovën nga UÇK-ja, e cila sipas Millosheviqit kishte vendosur ta likuidojë Dr. Rugovën. Të shohim, aktorët së shpejti do të gjinden në skenë, të premtën, por kësaj radhe në role të ndryshme.
    [


    Durimi është më e madhja trimëri.


  2. #2
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Sapo filloi dëshmimi i Dr. Rugova dhe mund të ndiqet drejtpërdrejt psh. në radio-kosova.com.
    të gjitha me masë!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Presidenti i Kosovës ka sfiduar rëndë të akuzuarin Millosheviq, raportojnë mediat

    Nju Jork, 4 maj - Media elektornike amerikane, si CNN, NBC, CBS, FoxNews, ABC e tjer, kanë raportuar për dëshminë e djeshme të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, disa herë edhe direkt (live from the Hage). Ato kanë theksuar se Presidenti i Kosovës ka sfiduar rëndë akuzuarin Millosheviq, duke ia numëruar krimet e luftës në Kosovë.
    Të dërguarit specialë në Hagë, thanë se Presidenti Rugova tanimë, në rolin e dëshimtarit ishte shumë më superior se çka është pritur. Sukses media ka konsideruar ballafaqimin ose marrjen ne pyetje edhe nga i akuzuari Millosheviq, dhe përgjigjet që ka bërë Dr. Rugova. Ndërkaq, në qarqet e gazetarëve vlerësohet se dëshmia e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugovës, përfundimishtë, qartësoi shumë dilema apo spekulime të krijuara më parë posaçërisht në mediat të ndryshme dhe caqe të ndryshme serbe, shqiptare apo edhe të huaja. Të cilat gjithmon kanë vepruar në mënyra spekullative rreth veprimit politik dhe impaktit të zotit Rugova në dhjetëvjeçarin e kaluar.
    Dr.Rugova, me kompetencë sqaroi me shumë siguri edhe pohimin e mëparshëm të Milosheviqit e cili edhe në këtë seancë gjyqësore insistoi në atë se kinse Dr. Rugova, ka qene cak i sulmit të, siç i quan ai, "terroristëve" të UÇK-së, apo të Hashim Thaçit, dhe se UÇK-ja, është terroriste dhe e formuar dhe e sponsorizuar nga droga e mafia ndërkombëtare e grupe terroriste islamiste. Presidenti Rugova, sipas të gjithë reporterëve me dinjitet e ka hudhur poshtë këtë të pavërtetë duke dalë hapur në mbrojtje të UÇK-ës, dhe rrëzuar të pavërtetat.
    Pra, sipas medias amerikane, sqarimet dhe të daljes në dritë të fakteve që ka paraqitur sot Presidenti i Kosovës, të cilat edhe më shumë do ta ngarkojnë të akuzuarin për krime të luftës dhe bashkëpunëtoret e tij, e quajnë edhe një sukses të madh të Presidentit shqiptar të Kosovës Ibrahim Rugovës, dhe se Millosheviqi rrezikon burgun e përjetshëm.


    Durimi është më e madhja trimëri.


  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Disa pjesë nga dëshmia e Dr. Rugovës në Hagë

    (Një pyetje nga prokuroria)

    ….Prokurori Nice: Erdhi një kohë kur u formua UÇK-ja, çfarë qëndrimi mbajtën autoritetet serbe ndaj LDK-së, kur u formua UÇK-ja, a i trajtuan ato një soj apo bënë dallime mes tyre?

    Dr. Rugova: Ata nuk kanë bërë dallim në mes të UÇK-së, kur u paraqit në vitin ’97-’98 dhe LDK-¨se. Represioni ka vazhduar njëjtë ndaj aktivistëve të LDK-së dhe ndaj qytetarëve.

    ………….Komenti im: Në atë kohë, përveç disa partive të vogla dhe fare të parëndësishme, në Kosovë, por edhe jasht, nuk kishte tjera part përveç LDK-së dhe UÇK-së, e kojo e fundit ishte krijesë e të parës, por LPK e përvetësoi pa i pyetur fare çlirimtarët e Kosovës...... LPK e Xhavitit i shkaktoi dëme të mëdha duke e lidhur politikisht UÇK-në me Fatos Nanon.......

    « UÇK ishin njerëz që kanë raguar ndaj dhunës dhe represionit shumëvjeçar në Kosovë. Pra qëllimi i tyre ishte që të arrihet liria, të mbroehn njerëzit, pra ky ishte qëllimi i tyre. »

    Mej : Pyetrja ishte kështu: A ishte UÇK-ja kryesisht një grup i grupeve pa lidhje, pa komadë të njësuar. A mund të na thoni gjë Z. Rugova.?

    Dr. Rugova: Ju lutem, në fillim ato kanë qenë grupe që janë organizuar për mrojtje dhe siguridhe ka qenë shumë vështirë që të hyjnë, që të jenë në një komandë si ushtri e rregullt apo diçka tjetër, por me kohë janë unifikuar dhe kanë psur një komandë të përbashkët . Kjo është përshtypja ime.

    Millosheviq: A është e saktë se këta ishin të gjithë kriminelë të cilët ishin të financuar, të stërvitur dhe të mbështetur nga sherbime të huaja, kryesisht gjermane, ishte sherbimi sekret gjerman.

    Dr.Rugova Jo, jo ju lutem.

    Millosheviqi:A ishte UÇK-ja një organizatë terroriste?

    Dr. Rugova: Jo nuk ishte, por ishin njerëz që kanë reaguar ndaj dhunës dhe represionit shumëvjeçar në Kosovë. Pra qëllimi i tyre ishte të arrihet liria, të mbrohen njerëzit, pra ky ishte qëllimi i tyre.

    Millosheviqi Z. Mej, pasiqë ju mua po më tregoni që të mos mbaj fjalim, ju lutem sihurohuni që deshmitari mos të mbajë fjalim, por tu përgjigjet pyetjeve të mia.

    Mej: Nuk ka nevojë për fjalime, por t’i kishit pyetjet e shkurtëra , atëherë edhe përgjigjet do të kishin qenë të shkurtëra.

    Millosheviq: Në këto pyetje ai mund të përgjigjet me po ose jo. Pra ai po thotë ko nuk ishte organizatë terroriste dhe pastaj po mban një fjalim për ata që ishin çlirimtarë apo ku di unë që nuk ishte fare e domosdoshme. Megjithatë, unë tani do t’ju lexoj një citat e ju do të më thoni a është e saktë apo jo. “UÇK-ja ishte një përzgjedhje grupesh duke përfshirë gangsterët, mercenarët, fashistët, bile edhe njerëz që pretendonin që ishin ithtarë të udhëheqjes marksisite të Shqipërisë së Enver Hoxhës. Titulli është “Solider of mission”. A është I saktë ky përkufizim?

    Dr. Rugova: Jo

    Gjkatësi: Kush është autori i saj?

    Millosheviq: Është 25 prill data, tani unë do të tregoj vitin, 25 prill ‘pp. Gaj Wilson.

    Mej: Ju lutem të më jepni burimin para se të citoni diçka. Është e drejtë e deshmitarit si dhe është një domosdoshmëri.

    Millosheviqi: Jo nuk e kuptoj që qenka e drejtë e deshmitarit. Tani unë mund të bëjë një kundërpyetje. Çështja e kundërpyetjes është që të tregoj a është ky përkufizim i saktë apo jo.?

    Dr. Rugova: Jo ato janë shkrime gazetash.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosovar : 05-05-2002 më 08:01


    Durimi është më e madhja trimëri.


Tema të Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Boat Party te Premten me 2 Mars 2007
    Nga Bledari në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-02-2007, 19:54
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Maks Gjerazi ("magje")
    Nga macia_blu në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-11-2004, 11:14
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •