Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Diellza Kolgeci - Modele

    Festat i dua pėr vete

    “Vitin 2006 nuk do ta veēoja si vit tė sukseseve tė mia, por do ta veēoj si vitin e fillimit tė sukseseve tė mia”, tha Diellza. Intervistė e Diellza Kolgecit dhėnė gazetės Iliria Post.


    Ē’farė pritet nga ju nė vitin e ardhshėm, do tė mbeteni aktore, kėngėtare apo modele?

    Diellza: Sė pari dua t’ju them se kėto profesione, qė i cekėt, aktore, kėngėtare dhe modele, pėr mua nuk janė profesione, por thjeshtė diēka qė relaksohem. Ėshtė sport i shpirtit tim dhe me to merrem atėherė kur dua unė, e jo kur e kam obligim. Do tė vazhdoj edhe nė tė ardhmen tė merrem me to, por kurrė nuk do jenė pėr mua primare.

    Na flisni diēka mė shumė rreth videoklipit tuaj? Cilėt janė bashkėpunėtorėt?

    Diellza: Videoklipi ėshtė gjiruar nė Egjipt dhe Prishtinė. Skenari, regjia, kostumografia dhe organizimi ėshtė bėrė nga unė, asistuar nga Majlinda Bedrolli. Kam bashkėpunuar me produksionin Pixels, ndėrsa pėr aktorė kam zgjedhur Donat Qosjen, Adhurim Demi dhe pjesėmarrėsit e tjerė Majlinda Bedrollin, Lorinda Kolgecin. Sarandėn, Violeten, Rrezen, Sarėn etj.

    Me gjithė kėto hobe, e keni lėnė anash profesionin si kreatore?

    Diellza: Kam studiuar nė New York pėr dizajn tė modės, kėshtu qė mė shumė do tė thosha qė kėtė e kam profesion, megjithatė edhe kėtė e fus dhe nuk e ndaj nga kėto degėt e tjera tė artit. Me art merrem kur dua tė bėj diēka tė re dhe deri mė tani ia kam arritur qėllimit.

    Keni refuzuar njė mori ftesash qė u janė bėrė pėr Vitin e Ri?

    Diellza: Kam pasur ftesa qė tė shkoj jashtė vendit, por festat kam dėshirė qė tė jenė pėr mua dhe tė mos merrem me punė. I kaloj vetėm me njerėzit qė i dua, nuk ėshtė me rėndėsi se nė cilin vend i kalojmė. E rėndėsishme ėshtė qė tė jemi bashkė.

    Cili ka qenė fund viti mė i mirė pėr ty dhe pse?

    Diellza: Nuk do tė dija ta veēoja, sepse ka shumė dhe secila e ka rėndėsinė e vet.

    Si e cilėsoni ju vitin 2006. A ka qenė viti i sukseseve tuaja?

    Diellza: Jo, nuk do ta veēoja si vit tė sukseseve tė mia, por do ta veēoj si vitin e njė fillimit tė sukseseve tė mia.

    Cila ka qenė dhurata mė e mirė qė keni marrė pėr festat e Vitit tė Ri?

    Diellza: Dhurata me ėmbėlsira tė ndryshme qė i dhurohet edhe fėmijėve, pėr mua ėshtė dhurata mė e mirė qė tė ma dhurojnė pėr Vitin e Ri.

    Ē’ka do tė ndryshonit vitin e ardhshėm?

    Diellza: Atė gjė e di vetėm Zoti.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  2. #2
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Diellza Kolgeci i dha nje freski perhere skenes shqipe jo vetem si aktore dhe kengetare por ajo me shamrin e saj ngriti edhe me lart figuren e vajzes se delire shqiptare duke e prezentuar ne manifestime te ndryshme brenda dhe jashte kufijve shqiptare.
    Koheve te fundit ajo ka themeluar edhe organziaten e saj rinore FER-Fuqia e rinise e cila stimulon dhurimin vullnetar te gjakut dhe trajton probleme tjera qe e preokopojne rinine kosovare.
    Eshte nje engjell per mendimin tim dhe perhere do ta kete vleren e saj si nje nga modelet e para ne Kosove.
    ArsGothicė

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Diellza Kolgeci behet shkrimtare

    Eshte nje nga ikonat e bukurise kosovare. Nje vajze e re, qe me ambicien e pashoq, ka zgjedhur qe t'i beje te gjitha, aq sa edhe per vete ate eshte e veshtire qe te numeroje fushat ku ka eksperimentuar deri me tash. Diellza Kolgeci eshte teper e njohur ne Kosove, ndersa ketu tek ne ka bere me teper buje me klipin e saj te pare muzikor te quajtur "Si Kleopatra", me pjesemarrjen ne klipin e Ciljetes, si dhe ne shfaqjen per here te pare me nje pjese vallezimi ne kengen e Armend Rexhepagiq, me te cilen ky i fundit debutoi tek "Kenga Magjike 2006". Muzika nuk ka qene ndonjehere qellim ne vetvete per 28 vjecaren simpatike, "Pasi kam mundur qe te provoj te gjithe fushat e artit dhe vetem muzika me kishte mbetur e pa eksploruar. Sigurisht qe klipi im i pare nuk ishte dicka e pa pritur, pasi kam marre pjese ne disa evente muzikore si e ftuar speciale apo si figurante dhe deshira per muziken me shtyu qe te beja dicka te re. Klipi im i pare eshte pritur mjaft mire, e kjo eshte nje arsye me teper qe me ben te punoj edhe per nje klip te ri, te cilin do e realizoj me nje studio te njohur muzikore ketu ne Kosove", thote ajo.

    Duket se marredheniet me te mira i ka me pasarelat e modes dhe dizanjimin. Pasi ka hapur nje atelie te sajen, kliente te se ciles sot jane bere emra te njohur te artit, ajo eshte perzgjedhur si modele per disa marka veshjesh e reklamash prestigjoze, jo vetem ne Kosove por edhe ne disa kryeqytete te medha te botes, ku moda eshte kryefjala e dites, si Paris, Milano e New York. "E kam vertet shume perzemer moden, dhe sidomos aspektin e dizanjimit, per te cilin une ndoqa edhe nje shkolle specializimi ne Amerike. Tek punet e mia frymezohem pergjithsisht tek elementet e vecante shqiptare, sigurisht pa lene menjane dhe ata te modern".

    Por, nisma me e fundit e vajzes se zgjedhur "Miss Body of Europe" mes mijra konkurenteve nga e gjithe bota, duket sa e cuditshme aq edhe guximtare. Nje roman autobiografik, qe do te jete se shpejti ne duart e lexuesve shqiptare, ku bukuroshja do te rrefeje aspekte te vecanta dhe njeheresh te pabesueshme nga jeta e saj. Por jo vetem! Ne faqet e librit, do te jene te gjalla fragmente te shkeputura nga jeta e Diellzes, qe me aspektin artistik, por edhe ate profesional e privat. Nje kuriozitet me shume per gjithe fansat e vajzes simpatike, qe duan te mesojne me teper detaje rreth idhullit te tyre. "Te qenit nje shkrimtare nuk eshte dicka e lehte, madje mendoj se kjo fushe kerkon impenjimin me te madh dhe talentin e padiskutueshem. Nje liber autobiografik ka qene nje deshire e kahershme, si per te kthyer nje tjeter faqe ne historine e jetes time, qe si shume njerez te tjere te thjeshte kam patur edhe une ato ulje ngritjet e mia, fatkeqesi, e ne nje prej tyre eshte rrezikuar edhe jeta ime. Mendoj se eshte nje nisme e vecante, qe uroj te dale e sukseshme deri ne fund".

    Diellza Kolgeci mund te quhet me plot gojen, vajza qe i ben te gjitha. Sigurisht, diku me profesionalisht e diku e shtyre nga pasioni ajo ka ditur gjithmone te menaxhoje me sukses cdo etape te jetes se saj. Edhe kur mendon qe t,i hyje politikes, pasi fakulteti qe po ndjek aktualisht eshte ai ne profilin e shkencave politike. E nje karriere e tille nuk eshte dicka e papritur, pasi babai i saj eshte nje politikan i njohur ne Kosove.

    Ndersa, per te ka ardhur krejt natyrshem edhe eksperienca ne kinematografi, ku deri me tani numeron disa role si aktore protagoniste.

    Nese do te vazhdonim me tej lista do behej edhe me e gjate, por kjo per Diellzen eshte e gjitha deshire per te qene nje femer e kompletuar. Edhe aktrimi, edhe te shkruarit apo kenga mbeten serish ceshtje pasioni per te, pasi vendin e pare ne gjerat serioze te jetes vazhdon t'a mbaje modelingu dhe dizanjimi, ku dhe atje 28 vjecarja ja ka dale mbane me sukses!

    KORRIERI
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ja disa foto te Diellzes:





    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Ja edhe nje

  6. #6
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Provoi shum sene !

    Provoi shum sene po si duket eshte bere pa profesion, pervec nje bukurie qe ka, asgje tjeter nuk ka Diellza.
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

Tema tė Ngjashme

  1. Bukuri nė majė tė thonjve.
    Nga Zzanushjaa nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 18-06-2015, 17:24
  2. Modele flokėsh pėr vajza dhe djem
    Nga Enkela B. nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 336
    Postimi i Fundit: 24-10-2011, 09:21
  3. Modele Karrikesh per Kompjutera.
    Nga benseven11 nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 03:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •