Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Miratohet në kuvend ligji për auditimin e brendshëm

    Kuvend, Nis diskutimi per 'Projektligjin e auditimit te brendshem'

    • Projektligji per auditimin e brendshem, rivotimi ne Bashkine e Elbasanit si dhe projektligji per transmetimet dixhitale jane ne qender te debateve ne seancen e sotme ne Parlament

    Ora 21:05 - Ne fjalen e tij ne Kuvend, kryeministri Berisha, ka folur per dy ceshtje : informalitetin dhe trasmetimet dixhitale. Lidhur me te paren, Berisha ka thene se qeveria eshte duke u perpjekur qe ta luftoje ate por me menyre qe dalja nga informaliteti te mos jete nje lufte e dhimbshme. Ndersa lidhur me ceshtjen e trasmetimeve numerike, Berisha tha se projektligji "Për transmetimet numerike", vendos dhe standarde të larta në interes të qytetarëve shqiptarë. “Çështja e transmetimeve numerike, është një nga qëllimet e kësaj qeverie. Ne do të bëjmë detyrën tonë të plotë ndaj TV publik, në mënyrë që t'u ofrojmë falas transmetim numerik qytetarëve shqiptarë. Qellimi yne eshte legalizimi, formalizimi dhe jo licenca. Qeveria jone nuk eshte hequr dhe as qe do hiqet as edhe nje licence per mediat. Ne keto rrethana ne vume nje ligj te cilin e morrem nga faqja e webit e nje institucioni nderkombetar. Ky ligj i firmosur nga disa deputete, u pasurua dhe u permiresua ne menyre te ndjeshme krahasuar me draftin e 3 viteve me pare I cili ishte vetem eksperimental. Monopol nuk ka dhe nuk mund te kete. I jane dhene dy frekuenca me ligj Televizionit publik shqiptar. Rrjetet private mund te perdorin cfare cmimesh te deshirojne, por do te jete te jete tregu qe te vendose shikueshmerine e tyre”, tha Berisha

    Ora19:48 - Mjaft e hapur ne debatin e lire, kane qene deputete e opozites ndaj ve vendimit te KQZ-se per riperseritjen e votimeve ne qytetin e Elbasanit. Ne fjalen e tij kreu I grupit parlamentar te PS-se, Ben Blushi, ka thene me tone te ashpra se vendimi per riperseritjen e zgjedhjeve ne kete qytet eshte nje tentative per pushtim duke e akuzuar maxhorancen se eshte duke e futur vendin ne krize. Me tej Blushi ka theksuar se tashme Elbasani e ka fituesin e saj te zgjedhur ne 18 shkurt nga qytetaret e vet ndersa ka thene se KKRT po synon te beje grusht shteti me mediat. Ndersa lidhur me mungesen e anetareve te opozites ne komisionin e medias, ku dy dite me pare eshte miratuar ne menyre te njeanshme pr/ligji per trasmetimet dixhitale, Blushi ka sqaruar se kjo mungese e opozitareve ka ardhur pere arsyen e vetme se ne komision eshte tejkaluar numri I duhur I anetareve nga 14 qe duhet te ishin ne 17 anetare, nga te cilet 10 anetare jane te maxhorances, gje qe eshte kundershtuar me force nga opozita e cila ne kete komision ka mbetur ne minorance. “Ne kemi kerkuar korrektim për formatin ilegjitim te kom. Medias. Aktualisht komisioni i medias tashmë ka 17 anëtarë, ai i cështjeve ligjore ka 21 anëtarë, komisioni i sigurisë ka 11 anëtarë, pra une kerkoj nga kryetarja e kuvendit te përcaktoje nje here e mire sa është numri i anëtarëve në komisione

    Ora 19:26 Ka nisur pak me pare seanca e pasdites e kuvendit. 60 minutat e para jane lene ne dispozicion te deputeteve per debat te lire, nderkohe qe me pas do te diskutohet per projektligjin per auditimin e brendshem, rivotimin ne Bashkine e Elbasanit si dhe projektligji per transmetimet dixhitale. Sic eshte paralajmeruar nga kuvendi, projekt-ligji per transmetimet numerike dhe dixhitale eshte lene per t’u diskutuar ne fund te seances. Lidhur me kete projektligj Opozita e ka shprehur mendimin e sja kudner duke e komentuar ate si nje projekt te klaluar nga qeveria ne menyre kacake per te goditur nje pjese te caktuar te medias. Vete kryeministri Berisha i ka bere nje mbrojtje te hapour projektit te miratuar ne menyre te njenashme nga depuetet te maxhorances ne komisionin e medias, duke vleresuar se projektligji eliminon monopolet dhe legalizon keto lloj trasmetimesh. Per perseritjen e zgjedhjeve ne Elbasan, opozita e bashkuar deklaroi sot se nuk e njeh vendimin e KQZ-se dhe se njeh Qazim Sejdinin si kryetar te bashkise ‘Elbasan’.

    Nderkohe, persa i perket projektligji per tarsmetimet dixhitale, demokrisani Nikoll Lesi ka paralajmeruar se do te beje c’eshte e mundur per te mos lejuar kalimin e ketij ligji duke ndikuar tek kuorumi ne salle per te cilen ai ka thene se nuk do te mund te behen dot 71 deputete, duke bere qe ligji te mos kaloje ne kete seance pa u marre parasysh dhe nje amendament i tij

    Ora 17:21 Projektligji per auditimin e brendshem pritet te ngjalle debate te ashpra sot ne Kuvend ku do te paraqitet me procedure te pershpejtuar. Behet fjale per nje perpjekje te qeverise per te kontrolluar financat e pjeses me te madhe te institucioneve kushtetuese nga Auditimi I Brendshem qe varet direkt nga ministria e financave. Ky ligj duket se do te akuzohet edhe per perplasje me Kushtetuen, e cila ia jep kompetencen e ketij kontrolli, nje institucioni te pavarur sic eshte kontrolli I larte I shtetit. Sipas pr/ligjit, tani edhe Kontrolli I Larte I Shtetit do te kontrollohet nga Ministria e Financave. Vete kreu I KLSH republikani Robert Ceku shprehet se ka derguar nje raport kontestues ne te gjitha grupet parlamentare dhe ne Komisionin e Ekonomise. Per te nuk ka kuptim qe kontrollin per shpenzimin e buxhetit ne deget e ekzekutivit ta beje vete qeveria. Por keto verejtje nuk jane marre parasysh ne komisionin e ekonomise qe e kaloi ligjin per miratim ne séance plenare ku pritet sot te kete perplasje te ashpra dhe te kritikohet serish kryeministri se po kerkon te perqendroje gjithe pushtetet ne doren e tij.

    Megjithate, jo vetem ceshtja e auditimit te brendshem, por edhe rivotimi ne Bashkine e Elbasanit pritet te shkaktoje debate ne seancen e pasdites ne Kuvend. Opozita deklaroi se vendimi i KQZ eshte absurd. Ne nje konference te perbashket per shtyp lideret e opozites kundershtuan vendimin e KQZ per perseritje te zgjedhjeve ne Elbasan, duke e cilesuar absurd ate. Ata theksuan se 5 antaret e KQZ qe votuan kete vendim do te mbajne pergjegjesi.

    Nderkohe objekt debati do te jete dhe pr.ligji per transmetimet dixhitale. Demokristiani Nikoll Lesi ka paralajmeruar se do te beje c’eshte e mundur per te mos lejuar kalimin e ketij ligji duke ndikuar tek kuorumi ne salle, per te cilen ai ka thene se nuk do te mund te behen dot 71 depuetete duke bere qe ligji te mos kaloje ne kete seance pa u marre parasysh dhe nje amendament i tij. News 24 do transmetoje dirtekt seancen e pasdites. (I.K.)
    News24

    Ballkanweb
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Ligji për Auditin përmbush kërkesën e Komisionit Europian


    Bode: KLSH-së nuk i hiqet asnjë kompetencë


    Kuvendi miratoi dje me shumicë votash Ligjin e Auditimit të Brendshëm, i cili synon rritjen e transparencës dhe efektivitetit në përdorimin e fondeve publike. Hartimi i ligjit të ri u bazua në reformat në fusha të ndryshme të financave publike, të cilat kërkojnë një institucionalizim ligjor më të plotë si dhe në kërkesat për një përcaktim më të qartë të fushës së zbatimit të ligjit. Ligji synon përmirësimin e standardeve të punës për realizimin e procedurave të auditimit, në përputhje me ato ndërkombëtare dhe me praktikat më të mira të vendeve të BE-së, me qëllim plotësimin e kërkesave për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, nevoja për ndryshimin e ligjit ka lindur që në vitin 2005, kur Komisioni Europian i kërkoi qeverisë shqiptare të përcaktonte funksionet e auditit të brendshëm në raport me Kontrollin e Lartë të Shtetit. Ai hodhi poshtë pretendimet e disa deputetëve të opozitës, të cilët e cilësuan projektin si një tentativë për t'i marrë kompetencat Kontrollit të Lartë të Shtetit. "Shqetësimi për dualitetin e këtij institucioni me KLSH-në nuk qëndron, sepse bëhet fjalë për dy institucione që janë të ndryshme, pavarësisht se mund të kontrollojnë të njëjtat objekte. KLSH kontrollon përdorimin eficient të fondeve publike, ndërsa auditi i brendshëm synon përmirësimin e punës, duke kontrolluar ekzekutimin e punës në veprim e sipër", sqaroi ministri i Financave. Sipas tij, shtrirja dhe zgjerimi i objektit ka qenë edhe në ligjin ekzistues, ku ministri i Financave mund të urdhëronte ushtrimin e kontrolleve në institucionet që ai mendonte se duhej të bëhej kontroll.

    Bode paraqiti një raport të partnerëve ndërkombëtarë, të cilët, siç citoi ai, kanë dhënë vlerësime mjaft pozitive për projektin në fjalë, duke e cilësuar atë si të domosdoshëm për t'u miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. "Aktualisht ekziston një keqkuptim mes auditit të brendshëm dhe atij të jashtëm. Ligji i buxhetit qartëson se këto dy struktura janë të ndryshme nga njëra-tjetra dhe nuk kanë përplasje mes tyre. Me këtë ligj, KLSH-së nuk i hiqet asnjë kompetencë. Elementët e konsideruar jo të përshtatshëm me standardet e BE-së janë hequr gjatë diskutimit të projektit me partnerët tanë në Bruksel, ekspertët e KE-së dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit në Bruksel", nënvizoi më tej Bode. Në hartimin e ligjit është bashkëpunuar me qendrat e specializuara dhe me ekspertë të shquar brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, drafti siguron përmirësimet e mundshme të propozuara nga KLSH dhe ekspertë të ministrive të linjës; pushteti vendor, shoqëria civile dhe bota akademike. Në hartimin e ligjit janë marrë parasysh mendimet e institucioneve financiare ndërkombëtare siç janë: FMN, Banka Botërore, Bashkimi Europian, USAID dhe SIGMA. Në të njëjtën kohë, projekti synon të zgjidhë probleme që has sistemi i auditimit në vend. Ky ligj do të zbatohet në të gjitha institucionet publike, veprimtaria e të cilave mbështetet në pronën publike dhe që përdorin fonde nga buxheti i shtetit apo nga organizmat ndërkombëtare. Fusha e zbatimit të këtij ligji përfshin të gjitha institucionet e qeverisjes qendrore, organet e pushtetit vendor, institucionet e tjera qendrore dhe vendore që kryejnë funksione publike, institucionet e pavarura e shoqëritë tregtare ku kapitali shtetëror është mbi 50%. Auditimi i brendshëm është një veprimtari e pavarur që siguron menaxhimin dhe këshillon për veprimtarinë drejtuese për përdorimin efektiv të fondeve dhe përmirësimin e veprimtarisë së subjekteve të audituara. Kontrolli i brendshëm është procesi i përcaktimit të politikave, i funksionimit për të ndihmuar që programet të arrijnë rezultatet e synuara, duke përdorur burimet, asetet pronë publike, në përputhje me qëllimet dhe objektivat, që ato të jenë të mbrojtura nga shpenzimet e pajustifikuara, nga keqadministrimet dhe mashtrimet. Auditimi i brendshëm në sektorin publik mbështetet në parimet e ligjshmërisë, pavarësisë, paanësisë dhe fshehtësisë. Zbatimi i parimit të ligjshmërisë nënkupton respektimin e Kushtetutës të legjislacionit shqiptar dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë. Zbatimi i parimit të pavarësisë nënkupton ushtrimin e veprimtarisë për përcaktimin, planifikimin, realizimin dhe raportimin e veprimtarisë së auditimit jashtë çdo ndikimi që cënon apo mund të cënojë objektivitetin. Paanësia e këtij kontrolli mbështetet në pasqyrimin objektiv dhe transparent në dokumentat përkatëse të të gjitha fakteve dhe rrethanave që lidhen me veprimtarinë e subjekteve të audituara. Ndërsa parimi i fshehtësisë nënkupton trajtimin konfidencial të të dhënave të tjera të administruara gjatë auditimit, sipas parashikimeve të këtij ligji.

Tema të Ngjashme

  1. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar të partisë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  2. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Auditimi i Brendshëm
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 05:45
  4. Kanun e Kuvend .
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 22:21
  5. Çlirimi i Frymës
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •