Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 174
  1. #1

    Sa të vegjël jemi në Univers

    Sa te vegjel dhe te paperfillshem qe jemi ne Univers?

    Kete me mire se cfare do gje tjeter e tregojne fotot e meposhtme. Ato jane bere duke treguar Token re raport me planetet e tjere te sistemit tone diellor. Me pas vete Diellin tone ne raport me yje te tjere dhe me pas keto yje (jashtezakonisht te medhej) ne raport me yje te tjeter edhe me superiore ne madhesi. Eshte e veshtire te imagjinohet masa e frikshme e ketyre yjeve dhe planeteve. Dhe kjo eshte vetem ajo qe dime per momentin. Tema ska shume nevoje per fjale pasi fotot e tregojne me se miri por per te gjithe te apasionuarit e astronomise, ketu shume mire mund te postohen foto interesante nga sistemi jone diellor si dhe nga sistemet e tjera qe tani realizohen nga teleskope shume te fuqishem te tipit Hubble.

    Pra foto e pare (me dy pjese) paraqet Planetin Toke ne raport me planetet e tjere te sistemit tone diellor. Ndersa pjesa e e dyte te fotos tregon madhesine e ketyre planeteve ne raport me vete yllin tone.




    Foto qe vijon (perseri me dy pjese) tregon Diellin tone ne raport me disa yje te tjeter ku ai qe kryeson eshte nje gjigand i vertete. Dhe pjesa e dyte e fotos tregon kete gjigand ( te krahasuar me diellin tone) qe ne fakt eshte nje pike e paperfillshme ne raport me yje te tjere supergjigande.





    Vetem me foto te tilla mund te krijosh nje ide sado te vaget per madheshtine e universit dhe sa te vegjel jemi ne ne kete univers.
    Ju ftoj ta pasuroni kete teme me foto dhe komente sa me ilustruese qe te jete e mundur.

  2. #2
    Fotoja e meposhtme tregon nje harte te diellit tone ajo pjese e universit me sisteme te tjera diellore qe jane ne nje distance 12.5 vjet drite larg nga ne.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    Ndersa kjo foto



    tregon numrin e yjeve ne ate pjese te universit te cilat kane nje distance prej 20 vjet drite nga ne. Numri i ketyre sisteme diellore eshte 83 te njohur prej nesh te cilat perfshijne 109 yje dhe 8 xhuxhe kaf ose sic njihen ndryshe me emrin brown dwarf.

  4. #4
    Ketu kemi nje tjeter foto qe tregon nje numer yjesh te cilet jane me te ndritshem se magnituda 6.5 dhe me nje distance prej 50 vjet drite. Pra te gjithe keta yje mund te shihen me sy ne qiellin e nates. Jane 133 yje te paraqitur ne kete harte. Shumica e tyre jane te ngjashem me diellin tone dhe ka mundesi qe te permbajne planete te shumte si Toka. Ka peraferisht 1400 sisteme yjore ne kete volum te hapsires qe permban 2000 yje dhe kjo harte tregon vetem 10 % te yjeve me te shndritshem. Dielli yne i pare ne nje distance prej 50 vjet drite larg do dukej si nje yll i magnitudes 5.8 pra i zbehte dhe mezi i dallueshem me sy.


  5. #5
    Kjo harte eshte nje permbledhje e 1500 nga yjet me te shndritshme qe shtrihen 250 vjet drite larg. Te gjithe keta yje jane shume me te shndritshem se dielli yne dhe shumica e tyre mund te shihen me sy. Rreth nje e treta e yjeve te dukshem me sy, gjenden brenda distances prej 250 vjet drite larg. Sidoqofte kjo eshte nje pjese fare e vogel e galaksise sone.


  6. #6
    Harta e meposhtme eshte nje qoshe e galaksise sone Rruga e Qumeshtit. Dielli eshte i vendosur ne krahun e Orionit - nje krah fare i vogel i krahasuar me Krahun e Shigjetarit i cili gjendet me afer qendres se galaktikes. Harta tregon disa yje te cilet jane te dukshem me sy dhe qe ndodhen ne thellesi te krahut te Orionit. Grupi me i dallueshem i yjeve jane yjet kryesore ne konstelacionin e Orionit nga ku krahu spiral merr dhe emrin e tij. Te gjitha keto yje jane gjigande te shndritshem dhe yje supergjigande, me mijera here me te shndritshem se Dielli. Ylli me i ndritshem ne harte eshte Rho Cassiopeia (p Cas) - 4000 vjet drite larg nesh. Me sy duket si zbehte por ne fakt eshte nje supergjigand 100 mije here me i ndritshem se dielli jone.


  7. #7
    Ndersa kjo harte tregon yjet me te ndritshem ne nje distance deri ne 2000 vjet drite larg. Cdo pike e kesaj harte eshte nje yll aktual i listuar ne katalogun Hipparcos sipas planit te galaktikes. Nje total prej 6481 yjesh jane vendosur ketu dhe sejcili prej tyre eshte nje qind here me i ndritshem se dielli yne. Kjo eshte nje harte deri diku e pranueshme pasi ndonese katalogu Hipparcos permban nje distance nga me te saktat te yjeve, gabimet behen me te medha kur distanca i kalon 800 vjet drite dhe disa prej ketyre yjeve mund te jene vendosur disa qindra vjet me te spostuar nga pozicioni i tyre aktual. Ketu duket qarte struktura e Krahut te Orionit.


  8. #8
    Kjo harta ketu eshte ajo e grupeve me kryesore te yjeve dhe mjegullnajave qe shtrihen deri ne 10000 mije vjet drite larg. Harta eshte bere ne menyre te tille qe ne e shikojme ne menyre te tille duke patur diellin tone ne qender te saj. Pothuajse cdo yjesi dhe mjegullnaje e njohur eshte e shenuar ne kete harte. Per shkak te pluhurit dhe gazit qe ndodhet ne galaksi dhe nderhyn ne pamjen vizuale me teleskop eshte shume e veshtire te shikosh pertej kesaj distance ne planin galaktit.


  9. #9
    Kjo harte tregon shtrirjen e plote te galaksise sone Rruga e Qumeshtit - nje galaksi kjo spirale me te pakten 200 miliard yje. Dielli jone eshte i vendosur thelle ne brendesi te Krahut te Orionit, rreth 26 mije vjet drite larg nga qendra. Drejt qendres se Galaksise, yjet jane te mbledhur grup, shume me afer sec jane ketu ku jemi ne. Vini re pranine e yjesive te vogla te cilat shtrihet mjaft jashte planit te Galaksise dhe dalloni po ashtu pranine e galaksive xhuxhe ne afersi - Xhuxhin Shigjetari i cili eshte duke u gelltitur me ngadale nga galaksia jone.


  10. #10
    Kjo eshte nje harte e galaksise sone Rruga e Qumeshtit e pare nga siper.
    Dielli jone eshte njeri prej 200 miliard yjeve ne kete galaksi tipike spirale e cila ka nje diameter prej 90 mije vjet drite.




  11. #11
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    As Above So Below-nder shume kuptime mund te jete edhe pafundesi jashte dhe pafundesi brenda

    s'jemi dhe aq te vegjel jo

  12. #12
    Citim Postuar më parë nga BARAT
    As Above So Below-nder shume kuptime mund te jete edhe pafundesi jashte dhe pafundesi brenda....
    Sakte !!!

    Po paraqes nje tjeter seri fotosh te karakterit krahasues. Eshte e ngjashme me fillimin e temes por gjeta disa yje te tjere qe e bejne Antares te duket si nje pike e vogel ne qiell e krahasuar me ata. Madhesia eshte kaq e paimagjinueshme sa nuk e pershkruaj dot me fjale. Gjykojeni vete nga fotot. Po i grupoj duke i vendosur gradualisht sic ishin te paraqitura ne prezantim.



  13. #13

  14. #14

  15. #15

  16. #16

  17. #17

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    shpresa vranari (12-12-2018)

  19. #18


    Dhe foto e fundit e tregon edhe njehere madhesine e frikshme te ketij ylli supergjigand. Shikojeni raportin e Diellit tone me te dhe mundohuni te imagjinoni se cfare pafundesie eshte. Canis Majoris ose Qeni i Madh eshte ylli me i madh qe njihet deri me sot. Ky yll ndodhet ne Konstelacionin Canis Majoris dhe ka nje largesi prej 2600 vjet drite nga planeti yne.

  20. #19
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Darius me lejo te fus kto foto qe kam gjetur tek kjo teme Pergezime per temen dhe inisiativen..

    Ktu eshte nje pamje e tokes ndaj diellit

    Emri:  evapoplanet_hst_big.jpg

Shikime: 8127

Madhësia:  94.8 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 23-04-2007 më 19:52
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  21. #20
    Ekziston nje program i quajtur Celestia, i ngjashem me Google Earth por ne te njejten kohe ben dhe perllogaritje kompjuterike dhe pervec imazheve qe gjenerohen ne kohe reale, ka dhe imazhe te realizuara ne kompjuter sipas distancave. Ne foton e pare eshte nje imazh si duket Toka nga Hena. Dalloni globin tokesor si dhe Teleksopin Hubble dhe qendren hapsinore ISS.



    Ndersa dy fotot e meposhtme jane nje pamje e tokes nga siper ne pozicione te ndryshme. Per ata qe jane te apasionuar mbas astronomise ju keshilloj te merrni programin Celestia pasi eshte shume interesant dhe ju mundeson te eksploroni universin sipas deshires tuaj. Mjafton te mesoni ta perdorni dhe eshte shume i kendeshem.


Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. gjithesia ne univers
    Nga olimpiadisti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 06:44
  2. gjithesia ne univers
    Nga olimpiadisti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 06:39
  3. Kur ishim te vegjel, na mernin per dore.........
    Nga LediAA në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 05-07-2007, 19:41
  4. Kur ishin të vegjël
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 16:08
  5. A mendoni se ne per prinderit mbetemi gjithmone te vegjel?
    Nga INDRITI në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-01-2005, 04:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •