Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3

Tema: Arian Leka

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,601
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime

    Arian Leka

    Mendime pėr librat e tij poetikė “Anija e Gjumit” dhe “Strabizėm”
    Poezia e Arian Lekės ėshtė tingull i bukur si dallgė, ajo shushurinė gjethnajė, tė flet me zėrin stėrgjyshor dhe tė futet thellė, nė skutat mė tė fshehta tė shpirtit.
    Duke lexuar librin: “Anija e Gjumit”, hyn nė njė botė tė lėngshme, ku anijet, dallgėt, vjeshta, pema, gjethet, ndjenjat, dėshirat, ėndėrrat, iluzionet, Durrėsi, fėmijėria, adoleshenca, dashuria, malli, lamtumira, ankthi, tė derdhen para syve veshur me petk muzikor, aq sa lexim pėrftohet mė mirė si kėngė, njė kėngė e brendshme, qė tė ngjitet nė mendje e nuk tė shqitet, siē zakonisht na ndodh, me melodi tė preferuara e tė arshivuara nė kujtesė.
    Me detin poeti Leka, ka lidhje tė forta, aq sa mund ta quaj apo edhe ta “pagėzoj”:
    “Poet i Detit”.
    Nga libri “Anija e Gjumit” veēoj kėto poezi:
    “Murale”, “Babai Sheh Ėndėrra” .../dhe mua..., /mė duhet tė vras gjithė kuajt, /qė vijnė e mė trembin babanė, /kur ėshtė duke ėndėrruar.../
    “Tetor”, “Ti dhe Unė”, “Kapedan” /Lundro nėpėr venat e mia /kapedan ulqinak, /s’do e shohėsh dajlanin nė Bunė, /direku bashit /tė mbiu nė dorė - gisht i gjashtė; /...
    “Nė Valbonė”, Rėnia e Engjėllit Nga Qiejt” /Gjethet bien.., /nuk janė pendėt e mia, /mos i gėnjeni me stinė fėmijėt, /janė krahė tė kėputur perėndie /...
    Ėshtė libėr qė tė detyron ta veēosh nga moria e botimeve tė sotme, ta lexosh hera herės dhe autorin e tij t’ua rekomandosh edhe tė tjerėve.
    Libri poetik “Strabizėm” ėshtė njė shikim ndryshe i lėndės poetike. Lėnda poetike ėshtė futur nė laboratorin e tij krijues me tė gjithė diapazonin, ngjyrimet dhe dimensionet e saja, nga ku pėrvetėsohet, ringjizet dhe del prej andej njė amalgamė kryekėput tjetėr, diēka “strabike” apo siē shqiptohet kjo fjalė nė origjinėn e saj “Stravike”, e shtrembėruar, qė unė do ta quaja mė saktė e thyer apo e pėrthyer.
    Libri ka njė gjuhė poetike qė tė kujton atė tė pėrrallave.
    Ka rikrijime legjendash.
    Ka rikrijime legjendash moderne.
    Ka ritėm muzikor qė nuk tė lė ta ndash secilėn poezi apo ta veēosh nga tė tjerat, kjo e ben leximin nė kontinuitet tė domosdoshėm si njė simfoni ku tė gjithė instrumentet bashkohen aq mrekullisht dhe tė duket se dėgjon vetėm njė.
    Poezia e Lekes ka njė mallėngjim tė fortė pėr traditėn, pėr tė krijuar njė traditė tė re tė tijėn.
    Leka ėshtė njė poet mesdhetar i lidhur me ujin, me udhėtimet me anije, me eksplorimin, tė cilat shfaqen jo vetėm nė formė por edhe nė gjuhė.
    Gjuha e librit nuk ėshtė kozmike, por tokėsore, pėrfshin njė rajon gjeografik tė pėrcaktuar mirė, gjė qė pėrbėn dhe pasaportėn e saj.
    Edhe format e vjetra pėrshembull soneti, rondoja, e tė tjera, duke u trajtuar nė kėtė kontekst nuk janė mė njė nostalgji forme tė ngurosur por marrin njė tjetėr ngjyrim.
    Sa mė shumė ta lexosh dhe ta studiosh kėtė libėr, aq mė shumė probleme nxjerr tė cilat duhen shtruar nė tavolinė.

    Andi Meēaj

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,014
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime
    Arian Leka (lindur mė 1966) ėshtė njė nga shkrimtarėt e rinj bashkėkohorė, shqiptararė, i lindur nė qytetin e Durrėsit. Ai ėshtė editori i revistės Poeteka : revistė e poezisė dhe e kulturės poetike.

    Disa nga krijimet e tij qė mund tė pėrmenden janė :

    - Ky vend i qetė ku s'ndodh asgjė, Tirana 1994
    - Veset e tė vdekurve, Tirana 1997
    - Novela - Gjarpri i shtėpisė, Tirana 2002
    - Koleksioni me vargje - Anija e gjumit, Tirana 2000
    - Strabizėm, Tirana 2004


    Meshar
    L.Poradecit

    U nisėn peshkatarėt, varg,
    kallamat epen - shenjtėt oshėnarė.

    Lundėrza e vogėl me direk dhe velė -
    kishėz ku meshojnė tė mbyturit ēdo tė diel.

    Me hijen e poetit do nxjerrin nga nata,
    dhe peshq qė, si unė, kanė guxim tė kenė flatra...



    Blatim
    Kontrapunkt

    Kur linda,
    Zoti mė fali njė lodėr
    dhe "luaj" , mė tha, "prishe, mos kij frikė,
    mund ta nisėsh me kėmbėt,
    por mė mbarė ėshtė me sytė".

    Duart me erėn
    Uji me qerpikėt
    Kėmbėt me gurėt
    Koka me pemėt
    dhe
    Gjethet ranė kur fillova tė luaja me
    zemrėn
    Buzėt, gishtėrinjt u dogjėn
    Mbi ishuj qė fshihen hartės.

    Pastaj :
    Mendja-ēmendja-goja -loja-
    -ikja-pritja-rėnia-ngritja
    Brinja-thinja-buza-muza-
    -burri-huri-shishja-prishja
    Mėlēia-vetmia-deti-mbreti-
    -era-dera-dimri-vera
    Mushkėria-shtėpia-gota-bota-
    -kamja-troka-veshka-breshka
    ėndra-gropa

    Kur linda,
    Zoti mė fali njė lodėr
    Trupin tim :

    "Po ta kthej tė rrėgjuar
    tė dobėt tė shpuar,
    grisur e grirė,
    lėkurė krejt pa frymė,
    djegur e lėpirė, me kripė
    e me brymė,
    nga syri i limaksur
    nuk ta ruajta dot :

    Falmė,
    Falmė, Zot".



    Vdes

    Vdes!
    Pylli rrėzohet
    Vijnė zogj tė largėt,
    i rrėmbejnė zėrin, ikin nė fluturim.

    Vdekja asnjėherė, guaskė.
    Nuk mund tė falet si kujtim.

    Shpirti qėndron lart, fluturat e ndjekin.

    Vdes!
    Do vdes me tė pėrroi
    me sytė tek lumi madhėshtor.

    Kush e qetėson tani avionin,
    qė shpend nuk qenka mė?

    Vjen era, pylli, pelikani,
    rrėmbejnė, rikrijojnė gjithēka.

    Poeti vdes!
    Nė fund, fare nė fund, akademikėt.
    Arkėn bosh mbulojnė ata.



    p.s. Diskutim i pavarur mbi autorin nė Forumin Shqiptar - http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=66679

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,593
    Faleminderit
    0
    43 falenderime nė 42 postime

    Arjan Leka: Ka mė shumė frikė se jetė!

    Poeti Arjan Leka pėr herė tė parė vihet pėrballė detit. Jo si frymė romantike, pėr grinė a bukurinė e verės - por si ekzistencė, thellėsi, si perceptim filozofik, si sfidė vargjesh klasike, si gjuhė dhe intelekt.

    Nė librin e ri me poezi “Libėr deti” ėshtė mundėsia pėr ta parė jetėn nė njė lundrim mohues tė saj. Por poeti ka ndjeshmėrinė e ftohtė pėr ta kaluar kėtė nė njė ndėrgjegje njerėzore, ē’ngjet me njė psikologji krejt tė panatyrshme nga rrjedha dhe frika e kohės. Arjan Leka, nė njė bisedė sa poetike dhe tempimi historik se kush jemi ne, ēfarė i takon njeriut, dhe shkrimtarit nė njė botė ku: “Zoti shpėton dhe ata qė kanė mė shumė frikė se jetė…”

    *Kėtė javė keni hedhur nė treg poezinė e re nė “Libėr deti”. Pėr kėtė ėshtė e natyrshme t’ju pyesim si erdhi ky libėr, pse “libėr deti”, pse tani nė dimėr, pse jo nė verė, pse strukturė stinėsh, pse njė dedikim femėror, siē ju i bėni gruas suaj, Silvanės? Pra, “kush” ėshtė ky libėr?

    Shumė pse pėr njė sepse tė vetme. As para meje, as me mua dhe as pas meje detit nuk ka i ka munguar dhe nuk do t’i mungojė gjė, sikundėr asgjėje qė ekziston nuk i mungon gjė prej gjėje. Unė besoj se edhe krijesa mė e thjeshtė dhe e papėrfillshme, ajo mė e thjeshta fare, amebė apo atom qoftė, ėshtė e vetėmjaftueshme, e ndėrlikuar nė vetvete dhe e plotė, ndaj dhe ky libėr deti nuk ka ardhur si njė libėr mungese, as si libėr domosdoshmėrie, si estetikė imediate, jo se jo. Pėrmendėt “...hedhur nė treg...” Pikėshit ashtu, siē ne njerėzit jemi tė hedhur nė ekzistencėn tonė, edhe ky libėr ėshtė i hedhur jetėn e tij prej libri, madje pėr kohėn nė tė cilėn jetojmė, pėrfytyrimi nuk shkon shumė mė larg se ai ėshtė hedhur pak a shumė njėlloj si ajo qė u hidhej shikuesve nė kohėrat me gladiatorė. Mua po, mė kish munguar ky libėr deti, njė libėr krejtėsisht pėr detin, pavarėsisht faktit se edhe librat paraardhės, “Anija e gjumit”, “Strabizėm” apo edhe romani “Gjarpri i shtėpisė”, deti dhe detari kanė qenė tė pranishėm. Mendja qė shpesh nuk rron dot pa dualizėm, kėrkon tė gjejė tek titulli vargje metonimikė e eglendisje tė llojit: “Pėrderisa ka breshkė deti, dallėndyshe deti, ujė deti, gėshtenjė deti, ujk deti, fik deti, peshk deti e shumė e shumė tė tjera si kėto, pėrse tė mungojė nė katalog edhe njė libėr deti?” Pėr mua arsyeja shkon pėrtej kėrshėrisė e qė zbulohet me leximin.

    Pse nė dimėr? Ja edhe njė tabu dhe klishe tjetėr e pėrfytyrimit. Pėrfytyrimi se deti ėshtė verė, ėshtė ai, i miri, i bukuri, i dashuri, i krehuri e i lėpiri... Kjo ėshtė kartolina llustrafine e detit, jo deti vetė. Ėshtė poetizimi, jo poezia. Vetė fjala ėshtė, ndien pasigurinė mė tė madhe mes fjalėve. Sapo ti thua ėshtė kjo, ėshtė ndryshon dhe gjithēka kthehet nė mund tė jetė, mundėsi qė secili tė ofrojė versionin e tij tė pamjes.

    Krijimi i strukturės sė muajve dhe stinėve ishte mjeti qė mė ndihmoi edhe mua, si jo pak tė tjerė, tė derdhja nė forma tė ndryshme lėndėn e njė perpetuumi qė ikėn dhe rikthehet pėrjetėsisht si ujėrat qė na rrethojnė nga tė gjitha drejtimet.

    Dedikimi, kushtimi apo taksja e librit pėr njė njeri tė dashur pėr mua lidhet me atė qė unė besoj dhe pėrpiqem ta pėrdor mirė me sa mundem: “Dhuro atė qė tė ėshtė dhuruar”. Pa pozė, siē kėmbejmė tė pėrditshmen tonė, kam bėrė tė njėjtėn gjė edhe me librin. E kam ndier se “Libėr deti” i pėrket asaj si taksje dhe kushtimi u bė i tillė. E fundit. Pėrdorėt “kush” pėr detin dhe mė pėlqen qė e pėrfillėt si njeri tė gjallė. Ėshtė njė libėr pėr detin, pra siē tashmė ėshtė thėnė, pėr ata qė i ndenjėn pėrballė dhe ata qė i kthyen shpinėn, ata qė e njohėn dhe ata qė e shpėrfillėn, ata qė e njohėn nga larg dhe ata qė i prekėn fundin, detin si ujė dhe njė nga simbolet nga mė me ndikim tek njeriu.

    *Kujtojmė se ju keni thėnė se “Strabizmin” e keni shkruar me “pretekst” pėr t’u shkėputur nga tradita, nė kėrkim tė poezisė “vėngėrt ndaj kujt?”, si arsyeja pėr ta parė ndryshe nga libri “Anija e gjumit”. A mund tė thoni ēfarė jua ka bėrė tė vėshtirė krijimet e fundit tek “Libri i detit”?

    Autenticiteti ėshtė besimi im pėr artet, ai mbetet “gjėja” qė duhet fituar, por nė njė luftė pa tė mundur, viktima, tė fyer a tė poshtėruar. Njė konkurrim nė estetikė, me durimin dhe menēurinė e kėrmillit qė kur ndjen murin i shmanget, por jo nga frika, njėlloj siē shkrimtari shmang tė ngjashmen, tė njohurėn, tė sigurtėn e estetikės sė kalcifikuar, ngulitur e ēelikosur nė brezni prej bekimit tė katedrave, bekuar nga kritikė qė dinė tė dallojnė fare mirė fjalėn cezurė nga censurė, nga turmat e kulturuara, nga shoqėri ku edukimi i mesėm ėshtė detyrim, ku mbikualifkimi i homo universitas vjen shoqėruar me gromėsima ngopjeje e pėrgjumje shqisash dhe ku rreziku i pėrsėritjes sė stampės dhe klishesė pėrfillet si konsolidim dhe jo si monotoni, siē ėshtė nė tė vėrtetė, lėngatė dhe dreqosje e asaj qė njeriu ka mė tė shenjtėn (le tė themi, meqė kėtė fjalė njohim si njė cak) - krijimin artistik. Ėshtė i njohur fakti se natyra nuk kujdeset fort pėr racėn nė tėrėsi. Asaj i mjafton njė qenie, unikja nė lloj. Le tė pėrfytyrojmė sa e madhe duhej tė kish qenė varka e Noes sikur tė mos i thuhej tė merrte nė tė vetėm nga njė ēift pėr ēdo krijesė tė pastėr, por t’i bėnte vend tė gjitha llojeve dhe racave. Pa dyshim sa vetė toka do kish qenė. E nėse racė ėshtė arti, bashkė me artistin, vepra e artit mbetet tė jetė qenia, autentikja, e papėrsėritshmja, pėrherė minorancė, e rrezikuar, shpjeguese dhe dėshmuese pėr gjithė llojin e vet. Por shkalla e lartė e alfabetizmit tė sotėm ka ndikuar edhe pėr mirė. Njė nga tė mirat e pamohueshme ėshtė fakti se paradoksalisht, falė dėgjimit e jo leximit, e shkruara bukur tė bėhet gati si njė akt normativ. Kjo kategori pra, “e bukura nė shkrim”, nuk njihet dhe nuk pėrfillet mė, pėrveē rasteve kur shėrben si humus pėr tė tjerė dhe si palestėr pėr vetė shkrimtarin. Vetėm “shumė e bukura” mund tė mbijetojė e t’i bėjė ballė njė bote kaq nė ndryshim, ku pėrvojat e kanė gati tė pamundur tė pėrcillen nga brezi nė brez. Gjetja e kėsaj hapėsire tė zbrazėt, vetėm pėr ty, e asaj “dhome mė vete” siē dėshironte Virginia Woolf, gjetja jo e tė ngjashmėve, por e tė pangjashmėve tė tu, kjo ėshtė njė nga vėshtirėsitė, qė jo domosdoshmėrisht lidhet me “Libėr deti”.

    *Ky libėr ėshtė njė monolog, njė lloj procesi qė ngjan me njohjen e njeriut, kuptimin e tij nė jetė. Ēfarė e bėn komplekse kėtė bisedė, sidomos pėr ne shqiptarėt qė nuk jemi mėsuar tė “flasim me veten”?

    Pėrkundrazi, unė mendoj se ne, shqiptarėt, kemi folur kryesisht me veten. Madje, edhe atėherė kur duket se dialogojmė, pėr shkak tė mungesės sė pėrvojės dhe rasteve tė ushtrimit, ne e shndėrrojmė dialogun nė hibridin - monolog tė dialoguar. Jemi ne qė kemi ngritur nė kult proverbin “heshtja ėshtė flori” si pėrligjje e kompromisit pėr tė mbėrritur pastaj tek “thuaj derrit dajė” si emėrtim i nocioneve gabim. Po nuk ėshtė ky rasti ideal pėr tė bėrė tė tilla pėrsiatje. Bisedėn me veten a me vetveten unė e pėrfill si njė nga aktet e larta tė intelektit dhe intimitetit krijues. Le tė anashkalojmė faktin se nė letėrsi janė monologėt dhe jo dialogėt faqet mė tė shkėlqyera. Kujtojmė Eskilin, Danten, Shekspirin, Servantesin, Heminguejin, Xhojsin, Prustin dhe tė gjithė poetėt qė nderojnė si mbret monologun dhe jo dialogun, gjer nė skajin ku e dėrgoi Beketi me monologun e tij 30-sekondėsh tek “Frymėmarrja”. “Tjetri” brenda vetes - vetvetja pra, ka jo vetėm tė drejtėn e tė jetuarit e tė tė mbajturit gjallė, por ai edhe duhet ushqyer, me copėrat mė tė zgjedhura, madje tė mishit tėnd, tė indit tėnd, tė identitetit tėnd, tė mendjes, shpirtit dhe ndjesive. Tjetri brenda vetes, ai ėshtė kundėrshtari, “armiku i dashur” qė nuk duhet vrarė e pėr shkak tė sė cilit ne jetojmė dhe gjejmė motiv pėr tė jetuar.

    Ndonėse nė libėr ka, dhe jo pak pėr njė libėr poetik, raste tė pėrdorimit tė dialogut si mjet artistik, si pėr shembull kuvendimi i 4 vėllezėrve detarė nė faqen 66, pa pėrmendur I, IX tek marsi, IV, XI tek shkurti e tė tjera, gjithsesi “Libėr deti” mbetet njė monolog i thyer, ku dėgjohen zėra, herė tė qartė e herė tė mbytur, hije si pjesa mė e qashtėr, intuitive dhe “e pazbutur” e qenies. Ėshtė njė monolog i hapur gjithashtu ndaj asaj qė unė nuk njoh dhe i qasem jo pėr tė mėsuar, por pėr tė kuptuar. Biseda ėshtė e vėshtirė, pasi edhe pse tė bėrė nga e njėjta materie, ne kemi jetė tė ndryshme e tė detyruar tė gjejmė gjuhėn tė bashkėjetojmė nė njė zinxhir tė pafundmė vartėsish si ajo e hėnės ndaj baticės, e baticės ndaj detit e detit ndaj njeriut qe peshkon dhe sheh ėndrra.

    *Me kėtė libėr nuk kemi tė bėjmė aspak me fantazi romantike, thurja idilike pėr tė bukurėn, grinė, a blunė ėshtė thuajse e pėrjashtuar apo e pėrdorur ironikisht, por teksti pėrmban edhe njė pėrkim filozofik me pėrcaktimin qė Niēja i ka bėrė Mbinjeriut, e perifrazuar se ėshtė njė det qė pret gjithė lumenjtė. Pėr ju ēfarė dimensioni merr ky libėr nė kėtė sfidė tė mbijetesės?

    Niēja, i keqkuptuari qė shprehu mbinjeriun e qė nga ana tjetėr shpallte se e mbinatyrshmja qe zhdukur qyshkur Zoti u bė i vdekshėm… Por ai pėrmendte gjithashtu sėmundjen e detit, deti ynė dhe det i hapėt. Deti ėshtė marrėdhėnia. Ai nuk ėshtė as nėn ne, as mbi ne, ai ėshtė kuota zero prej nga fillon numėrimi pėr lart a pėr thellė. Deti ėshtė nė mes. Pengesė dhe mundėsi njėherėsh. Mik dhe ndėshkues. I pabesė dhe krijues mitologjish. Bujar pėr gjallesat qė na fal si ushqim dhe i babėzitur, i limaksur pėr flijime toke kuaj, buaj, vaj ulliri, baba monstrash tė pėrbindshėm dhe krijues i delikatesave tė tilla sa hyjnesha Afėrditė prej shkumės, vis ku Zoti dhe njeriu takojnė vullnetet, hamall i botės pėr tė mirė e pėr tė keq. Lumenjtė janė tė ėmbėl. Edhe njeriu prej natyre ėshtė i ėmbėl. Vetėm detit i mbetet tė jetė i kripuri, por jo i vetėm. Bashkė me atė pjesė qė pėrmes lotėve dhe djersės ka lėnė nė trupin tonė si pėr tė na kujtuar besėlidhjen e vjetėr mes nesh tė cilėn nuk e mbajmė mend, por qė na thotė se mbase dikur kemi qenė mė tė lidhur me njėri-tjetrin.

    Kam shkruar nė kėtė libėr pėr njė tip njeriu - njeriun e detit, pa retorikė dhe pėr punėt dhe zanatet e rėnda e tė rėndomta qė nga kallafatimi me katran, gjer te qėrimi i peshkut, tėrheqja e tratave, gdhendja e trarėve, mendja e lehtė, gjumi i vapės, hamallėku nga hambarėt nė kuverta, kontrabanda, ndjesia e komandimit dhe mjeshtėria e dhėnies sė urdhrave tė drejtė, prostitucioni i porteve e jetė njerėzish tė pagjykueshėm nė atė qė bėjnė pėrderisa vivere necesse est.

    Kėta janė lumenjtė pėr tė cilėt ju kujtuat Niēen dhe mbinjeriun? Pėr mua kėta janė njerėz nė jetė e nė punė tė vet.

    *Thėnia latine qė e pėrdorni nė fjalėt hyrėse tė kėtij libri se lundrimi ėshtė i rėndėsishėm, jo jeta - thjesht ēfarė na sugjeron?

    Asgjė mė shumė e asgjė mė pak se vetė ajo thėnie. Duhet tė ketė qenė bėrthamė e fortė, e patretshme, pėrderisa edhe sot ajo pėrdoret dhe jeton ndėr ata qė lundrojnė me det tė hapur dhe ata qė lundrojnė me mend: Navigare necesse est... Formalisht ėshtė e ngulitur edhe nė kujtesėn e gjuhės, pasi thuajse gjithēka lundron, duke filluar nga hėna dhe retė nė qiell e deri tek lundrimi nė internetin e sotėm, pėr t’u kthyer pas tek lundrimi pėr nė botėn e errėt tė Karontit. Lundrimi del se ka qenė mė i rėndėsishėm se vetė jeta. Jo thjesht njeriu, por vepra e tij ka lundruar pėr t’u mbjellė nė popuj tė tjerė. Popujt me det, popujt lundrues pra, janė konsideruar pėrherė si mė me fat dhe mė me zhvillim dhe kjo falė atyre kokėshkretėve qė ishin tė gėzuar pėr Navigare necesse est… E kėshtu pra, mbi dėrrasa anijesh, nė rrema, nė vela, nė hambarė tė fėlliqur e mbi fytyra njerėzish jo rrallė tė panjerėzishėm lundruan qytetėrimet, kulturat, besimet, luftėrat, paqet e shkurtra, artet, gjuhėt, kėshtu lundruan shkrimi, numrat, mėndafshi, erėzat, gjeometria, letra, mendimi preciz, teknologjia. Navigare necesse est… Rreziku dhe ndjesia e bukur e tė rrezikuarit, gatishmėria pėr tė hedhur nė erė gjithēka, pjesė tė sigurta, nė emėr tė kėrkimit, pakėnaqėsisė, etjes pėr mė tej. Gjithmonė diku ėshtė diēka tjetėr mė e bukur se jona, mė e mirė se ajo qė kemi, njė sfidė qė duhet pėrballuar dhe kjo bėhet me “tė pakėnaqurit” dhe “kokėshkretėt”, “tė paemėrtit” e Navigare necesse est...

    *Ju haheni nė sfidė me detin pėrmes gjuhės. Keni pėrdorur hekzametrin, ėshtė pėrmbushje gjuhėsore kjo apo, duke na kujtuar vargjet e Homerit apo Horacit tė pėrkthyer nga Nikollė Dakaj, kėrkoni gjallimin e saj?

    Nė libėr gjen tė pėrdorura pėrvoja tė formave poetike tė hapura e tė mbyllura, tė lira apo klasike tanimė, pėr sa u pėrket teknikave tė vargėzimit. Tė krijohet njė ndjesi loje dhe disiplinė ushtrimi mbi tė cilėn ushtrohesh. Njeriu i kėtij zanati del ēdo ditė nė punishten e tij, jo me kėmbėnguljen se pėrditė do prodhojė a pėrfundojė diēka. Kam pėrdorur apo kam bėrė disa sprova tė hapura, herė tė kombinuara me nisje strukturė soneti, vazhdim me 12-rrokėsh me rima tė alternuara dhe me pėrfundim varg i lirė. Mė shumė se hekzametra mirėfilli kanė qenė rregullime tė metrit tė vargut pėr tė theksuar mė shumė elementin e ritmit mbi rimat e brendshme e tė fshehura. Nuk ka qenė qėllim, por nderim pėr zejtarin dhe zejen sė cilės i pėrkas, ku ndėr ta pa dyshim zėnė vend nderi edhe tekstet e pėrkthyera herėt e tė njohura vonė, pėr fatin tonė tė keq, prej Nikollė Dakajt.

    *Shqipėria kufirin perėndimor pothuaj e ka tė gjithin bregdet. Poezia juaj ka trishtim pėr “viset me det”, duke iu drejtuar tė pėrkohshmėve, tė ardhurve dhe tė vetėve, qė rreh tė meditojė, pse prapė njeriu mėrzitet… Cili ėshtė, pra sensi i ndjeshmėrisė qė doni tė ndani? Duket sikur merr mishėrim braktisja apo jo?

    Megjithėse shkaqet dihen dhe shfajėsimet pėrligjin, mbetet brenga pėr praninė e rralluar tė detit si kulturė e thellė e tė jetuarit me detin, pėr detin, pranė detit, prej detit. Nuk ėshtė fjala se deti mungon krejtėsisht apo nuk pėrmendet, por nė tekste dhe nė mėnyrėn e tė jetuarit, deti ndihet si i munguari i madh qė na rri pėrballė si vuv. Gati-gati duket se emėrtesa det pėrdoret si eufemizėm nė vend tė diēkaje tjetėr sė cilės nuk ia dimė tamam emrin, gati si njė pėremėr i pacaktuar apo si eufemizėm nuk duam t’ia zėmė emrin nė gojė. Pėrdorimi i “tė pėrkohshmit, tė ardhurit, tė vetėt”, si edhe disa pjesėza tė tjera, janė marrė nga statuti i Durrėsit dhe janė pėrdorur si teknika fragmenti, duke dhėnė thjesht atė shije cope pėr tė pėrfytyruar mungesėn e pėr tė modeluar njė botė sipas asaj qė kjo botė trashėgon.

    *Ju keni njė “fjalor” pėr detin - pse e patė tė arsyeshme tė na rijepni konceptin e detit? Ēfarė mendoni se ka humbur nga perceptimi ynė pėr detin, mė gjerė pėr sendet dhe natyrėn qė na rrethon?

    Me sa duket, ēdo gjė zhduket. Sado qė librat bėjnė punėn e tyre pėr tė ngulitur kujtesėn, nga ana tjetėr edhe harresa pėrdor instrumente tė koklavitura dhe tė efektshme pėr tė shpėtuar nga barra thuajse e pambajtshme e kujtesės. Harresa ėshtė si njė lloj vetėhigjene qė njeriut i ndodh pavetėdijshėm. Harresa ėshtė e pamėshirshme, hakmarrėse, zot mė vete. Ajo bluan emra, fytyra, gjeste, biseda, gllabėron njerėz bashkė me historitė e tyre. Ėshtė njė plojė pa klithma. Ky paskėsh qenė si njė ligj i pėrgjithshėm. Le tė kujtojmė nėmėn: “T’u harroftė emri!” Nuk dimė nėse edhe sendet krijuar nga njeriu sillen po kėshtu me njerėzit, zotėrit e tyre, nėse na harrojnė edhe sendet pra. Por, kur kjo ndodh me tė gjithė e me gjithēka, si mund tė shpėtojė nga ky proces deti. Njerėzit, pėr fat, harrojnė, por edhe kujtohen herė pas here.

    Mė shumė se humbje mendoj se me detin mendoj kemi ndryshuar marrėdhėnien. Diē ka vdekur dhe vazhdon tė vdesė pėrditė nga pak nė marrėdhėnien tonė me detin. Nė fillim u nxorėn nga jeta anijet prej druri. Pastaj rremat u sakrifikuan pėr velat. Timonėt e gjatė, zhytur nė ujė pėrfund kiēit, u sakrifikuan pėr timonėt e ngjashėm me diellin, vendosur nė kuvertė. Rremat dhe velat u sakrifikuan pėr motorėt me avull, ashtu si motorėt me avull u bėnė kurban pėr motorėt mė djegie tė brendshme. Pastaj erdhi radha e aparateve mors bashkė me alfabetet e tyre, tė cilėt u zėvendėsuan me radiot. Busullat u braktisėn pėr radarėt. U humbi nami e nishani kapedanėve me llullė e kapelė. Marinarėt me bluza bardheblu u zhdukėn gjithashtu. U zhdukėn muēot mbi direk qė dallonin tokėn tė parėt. Humbėn tavernat detare, mejhanet dhe kafenetė ku njerėzit e detit mblidheshin pėr t’u rrėfyer tė tjerėve botėn qė ata nuk kishin rast ta shihnin, pėr tė humbur mendjen dhe gėnjyer veten. Humbi dhe fuqia dhe magjia e qyteteve-port, po aq tė shquara sa qytet-shtetet. U rrallua raca e dokerėve, zėvendėsuar nga lloj-lloj makinerish. Ky qe (r)evolucioni e kėshtu me radhė u rralluan e u zhdukėn pak e nga pak tė gjithė duke ua lėnė vendin formave tė reja, gjersa njerėzit besuan se gjithēka nė marrėdhėnien e njeriut me detin kish ndryshuar pa kthim.

    Por bashkė me daljen nga jeta, ato sende detare dhe ata njerėz deti patėn edhe njė ndėshkim tė dytė, mė tė pamėshirshėm se i pari, madje. Nxjerrja nga arti kishte qenė asgjėsimi i plotė dhe i vėrtetė i tyre krijesave detare. Tė gjitha pėrfunduan nė muze. Pakkush guxon sot tė shkruajė e tė pėrshkruajė tė tilla krijesa nė rrezik pa marrė mbi vete edhe damkėn e romantikut tė vonuar? Dhe kjo marrėdhėnie e prishur nuk ėshtė si njė nga ato gjėrat ekologjike, tė cilat me pak kujdes mund edhe t’i ndreqėsh e pėrmirėsosh duke mbjellė pemė e duke mos prodhuar tymra. Ėshtė zhdukur njė racė e plotė njerėzish dhe sendesh. Nėse kjo qė them tingėllon e pabesueshme, vizitoni njė port apo njė qytet-port dhe do shihni sa ka mbetur gjallė nga pėrfytyrimi ynė. Ata janė nxjerrė me pėrdhunė nga parajsa e tyre, letrare sidomos. Marrėdhėnia me detin ka ndryshuar pėrfundimisht. Gjithēka ka ndryshuar dhe unė nuk di se si mund t’ua rrėfej binjakėve tė mi se dikur ka ekzistuar deti mitik, nėse nuk do tė ishte Homeri, Uitmani, Stivensoni, Londoni, Pesoa, Konradi, Neruda, Turneri, Mone, Aivazovski, Levitani.

    *Ky libėr, ndonėse nė mėnyrė poetike dhe krejt pa retorikė, ngre njė ēėshtje tė madhe: Si bėhet poezia sot?

    Besoj se nė mos e gjitha, ka diēka tė vėrtetė tek ajo qė pėshpėritet edhe pėr tė tjera gjėra veē poezisė: Ata qė e bėjnė, e bėjnė, po nuk dinė ta thonė si bėhet. Ata qė thonė si bėhet, e thonė, por nuk e bėjnė dot. Poeti, me gjithė shungullimat e veta, ka gjasa tė jetė njė qenie mė jetėshkurtėr dhe mė e parėndėsishme se poezia. Nuk mund tė them se si shkruhet sot dhe as se si ėshtė shkruar dje, pa rėnė nė skolastikė tė mėrzitshme. Secili ka “formulėn” e vet dhe shkollėn e vet, ku herė shkon pėr t’u ulur nė bankė e herė pėr tė hipur nė katedėr. Ndiej se ka mė shumė teknologjizėm, por kjo ėshtė edhe e shpjegueshme, siē ndiej edhe se pak e nga pak gjithēka po bėhet thuajse e pagjykueshme estetikisht, pėrderisa shija ėshtė thėrrmijėzuar aq shumė nė grupe pėlqyesish e shkollash tė vogla e tė mėdha, tė cilave koha jonė u jep tė drejtė jetese nė emėr tė lirive, qė jo rrallė na burgosin.

    *Ju gati dukeni sikur kėrkoni tė “predikoni” se si shkruhet poezia, pėr ata njerėz qė duan tė bėjnė poezi, por shfaqni edhe interes pėr lexuesin, kush do t’i lexojė poezitė. Pse shqetėsoheni pėr marrėdhėnien e poetit me fjalėn, gjuhėn? Ēfarė mendoni se po ndodh pėrtej kėsaj marrėdhėnieje?

    Nė libėr shfaqet edhe njė thuajse “personazh”, lexuesja e re. Del dy herė. Njė herė si ripėrtypėse e leximeve “tė vjetra”, frazave standarde e bajate, retorike e shkumėzuese, eksperimenteve tė vonuara thuajse njė shekull, e leximeve sipėrfaqėsore enciklopedike tė tipit nėse qe ah apo shelg druri prej nga u rrėzua Ofelia e Hamletit dhe herėn e dytė ajo shfaqet si refuzuese, por pa veprim, nė statizėm, si nė meditim pas zhgėnjimit nga poetikja.

    Mė ka tėrhequr vėmendjen fakti se leximi si akt dhe veprimtari e rėndėsishme estetike, kėnaqėsidhėnėse dhe edukuese ėshtė cenuar. Kjo do tė thotė cenim i marrėdhėnies mes atyre qė shkruajnė dhe atyre qė duan tė lexojnė dhe kjo ėshtė njė gjė qė mė intereson vėrtet. Pėrditė e mė shumė po kthehemi nga lexues nė dėgjues dhe shikues tė llojit “pėrtypės imazhesh me sy”. Njerėz tė ngjashėm, me shije tė ngjashme, tė shumėfishuar tek njeri-tjetri. Kurrė mė parė njerėzimi nuk ka pasur prani kaq tė hapur e tė shprehur tė turmės ose ndoshta pėrherė kėshtu ka qenė, por sot duket mė qartė. Leximi mbetet streha, shpėtim pėrderisa tė jetė akti intim, vetjak i ruajtjes dhe mbrojtjes sė qelėzės sė shijes, i mendimeve tė pavarura dhe i mėvetėsisė sė gjykimeve. Ndaj edhe e ēmoj dhe i jap rėndėsi, pėr tė mos thėnė se e mbivlerėsoj leximit.

    *Flisni pėr mister uji, nė njė pėrmasė jashtė jetėsores, si deti, njė lundrim qė i keni dhėnė konkluzionin: mė shumė turp se frikė kisha. Ē’ėshtė kjo frikė qė mund jetėn sipas jush?

    Poezia ngjason edhe me qelqin nė formėn e tij tė lėngshme. Para se tė ngurtėsohet, mendja luhatet tek forma pėrfundimtare qė do tė marrė. Leximi ka misteret e tij dhe nė tė ėshtė me rėndėsi fakti tė kuptohet se kush flet, cilėt janė tė tjerėt dhe si shumėfishohen vetėdijet, personalitetet e atij qė shkruan dhe tė atyre pėr tė cilėt ai shkruan. Tė tjerat kthehen nė pėrvoja tė ndryshme, rrafshe tė ndryshme leximi, nė aftėsi pėr tė mbajtur frymėn me mushkėri, jo mė bombėl e pėr t’u zhytur thellė pėr tė gjetur aty tė fshehurėn e hamendėsuar. Ndodh qė lexuesi, duke ardhur nga tė tjera pėrvoja, sheh nė tekst ato qė shkrimtarit as nuk i ka vajtur ndėrmend, njėlloj mirazh nga pėrthyerja e dritės nė shtresa ajri me dendėsi tė ndryshme. Kėshtu qė gjithkush ėshtė i/e lirė ta lexojė si dėshiron dhe tė gjejė aty ato qė pandeh dhe beson se sheh. Sa pėr turpin dhe frikėn. Janė tė njohur pėr nga pėrdorimi si dy nga themelet qė mbajnė nė drejtpeshim natyrėn njerėzore, etikėn, por edhe estetikėn e tij. Njeriut nė jetė i qėllon tė turpėrohet e tė ndjejė madje edhe frikė jo pėr turpe a terrore qė janė kryer nga ai vetė, por nga tė tjerė. Pėrderisa ekziston njė koncept si faji kolektiv apo subkoshiencė kolektive duhet tė ekzistojė ndoshta edhe ndjesia e turpėrimit kolektiv, e atij turpi qė nuk buron prej vetė individit, por prej kolektivit prej tė cilit nuk veēohet dot pėr ideale tė gėnjyera, cektėsinė e jetės, vetėmashtrimin, pakuptimėsinė, shpirtin prej skllavi dhe zbrazėtinė e tė jetuarit pėr shembull. Le tė kujtojmė njė rast tė rrallė, port tė lartė kryer nga Papa Gjon Pali II dhe ndjesisė pėr t’u ēliruar nga pesha e njė faji qė nuk e kish bėrė as ai, as bashkėkohėsit e tij dhe as bashkėkombasit e tij, por e kish bėrė njerėzimi i njė kohe nė tė shkuar tė largėt. Ėshtė fjala pėr krimet e Inkuizicionit, kryer shekuj mė parė, krime pėr tė cilėn Kisha Katolike kėrkoi ndjesė dhe pendese publike, si element purifikimi, dėlirėsimi dhe maturie.

    *Cila ėshtė koha e njė shkrimtari pėr tė shkruar, edhe e juaja konkretisht, pasi shkrimtarėt nė Shqipėri i sheh tė jenė pedagogė, studiues, kritikė, njerėz qė rendin tė nxjerrin rrogėn, apo edhe tė pasurohen!? Nė emėr tė kujt bėhet kjo gjė?

    Mė lejoni tė hapem pak pėr t’iu pėrgjigjur njėrit prej paradokseve rreth sė cilit ka pasur e ka shumė mendime. Unė nuk di tė ketė pasur ndonjėherė kohė tė shkrimtarit nė pėrgjithėsi. Secili pėrpiqet tė gjejė, tė grabisė a tė krijojė vrima nė kohė. E ndėrkaq, koha mbetet qė nga fillesat po ajo 24-karatėshe, pėrherė e njėjtė, e pandryshuar, e pazhvleftėsueshme, si lingotė ari. Po a mund tė thuhet se ka qenė e njėjta kohė edhe pėr Xhek Londonin edhe pėr Skot Fixheraldin? Paradoksi vetironik fillon pikėrisht kėtu. Jeta, bota vė maska tė mėdha, tė rėnda dhe duket sikur gjithēka rrotullohet e vėrtitet pėrjetėsisht rreth pasurisė, famės dhe pushtetit. Padyshim kėsaj nuk ka si i shmanget as shkrimtari. Por ē’ndodh nė tė vėrtetė? Tė tria kėto, pasuria, fama dhe pushteti bien pėrballė kohės. Njeriu e bashkė me tė edhe shkrimtari nuk ka bėrė, nuk bėn dhe nuk do tė bėjė asgjė pėr hir tė parasė, famės dhe pushtetit. Gjithēka qė njeriu ka bėrė gjer sot i ka bėrė jo pėr tė fituar para, famė dhe pushtet. Kėto kanė qenė preteksti. Qėllimi dhe synimi i tij i vėrtetė ka qenė dhe mbetet KOHA. Secili kėrkon tė fitojė kohė, qoftė edhe nė kuptimin e pėrjetėsisė. Grumbullimi i parasė, pasuria pra, kthehet nė qėllim nė vetvete aq pranė marrėzisė sė shpenzimeve, blerjeve tė mėdha e kursimeve tė pafundme tė cilat njeriu nuk mund t’i marrė me vete, por ua lė trashėgimi pasardhėsve vetėm e vetėm pėr tė fituar betejėn me kohėn, pėr tė siguruar mėnyrėn pėr tė jetuar edhe pas vdekjes. Aleksandri i Madh kish thuajse ēdo gjė, madje stampoi nė monedhė edhe fytyrėn e vet pėr tė fituar kėtė betejė me kohėn. Rendja drejt famės bėn tė njėjtėn gjė. Ajo ėshtė e gatshme tė paguajė ēdo ēmim tė emėr tė absurditetit tė tė qenit i suksesshėm. Nė dukje ngjan sikur fama ka synim lavdinė ethen e tė qenit i shquar, i pėrveēėm, por nė tė vėrtetė ēdo gjė pėrfundon mė thjesht e pa lavdi tek lufta pėr tė mposhtur kohėn. Njerėzit kėrkojnė tė bėhen tė famshėm jo se i gėzohen dhe pasurisė, e cila, sidoqoftė mbetet e pėrkohshme si vlerė pėrdorimi nga zotėruesit e tyre, por se i tremben tė qenit i vdekshėm, hiēit, boshit. Po kėshtu ngjan edhe me tė pushtetshmit. Ēdo veprim i tyre, pavarėsisht nga dukja, priret jo edhe aq shumė drejt grumbullimit tė pushtetit si qėllim nė vete apo pasurimit, por pėr tė mposhtur kthimin nė hiē. Ndaj dhe shpesh historia i ka parė tė kanosen e tė dhunojnė.

    Por ju pyetėt pėr kohėn time tė tė shkruarit. Ajo nuk ka ekzistuar kurrė si njėsi e pastėr, vetėm kohė shkrimi apo leximi, si hapėsirė brenda zejes. Ka ardhur pėrzier me jetė dhe gjithė ato qė jeta t’i vė pėrpara, e qė mund t’i bėsh bisht pėr pak kohė, por jo t’i shmangėsh. Druaj se kjo kohė “virgjine” vetėm pėr shkrim e kėndim thuajse po perėndon pėr tė gjithė shkrimtarėt tė cilėt edhe nė Evropė i gjej njėlloj si miqtė e kolegėt e tu, “strehuar” pranė universiteteve, shtėpive botuese, gazetave, televizioneve, revistave letrare, studiove filmike, mėsuesisė apo disa profesioneve jo dhe aq tė lidhura me shkrimtarinė, thuajse kurrė nė administratat shtetėrore. Kjo ėshtė njė prirje, mbase edhe kjo pėr tė fituar kohė…

    *Arjan, do tė donim njė pyetje tė fundit. Cilėt janė librat e rinj, nga autorė shqiptarė, qė keni lexuar pėr kėtė vit? A mendoni se letėrsisė shqiptare nė kėtė rast i bėhet shėrbimi i duhur nga botuesit pėr tė kuptuar nėse kemi njė jetė tė brendshme letrare?

    Ky vit po mbyllet edhe si kohė leximi dhe mund tė them se kam lexuar jo pak autorė shqiptarė nė prozė kryesisht e nė poezi, ndonėse kjo mė pak. E kam filluar vitin me romanin e Zija Ēelės “Sos, njė buzėqeshje”, pėr tė vijuar mė pas me “Moxartin…” e Bashkim Shehut, me “Otellon…” e Ben Blushit, “Tregu i zeros” i Elian Taninit, me romanin “Ku je” tė Flutura Aēkės, me “E kuqja e demave” tė Mira Meksit, me “Tenxherja” e Agron Tufės, kam vazhduar sė fundi pas panairit tė librit me “Nė kohėn e britmės” nga Visar Zhiti, “E penguara…” nga Ismail Kadaresė, tregimet e Romeo Ēollakut, Faruk Myrtajt, Andrea Hilės dhe kam nė dorė edhe “Kloroform” tė Klara Budės. Kam lexuar gjithashtu poezi tė Petro Papakostės, Ledia Dushit, Ahmet Selmanit, Krenar Zejnos, Alisa Velajt dhe Ardian Saliajt.

    Nuk mendoj aspak se letėrsisė dhe shkrimtarėve shqiptarė u bėhet ndonjė shėrbim i veēantė nga botuesit, pėrkundrazi. Me botimin e librit, e kam fjalėn pėr shėrbimin editorial dhe tipografik, qė nė disa raste tė pėrveēme ėshtė cilėsor, “harrohet” njė element jo pak i rėndėsishėm, promocioni i librit, adresimi i tij drejt lexuesit, bėrja me dije e publikut pėr vlerat si dhe leximet publike autoriale. Harrohet gjithashtu edhe njė tjetėr element: pėrpjekja qė libri i botuar nė shqip dhe nė Shqipėri tė gjejė botues edhe jashtė saj, fillimisht nė rajon. Letėrsia, sado e vogėl qoftė kjo pėr nga numri i “konsumatorėve” nuk mund tė jetė vetėm marrėse.

    Megjithatė, si nė klandestinitet nė dukje, ngjan se njė jetė e brendshme letrare po regėtin. Autorėt vetė, poetėt sidomos, po organizojnė mė shumė lexime autoriale, si shmangie tė modelit aq tė shėmtuar tė promocioneve famoze-grandioze qė pėrfundojnė nė qoka. Vendet e zgjedhura si vende leximi janė jo sallat e mėdha, por libraritė, me tė cilave veēoj pėr pėrkushtimin “Friends Book House”, “E Pėr7shme” dhe “Andrra e jetės”. Megjithatė, po tė mos pėrmendim mediat, institucionet e specializuara apo as autorė tė veēantė tė kritikės sė mirėfilltė letrare, nuk e kanė vėnė re apo pak e kanė shprehur praninė e kėsaj regėtime tė jetės sė brendshme letrare.

    26/12/2009

    INTERVISTOI: VIOLETA MURATI
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •