(Nga Shekulli)

Ish-ambasadori shqiptar nė Athinė komenton ligjin e ri tė Parlamentit grek pėr emigracionin
Diplomati, vlerėsime pėr pėrpjekjet e qeverive tė Athinės dhe kritika pėr qeveritė e Tiranės

Brenda 15 viteve tė fundit, qeveritė greke kanė bėrė shumė pėrpjekje pėr tė integruar emigrantėt ekonomikė shqiptarė qė kanė ndėrtuar jetėn e tyre nė shtetin fqinj. Por pėr fat tė keq, qeveritė shqiptare kanė bėrė shumė pak t'u gjendur nė krah tė bashkatdhetarėve tė tyre qė kanė kontribuuar shumė jo vetėm pėr veten dhe famljet e tyre, por edhe pėr begatinė e Shqipėrisė dhe Greqisė. Ky ėshtė komenti qė i ka bėrė dje pėr gazetėn "Shekulli", ligjit tė ri pėr emigrantėt nė Greqi, z.Bashkim Zeneli, ish-ambasadori i Shqipėrisė nė Greqi deri nė fillimvitin 2006.

Duke vlerėsuar angazhimin e qeverisė aktuale greke pėr njė ligj qė integron mė mirė tė huajt qė punojnė dhe jetojnė nė Greqi, z.Zeneli nuk harron tė thotė qė ky ligj, pikė sė pari ėshtė bėrė pėr emigrantėt shqiptarė, tė cilėt llogariten sot nė 80 pėr qind tė 1,3 milionė emigrantėve tė huaj nė Greqi, apo rreth 10 pėr qind e popullsisė.

Z.Ambasador, si do ta komentonit ligjin e ri pėr emigracionin nė Geqi?

Parlamenti grek, nė shkurt tė kėtij viti miratoi njė ligj tė ri pėr emigracionin ndėrsa siē kam dijeni, tė mėrkurėn e shkuar, qeveria greke nxori dhe udhėzimet pėrkatėse pėr zbatimin e kėtij ligji. Unė mendoj se Greqia, si njė vend i Bashkimit Evropian, ka ndjekur veēanėrisht vitet e fundit njė politikė integruese pėr emigratėt qė janė atje dhe kushtet pėr ta, qė pėrbėjnė rreth 12 pėr qind tė popullsisė greke, pra janė rreth 1 milionė e 300 mijė emigrantė, nga kėta rreth 80 pėr qind janė shqiptarė. Ėshtė njė politikė e pėrfshirjes dhe jo e pėrjashtimit dhe e kufizimit. Mendoj se me politikėn qė ėshtė ndjekur, emigrantėt, nė radhė tė parė shqiptarėt, e kanė ndjerė veten gjithnjė e mė mirė. Dhe mendoj se kjo politikė, veēanarisht vitet e fundit, ka pasur evolime gjithnjė e mė pozitive. Kjo meriton mirėnjohje dhe kėtė e kemi shprehur.

Si ka shėrbyer nė kėto vitet e fundit politika zyrtare e Greqisė, nė zgjidhjen e problemit tė emigracionit?

Dua tė thekėsoj qė nė fillim, se nė kėto 15-16 vitet e fundit legjislacioni grek ka ndryshuar tri herė. Pra, kemi tre ligje tė miratura gjatė kėtyre viteve nga Parlamenti grek, pa folur pastaj dhe pėr vendimet e qeverisė apo vendimet e ministrive pėrkatėse, sidomos Ministrisė sė Brendshme dhe asaj tė Rendit Publik, nė zbatim tė ligjeve. Procesi i legalizimit tė shtetasve tė huaj nė Greqi, ka filluar nė rrugė mė tė plotė mė komunitare nė vitin 1997, pas daljes sė dy dekreteve tė Presidentit tė Greqisė, qė mbajnė numrat 358 dhe 359 tė datės 28 nėntor 1997. Por duhet thėnė se ligji i parė grek ėshtė ai vitit 1991 gjatė qeverisjes sė ish-kryeministrit Micotaqis dhe si filozofi bazė ka qenė emigracioni i pėrkohshėm. Me ndryshimin e sistemeve nga mjaft vende tė tilla si Bullgaria, FYROM, mjaft vende ish-Ruse, u dyndėn drejt Greqisė shumė emigrantė, por u mendua se do tė ishte njė qėndrim i pėrkohshėm dhe Greqia vetė nuk kishte ndonjė pėrvojė tė madhe pėr tė ndėrtuar njė legjislacion afatgjatė.

Mė vonė kemi pastaj ligjin e dytė, qė ėshtė miratuar nė vitin 2001 gjatė qeverisjes sė ish-kryeministrit Simitis. Atėherė mbizotroi logjika dhe filozofia se derisa emigrantėt vazhdojnė tė qėndrojnė nė Greqi atėherė diēka duhet bėrė, duhen rregulluar qė tė jetojnė nė bazė tė ligjeve, qė tė gėzojnė ato tė drejta qė mund tė gėzojnė si emigrantė. Por natyrisht edhe ky ligj kishte mangėsi sepse, zbatimin e tij e pengonte ose e zvarriste dhe burokracia, jo thjeshtė burokracia e administratės, por vetė rregullat qė ishin vendosur. Fillimisht, kėrkohej qė ēdo shtetas i huaj emigrant nė Greqi tė legalizohej ēdo 6 muaj, kjo krijonte mjaft probleme.

Sa ka ndikuar reagimi i Komitetit Grek tė Helsinkit, i Avokatit tė Popullit grek ose sindikatave tė emigrantėve, pėr shmangien e burokracive?

Janė shprehur mjaft shoqata shqiptare edhe Avokati i Popullit grek edhe Komiteti i Helsinkit. Unė kam patur vazhdimisht kontakte gjatė periudhės qė unė kam drejtuar atje misionin shqiptar, si me Avokatin e Popullit, ashtu edhe me organizma tė tjera joqeveritare, natyrisht, krahas linjės zyrtare. Mund tė them se nėse ka ndryshime tė vazhdueshme nė legjislacionin grek dhe kėto ndryshime kanė qenė vazhdimisht pėr tė mirė dhe nxitje pėr kėto pėrmirėsime kanė qenė shqiptarėt. Nė qoftė se ėshtė bėrė njė ligj i ri grek, duhet ta dimė se ky ligj ėshtė bėrė kryesisht pėr shqiptarėt. Pse e them kėtė, sepse nuk do tė merrej njė iniciativė ligjėvense apo nuk do tė merrej qeveria apo "x" ministri pėr tė nxjerr njė vendim, udhėzim etj., nė interes tė 10 mijė marokenėve apo 20 mijė ukrainasve apo 100 mijė bullgarėve, qė ishin apo janė emigrantė nė Greqisė.

Pra shtysė kanė qenė shqiptarėt qė pėrbėjnė 800 apo 900 mijė emigrantė nė Greqi. Avokati i Popullit ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė nxitjen e lehtėsimit, jo vetėm tė procedurave burokratike etj., por edhe nė njė koncept mė liberal tė pranimit tė emigrantėve. Nė mėnyrė tė veēantė njė udhėzim i BE-sė i vitit 2003, bėri qė Greqia legjislacionin e saj pėr emigrimin ta bėnte mė europianist, mė komunitar, me frymė mė liberale. Greqia nuk kishte shumė pėrvojė krahasuar me vende qė e kanė pranuar emigracionin shumė vite mė parė, si Gjermania Federale, SHBA-tė, Kanadaja apo Australia. Grekėt ishin vetė ata qė emigruan nė vitet e pasluftės sė Dytė Botėrore apo e thėnė mė mirė pas viteve '50-'60 nė kėto vende.

Ndalemi pak tek ligji i ri, sa i lehtėson ai emigrantėt?

Ligji i ri ka disa avantazhe qė me aq sa jam njohur, nuk marr pėrsipėr t'i komentoj tė gjitha detajet. Ligji i ri qė u miratua nė shkurt qė dje, siē thashė, doli udhėzimi pėrkatės i Ministrisė sė Brendshme, ka mjaft avantazhe. Nė radhė tė parė, objektivi kryesor i kėtij ligji, i kėtyre dispozitave ligjore, do tė thoja se shpreh mė sė shumti preokupimin e qeverisė greke pėr tė mos mbetur asnjė emigrant pa u legalizuar. Kjo do tė thotė qė tė gjithė emigrantėt qė kanė ardhur me njė vizė tė rregullt nė Greqi deri nė 31 dhjetor tė vitit 2004, u jepet mundėsia qė deri nė 30 shtator tė kėtij viti tė depozitojnė kėrkesat e tyre pėr t'u legalizuar. Pėr ato, sipas ligjt tė ri, duhet qė tė kenė shlyer disa detyrime pėr kontributet shoqėrore qė janė nė masėn 150 ditėve pune dhe kanė tė drejtė qė t'i blejnė kėto tė ashtuquajtura (ensima) siē thonė grekėt dhe mbi kėtė bazė tė paraqesin pastaj kėrkesėn pėr legalizim. Leja e qėndrimit qė mė parė ishte 6-mujore tani jepet 2-vjeēare, 5-vjeēare ose 10-vjeēare dhe kjo varet nga mjaft faktorė, ata qė kanė njė prani mė tė hershme nė Greqi etj.

Paketa e re ligjore parashikon edhe disa lehtėsime nė procedurėn e rinovimit tė lejės sė qėndrimit. Kėshtu, emigrantėt shqiptarė do tė kenė tė drejtė tė paraqesin kėrkesėn pėr rinovim edhe njė muaj pas skadimit tė afatit. Pra nėse afati ėshtė deri mė 30 shtator ėshtė shtuar njė muaj qė tė kenė tė drejtė tė paraqesin. Por nėse e paraqesin pas 30 shtatorit duhet tė paguajnė gjobė. Njė dispozitė mjaft e favorshme pėr bashkatdhetarėt tanė dhe pėr familjet qė kanė fėmijė, ėshtė se ėshtė rritur deri nė moshėn 18-vjeē detyrimi pėr tė bėrė pagesa. Mė parė ishte deri nė 14, tani fėmijėt deri nė 18-vjeē nuk paguajnė asgjė pėr t'u regjistruar dhe pėr tė marr lejen e qėndrimit. Mendoj se njė element mjaft i rėndėsishėm qė krijonte probleme mė parė dhe qė ndryshon me kėtė ligj tė ri tė miratuar ėshtė se emigrantėt qė punojnė nė mė shumė se tek njė punėdhėnės. Janė ēliruar nga detyrimi qė bashkė me kėtė kėrkesė pėr rinovim, tė paraqesin edhe kontratėn e punės. Pra mjafton qė tė kenė njė kontratė tek njė punėdhėnės. Me ligjin e ri, emigrantėt mund tė punojnė edhe nė qytete apo rrethe, jashtė qendrės sė rezidencės, veē atij qė ka lėshuar lejen e qėndrimit, pa qenė nevoja qė tė zgjidhin kontratėn ekzistuese dhe tė lidhin kontratėn me punėdhėnėsin e tij kudoqoftė ai, siē kėrkohej deri tani. Ka elementė tė tjerė favorizues nė bashkimin familjar.

Pra, ky ėshtė njė lajm i mirė nė aspektin ekonomik pėr Shqipėrinė?

Natyrisht, e mira ėshtė shumėplanėshe nė rastin konkret. Nga njė qėndrim i ligjshėm burojnė shumė tė drejta e favore. Unė do ta vlerėsoja qė nė koncept ėshtė njė lehtėsim pėr legalizim, pėr qėndrimin, pėr moszvarritjen e mjaft problemeve qė kanė patur dhe qė u hante vėrtetė shumė kohė. Ka edhe vlerėn ekonomike. Vėrtetė shqiptarėt kontribuojnė nė jetėn ekonomike greke, sidomos me frontet mė tė vėshtira, por kontribuojnė edhe pėr vendin kėtu, kontribuojnė pėr familjet, me tė ardhurat qė u dėrgojnė familjarėve, kontribuojnė me investimet qė kanė nisur apo po vazhdojnė.

Pėr vitin 2005 sipas statistikave tė Bankės Kombėtare Greke, nga emigracioni nė Greqi hyjnė nė Shqipėri 800 milionė deri nė 1 miliardė euro nė vit. Dhje kjo ėshtė njė ndihmė e madhe, njė kontribut i madh qė, pėr mendimin tim duhet ditur nga strukturat tona shtetėrore, nga qeveria, mekanizmat pėrkatėse, qė tė nxitet, tė stimulohet, tė kanalizohet dhe tė mos mbetet vetėm ajo kėnaqėsi qė ja, bashkatdhetarėt tanė po dėrgojnė kaq e aq. Pėr mendimin tim, kjo duhet marrė nė njė konsideratė mė tė gjerė: pėr tė dhėnė lehtėsira mė specifike pėr bashkatdhetarėt tanė qė janė nė Greqi dhe nė vende tė tjera, pėr tė krijuar kėto lloj lehtėsirash, pėr tė vėnė nė shfrytėzim kėtė potencial tė madh.

Se me tė drejtė lind pyetja: Ēfarė bėjmė ne pėr ta; ēfarė bėjnė strukturat shtetėrore? Mė duket se kemi mbetur mė shumė tek fjalėt. E dini ju se njė shqiptari qė vjen pėr pushime nga Greqia apo nga vende tė tjera, ne ju marrim pėr ēdo ditė qėndrimi njė taksė pėr makinėn? Kėtu ka mbetur tė mbushet buxheti? E dini se njė familjeje shqiptare qė i lind njė fėmijė nė Greqi "e zė tmerri" kur kujton procedurat dhe gjashtė vulat qė duhet tė marrė pėr ta legalizuar atė nė Shqipėri, duke ardhur vetė brenda njė afati dyzetditor? Tė tillė shembuj mund tė numėroj me dhjetėra. Tė shohim legjislacionin grek, por tė ulemi edhe pėr legjislacionin tonė se ka mjaft probleme, sidomos mjaft vendime, rregullore e urdhėresa.

Janė rreth 4 miliardė e gjysėm euro, depozitat bankare tė emigrantėve shqiptarė nė bankat greke…

Po, aq janė. A krijon lehtėsi ekonomike ligji i ri? Ligji i ri parashikon edhe kėtė, nxit edhe shqiptarėt tė bėhen sipėrmarrės. Ata duhet tė kenė njė deklarim tė pasurisė sė tyre, deri nė 60 mijė euro dhe mund tė hapin ēdo lloj aktiviteti privat. Natyrisht, shqiptarėt qė janė sot nė Greqi nuk janė ata tė para 15 viteve. Ata qė hynin deri dje nga mali, sot vijnė nė atdhe me makinat e tyre, bėjnė pushimet e tyre, kanė blerė shtėpitė e tyre, madje ka nė Athinė lagje tė tėra, qė mund tė konsiderohen lagje tė shqiptarėve. Kanė blerė apartamente, madje edhe nga dy-tre, disa duke ndjekur traditėn greke, kanė blerė shtėpira edhe nėpėr ishuj. Niveli i tyre po rritet nga dita nė ditė dhe kjo ėshtė nė radhė tė parė nė sajė tė punės sė tyre, dhe vullnetit tė tyre pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė. Shumė prej tyre kanė marrė sipėrmarrje dhe ekskluzivitete nė shumė drejtime dhe kanė tė punėsuar 30-40 grekė nė firmat e tyre. Pra ėshtė njė proces i vėshtirė integrimi qė ka dhėnė frytet e tij. Edhe nė sajė tė vullnetit tė popullit dhe qeverive greke pėr t'i pritur mirė, por edhe tė aftėsive tė shqiptarėve pėr tė pėrballuar ēdo lloj detyre.

Ēfarė kanė bėrė autoritetet shqiptare pėr t'i ndihmuar bashkatdhetarėt tanė, nė kėtė proces tė gjatė dhe tė vėshtirė integrimi?

Fola pak edhe mė lart. Unė mendoj se interes ka patur edhe mė parė edhe tani, pėr bashkatdhetarėt. Por, ka pak masa konkrete. Ato janė spontane, nganjėherė edhe shumė demagogjike, duke marrė pėrsipėr edhe gjėra qė nuk realizohen. Mendoj se duhet tė ulemi me kėmbė nė tokė, me mend, por tė dimė edhe tjetrėn, se ēfarė t'u kėrkojmė qeverive, aty ku kemi prani tė madhe, si nė Itali dhe Greqi, qė nė kuadėr tė lehtėsirave tė ofruara nga BE-ja, pėr lėvizjen e lirė, por edhe pėr qėndrimin, tė dimė se ēfarė tė kėrkojmė dhe kjo arrihet kur ke vullnet politik dhe marrėdhėnie tė mira, kur jemi seriozė e partnerė.

Ka edhe njė strategji kombėtare qė ėshtė bėrė nė bashkėpunim me IOM-in, por kam pėrshtypjen se ajo ka karakterin e njė leksioni sesa tė zgjidhjeve konkrete. Duhet tė rishikohen mjaft ligje dhe vendime, tė qeverisė apo dikastereve tė ndryshme, qė kanė tė bėjnė me lehtėsimin e halleve dhe problemeve tė bashkėatdhetarėve tanė. Shteti duhet tė ndjejė detyrim deri nė njė pėr bashkatdhetarėt e tij, nė tė gjitha aspektet.