Zyrtare. Shqipėria do tė luajė mė 25 maj, atė qė nė letėr do tė jetė miqėsorja mė e madhe nė historinė e ekipit kombėtar.
Federata Angleze e Futbollit, nėpėrmjet dy fakseve tė njėpasnjėshme nė zyrėn e sektorit e marrėdhėnieve me jashtė nė FSHF, ka konfirmuar zhvillimin e takimit mes ekipit tė drejtuar nga Stiv Meklaren dhe atij tė Oto Bariēit. Anglezėt do tė jenė mikpritėsit e pėrballjes qė nuk do tė pėrfshihet nė kalendarin zyrtar tė UEFA-s, nė njė stadium ende pėr tu pėrcaktuar. Nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm, nė faksin e parė Federata Angleze shprehte ndjesėn e saj, pėr vonesėn nė dhėnien e njė pėrgjigje pėrfundimtare nė lidhje me pėrcaktimin e tij dhe vihej nė dijeni federata se konfirmimi i ndeshjes do tė vijonte nė orėt nė vazhdim. Rreth orės 14.00, njė faks i dytė, e konfirmoi pėrfundimisht zhvillimin e ndeshjes. Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, lajmi nuk ishte vendosur faqen zyrtare tė Federatės Angleze nė internet dhe nuk pėrmendej as nė faqet e gazetave mė tė mėdha tė kėtij vendi.
Megjithatė, lajmi u konfirmua dje nė faqen zyrtare tė internetit tė FSHF-sė. Aty kundėrshtari ėshtė cilėsuar si Anglia B, ndėrsa nė njė prononcim pėr Panorama Sport, presidenti i kėtij institucioni Armand Duka, i cili i ndoqi personalisht bisedimet me homologun e tij nė FA, Geoff Thompson, saktėsoi se : skuadrėn do ta drejtojė trajneri i parė i Anglisė Stiv Meklaren. Te Anglia do tė mungojnė lojtarėt e klubeve tė kėtij vendi qė mė 23 maj do tė luajnė nė Champions League. Nė gjysmėfinalet e kėtij evenimenti janė kualifikuar tri ndėr skuadrat mė tė mėdha tė kėtij vendi Manēester Junajtid, Ēelsi dhe , gjė qė do tė thotė se nė finale, nė rastin mė tė keq do tė shkojė e pakta njė skuadėr, ndėrsa nė mundėsinė tjetėr, do tė jenė dy. Kjo do tė thotė se njė pjesė e konsiderueshme e lojtarėve mė tė mirė tė Anglisė, si Stiven Xherard, Frank Lampard, Uejn Runi, Xhon Terri apo Rio Ferdinand, do tė mungojnė nė kėtė takim. Por edhe Shqipėria pritet tė ketė mungesa tė konsiderueshme nė kėtė pėrballje. Njė pjesė e madhe dhe cilėsore e skuadrės sė pėrfshirė, do tė mungojė ndaj luanėve. Erjon Bogdani, Debatik Curri, Armend Dallku do tė jenė tri mungesat kryesore pėr Oto Bariēin. Tė tre e mbyllin kampionatin respektiv pas kėsaj date.
Anglia
Nė ndeshjen miqėsore jo zyrtare tė 25 majit, trajnerit tė Anglisė Stiv Meklaren do ti mungojnė njė pjesė e mirė e yjeve tė ekipit tė tij. Pengesa kryesore quhet finalja e Champions League qė do tė luhet me 23 maj nė Athinė, dy ditė para takimit miqėsor. Tri prej katėr klubeve mė tė mira nė Angli janė ende nė kompeticion dhe njė nga Manēester, Ēelsi dhe Liverpuli do tė jenė nė finale.
Shqipėria
Oto Bariē do tė ketė mundėsi ta ēojė nė njė hap tė mėtejshėm rinovimin e Kombėtares, kur njė pjesė e mirė e skuadrės titullare do tė mungojė sipas tė gjitha gjasave nė kėtė takim. Cana do tė jetė i impenjuar mė 26 maj nė takimin e fundit tė kampionatit. Kievo e Bogdanit qė ėshtė e pėrfshirė nė luftėn pėr mbijetesė. Njė ditė mė pas Dallkut, Curri e Beqiri do tė jenė nė fushė.
Gazeta PANORAMA
Krijoni Kontakt