Kapen 78 kg marijuanė, nė kėrkim transportuesi i drogės
Bllokohet makina me targa tė Durrėsit. Droga kishte si destinacion pėrfundimtar Greqinė
Policia e Pogradecit ka bllokuar 78 kilogramė kanabis sativa, ndėrsa nga operacioni qė ka zgjatur pėr mė shumė se njė orė nuk ėshtė mundur tė vihet nė pranga transportuesi i kėsaj lėnde narkotike. Operacioni i policisė ėshtė mbyllur nė mes tė qytetit, vetėm me kapjen dhe bllokimin e mjetit, ndėrsa autori ka mundur tė shpėtojė, pasi ka braktisur makinėn dhe ka ikur me vrap. Sipas tė dhėnave zyrtare nga ana e policisė sė Pogradecit, sasia prej 78 kilogramėsh ka qenė e paketuar nė njė makinė me targa tė Durrėsit. Burimet e policisė lokale thonė se aksioni qė ka bėrė qė mjeti tė vihej nė shėnjestėr dhe mė pas nė ndjekje ka nisur pas njė sinjali dhe tė dhėnave operative pėr udhėtimin e mjetit drejt qytetit. Tė njėjta burime tregojnė se lėnda narkotike e paketuar dhe e vendosur nė pjesėn e pasme tė makinės kishte si destinacion qytetin e Korēės, ndėrsa mendohet se mė tej, pas dorėzimit tė saj nė kėtė qytet, droga do tė niset drejt Greqisė. Sipas policisė, autori i cili ėshtė identifikuar, ėshtė larguar gjatė ndjekjes, duke braktisur mjetin, ndėrsa rezulton se ai do tė kryente vetėm transportin e lėndės pėrkatėse drejt Korēės, ku mendohet se droga do tė dorėzohej te persona tė tjerė pėr tė bėrė tė mundur edhe kalimin matanė kufijve. Makina tip "Lancia" me targa DR 4949 A, sipas policisė ka qenė duke iu afruar qytetit tė Pogradecit, kur policia i ėshtė vėnė pas pėr ta ndjekur pas dyshimeve pėr trafik tė narkotikėve. Ndjekja me shpejtėsi tė jashtėzakonshme ka nisur qė nė Qafė-Thanė, ndėrsa ka vazhduar dhe brenda nė qytet. Ka qenė pikėrisht kėtu ku autori ka braktisur mjetin, duke pėrfituar nga rrugicat pėr tė lėnė pas lėndėn dhe pėr t‘i shpėtuar kapjes nga ana e policisė lokale. Mėsohet se transportuesi i drogės, tashmė me njė identitet, ėshtė nga qyteti i Durrėsit. Ai mendohet se sillte lėndėn narkotike nga qyteti bregdetar, ndėrsa dyshohet se ėshtė pjesė e njė rrjeti qė ka shtrirje nė disa qytete. Sipas policisė, autori ka mundur tė largohet edhe pėr shkak tė errėsirės, ndėrsa ėshtė parė duke ikur me vrap mes banesave. Drejtuesi i mjetit me targa tė Durrėsit, Dr 4949 A, ėshtė larguar nga vendi i ngjarjes, ndėrsa sasia prej 78 kilogramėsh ėshtė bllokuar nga ana e policisė, bashkė me mjetin nė cilėsinė e provės. Sipas policisė, droga e gjetur nė makinė ishte e presuar dhe e paketuar nė pako tė vogla 2 kilogramėshe dhe gjendej nė bagazhin e makinės, e maskuar nė dy ēanta bashkė me disa veshje sipėr. Nga ana tjetėr, pas identifikimit tė autorit tė trafikut tė narkotikėve, drejtuesi i mjetit ėshtė shpallur nė kėrkim edhe pranė pikave kufitare.
Krijoni Kontakt