Policia arreston poseduesin nga kryeqyteti, Arjan Polisi: E kishte fshehur drogėn nė serbatorin e makinės
Antikrimi i Organizuar vijon operacionin edhe gjatė orėve tė natės
Dhjetė kilogramė heroinė janė sekuestruar nė qytetin e Durrėsit, ndėrkohė qė ėshtė prangosur transportuesi i saj. Operacioni pėr kapjen e drogės ėshtė realizuar nė orėt e pasdites pas njė hetimi 2-mujor qė kanė organizuar specialistėt e antidrogės nė Drejtorinė e Luftės Kundėr Krimit tė Organizuar nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit. Burimet zyrtare nga Ministria e Brendshme deklaruan zyrtarisht se dhjetė kilogramė drogė, e llojit heroinė, ėshtė sekuestruar nė qytetin e Durrėsit, pasditen e djeshme nga krimi i organizuar nė bashkėpunim me policinė lokale tė qytetit bregdetar. "Nė prangat e uniformave blu ka rėnė 52-vjeēari Arjan Polisi, nga Librazhdi, por me banim nė Tiranė. Ai ėshtė kapur nė periferi tė qytetit tė Durrėsit, teksa udhėtonte nė drejtim tė Tiranės, me makinėn e tij, tip "Mercedes Benz", me targė "TR 2958 F", detajuan burimet zyrtare nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit. Mė tej, forcat policore bėnė tė ditur se hetimi pėr kėtė operacion kishte nisur disa muaj mė parė. Sipas tė dhėnave nga grupi hetimor, para disa kohėsh ishte marrė informacioni operativ se njė person me banim nė Tiranė, kryente transportim tė lėndėve tė forta narkotike, qė ishte e destinuar pėr tregun vendas. Kėshtu, u bashkėpunua me Drejtorinė e Luftės Kundėr Krimit tė Organizuar, pėr tė pėrdorur metodat speciale pėr dokumentimin e kėsaj vepre penale. Nė kėto kushte, agjentėt e antidrogės pėrdorėn "blerje tė stimuluar", sipas njė vendimi qė kishte dhėnė Gjykata e Krimeve tė Rėnda. Ditėn e djeshme, 52-vjeēari Polisi kishte udhėtuar drejt Durrėsit, ku kishte marrė sasinė e drogės dhe gjatė kthimit pėr nė Tiranė, kanė ndėrhyrė forcat speciale tė antidrogės. Ata kanė bėrė arrestimin nė flagrancė tė kėtij personi nėn akuzėn e trafikut dhe tregtimit tė lėndėve narkotike, ndėrkohė qė pėr disa orė ka vijuar kontrolli fizik i mjetit pėr tė gjetur lėndėn narkotike, qė ishte fshehur mė sė miri nė mjetin e lartpėrmendur. Sipas specialistėve qė morėn pjesė nė operacion, ata i kanė bėrė pritė makinės ku ndodhej droga. Sipas njoftimeve tė para tė policisė, mėsohet se heroina ishte e fshehur poshtė serbatorit tė makinės dhe ishte e destinuar pėr shpėrndarje brenda pėrbrenda vendit, kryesisht nė jug, por mė pas pėr t‘u trafikuar jashtė shteti. Pas gjetjes sė heroinės, e cila ishte paketuar nė 20 pako, ajo ėshtė dėrguar nė laboratorin e kriminalistikės nė Ministrinė e Brendshme pėr tė bėrė analizat e pėrqindjes sė lėndės narkotike. Nė lidhje me tė arrestuarin 52-vjeēar, burimet policore bėnė tė ditur pėr "Shqip" se ėshtė ushtruar kontroll edhe nė banesėn e tij, tė cilit i kanė gjetur vetėm disa sende tė vogla implikuese. Nga ana tjetėr, grupi hetimor deklaroi se nė kėtė trafik tė lėndėve narkotike dyshohet se janė pėrfshirė edhe persona tė tjerė, por ende nuk ėshtė zbardhur itinerari i trafikimit tė lėndės narkotike. Sipas policisė, nė kėtė aktivitet kriminal dyshohet se ka edhe persona tė tjerė, tė cilėt janė identifikuar, por pėr mungesė provash nuk janė kryer arrestime. Grupi hetimor shpjegoi se edhe gjatė natės do tė kryhen kontrolle dhe do tė ketė arrestime tė tjera pėr heroinėn e bllokuar.
© Gazeta Shqip - 2006-2007
ps. ju lutem pergjigjuni temes dhe jo te beni chiti chati..
Krijoni Kontakt