Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 37
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Droga ne Shqiperi

    Durres, policia sekuestron 10 kilograme heroine. Arrestohet 52-vjecari


    • Sipas policise mendohet se heroina e cila ishte e fshehur poshtė serbatorit tė makinės, ishte e desitinuar per shperndarje brenda per brenda vendit

    Dhjete kilograme droge e tipit heroine eshte sekuestruar ne qytetin e Durresit pasditen e sotme nga policia e ketij qyteti. Ne prangat ka rene 52-vjecari Arjan Polisi, nga Librazhdi por me banim ne Tirane. Ai eshte kapur ne periferi te qytetit te Durresit, teksa udhetoonte ne drejtim te Tiranes me makinen e tij, tip Benz me targe TR 29 58 F. Operacioni per kapjen e 52-vjecarit ishte I mireorganizuar pas marrjes se informacionit nga informatore nga Tirana ne adrese te antidroges se Durresit. Kjo e fundit ka njoftuar policine e qytetit, e cila me pas I ka bere prite makines ku ndodhej droga. Sipas njoftimeve te para te policise, mendohet se heroina e cila ishte e fshehur poshtė serbatorit tė makinės, ishte e desitinuar per shperndarje brenda per brenda vendit, kryesisht ne jug, por per t’u trafikuar jashte. Tashme kane nisur procedurat e hetimit

    Gazeta Shqiptare

    *~*~*~*~*

    Eshte nje fenomen qe po prek gjithmone e me teper shoqerine shqiptare.. Do doja ne kete teme te jepni opnionin tuaj rreth droges ne Shqiperi. Informacione te ndryshme se si ajo shperndahet, se si arrin te merret nga te rinjte etj etj.

    Zemrushja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zemrushja : 21-04-2007 mė 03:10
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Agjenti i infiltruar zbuloi rrjetin e trafikut

    Njė agjent i infiltruar i policisė zbuloi rrjetin e trafikut tė drogės. Pas disa kontakteve me tė dyshuarit, agjenti lė takim me ta dhe bie dakord qė t’i sjellin sasinė e heroinės. Sipas tė pandehurve, droga ishte marrė nė Shkup pėr 60 mijė euro dhe do tė dorėzohej tek disa shqiptarė para “Hotel Mondial”, aty ku policia bėri dhe goditjen pėrfundimtare. Tre tė akuzuarit janė shprehur se bashkė me ta ėshtė ndaluar dhe njė person i katėrt qė ishte pikėrisht porositėsi dhe pritėsi i mallit. Por nė fakt, ai ka qenė agjenti qė policia kishte infiltruar pėr tė zbuluar rrjetin e trafikut tė drogės. Agjenti ėshtė lėnė mė pas i lirė. Ndėrsa tre tė pandehurit, tė ndodhur para njė fakti tė tillė, kanė pranuar akuzėn. Prokuroria pretendon se ka njė sėrė provash qė vėrtetojnė fajėsinė e tre shqiptaro-maqedonasve.

    Ballkanweb
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Droga, pėrgjimet nė qeli tradhtojnė maqedonasit

    Dy tė pandehurit zbulojnė rrjetin. Flisnin nė turqishte tė vjetėr

    Me njė turqishte tė vjetėr, dy shqiptaro-maqedonasit, Blerim Fejzullau dhe Habib Rexhepi, tė akuzuar pėr trafik droge, kanė biseduar pėr disa minuta nė qelitė e paraburgimit, pa e ditur se ishin vėnė nė pėrgjim. Por kjo bisedė e tyre ėshtė shndėrruar nė njė provė tė fortė pėr Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda, pasi tė pandehurit kanė hedhur dritė mbi rrjetin e trafikut tė drogės, duke “tradhtuar” nė kėtė mėnyrė veten e tyre. Dje, gjatė njė seance gjyqėsore qė u zhvillua nė gjykatėn e Krimeve tė Rėnda nė ngarkim tė tre tė pandehurve, Fejzullau Rexhepi dhe Naser Tahiri, ėshtė dėgjuar pikėrisht pėrgjimi ambiental i realizuar nė qelitė e paraburgimit. “Duhet tė paguajmė qė tė dalim sa mė parė nga ky vend. Tė shpresojmė qė Naseri tė mos flasė”, - shprehet i pandehuri Rexhepi. Biseda zgjati pėr disa minuta dhe ėshtė njė ndėr provat mė tė forta qė ka nė dorė prokuroria, pėr tė provuar akuzat e ngritura ndaj tė pandehurve.

    PĖRGJIMI

    Pas arrestimit nė tetor tė vitit tė kaluar, Blerim Fejzulla dhe Habib Rexhepi janė lėnė qėllimisht nė njė qeli. Duke pėrfituar nga ky rast, dy tė pandehurit kanė nisur tė bisedojnė pėr tė rėnė dakord mes tyre, qė tė mos flisnin gjatė marrjes nė pyetje. Por biseda mes tyre ka rrjedhur nė favor tė prokurorisė. Pa e ditur se ata ishin nė pėrgjim, kanė nisur tė bisedojmė pėr njė ēantė, tė cilėn duhet ta merrnin nė njė destinacion tė caktuar. Sipas prokurorisė, ēanta pėr tė cilėn flasin dy tė akuzuarit, ka tė bėjė me veprimtarinė e tyre kriminale tė trafikut tė drogės. Dy tė pandehurit kanė komunikuar nė gjuhė turke. Sipas pėrkthyesit prezent nė sallėn e gjyqit, gjuha qė kanė pėrdorur Fejzullau dhe Rexhepi ėshtė turqishte e vjetėr, pa rend gramatikor qė pėrdoret ende nė disa vende tė Ballkanit. Nė bisedė e sipėr, dy tė akuzuarit pėrmendin dhe emrin e tė pandehurit tė tretė, Naser Tahiri. “Shpresojmė tė mos flasė”, - shprehet Habib Rexhepi, duke vazhduar sėrish rreth muhabetit tė ēantės, tė cilėn duhet tė arrinin ta merrnin patjetėr.

    MESAZHET

    Po dje janė bėrė publike dhe disa mesazhe tė pėrkthyera nga gjuha maqedonase, tė gjetur nė telefonin e tė pandehurit Rexhepi nė momentin e arrestimit . S h q i p t a r o - maqedonasi ka shkėmbyer mesazhe me njė femėr me emrin Zhivka. Nė to flitej pėr biznese dhe mbarėvajtjen e tyre. Habib Rexhepi, Blerim Fejzullau dhe Naser Tahiri, u arrestuan nė tetor tė vitit tė kaluar pranė “Hotel Mondial” nė kryeqytet, pasi nė makinėn e tyre u gjet dhe sekuestrua 6 kilogramė lėndė narkotike e llojit heroinė. Tre tė pandehurit lėviznin me njė makinė tė organizatės humanitare tė Kryqit tė Kuq tė Maqedonisė. Pėr tė zbuluar kėtė rrjet tė trafikut tė drogės, prokuroria kishte hetuar pėr njė kohė tė gjatė, madje duke pėrdorur dhe njė agjent tė infiltruar. Goditja qė dėrgoi nė pranga tre tė dyshuarit, u bė pikėrisht nė momentin kur prokurorėt kishin nė dorė provat e mjaftueshme pėr t’i implikuar ata nė veprimtarinė kriminale. Tė pandehurit e kanė pranuar akuzėn, duke kėrkuar gjykim tė shkurtuar.

    Ballkanweb
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #4
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    462
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    droga eshte nje nga bizneset me te fuqishme ne shqiperi dhe nje nga motoret kryesore per ekonomine shqiptare.Pse si mendoni ju ato pallate e klube si jane ngritur.pastaj kjo eshte nje faze kalimtare (faze e mbledhjes se kapitalit)tani ne shqiperi po hyme ne fazen e legalizimit te keti lloj kapitali i cili me dashje dhe padashje ka ndihmuar rritjen ekonomike te shqiperise..keto jane faze qe ēdo shtet i civilizuar i ka kaluar.duhet durim!

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Durrės, bllokohen dhjetė kg heroinė

    Policia arreston poseduesin nga kryeqyteti, Arjan Polisi: E kishte fshehur drogėn nė serbatorin e makinės

    Antikrimi i Organizuar vijon operacionin edhe gjatė orėve tė natės



    Dhjetė kilogramė heroinė janė sekuestruar nė qytetin e Durrėsit, ndėrkohė qė ėshtė prangosur transportuesi i saj. Operacioni pėr kapjen e drogės ėshtė realizuar nė orėt e pasdites pas njė hetimi 2-mujor qė kanė organizuar specialistėt e antidrogės nė Drejtorinė e Luftės Kundėr Krimit tė Organizuar nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit. Burimet zyrtare nga Ministria e Brendshme deklaruan zyrtarisht se dhjetė kilogramė drogė, e llojit heroinė, ėshtė sekuestruar nė qytetin e Durrėsit, pasditen e djeshme nga krimi i organizuar nė bashkėpunim me policinė lokale tė qytetit bregdetar. "Nė prangat e uniformave blu ka rėnė 52-vjeēari Arjan Polisi, nga Librazhdi, por me banim nė Tiranė. Ai ėshtė kapur nė periferi tė qytetit tė Durrėsit, teksa udhėtonte nė drejtim tė Tiranės, me makinėn e tij, tip "Mercedes Benz", me targė "TR 2958 F", detajuan burimet zyrtare nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit. Mė tej, forcat policore bėnė tė ditur se hetimi pėr kėtė operacion kishte nisur disa muaj mė parė. Sipas tė dhėnave nga grupi hetimor, para disa kohėsh ishte marrė informacioni operativ se njė person me banim nė Tiranė, kryente transportim tė lėndėve tė forta narkotike, qė ishte e destinuar pėr tregun vendas. Kėshtu, u bashkėpunua me Drejtorinė e Luftės Kundėr Krimit tė Organizuar, pėr tė pėrdorur metodat speciale pėr dokumentimin e kėsaj vepre penale. Nė kėto kushte, agjentėt e antidrogės pėrdorėn "blerje tė stimuluar", sipas njė vendimi qė kishte dhėnė Gjykata e Krimeve tė Rėnda. Ditėn e djeshme, 52-vjeēari Polisi kishte udhėtuar drejt Durrėsit, ku kishte marrė sasinė e drogės dhe gjatė kthimit pėr nė Tiranė, kanė ndėrhyrė forcat speciale tė antidrogės. Ata kanė bėrė arrestimin nė flagrancė tė kėtij personi nėn akuzėn e trafikut dhe tregtimit tė lėndėve narkotike, ndėrkohė qė pėr disa orė ka vijuar kontrolli fizik i mjetit pėr tė gjetur lėndėn narkotike, qė ishte fshehur mė sė miri nė mjetin e lartpėrmendur. Sipas specialistėve qė morėn pjesė nė operacion, ata i kanė bėrė pritė makinės ku ndodhej droga. Sipas njoftimeve tė para tė policisė, mėsohet se heroina ishte e fshehur poshtė serbatorit tė makinės dhe ishte e destinuar pėr shpėrndarje brenda pėrbrenda vendit, kryesisht nė jug, por mė pas pėr t‘u trafikuar jashtė shteti. Pas gjetjes sė heroinės, e cila ishte paketuar nė 20 pako, ajo ėshtė dėrguar nė laboratorin e kriminalistikės nė Ministrinė e Brendshme pėr tė bėrė analizat e pėrqindjes sė lėndės narkotike. Nė lidhje me tė arrestuarin 52-vjeēar, burimet policore bėnė tė ditur pėr "Shqip" se ėshtė ushtruar kontroll edhe nė banesėn e tij, tė cilit i kanė gjetur vetėm disa sende tė vogla implikuese. Nga ana tjetėr, grupi hetimor deklaroi se nė kėtė trafik tė lėndėve narkotike dyshohet se janė pėrfshirė edhe persona tė tjerė, por ende nuk ėshtė zbardhur itinerari i trafikimit tė lėndės narkotike. Sipas policisė, nė kėtė aktivitet kriminal dyshohet se ka edhe persona tė tjerė, tė cilėt janė identifikuar, por pėr mungesė provash nuk janė kryer arrestime. Grupi hetimor shpjegoi se edhe gjatė natės do tė kryhen kontrolle dhe do tė ketė arrestime tė tjera pėr heroinėn e bllokuar.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007


    ps. ju lutem pergjigjuni temes dhe jo te beni chiti chati..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #6
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Itali-Greqi, prangosen 10 shqiptarė pėr drogė

    Shqiptarėt janė bėrė sėrish protagonistė tė krimeve tė ndryshme nė vendet fqinj. Nė Itali dhe Greqi janė zhvilluar dy operacione tė ndara, ku janė arrestuar disa shqiptarė pėr trafikim tė lėndėve narkotike. Sipas mediave greke, policia e kėtij vendi ka arrestuar njė 22-vjeēar shqiptar pėr transportimin e njė sasie tė madhe lėndėsh narkotike brenda shtetit helen. Mė tej, mediat shpjeguan se, sipas policisė helene, shqiptari u arrestua nė rajonin Palajo-Faliron, nė jug tė Athinės. Emri i tė riut shqiptar nuk ėshtė bėrė publik nga policia greke pėr shkak tė hetimeve tė mėtejshme pėr trafikimin e lėndės narkotike. Shqiptarit iu gjetėn dy kilogramė kokainė, 87,5 kilogramė kanabis, dy armė dhe 105 fishekė. I dyshuari besohet se operonte nė njė bandė ndėrkombėtare tė trafikimit tė lėndėve narkotike nga Shqipėria nė Greqi. Policia shpreson se me marrjen nė pyetje tė 22-vjeēarit, tė zbulojė mė tepėr tė dhėna pėr shkatėrrimin e kėsaj bande trafikantėsh. Nga ana tjetėr, policia e Milanos ka arrestuar rreth 20 persona, mes tė cilėve shqiptarė, italianė dhe afrikanoveriorė, tė gjithė tė akuzuar pėr trafik lėndėsh narkotike. Gjatė kėtij operacioni u sekuestruan 55 kg heroinė, 40 kg pėrzierės dhe pajisje tė tjera pėr pėrpunimin e drogės. Operacioni ka nisur nė fillim tė 2005-ės, pas arrestimit nė bordin e njė treni qė vinte nė Milano, tė dy korrierėve qė kishin nė zotėrim 150 gramė heroinė. Hetimet vazhduan nė 2006 deri nė fillim tė 2007 nė rajone tė ndryshme tė Italisė, tė cilat sollėn si pėrfundim arrestimet e djeshme.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #7
    larguar
    Anėtarėsuar
    11-09-2006
    Postime
    535
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Durrės, kapen 428.80 kg drogė, arrestohen tre persona

    13:32 05/05/07




    Sasia prej 428,80 kg lėndė narkotike e fortė, e bllokuar disa orė mė parė nga policia e Durrėsit, ishte nisur nga Kosova dhe ajo rezulton tė jetė dyllojshe, nė formėn e pluhurit me ngjyrė tė bardhė dhe kafe, ndėrsa nje grup hetimor po punon intesivisht pėr sqarimin e destinacionit tė saj dhe personave tė tjerė tė implikuar nė kėtė ngjarje.

    Drejtoria e policisė sė Durrėsit, pėrmes zėdhėnėses sė saj, Ornela Ēako, publikoi sot detaje nga operacioni i koduar "Autostrada", i cili pėrfundoi me sukses rreth orės 20:00 tė ditės sė djeshme me sekuestrimin e sasisė sė madhe tė drogės, e cila dyshohet tė jetė e llojit heroinė, dhe me arrestimin e tre personave. Sipas saj, aksioni u organizua nė bazė nė informacionet e marra nė rrugė operative forcat e Sektori tė Luftės Kunder Krimit te Organizuar.

    "Nga veprimet e para hetimore rezulton se sasia prej 428,80 kg lėnde narkotike, e ndarė nė nėntė thasė, po transportohej me automjetin furgon tip Benz me targa TR 0038 I dhe ishte fshehur midis mallrave tė tjera ushqimore. Furgoni qė drejtohej nga shtetasi Adem Duraku dhe qė udhėtonte nga Kukėsi nė drejtim tė Tiranės, u ndalua pranė Fushė Krujės. Ndėrkohė janė ndaluar edhe dy shtetas tė tjerė, tė cilėt prisnin nė njė automjet tjetėr tip Benz mbėrritjen e sasisė sė drogės", tha mė tej Ēako.

    Lėnda narkotike rezulton tė jetė dyllojshe, sqaroi Ēako, duke shtuar se rreth 100 kg janė nė formėn e pluhurit tė bardhė dhe 328,80 kg nė formėn e pluhurit nė ngjyre kafe. "Pėr rezultatin pėrfundimtar tė llojit tė saj, jemi nė pritje tė kryerjes sė ekzaminimit pėrkatės nė Laboratorin Qėndror tė Kriminalistikės", vijoi zėdhėnėsja e drejtorisė sė policisė sė Durrėsit.

    Ajo bėri tė ditur ndėr tė tjera se nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm u bė arrestimi nė flagrancė i shtetasve Adem Duraku, 53 vjeē, lindur e banues nė fshatin Pobreg, (Kukės), Agim Kaēorri, 34 vjeē, lindur nė Dibėr dhe banues nė Kamėz (Tiranė), i dėnuar mė parė pėr plagosje tė lehtė me dashje, dhe Fatmir Kovaēi, 36 vjeē, lindur nė Has dhe banues nė lagjen nr.10 Tiranė.

    Po ashtu sė bashku me lėndėn narkotike u sekuestrua automjeti tip Benz furgon me targa TR 0038 I, ku u gjet sasia e lėndės narkotike, automjeti tip Benz me targa TR 6570 K, ku dy shtetasit e tjerė po prisnin mallin si dhe 6 telefonė celularė, nė pėrdorim tė kėtyre personave.

    A1-tv
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,266
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 12 postime

    Policia kap gjysėm toni heroinė, nė Fier dhe Durrės

    Dje nė mbrėmje dhe sot nė orėt e para tė mėngjesit ėshtė kapur njė sasi rekord droge tė fortė heroinė nga ana e policisė shqiptare. Nė aksionin e parė ėshtė kapur njė sasi prej 47 kilogram heroine nė aksin rrugor Lushnje-Fier dhe ėshtė arrestuar nė Flagrancė shtetasi Dritan Tomorri, 38 vjec nga Elbasani. Por suksesi mė i madh i policisė ėshtė kapja nė orėt e para tė mėngjesit tė njė sasie rekort prej 430 kilogramė heroinė e cila ishte futur nė thasė nė njė furgon me targa Tirane. Aksioni thuhet se ėshtė realizuar pas infiltrimit tė njė agjenti tė antidrogės sė Durrėsit. Bashkė me drogėn janė ndaluar edhe shtetasit Adem Durraku, Agim Kaēori, Fatmir Kocavi. Sipas policisė droga vinte nga Kosova dhe aksioni ėshtė kryer nė aksin Fushė-Krujė Durrės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    #VamosArgentina

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,266
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 12 postime
    "Shkaterruam rrjetin Kosove-Shqiperi-Greqi"
    E Hene, 07 Maj 2007

    Pohimi i Policise se Shtetit: 476 kg jane perzieres lendesh narkotike dhe jo droge

    Operacione te sukseshme jane quajtur nga Policia e Shtetit ato te dites se shtune ne mengjes dhe te se premtes ne darke, ku u vune ne pranga kater persona. Edhe pse u zbehen dy operacionet antidroge te Policise se Shtetit, perseri ato jane konsideruar si shkaterrim i nje linje trafiku te lendeve narkotike. "Sasia prej 476.5 kilogram e cilesuar dy dite me pare si lende narkotike, e llojit, heroine, pas ekspertimit ka dale paracetamol dhe kafeine te njohur si perzieres per disa lende narkotike te tilla si heroine, amfitamine, kokaine dhe metafetamine etj", pranoi dje Policia e Shtetit. Ky eshte rezulatit i dy "superoperacioneve" te Policive te Durresit dhe Fierit.

    Gjithcka per uniformat blu eshte rrezuar kur kane dale rezultate perfundimtare te analizave te dala nga labaratori kriminalistik, per dergimit per ekzaminime te pluhurit te bllokuar ne Durres dhe ne Fier. Por dhe pse e gjithe lenda e bllokuar nuk eshte lende narkotike, policia nuk ka hequr dore nga rezulatet e operacioneve te bera. "Te dy operacionet e kryera kane synuar goditjen e nje linje trafiku te paligjshem nga Kosova ne Greqi duke mbajtur ne mbikqyrje per nje periudhe relativisht te gjate kohore subjektet qe bashkepunonin ne kete trafik", bene te ditur gjate dites se diele, burimet zyrtare te Policise se Shtetit, duke mos mohuar se rezultatet e operacioneve jane shume te mira. Sipas informacioneve dhe rasteve te evidentuara, prej disa kohesh ka qene ekzistente nje linje trafikimi lende narkotike dhe perziersi ne drejtimin Kosove-Shqiperi-Greqi, thane dje burimet zyrtare te policise, thate dites se djeshme. Por uniformat blu nuk heqin dore nga suksesi. "Rastet e evidentuara flasin si per transport lende narkotike te tipit heroine qe ne permbajtjen e saj ka patur dhe paracetamol e kafeine, ashtu edhe per transport vetem perziersi, qe ne te shumten e rasteve ka qene substance e paster paracetamol e kafeine", thane burimet e policise. Nderkaq eshte bere e ditur se, trafikimi i perziersve te lendes narkotike eshte nje aktivitet i njohur kriminal nisur edhe nga praktika e vendeve te tjera te perfshira ne rrugen e trafikimit te lendeve narkotike. "Shqiptaret kete aktivitet e kryejne si ne rastet kur shtojne sasine e lendes narkotike baze te destinuar per trafikim, ashtu edhe si aktivitet me vehte, pasi ky lloj trafiku ka fitime te larta, po te kihet parasysh se perziersi blihet me nje cmim prej 45-50 euro ne vendet e origjines dhe ne destinacion shitet me nje cmim prej 200-250 euro per 1 kg", bene te ditur burimet zyrtare. Sipas llogarive Policia e Shtetit, ka bllokuar 110 mije euro, paracetamol dhe kafeine. Dy operacionet e dy diteve me pare jane konsideruar si te sukseshme nga Policia Shqiptare ne goditjen e njeres prej linjave te rendesishme te trafikut te lendes narkotike.

    Policia e ka pranua dy dite pas operaciove, "Autostrada" dhe "Ardenica", qe pluhuri i bllokuar nuk ka qene heroine, por perzieres i lendeve narkotike, paracetamol dhe kafetine, qe perdoren per perzierjen e heroines dhe kokaines, per ti shtuar ne peshe dhe sasi. "Akti i ekspertimit kimik nr.2569, date 05.05.2007, ka arritur ne konkluzionin se sasia e lendes kimike te sekuestruar eshte paracetamol dhe kafeine e njohur si perziers per disa lende narkotike si heroine, amfitamine, kokaine dhe metafetamine etj. Mbi bazen e ketij akti ekspertimi per personat e arrestuar do te procedohet ne baze te nenit 285 te Kodit Penal sipas te cilit ".. transportimi dhe shperndarja e substancave kimike baze ... ne rast se dihet qe ato perdoren per prodhimin ose trafikimin e paligjshem te substancave narkotike, denohet me burg nga tre gjer ne dhjete vjet", thane dje ne nje komunikim zyrtar me mediat, burimet e Policise se Shtetit. Nderkaq per kater te arrestuarit, ne Durres dhe Fier, pritet vetem formulimi i akuzes dhe cuarja e tyre perparatogave te zeza per masen e sigurise.

    Sekuestrim rekord droge ne Shqiperi

    TIRANA - Policia shqiptare ka bllokuar mengjesin e se shtunes nje sasi gjigante droge, e identifikuar si heroine. Kete shkruante dje, agjencia zyrtare e lajmeve ne Itali, Ansa. Sipas saj, "malli", ishte duke u transportuar ne drejtim te Durresit ne nje furgon. "Perfundimisht jane sekuetsruar 430 kilogram droge, ne pjesen me te madhe, heroine, nje sasi e paimagjinueshme per vendin e vogel", vazhdonte lajmi ne agjencine Ansa. Gjithashtu ne lajm, shkruhet se deri tani jane vene ne pranga tre persona, te cilet deri me sot nuk kane qene te perfishire ne aktivitete kriminale ne vend. Gjithashtu agjencia permend dhe sasine e lendes narkotike te bllokuar ne Fier, ne afersi te fshatit Vajkal.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    #VamosArgentina

  10. #10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Heroina, 14 miliardė lekė

    Etleva DELIA, Enkeleda ARAPI

    Tani edhe lumenjtė e drogės nė Shqipėri e kanė njė digė. Aksioni i Policisė sė Shtetit nė Durrės, ku u kapėn gjysmė toni heroinė dhe kokainė, jo vetėm ėshtė mė spektakolari, por edhe mė profesionali nė aspektin teknik. Megjithatė pėr tė arritur nė kapjen e sasisė mė tė madhe tė drogės me vlerė rreth 14 miliardė lekė, policisė i ėshtė dashur tė kalojė nė “suksese tė vogla”. “Tirana Observer” boton nė mėnyrė tė pėrmbledhur tė gjitha rastet mė tė bujshme tė sasive mė tė mėdha tė drogės tė kapura nė territorin tonė. Duke filluar qė nga viti 1996, kur njė libanez u kap me 36.5 kilogramė heroinė; nga shkurti i vitit 2001, ku nė njė lokal nė Tiranė u kapėn 70 kilogramė heroinė e pastėr qė vinte nga Pakistani, e duke pėrfunduar me rastin mė tė fundit ku u sekuestrua gjysmė toni drogė nė afėrsi tė Durrėsit.
    Zbulimi
    Agjentėve tė policisė u janė dashur plot tre muaj, qė tė pėrfundonin me sukses operacionin spektakolar, pėr bllokimin e sasisė mė tė madhe tė drogės qė ėshtė kapur ndonjė herė nė Shqipėri. Pėrveē hetimeve dhe pėrgjimeve qė shkonin edhe pėrtej kufijve, pėr kryerjen e zbulimit tė madh tė gjysmė toni heroinė dhe kokainė qė kushton 14 miliardė lekė, kanė qenė tė nevojshėm edhe agjentėt e infiltruar. Burime nga policia bėnė tė ditur se lehtėsirat e “stisura” nė kufirin me Kosovėn, kanė bėrė qė uniformat blu tė organizonin mė se miri operacionin e koduar “Autostrada” dhe t’i jepnin kohė vetėm deri diku pranė Durrėsit tre personave qė transportonin 430 kilogramė drogė. Trafiku i lėndės narkotike qė kishte nisur nga Kosova dhe do pėrfundonte nė Itali, ėshtė ndėrprerė nga policia nė afėrsi tė Durrėsit. Aty ėshtė bėrė i mundur sekuestrimi i sasisė mė tė madhe tė drogės sė kapur ndonjėherė dhe arrestimi i Adem Durakut, Agim Kaēorit dhe Fatmir Kovaēit. Kėta e transportonin drogėn me njė furgon me targa tė Tiranės dhe e kishin fshehur mes mallrave tė tjera ushqimore.
    Vlera e drogės
    Njė sasi kaq e madhe droge, e cila kishte edhe njė vlerė marramendėse, nuk ishte kapur ndonjėherė nė territorin shqiptar. Gjysmė toni heroinė dhe kokainė qė vinin nga Kosova, kishin si destinacion Italinė. Burime nga policia bėnė tė ditur se duke qenė se droga do tė shitej nė tregun italian, vlera e saj arrinte nė rreth 14 miliardė lekė. Vlerė kjo e pėrllogaritur me 30 mijė euro kilogramin.

    I arrestuari me heroinė: Nuk ishte drogė, por allēi

    Dritan Tomorri, 38-vjeēari qė u arrestua me 47.5 kilogramė heroinė mbrėmjen e tė premtes nė Fier nuk ka pranuar akuzėn. Nė dėshminė e tij nė komisariatin e policisė sė Fierit, Tomorri ka thėnė se sasia nuk ishte drogė, por ishte allēi. Sipas tij, ishte duke udhėtuar drejt Vlorės, sė bashku me nėnėn e tij. 38-vjeēari tha se allēinė po e ēonte nė Vlorė, ku edhe kishte nė ndėrtim e sipėr njė banesė private. Operacioni i koduar “Ardenica” kishte kohė qė kishte nisur me survejimin e 38-vjeēarit, si dhe me pėrgjimet telefonike.

    Garancia 30 milionė, lė tė lirė kryekomunarin

    Kryekomunari i Temalit, Mark Zhuri ėshtė lėnė i lirė nga gjykata e rrethit tė Shkodrės. Ai u arrestua dy ditė mė parė, pasi nė makinėn e tij u gjet 150 gramė heroinė. Vetė Zhuri e ka mohuar akuzėn, por nė fakt i ėshtė dashur tė paguajė si garanci pasurore 30 milionė lekė. Kjo garanci pasurore ėshtė nė shkėmbim tė lirisė sė tij. Ndėrkohė qė, sipas kėsaj gjykate, Zhuri ėshtė lėnė i lirė pėr mungesė tė mjaftueshme provash qė e fajėsonin atė pėr transport tė drogės. Pas lirimit tė tij, Zhuri e ka quajtur njė lojė tė policisė pėr tė cenuar imazhin e tij.

    Te dhena per kapjen e droges

    1. 3 muaj hetime dhe survejime i janė dashur Policisė sė Shtetit pėr tė bėrė zbulimin e sasisė mė tė madhe tė drogės qė ka kaluar nė vendin tonė

    2. Pėrveē hetimeve pėr aksionin spektakolar ka qenė i nevojshėm edhe infiltrimi i agjentėve

    3. 430 kilogramė heroinė dhe kokainė qė janė bllokuar afėr Durrėsit, vinin nga Kosova nė drejtim tė Italisė

    4. Duke u llogaritur pėr shitje nė tregun italian, vlera e drogės arrin nė 14 miliardė lekė

    5. Pėrveē 3 personave qė janė arrestuar dy ditė mė parė, tė cilėt ishin pritėsit, priten edhe arrestime tė tjera

    Heroina

    100 kg heroinė,
    viti 2002
    njė operacioni i forcave RENEA shkatėrron njė bandė narkotrafikantėsh, duke sekuestruar 100 kilogramė heroinė qė vinte nga Italia.

    36.5 kg heroinė,
    viti 1996
    Njė i huaj me origjinė nga Libani u kap nga agjentėt e Antidrogės sė kryeqytetit me 36.5 kilogramė heroinė, e destinuar pėr shitje.

    15 kg heroinė,
    3 shtator 2004
    Dy persona kanė pėrfunduar nė qeli, pasi janė kapur me 15 kilogramė heroinė nė Durrės.

    32 kg heroinė,
    22 shtator 2004
    Sekuestrohen 32 kilogramė drogė e llojit heroinė nga policia e Fierit dhe e Vlorės, ndėrsa janė arrestuar pesė persona.

    18.5 kg heroinė,
    13 prill 2006
    Agjentėt e Antidrogės sė Tiranės bėnė tė mundur parandalimin e trafikut tė 18.5 kilogramė heroine dhe arrestimin e 5 personave tė implikuar nė kėtė veprimtari.

    17 kg heroinė,
    27 janar 2007
    Policia e Durrėsit pėrfundon me sukses operacionin “Start 2007”, nė sajė tė tė cilit u bė i mundur sekuestrimi i 17 kilogramė heroine me destinacion Italinė.

    16 kg heroinė,
    8 shkurt 2007
    Njė sasi droge prej rreth 16 kilogramė e llojit heroinė ėshtė sekuestruar nė njė makinė, e cila ishte parkuar nė njė zonė tė “Tiranės sė Re” nė kryeqytet.

    10 kg heroinė
    26 shkurt 2007
    Policia e Korēės ka arrestuar 3 persona, tė cilėve iu bllokua edhe njė sasi prej 10 kilogramė heroinė me destinacion Greqinė.

    28 kg heroinė,
    7 mars 2007
    Zbulohet baza e heroinės nė kryeqytet, dy persona pėrfundojnė nė pranga. Njė sasi prej 28 kilogramė heroinė ėshtė sekuestruar nga policia e kryeqytetit gjatė njė operacioni nga i cili dy persona kanė pėrfunduar nė pranga.

    Tirana Observer
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    773
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    shkateruan rrjetin keta ahaha po droga nuk mbaron kurr, se po pati kerkes ka dhe ofert.

  12. #12
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Normalisht qe nuk mbaron kurre. Por te pakten te eleminohen pikat kryesore nga te cilat behet qarkullimi!
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  13. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    720
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Boset E Droges Jane Familjet Mafjoze ,ja Mbrojtja E Kapterit!!!

    E papranueshme heshtja juaj zoti President
    Ilir RUSMALI*


    Mė datė 21.4.2007, kam vėnė nė dijeni opinion publik, lidhur me fakte tė rėnda dhe tepėr kompromentuese, qė lidhin veprimtarinė e gjyqtarit Artan Gjermeni, anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, me favorizimin, mbėshtetjen dhe bashkėpunimin me njė nga bandat kriminale mė tė rrezikshme nė Shqipėri, prej mė shumė se njė dekadė.

    Faktet kanė lidhje me lirimin nga burgu tė njėrit nga anėtarėt e bandės sė Lushnjės, i cili, sipas dėshmisė sė dhėnė para gjykatės, rezulton se ėshtė liruar nga gjyqtari Artan Gjermeni, pas ndėrhyrjes sė Enver Dondollakut, njėrit nga eksponentėve kryesorė tė kėsaj bande.

    Siē provohet nga inspektimi i kryer nga Inspektoriati i Ministrisė sė Drejtėsisė, favorizimi ėshtė kryer nė kundėrshtim tė hapur me rregullat proceduriale, pėr caktimin e gjyqtarit tė ēėshtjes.

    Pėrveē kėsaj gjyqtari Gjermeni, ėshtė bėrė objekt i debatit publik edhe pėr shkak tė botimit nė median e shkruar tė pėrgjimeve telefonike, tė kryera nga autoritete italiane tė hetimit, sipas tė cilave Artan Gjermeni cilėsohet nė bisedė midis Aldo Bares dhe Enver Dondollakut, si zyrtar nė shėrbim tė tyre.

    I nderuar Zoti Kryetar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė,

    Rastet e sipėrcituara njollosin rėndė dhe nė mėnyrė tė patolerueshme figurėn dhe funksionin e gjyqtarit. Nė rast se, ndaj tyre nuk veprohet me urgjencė ato njollosin nė mėnyrė tė patolerueshme pushtetin gjyqėsor, sistemin e drejtėsisė dhe funksionin e KLD-sė nė raport me tė.

    Pėr kėtė arsye nė datė 21.4.2007, kam kėrkuar publikisht ndėrhyrjen e Presidentit tė Republikės dhe Prokurorit tė Pėrgjithshėm, pėr dėnimin publik, tė veprimtarisė sė kėtij gjyqtari nė shėrbim tė bandave kriminale, angazhimin e tyre personal pėr marrjen e masave, pėr largimin nga pushteti gjyqėsor, largimin nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė dhe procedimin e tij.

    Thirrja publike e ministrit tė Drejtėsisė, ėshtė shoqėruar deri mė sot nga heshtja e papranueshme e Presidentit tė Republikės dhe mosveprimi fajtor i Prokurorit tė Pėrgjithshėm.

    Pėr kėto arsye nė mbėshtetje tė kompetencės qė ligji i jep ministrit tė Drejtėsisė, pika 2, neni 19, Ligji nr.8811, datė 17.5.2001, "Pėr organizimin dhe funksionimin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė", tė ndryshuar, kėrkoj nga ana Juaj, thirrjen urgjente tė mbledhjes sė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, me rend dite: "Shkarkimin nga detyra tė gjyqtarit Artan Gjermeni, nė bazė tė pikės 6, tė nenit 147, tė Kushtetutes, me motivacionin "Pėr akte e sjellje qė diskretitojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e gjyqtarit"''.

    Provat e mbledhura dhe tė bėra publike deri mė tani janė mėse tė mjaftueshme pėr Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė, pėr tė vendosur shkarkimin nga detyra tė gjyqtarit Artan Gjermeni.

    Tendenca e shfaqur nga eksponentė tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, pėr tė futur procesin e procedimit nė rrugėn e zvarritjeve burokratike duhet tė konsiderohet e papranueshme nė radhė tė parė nga Presidenti i Republikės.

    I Nderuar Z. President i Republikės,

    Shqiptarėt, sot mė shumė se kurrė duhet tė shohin se instancat mė tė larta qė drejtojnė drejtėsinė nė vend nuk pajtohen me korrupsionin, me lidhjet dhe bashkėpunimin e gjyqtarėve me krimin, nuk pajtohen me padrejtėsinė.

    Shqiptarėt kanė nevojė qė Presidenti i Republikės tė dalė publikisht, tė denoncojė dhe tė distancohet me pėrbuzje, jo vetėm ndaj fenomenit tė "kapjes", por, edhe ndaj individėve tė "kapur". Prandaj ėshtė e domosdoshme qė mbledhja e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė tė zhvillohet nė prezencė tė mediave.

    Me bindjen pėr angazhimin dhe pėrgjegjėsinė e pėrbashkėt institucionale pėr ēėshtjen, bashkėngjitur do tė gjeni materialet provuese. Mbetem nė pritje tė zhvillimit tė mbledhjes, sipas afateve ligjore brenda ditės sė enjte datė 11.5.2007.


    Letra qė ministri i Drejtėsisė i ka dėrguar Presidentit pėr thirrjen e mbledhjes sė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,266
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 12 postime
    Zbulohet marijuane, sekuestrohet autobusi i linjes greke
    Blerim Kore
    E Merkure, 09 Maj 2007


    "Stuhia e Detit" arreston shoferin. Sasia e droges prej 118 kg e futur ne 14 thase ishte fshehur ne pjeset mbrojtese te gomave te autobusit, prone e shoqerise se udhetareve "Parma Saralb", i cili po transportonte 19 shtetas nga Saranda ne drejtim te Athines.

    Sarande- Sapo autobusi me 19 pasagjere me destinacion Athinen futet ne doganen e Kakavijes, per shoferin nuk ishte me thjesht nje verifikim dokumentesh ne sportel, sic ndodhte zakonisht. Ne oren 23:30 te se henes, urdhri i eksperteve te antidroges detyroi drejtuesin e automjetit, Rikard Murtaj, te hap dyert dhe te ule poshte 19 pasagjeret.

    Jo me shume se 20 minuta zgjati operacioni i koduar "Stuhi e Detit", kur specialistet e policise se Gjirokastres dhe te Ministrise se Brendshme zbuluan 118 kilograme marijuane ne pjeset mbrojtese te gomave te autobusit, me targe SR 5646 A. Drejtuesi Rikard Sazan Murtaj, 36 vjec, nga Saranda, u arrestua vetem disa minuta pas perfundimit te kontrollit, sikurse u be edhe sekuestrimi i autobusit. Mjeti ishte prone e shoqerise se Udhetareve "Parma Saralb" me qender ne Sarande, i cili po transportonte 19 shtetas nga Saranda ne drejtim te Athines atje, ku sipas policise, edhe trafikantet prisnin ngarkesen me marijuane.

    Lenda narkotike ishte e presuar dhe e paketuar ne pako ne forme cilindrike me peshe 1 kilogram secila, te mbeshtjella me natriban ngjyre kafe dhe ishte ambalazhuar ne 14 thase plastmasi ngjyre te zeze. "Shoferi ka ardhur si zakonisht ne sportelet tona te kontrollit per te bere verifikimet e fundit te dokumenteve", thone kontrolloret e Kakavijes, duke shtuar se ekspertet kishin informacion paraprak.

    "Nga veprimet e para hetimore rezultoi se lenda narkotike i perkiste drejtuesit te autobusit. Strukturat e policise u bene sekuestrimin e lendes narkotike, sekuestrimin e autobusit, si dhe arrestimin ne flagrance te shtetasit Rikard Murtaj, per vepren penale "trafik nderkombetar i lendeve narkotike", veper kjo e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal", njoftoi Ministria e Brendshme. Per te vazhduar hetimet e metejshme, materialet i kaluan Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane.

    Nderkaq, pasagjeret, qe zbriten ne rruge ne mes te nates, jane marre ne ruajtje nga forcat e policise dhe me pas me automjete te rastit jane derguar per ne Athine, atje ku kishin destinacionin e mberritjes. Policia nuk ka shqetesuar asnje prej tyre, pervecse marrjes ne pyetje per te plotesuar formalitetet e zakonshme ne rast operacionesh te tilla. Ekspertet antidroge ishin te informuar me pare per sasine e droges dhe vendndodhjen e saj ne automjet.

    Koha jone
    #VamosArgentina

  15. #15
    Indiferente! Maska e _SheJtaNia_
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Droga jo vetem ne Shqiperi por dhe ne vende te tjera eshte nje fenomen qe duhet luftuar.. Biles Pa Meshire!

  16. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    720
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Raporti: Emrat e grupeve mafioze

    E Premte, 11 Maj 2007


    skema e plote
    Publikohet e plote pjesa e pare e raportit te hartuar nga specialistet franceze te krimit te organizuar, bazuar ne informacionet e sherbimeve sekrete. Dokumenti i Institutit te Menaxhimit te Rrezikut Kriminal analizon perforcimin e krimit te organizuar dhe levizjet qe po cojne drejt krijimit te nje kupole ne Shqiperi, mes 15 klaneve.

    Mafia shqiptare dhe ajo shqipfolese

    PARATHENIE


    Nuk mund ta thjeshtojme fenomenin mafioz italian vetem te "Cosa Nostra". Sidoqofte, eshte e rendesishme te ndajme mafian shqiptare nga ajo shqipfolese, e cila eshte nje dege e saj. Termi i mafias shqipfolese nuk ka te beje me nacionalitetin e anetareve te saj, por me perkatesine e komunitetit. Zona e ngulimit te shqiptareve ne Ballkan perfshin sigurisht Shqiperine (3 milione banore), por gjithashtu Kosoven (1,8 milione shqiptare), pjesen perendimore te Maqedonise (500 000 shqiptare) dhe jugun e Malit te Zi (50 000 shqiptare). Organizata te ndryshme kriminale te perbera nga shqiptaret jane aktive edhe ne zona te tjera ballkanike, sikurse edhe ne gjirin e diasporave te shumta shqipfolese te vendosura ne Evrope dhe ne Ameriken e veriut. Disa prej tyre, vecanerisht ne Kosove paraqesin karakteristika te pamohueshme mafioze per sa u perket lidhjeve, pushtetit ekonomik dhe depertimit ne politike.

    Kjo analize eshte mbajtur per mafian shqiptare, pjeset e tjera te mafias shqipfolese jane trajtuar vetem ne bashkepunimet e shumta qe kane pasur me te.

    HYRJE

    Deklarata politike te bujshme, arrestime ne seri, pushime masive nga puna te funksionareve te korruptuar, shkaterrime te rrjeteve kriminale, nxjerrja e ligjeve rrenjesore: perballe krimit te organizuar shqiptar, qeveria "Berisha", e zgjedhur ne korrik 2005, duket sikur ka marre me vendosmeri nje qendrim te kundert me ate te paraardhesit te tij. Energjia qe karakterizon kete lufte eshte inkurajuese. Ajo nuk mjafton, megjithate te le te mendosh se mafia shqiptare eshte ne rrezik. Per te crrenjosur kete organizate kriminale do te duhet padyshim te bashkohen te gjitha forcat politike, policore dhe ushtarake per shume vite me radhe.

    Mafia shqiptare eshte nje shoqeri kriminale sipas kuptimit te fjales. Para se gjithash eshte nje ndermarrje, fuqia financiare e se ciles mbeshtetet ne rentabilitetin eksponencial te trafiqeve te ndryshme. Eshte gjithashtu nje komunitet njerezor, pushteti i te cilit ushtrohet ne te gjithe vendin. Jo tek optimizmi qe ngjallin, por tek efektet reale te fuqise dhe pushtetit, duhet te perqendrohen analizat e ndryshimeve qe ka pesuar mafia shqiptare nga viti 2005.



    FUQIA KRIMINALE

    Fuqia e mafias shqiptare mbeshtetet te perfshirja ne trafiqe te ndryshme

    Bazat e fuqise se mafias shqiptare

    • Trafiku i heroines

    Me shume se 90% e heroines, qe konsumohet ne Evropen Perendimore, prodhohet ne zonat pakistano-afgane. Nje pjese e madhe e droges kalon nga magazinat e mafias turke, pastaj ndjek dy rruge: "Rrugen e veriut", per ne Evropen Qendrore dhe "Rrugen e jugut", rrugen e Ballkanit, qe shperbehet ne shume itinerare. Pozita e Shqiperise ne itinerarin e jugut te rruges se Ballkanit e ben kete vend nje dalje te pashmangshme te flukseve te heroines drejt tregut evropian. Kanali i Otrantos kapercehet per 1 ore e 30 minuta me motoskaf. Dhe rreth nje e treta e heroines qe vjen nga Ballkani kalon nga Shqiperia.

    Kalimi


    Roli kryesor i mafias shqiptare ne trafikun e heroines eshte ta transformoje kete potencial gjeografik ne nje mjet krimi. Ne fakt, klanet shqiptare e kane shnderruar bregdetin e vendit ne nje gllavine kriminale te perkryer. Terminalet kryesore te saj jane porti i Durresit dhe ai i Vlores, me destinacion bregdetin italian. Klanet mafioze e fusin drogen ne territorin shqiptar, duke u mbeshtetur te korrupsioni i humnershem i doganave dhe bashkepunimi i ngushte me deget e tjera te mafias shqipfolese. Nje nga itineraret kryesore te importimit te heroines, pershkon qytetet e Maqedonise, te mbajtura nga mafiat lokale, kryesisht te grupuara ne gjirin e ish-brigades Ushtria Clirimtare Kombetare. Ky kalim behet vecanerisht ne korridorin kriminal te lugines se Tetove-Gostivar-Diber, pa hasur asnje rrezik nga forcat policore maqedonase dhe shqiptare, qe nuk e bezdisin aspak trafikun.

    Korrupsioni ne dogana dhe forcat policore shqiptare i lejojne transportuesit e droges te pershkruajne vendin nga cepi ne cep, deri ne bregdet dhe te ngarkojne heroinen neper skafe apo kamione qe transportohen me traget. Kushtet e mira te dorezimit te heroines ne Itali sigurohen nga bashkepunimi i mafias shqiptare me nje nga mafiat me te medha italiane "Sacra Corona Unita". Kjo mafia pret drogen dhe merr persiper ta shoqeroje ne rrugen evropiane, duke bashkepunuar me organizata te tjera rajonale.

    Shperndaresi

    Pertej ketij roli kryesor, mafia shqiptare eshte nje shperndares i madh i heroines ne tregun evropian. Deget kosovare te mafias shqipfolese mbajne prej disa vitesh shitjen e heroines ne vende te ndryshme evropiane, si ne Zvicer dhe Austri. Duke bashkepunuar me kusherinjte, apo duke ushtruar force, mafia shqiptare merr pjeset me te medha ne kete beden te shperndarjes ne Gjermani, Belgjike dhe Britanine e Madhe, duke iu kundervene dhunshem mafias turke.

    Trafiku i qenieve njerezore

    Kalimi


    Perfshirja e mafias shqiptare ne trafikun e emigranteve klandestine drejt Evropes Perendimore eshte e hershme. Qe ne fundin e eres staliniane (1992), qindra mijera shqiptare u larguan nga vendi me ane te anijeve te improvizuara dhe zbarkuan ne brigjet e Pulias, rremujshem. Shume shpejt ky emigrim ra ne dore te "Sacra Corona Unita", qe u siguron anije te shpejta rrjeteve kriminale shqiptare, qe pergjithesisht perbehen nga doganiere dhe police.

    Ky aktivitet i mafias shqiptare eshte perforcuar vazhdimisht. Para se gjithash duke perfituar nga bashkepunimet e vena ne dispozicion nga "Sacra Corona Unita" me organizata te tjera, sidomos kineze, turke dhe kurde. Por, gjithashtu, duke perfituar nga gjendja ne te cilen ndodhej vendi, pas skandalit te piramidave ne vitin 1997. Dhjetera mijera persona te shkaterruar nga ky mashtrim financiar u larguan nga atdheu i tyre, te shoqeruar nga nje numer qe sa vinte e shtohej shqiptaresh te frikesuar nga kaosi ekonomik dhe pasiguria qe mbizoteronte ne vend, kryesisht ne Vlore dhe Tirane.

    Mafia shqiptare siguron sot kalimin e dhjetera mijera emigranteve klandestine qe vijne nga e gjithe bota dhe i drejtohen Evropes Perendimore. Me rreth 900 euro per person, vetem ky trafik i siguron - ne minimum - te ardhura vjetore prej dhjetera milione eurosh.

    Pike se pari, ky aktivitet zhvillohet ne rruge detare, duke lidhur mafian shqiptare me mafiat italiane. Se dyti, trafiku i qenieve njerezore i praktikuar nga mafia shqiptare mbeshtetet te bashkepunimi i ngushte me klanet kosovare te mafias shqipfolese. Sic eshte treguar edhe ne harte, perdorimi i Kosoves si platforme import-eksporti kriminal u jep ketyre te fundit nje aftesi per t'i furnizuar mafias shqiptare emigrante nga e gjithe bota. Duhet thene se klanet kosovare punojne gjithashtu per organizata te tjera rajonale, sikurse edhe per llogari te tyre.

    Bleresi


    Objektin e trafikut e perbejne dy kategori qeniesh njerezore. 1) Emigrantet vullnetare, kryesisht burrat, qellimi i te cileve eshte te punojne klandestince. 2) Emigrantet e detyruar, kryesisht femijet dhe grate, te prirura per t'u prostituuar, ndersa femijet i detyrojne te lypin ne Evropen Perendimore. Mafia shqiptare nuk largohet nga roli i saj i pare ne trafikun e qenieve njerezore. Eshte nje nga bleresit me te medhenj te kategorise se dyte te emigranteve klandestine. Deri ne fillim te viteve 2000, klanet mafioze shqiptare rrembenin ose mashtronin kryesisht grate shqiptare, kosovare dhe maqedonase te destinuara per tregun e prostitucionit. Qe prej asaj kohe zoterojne gra joshqipfolese te blera nga organizatat kriminale te Evropes Juglindore dhe Qendrore, kryesisht bullgare, boshnjake, rumune, moldave dhe ukrainase.

    Shperndaresi

    Mafia shqiptare zoteron gjithashtu fazen e mbrapme te trafikut te kesaj kategorie emigrantesh, sikurse edhe ka nen kontroll prostitucionin ne shume vende evropiane. Nje numer i madh prostitutash punojne per tutore shqiptare, qe operojne ne vende te ndryshme te Evropes Perendimore dhe u sjellin fitime te majme. Me shume se 30000 ne Itali, disa mijera ne France, dhjetera mijera ne Gjermani dhe Britanine e Madhe.

    Trafiqe te dores se dyte

    Pervec ketyre dy shtyllave te aktivitetit te saj, mafia shqiptare eshte e fuqishme edhe ne trafiqe te shkalles se dyte.

    Trafiku i hashashit

    Deri para pak kohesh, mafia shqiptare ka qene nje aktor i paneglizhueshem i trafikut te hashashit drejt Evropes Perendimore, edhe pse larg Marokut, Afganistanit, Pakistanit, Indise dhe Libanit. Duke patur shume fusha te mbjella me kanabis ne territoret qe kontrollonin, mafia eksportonte mallin ne Itali me ane te skafeve, ose duke detyruar emigrantet klandestine qe ta transportonin. Duket sikur ky aktivitet ka rene qe nga viti 2005.



    Trafiku i cigareve

    Ky trafik nuk eshte aktivitet i mirefillte i mafias shqiptare, roli i se ciles ka qene padyshim te vazhdoje rrugen e krimit te organizuar malazez. Nje trafik i vertete shteti ne Malin e Zi, trafiku i cigareve, drejtohet nga kreret e shtetit qe pasojne njeri-tjetrin me perfshirjen ne dy shoqerite import-eksport te udhehequra nga njerez te pushtetshem, njeri prej te cileve eshte nje shqiptar nga Mali i Zi. Megjithate ky trafik has veshtiresi nga kontrolli i vazhdueshem i rojeve bregdetare dhe i Guardia di Finanza ne trajektoren Bar (Tivar) - Bari dhe ka kerkuar te gjeje zgjidhje te skafet shqiptare. Dhe transferta behet me e sigurt, meqe kane te njejtin partner italian, "Sacra Corona Unita".

    Trafiku i automjeteve

    Sipas sherbimeve shqiptare, nje ne cdo tre targa behet pa paraqitur librezen e makines. "Mercedes 190" eshte makina me e perdorur, e sjelle me nje cmim me te ulet se GDP-ja (Prodhimi i Brendshem Bruto) per banor ne Ballkan (2 874 USD) nuk le aspak dyshim per gjeresine e ketij trafiku. Edhe ketu problemi me i madh mbetet perfshirja masive dhe e vjeter e forcave policore, si edhe administrates shqiptare ne trafik.

    Trafiku i mbeturinave

    Implikimi i krimit te organizuar shqiptar ne trafikun e mbetjeve toksike eshte i hershem. Modeli ekonomik i ketij trafiku mbeshtetet mbi importimin dhe grumbullimin ilegal te produkteve, ricklimi i te cilave kushton dhe eshte i detyrueshem ne Evropen Perendimore. Qytetet e Durresit, Fierit, Lushnjes dhe Milotit kane pritur qindra ton pesticide me origjine gjermane ne fillim te viteve '90. Ky importim nepermjet mashtrimit ka provokuar probleme shendeti te verejtura te popullsia e ketyre vendeve. Rreziku eshte i madh dhe Shqiperia gjendet sot ne kete levizje te perdorur ne trafikun e mbetjeve toksike, por, para se gjithash te mbetjeve jotoksike. Kjo situate eshte prodhuar nga lidhjet e klaneve kriminale shqiptare me mafian italiane. Cdo vit, keto mafia trajtojne ne Itali 35 milione tone mbeturina te paligjshme - jo te gjitha jane toksike - per nje shifer prej 6 miliarde eurosh. Ky aktivitet eshte nje nga specialitetet e Kamorres, por gjithashtu praktikohet nga "Ndrangheta" dhe nga "Sacra Corona Unita". E gjithe kjo te ben te besosh se keto organizata e shohin Shqiperine si nje potencial zhvillimi te jashtezakonshem per kete aktivitet qe mbeshtetet mbi transportin dhe grumbullimin e mbetjeve ne zona te pakontrolluara nga pushteti politik.

    Rruga detare kriminale e zgjedhur nga "Sacra Corona Unita" dhe klanet kriminale shqiptare, siperfaqja e nje vendi qe i shpeton cdo lloj autoriteti shteteror real, sikurse edhe padobia e forcave policore, i japin Shqiperise nje interes te padiskutueshem per zhvillimin e kesaj forme te re te aktivitetit kriminal.

    Trafiku i armeve

    Vjedhjet sistematike te kazermave, postave te policise, arsenaleve dhe depove te municionit, qe u kryen gjate revoltes se 1997, ka shperndare ne Shqiperi perafersisht sasine e armatimeve te meposhtme:

    - 2 milione arme luftarake te tipit AK 47 dhe AK 74 (kopje kineze)

    - 3.5 milione granata dore ofensive dhe difensive

    -1 milion mina antitak dhe kunder njeriut

    - 840 000 predha mortaje (te te gjitha kalibrave)

    - 1.5 miliarde municione te kalibrave te ndryshem

    - disa qindra kg eksploziv te te gjitha llojeve

    - disa qindra raketahedhes te tipit RPG

    - disa qindra mitraloze 14.5 mm

    - disa dhjetera topa dhe mitraloze kunderajrore

    - disa dhjetera raketa toke-toke dhe toke-ajer

    Ndonese ky armatim nuk ra ne teresi ne duart e klaneve kriminale shqiptare, nje pjese e madhe e tij duket se ka qene sistematikisht objektiv i tyre, per t'i shtene ne dore. Ky trafik i ka sherbyer, gje qe nuk mohohet, armatimit te guerilasve shqiptare te Kosoves dhe Maqedonise. Por armatimi shqiptar ka qene perhere objekti i nje tjeter trafiku ne Evropen perendimore dhe ne Greqi. Trafiku i dyte i armeve eshte padyshim me i rendesishmi dhe vazhdon te jete. Italia ze vendin e pare, merr rregullisht qindra arme te lehta dhe dhjetera kilograme eksploziv. Eshte vertetuar se klienti i pare i ketyre armeve eshte "Sacra Corona Unita". Klienti i dyte eshte padyshim banditizmi evropian. Mund te kene lidhje me organizatat e Lindjes se Mesme ose Afrikes se Veriut, por nuk eshte vertetuar.

    Rendesia e trafikut te armeve, e organizuar nga mafia shqiptare, eshte padyshim per t'u krahasuar me persosmerine e treguar nga organizata te tjera rajonale - sidomos ajo boshnjake - ne kete aktivitet dhe nga afersia e nje zone gri e prodhimit dhe eksportimit te armeve te nje prodhimi me te mire: Transnistria.

    Mafia shqiptare dyshohet edhe per aktivitete te tjera, sidomos per transformimin e kokaines baze ne kokaine dhe heroines baze ne heroine. Disa laboratore te vegjel u gjeten ne vitin 2000 afer kufirit grek, por asnje informacion nuk u gjet per te faktuar ekzistencen e tyre. Partneret ballkanike, te paret "traqeros" kolumbiane u identifikuan si klane kosovaresh dhe maqedonasish, sikurse organizata kroate, dhe jo mafia shqiptare.





    Efektet e politikes se qeverise "Berisha"

    Masat kryesore ne luften kunder mafias
    Qeveria "Berisha", e zgjedhur ne shtator 2005, ka ndermarre me vendosmeri nje lufte energjike kunder mafias shqiptare, e shprehur ne aksione te ndryshme:

    Lufta kunder klaneve mafioze

    Aksionet kunder mafias te qeverise "Berisha" konsistojne para se gjithash ne nje sulm frontal te klaneve kriminale ne Shqiperi. Kjo strategji e luftes me tepri kunder mafias shume shpejt dha rezultate konkrete dhe inkurajuese; ne vend, 12 klanet me te medha u shkaterruan qe ne tetor te 2005. Me shume se 150 anetare te familjeve mafioze u arrestuan gjate ketyre operacioneve te mbeshtetura nga grupet antitrafik te krijuara ne mbare vendin, dhe ekuivalentet lokale te GIR (Grupe te Nderhyrjes Rajonale) franceze. Shifra te tilla perbejne nje risi te pabesueshme para pasivitetit te qeverive te meparshme. Lufta kunder strukturave kriminale u shtri edhe pertej kufijve. Duke bashkepunuar me zyra te Koordinimit Nderkombetar te Ministrise se Brendshme me shume se 90 operacione policie vune ne shenjester klanet shqiptare ne Maqedoni, Itali dhe Turqi.

    Lufta kunder korrupsionit

    Aksioni kunder klaneve mafioze shoqerohet ne menyre logjike me nje shkulje te degeve te administrates "te vena ne gjume" nga mafia. Edhe doganat jane mjaft te prekura. Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme kreu arrestimin e 43 funksionareve te kesaj administrate qe nga tetori i vitit 2005 deri ne korrik te vitit 2006. Duhet permendur fakti se keto operacione nuk kursyen as policet, komisaret, funksionare te larte te ministrise.

    Permiresimi i instrumentit te legjislativit

    Per me teper, nga aplikimi i ligjit te ri kunder krimineleve, qeveria "Berisha" ka miratuar shume ligje dhe amendamente qe te lejojne te jesh optimist ne luften kunder mafias. Modifikimi i pare ka te beje me amendamentin e artikullit 298, te Kodit Penal shqiptar, duke rikualifikuar si krim trafikun e qenieve njerezore, qe me pare konsiderohej si shkelje. Ligji qe e ben te detyrueshme pajisjen me karte identiteti u votua, por zbatimi i tij do te zgjase disa vite. Por, qeveria "Berisha" ka votuar nje ligj qe ndalon per tre vjet daljen ne det te cdolloj skafi. Ai ka hyre ne fuqi qe nga prilli i vitit 2006. Ky ligj godet ne zemer nje nga suportet teknike te trafiqeve qe pershkruam me lart.

    Rendesia aktuale e planit "Berisha"

    Energjia me te cilen kryhet kjo lufte, sikurse edhe rezultatet e saj, jane mjaft inkurajuese. Por goditja reale mbi fuqine e mafias shqiptare per momentin duhet te jete e relativizuar.

    Tri arsye e motivojne kete maturi:

    Modifikimi i funksionit te kalimeve kriminale


    Pertej impaktit te tij mbi efektivet mafioze, rendesia reale e te ciles shkon me larg, aksioni i qeverise "Berisha" kunder mafias prek kryesisht funksionin tranzitor te mafias shqiptare, qe eshte e domosdoshme per trafiqet qe pershkruam me lart. Zotesia e mafias shqiptare ne transportin e droges dhe emigranteve drejt Evropes Perendimore preket nga dy ane te ndryshme te planit "Berisha". Lufta kunder korrupsionit veshtireson transfertat permes vendit. Ndalimi i lundrimit te skafeve ve ne rrezik funksionimin e rrugeve detare qe lidhin brigjet shqiptare me ato te Puljas. Perballe kesaj situtate te re, klaneve shqiptare u ofrohen tre strategji: te ndalojne, te vazhdojne duke shkaterruar pengesat, te vazhdojne duke shmangur pengesat. Si cdo organizate kriminale, mafia shqiptare shkon drejt me te thjeshtes dhe me guxim zgjedh opsionin e trete. Po ashtu, edhe krimi i organizuar malazez e praktikon, duke alternuar itineraret logjistike per trafikun e cigareve. Mafia shqiptare perdor tashme portin malazez te Tivarit, si platforme eksporti drejt plazheve qe kontrollon "Sacra Corona Unita". Sepse, ndryshe nga qeveria "Berisha", qeveria e Malit te Zi eshte jo vetem pasive ndaj krimit te organizuar, por edhe bashkepunetore ne kete krim. Sic eshte paraqitur (ne raport), porti i Tivarit strehon skafe ne nje zone te ndaluar per publikun, fillimisht te perdorura per mbartjen e cigareve nga anijet e mallrave drejt mjeteve te kontradandes: trene, kamione dhe motoskafe.

    Itineraret tokesore jane orientuar kohet e fundit drejt zonave te Shkodres, ne kufi me Malin e Zi dhe historikisht te padepertueshme nga prania e policise, ose kalojne direkt ne Malin e Zi nga Kosova, ne kuadrin e bashkepunimit te mafias shqiptare me klanet kosovare.

    Drejt nje funksioni te ri shqiptar ne trafikun e heroines: grosiste

    Nje tjeter zhvillim te ben te mendosh mbi rezultatet reale te masave te luftes kunder mafias, te vena ne jete qe prej shtatorit 2005. Ne fakt, disa muaj para se te zgjidhej Sali Berisha, mafia shqiptare nisi te ngjitej ne nje status te ri ne trafikun e heroines: si grosiste.

    Ne plotesim te rolit te tyre tregtar dhe shperndares, klanet shqiptare konkurrojne ne menyre progresive mafian turke ne trafikun e heroines. Disa prej tyre jane prezente rregullisht ne zonat e prodhimit ne Pakistan, burime te sigurta flasin per aftesine e tyre per te blere edhe ne Afganistan. I zbuluar ne korrik te vitit 2005, ky zhvillim eshte konfirmuar ne fillim te viteve 2006. Dhe me 18 tetor 2006, ne brigjet e Adriatikut, policia italiane gjeti ne nje kamion te drejtuar nga nje shqiptar, me 19 kg heroine me origjine afgane. Disa jave me heret, nje shqiptar ishte kapur me 700 kg heroine nga policia italiane. Hetimet nxoren ne drite se droga vinte nga Afganistani dhe transportin e kishte marre persiper nje klan shqiptar. Veshtiresite e lidhura me kthimin e rruges detare drejt Italise duhet te kompensohen me perfitimet e shpenguara nga kjo zotesi e re e mafias shqiptare per te zoteruar, si ajo turke, furnizimin e trafikut te heroines drejt Evropes.



    Zhvillimi i trafiqeve "jashte tokes"

    Duke ndjekur te njejten logjike, aksioni i qeverise "Berisha" mund te duket i vonuar po te konsiderojme zhvillimin e trafiqeve qe udhehiqen nga klanet shqiptare, larg fushave te saj. Eshte vertetuar se disa klane te medha shqiptare jane aktore te rendesishem te trafikut te kokaines ne Evropen Perendimore, pa kaluar ne Ballkan. Klani i Ilir Kocias - nje nga me te rendesishmit ne Tirane qe operonte edhe me larg - trafikonte kokainen qe nga Holanda deri ne Gjermani, France dhe Itali, duke i udhehequr operacionet qe nga ky i fundit.

    Perforcimi i krimit te organizuar ballkanas

    Klanet kosovare dhe maqedonase te mafias shqipfolese, gjithashtu edhe krimi i organizuar malazez, serb dhe boshnjak (si ne federaten kroato-boshnjake dhe ne Republiken serbe) perfitojne nga ky presion i aplikuar mbi mafian shqiptare. Pa dyshim qe te gjithe perfitojne nga perfshirja e tyre ne kete rrjet rrugesh tokesore te heroines dhe te emigranteve drejt Malit te Zi, duke kaluar nga territoret qe kontrollojne. Duke perfituar nga kjo renie e kusherinjve shqiptare, deget e tjera te mafias shqipfolese duket sikur kane marre permasa te tjera nderkombetare.

    Klanet e shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise kane arritur te pozicionohen ne tregun qe sa vjen e rritet te kokaines, duke vene ne jete trafikun nderkombetar qe nga Amerika e jugut deri ne Greqi. Ne janar 2007, 500 kg kokaine qe vinte nga Venezuela u kap ne piken kufitare te Bllates, ne Maqedoni, teksa po kalonte nepermjet Kosoves. Se fundi, mafia kosovare ka investuar rregullisht ne funksionin e grosistit te heroines, madje edhe me shume se kusherira shqiptare. Keshtu, ne 18 muajt e fundit jane bere shume martesa mes kosovareve me afgane dhe anasjelltas. Lidhjet familjare qe jane krijuar garantojne vazhdimesine e marrjes se dores se pare te heroines.

    Trafiqet e ndryshme i japin mafias shqiptare nje pushtet financiar. Sigurisht qe eshte e pamundur ta percaktosh me saktesi. Megjithate, mjafton nje shifer per kete pasuri, vlera e droges qe kalon cdo vit ne Shqiperi eshte me shume se 2 miliarde dollare. Qeveria "Berisha" i godet fuqishem te gjitha klanet shqiptare. Efikasiteti i ketyre sulmeve kunder pushtetit te mafias shqiptare prapeseprape eshte i limituar. Disa jave para se te zgjidhej Berisha, dukej sikur oktapodi kishte patur kohe te zhvillonte tentakulat e tij jashte trajektores se qeverise.





    PUSHTETI KRIMINAL

    Lufta kunder mafias shqiptare kerkon, jo vetem te luftosh fuqine e saj, por te sulmosh gjithashtu edhe pushtetin qe ajo ka. Sepse mafia shqiptare nuk eshte vecse nje ndermarrje kriminale, sikurse jane shume organizata te tjera te medha kriminale transnacionale. Si homologet e saj italiane, amerikane, turke, kineze, japoneze dhe kusherirat shqipfolese, mafia shqiptare eshte nje komunitet kriminal, rreziku i se ciles qendron ne kombinimin e dy forcave te kunderta: nje strukture e nyjezuar rreth berthamave shume homogjene dhe nje aftesi e forte rrezatimi jashte komunitetit.

    Forca e strukturave

    Pas shume vitesh paqartesie, lidhur me pjekurine e klaneve kriminale dhe shume grupeve te njepasnjeshme, tashme eshte e mundur te skicosh nje kartografi te mafias shqiptare. Saktesia e kesaj te fundit pa dyshim qe eshte e perafert. Aktualizimi i punimeve mbi kete mafia nderlikohet nga aksesibiliteti i dobet dhe ndodh rralle te kene informacione per kete pune.

    Berthamat homogjene


    Lashtesia eshte nje karakteristike mafioze e perbashket, por jo diskriminuese. "Sacra Corona Unita" eshte shfaqur vetem ne vitet 1970, le te themi shume vite pas triadave te para kineze. Mafia shqiptare eshte pa dyshim me e re se gjithe te tjerat, por si kusherirat e saj italiane, nuk eshte me pak e forte.

    Kumbara italiane

    Krimi i organizuar ne Shqiperi u vendos ne 1986, por pa nje fillese te organizuar mbi modelin mafioz. Sepse mafiat italiane dhe sidomos "Sacra Corona Unita" ka favorizuar emergjencen e krimit te organizuar shqiptar dhe ka sherbyer si model ne strukturen e saj. Kjo influence eshte e vjeter dhe ne menyre paradoksale nisi nga diktatura staliniane. Ne fakt, regjimi shqiptar, i asfiksuar dhe ne kerkim te stimujve, i hapi dyert e vendit kesaj mafieje me 1986. Ne ate vit, u nenshkrua nje kontrate nderkombetare qe autorizonte rojet bregdetare italiane te ndiqnin mafiozet ne ujerat nderkombetare te Adriatikut. "Sacra Corona Unita" qe e detyruar te gjente zona te reja qe te perdorte per transport anije apo motoskafe per aktivitetet e saj te trafikut te cigareve. Ne kuader te kesaj, ajo arriti nje marreveshje tregtare me Shqiperine qe te strehonte kete aktivitet ne portet e Vlores dhe Durresit. Keto porte e moren atehere origjinen e rolit te platformave kriminale qe u njihet edhe sot.

    Ndikimi i mafias italiane u perforcua permes piramidave finaciare, qe u mbollen ne menyre progresive ne Shqiperi ne vitin 1992, perfundimisht per te shkaterruar vendin dhe provokuan kryengritjet e vitit 1997. Pertej perfitimeve te nxjerra nga ky mashtrim financiar per pjesen me te madhe te kursimtareve shqiptare dhe diaspores, piramidat kishin si qellim kryesor pastrimin e parave te krimit. Eshte e qarte se "pastruese" te tilla nuk kishin perdorues te vetem klanet kriminale shqiptare, akoma pak produktive. Ato u perdoren gjithashtu nga krimi i organizuar grek. Keto piramida u sherbyen ne radhe te pare mafiave italiane per te pastruar qindra miliona dollare. Mafiat italiane qene te parat qe zbarkuan nje dite ne Vlore, ne uren lidhese per to.

    Tropizmi shqiptar

    Shpejtesia e venies ne zbatim u favorizua gjithashtu edhe nga ekzistenca e prirjes se shoqerise shqiptare per te penetruar ne mafia.

    E para, mes tyre eshte padyshim vendi i shtrirjes se nje klani. Si numer i qarqeve mafioze, shoqeria shqiptare eshte kryesisht klanore. Nese kjo karakteristike maskohet dalngadale ne gjirin e gjenerates se re urbane, nje klan mbetet entitet baze i shoqerise. Lidhja e pare e mundshme mes anetareve te nje klani eshte lidhja e gjakut dhe bazohet te lidhjet familjare biologjike. Lidhja e dyte eshte ajo e zonave. Ajo bashkon ne gjirin e nje klani familjet qe jetojne ne nje siperfaqe gjeografike, qe shpesh mund te jete nje rruge apo disa shtepi.

    Vendi shoqeror i nje klani krijon keshtu preekzistencen e nje karakteristike esenciale te cdo organizate mafioze: centralizimin e territorit.

    Funksionimi klanor shqiptar mbeshtetet vec te tjerash tek aplikimi i nje kodi shume te lashte, Kanuni, tek i cili vetemohimi kriminal perben nje piedestal te bronzte ne "kodin e nderit", te domosdoshem per nje mafia. Rregullat e tij kryesore te shfrytezueshme ne kete fushe jane respekti absolut te nje hierarkie te dukshme, kulti i sekretit te informacionit (gjendja fillestare dhe jo kriminale e kodit te heshtjes, ose ligji i heshtjes), nje vetemohim total i individit ne grup dhe kodifikimi strikt i dhunes, qe duhet ushtruar kunder cdo klani tjeter apo individi qe fyen klanin (fillimi i hakmarrjes).

    Nje tjeter predispozite mafioze e shoqerise shqiptare qendron te mosbesimi thuajse strukturor i popullsise ndaj shtetit. Per me teper, nga irredentizmi legjendar ilir, shoqeria shqiptare e konsideron historikisht shtetin si nje force detyruese te ushtruar nga pushtuesi apo nga nje diktature e tmerrshme staliniste e Enver Hoxhes, me pas e Ramiz Alise qe i mori frymen vendit per gjysme shekulli.
    Mafia shqiptare zoteron nje strukture te forte. Duke thyer rregullat shoqerore te paraardhesve, klanet perberese te saj jane homogjene dhe krejt hermetike: kushtet perkatese e bejne ate te padepertueshme nga jashte dhe rreptesia e rregullave te brendshme i ndalon tradhtite.

    Arkitektura ne rrugen e strukturimit

    Mafia shqiptare perbehet nga 15 klane, qe disponojne te gjitha bazat territoriale te qendrueshme. Nese Tirana ka numrin me te madh te klaneve, qytetet e tjera jane te prekura nga implementimi mafioz.

    Struktura e brendshme
    Struktura e brendshme e nje klani orientohet qarte drejt nje arkitekture te tipit italian. E thene me thjeshte: me kapon (kapo eshte termi i huazuar ne shqip), keshilltaret, kryetaret e grupeve dhe ushtaret. Funksioni i zevendesit te kapos duket se eksizton ne gjirin e disa klaneve te Durresit dhe Tiranes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TOKE GEGA : 10-05-2007 mė 21:04

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,266
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 12 postime
    Tiranė, arrestohet studenti me 10 kg kokaine. Droga ne maunen qe vinte nga Brazili

    Derguar me: 12/05/2007
    • Ka qene nje operacion sekret i kryer mbremjen e djeshme qe ka bere te mundur zbulimin e trafikut te lendes narkotike qe pershkonte itinerarin Brazil- Shqiperi.

    Sekuestrohen 10 kilogram kokaine ne kryeqytet, ndersa ka rene ne prangat e policise nje student i akademise se policise. Ka qene nje operacion sekret i kryer mbremjen e djeshme nga prokuroria e Krimeve te Renda ne bashkepunim me Grupin e Operacioneve Speciale (GOS) qe ka bere te mundur zbulimin e trafikut te lendes narkotike qe pershkonte itinerarin Brazil- Shqiperi. Droga eshte gjetur ne trajlerin e nje mauneje me konfeksione qe vinte nga Brazili. Nderkaq policia ka arrestuar policin Jamarber Qinani, i cili akuzohet se ka mundesuar futjen e droges nga Brazili ne Shqiperi. Policia shoqeroi per disa minuta dhe 2 shtetas te tjere Eugen Kasembekaj dhe Vladimir Dardha te cilet pas verifikimit u lane te lire pasi rezultoi se nuk kishin lidhje me ngjarjen. Nderkaq operacioni i policise vazhdon ende ne lidhnje me kete trafik te lendes narkotike.




    Balkanweb
    #VamosArgentina

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,266
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 12 postime
    Lushnje arrestohet me 1kg droge nje inspektor rendi

    Derguar me: 12/06/2007
    • Policia e Fierit, ka arrestuar sot pasdite nje polic te komisariatit te Elbasanit Fierit, i cili dyshohet te jete i perfshire ne trafikun e lendeve narkotike

    Gjate kontrollit te makines se tij tip "BMV", teksa kalonte ne zonen e quajtur "Rrethrrotullimi i Ēermės", ne drejtim te Elbasanit, forcat e komisariatit tė Lushnjes kane gjetur rreth 1 kg lėndė narkotike qe mendohet te jete e llojit heroinė. Tashme ndaj XH.K., qe eshte inspektor rendi nė komisariatin e Elbasanit, kane nisur hetimet ndersa arrestimi i tij eshte bere nė bashkėpunim me ato tė sektorit tė antidrogės nė drejtorinė e policisė sė Fierit.
    #VamosArgentina

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,266
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 12 postime
    Kapet me droge, arrestohet 34-vjecari

    E Shtune, 16 Qershor 2007


    TIRANE - Nje 34-vjecar u kap, pasi policia e kryeqytetit i ka gjetur 4,8 gram heroine te ndare ne kater doza te gatshme per t’u shitur. Gerti Hoxha eshte arrestuar ne oret e para te mengjesit te dites se djeshme, ne Rrugen e Dibres, ndersa, pervec lendes se dyshuar si droge, i jane bllokuar dhe materiale te tjera, nje makine tip “BME”, ne pronesi te te ndaluarit, shuma prej 53 mije leke, qe dyshohet se eshte e fituar nga shitja e lendes narkotike si dhe nje telefon. Policia eshte duke kerkuar per persona te tjere te perfshire ne shitjen e lendeve narkotike, qe bashkepunonin me te ndaluarin.
    #VamosArgentina

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,266
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 12 postime
    Heroina e Malit te Zi ne tregun e Tiranes

    E Enjte, 28 Qershor 2007

    Tirane - Nje person eshte ndaluar, ndersa 200 gram droge e llojit heroine eshte bllokuar gjate operacionit te koduar "Fillim vere". Policia e kryeqytetit shpalli ne kerkim tre te rinj pjesetare te grupit, ndersa arrestoi te dyshuarin si trafikant, Fation Saliu, 33vjec. Burime zyrtare thane per gazeten "Koha Jone", se dyshohet per nje rrjet te trafikimit te lendeve narkotike ne linjen Mali i Zi-Shqiperi, me destinacion tregun e Tiranes.

    Fation Saliu, pas shoqerimit ne paraburgim eshte marre ne pyetje nga agjentet dhe prokuroria, ndersa hetohet per akuzen e "prodhimit dhe shperndarjes se lendeve narkotike". Policia nuk beri te ditur identitetet e tre te kerkuarve te tjere, per shkak te hetimeve. Gjate aksionit 33-vjecarit i jane sekuestruar dhe telefoni celular, dy karta, nje ene kuzhine qe perdorej per perzierjen e lendes narkotike. Mesohet se agjentet e Antidroges se Tiranes po kryejne kontrolle te ndryshme ne banesat e te dyshuarve, per te zbuluar prova te tjera dhe kapur te kerkuarit. Sipas hetimeve te kryera mendohet se, Saliu ishte bere gati qe nje pjese te heroines se bllokuar ta ndante ne doza te vogla, te cilat me pas t'i shiste ne kryeqytet. Ka dyshime se sasia e heroines mund te shperndahej edhe ne plazhet e qyteteve bregdetare, qe keto dite vere jane dhe me te frekuentuara. Ndaj te arrestuarit, policia e kryeqytetit ka ngritur akuzen e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike", nderkohe qe dosjen e ka derguar ne Prokurori, per hetime te metejshme.
    #VamosArgentina

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 18:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 08:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 15:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •