Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Familjet në nevojë

    Barka: Spastrimi i skemës nga abuzuesit. 110.913 familje në nevojë trajtohen me ndihmë ekonomike

    Familjet në nevojë, 552 milionë lekë më pak

    Rritet fondi për personat me aftësi të kufizuara


    Ndihma ekonomike për familjet në nevojë në të gjithë vendin, këtë vit ka ardhur duke u ulur, krahasuar me një vit më parë. Vitin e kaluar ka qenë 3 miliardë e 48 milionë lekë, këtë vit është 2 miliardë e 600 milionë lekë, pra janë 552 milionë lekë më pak se viti i kaluar. Ndërkohë, ndihma për personat me aftësi të kufizuara ka ardhur në rritje, nga 7 miliardë e 100 milionë lekë, këtë vit ka shkuar në 8 miliardë e 200 milionë lekë. Pra për këtë kategori, rritja është e dukshme. Në total, fondi këtë vit ka ardhur në rritje nga viti i mëparshëm dhe ka një rritje prej 900 milionë lekësh. Ndërkohë, ministri Kosta Barka ka deklaruar se “edhe këtë vit, qeveria parashikon të hartojë një fond suplementar në mes të vitit, nga i cili parashikohet të rritet edhe vlera e fondit për ndihmën ekonomike”. Ndërkohë, Barka ka bërë thirrje që të shpejtohet për dhënien e ndihmës ekonomike familjeve në nevojë, pasi aktualisht janë bërë vonesa, sepse janë konsistuar këshillat me vonesë.

    NDIHMA EKONOMIKE


    Këtë vit, ndihma ekonomike edhe pse është shpërndarë që në fillim të vitit nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, pranë bashkive dhe komunave, ende nuk ka arritur në duart e familjeve në nevojë, pasi konstituimi me vonesë i këshillave e ka penguar këtë gjë. Këtë e ka deklaruar dhe ministri Kosta Barka, i cili është shprehur se “janë krijuar vonesa në shpërndarjen e ndihmës ekonomike në disa njësi vendore, kjo për arsye të tejzgjatjes së procesit të konstituimit të strukturave të reja të këtyre njësive”. Ndaj, duhet të merren masa që të zgjidhet sa më shpejt kjo situatë, nëpërmjet vendimmarrjes së këshillave për shpërndarjen e ndihmës familjeve në nevojë ekonomike. Ndihma ekonomike këtë vit është 552 milionë lekë më pak se vitin e kaluar, ndërsa ndihma që u jepet personave me aftësi të kufizuara, ka një rritje prej 1 miliardë e 100 milionë lekë më shumë. Në total, fondi vjen duke u rritur dhe sipas, Barkës ky fond do të rritet edhe më shumë, pasi shteti ka një fond shtesë në mes të vitit. Familjet në nevojë ekonomike, aktualisht marrin minimalja 15 mijë lekë, ndërsa maksimalja 70 mijë lekë. Por burime pranë kësaj ministrie kanë deklaruar se kjo shumë do të vijë duke u rritur. Ndërkohë që së shpejti, Ministria e Punës do të ketë gati skemën e re të ndihmës ekonomike, të konsultuar edhe me ekspertët e BE-së, në të cilën parashikohen përmirësime të mekanizmit të identifikimit dhe trajtimit të familjeve në nevojë, që pritet të sjellë pastrimin e skemës nga abuzuesit, rritjen e masës së përfitimit për familje dhe rritjen e përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë së organeve të pushtetit vendor.

    MASAT


    Përcaktimin e drejtë të familjeve në nevojë që, në bazë të ligjit, duhet të trajtohen nga skema e përfitimit të ndihmës ekonomike. Nxjerrjen nga skema të familjeve dhe individëve abuzues. Kështu, nga kontrollet e ushtruara nga Inspektorati i Pagesave në nivel rajonal dhe qendror, gjatë periudhës janar-mars 2007, rezulton se në 95 njësi vendore janë trajtuar me pagesa të padrejta 872 familje. Për shkeljet e konstatuara janë propozuar 41 masa administrative, nga të cilat 4 largime nga detyra, 24 vërejtje dhe 13 gjoba. Për arsye të largimit nga skema të abuzuesve, por edhe atyre që hyjnë apo rihyjnë në tregun e punës, dinamika e skemës ka pësuar ndryshime, ku rezulton se vetëm gjatë vitit në vazhdim ajo ka rënë nga 114.586 familje që trajtoheshin në janar, në 110,913 në fund të tremujorit.

    *~*~*~*~*

    Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, këtë vit e kanë fondin 552 milionë lekë më pak se vitin e kaluar. Nga 3 miliardë e 48 milionë lekë në 2006-ën, këtë vit është 2 miliardë e 600 milionë lekë. Ndërkohë pritet që kjo vlerë të rritet me një fond shtesë të qeverisë. Aktualisht trajtohen me ndihmë ekonomike 110.913 familje në nevojë. Vlerat e ndihmës janë nga 15 mijë, në 70 mijë lekë

    *~*~*~*~*

    Ndihma ekonomike që merr kjo kategori në nevojë këtë vit ka ardhur në rritje pasi nga 7 miliardë e 100 milion lekë që ka qenë fondi për 2006 këtë vit është 8 miliardë e 200 milionë lekë. Pra ka një rritje prej 1 miliardë e 100 milionë lekësh. Ndërkohë, në total fondi për të dyja këto kategori vjen në rritje dhe ka një shtesë prej 900 milionë lekësh.

    Ballkanweb

    *~*~*~*~*

    ps. E ardhura per familje do te jete 73,931.82 dhe e ardhura per familje eshte rritur me 9,917.68. A jane te mjaftueshme kto per nje familje?! A jane vetem familjet qe kane persona me aftesi te kufizuar nevojtare per te kerkuar ndihme?! Po per te papunet cfare do behet?! Po per te pastrehet?! Keto gjera do doja te diskutonim tek kjo teme..

    Zemrushja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 20-04-2007 më 16:46
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Ndihma ekonomike, premtohet rritje me 30 për qind

    Ministria e Punës sqaron se skema e re për 2007 do të shmangë abuzuesit. Po konsultohet me BB



    Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale ka premtuar të rrisë me 30 për qind ndihmën sociale për familjet në nevojë gjatë vitit 2007. Aktualisht, shuma që merr një familje çdo muaj nga shteti varion nga 1500 lekë deri në 7 mijë lekë të reja, kjo varet nga kriteret që plotësojnë 114 mijë familjet më të varfra që përfitojnë nga kjo skemë. Ministria e Punës do të bëjë një rishikim të përfituesve, pasi në 95 njësi vendore janë trajtuar me pagesa të padrejta 872 familje. Në Shqipëri, mijëra familje jetojnë në varfëri, por sipas shërbimit social shtetëror, pjesa verilindore e vendit është më pak e zhvilluar dhe një pjesë e madhe e popullsisë është tejet e varfër. Në hartën e zonave të varfra duket qartë se Prefektura e Kukësit renditet e para, pasi 57 për qind e banorëve jetojnë me ndihmë ekonomike. Pas tyre renditen banorët e Dibrës, ku 41 për qind e tyre janë tejet të varfër. Por sipas të dhënave zyrtare, varfëria e thellë ka prekur dhe Lezhën e Beratin ku mësohet se 17 për qind e familjeve që jetojnë në këto qytete kanë probleme të mëdha jetike. Ministria e Punës kërkoi dje nga njësitë vendore nxjerrjen nga skema apo mospërfshirjen në të të familjeve dhe individëve abuzues, që përfitojnë ndihmë ekonomike apo pagesë paaftësie të pamerituar, duke ndikuar kështu në reduktimin e të ardhurave që duhet të përfitojnë familjet në nevojë. Sipas zëdhënëses së shtypit në ministri, Alma Lahe, në shpejti ky institucion do të ketë gati skemën e re të ndihmës ekonomike. Ajo do të konsultohet edhe me ekspertët e BB. Aty parashikohen përmirësime të mekanizmit të identifikimit dhe trajtimit të familjeve në nevojë, që pritet të sjellë pastrimin e skemës nga abuzivistët, rritjen e masës së përfitimit për familjet dhe rritjen e përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë së organeve të pushtetit vendor. Fondi i parashikuar për vitin 2006 nga Ministria e Punës për Mbrojtjen Sociale ishte 2 miliardë e 800 milionë lekë për ndihmën ekonomike, 7 miliardë e 100 milionë lekë për pagesën e personave me aftësi të kufizuara, si dhe 200 milionë lekë për kompensimin e energjisë për të dyja kategoritë. Rezulton se në fund të vitit 2006 për mbrojtjen sociale, fondi total i shpenzuar është 10 miliardë e 354 milionë. Për vitin 2007 është parashikuar një fond total prej 11 miliardë e 157 milionë lekësh, prej të cilit do të përfitojnë më shumë personat me aftësi të kufizuara dhe më pak familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike. Edhe këtë vit, ashtu si vjet, parashikohet të hartohet një fond suplementar në mes të vitit, nga i cili parashikohet të rritet edhe vlera e fondit për ndihmën ekonomike.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007


    *~*~*~*~*~*

    I gjith vendi njelloj eshte "i varfer ekonomikisht". Ne pjeset e tjera te Shqiprise ka me shume shqiptare ne emigrim te cilet ndihmojne ekonomikisht familjet e tyre.. Varferia eshte njelloj kudo.. mund te kete nuanca jo shum te theksuara..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 20-04-2007 më 21:18
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Bode merr “borxh” per 1100 te pastrehe

    Ministria e Financave perfundon negociatat e kredise prej 15 milione eurosh nga BKE. Norma e interesit per marrjen e kredive nga bankat e huaja shkon ne masen 7 per qind, nderkohe qe Ministra e Financave ka hyre garant te BKE per subvencionim te kesaj kredie ne masen 4 per qind, per 1100 te pastrehe

    Lidhja e marreveshjeve mes bankave qendrore, por edhe mes atyre te nivelit dyte eshte instrumenti i ri qe ka zgjedhur shteti per ngritjen e apartamenteve per te pastrehet. Brenda pak ditesh, Ministria e Financave pritet te mbylle negociatat per levrimin e kredise prej 15 milione eurosh nga Banka e Keshillit te Evropes. Qellimi i perfshirjes ne negociata te Ministrise se Financave per levrimin e kesaj kredie eshte zbutja e normes se interesit te kredise, ne menyre qe nga te pastrehet apartamentet te perftohen me nje kosto me te ulet. Norma e interesit per marrjen e kredive nga bankat e huaja shkon ne masen 7 per qind, nderkohe qe Ministra e Financave ka hyre garant per subvencionim te kesaj kredie ne masen 4 per qind. Sipas burimeve te Ministrise se Financave, subvencionimi i kredise do te sjelle zbutje te interesit per marrjen e apartamenteve per personat e pastrehet. Kjo eshte hera e pare qe Ministria e Financave subvencionon interesin e kredise nga bankat e nivelit qendror evropian per ngritjen e apartamenteve per te pastrehet. Burime te Ministrise se Financave sqarojne se perfundimi i negociatave per levrimin e kesaj kredie do te sjelle qe ne fillim te vitit 2008, te nise puna per ndertimin e 1100 apartamenteve te reja. Me konkretisht, fondi i dhene prej 15 milione eurosh eshte parashikuar t’u disbursohet 8 qarqeve kryesore te Entit Kombetar te Banesave. Nga ana tjeter, bashkite duhet te nisin nga puna per ngritjen e strukturave, te cilat do te mundesojne hartimin e planeve per ndertimin e apartamenteve per te pastrehet. Hartimi i ketyre planeve dhe venia ne dispozicion e trojeve te ndertimit jane kushtet kryesore qe duhet te plotesojne 8 bashkite me te medha qe te marrin kredi nga Banka e Keshillit Evropian per te bere te mundur ndertimin e banesave me kosto te ulet per te pastrehet. Po ashtu, ne nenin 25 te ligjit “Per programet sociale te strehimit te banoreve te zonave urbane”, percaktohet qarte se bashkite ne vend mund te lidhin marreveshje me bankat e nivelit te dyte per ndertimin e banesave per familjet e pastreha, ku numri aktual i tyre arrin ne 35 mije, nga 50 mije qe ishin ne vitin 2004. Nderkohe qe zbatimi i ketij instrumenti, duke hyre garant qeveria per levrimin e fondeve, kerkon nga ana tjeter, qe strukturat perkatese ne bashki te forcojne rolin e tyre ne caktimin e nivelit te qirase dhe ate te te ardhurave te familjeve, duke ndryshuar parashikimin e meparshem, i cili percaktonte entet menaxhuese. Ky ndryshim lidhet me faktin se pronar i ketyre banesave eshte bashkia dhe se eshte kjo strukture, e cila kontakton entin menaxhues per te administruar pronen.

    Enti, vetem 250 banesa!

    Duke iu referuar shifrave te Entit Kombetar te Banesave, aktualisht ne gjithe vendin jane ne proces ndertimi rreth 200 apartamente dhe gjate vitit 2006 ka perfunduar ndertimi per 250 apartamente per te pastrehet, kur nderkohe numerohen rreth 35 mije familje. Nderkohe, ne fillim te vitit 2008, me ndihmen e Bankes se Keshillit te Evropes, do te nise puna per ndertimin e 1100 apartamenteve te tjera. Shifrat hedhin poshte premtimin e qeverise, sipas te cilit brenda vitit 2008 do te ndertohen per shtresat me probleme sociale plot 2000 apartamente. Me konkretisht, ne muajin gusht te ketij viti, Enti Kombetar i Banesave pritet te perfundoje punen per ngritjen e 200 apartamenteve me kosto te ulet per te pastrehet. Specialiste te ketij institucioni kane pohuar se apartamentet jane ngritur ne 4 qytetet kryesore te vendit. Me konkretisht, brenda ketij afati kohor pritet te perfundojne 80 apartamente ne qytetin e Korces, 40 apartamente ne qytetin e Elbasanit, 40 apartamente ne qytetin e Shkodres dhe 40 apartamente ne Kavaje. Sipas burimeve te Entit Kombetar te Banesave, mesohet se perpara 1 muaji ka perfunduar puna per 24 apartamente ne qytetin e Durresit. Nderkaq, gjate vitit 2006 ka perfunduar ngritja e 250 apartamenteve per te pastrehet.

    2007

    200 apartamente

    80 apartamente ne qytetin e Korces

    40 apartamente ne qytetin e Elbasanit

    40 apartamente ne qytetin e Shkodres

    40 apartamente ne qytetin e Kavajes

    24 apartamente ne qytetin e Durresit

    2006

    250 apartamente

    74 apartamente ne qytetin e Shkodres

    40 apartamente ne qytetin e Korces

    39 apartamente ne qytetin e Elbasanit

    24 apartamente ne qytetin e Fierit

    24 apartamente ne qytetin e Durresit

    Korrieri
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #4
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Ndihma ekonomike, 292 familje përjashtohen nga skema

    Shërbimi Social Shtetëror: Zbuluam abuzuesit pas kontrollit në tri qarqe Berat, Kukës e Lezhë


    Numri i familjeve që abuzojnë me programin e skemës së ndihmës ekonomike dhe pagesat për personat me aftësi të kufizuara do të ulen në masën 5 për qind, përmes mekanizmave të kontroll- monitorimit dhe zbatimit të legjislacionit. Kjo është një nga masat imediate që do të ndërmarrë Shërbimi Social Shtetëror gjatë vitit 2007. Për identifikimin e familjeve që i përfitojnë këto pagesa padrejtësisht, SHSSH ka ushtruar kontrolle në katër muajt e parë të vitit në Qarkun e Kukësit, Beratit dhe Lezhës, ku ka konstatuar një numër të konsiderueshëm abuzimesh. Sipas SHSSH-së, vetëm në Qarkun e Kukësit janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike 67 familje, me një efekt financiar 398800 lekë. Aktualisht, në Qarkun e Kukësit trajtohen me ndihmë ekonomike rreth 12130 familje ose rreth 11 për qind e totalit. Ndërsa pagesat për PAK përfitojnë gjithsej 4497 persona, nga të cilët të paaftë 3738 persona dhe kujdestarë 759 persona. Nga inspektimet e realizuara janë konstatuar 4 raste me përfitim të padrejtë me një efekt financiar 513600 lekë. Për shkeljet e konstatuara janë propozuar 13 masa, nga të cilat 5 vërejtje dhe 8 gjoba për administratorët e qeverisjes vendore. Në Qarkun e Beratit janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike 201 familje. Në këtë qytet trajtohen me ndihmë ekonomike 8843 familje ose rreth 8% e totalit. Me pagesën e PAK trajtohen 6398 persona, nga të cilët të paaftë 5338 persona dhe kujdestarë 1060 persona. Nga inspektimet e realizuara janë konstatuar 27 raste me përfitim të padrejtë me një efekt financiar 345200 lekë. Për shkeljet e konstatuara janë propozuar 3 masa nga të cilat 1 largim nga puna dhe 2 vërejtje për administratorët e qeverisjes vendore. Si rezultat i inspektimit, në Qarkun e Lezhës janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike 24 familje me një efekt financiar 49780 lekë. Tani në Lezhë trajtohen me ndihmë ekonomike rreth 8038 familje. Ndërkaq, pagesën për PAK e përfitojnë 5965 persona, nga të cilët të paaftë 5290 persona dhe kujdestarë 675 persona.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Tema të Ngjashme

  1. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46
  2. Mbi priftërinë
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  3. Solana: Kosova ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 09:55
  4. Ç'po ndodh kështu me familjet shqiptare
    Nga DINA në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 12:06
  5. Nevoje per shoqeri
    Nga nevilavl në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 21:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •