Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Gjuha shqipe, shteti shqiptar dhe qytetari shqiptar!

    Mendime pėr diskutim pėr ata qė janė tė interesuar realisht nė zgjidhjen e kėtij problemi.
    Prej 16 vjetesh ka vazhduar levizja e shtetasve shqiptare ne drejtim te Greqise. Nje fenomen i zakonshem i botes me zhvillime te ndryshme ekonomike, me nje specifike te vecante per Shqiperine e shqiptaret, qe ideologjia dhe marrezia e komunizmit i la te varfer ekonomikisht dhe i izoloi nga bota. Emigracioni eshte quajtur plage per shoqerine por edhe nje menyre mbijetese per nje situate te caktuar. Por ndryshe nga e kaluara, sot ne boten e integruar dhe ne boten me standarte te ndryshme jo vetem ekonomike por edhe per sa i perket atyre te demokracise, emigracioni eshte edhe nje rruge e afrimit dhe shkembimit te kulturave midis popujve , por padyshim edhe te vete afrimit te popujve. Pervoja e emigracionit shqiptar ne Greqi e ilustron qarte ate qe shpreha me lart.
    Por ceshtja qe deshiroj te trajtoj dhe pse jo te diskutoj edhe me ata qe e shohin me interes kete teme eshte ceshtja e mesimit te gjuhes shqipe nga femijet shqiptare ketu ne Greqi. Problemi mund te shtrohet edhe ne pergjithesi, pse jo, por rasti i Greqise ka nje specifike qe mund te kete nje afersi vetem me Italine per shkak te perqendrimit te madh te shqiptareve ne keto dy vende.
    Pse shtrohet ky problem?
    Nuk mund te them me saktesi se perben shumice apo jo numri i femijeve qe kane mesuar te shkruajne, lexojne dhe te flasin gjuhen shqipe nga ana e prinderve, qe ua kane mesuar vete ne shtepi si nevoje per te ditur gjuhen e nenes. Shpesh here kjo ceshtje eshte trajtuar jo me nje menyre te organizuar dhe jo te plote , por rastesisht, vetem nga fakti qe ne familje gjithnje eshte folur ne gjuhen shqipe dhe femijet kane mesuar te flasin, disa dine edhe te shkruajne, veēse shumica jo. Por masive problemi paraqitet per dy kategori moshash, per ata qe erdhen ne Greqi ne moshe te vogel, pa bere asnje dite shkolle ne Shqiperi dhe per ata femije qe kane lindur ne Greqi gjate ketyre 16 viteve. Eshte i njohur fakti qe mundesite e prinderve per keto kategori femijesh ka qene tė kufizuara, jo vetem nga mungesa e aftesise per te qene ne rolin e mesuesit por edhe nga veshtiresite e punes dhe e perpjekjeve te familjeve shqiptare per te mbijetuar fillimisht dhe per te patur nje nivel ekonomik ne funksion te mireqenies se familjes.
    Jashte emocioneve dhe propagandes, realiteti tregon faktin qe jane qindra e mijra femije shqiptare, kryesisht te moshes 12 vjec e poshte, qe nuk dine as te shkruajne, as te lexojne dhe me pak se numri i te pareve por jo i paperfillshem, as te flasin. A eshte nje ceshtje qe ka interes kombetar apo eshte problem thjesht personal? Sigurisht qe ka interes kombetar, sepse gjuha eshte nje nga elementet kryesore qe percakton kombin. Ne qendruam disa shekuj nen pushtimin otoman, por ne nuk u asimiluam dhe faktori kryesor ishte se mbajtem te gjalle gjuhen tone. Ndonje element tjeter, qe kombe te tjere e kane percaktues, ne rastin tone nuk pati asnje ndikim ne ndryshimin e idenditetit tone kombetar. Shoqeria shqiptare aspiron te behet nje shoqeri e integruar ne familjen europiane, komuniteti shqiptar ne Greqi ne menyre spontane po integrohet cdo dite e me shume ne shoqerine greke, me te cilen bashkepunon dhe kjo eshte nje tendence mjaft pozitive, per te cilen ne kemi humbur shume kohe. Por integrim nuk do te thote asimilim. Ne do te integrohemi ne Europe me idenditetin tone kombetar, me gjuhen e kulturen tone; shqiptaret ne Greqi jane bere pjese e shoqerise greke, bashkepunon ngushtesisht me te, por ata jane e do te mbeten shqiptare.

    Si shtrohet problemi pėr zgjidhje?
    I pare keshtu, si nje domosdoshmeri, ky shqetesim eshte shprehur prej kohesh, por nuk kane munguar edhe perpjekjet per t’i dhene zgjidhje te drejte. Ne vleresim te ketyre shqetesimeve dhe perpjekjeve ky problem eshte aktual perpara strukturave te shtetit shqiptar, por edhe perpara cdo familje shqiptare qe jeton jashte atdheut, si nje problem ose me mire si nje pergjegjesi individuale, ne funksion te deshires per te ruajtur idenditetin kombetar dhe lidhjet shpirterore me vendin, nga i cili ke kombesine. Ne kushtet aktuale, per qytetaret shqiptare qe jetojne e punojne ne Greqi prej disa vitesh, pergjegjesia individuale duhet te jete paresore. Kete qe shpreha me siper do te perpiqem ta argumentoj ne vazhdim te shkrimit. Problemi per zgjidhje shtrohet ne disa menyra , jo te gjitha te mundshme ose te drejta per t’u zbatuar dhe kjo vjen nga fakti qe sa e njeh kete problem si koncept, c’eshte arsimimi dhe a ndryshon nga ideja jone e te mesuarit te gjuhes dhe shkrimit shqip.
    Arsimimi eshte teresia e njohurive shkencore e sociale qe merr femija gjate nje periudhe te caktuar te jetes se tij, qe eshte pjese e formimit te pergjithshem kulturor te njeriut si nje proces qe vazhdon gjate gjithe jetes. Arsimimi i femijes apo i brezit te ri behet ne shkolle, eshte i organizuar dhe eshte nje nga detyrat kryesore te shtetit. Niveli i tij percakton nivelin e vete shoqerise ne vitet qe do te vijne dhe eshte domosdoshmeri e shoqerise qe ky nivel te jete gjithnje ne zhvillim progresiv. Arsimimi behet ne gjuhen amtare ose ne nje gjuhe tjeter, ne varesi te synimeve qe percaktohen nga vete individi. Sot, te gjitha vendet e botes se qyteteruar, per shkak te teknologjive shume te perparuara, vecanerisht te informimit dhe per shkak te proceseve te integrimit dhe globalizmit, kane arritur te realizoje nje fare unifikimi te arsimimit para universitar te gjenerates se re (synimi eshte edhe ne arsimimin universitar) dhe prandaj femijet akomodohen shume shpejt kur kalojne nga nje shkolle ne nje tjeter, nuk eshte brenda vendit , por nga nje vend ne nje tjeter. A kishin veshtiresi femijet tane kur erdhen ne Greqi pasi kishin bere disa vite shkolle ne Shqiperi, vec veshtiresise te pare te mos njohjes te gjuhes greke? Ndodhi dhe nje e vertete tjeter, qe femijet tane kishin ne pergjithesi perparim me te mire se ata greke. Nuk eshte se ishin me te zgjuar, por shkakun duhet se pari ta kerkojme tek interesimi me i madh i prinderve shqiptare per mbarevajtjen e femijes ne mesime dhe ne punen me cilesore te mesuesve ne Shqiperi, megjithese ne kondita pune me pak komode se koleget e tyre ne Greqi, vecanerisht ne drejim te pages se ulet. Dhe pastaj keta femije, qe vazhduan te arsimohen ne gjuhen greke, mbaruan nje cikel dhe vazhduan nje tjeter pasardhes, deri edhe shkollen e larte, ketu ne Greqi, ne Shqiperi apo ne vendet europiane dhe SHBA. Kjo eshte edhe ecuria e arsimimit te femijeve shqiptare ne shkollat e huaja qe jane hapur ne Shqiperi. Ata gjithcka e bejne ne gjuhe te huaj vetem qe e kane detyrim te programit, sepse jane ne Shqiperi, qe te mesohet edhe gjuha e leximi shqip dhe per me te rriturit edhe gramatika shqipe dhe historia e Shqiperise. Pra, ne procesin e arsimimit te femijeve tane ne emigracion, ajo qe u mungon eshte gjuha dhe leximi shqip. Ketu del se sa pa baza jane pretendimet e atyre te ashtuquajtur perfaqesues te shqiptareve ne emigracion qe ngrene problemin e hapjes se shkollave ne gjuhen shqipe, nga ana e shtetit shqiptar ketu ne Greqi. Se pari ata e perdorin karten e nacionalizmit ne menyre abuzive dhe se dyti ata nuk dine se c’eshte arsimimi dhe se treti, i bejne llogarite ‘pa hanxhine”.
    Te fillojme nga kjo e fundit; sipas shtrirjes se shqiptareve ne te gjithe Greqine dhe sipas standartit europian per numrin e nxenesve per klasa dhe largesise se vendbanimit te femijve nga shkolla, shtetit shqiptar do t’i duhet te hape me shume shkolla ne Greqi se ne Shqiperi. Neqoftese do te hapte nje numer te kufizuar shkollash vetem ne qytetet kryesore dhe vetem nga nje, atehere s’do bente gje tjeter vecse do te krijonte privilegje per nje pjese dhe diskriminim per te tjeret. Dhe keto do te mbaheshin me buxhetin e shtetit. Po c’eshte buxheti i shtetit shqiptar? Eshte sasia e taksave te qytetareve shqiptare qe i jepen shtetit per t’i administruar dhe per t’i shpenzuar per nevojat jetesore, sociale dhe kulturore te tij. Pra qytetari shqiptar ne Shqiperi paguan vazhdimisht qe te rrise sa me shume sasine e parave ne buxhetin e shtetit, rrjedhimisht edhe sasine e parave qe i duhen per shkollat, per godina me te mira dhe funksionale, per pajisje mesimore e laboratorike, per paga me te larta per mesuesit, qe per punen fisnike qe bejne paguhen pak, etj. Megjithate gjendja e sistemit arsimor ne Shqiperi dhe e godinave shkollore ne vecanti, nuk eshte ne standartet qe duhet te jete. Ka mungesa te godinave shkollore dhe nxenesve u duhet te bejne shume kilometra rruge per te shkuar ne shkollen me te afert; shume godina jane te amortizuara ne kufijte e te paperdorimit dhe mesimi behet duke patur klasa te tejmbushura per shkak te numrit te vogel te ambienteve per mesim. Kjo eshte gjendja reale ne Shqiperi dhe buxheti i shtetit shqiptar eshte mjaft i vogel qe te plotesoje keto mangesi edhe per shume vite. Ne keto kushte del nga ana e qytetareve shqiptare qe jetojne ne Greqi kerkesa qe shteti shqiptar duhet te ndertoje dhe te vere ne funksionim shkolla me shume nga sa jane ne Shqiperi. Dhe jo vetem ne Greqi, por njelloj ne Itali, ne Gjermani, me nje fjale ku ka emigracion shqiptar, per te zhvilluar mesimin e matematikes, e shkencave te tjera te natyres dhe sociale ne gjuhen shqipe. Pra ne keto vende shteti shqiptar duhet te ndertoje as me shume e as me pak por geto per shqiptaret dhe kete duhet ta beje per hir te “patriotizmit dhe “ ndjenjes kombetare”. Mendoj se aresyetimet e mesiperme jane te mjaftueshme per ta hequr nga lista e kerkesave te kryetareve te shoqatave ne Greqi, kerkesen per te hapur shkolla per femijet e shqiptareve qe jetojne e punojne ne Greqi.
    Atehere, shtrohet problemi qe te mesohet shkrimi dhe leximi ne shqip nepermjet kurseve dhe keto kurse, pra qirate per ambientet, pagesat per mesuesit, pajisjen me librat dhe krijimin e kushteve te tjera duhet ta perballoje shteti shqiptar, pra shqiptaret ne Shqiperi, per patriotizem dhe nacionalizem. Po pse u kerkoka patriotizmi vetem tek shqiptaret ne Shqiperi dhe jo tek ata qe jetojne jashte Shqiperie dhe me kushte me te mira ekonomike se bashkatdhetaret e tyre. Ky konstatim i fundit nuk eshte hipotetik por konkluzion qofte edhe te nje fakti qe shqiptaret ne emigracion jane konsumatoret kryesore te industrise se ndertimit te apartamenteve ne qytetet kryesore dhe ne zonat turistike te Shqiperise.
    Ne rastin e shqiptareve qe jetojne e punojne jashte shtetit ndjenja e patriotizmit mund te bashkohet edhe me synimin qe femija e tij te mesoje gjuhen amtare si nje domosdoshmeri (per ata qe e kuptojne keshtu) dhe si nje pergjegjesi qytetare. Pikerisht, kur diskutohet problemi i mesimit te gjuhes shqipe per femijet e shqiptareve ne emigracion, lihet menjane apo harrohet pergjegjesia individuale dhe nevoja e komunikimit si nje gjuhe e perbashket per te gjithe ata qe kane lidhje fisnore apo edhe me gjere per te gjithe bashkatdhetaret. Patriotizmi para se te jete pergjegjesi shteterore eshte pergjegjesi individuale.

    Pse nuk mbeshteten modelet si shembuj pozitive?
    Perpjekja per t’i dhene nje zgjidhje ketij problemi i ka ndare te interesuarit ne dy pjese: ne ata qe kane mbetur ne kuadrin e ankuesit dhe te deshires per ta zgjidhur problemin me letra e peticione drejtuar edhe autoriteteve me te larta te shtetit shqiptar dhe ne ata qe jane hedhur ne veprim konkret duke prodhuar modele dhe duke arritur rezultate konkrete. Interesi im, dhe padyshim dhe i atyre qe realisht interesohen per kete teme, eshte te merremi me keta te dytet.
    Jane shembuj qe une i kam pare konkretisht dhe kam ndjere nga afer efektin e tyre. Nuk jane te paket kur mendon se jane vetem modele dhe inisiativa me shume personale te njerezve te veprimit qe kane nevoje te marrin forma qe te sigurojne jetegjatesine dhe institucionalizimin e tyre.
    Jane kurse te mesimit te shkrimit e leximit te gjuhes shqipe per femije te moshes 6, 7 , 8 e 9-vjecare, te administruar nga shoqata kulturore, qe organizohen ne ambiente publike, shkolla, universitete, qendra kulturore te vena ne dispozicion nga administrata lokale greke. Zhvillohen cdo te shtune apo te diele, rreth dy ore nga mesues me pervoje te ciklit te ulet, me pasion nga ana e tyre dhe falas. E gjithe kjo pune eshte e organizuar me pasion dhe perkushtim nga ana e ketyre shoqatave kulturore. Nxenesit mesojne me deshire shkrim dhe lexim ne gjuhen shqipe dhe kur i takon kane te gjithe deshire te recitojne vjershat e bukura qe i kushtohen memedheut apo gjuhes shqipe. Ne pergjithesi librat jane siguruar nga ambasada falas, por edhe nga vete prinderit qe i kane porositur ose blere ne Shqiperi.
    Po te ndjekesh shtypin shqip qe botohet ne Athine te terheqin vemendjen disa lajmerime, qe jane te perjavshem dhe qe me siguri gazetat i botojne falas, sepse jane te shoqatave, per kurset e mesimit te gjuhes shqipe qe ato organizojne. Akoma me shume , nje biznesmen shqiptar qe ka hapur nje shkolle private ne qender te Athines per kurse ku mesohen gjuhe te huaja dhe kompjuteri me pagese, i ben thirrje prinderve shqiptare qe te dergojne femijet e tyre ne kursin falas qe e organizon me shpenzimet e tij per gjuhen shqipe. Pse ndodh kjo? Ketu vijme tek nje nga ceshtjet kryesore qe ka te beje me kete problem: nga njera ane kemi letra e peticione te shoqatave te emigranteve, jo kulturore, drejtuar autoriteteve me te larta te shtetit shqiptar per hapjen e shkollave ne gjuhen shqipe (?!) dhe nga ana tjeter kemi njoftimin e perjavshem te shoqatave kulturore , qe ftojne femijet shqiptare ne kurse falas per te mesuar gjuhen shqipe. Jo vetem ne detyren time si ambasador por edhe te pasionit tim si mesues , profesion qe i kushtova gati 30 vjet te veprimtarise time, kam ndjekur oret e mesimit pothuaj ne shumicen e ketyre kurseve. Nga njera ane jam ndjere krenar me perkushtimin e mesueve dhe te kryetareve te shoqatave kulturore dhe deshiren e femijeve per te mesuar dhe nga ana tjeter kam ndjere keqardhje per pjesmarrjen e paket ne keto kurse, ku numri i femijeve varion nga 10 por jo me shume se 20. Prandaj me te drejte lind pyetja: A duan realisht prinderit shqiptare ketu ne Greqi qe femijet e tyre te mesojne gjuhen shqipe?

    Mendimi im
    Nga sa parashtrova me siper, une mendoj te bej objekt te nje diskutimi opinionin tim per kete problem:

    1. Mesimi i gjuhes shqipe nga femijet qe jetojne jashte Shqiperise eshte detyre dhe pergjegjesi e prinderve. Vertete gjuha shqipe mund te mos i hyje ne pune ne shkolle apo ne veprimtarine pas shkolle sic e konsiderojne te domosdoshme mesimin e gjuhes angleze per te cilen paguajne per kurset private, apo gjuhen e vendit ku jane , ku mesojne e ku me pas ndoshta edhe do te jetojne e punojne. Por gjuha shqipe eshte gjuha amtare dhe eshte nje nga elementet kryesore qe e mban ne kontakt me vendin origjine dhe me te afermit qe jetojne atje.

    2. Shkollat private jashte vendit mund te hapen vetem si veprimtari private e individeve qe e shohin me leverdi nje biznes te tille, ashtu sic jane hapur kudo shkolla private ne gjuhe te ndryshme. Por shkollat publike shqiptare ne Greqi apo ne nje vend tjeter, jo vetem do te ishin nje iluzion per shtetin e varfer shqiptar dhe e pakonceptueshme per taksapaguesin shqiptar, por ne rast realizimi do sillte krijimin e getove te shqiptareve ne vendet ku ata jetojne. Pastaj kemi nje realitetet konkret : prinderit shqiptare qe hezitojne t’i cojne femijet ne kurse per mesimin falas te gjuhes shqipe, a do te pranonit t’i conin ne keto shkolla , duke i shkeputur nga ambienti social, ne te cilen jetojne?

    3. Veprimtaria e kurseve te mesimit te gjuhes shqipe nuk mund te kryhet falas, por secili prinder duhet te paguaje nje shume simbolike , per nje shperblim modest te mesuesit, apo per nje shpenzim qe ka te beje me mbarevajtjen e mesimit. Si edhe deri tani, ne baze te standarteve te BE, kurset mund ta realizojne veprimtarine e tyre ne ambiente publike te shtetit prites dhe kjo mund te jete objekt i nje marreveshjeje ndershteterore. Kontributi i shtetit shqiptar mund te shkoje deri ne sigurimin e librave, por edhe kjo duhet te merret me rezerve. Nga ana ime eshte kerkuar hartimi i nje programi te vecante nga specialistet e arsimit shqiptar, per keto kurse, ku te perfshihet mesimi i abetares, leximit dhe nje permbledhje e momenteve kryesore te historise tone kombetare.

    Nga Dr. Vili Minarolli, Ambasador i Shqipėrisė nė Greqi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Kudo qe te jesh gjuha , historia, dhe shkrimi i gjuhes shqipe nga shqiptaret nuk duhet te humbi . Sado kushte te kesh atje ku jeton dhe sado mire te jesh do vije dita qe shqiptaret do vijne ne vendin e tyre , si vendi jot nuk ka kudo qe te shkosh .

  3. #3
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    ne greqi ke mundesi qe gjuhe shqipe ta mesosh falas

    ne dore e kane prinderit. per te derguar femijen e tyre ne kurse.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Arsyetimi
    Anėtarėsuar
    09-10-2006
    Vendndodhja
    i zbuluar , tek dy maloret :p INTERIST per jete jam,se per vdekje jan kto milanistat :D
    Postime
    119
    Citim Postuar mė parė nga oliver55 Lexo Postimin
    ne dore e kane prinderit. per te derguar femijen e tyre ne kurse.

    ktu eshte puna se ka prinder qe sdun tja din per gjuhen shqipe dhe nuk ia lejojne femive ta mesojn gjuhen shqipe, kur rritet femija dhe nje x person ja ben po ik re albano, ati i vjen inat sepse kjo ndoth se prinderit sja kan mesuar prejardhjen femiut te vet .



    kto per mendimin tim jan njerez pa vlera qe si mesojn femive shqipen .

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  2. Pastėrtia e gjuhės shqipe nė media
    Nga murik nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 18:10
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57
  5. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •